Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Qentë e Ramës kërcënojnë njerëzit në rrugë

    Qentë e Ramës kërcënojnë njerëzit në rrugë


    Gazeta Standart
    Violeta Murati 13/08/2010 10:14:00


    Thonë se qentë ia njohin adrenalinën e frikës njerëzve; një moment që i nxit të të kafshojnë. Në rrugët e Tiranës në këtë stinë të nxehtë vere, sidomos sa vjen muzgu, lukunia e qenve pushton rrugët. Janë në grupe, por dhe vetëm, duke lëvizur të lirë mu në qendër të kryeqytetit. Dje, një grup i tillë, në bulevardin kryesor kaloi rrugën sapo u ndez semafori i jeshil.

    Edhe qentë, si njerëzit, rrugën nga një trotuar në tjetrin e kalojnë me vrap nga frika se mos shtypen nga makinat. Po të shihen të kërcënuar nga ndonjë makinë që i tremb me bori për të hapur rrugën, tufa e qenve turret me vrap duke lehur në kor pas saj. Lela, një vajzë te të 20-at, gati sa nuk po binte në një pusetë duke parë mbrapsht se mos kërcënohej nga qeni, duke i folur më zë të urtë e të butë: “Kuç, kuç, kuç…”

    “Më ka kafshuar njëherë një qen në mbrëmje dhe prej asaj here i kam tmerr frikë kur i shoh në rrugë”, - thotë ajo. Ndërsa një burrë me biçikletë, - që gati sa nuk ra nga dredhimet e shumta, për t’u shpëtuar nja dy qenve që kishin zënë pjesën afër trotuarit, - tha se është gjendur shumë shpesh në këtë situatë, kur i janë vënë nga pas një grup qensh për disa metra duke lehur. Edhe mund ta hanin - ishte trembur burri me emrin Hasan, që vinte nga Kukësi dhe prej 10 vitesh jeton në Tiranë. Kjo situatë atij nuk i kishte bërë vaki asnjëherë në shtëpinë e tij, në fshatin Shëmri.

    Përveçse janë qen, shumë prej tyre të kallin datën se janë të gjakosur, të rënë nga lëkura me pulla të mëdha të kuqe, që ngjajnë si plagë të thara. Këta qen janë të rrezikshëm, thonë mjekët, sepse mund të kenë sëmundje dhe për të tërbuarit duhet të marrësh direkt spitalin. Në Rrugën e Kavajës, në trotuarin në mes dy kalimeve të rrugëve, një grup qensh janë shtrirë në mbrëmje dhe duket sikur shijojnë muzgun.

    Bashkë me disa kalimtarë të tjerë edhe ne në grup, si qentë, dredhojmë plot frikë se mos ndonjëri nga qentë ndien adrenalinën e frikës sonë dhe na hidhet, me gjithë shokët. Vjollca, që është fare pranë meje, te të 45-at, e shëndoshë, mban vrapin dhe gati bie në rrugë: “Është një llahtari e madhe me këta qen rrugëve, do Zoti mos na ndodh të na hanë”, - thotë ajo, duke parë në bisht të syrit nga tufa e qenve që rrinin shtrirë. “Janë shumë të neveritshëm dhe gjithmonë përjetoj një ankth të madh kur shoh ndonjë qen në rrugë. Më duket sikur këto ditë janë shtuar shumë, e bëj dy herë në ditë këtë rrugë dhe grumbujt e qenve i shoh vazhdimisht të shëtisin këtej”, - thotë Lirika, të cilën e shohim të ngjisë pak me nxitim shkallët për të hyrë në Kishën Ortodokse në Rrugën e Kavajës.

    Po në këtë rrugë, para një dyqani qoftesh, që lëshon tymin bashkë me aromën shpuese të tyre në gjithë zonën, gjithmonë sheh dy-tre qen në këmbë. Ngjitur është edhe një dyqan mishi dhe aty ka po qen. Nuk është faji i tyre, pse qentë nuhasin erën e mishit dhe ndihen të uritur. “Nuk e di se kush është përgjegjësi i këtyre qenve, që ata të vriten të mos rrinë rrugëve e të na kërcënojnë jetën”, - thotë Genci, që shet zarzavate deri vonë në një nga rrugët e Tiranës.

    “Oh, my God, is not normal…”, - përcjell fjalët një angleze, që po viziton Tiranën këto ditë, me emrin Linda. Ajo lemeriset nga tufa e qenve në Rrugën e Elbasanit që vrapojnë galop, të gjithë bashkë duke u derdhur në kacafytje për nga Lana. Nuk ka shpjegim për të pse gjithë këta qen shëtisin rrugëve, duke u shprehur se ata duhet të vriten, se mund të hanë njerëz. Megjithatë, në Tiranë, si duket, pritet të provohet një shprehje për gazetarinë, se kur ha njeriu qenin është lajm dhe jo e kundërta. Në bashki për këtë askush nuk përgjigjet!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 20-08-2010 më 12:35
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #2
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    [SIZE="4"][B]“Oh, my God, is not normal…”, - përcjell fjalët një angleze, që po viziton Tiranën këto ditë, me emrin Linda. Ajo lemeriset nga tufa e qenve në Rrugën e Elbasanit që vrapojnë galop, të gjithë bashkë duke u derdhur në kacafytje për nga Lana.
    A nuk ha burgun ne Angli nese vret kafshe?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    A nuk ha burgun ne Angli nese vret kafshe?
    Bingo,ketu te hedhin ne gjyq per mosmirembajte kafshesh shtepiake.
    Se kane fajin qente me kater kembe jooooooooooooooooooooooooo.
    Ata zagaret me dy kembe poooooooooooooooooooooooooooo.
    Duan dhe ti vrasin qente,ngaqe na eshte trembur Hasani.
    lg

  4. #4
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    A nuk ha burgun ne Angli nese vret kafshe?
    i vret bashkia shoku.(euthanasia)

    nuk ka qen pa zot ne perendim.


    ne dikur i boshim zbor qenve ndersa kalamojt sot rrin para computerit.

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    i vret bashkia shoku.(euthanasia)

    nuk ka qen pa zot ne perendim.


    ne dikur i boshim zbor qenve ndersa kalamojt sot rrin para computerit.
    Si nuk ka qen pa zot ne perendim? Po kapen dhe futen neper qendra kafshesh e mundohen ti japin per adoptim. Thjesht po thosha qe kjo anglezja mos kerkoj gjera qe si bejn ne Angli. Po sa per te ne Tiran, s'do mend qe bashkia duhet ti kapi ti vrasi se shyqyr nuk jena bo akoma aq sensitiv.

    Sikur u be nje e nje kohe qe jepte lek bashkia per cdo qen qe vrisje. Apo s'ka me lek tani?

  6. #6
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    1. Nqs gjithe problemet e tjera qe ka tirana jane zgjidhur dhe kesaj gazete i ka mbetur vetem qente per tu ankuar, hallall Edit.
    2. Pse keta qen etiketohen "qente e Edit". Ata mund te jene edhe qente e minibashkise perkatese, ose qente e mirembajtes, ose qente e Perfektit te Tiranes (ja harrova emrin), ose dhe qente e saliut.
    Artikulli eshte "biased" dhe nuk eshte profesiona. Thjesht pamflet i Pd. Pffff
    Moderator, e di vet ti...

  7. #7
    Prap problemi qendron. Pavarsisht se perdoret per politike apo jo.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Mund te jene edhe qente e Saliut,qe kane zbrit nga Viçidoli,dhe jane shume te eger e te trashe si qen.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Prap problemi qendron. Pavarsisht se perdoret per politike apo jo.
    per ata qe nuk duan te shohin problemi nuk qendron aspak ....
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-07-2007
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    65
    Qe ne titull duket artikull idiot.Jane nje sere gazetarucesh qe mendojne se duke sfiduar emra te njohur do behen dhe ata te njohur.Pikaaaa.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,507
    Mu shkrimi i Violetes me pelqeu;Perveç emerit te pronarit,ka harruar te shkruaj dhe emerat e qeneve.

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #12
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Mu shkrimi i Violetes me pelqeu;Perveç emerit te pronarit,ka harruar te shkruaj dhe emerat e qeneve.

    po pikerisht ne bashki me ket pune po merren keto kohet e fundit .... me qente ....
    "They will not control us, We will be victorious"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •