“Jo secili që më thotë: ‘O Zot, o Zot!’ do të hyjë në Mbretërinë e qiellit”!
“Sa për mua, aspak nuk shqetësohem se më gjykoni ju apo çfardo gjyqi njerëzor. Por as vetë nuk e gjykoj vetveten. Vërtet, ndërgjegjja ime nuk më padit për asgjë, por nuk është kjo që më bën të drejtë, sepse gjykatësi im është Zoti. Prandaj, mos gjykoni para kohe, para se të vijë Zoti! Ai do të qesë në dritë çka është e fshehur në errësirë dhe do t’i zbulojë synimet e zemrave. Atëherë gjithkush do të marrë prej Hyjit lavdinë që i përket. (1 Kor 4; 3-5).
“..kam qene Katolik aq i devotshem sa as ndonje prift ne ditet e sotit nuk eshte”
u deklarua një i konvertuar ne sekte te ashtuquajtura te krishtere, mirpor ai harron se
“Aty ku hyn mburrja, hyn edhe poshtërsia!” thotë Shkrimi Shenjt se jo unë!
Edhe përballë sjelljesh të hapura mëkatare të të afërmit,
asnjë nuk mund të lexojë në ndërgjegjen e tjetrit. Vlen gjithmonë në këtë kuptim rregulli ungjillor Ii shkruar nga Mateu ku Jezusi te ketë thënë:
“Jo secili që më thotë: ‘O Zot, o Zot!’ do të hyjë në Mbretërinë e qiellit, por ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiell. Shumë do të më thonë atë ditë: ‘O Zot, o Zot, a nuk profetizuam në Emër tënd, a nuk i nxorëm shpirtrat e këqij në Emër tënd, a nuk bëmë shumë mrekulli në Emër tënd?’ Atëherë unë do t’u them: Kurrë nuk ju kam njohur! Shporruni prej meje, o keqbërës!” (Mt 7; 21-23)
Të dashur vëllezer dhe motra, në sferën shoqërore do të mbeteshin të pakuptueshme te gjitha aspektet e mëkatit nëse nuk do të na ndriçonte besimi I Zotit tone rreth asaj që ka qenë gjithmonë fuqia e së keqes në botë, e fuqia e së keqes është misteri i ligësisë - duke filluar nga mëkati i parë i njeriut dhe qe trashigohet tek unë dhe ti sot..
Një zhvillim i vërtetë i shkencave antropologjike, në veçanti i psikologjisë, shërben padyshim të lirojë njeriun nga kompleksi i fajeve dhe nga tabù të vërteta ose, dhe i ofron mundësi të reja për të pohuar lirisht ndërgjegjen e tij. Por, së pari,
është fjala e Hyjit që zbulon dhe gjykon realitetin e mëkatit, duke e penguar njeriun të gënjejë vetveten.
Në këtë pamje besimi, nuk është e mundur para së gjithash të mos pranohet që njeriu e ka “këtë pushtet të tmerrshëm të shkëputet nga Krijuesi dhe Shëlbuesi i tij, duke thyer me vetëdije dhe me lëndë të rëndë nevojat e dashurisë së tij”
Shën Pali e pohon duke thënë për vetveten se “gjykatësi im është Zoti” dhe kerkon
qe askush mos gjykoj; “mos gjykoni para kohe, para se të vijë Zoti!”. Gjykimi përfundimtar në fakt është gjithmonë dhe vetëm i Shpirtit dhe kur te vjen Ai, sigurisht se do të qesë në dritë çka është e fshehur në errësirë.
vazhdon-->
Krijoni Kontakt