Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 32 prej 32
  1. #21
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Për: Për ecjen e të krishterit!

    Papa Françesku e roli i meshtarëv;
    barinj në kërkim të deleve të vetmuara e larg vathës.


    Emri:  papa.jpg

Shikime: 308

Madhësia:  14.6 KB

    “Këtë ju kërkoj: të jeni barinj, që u vjen 'era dele'”.

    Fjalët e Papës tashmë njihen mirë në Kishë e në jetën e besimtarëve. Janë fjalë që dalin nga Ungjilli, për të hyrë në të përditshmen tonë, fjalë që, duke iu drejtuar Apostujve me thirrjen për t’u nisur në mision, i drejtohen secilit nga ne, që e kemi marrë thirrjen misionare nga gurra e Pagëzimit.…

    Koncepti është i thjeshtë, edhe pse teknologjia, që tashmë ka marrë HOV, me prirjen për t’u larguar sa më shumë nga ‘punët e duarve të njeriut’ e prirjen për t’u dukur paksa ‘snob’, domethënë për të imituar klasat dhe shtresat e larta, na bën të gjithëve paksa të dyshimt. Kush ushtron mjeshtri praktike, nga ato që t’i ndotin duart, lëshon rreth vetes “erën” e zanatit, me të cilin fiton bukën e gojës. Erë toke të sapo lëruar, erë peshku të sapo nxjerrë nga rrjetat, erë bagëtie mbyllur në stallë. Apo erë gruri të sapobluar, erë druri të sapo zdrukthuar a erë të athtë lëkure të regjur. Erëra që janë lëkura e dytë, a ndoshta e parë, e fshatarit, zdrukthëtarit, peshkatarit, e njeriut të çdo zanati. E pikërisht kjo është ‘lëkura’ me të cilën Papa Françesku dëshiron t’i veshë ata, që ushtrojnë ‘mjeshtrinë’ e meshtarit, siç e sqaroi me fjalët e fuqishme, shqiptuar të Enjten e tij të parë të Madhe. Fjalë, që u përhapën në mbarë botën, me shpejtësinë e tweet-it:

    “Këtë ju kërkoj: të jeni barinj, që u vjen ‘era dele’”.

    E kjo do të thotë se meshtarit duhet t’i vijë aroma e SHPIRTIT, që kullot. E Papa i shton kësaj ere, edhe një tjetër, atë të vajit të Krishtit, të Mirosurit të Hyjit, që erdhi për ta spërkatur njerëzimin me këtë lëndë hyjnore. Meshtari i mirë, pohoi Papa, njihet nga mënyra si vajoset populli i tij. Kjo është prova më e sigurt:

    “Shihet qartë kur njerëzit tanë lyhen me vajin e gëzimit: për shembull, kur dalin nga Mesha me fytyrën e atij, që ka marrë një lajm të mirë. E kur besimtari ndjen se parfumi i të Vajosurit - i Krishtit, përhapet përmes nesh, merr zemër të BESOJ, mandej të na beson edhe meshtarisë tonë : ‘Lutu për mua, atë, sepse kam këtë problem’; ‘më beko, atë’; ‘lutu për mua’, janë shenja që tregojnë se era e vajit shenjt përhapet nga petku, për t’u shndërruar në lutje, në lutje të popullit të Hyjit. Meshtari, që del pak nga vetja, që vajos pak, në vend që të jetë ndërmjetësues, bëhet pak nga pak vetëm sekser, bëhet përgjegjës. Të gjithë e dimë dallimin: sekseri e merr shpërblimin pa e vënë në lojë lëkurën, as zemrën. Prej këndej, nuk e merr falenderimin plot dashuri, që lind nga shpirti”(Mesha e Bagmit, 28 mars 2013).

    Prifti-përgjegjës, për Papën, është një nga shmangiet më shqetësuese prej shërbimit meshtarak. Duke u nisur nga era, që del nga veshjet e këtij tip prifti, na kujton Papa, ndokujt mund t’i duket njeri i rafinuar, por sipas mendësisë së krishterë, ai është fals, sepse era e bariut mund të jetë e një tipi të vetëm: erë vathe, ‘stani’. Ky është parfumi i meshtarit të vërtetë:

    Jeni barinj, jo funksionarë. Jeni ndërmjetës, e jo sekserë. Ta keni gjithnjë parasysh shembullin e Bariut të Mirë, që nuk erdhi për t’u shërbyer, por për të shërbyer e për të shpëtuar çka ishte e humbur”( Shugurimi i meshtarëve të rinj, 21 prill 2013).

    Në Ungjill, vërejti Papa, duke u takuar me dioqezën e Romës vetëm tri javë më parë, kemi një fragment të bukur, që flet për bariun i cili, kur kthehet në vath, kujtohet se i mungon një dele; atëherë i lë të 99-tat e shkon ta kërkojë. Duhet të ecim pas gjurmëve të Kryebariut, porositi Papa, aq më tepër sot, kur kemi vetëm një dele të shpëtuar e 99 të humbura. Prej këndej ftesa e Papës Françesku për t’u nisur në kërkim të deleve të humbura, në periferitë e qyteteve të mëdha, ku jetojnë njerëzit e në skutat e fshehta të zemrave të tyre:

    "Kjo është përgjegjësi e madhe, prandaj duhet t’i lypim Zotit hirin e bujarisë, të guximit e të durimit për të dalë e për të predikuar Ungjillin. Ah! Kjo është e vështirë. Është më lehtë të rrish brenda katër mureve të shtëpisë, me delen e vetme, që nuk ka humbur. Më lehtë të rrish me të e ta krehësh, ta ledhatosh.... por ne, priftërinjtë, e edhe ju, të krishterët, të gjithë, Zoti na do barinj, jo krehës delesh; barinj!” (Takimi me Dioqezën e Romës, 17 qershor 2013).

    E ashtu si grigja nuk mund të bëjë pa bariun, as bariu nuk mund të jetë bari, pa grigjë:

    Në fund të fundit, ipeshkvi nuk është ipeshkëv për vetveten; është për popullin; e prifti nuk është prift për vete, është për popullin; në shërbim të tij, për ta rritur, për ta kullotur popullin, grigjën e vet, apo jo? Për ta mbrojtur nga ujqit. E bukur të mendosh kështu! Kur, në këtë rrugë, ipeshkvi e bën këtë, krijon marrëdhënie të mira me popullin, siç pati krijuar ipeshkvi Pal me popullin e vet, apo jo? E kur prifti ka këto marrëdhënie të mira me popullin, jep dashuri: ndërmjet tyre lind dashuria, dashuria e vërtetë e Kisha bëhet e bashkuar” (Mesha në Shtëpinë e Shën Martës, 15 maj 2013).

    Në fund, ftesa për të qenë barinj, që nuk i qethin, po i ruajnë delet. Papa kujton vazhdimisht shprehjen: “Një kishë e varfër, për të varfërit”, gjë që nuk do të thotë të synosh varfërinë masive, e as të dalësh për të lypur rrugash. Do të thotë të shkosh drejt Korpit e Gjakut të Krishtit, që është edhe mishi e gjaku i të urtit e i dijetarit. E gjithçka, në emër të revolucionit të vërtetë, që bëri Jezusi me Ngjalljen e Tij.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 13-07-2013 më 20:54
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #22
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Për: Për ecjen e të krishterit!

    Apostollimi i sotëm..!


    Pse apostullimi i shenjtërve ishte aq i gjallë dhe i suksesshëm? Sepse shenjëtrit ua përcillnin të tjerëve përvojën personale me Zotin. Pse sot apostullimi është aq i pajetë, si ujë i turbulluar dhe jo mirë i kulluar? Sepse pëcjellim vetëm ideja dhe koncepte pa e përjetuar personalisht Krishtin e ngjallur; themi vetëm fjalë me zemër të fjetur, pa zjarrin e Shpirtit Shenjt; ndërmarrim vetëm organizime dhe një sërë iniciativash etj. por nuk e ‘japim’ Zotin.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #23
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Për: Për ecjen e të krishterit!

    PSE AQ SHUMË PADREJTËSI NË EMËR TË FESË?

    Besimi fetar, të cilin e propozon religjioni, ushqen shpresën dhe realizohet në dashuri dhe në vepra drejtësie. Krishterimi është religjion dashurie. Për këtë arsye është e qartë që gjithçka që ndahet prej drejtësisë dhe dashurisë, gjithçka që shkel dinjitetin e njeriut nuk rrjedh nga religjioni, por nga fanatizmi religjioz, për më tepër nga refuzimi i religjionit. Çdo qëndrim racist dhe çdo shprehje padurimi nuk janë tjetër veçse karikaturë religjioni. Në këtë rast religjioni instrumentalizohet me qëllim mbizotërimi dhe cenimi. Kuptohet që më vonë thirret Zoti në gjyq dhe akuzohet se po na bënë objekt talljesh ose se po qëndron indiferent ndaj fatit të të dobëtëve dhe të pambrojturve. Mirëpo ky Zot, i akuzuar se është i largët dhe i keq, nuk ekziston. Ai nuk i gëzohet faktit që krijesat e tija vuajnë. Ta përdorësh religjionin për ta shtypur njeriun është lojë dinake, porse djallëzore, aq e dobishme për tiranët. Në raport me këtë manipulim të religjionit është e kuptueshme kur njeriu e shmang rrugën dhe protestimi është i natyrshëm, mirëpo nuk duhet të lejohet që këto të shndërrohen në revoltë.

    Për sa u përket padrejtësive, të nxitura nga dashakeqësia e njerëzve, Zoti nuk është shurdhuar, por është bërë vëllai ynë në Jezu Krishtin që ta ndajë fatin e njeriut që pëson padrejtësisht dhe që ta lirojë prej dëshpërimit. Një gjë është e sigurt: besimtarët që vrasin s`e bëjnë këtë pse janë besimtarë, por pse s`janë më besimtarë, por egërsira.

    (A. Ugenti; © Përktheu: Shtjefen Dodes SJ)

    Emri:  pse.jpg

Shikime: 274

Madhësia:  37.7 KB
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #24
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Për: Për ecjen e të krishterit!

    AKTI I BRAKTISJES!

    (kundër anktheve dhe pikëllimeve)

    Nga dom Dolindo Ruotolo, prift napoletan, që ka jetuar dhe vdekur në koncept shenjtërie, i cili ka shkruar këtë mësim mbi lëshimin e vetes në duart e Zotit, të frymëzuar nga vetë Jezusi.

    Pse pështjelloheni duke u shqetësuar? Ma lini mua kujdesin e gjërave tuaja dhe gjithçka do të qetësohet. Ju them për të vërtetë se çdo akt lëshimi, i vërtetë, i verbër, i plotë në duart e mia, prodhon efektin, që dëshironi dhe zgjidh situatat më therëse. Të lëshohesh në mua nuk do të thotë të prishësh gjakun, të trazohesh e të dëshpërohesh, duke më drejtuar pastaj mua një lutje të shqetësuar, që unë t’ju ndjek ju e ta kthej, kështu, shqetësimin në lutje. Të lëshohesh do të thotë të mbyllësh qetësisht sytë e shpirtit, të mënjanosh mendimin mundues dhe të dorëzohesh tek unë, që vetëm unë t’ju bëj të gjendeni, si fëmijë të përgjumur në krahët e nënës, në bregun tjetër.

    Ajo që ju pështjellon dhe ju bën tmerrësisht keq, është arsyetimi juaj, mendimi juaj, zekthi juaj dhe dëshira juaj që me çdo kusht të kujdeseni ju për atë që ju mundon.

    Sa shumë veproj unë kur shpirti, në nevojat e veta shpirtërore dhe në ato material, më drejtohet mua, më vështron dhe, duke më thënë “KUJDESU TI”, mbyll sytë dhe pushon!

    Keni pak hire kur stërmundoheni t’i prodhoni; keni pa masë kur lutja juaj është një braktisje e plotë në mua. Kur gjendeni në dhimbje, luteni që unë ta heq, po që ta heq ashtu si doni ju... Më drejtoheni mua, po doni që unë t’u përshtatem ideve tuaja; nuk jeni të sëmurë që ia kërkojnë mjekut kurën, po që ia sugjerojnë.

    Mos bëni kështu, po lutuni ashtu siç ju kam mësuar në lutjen Ati Ynë. “U SHËNJTËROFTË EMRI YT”, domethënë u lavdërofsh në këtë nevojë timen, “ARDHTË MBRETËRIA JOTE”, domethënë gjithçka i shërbeftë mbretërisë Sate në ne dhe në botë: “U BËFTË VULLNESA JOTE”, domethënë kujdesu Ti. Unë ndërhyj me tërë gjithëpushtetësinë time dhe zgjidh situatat më të mbyllura. Ja, ti sheh se lëngata shtohet në vend që të pakësohet? Mos u shqetëso, mbyll sytë dhe më thuaj me besim: “U bëftë Vullnesa Jote, kujdesu Ti”. Të them se unë kujdesem e se ndërhyj si mjek dhe bëj edhe një mrekulli kur është nevoja. Ti sheh se i sëmuri keqësohet? Mos u turbullo, po mbyll sytë dhe thuaj: “KUJDESU TI”. Të them se unë kujdesem.
    Është i kundërt me braktisjen në duart e mia preokupimi, shqetësimi dhe dëshira për të menduar për pasojat e një fakti. Është njësoj si konfuzioni i fëmijëve, kur pretendojnë që nëna të mendojë për nevojat e tyre dhe duan të mendojnë ata vetë, duke penguar me idetë dhe tekat e tyre fëminore punën e saj.

    Mbyllni sytë dhe lëreni veten të transportoheni nga rryma e hirit tim, mbyllni sytë dhe më lini të punoj, mbyllni sytë dhe mos mendoni për çastin e tanishëm, largojeni mendjen nga e ardhmja si nga një tundim. Pushoni në mua, duke besuar në mirësinë time dhe ju betohem për dashurinë time se, duke më thënë me këtë qëndrim: “KUJDESU TI”, unë mendoj plotësisht, ju ngushëlloj, ju liroj, ju drejtoj. Dhe kur më duhet t’ju çoj në një rrugë të ndryshme nga ajo që shihni ju, unë ju stërvit, ju mbaj në krahët e mi, pasi nuk ka ilaç më të fuqishëm se një ndërhyrje dashurie nga ana ime. Kujdesem vetëm kur mbyllni sytë. Ju jeni pa gjumë, ju doni të vlerësoni gjithçka, të rrëmoni gjithçka, të mendoni për gjithçka dhe kështu u besoheni forcave njerëzore, ose më keq, njerëzve, duke shpresuar në ndërhyrjen e tyre. Kjo pengon fjalët e mia dhe synimet e mia. Oh, sa e dëshiroj nga ju këtë lëshim për t’ju bërë mirë dhe sa më copëtohet zemra tek ju shoh të shqetësuar!

    Satani synon pikërisht këtë: t’ju shqetësojë për t’ju larguar nga veprimi im dhe për t’ju hedhur në mëshirë të nismave njerëzore. Besoni, pra, vetëm në mua, pushoni në mua, braktisuni në mua për gjithçka. Unë bëj mrekulli në përpjesëtim me braktisjen e plotë në mua dhe të asnjë besimi në veten tuaj: unë shpërndaj thesare kur ju jeni në varfëri të plotë!
    Nëse keni pasuri tuajat, edhe pak, apo nëse i kërkoni, jeni në fushën natyrore, ndiqni, pra, rrjedhën natyrore të gjërave, që shpesh pengohet nga Satani.

    Asnjë arsyetues apo llogaritës nuk ka bërë mrekulli, as mes Shenjtërve.

    Vepron në mënyrë hyjore ai që lëshohet në Hyjin. Kur sheh se gjërat ndërlikohen, thuaj me sytë e shpirtit të mbyllura: “JEZUS, KUJDESU TI”. Dhe hiqe mendjen, se mendja jote është e mprehtë... për ty është e vështirë të shohësh të keqen. Beso në mua shpesh, duke e hequr mendjen nga vetvetja. Bëj kështu për të gjitha nevojat e tua. Bëni kështu të gjithë dhe do të shihni mrekulli të mëdha, të vazhdueshme e të heshtura. Ju betohem për Dashurinë time. Unë do të kujdesem, ju siguroj.

    Lutuni gjithnjë me këtë qëndrim braktisjeje dhe do të keni paqe të madhe e shumë fryte, edhe kur unë ju jap hirin e flijimit për riparimin e mëkateve dhe të dashurisë që imponon vuajtje. Të duket e pamundur? Mbylli sytë dhe thuaj me gjithë shpirt: “JEZUS, KUJDESU TI”. Mos ki frikë, kujdesem unë. Dhe ti do ta bekosh emrin tënd, duke përulur vetveten. Lutjet e tua nuk vlejnë sa një pakt braktisjeje plot besim; kujtoje mirë këtë. Nuk ka nëntëshe më të frytshme se kjo:

    “O Jezus, po lëshohem në ty, kujdesu ti”
    Lëshohu me besim në zemrën time... dhe do të shohësh.
    Dua që ti të besosh në gjithëpushtetësinë time dhe jo në veprimin tend; që ti të përpiqesh të më vësh në veprim mua e jo veten tënde, në të tjerët.
    Ti kërko intimitetin tim, plotëso dëshirën time për të të pasur, për të të pasuruar, për të të dashur siç dua. Lëshoje veten, më lër të pushoj në ty, më lër të shfryj mbi ty vazhdimisht gjithëpushtetësinë time. Nëse do të mbetesh pranë meje dhe nuk do të preokupohesh të bësh sipas mendjes sate, të vraposh për të dalë, për të thënë se ia dole mbanë, do të më tregosh se beson në gjithëpushtetësinë time dhe unë do të punoj intensivisht me ty kur të flasësh, të ecësh, të punosh, të rrish në lutje ose të flesh, se “të dashurve të mi u jap çka u nevojitet edhe në gjumë” (Psalmi 126). Nëse do të rrish me mua pa dashur të vraposh a të shqetësohesh sadopak për vete, po do të më dorëzohesh me besim të plotë mua, unë do të të jap gjithçka të nevojitet sipas planit tim të amshuar. Do të të jap ndjenjat që dua nga ti, do të të jap një dhembshuri të madhe ndaj të afërmit tënd dhe do të të bëj të thuash e të bësh atë që unë do të dua. Atëherë veprimi yt do të vijë nga dashuria ime. Vetëm unë, jo ti, me tërë aktivitetin tënd, mund të bëj bij të rinj, që lindin nga unë. Sa më shumë ti do të duash të jesh një bir i vërtetë si i Vetëmlinduri, aq më tepër do të veproj, sepse ti e di se “po bëre vullnetin tim, do të jesh për mua vëlla, motër e nënë” për të më lindur në të tjerët, sepse unë do të prodhoj bij të rinj, duke përdorur bijtë e vërtetë. Ajo që ti bën për t’ia arritur, është krejt tym në krahasim me atë që bëj unë në fshehtësinë e zemrave për ata që duan. “Rrini në Dashurinë time... nëse qëndroni në mua dhe fjalët e mia mbeten në ju, kërkoni ç’të doni dhe do t’ju jepet (Gjn 15)”.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar toni77_toni për postimin:

    Diella1 (16-09-2013)

  6. #25
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Për: Për ecjen e të krishterit!

    “A mund t’i prijë i verbëri të verbrit?


    "Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet shëmbëlltyrën tjetër: 'A mund t’i prijë i verbëri të verbrit? A thua s’do të bien të dy në gropë? Nuk është nxënësi më i aftë se mësuesi; por, çdo nxënës plotësisht i aftësuar, do të jetë si mësuesi i vet.'"

    Këtë përngjasim e kemi plotësisht të qartë. I verbëri nuk e drejton të verbrin, as i verbri nuk e lejon të verbrin për ta drejtuar. Mirëpo a e kuptojmë mësimin e kësaj shëmbëlltyre? Kjo është një shëmbëlltyrë nga jeta konkrete, por mësimi i saj nuk ngushtohet vetëm në jetën e atyre njerëzve që vërtetë janë të verbër. Nuk kufizohet vetëm në verbërinë fizike. Përkundrazi, ndjemë që drejtohet në diçka tjetër. Kemi mundësi të jemi të verbër në shumë fusha të jetës sonë. Vërtetë jemi të verbër. Shumë herë mund të lejomë verbërisht që të tjerët të na drejtojnë. Këtë gjë e bëjmë pa e ditur aspak se ku na çojnë këto rrugë dhe ku do të arrijmë duke ecur nëpër to. Për këtë gjë na qorton Jezusi: kemi mundësi të jemi të verbër edhe pse sytë fizik i kemi të shëndosh. Jam i verbër kur shoqëria në të cilën jetoi ma dikton mënyrën e jetës dhe të sjelljes që kam në të. Jam i verbër kur lejoj që miqtë e mi të dinë më mirë për mua se sa familjarët e mi: se gruaja, burri, vëllai, motra. Edhe kur i dëgjoj miqtë dhe më ta, e shpenzoj jetën time në shkatërrimin tim, edhe atëherë jam i verbër. Jam i verbër kur dëgjoj të më thonë se e diela është ditë për tu bashkuar në fushën sportive, që të jemi së bashku, dhe shoh se Mesha e shenjtë nuk ka vend në këtë program. Jam i verbër kur dëgjoj të më thonë se shoqërimi jonë është e rëndësishëm dhe i nevojshëm, por në ndërkohë i harroj më të afërmit, familjen, prindërit, fëmijët... jam i verbër... Jam i verbër kur e mendoj këtë gjë dhe dorëzohem që të tjerët të më drejtojnë, edhe pse jam krejt i vetëdijshëm se rruga në të cilën eci është rrugë krejtësisht e gabuar. Këtë verbëri na qet Jezusi para syve. Duhet t’i hapim sytë dhe të shohim më kë udhëtojmë, duhet të shohim mirë më kë shoqërohemi dhe kush na drejton. O Zot, bëj që të mos lejoj të më drejtojnë ata që nuk e duan Fjalën tënde. Mos lejo të më drejtojnë as ata që e shtrembërojnë Fjalën tënde. Ji, ti Drejtuesi im, Rruga ime dhe Drita!

    Nxënësi dhe Mësuesi. Gjithmonë kemi mundësi të mësojmë dhe na duhet të mësojmë. Kemi nevojë për mësues dhe kemi nevojë për përvujtërinë për të mësuar. Edhe kur jemi në rolin e mësuesit, gjithmonë jemi nxënës. Vetëm njëri është Mësues (Jezusi) dhe prej tij duhet të mësojmë. Ai është shembulli i vetëm që i vendos masat e standardit të mësimit tonë.


    Jezusi pastaj vijon:
    "Po pse e shikon lëmishten në sy të vëllait tënd e nuk e sheh traun në syrin tënd? Si mund t’i thuash vëllait tënd: ‘Vëlla, ndal ta heq lëmishtën, që ke në sy, ti që nuk e sheh traun në sy tënd?'"

    Më këtë kundërshtim të fuqishëm dhe dallimin mes traut dhe lëmishtes, Jezusi përsëri na tërheq vërejtjen në realitetin e jetës sonë. Shumë lehtë bëhemi kritikë që i kritikojnë të tjerët. Shumë shpejt në të tjerët shohim atë gjë që nuk na pëlqen dhe dëshirojmë që këtë gjë ta ndryshojnë. Mirëpo në të njëjtën kohë nuk i shohim trarët tonë shumë më të mëdhenj dhe më të rëndë që i bëjmë vet. Na duhet ta shikojmë jetën dhe sjelljen tonë, mendimet dhe fjalët tona. Na duhet ta kthejmë shikimin drejt vetvetes. Mirëpo, ndaj vetvetes jemi aq të butë dhe nuk dëshirojmë të pranojmë se në jetën tonë ka diçka që ka mundësi tu pengojë të tjerëve. Në të shumtën e herëve mendojmë mirë për vete, mendojmë se jemi të drejtë dhe të patëmetë. Mirëpo, aq shpejt i shohim gabimet e të afërmve në shtëpi ose në bashkësi. Na pengojnë qëndrimet e ndryshme tek ipeshkvijtë, meshtarët, rregulltarët dhe rregulltaret, në Kishë përgjithësisht. I kritikojmë dhe dëshirojmë të jenë pikërisht ashtu siç ne mendojmë që duhet të jenë.


    "Shtiracak, nxirre më parë traun nga syri yt dhe atëherë do të shohësh qartë ta nxjerrësh lëmishten nga syri i vëllait tënd.” thotë Jezusi!

    Vërtetë, sjellja e tillë nuk është tjetër përveç dyfytyrësi. Prandaj, fjala e Jezusit më drejtohet mua. Në qoftë se nuk e shohë traun në syrin tim dhe dëshiroj që i afërmi im të merret më lëmishtën e vet, atëherë jam vërtetë njëri dyfytyrësh, pa sinqeritet dhe gënjeshtar. Sa shumë mirëkuptim do të kishte në familjet dhe në bashkësitë tona po të ishim pak më shumë njerëz që e kritikojnë vetveten, ashtu siç kërkon Jezusi prej nesh. Po t’i jetësonim në jetën tonë të gjitha këshillat dhe qortimet që ua bëjmë të afërmve, bota shumë shpejt do të ndryshonte. Mirëpo ne gjithmonë dëshirojmë ta ndryshojmë tjetrin duke e tejkaluar vetveten. Gjithmonë të tjerët janë fajtor, gjithmonë duhet gjet fajtorin kujdestar që ta përligjim vetveten dhe ta arsyetojmë. Na duhet të kthehemi drejt vetvetes. Sikur dimë të jemi shumë vetjak kur i mbrojmë interesat tona, gjithashtu duhet të jemi të sinqertë kur e shikojmë sjelljen tonë dhe jetën. Shqyrtimi i ndërgjegjes dhe reflektimi mbi jetën tonë dhe mbi ato gjëra që bëjmë, janë rasti më i mirë që vërtetë ta shoh traun në syrin tim dhe të përpiqem për ta nxjerr para se të kërkoj që i afërmi ta nxjerr lëmishtën në syrin e vet e që mua më pengon.

    O Zot, më ndihmo që ta ndryshoj vetveten. Bëj që të jem më i rreptë ndaj vetvetes se sa ndaj të tjerëve. Vetëm në ketë mënyrë bota do të bëhet më e mirë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 16-09-2013 më 07:17
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #26
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Për: Për ecjen e të krishterit!

    Mëshira e Zotit e, jo drejtësia njerëzore, e shpëton botën,

    kështu tha Papa Françesku!

    Është mëshira e Zotit e jo drejtësia njerëzore, ajo që e shpëton botën: kështu tha dje Papa Françesku në lutjen e Engjëllit të Tënzot, duke folur para një mase besimtarësh, që kishin mbushur Sheshin e Shën Pjetrit, pavarësisht nga shiu. Papa kujtoi edhe të Lumin e ri argjentinas, priftin “gauço”(kauboj) Hosé Gabriel Brokero, që përhapi Ungjillin e Krishtit, mbi shpinë të mushkës e, së fundi, përshëndeti pjesëmarrësit e Javës Shoqërore të Katolikëve Italianë, mbledhur në Torino për të diskutuar mbi temën e familjes.

    Në qendër të reflektimit të Papës, qe Ungjilli i ditës me tri shembëlltyrat e mëshirës: ajo e deles së humbur, ajo e monedhës së humbur dhe ajo e djalit plangprishës e të tjetrit, që mendon se është i drejtë e i shenjtë. Shembëlltyra, që flasin për gëzimin e Zotit, tha Papa Françesku:

    “Zoti gëzohet kur fal! Është gëzimi i bariut, që rigjen delen; gëzimi i gruas që gjen monedhën; është gëzimi i atit, i cili pret krahëhapur në shtëpi të birin, që e dinte të humbur, e dinte të vdekur e u kthye në jetë, u kthye në shtëpi. Këtu është krejt Ungjilli, i gjithë Ungjilli, i gjithë krishterimi! Por kujdes, nuk është ndjenjë e tipit ‘hajde të bëjmë mirë’! Përkundrazi, mëshira është forca e vërtetë, që mund ta shpëtojë njeriun dhe botën nga ‘gangrena’ e mëkatit, nga e keqja morale e shpirtërore. Vetëm dashuria e mbush boshllëkun, greminën negative, që e keqja hap në zemër e në histori. Vetëm dashuria mund ta bëjë këtë e ky është gëzimi i Zotit!”

    Jezusi, shtoi Papa Françesku, është krejt mëshirë, është krejt dashuri: është Zoti i bërë njeri. E secili prej nesh është ajo delja e humbur, ajo monedha e humbur; secili prej nesh është ai bir, që e ka shpërdoruar lirinë e vet, duke ndjekur idhuj të rremë, mirazhe lumturie e kështu ka humbur gjithçka:

    “Por Zoti nuk na harron, Ati i Gjithpushtetshëm nuk na braktis kurrë. Është Atë plot durim: na pret gjithnjë! E respekton lirinë tonë, por mbetet gjithnjë besnik. E kur kthehemi tek Ai, na pret si bij, në shtëpinë e Tij, sepse nuk rresht kurrë, as për një çast të vetëm, të na presë me dashuri. E zemra e Tij është në festë për çdo bir që kthehet. Është në festë, sepse Ai është gëzimi vetë! Zoti gëzohet kur edhe një i vetëm prej nesh, mëkatar, shkon tek Ai dhe i kërkon falje”.

    Ka rrezik, paralajmëroi Ati i Shenjtë, që ne vetë të pretendojmë se jemi të drejtë, duke gjykuar kështu të tjerët. Por, në këtë mënyrë, gjykojmë edhe Zotin, sepse në vend që të falim, siç bën Ai, mendojmë se duhet t’i ndëshkojmë mëkatarët, t’i dënojmë me vdekje:


    “Atëherë po, rrezikojmë të mbetemi jashtë shtëpisë së Atit! Ashtu si vëllai i madh i shembëlltyrës, i cili në vend që të ishte i gëzuar për kthimin e vëllait të vogël, zemërohet me të atin, sepse e pret me festë. Nëse nuk kemi mëshirë në zemër, nuk kemi gëzimin e faljes, nuk jemi të bashkuar me Zotin, edhe nëse i respektojmë të gjitha urdhërimet e Tij, sepse është dashuria që shpëton, e jo vetëm zbatimi i urdhërimeve. Është dashuria për Zotin dhe për të afërmin, që i plotëson të gjitha urdhërimet. E kjo është dashuria e Zotit, ky është gëzimi i Tij: të falë. Na pret gjithnjë, eh? Ndoshta, ndokush ka diçka, që i rëndon në zemër: ‘Kam bërë këtë, kam bërë atë’… Ai të pret! Ai është atë: gjithnjë na pret!”.


    Nesë jetojmë sipas ligjit “sy për sy e dhëmb për dhëmb”, vazhdoi më tej Papa Françesku, nuk do të dalim kurrë nga spiralja e së keqes:
    “Qoftëlargti është dinak e na mashtron, duke na bindur se me drejtësinë tonë njerëzore mund të shpëtojmë vetë e të shpëtojmë botën. Në të vërtetë, vetëm drejtësia e Zotit mund të na shpëtojë! E drejtësia e Zotit na u zbulua në Kryq: Kryqi është gjykimi i Zotit për të gjithë ne e për këtë botë. Por si na gjykon Hyji? Duke dhënë jetën për ne! Ja akti më i lartë i drejtësisë, që mposhti një herë e përgjithmonë Princin e kësaj bote; e ky akt suprem drejtësie është edhe akt suprem mëshire. Jezusi na bën thirrje të gjithëve për ta ndjekur udhën e Tij: ‘Të jeni të mëshirshëm, ashtu siç është i mëshirshëm Ati juaj, që është në Qiell” (Lk 6,36)”.

    E duke folur pa letër, Papa Bergolio shtoi:

    “Ju kërkoj diçka tani. Të gjithë në heshtje! Të reflektojmë, secili të mendojë për një person me të cilin nuk shkon mirë, me të cilin është zënë, të cilin nuk e do. Të mendojmë në heshtje për atë person, në këtë çast, të lutemi për këtë person e të tregohemi të mëshirshëm me të”.

    Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa kujtoi se në Argjentinë, u shpall i Lum, Hosé Gabriel Brokero, meshtar i dioqezës së Kordovës, që ka jetuar ndërmjet viteve 1800 e 1900. Prift shembullor, tha Ati i Shenjtë, që pa u lodhur, përshkoi shtigje të tëra të ashpra, mbi shpinën e një mushke, duke kërkuar, shtëpi më shtëpi, njerëzit e famullisë, që i ishin besuar, e për t’u treguar atyre udhën drejt Zotit:

    “I nxitur nga dashuria e Krishtit iu përkushtua krejtësisht grigjës së vet, për t’i çuar të gjithë në Mbretërinë e Zotit, me mëshirë e zell të pamasë për shpirtrat. Rrinte me njerëzit e përpiqej t’i tërhiqte shumë prej tyre në ushtrimet shpirtërore. Ecte me kilometra e kilometra, duke u ngjitur nëpër male, me mushkën që quhej ‘Fytyrëshëmtuara’, sepse s’ishte aspak e bukur… Shkonte edhe me shi, ishte i guximshëm… Por edhe ju, pavarësisht nga shiu, jeni këtu, jeni të guximshëm: ju lumtë,eh! Në fund, ky i lum u bë i verbër e i gërbulur, por ishte plot gëzim, gëzimi i Bariut të Mirë, gëzimi i Bariut të mëshirshëm!”

    Papa iu lut Zotit që të shtohet numri i meshtarëve, të cilët, duke imituar të Lumin e ri, t’ia kushtojnë jetën ungjillëzimit, të gjunjëzohen para Krishtit në Kryq e të japin kudo dëshminë e dashurisë e të mëshirës së Hyjit.

    Duke përfunduar lutjen e Engjëllit të Tënzot, Ati i Shenjtë kujtoi mbylljen e Javës Shoqërore të Katolikëve Italianë, të cilët, sivjet, reflektuan mbi temën “Familja, shpresë dhe ardhmëri e shoqërisë italiane”:

    “Përshëndes të gjithë pjesëmarrësit dhe ndjej gëzim për impenjimin e madh të Kishës në Itali me familjet e për familjet. Kjo është nxitje e madhe edhe për institucionet e për krejt vendin. Guxim! Përpara në udhën e familjes!”


    Teksti vjen nga faqja e internetit
    Radio Vatikani
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 16-09-2013 më 21:16
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. #27
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Për: Për ecjen e të krishterit!

    KRISHTI MBRET !


    "Të bie ndër mend për mua, o Jezus, kur të arrish në Mbretërinë tënde"!
    "Për të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parais."!


    "Në ato ditë, erdhën të gjitha fiset e Izraelit te Davidi në Hebron dhe i thanë: 'Ja, ne jemi ashti yt dhe mishi yt. Po edhe më parë, kur Sauli ishte mbreti ynë, ishe ti ai që i drejtoje të gjitha lëvizjet e Izraelit. Edhe Zoti të ka thënë: `Ti do ta kullotësh popullin tim Izraelin dhe ti do të jesh prijës mbi Izraelin`. Po ashtu erdhën edhe të gjithë pleqtë e Izraelit te mbreti në Hebron, dhe Davidi mbret lidhi besëlidhje me ta në Hebron në praninë e Zotit. Ata e lyen Davidin mbret përmbi Izraelin". (2 Sam 5, 1-3)

    "Vëllezër, ta falënderojmë Atin, i cili ju bëri të aftë të keni pjesë në trashëgimin e shenjtërve në dritë. Ai na nxori nga pushteti i errësirës dhe na kaloi në Mbretërinë e Birit të vet të dashur, në të cilin kami shpërblimin - faljen e mëkateve. Ai është shëmbëllesa e Hyjit të papashëm, i Parëlinduri - para çdo krijese. Sepse në Të u krijua çdo gjë në qiell e në dhe, çka shihet e çka nuk shihet: qoftë Pushtetet - gjithçka u krijua nëpër Të dhe për Të. Ai është para çdo gjëje dhe çdo gjë qëndron në Të. Ai është Kryet e Trupit - Kishës; Ai është Fillimi, i Parëlinduri ndër të vdekurit - qe të jetë në gjithçka i pari. Sepse Hyjit i pëlqeu të banojë në Të e tërë Plotësia dhe, me anë të Tij, - duke vendosur paqen me anë të gjakut të kryqit të Tij - të pajtojë me vete gjithçka qoftë në tokë qoftë ne¨qiell." (Kol 1, 12-20)

    "Në atë kohë, populli rrinte aty e `po kundëronte`. Anëtarët e Këshillit të Lartë e `përqeshnin`duke thënë: 'Tjerët i shpëtoi, le ta shpëtojë vetveten, nëse është Mesia i Hyjit - I zgjedhuri`! Edhe ushtarët e vinin në lojë. Iu afruan për t`i dhënë uthull dhe i thanë: 'Nëse je ti mbreti i judenjve, shpëto vetveten!' Mbi të ishte edhe mbishkrimi: 'Ky është mbreti i judenjve.' Njëri nga kriminelët e kryqëzuar e fyente: 'Po a nuk je ti Mesia?! Shpëto vetën edhe ne!" Por ai tjetri e qortoi shokun: 'As ti nuk e druan Hyjin që po vuan të njëjtin denim si ai? Sa për ne kjo është drejtësi: po marrim ndëshkimin e merituar për veprat tona! Por ky - ky s`bëri asnjë të keqe!' Dhe tha: 'Të bie ndër mend për mua, o Jezus, kur të arrish në Mbretërinë tënde!" E Jezusi i tha: 'Për të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parais.'" (Lk 23, 35-43)


    Të dashur vëllezër e motra, i krishteri duhet te ja bëj vetvetit këtë pyetje: Kush është Krishti për ne? A është Jezusi Mbret i jetes tonë?!


    Kur gjindemi dhe e kremtojmë të dielën e 34. gjatë vitit, të dielën e fundit të vitit liturgjik, njëkohsisht e kremtojmë edhe “TË DIELËN E KRISHTIT MBRET”.

    T´ia bëjmë vetëm pak një shikim në aspektin historik të zhvillimit të kësaj feste. Festa e apo e “Diela e Krishtit Mbret” në liturgji është vënë në vitin 1925 prej Papës Piut XI. Edhe pse kjo festë shumë vonë u vu në kishë si festë posaçe, por mos të harrojmë se krishterimi Jezu Krishtin gjithmonë e ka quajtur dhe iu është lutur si Mbret të Nazaretit dhe ky vet për vete dëshmoi para Pilatit se është Mbret, jo mbret i kësaj toke, i kësaj bote por, mbret, i cili është i dërguar prej Atit, dhe mbretëria e Tij nuk do të ketë mbarim. Kjo festë e cila kremtohet në fund të vitit liturgjik kishtar duhet të jetë dhe është caktuar si një shenjë e shpresës, kundër fuqive të mëdha shkatërruese të secilës kohë. Jezu Krishti do të vjenë në lumturi në mbarim të kohës.

    Domëthënja e kësaj feste është kremtuar dhe ndëruar gjithmonë e në çdo kohë. Kjo fest ka lindur pasi imperializmi evropian gjindej në përfundim. Edhe pse të gjitha mbretëritë e kësaj kohe kaluan duke filluar mbretëritë dhe mbretërit në BV, mbretëria Romake para e pas Krishtit, u shuan, u shkatërruan nuk egzistojnë më, kurse Jezu Krishti, Mbret i vërtetë mbetet. Koncili i II. Vatikanas (1962-65) e ka gjetur për këtë festë një domëthenje teologjike që ka kuptimin eskatologjik (nga greq. Εσχατολογία, τα Eσχατα - es´hato - i fundit, e fundme + logia - kuptim, mësim) është një degë e teologjisë dhe filozofisë që merret me studimin e ngjarjeve të fundme (të mbrame) në historinë e botës apo fatin e fundmë të njerëzimit, zakonisht ajo nënkuptohet si fundi i botës), dhe për këtë arsye u vu në fund të vitit liturgjik.

    Nëse i kushtam vetëm pak rëndësi shkrimeve te shenjta, atëherë pamë se pjesa liturgjike e Fjalës së Zotit, si ajo në BV, por edhe ajo në BR i kushtuan apo na e paraqitën si tematikë “mbretin”.

    Leximi i parë i Samoelit në BV mbretin na e paraqet të lyer, apo më mirë të thoja të shuguruar, leximi i dytë i shën Palit apostull drejtuar Kolosianëve Jezusin e paraqet si mbret të glorifikuar, kurse ungjilli shenjt sipas Lukës, na e paraqet para syve tanë ”kryqin e Golgotës”: në mes Krishtin, majtas e djathtas dy të kryqëzuarit, pra kësaj rradhe ky ungjill Jezu Krishtin e paraqet si mbret të kryqëzuar.

    Në leximin e parë mbreti David është i lyer, i shuguruar. Këtij personaliteti të madh iu mundësua që të gjitha fiset e Izraelit t'i bashkon në një mbretëri, por pas vdekjes së Samoelit kjo krejtësisht u shkatërrua. Jezusi, mbreti i vërtetë në tronin e Davidit, do t´a bashkon përseri këtë mbretëri të shkatërruar, “dhe mbretëria e tij s'do të ketë mbarim” {Lk 1,33}. Mbret ishte një i shuguruar. I “shuguruar”, hebreisht משיח do me thanë “meshiach” - “Mesia” e greqisht “hristos”. Kush beson në Krishtin e kupton Atë si i shuguruar prej Zotit, si Mesi. Drita e besimit na qonë në shikim, pra në shikim ka Krishti. Kush beson në Krishtin është vetë i shuguruar. Ai e ka një dinjitet të madh si njeri dhe si i krishterë. Dhe ky e ka një përgjegjësi të madhe si në shoqëri, por edhe në vetvete, në zemrën e vet si mbret i vërtetë. I pari mbret që qe shuguruar në Izrael ishte mbreti Saul.

    Leximi i dytë e paraqet Jezusin si Dëshmitar besnik, i Paralinduri ndër të vdekur dhe Sunduesin e të të gjithë mbretërve të tokës, pra Mbret të lavdëruar. Ky lexim na bënë të mendojmë mbi misterin e Zotit. Me anë të Birit, Zoti e krijoi mbarë botën, gjithçka, dhe nëpër të don Ai që atë ta pajton dhe atë t´a shpëton. Më nuk jetojmë si të huaj dhe në errësirë, sepse Jezu Krishti në kryq e me anë të kryqit na e dhuroi jetën e re, paqen, dritën e vërtetë, e cila nuk shuhet kurrë e shëndritë përgjithmonë, qëndron në maje të malit. Dhe kështu kemi të drejtë të falënderohemi dhe më Të të gëzohemi.

    Ungjilli na e paraqet këtë ngjarje sikur të ishim në të “Premtën e Madhe”. Jezusin e kryqëzuar, të vjerrur në kryq, i gozhduar. Mbreti, mbreti i judenjve është i kryqëzuar. Ai është mbreti, të cilin ne e kremtojmë dhe po i lutemi, Ai, i cili neve na don me një dashuri të gjallë e të vërtetë. Ai na ç´liroi dhe na pastroi prej barrës së mëkateve tona, me anë të Gjakut të Tij të derdhur në kryq, si mbret i judenjve, si mbret i mbarë njerëzimit.

    Thëniet mbi mbretërinë e Jezusit gjinden në Ungjijtë në historinë e Tij të fëmijërisë dhe të mundimit. Mesia, Mbreti i judenjve: titulli më i lartë të asaj kohe u bë fjalë e përqeshjes. Kriminelët, ai në anën e majtë e tjetri në të djathtën u bënë përqeshje më e madhe, por njërit, atij në të djathtë Jezusi ia premtoi pareisen. “Sot do të jesh me mua në parriz." Kjo “sot”, shkruan ungjilltari Luka, është një vendosje - por edhe per ne SOT, pra aktuale. Ne jemi për çdo ditë të detyruar, që të vendosim për Krishtin e për mbretërinë e Tij, e cila mbretëron mbi të gjithë, edhe pse kjo prej rrethit tonë nuk mirret ndoshta me seriozitet. Jezu Krishti është denuar me vdekje. Masa e popullit mendonin se Ai është i dërguar në këtë botë si një luftëtarë, udhëheqës politik për ta çliruar popullin dhe mendonin se mbretëria e Jezusit është një fuqi tokësore. Jo, Ai nuk është i kësaj bote, por i lindur prej Atit dhe mbretëria e Tij është prej qiellit dhe e themeluar dhe e përforcuar në vetë Atin, është e përjetshme, e pashkatërruar.

    Ne të krishterët duhet të jemi të kujdesshëm dhe të pyesim se kush është Jezusi për mua dhe për ne të gjithë?

    Ai na udhëheqë rrugës së drejtë mbretërisë së vërtetë - është vet Rruga. Jezu Krishti ka urdhëruar që kudo që të shkojmë të jemi predikatar të kësaj Mbterërie që është e bazuar në Fjalët e tia. “Unë jamë Udha, e Vërteta dhe Jeta. Askush nuk shkon tek Ati pos nëpër mua. Nëse më njohët mua do ta njihni edhe Atin tim. Qysh tash e njihni dhe e keni parë” (Gjon 14, 6-7). Jezusi dëshmoi edhe para Pilatit “Unë jam mbret!” Unë linda dhe erdha në botë për të dëshmuar të vërtetën. Kush e do të vërtetën, ai e dëgjon fjalën time. Kjo e vërtet e Jezusit nuk është themeluar sot, por para qe te krijohet njerëzimi.

    Të vendosim, sot, e jo dikur më vonë të jetojmë me Krishtin e të dëshmojmë për të, që e vërteta të mbretëron në ne.
    Mund ta pyesim vetvetën se a është e vërteta e Jezusit në ne dhe a jetojmë ne në këtë të vërtetë? Krishti është Mbreti i të vërtetës dhe Mbreti i dëshmitarëve të tij. Kush është Krishti për ne? “Sot do të jesh me mua në parriz." - Është MBRETI i Gjithësisë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 25-11-2013 më 00:58
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  9. #28
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Për: Për ecjen e të krishterit!

    "Duhet ta vemë zemrën në provë, për të dëgjuar Jezusin, jo profetët e rremë.."!



    I krishteri di ta ruajë zemrën, për të dalluar atë që vjen prej Hyjit nga ajo që vjen prej profetëve të rremë. Kështu pohoi Papa Françesku në meshën e mëngjesit në Shtëpinë e Shën Martës, e para pas festave të Krishtlindjes. Papa theksoi edhe një herë se rruga e Jezusit është rruga e shërbimit dhe e përvujtërisë, rrugë që të gjithë të krishterët janë të thirrur ta ndjekin.


    “Qëndroni në Zotin”.

    Papa Françesku e shtjelloi homelinë duke u nisur nga kjo thirrje e Gjonit Apostull, që gjendet në leximin e parë. Një “këshillë jete”, vërejti Papa, që Gjoni e përsërit në mënyrë “gati obsesive”. Apostulli tregon “njërin nga kujdeset e të krishterit, që dëshiron të qëndrojë në Zotin: të dijë çfarë ndodh në zemrën e vet”. Për këtë bën thirrje që të mos i zëmë besë çdo shpirti, por t’i marrim në shqyrtim shpirtrat. Është e domosdoshme të dimë t’i “dallojmë shpirtrat”, të dallojmë nëse diçka në ndihmon “të rrimë në Zotin apo na largon prej tij”. “Zemra jonë – shtoi Papa – ka gjithmonë dëshira, ka ëndje, ka mendime”. Por, pyeti, “a janë prej Zotit, apo disa prej tyre na largojnë nga Zoti?” Ja, atëherë, pse Gjoni Apostull na fton t’i vëmë në provë mendimet dhe dëshirat:

    “Nëse kjo shkon në drejtimin e Zotit, kështu do të ecësh mirë, por nëse nuk shkon... Vini shpirtrat në provë, për të parë a vijnë vërtet prej Hyjit, sepse shumë profetë të rremë kanë ardhur në botë. Profetë, ose profeci, ose parashtrime: ‘Mua ma ka ënda të bëj këtë gjë!’. Por kjo gjë nuk të çon tek Zoti, të largon prej tij. Për këtë arsye është e domosdoshme mbikëqyrja. I krishteri është një burrë apo një grua që di ta mbajë zemrën nën mbikëqyrje. E shumë herë zemra jonë, me shumë gjëra që shkojnë e vijnë, duket si tregu i krahinës: aty gjen gjithçka, gjithçka... Eh jo! Duhet të provojmë – kjo është nga Zoti, kjo jo – për të qëndruar në Zotin”.

    Cili është, atëherë, kriteri për të kuptuar nëse një gjë vjen nga Krishti apo nga antikrishti? Shën Gjoni, pohoi Papa, ka një ide të qartë e të thjeshtë: Çdo shpirt që e njeh Jezu Krishtin, të ardhur në trupin njerëzor, vjen prej Hyjit. Cilido shpirt që nuk e njeh Jezusin, nuk vjen prej Hyjit: është shpirti i antikrishtit”. Por çfarë do të thotë, atëherë, të pranosh që Fjala ka ardhur në trupin njerëzor?” Do të thotë, pohoi Papa, “të pranosh rrugën e Jezu Krishtit”, të pranosh se Ai, “duke qenë Hyj, zbriti, u përul” gjer në “vdekje në kryq”:

    “Ajo është rruga e Jezu Krishtit: ulja, përulja, madje edhe poshtërimi. Nëse një mendim, nëse një dëshirë të çon në atë rrugë të përvujtërisë, të përuljes, të shërbimit ndaj të tjerëve, vjen nga Jezusi. Por, nëse të çon në rrugën e krenarisë, të kotësisë, të mburrjes, në rrugën e mendimit abstrakt, nuk vjen nga Jezusi. Të kujtojmë tundimet e Jezusit në shkretëtirë: të tria propozimet që i bën djalli Jezusit janë propozime që synonin ta largonin nga kjo rrugë, nga rruga e shërbimit, e përvujtërisë, e poshtërimit, e dashurisë. Me dashurinë që shprehet me jetë, apo jo? Të tria tundimeve Jezusi u thotë jo: ‘Jo, kjo nuk është rruga ime!’”.

    Në fund Papa i fton të gjithë të mendojnë çfarë ndodh në zemrën e secilit. Çfarë mendojmë e ndjejmë, çfarë duam:

    “Shpesh herë zemra jonë është një rrugë, të gjithë kalojnë aty... Duhet vënë në provë. A zgjedh gjithmonë gjërat që vijnë nga Hyji? A e di cilat janë ato që vijnë nga Hyji? A e di kriterin e vërtetë, për t’i dalluar mendimet e mia, dëshirat e mia? Ta mendojmë këtë gjë e të mos e harrojmë se kriteri është Mishërimi i Fjalës. Fjala ka ardhur në trupin njerëzor: ky është Jezu Krishti! Jezu Krishti, që u bë njeri. Hyji, që u bë njeri, u ul, u përul për dashuri, për të na shërbyer të gjithëve. Dhe Zoti na dhëntë hirin të dimë çfarë ndodh në zemrën tonë e të kemi urtinë të dallojmë çfarë vjen nga Hyji e çfarë nuk vjen nga Hyji”.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 07-01-2014 më 21:32
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  10. #29
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Për: Për ecjen e të krishterit!

    Në botën globale sundon ekonomia, kreditet e bankave botërore dhe kompromiset politike!

    Atëherë Shpirti i Hyjit e çoi Jezusin në shkreti që ta tundojë djalli. Dhe, pasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund u urit. Atëherë iu afrua tunduesi dhe i tha: “Nëse je Biri i Hyjit, urdhëro që këta gurë të shndërrohen në bukë!” Por Jezusi i përgjigj: “Shkrimi shenjt thotë: ‘Njeriu nuk jeton vetëm prej buke, por prej çdo fjale që del nga goja e Hyjit’.” Atëherë djalli e mori dhe e çoi në Qytetin e shenjtë, e vuri në majë të Tempullit dhe i tha: “Nëse je Biri i Hyjit, hidhu poshtë, sepse Shkrimi shenjt thotë: ‘Për ty Hyji do t’ju urdhërojë engjëjve të vet, dhe ata do të mbajnë para duarsh, që këmba jote të mos vritet në ndonjë gur’!” Jezusi i përgjigji: “Porse Shkrimi shenjt thotë edhe: ‘Mos e sprovo Zotin, Hyjin tënd’!” Djalli e çoi sërish në një mal shumë të lartë, ia dëftoi të gjitha mbretëritë e kësaj bote dhe madhërinë e tyre e i tha: “Të gjitha këto do t’i jap nëse bie përmbys para meje e më adhuron.” Atëherë Jezusi tha: “Ik, o djallë, sepse Shkrimi shenjt thotë: ‘Adhuro Zotin, Hyjin tënd, dhe shërbej vetëm Atij’!” Atëherë djalli e la dhe, ja, u afruan engjëjt dhe i shërbenin. (Mt 4, 1-11)


    “Nëse je Biri i Hyjit, urdhëro që këta gurë të shndërrohen në bukë!”
    Prej fillimit të botës, njeriu është tunduar ekonomikisht, fetarisht dhe politikisht. Në tundimin e parë djalli e tundon Krishtin duke i thënë ta shndërroj gurin në bukë: Para nevojës për bukë të gjithë jemi të tunduar t’i biem mohit lirisë, fjalës së dhënë, moralit, idealit. Para këtij fakti nuk është imune as demokracia. Në botën globale sundon ekonomia, kreditet e bankave botërore dhe kompromiset politike. Krishti e refuzon këtë tundim sepse njeriu nuk është qenie vetëm për të ngrënë.

    “Nëse je Biri i Hyjit, hidhu poshtë, sepse Shkrimi shenjt thotë: ‘Për ty Hyji do t’ju urdhërojë engjëjve të vet, dhe ata do të mbajnë para duarsh, që këmba jote të mos vritet në ndonjë gur’!”
    Së dyti, tundimi shpirtëror, vjen në shprehje njeriu i magjive: Përmes këtij tundimi djalli provon ta bëj Krishtin të shërbehet me Zotin, jo t’i shërbej Zotit.

    ia dëftoi të gjitha mbretëritë e kësaj bote dhe madhërinë e tyre e i tha: “Të gjitha këto do t’i jap nëse bie përmbys para meje e më adhuron..."!
    Së treti, tundimi politik. Djalli i premton Krishtit se do t’ia jap të gjitha mbretëritë që sheh me sy nëse përkulet para tij dhe e adhuron. Këtu është në pyetje idolatria politike për pasuri dhe pushtet. “Ati i mashtrimeve” i thotë Krishtit të gjitha këto do ti jap. Para këtij tundimi bien shumë njerëz që ëndërrojnë mbretëritë e kësaj bote që formohen në bazë pushteti-dhunë dhe fuqie politike.

    Edhe para këtij tundimi Krishti refuzon pushtetet e kësaj bote, sepse ka ardhur të përdor pushtetin në dobi të njerëzve e jo kundër tyre. Na dhashtë forcën ta ndjekim shembullin e tij. (A. Domazet)
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  11. #30
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Për: Për ecjen e të krishterit!

    "I krishteri nuk duhet të jetë skllav i ligjeve të vogla.."!

    Ungjilli “është risi”. Jezusi na kërkon t’i lëmë mënjanë strukturat ditëshkurtëra. Këtë pohoi Papa Françesku në Meshën e mëngjesit, kremtuar në Shtëpinë e Shën Martës, në Vatikan. Papa nënvizoi se i krishteri nuk duhet të jetë skllav i ligjeve të vogla, por duhet t’ia hapë zemrën urdhërimit, gjithnjë të ri, të dashurisë.

    Skribët, që donin ta vinin në provë Jezusin, e pyesnin pse dishepujt e tij nuk agjëronin, por Zoti nuk bie në kurth e u përgjigjet duke folur për festë e për risi. Papa e mori shtytjen nga faqja e sotme ungjillore, për të theksuar pikërisht të renë, që solli Jezusi, duke na nxitur për ta shtënë verën e re, në shakuj të rinj:

    “Verë e re, në shakuj të rinj. Risia e Ungjillit! Ç’të re na sjell Ungjilli? Gëzim e risi. Këta doktorë të ligjit ishin mbyllur në qerthullin e urdhërime të tyre, në ligjet e rregullat e tyre të ngurta. Duke folur për ta, Shën Pali kujton: para se të vinte Jezusi, ne të gjithë ishim të ngujuar, si të burgosur, nën ligj. Ligji i këtyre njerëzve nuk ishte i keq: ruante, por duke burgosur, në pritje që të vinte feja. Ajo fe, që do të zbulohej në vetë Jezusin”.

    Populli, vërejti Papa, kishte ligjin, që ia kishte dhënë Moisiu, e pastaj një mori dokesh e ligjesh të vogla, kodifikuar nga doktorët. Ligji, komentoi Françesku, i ruante, por si të burgosur! Të burgosur, në pritje të lirisë, të lirisë përfundimtare, që Hyji do t’ia jepte popullit të vet, përmes Birit të tij. E kjo është edhe liria e Ungjillit: Ungjilli vjen për të çliruar nga ligji:

    “Ndokush mund të më thotë: ‘Por, o Atë, të krishterët nuk paskan ligj?’. Po! Jezusi ka thënë: ‘Unë nuk vij për ta zhdukur ligjin, por për ta përkryer’. E përkryerje e ligjit janë, për shembull, Lumnitë, ligj i dashurisë, i dashurisë pa kushte. Na kërkon të duam, ashtu si deshi Ai, Jezusi. E, kur Jezusi i qorton këta njerëz, këta doktorë të ligjit, i qorton sepse nuk e kishin ruajtur popullin me ligjin, por e kishin skllavëruar me ligjet e tyre të vogla, me gjithë atë mori gjërash, që duhet të bënin”.

    Gjëra për t’u bërë, shtoi, pa lirinë që na sjell Ai me ligjin e ri, ligjin, vulosur me gjakun e vet. Kjo, pra, risia e Ungjillit, që është festë, gëzim, liri. Është pikërisht shpërblimi, që mbarë populli e priste prej kohësh, kur ruhej nën ligj, por si i vënë në hekura. Këtë dëshiron të na e thotë Jezusi: “E reja, me të renë; verë e re, shakuj të rinj”. E nuk duhet të druhemi t’i ndërrojmë gjërat sipas ligjit të Ungjillit:

    “Pali di të dallojë mirë: bijtë e ligjit e bijtë e fesë. Verë e re, në shakuj të rinj. E prandaj Kisha na kërkon, ne të gjithëve, disa ndryshime, na kërkon t’i lëmë mënjanë strukturat e kota: nuk duhen gjë! E të marrim shakuj të rinj, shakujt e Ungjillit. Nuk mund të kuptohet mendësia, për shembull, e këtyre doktorëve të ligjit, këtyre teologëve farizenj; nuk mund të kuptohet mendësia e tyre me shpirtin e Ungjillit. Janë gjëra të ndryshme. Stili i Ungjillit është i ndryshëm, stil që çon në përsosurinë e ligjit. Po! Po në një mënyrë të re: është verë e re në shakujt të rinj!”.

    Ungjilli, tha Françesku, është risi. Është festë. E mund ta jetojë përsosurisht vetëm një zemër e gëzuar, një zemër e rinuar. Zoti, u lut në përfundim Papa, na dhëntë hirin t’i bindemi këtij ligji. T’i bindemi ligjit, që Jezusi e përsosi në urdhërimin e dashurisë, në Urdhërimet, që burojnë nga Lumnitë. Zoti na dhëntë hirin e çlirimit nga hekurat e hirin e gëzimit e të lirisë, që na e sjell risia e Ungjillit.

    (Radio Vatikani)
    Emri:  papa.JPG

Shikime: 170

Madhësia:  7.1 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 05-09-2014 më 17:45
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  12. #31
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Për ecjen e të krishterit!

    Tek postimi i par thuhet "Feja jote te shpetoi", me sa di ne tekstin orgjinal ajo eshte "Besimi jot te Shpetoi". Sigurisht nuk e zotroj mir Shqipen, por besoj se fjala fe nuk eshte fiks e njejte me fjalen besim. P.sh ne themi "un kam besim tek Perendia" dhe jo "kam fe tek Perendia".

    Gjithsesi eshte gje e mire te flitet per biblen, fjala e bibles eshte ushqim per shpyrtin. Me rastin doja te kujtoja se duhet kujdes pasi leht mund te keq interpretojm dicka.

  13. #32
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Për: Për ecjen e të krishterit!

    Citim Postuar më parë nga user010 Lexo Postimin
    Tek postimi i par thuhet "Feja jote te shpetoi", me sa di ne tekstin orgjinal ajo eshte "Besimi jot te Shpetoi". Sigurisht nuk e zotroj mir Shqipen, por besoj se fjala fe nuk eshte fiks e njejte me fjalen besim. P.sh ne themi "un kam besim tek Perendia" dhe jo "kam fe tek Perendia".

    Gjithsesi eshte gje e mire te flitet per biblen, fjala e bibles eshte ushqim per shpyrtin. Me rastin doja te kujtoja se duhet kujdes pasi leht mund te keq interpretojm dicka.

    Fjala FE ne shqip ka kuptimin e Bes-imit. Në krishterim fjala fe mund të nenkuptohet edhe në kuptimin e termit "fe-jese", "fe-joj", por qe realisht eshte beselidhja apo besedhenie midis DY paleve per nje qellim te perbashket. Në mes të Zotit dhe njeriut dhe kjo besë-lidhje është e vulosur me gjakun e Jezus Krishtit, Birit të Hyjit të gjallë.

    Natyrisht se kur thuhet se "feja jote te shpetoj" - nenkupton "Besimi jot te shpetoi" - kete kuptim e ka ne at rast.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar toni77_toni për postimin:

    user010 (07-09-2014)

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •