Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952

    Mangësia e fesë

    Katalogut te amshueshem te mangesive te feve, ia shtoj edhe nje tjeter. Nje qe sipas mendimit tim eshte fatal dhe me siguri te madhe shkaku i shuarjes graduale te feve aktuale njejte si atyre te te kaluares. Kete mangesi e kisha pershkruar keshtu: Mungesa e hyjnores ne interpretimin dhe zbatimin e asaj qe feja quan 'fjale te Zotit'.

    Marr 2 shembuj, nje nga Krishterimi, nje nga Islami qe te sqaroj, cfare mendoj.
    Shembulli i pare eshte fjalia e Bibles, e cila thote "Mos vrit!"
    Shembulli i dyte eshte fjalia e Kuranit, e cila thote "Ne fe nuk ka dhune."

    Si Hyji, si Allahu kane perfundurar qe moti se foluri. Aa kane lene njerezimit keto mesimet e mesiperme dhe jane tretur. Ne ndodhemi vetem pran ketyre fjalive, dhe na duhet te pyesim veten si duhen kuptuar, interpretuar e zbatuar ne jeten e perditshme keto fjali. Konkretisht pyesim veten (ne lidhje me shembullin e pare) per shembull:

    - Eshte aborti 'vrasje' ne kuptim te Bibles/Hyjit?
    - Eshte eutanazia e tille?

    Apo (ne lidhje me shembullin e dyte):
    - Eshte dhuna sociale 'dhune' ne kuptim te Kuranit/Allahut?
    - Kemi edhe atehere 'dhune' te tille, kur nje njeri qe deshiron te braktise Islamin, sanksionohet me dhune sociale nga shoqeria muslimane? P. sh. i privohen te drejtat, eshte i obliguar te paguaj taksa te cilat besimtaret muslimane nuk i paguajne, apo ndodhin diskriminime tjera, te cilat nuk paraqesin dhune fizike, por prape se prape e bejne te pamundur te ndjehet braktisesi i Islamit i lire.

    Ndaj gjithe ketyre pyetjeve "Zoterat" e mesiperm heshtin. I pyet tere jeten, asnje pergjegje nuk merr. Jo vetem ti personalisht, po as nje njeri ne tere boten. Zoterat na lejne vetem ne keto pyetje kruciale. Ne keto pyetje, nga te cilat mund te ndodhin katastrofa te paparashikueshme sociale, revolucione e kryengritje e luftera vllavrasese dhe ne fund shkaterrime te shoqerive te tera. Pra nuk jane pyetje "te parendesishme". Por Zoterat heshtin. Heshtin dhe s'ju ha palla. Keshtu qe pavaresisht cfare pergjegje jep ndaj ketyre pyetjeve, nuk do te kemi pergjegje "hyjnore" ndaj tyre. Por do te kemi pergjegje njerezore. Pergjegje qe vijne nga Papa apo nje klerik te krahasueshem te Krishterimit apo nga ndonje imam apo grup dijetaresh te Fese Islame. Keshtu qe kemi situaten, ku pjesa me e rendesishme e idese se Zotit mbi jeten ne toke, jipet nga njeriu, jo nga Zoti. Prej ketij momenti "fjala e Zotit" sipas cdo forme te veshtrimit s'eshte fjale e tille fare, por eshte fjale e nje njeriu apo grupi njerezish, i cili e ka pafytyresine te flas ne emer te Zotit. Degradim apo blasfemi klasike ndaj Zotit - edhe sipas vete fese.

    Une mendoj se kohen (nepermjet te shkrimeve ne forumeve : D) do te rritet vetedija e njerezve per kete gje. Do te kuptojne se pjesa gjigante e "hyjnores" qe na ofron feja eshte vec "njerezore". Nga kjo do te perhapet nje bindje, e cila thote se Zoterat ne fjale ne pyetjet me kruciale na kane lene vetem. Do te kuptojne se nuk mund te kete mekate per pyetje, te cilai Zoterat i kane lene hapur. Nuk mund te kete mekate nese nuk degjohen interpretimet njerezore te fjaleve gjysmake hyjnore. Kjo do te coje ne deshtimin gradual por teresor te feve aktuale. Te pakten ne ato vende, ku njerezit kane lirine e mendimeve te tilla.

    Per te sqaruar edhe me mire keto mendime, e marr si shembull Jurisdiksionin Shqiptar. Kushtetutedhenesi shkruan ne Kushtetute "Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit." Edhe kjo fjali ka nevoje per interpretim, kuptim dhe zbatim ne jete te perditshme, sepse kjo nuk jep pergjegje ndaj pyetjes, se cfare konkretisht eshte "trajtimi i pa barabarte". Ajo nuk tregon, a kemi te bejme me nje trajtim "te pa barabarte" para ligjit, nese disa beneficione qe parasheh ligji u takojne vetem invalideve apo te martuareve, por jo atyre qe jane ne posedim te plote te aftesive fizike dhe mentale dhe atyre qe nuk jane te martuar? Por per dallim nga fete, Kushtetutedhenesi Shqiptar ("Zoti") ka pare kete nevoje per kuptim, interpretim dhe zbatim te fjales se tij. Prandaj ka plotefuqizuar nder tjerash Kuvendin qe te hulumtoje kuptimin, interpretimin dhe zbatimin e ketyre fjalive. Keshtu qe Kuvendi leshon ligje te thjeshta, te cilat definojne kuptimin, interpretimin dhe zbatimin e fjalive te Kushtetutes ne menyre obligative per neve ("besimtaret"). Keshtu qe nepemjet te plotefuqizimit qe ka bere Kushtetutedhenesi per Kuvendin, sot mund te themi se neper ligjet kuvendore zbatohet vullneti i Kushtetutedhenesit. Ne rastin analog te siperpermendur te feve, kjo nuk mund te thuhet.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Ke bere nje lemsh o Chino!(o kasino shqip-"casino").
    Pergjigja duhet te jete;ti japim nje Kushtetute fese,ose ta bejme Parlamentin fetar.

  3. #3
    Teme shume e mire Chino, pak e lodhshme per tu pergjigjur, sepse nuk e permbledh dot me dy rrjeshta pergjigjen, por thjesht dua te di nese e kam kuptuar mire ate qe e ke shkruar.
    Ti mendon qe Zoti duhet te kete kontakt me njerzit ? Dhe pse Fetaret do pergjigjen se Zoti ka len librat e shejte per kontakt, bile te krishteret e vendosin kontaktin me Kriuesin ndermjet priftit...!! Nuk me ben dora te shkruaj me gjat se jam full me pergjigjet e fetareve =0.
    Te pershendes
    Revolution 1848

  4. #4
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Vazhdo Chino të mendosh se popullata do të "vetëdijësohet" (kuptohet me atë që ti e quan vetëdijësim, në moment kur edhe Kryetarët e Komunave praktikojnë fenë Islame madje me taksat e qytetarëve, në moment kur ministrat tanë tregojnë për Islamin e tyre.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=127610


    http://www.klankosova.tv/lajmet-qendrore

    ***Tek Klan Kosova shikoje aty tek pjesa ku Lutfi Haziri tregon dhe paraqet veten si Musliman gjatë vizitës së tij në Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës***
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  5. #5
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ke bere nje lemsh o Chino!(o kasino shqip-"casino").
    Casino apo n'deshte edhe Capuccino s'ka bere lemsh, por e gjeti lemshin ne mesin tuaj. Tek ti me se shumeti : D

    Pergjigja duhet te jete;ti japim nje Kushtetute fese,ose ta bejme Parlamentin fetar.
    Nuk e pata per qellim te gjej zgjedhje per mangesine e feve, por te tregoj mangesine.

    Feja e ka kushtetuten! Ajo eshte Bibla, gjegjesisht Kurani.

    Por keta libra jane teper te shkurte, teper abstrakte, te pa plote. Ne shume gjera s'japin pergjegje fare. Prandaj termet dhe fjalite e tyre duhen te definohen e interpretohen, konkretizohen, te mbushen me jete. Sic thashe, fjalia "mos vrit" nuk tregon ne e ndalon Zoti abortin apo jo. Si eshte e mundur qe Zoti te na kete lene pa pergjegje ndaj nje pyetjeje te tille? E kjo pyetje eshte vetem nje nga miliona pyetjet qe s'pergjegjin asnjeri nga librat.

    Dhe sot kemi situaten qe pavaresisht se si pergjigjen keto pyetje, pergjegjet nuk jane hyjnore, por thjesht njerezore.

    Kjo tregon se kleriket dhe shkenca fetare ia japin vetit te drejten te flasin ne emer te Zotit. Te thone: Zoti e ndalon abortin, sepse ka thene "mos vrit". Pra nga shprehja mos vrit "i shpifen" Zotit te kete thene "ndalohet aborti".

    Kjo perseri tregon se edhe vete shkenca fetare apo kleriket e shohin fjalen e Zotit si te manget. Dhe tregon se kjo mangesi nuk mund te pranohet nga njeriu, sepse japin pergjegje ne emer te Zotit.

    Vec kaq deshta te them.
    Pak, a po?

    Ndryshuar për herë të fundit nga chino : 17-08-2010 më 16:26

  6. #6
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Teme shume e mire Chino, pak e lodhshme per tu pergjigjur, sepse nuk e permbledh dot me dy rrjeshta pergjigjen, por thjesht dua te di nese e kam kuptuar mire ate qe e ke shkruar.
    Ti mendon qe Zoti duhet te kete kontakt me njerzit ? Dhe pse Fetaret do pergjigjen se Zoti ka len librat e shejte per kontakt, bile te krishteret e vendosin kontaktin me Kriuesin ndermjet priftit...!! Nuk me ben dora te shkruaj me gjat se jam full me pergjigjet e fetareve =0.
    Te pershendes
    Po ti vec je pergjegjur ne menyren me te mire per temen.
    Sigurisht se them (poashtu) se Zoti duhet te kete kontakt me njerezit.

    Kjo eshte e vetekuptimte. Jo vetem nga prizmi im si jobesimtar, por edhe nga prizmi fetar. Eshte edhe nga prizmi fetar e vetekuptimte, sepse feja thote se kemi "Diten e Gjykimit". Ne kete dite - thote ajo - do te matemi ne baze te veprave tona. Do te gjykoje Zoti mbi ne duke pare se a kemi bere mekate apo jo. Dhe nese kemi bere mekate, do denohemi. Dhe se cfare jane mekatet e cfare nuk jane, thote feja, ka treguar Zoti ne Bibel (po e le Kuranin anash per shkak te thjeshtesimit te bisedave). Ndersa ne kete pike futem une dhe pyes: Pasi qe pyetja se a kemi bere mekate apo jo, qenka vendosese mbi "jetesen tone ne boten e amshuar" dhe pasi qe mekatet qenkan ne "librin e Zotit", atehere e ka ndaluar Zoti abortin?

    Me kete pyetje tregoj se nuk ka njeri ne bote qe e di se cfare kerkon Zoti ne kete rast. As Papa, as Krishti, as Muhamedi edhe askush tjeter. Ketu aa tregoj fese kufite e saj. Ia shfaq para syve mungesen e dijes se saj per Zotin. Cektesine e saj.

    Per te mos lene te dukshme kete cektesi, feja (me shkencen dhe kleriket e saj) jep pergjegje ne kete pyetje. Ose thote Zoti lejon abortin, ose thote nuk e lejon. Pra jep pergjegje njerezore per nje pyetje, pergjegja e se ciles eshte vetem ne ingerencen e Zotit.

    E pastaj une e pyes se nga e di feja se Zoti e lejon abortin. Ajo prape pergjegjet me njerez ne emer te Zotit.

    E sa me shume qe pyes, aq me pak hyjnore ka ne fe.

    Kjo eshte mangesi. Sepse tregon se pyetjet me kruciale jane ne dore te njerezve. Tregon se fete ia kane rrembyer Zotit te drejten per definim se cfare eshte mekat e cfare jo. Tregon se as feja nuk beson ne Zotin.

    Kete tregon tema.

  7. #7
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Vazhdo Chino të mendosh se popullata do të "vetëdijësohet" (kuptohet me atë që ti e quan vetëdijësim, në moment kur edhe Kryetarët e Komunave praktikojnë fenë Islame madje me taksat e qytetarëve, në moment kur ministrat tanë tregojnë për Islamin e tyre.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=127610


    http://www.klankosova.tv/lajmet-qendrore

    ***Tek Klan Kosova shikoje aty tek pjesa ku Lutfi Haziri tregon dhe paraqet veten si Musliman gjatë vizitës së tij në Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës***
    Po per saktesine e mendimeve te mia ne kete teme nuk eshte e nevojshme te mos kete besimtare muslimane ne Kosove. Apo jo?

    Ndaj as nuk e thashe kete gje. Nuk e mohova asnje besimtar musliman te vetem. Cfare mund te thuash se mohova, eshte se ka besimtar, i cili nuk ndalet te mendoje ne lidhje me tere fene, rendesine dhe saktesine e doktrinave te saj, kur kalon neper mendimet e kesaj teme. E kam fjalen per besimtare te paster, jo per aso qe besojne ne Allahun per inat te fqiut apo serbit. Kush kupton se Kurani eshte i manget per te bazuar jeten ne te, por ka besim te pastert ne Kuranin, eshte e pamundur qe te mos hedh ne dyshim besimin e tij ndaj ketij libri. Sepse as muslimani me besimtar ne bote nuk beson thjesht ne Kuranin, por ne instancen prapa tij, ne Allahun, Zotin, dhe besimtari i mire e di qe Zoti nuk mund te kete komunikuar ne menyre te manget me njeriun.

    Me deshire degjoj nga ti ketu.

  8. #8
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Po per saktesine e mendimeve te mia ne kete teme nuk eshte e nevojshme te mos kete besimtare muslimane ne Kosove. Apo jo?

    Ndaj as nuk e thashe kete gje. Nuk e mohova asnje besimtar musliman te vetem. Cfare mund te thuash se mohova, eshte se ka besimtar, i cili nuk ndalet te mendoje ne lidhje me tere fene, rendesine dhe saktesine e doktrinave te saj, kur kalon neper mendimet e kesaj teme. E kam fjalen per besimtare te paster, jo per aso qe besojne ne Allahun per inat te fqiut apo serbit. Kush kupton se Kurani eshte i manget per te bazuar jeten ne te, por ka besim te pastert ne Kuranin, eshte e pamundur qe te mos hedh ne dyshim besimin e tij ndaj ketij libri. Sepse as muslimani me besimtar ne bote nuk beson thjesht ne Kuranin, por ne instancen prapa tij, ne Allahun, Zotin, dhe besimtari i mire e di qe Zoti nuk mund te kete komunikuar ne menyre te manget me njeriun.

    Me deshire degjoj nga ti ketu.
    Jo nuk thash se ti po e mohon fenë e shqiptarëve të cilët sot më tepër se asnjëherë janë të lirë të zgjedhin atë që deshirojnë, por ti permend vetëdijësimin term ky që sipas teje në këtë rast ka për qëllim vënien në pikëpyetje të besimit. Unë t'u pergjigja se tek shqiptarët aktualisht po konsiderohet vetëdijesim kthimi në kulturën fetare-Islame mjafton tema që kam sjellur për Ramazanin në Prizren që ta kuptojmë se cili është vetëdijësimi sipas të tjerëve, tek kjo pikë u ndala në shkrimin tënd, ngase për të tjerat mendoj se ti ke opinionet e tua, unë të miat dhe kjo shumë normale.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  9. #9
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Jo nuk thash se ti po e mohon fenë e shqiptarëve të cilët sot më tepër se asnjëherë janë të lirë të zgjedhin atë që deshirojnë, por ti permend vetëdijësimin term ky që sipas teje në këtë rast ka për qëllim vënien në pikëpyetje të besimit. Unë t'u pergjigja se tek shqiptarët aktualisht po konsiderohet vetëdijesim kthimi në kulturën fetare-Islame mjafton tema që kam sjellur për Ramazanin në Prizren që ta kuptojmë se cili është vetëdijësimi sipas të tjerëve, tek kjo pikë u ndala në shkrimin tënd, ngase për të tjerat mendoj se ti ke opinionet e tua, unë të miat dhe kjo shumë normale.
    Po thashe se keto mendime do te cojne tek nje vetedijesim.
    Eshte e pamundur te mos ndodh kjo.
    Edhe ty te ndodh.
    E do tesitin?

  10. #10
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Vazhdo Chino të mendosh se popullata do të "vetëdijësohet" (kuptohet me atë që ti e quan vetëdijësim, në moment kur edhe Kryetarët e Komunave praktikojnë fenë Islame madje me taksat e qytetarëve, në moment kur ministrat tanë tregojnë për Islamin e tyre.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=127610


    http://www.klankosova.tv/lajmet-qendrore

    ***Tek Klan Kosova shikoje aty tek pjesa ku Lutfi Haziri tregon dhe paraqet veten si Musliman gjatë vizitës së tij në Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës***
    Ja se ç'do te thote te vetedijesohesh pe gimchen:
    Muret e lashta dhe kalldrëmi i Hamamit, muzika orientale, kamerierët me veshje tradicionale, çaj dhe kafe turke, boza, bakllava, sytliaç, minaret përreth, do t’ju bëjnë të ndihem sikur jeni kthyer prapa në kohë.
    ..te kthehesh prapa ne kohe.....prapa henes apo prapa diellit??!!
    Jarigas

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •