Nga RIMEKEMBJA 04/ 02/ 2003
Shkruan Abdi Baleta
ADVERTISEMENT
PRODI : ERDHA TJU LAG SOT QĖ TJU RRUAJ MOT
Shqiptarėt gjithmonė i kanė pritur politikanėt e huaj si fėmijėt jetimė kur u vinte daja. Shumė shqiptarė kėshtu e pritėn edhe Romano Prodin nė ditėt e fundit tė muajit janar 2003, ndonėse ky Romano shumė shqiptarėve u kishte lėnė kujtimin e hidhur kur nė vitin 1997 erdhi nė Vlorė ti vendoste fatet e Shqipėrisė nė takimin me Luiza Hoxhėn, pėr tė cilėn u tha se kishte pirė gjak demokratėsh, dhe nėn garancitė e Zani Ēaushit qė komandonte kallashėt e rebelimit tė armatosur..
Atėherė Prodi ishte kryeministėr i Italisė, njėrės nga fajtoret pėr tragjedinė shqiptare tė vitit 1997, njėrės nga pėrfitueset nga tragjedia shqiptare e atij viti. Tani Romano Prodi ėshtė kryeministėr i Bashkimit Europian dhe erdhi tė bėjė hapin e madhe pėr tu treguar shqiptarėve se dyert e Europės sė Bashkuar mbeten edhe pėr ta tė hapura, por pragu i kėtyre dyerve ėshtė shumė i lartė pėr tu kapėrcyer. Sipas parashikimeve mė entuziaste dhe falleve mė dashamirėse tė Prodit shqiptarėt do tė pėrgatiten e stėrviten pėr njė kohė mjaft tė gjatė qė tė kapėrcejnė kėtė prag dhe do tė mund ta kapėrcejnė atė me tė vėrtetė kur tė ketė ndodhur ajo qė ende nuk e beson ish homologu shqiptar i Prodit nė vitin 1997, Aleksandėr Meksi, i cili kryerjen e punėve tė vėshtira e lidh me qethjen e viēave. Ende nuk e ka shpjeguar homologu i dikurshėm i Prodit pse qethja e viēave i duket si vėshtirėsi mė serioze se mbirja e flokėve nė njė kokė tullace dhe se dalja e qimeve nė faqet e qoses pėr ta vėnė si kusht pėr arritjen e caqeve tė zorshme.
Sidoqoftė Prodi erdhi me avion civil, jo me anije e helikopterė luftarakė si nė vitin 1997. Nuk do tė harrojmė kurrė ato skenat kur nga helikopterėt italianė zbritėn nė Vlorė kokoshėt e ushtrisė italiane dhe sa vinin kėmbėt nė tokė zinin pozicione luftimi qė tė impresionin shqiptarėt e rebeluar se Prodi do tė mbrohej me shkencė e jo me kaēakllėk, ndonqėse nė fund mbrojtjen e vėrtetė e pati nga bandat e Vlorės. Prodi tani pa me symbyllur gjithė arritjet madhėshtore qė ka mundėsuar rregjimi qė ai bekoi e ndihmoi atėherė nė Shqipėri. Tani Prodi mund tė jetė i kėnaqur se u realizuar edhe njė dėshirė e politikės italaine qė Shqipėria pas rebelimit tė bėhej vend shkarkimi pėr tepricat e Mafias siēiliane, kalabreze e pulieze. Prodi fitoi pa asnjė mundim tjetėr njė titull Qytetar nderi qė do ti vlejė pėr ta futur nė jetėshkrimin e vet se kur ishte kryeministėr i Italisė ka bėrė gjėra tė mėdha pėr Shqipėrinė duke e ndihmuar tė fitojė statusin e Siēilisė e tė Kalabrisė nė historinė e Mafias.
Prodi erdhi tė nėnshkruante atė marėveshjen e famshme pėr tė hapur ca bisedime qė do tė bėhen me siguri shumė tė famshme pėr pėrfshirjen e Shqipėrisė nė njė Traktat tė Shoqėrizim-Stabilizimit tė vendeve tėe Ballkanit perėndimor qė do ta afrojė atė tek portat e Europės sė Bashkuar. Se kur do tė ndodhin tė gjitha kėto mrekulli Prodi nuk e di dhe as ka pėrse ta dijė se ai nuk do tė jetė kryeministėr i Europės sė bashkuar kur tė afrohet Shqipėria tek portat e saj tė hapura. Mirėpo Prodi e tha se portat e hapura tė Europės sė Bashkuar pėr shqiptarėt janė po aq tė hapura sa porta e Parajsės pėr mėkatarėt. Zoti portat e Parajsės i ka tė hapura pėr tė gjithė, me njė kusht tė vogėl qė tė mos jenė tė ngarkuar me mėkate nė shpinė kur tė paraqiten para kėtyre portave. Pėrndyshe ai engjėlėi qė bėn roje i drejton nga porta e Ferrit. Tani pėr tani shqiptarėt janė mė mėkatarėt nė Europė sipas vlerėsimeve tė inspektorėve engjėllorė tė Bashkimit Europian. Por Prodi si komshi i mirė erdhi dhe tė paktėn e vuri firmėn qė tė fillojnė bisedimet pėr inspektimet periodike qė tdo tė bėjė Europa pėr tė parė se si shqiptarėt po i ikin gjynahut qė tė fitojnė dashamirėsinė e Padishahut nė Bruksel.
Prodi na tha se kishte ardhur qė tė kėshillonte shqiptarėt se si duhet tė zhvillohen, tė strugohen, tė paqtohen, rė ēkriminalizohen, tė begatohen, tė kulturohen para se tė kėrkojnė tė europianizohen. Me njė fjalė Prodi na tha se puna jonė do tė shikohet e tė rregullohet atėherė kur ne shqiptarėt tė kemi rregulluar ēdo gjė mirė e bukur vetė dhe ai Bashkimi Europian asnjė telash mė tė mos ketė. Kėshtu foli Prodi fjalė tė sakta prej miku dhe kėrciti e iku. Por, pushtetarėt e politikanėt shqiptarė qė mbetėn kėtu me nė filluan tė bėjnė be e rrufe se kishin arritur njė sukses tė madh, se tashmė Shqipėrinė e kishin shpėtuar, edhe pse ajo Europa e bashkuar sikur na doli edhe mė e larguar. Aq i madh ishte gėzimi i pushtetarėve e politikanėve shqiptarė sa qė e humbėn fare torruan dhe filluan tė festonin aspka europianēe . Edhe Prodin qė ekishine nde tek dera e harruan dhe filluan tė rriheshin me grushte nė sallėn e parlamentit pėr tė marrė myzhdenė e miletit. Pėr njė ēast na u krijua pėrshtypja e frikėshme se Prodi ishte edhe kėsaj radhe shumė ters dhe po na risillte nė skenėn e politikės pėrleshjet me kallash tė vitit tė mbrapsht 1997. Po shyqyr kishte qenė vetėm punė grushtash sa pėr qyfyr. E kanė shpjeguar barinjt e deleve se kur deshtė majmen shumė nga kullota ( siē majmen politikanėt e deputetėt nga kontrabanda) fillojnė dhe u hanė brirėt dhe zėnė e pėrplasin kokat.
Prodi erdhi, pa, fitoi, bisedoi, nėnshkroi dhe shkoi. Pra bėri shumė mė tepėr se Jul Ēezari qė tha vetėm : erdha , pashė, fitova. Helbete jetojmė nė kohėra tjera. Pastaj Europa e Bashkuar do tė jetė perandori mė e fuqishme se ajo romake. Vetėm nė njė gjė sikur ka filluar ti ngjajė shumė shpejt asaj Perandorisė Romake, nė punėt e degjenerimt e perversitetit. Kur nė Tiranė ishte Prodi nė Bruksel po celebroheshin martesa burrė me burrė e grua me grua meqenėse edhe Belgjika e miratoi ligjin qė i lejon tė tilla martesa. Thonė se Perandorisė Romake kėshtu i erdhėn shenjat e para tė shkatėrrimit. Megjithatė ne shqiptarėt jemi ende mbrapa Europės sė Bashkuiar dhe mbase Brukseli nuk na e vė si kusht qė pėr pranimin nė Europė tė miratojmė ligjin e martėsės burrė me burrė.
Prodi iku. Ne pėrsėri na la kėtu ku ishim. Na ka thėnė se na pret nė Bruksel kur nga njė thellė tė bėhemi gjel. Na tha ju laga sot dhe do tju rruaj mot nėse nuk vazhdoni tė bėni mė kot. Se kur ėshtė ajo e rruajtmja mot e di vetėm njė Zot, se kėto punėt e integrimve europiane nuk maten me mot e kalendarike. Ka rrezik qė tė thahet e lagura qė na bėri Prodi dhe kur tė vijė ai moti tė na takojė pėr pjesė tė na rruajnė thatė. Turqia ka dekada qė pret atė tė rruajtmen mot. Mund ta pėsojmė edhe ne ashtu.
Megjithėse disa duan tė krijojnė idenė se myslimanizmi po merr fund nė Shqipėri nė sytė e Europės ne pėrsėri mbetemi vend mė shumė mysliman. Edhe sikur tė themi se u krishterizuam tė gjithė si me urdhėr tė peshkut ( ose tė Xhorxh Sorosit e tė Pirro Mishės) pėrsėri nuk do tė na besojnė. Europpa e ka humbur besimin tek shqiptarėt pėr shumė arsye dhe pėr mė shumė mosarsye. Ajo mė shumė na merr pėr gėnjeshtarė, kurvarė, kontrabandarė, klandestinarė, gomonarė, kriminarė, mėrgimtarė. Europa na do kavie pėr eksperimentet e kthimit tė kombit nė shoqėri multietnike, pėr hyzmeqarė tė kontrabandės e tė prostitucionit qė bėn vet, pėr fillestarė tė veprimtarive mafizoe qė i komandon vetė.
Prodi ishte i sinqertė kur la tė kuptohet qasrtė se dita e intergrimit tė Shqipėrisė nė Europė ėshtė e largėt, se pėrshumė vite do tėbėhet fjalė pėr shoqėrizim, pėr motėrzim, pėr n jė afrim mė tė madh se tani me Europėn. Por edhe sikur Prodi tė na pranonte nė Bashkimin Europian qysh nė pritjen qė u dha pėr tė nė Pallatin e Brigadave, pėrsėri Europė e zhvilluar ne nuk bėhemi dot shpjet. Pėr gjėrat tjera jemi Europė e shkuar Europės. Na mungon vetėm ajo dreq lėvizje e lirė pa viza qė tė ikim nga Shqipėria dhe tė lėmė sa mė shumė vend pėr kinezėt qė duan tė vinė kėtu. Prandaj kot tė merremi me pallavrat e integrimit. Le tė merren Nano e Berisha me kėto punė, meqenėse nuk kanė punė dhe nuk dinė tė bėjnė tjetėr punė.
02.02.2003 Abdi Baleta
PĖRGJEGJĖSIA E NANOS PĖR SJELLJET E GEIXHIT
Kemi shkruar mjaft pėr dėmin qė i sollėn politikės shqiptare dhe Shqipėrisė Fatos Nano dhe Sali Berisha kur nė dhjetor tė vitit 2002 pritėn antishqiptarin Nikolas Geixh tė shoqėruar nga ambasadori i SHBA dhe lanė pa pėrgjigjen e duhur dekklaratat e tij provokuese kundėr kombit shqiptar. Por ka pėrsėri zhvillime qė tė detyrojnė ti rikthehesh kėsaj teme.
Gazetat e Tiranės mė datėn 28 janė 2003 janė marrė mjaft me pjesėn e njė interpelance tė kryeministrit Nnao nė parlament ku ai jep shpjegime pėr takimin e tij me Geixhin. Gazeta nanoiste Zėri i Popullit, qė ėshtė edhe organ i PS-sė dhe zėdhėnėse e qeverisė, nėn titullin Nano: jo bunkerizimit politik, por politika integruese ka botuar tė plotė tekstin e dy pyetjeve qė ka bėrė deputeti i PD sė Reformuar, Nard Ndoka dhe pėrgjigjet e dhėna nga Nano. Gazetat tjera kanė vėnė nė dukje pjesėt qė duken mė tė spikatura pėr tė kuptuar arsyetimet dhe justifikimet e Nanos.
Gazeta Shekulli ka veēuar idenė e Nanos : mbetem pėr njė politikė tė hapur dhe integruese. Smbaj pėrgjegjėsi pėr pikėpamjet e Geixhit. Gazeta Shqiptare ka quajtur mė interesant mendimin e Nanos Spėrgjigjem pėr idetė e Geixhit. Gazetės TemA mė me rėndėsi i ėshtė dukur mendimi Nanos ; Geixh vizitor i zakonshėm. Gazeta tjetėr berishiane 55 i ka bombarduar lexuesit e vet me njė ide mė justifikuese pėr Nanon e shfajėsuese pėr Geixhin Nano:Akuzat ndaj Nikolas Geixhit nuk janė tė vėrteta. Gazeta Korrieri ėshtė tėrhequr mė shumė nga shpjegimi i Nanos : Koha e mentalitetit komunist kur dy persona qė ulen e diskutojnė me njėri tjetrin duhet tė ndahen me tė njėjtin mendim, ka perėnduar.,
Nga tė gjitha kėto del njė gjė e qartė: Fatos Nano ėshtė pėrpjekur ta banalizojė takimin e tij me Geixhin nė nivelin e njė takimi tė rastėsishėm si nė kafene midis dy personave qė flasin rroma-pėr-toma (francezėt kanė thėnien a battons rrompu) ēfarė tu shprepet, gjėra qė nuk kanė ndonjė prapavijė apo persperktivė politike, as ndonjė sfond tė rrezikshėm kombėtar pėr shqiptarėt, as ndonjė motiv apo qėllim tė keq. Pra Nnao ka dashur ta paraqesė takimin etij me Geixhin si njė gjė qė nuk kishte pėrse tė mos bėhej dhe as ka pėrse tė diskutohet qė u bė. Nė tėrė shpjegimet qė ka rreshtuar Nano dhe qė mbushin gati njė faqe gazete nė ZP bie nė sy njė lojė e tij cinike me elementė tė papėrgjegjshmėrisė qytetare e kryeministrore nė trajtimin e kėtij takimi. Ka vepruar kėshtu se nuk ka dashur tė trajtojė me seriozitet e me pėrgjegjėsi kėtė gafė diplomatike pėr njė kryeministėr tė Shqipėrisė, qoftė ky edhe njė grekofil si Nano.
Nano gabon edhe nė rast se nuk e ka kuptuar dhe nė rast se e mohon se ai ka pėrgjegjėsira pėr shumė gjėra lidhur me takimin me Geixhin. Nano zbulon dobėsinė e pozitės dhe tė mbrotjes sė vet kur pėrrallis pėr mentalitete komuniste qė paskan perėnduar. Tė bėsh ose tė mos bėsh takime tė caktuara nuk ėshtė bunkerizim komunist apo shkallmim bunkerėsh komunistė, por strategji e taktikė diplomatike qė e zbaton ēdo shtet e ēdo pushtetar nė ēdo sistem e regjim. Nanos nuk i bie pėrgjegjėsi dhe nuk i vihet faj qė na takimin me Geixhin nuk ka rėnė nė njė mendje me tė, por i vihet faj dhe i bie pėrgjegjėsi se ka qenė nė njė mendje me tė, madje ka rėnė paraprakisht nė njė mendje me tė.
Nano ka pėrgjegjėsi qoftė dhe vbetėm pėr faktin qė e takoi. Ai ka pėrgjegjėsi pėr ato qė ka biseduar. Ai ka pėrgjefjėsi pėr ato qė nuk i ka biseduar dhe qė duhej ti bisedonte, sepse Geixhi ka bėrė poshtėrsira antishqiptare para se tė vinte nė takim me Nanon. Ai ka pėrgjegjėsi qė nuk ėshtė treguar i sinqertė me shqiptarėt qysh kur e takoi, qė nuk ka folur qartė. Nano ka pėrgjegėjsi pėr sjelljet arrogante tė Geixhit nė Shqipėri, dhe kundėr shqiptarėve nė botė. Nano ka pėrgjegjėsi edhe pėr idetė e Geixhit pėrderisa e takon dhe pranon tė bisedojė miqėsisht me tė problemet e shqiptarėve dhe tė Ballkanit.
Shqiptarėt nuk kanė pėrse tė qortojnė Nanon se pse nuk ėshtė ndarė me Geixhin nga ky takim i zemėruar dhe i grindur, por pse nuk ėshtė grindur me tė nė takim dhe pse ėshtė ndarė miqėsor me tė, sepse Geixhi vinte si armik i deklaruar i kombit shqiptar nė takimet me Nanon e Berishėn dhe pas takimit ėshtė sjellė edhe mė egėrsisht si armik i kombit shqiptar. Nano ka pėrgjegėjsi qė e ka inkurajuar me qėndrimet tij Geixhin pėr tė vepruar nė kėtė mėnyrė. Nano mban pėrgjegjėsi tė madhe pėr idetė qė ka shprehur Geixhi nė Shqipėri, sepse i dha mundėsinė tė vinte dhe ti shprehte kėto ide nė njė takim me kryeministrin dhe pas njė takimi me kryeministrin nė prani tė ambasadorit tė SHBA. Nano ka pėrgjegėjsi pėrt idetė e Geixhit sepse me politikėn e tij shumėvjeēare nė krye tė PS-sė dhe disa herė nė krye tė qeverisė e ka inkurajuar dhe ndihmuar Nikolas Geixhin tė jėtė edhe mė cinik e mė arrogant nė anti-shqiptarizmin e tij, nė provokimet e tij,.
Prandaj Nano nuk mund tė shpėtojė nga kėto pėrgjėgjėsi me ca fjalė nė hava kundėr mentalitetit komunist tė bunkerizimit. Nano edhe si qytetar i Shqipėrisė edhe e mė tepėr si politikan e kryeministėr daljet nga bunkerizimi komunist shqiptar nuk duhet ti bėjė pėr tė hyrė nė thesin e anti-shqiptarizmit tė Geixhit. Hapje e Shqipėrisė nuk do tė thotė, siē pretendon Nano, qė ai tė shkojė tė shkėrdhejė interesat kombėtare shqiptare me ēdo aventurier tė anti-shqiptarizmit grek.
Nano ėshtė treguar cinik dhe i paedukuar ndaj deputetit Ndoka duke i bėrė leksion pėr ēbunkerizime e shpartallime dyersh tė mbyllura. Kjo nuk e zbukuron e as e pėrligj mbylljen Nanos nė dhoma intime me shovinizmin grek tė Geixhit. Shqipėrisė nė tė kaluarėn nuk i ka ardhur e keqja se nuk qenkan bėrė takime me antishqiptarė tė sojit Geixh. Shqipėria nuk pėrfiton asgjė as nga takimet e ėmbla tė Nanos me shovinistė tė tėrbuar si Geixh. Nga kėta takime pėrfiton Greqia.
Nano edhe gjatė interpelancės ėshtė sjellė nė mėnyrė harbute e cinike me atė pjesė tė bashkėsisė shqiptare nė SHBA qė ka shprehur shqetėsime pėr rolin e Geixhit nė politikėn shoviniste, agresive e nė veprimtaritė terroriste kundėr shqiptarėve. Nano ka folur nė kėtė rast njėsoj si Frrok Ēupi. Nano ashtu si Ēupi ka qortuar shqiptarėt e shqetėsuar nė SHBA qė demaskojnė Geixhin dhe i ka sfiduar ata se nuk ardhkan tė bėjnė mė shumė nė Shqipėri sipas tekaveve tė Nanos, po merren mė Geixhin,. Nano nė fakt u ka bėrė bisht pyetjeve dhe tėrė tehu i fjalės sė tij tė ngatėrruar me llafofologji bajate tipike nanoiste ka synuar tė shfajėsojė Geixhin, tė shfajėsojė veten pėr atė qė ka bėrė dhe tė fajėsojė ata shqiptarė nė Shqipėri e diasporė qė kundėrshtojnė politikėn e Geixhit. Nano ndoqi tė njėjtėn taktikė bishtinimi edhe kur bashkėbiseduesia e tij, Xhunga, nė emision Shqip tė Top Channel nė datėn 31 janar 2003 i kujtoi se ai flet shumė pėr hapje, pėr bashkėpunim me tė gjithė, por kujdesin mė tė madh e tregon pėr tė kėnaqur orekset e Greqisė nė Shqipėri.
Mjetet e propagandės elektronike tė Tiranės mė datėn 1 shkurt 2003 njoftuan se Nano kishte pritur nė takim pėrfaqėsuesin e lobit shqiptar nė SHBA, David Lukaj, njėrin nga kritikuesit e ashpėr tė veprimeve tė Geixhit, i cili shoqėrohej nga ambasadori amerikan nė Tiranė, Xhefri. Mė parė kjo dyshe kishte takuar shefin e opozitės, Sali Berishėn. Pra u inskenua njė diēka identike me atė qė u bė pėr Geixhin nė fillim tė muajit dhjetor 2002. Inskenime tė tilla politiko-diplomatike e bėjnė edhe mė tė dyshimtė atė qė u bė nė rastin Geixh.
Ky inskenim mė shumė vlen pėr tė nxjerrė ambasadorin amerikan nga pozita e pahishme ku ai u vu nė rastin e shoqėrimit tė Geixhit. Nuk na hyn shumė nė punė nėse ky inskenim ishte konceptuar nė Amerikė pėr tė pėrmirėsuar imazhin e ambasadorit, ishte kurdisur nė Tiranė nga ambasadori pėr tė pėrmirėsuar pozitėn e tij para superiorėve tė vet, apo ishte porositur nga Nanoe Berisha pėr tu thėnė shqiptarėve se atė qė bėnė me Geixhin po e bėjnė dhe me pėrfaqėsuesit e diasporės shqiptare. Ajo qė ka rėndėsi ėshtė se pėrdoret i njėjti skenar. Kjo e nxjerr edhe mė shuėm nė pah anti-shqiptarizmin e rastit Geixh.
Nė takimin me Lukajn Nano e paska pėrsėritur atė mendimin e tij se nacionalizmit i ka kaluar koha. Kėtė duhej ta kishte thėnė kur takoi Geixhin dhe jo Lukajn nėse donte qė ti thoshte se nacionalizmi grek ėshtė atavik. Kur ia thotė Lukajt kjo tingėllon si qortim pėr shqiptarėrt qė mendojnė e veprojnė nė funksion nė interesave kombėtare shqiptare. E dimė prej kohėsh porosinė e Nanos : nuk duhet ti kundėrvemė shovinizmit tė fqinjėve nacionalizmin shqiptar. Duke i thėnė Lukajt se nacionalizmit i ka kaluar koha Nano nė fakt ka dashur ta qortojė atė qė kundėrshtoi Geixhin dhe tė pėrsėrisė atė dėshirėn e tij tė vjetėr qė shovinistėt grekė tė bėjnė ēfarė tė duan kundėr Shqipėrisė, por shqiptarėt tė mos reagojnė si nacionalistė.
Lukaj dhe Vulaj kanė bėrė njė takim tė dėshtuar sepse ai u ėshtė dashur Nanos , Berishės dhe amabasadorit amerikan tė kallaisin rastin Geixh. Lukaj dhe Vulaj edhe na zhgėnjyen me pohimet se Nikolas Geixh nuk ėshtė person me rėndėsi nė Amerikė. Tė tilla pohime i pėrdorėn Nano e Berisha pėr tė qetėsuar reagimine shqiptarėve. Nėse Geixh nuk ka asnjė rėndėsi pėr politikėn amerikane ndaj Shqipėrisė kjo do tė ishte njė arsye qė ambasadori amerikan tė mos e shoqėronte, jo ta shoqėronte. Geixh mund tė jetė fare pa rėndėsi pėr Amerikėn, por ka rėndėsi pėr Shqipėrinė, pėrderisa ai na ngatėrron aq shumė. Geixh i prishi vizitėn presidentit Berisha nė SHBA para disa vitesh. Geixh thirri Nanon e Metėn nė Korfuz nė verėn e vitit 2002 dhe i detyroi tė pajtohen e tė ndjekin kėtė politikė qė po bėhet nė Shqipėri tani dhe qė po bėhet edhe me Serbinė. Prandaj ėshtė me dėm tė thuhet se Geixh ėshtė njeri pa rėndėsi.
Vetėm njė njeri aė nuk merr vesh nga politika, ose qė ėshtė kundėr nacionalizmit shqiptar pėr llogari tė shovinizmave fqinj mund tė thotė si Nano se nacionalizmit i ka ikur koha. Fatos Nano vet e ka shumė merak tė tregojė se merr shumė vesh nga politika. Mbetet tė besojmė se ai e mohon nacionalizmin para shqiptarėve pėr arsyen e dytė.
Interpelanca e kėrkuar nga Nard Noka e ka arritur nė fakt qėllimin sepse e ka bėrė Nanon tė zhvishet gjysmė lakuriq para shqiptyarėve si ithtar i Geixhit. Kjo interpelancė ka vėrtetuar pėrse Frrok Ēupi dhe Vangjel Dule ishin aq agresivė kundėr shqiptarėve dhe nė favor tė Geixhit e tė politikiės greke nė atė emisionin famėkeq qė organizoi Top Channel pėr tė tishėrbyer Geixhit. Le tė tė thotė ēfar tė dojė Nano,. me pėrgjigjet e tij ai e ka vėnė veten nė bashpėrgjegjėsi me ato qė bėri e qė tha Geixhi kundėr Shqipėrisė e kundėr shqiptarėve. Tani u mbvetet shqiptarėve tė mendojnė mirė se cilin kanė nė krye tė qeverisė.
02.02.2003 Abdi Baleta
RADIKALIZMI I KISHĖS ORTODOKSE
( Shėnim i redaksisė sė Tiranės. Ky tekst ėshtė shkėputur nga libri i gazetarit grek Takis Mikas me titullin Aleanca e mallkuar. Greqia dhe Serbia e Milosheviēit, botuar nė anglisht nė SHBA nė vitin 2002. Pėr kėtė libėr nė shtypin shqiptar ėshtė botuar vetėm njė koment i bėrė nga njė drejtues i njė organizmi pėr tė drejtat e njeriut nė Greqi. Libri i Takis Mikas ėshtė njė vepėr qė ēdo shqiptar duhet ta lexojė e studiojė me laps nė dorė ( sikurse thuhej nė kohėn e indoktrinimit komunist). Libri i Takis Mikas i hedh poshtė me argumenta e anlizė shumė tė spikatur edhe orvatjet e njė numri politikanėsh e propagandistėsh nė Shqipėri pėr tė mashtruar opinionin publik shqiptar pėr natyrėn e Kishės Ortodokse Greke, tė politikės greke, pėr mentalitetin grek, pėr armiqėsinė qė ushqejnė grekėt pėr shqiptyarėt nė pėrgjithėsi e pėr myslimanėt. Libri i Takis Mikas i zbėrthen dhe dhe i shkatėrron tezat e teoritė qė pėrrallsin sorosianėt shqiptarė. Prandaj mendojmė se pjesa qė po botojmė do ti vlejė lexuesit pėr tė kuptuar mė mirė edhe atė fushatė piromishiane-sorosiane aė po bėhet kundėr Islamit nė Shqipėri)
Qėndrimet qė i dhanė formė reagimit tė shoqėrisė greke ndaj ngjarjeve nė Kosovė dhe nė Bosnjė nuk mund tė kuptohen nė se nuk mbajmė parasysh zhvillimet nė njėrėn nga kėshtjellat mė tė mėdha tė idelogjisė anti-perėndimore, konkretisht Kishėn Ortodokse tė Greqisė. Nė njė kohė qė politizimi i fesė nė Turqi ka tėrhequr shumė vėmendjen nė botė, pak vėmendje u ėshtė kushtuar zhvillimeve tė tilla tė njėkohėshme nė Kishėn Ortodokse. Por politizimi i Kishės Ortodokse tė Greqisė mund tė quhet si njėri nga zhvillimet mė tė rėndėsishme tė kohėve tė fundit nė vend.
Ka, sigurisht, larmi tė madhe tė mėnyrave me tė cilat po bėhet ky proēes nė vende tė ndryshme. Njeri nga ndryshimet kryesore ka tė bėjė me qėllimet e lėvizjeve fetare pėrkatėse. Ndėrsa nė Turqi myslimanėt kryesisht pėrpiqen tė reformojnė trajtimin e ēėshtjeve tė brendėshme, nė Greqi kisha gjithnjė e mė shumė ėshtė pėrqėndruar nė ēėshtje qė kanė tė bėjnė me politikėn e jashtme tė vendit. Pėr mė tepėr deklaratat e saj zakonisht paraqesin pikėpamje tė forta nacionaliste.
Nė vitin 1992 Kisha Greke ishte nė pararojė tė kundėrshtimit tė planit tė njė shteti fqinj pėr ta quajtur veten Maqedoni. Ajo luajti njė rol vendimtar nė fermentimin e ndjenjave nacionaliste duke organizuar dhe duke marrė pjesė nė tubimet masive tė protestės kundėr uzurpimit tė emrit tė Maqedonisė, tė cilat u mbajtėn nė tėrė Greqinė gjatė viteve 1990.
Demonstratat masive nė Selanik dhe nė Athinė nė tė cilat kisha luajti rol vendimtar treguan se ajo ishte nė gjendje tė shkaktonte ngjarje politike qė do tė kishin ndikim vendimtar nė formimin e politikės sė jashtme tė Greqisė. Synimi i demonstratave ishte tė ushtrohej trysni mbi qeverinė greke qė tė tregonte kėmbėngulje dhe tė pranonte ēdo kompromis pėr ēėshtjen e Maqedonisė.
Kjo u pohua nga Peshkopi Pantelejmon i Selanikut gjatė njė meshe ku ishte i pranishėm Presidenti i Greqisė dhe personalitete tė tjera shtetėrore: Kombi do tju quaj ju pėrgjegjės pėr emrin Maqedoni, qė pėr ne nuk ėshtė ēėshtje pėr tė bėrė pazarllėk. Kisha Ortodokse Greke u kap pas kėtij qėndrimi gjatė gjithė viteve 1990. Tani vonė, nė mars tė vitit 2001, Kryepeshkopi Kristodulos pėrsėriti kundėrshtimin e kishės pėr emrin Maqedoni duke cituar ata qė trėmbeshin se kjo mund tė legjitimonte pretendimet e shtetit tė ri ndaj Greqisė.
Pėr mė tepėr personalitete fetare tė rangjeve tė larta ishin haptazi tė pėrfshirė nė veprime qė mund tė kenė ēuar nė destabilizimin e shtetit shqiptar duke u dhėnė tė paktėn mbėshtetje shpirtėrore lėvizjeve qė kėrkonin bashkimin me Greqinė tė Vorio Epirit (Shqipėrisė Jugore) ku jeton njė pakicė greke.
Nė maj tė vitit 1994, Peshkopi Sebastianos i Konicės nė Greqinė Veriore kėrkoi qė tanket greke tė dėrgoheshin nė Epirin e Veriut. Pas disa javėsh, nė njė fjalim tė mbajtur mė 2 qershor para ministrit tė jashtėm grek Karolios Papulias, pėrfaqėsuesve nga parti tė tjera politike dhe mijėra mbėshtetėsve tė Peshkopit Pandelejmon qė brohorisnin e valėvisnin flamuj, Sebastianos bėri thirrje qė ky rajon ti aneksohej Greqisė.
Njė mbėshtetje e tillė me raste ėshtė shprehur nė deklarata qė sfidonin si ligjin e vendit dhe traktatet ndėrkombėtare. Njė rast i veēantė ishte sulmi mbi kazermat nė Peshkėpi, brenda territorit shqiptar, nga njė organizatė paraushtarakėsh grekė MAVI, nė tetor 1994 (ėshtė nė prill tė atij viti shėnim i pėrkėthyesit). Sulmi shkaktoi dy tė vdekur midis rojeve shqiptare dhe dy tė plagosur. Disa veprimtarė tė MAVI-it u arrestuan mė 19 mars tė vitit 1995, u nxorrėn nė gjyq, dhe u lanė tė lirė si duket pėr mungesė provash. Njė kryeartikull nė njė gazetė qė botohej njė herė nė dy muaj nga Dioqeza e Dimitrias e cilėsoi veprimin e grupit paraushtarak grek si atdhetar dhe heroik.
Interesi kombėtar, argumentonte gazeta, duhet tė marrė pėrparėsi mbi kėrkesat e drejtėsisė. Edhe nėse ata janė fajtorė, bėmat e tyre duhet tė mbulohen. Kush do tė guxojė njė mision tė tillė tė rrezikshėm nė tardhmen nėse qeveria nuk do ta ndihmojė pėr ta fshehur atė?
Megjithėse Kisha Greke, luajti njė rol aktiv nė forcimin e ndjenjave proserbe dhe nė tė njėjtėn kohė i hidhte benzinė tė zjarrit tė ndjenjave anti-perėndimore dhe antiamerikane, deklaratat e saj pėr ēėshtje tė politikės sė jashtme nuk u kufizuan vetėm nė ngjarjet qė kishin tė bėnin me luftrat e fundit ballkanike.
Qysh nga koha e zgjedhjes sė tij nė zyrėn mė tė lartė, nė maj 1998 Kryepeshkopi Kristodulos i kushtoi shumė vėmendje politikės sė jashtme dhe shprehimisht bėnte thirrje pėr ēlirimin e zonave tė pabashkuara nė ato vende ku ka minoritete greke.
Pikėpamjet e forta nacionaliste tė Kryepeshkopit Kristodulos nuk u shfaqėn papritmas me arritjen e tij nė pozitėn e udhėheqėsit kishtar. Gjatė konfliktit pėr njė ishull tė vogėl nė detin Egje qė i ēoi Greqinė e Turqinė afėr luftės nė dimrin e vitit 1996 ai shkroi njė artikull nė To Vima ku denonconte pėrfundimin paqėsor tė krizės dhe mbronte njė zgjidhje ushtarake tė problemit: Ne jemi vėnė pėrballė zgjidhjes midis paqes ose lirisė, paqes ose turpėrimit kombėtar. Dhe kur ballafaqohesh me njė dilemė tė tillė zgjedhja e drejtė historike nuk mund tė jetė paqa.
Kėshtu, qysh nga zgjedhja e tij, deklaratat anti-turke tė Kryepeshkopit Kristodulos kanė marrė fuqi. Ai jo vetėm ka qėnė i gatshėm tė denoncojė Lindjen barbare (d.m.th Turqinė) sa herė i jepej rasti, por ai ėshtė pėrpjekur tė ringjallė ėndrrat irredentiste greke me pallavrat pėr rikthimin nė vatrat e pabashkuara (alitrotes patrides) tė Turqisė veri-lindore qė dikur kishin njė popullsi tė ndieshme greke.
Njė tjetėr deklaronte pėr politikėn e jashtme qė duhet mbajtur shėnim ėshtė ajo e fundit tė gushtit tė vitit 1998 kur nė prani tė personaliteteve tė tjera kishtare ai bėri thirrje pėr ripushtimin e Konstantinopojės dhe tė Shėn Sofisė nė Turqi. Udhėheqėsi i Kishės Greke ka shpallur qėndrime politike pėr problemin e Qipros. Qipro u nda nė vitin 1974, pasi ushtria turke vėrshoi nė ishull nė kundėrpėrgjigje tė njė grushti ushtarak tė frymėzuar nga Greqia kundėr Presidentit Makarios. Kryepeshkopi grek kishte hedhur poshtė njė kornizė tė pėrgatitur nga OKB pėr bisedime ndėrkombėtare qė pėrqėndrohej nė idenė e njė shteti federativ dyzonėsh.
Pikėpamja dhe programi pėr politikėn e jashtme i Kishės Ortodokse Greke janė me rėndėsi tė jashtėzakonshme nėse marrim parasysh natyrėn e ndėrthurur tė marrėdhėnieve shtet kishė nė Greqi. Kisha ka njė pushtet institucional tė konsiderueshėm, i cili pjesėrisht buron nga kushtetuta e vendit qė vendos se shteti dhe kisha nė Greqi janė tė pandarė dhe pjesėrisht nga lidhja historike nė kombin grek me mendimin se kisha e paska shpėtuar nga zhdukja gjatė sundimit otoman.
Kisha Ortodokse Greke gėzon gjithashtu privilegje tė konsiderueshme nė marrėdhėniet me kishat e fetė e tjera , njė fakt qė shihet nga shumė si njė imponim i kufizimit tė rreptė tė parimeve tė lirisė fetare dhe si diskriminim i pakicave tė ndryshme fetare.
Mosndarja e Kishės nga shteti nė Greqi, i jep kishės njė pamje politike domethėnėse duke siguruar nė tė njėjtėn kohė pranimin e pikėpamjeve tė saj nga njė pjesė e madhe e publikut. Megjithatė qeveria e PASOK-ut e kryesuar nga Kostas Simitis, sikurse ato para saj, ka deklaruar se nuk ka ndėrmend tė shkelė parimin e mosndarjes. Nė njė deklaratė zyrtare tė paradokohėshme, Jorgo Paskalidis ministėr pėr Maqedoninė dhe Thrakėn, ripohoi se qeveria greke e kundėrshton ndarjen e Kishės nga shteti.
Edhe njė paragon tė tillė tė mėhershėm tė radikalizmit politik si i ndjeri Andreas Papandreu nuk linte rast pa shfaqur pėrkushtimin e tyre ndaj besimit ortodoks. Gjatė viteve 1990 Papandreu vizitoi manastiret e vendit, ndėrsa gruaja e tij Dimitra Liani njė ish-stjuardesė, do tė deklaronte pėrkushtimin e palėkundur ndaj mėsimevet ė kishės sa herė ti jepej rasti asaj.
Kėshtu thuhet se Kisha Ortodokse Greke mbetet sipas fjalėve tė Paskalis Ketromilides krahu zyrtar i pushtetit civil megjithė mosmarrėveshjet rastėsore me qeverinė.
Pozita e kishės nė lidhje me Maqedoninė dhe luftėn nė Jugosllavi ndonėse e shprehur me njė gjuhė tė paēliruar nga hipokrizia nė thelb ka pasqyruar pikėpamjet qė ka pasur nė ēdo kohė shumica dėrrmuese e klasės politike greke. Mund tė thuhet, pra, se funksioni i Kishės Ortodokse Greke nė politikėn e jashtme sot ėshtė tė ndihmojė shtetin grek tė ēojė nė maksimum ndikimin e tij nė vendet fqinje, popujt e tė cilėve kanė me tė tė njėjtėn fe.
Rėndėsinė politike tė rigjetur tė Kishės Ortodokse Greke nė Ballkan pas shėmbjes sė komunizmit e nuhati menjėherė kryeministri Papandreu, i cili i dha fesė njė vend kyē nė pėrpunimin e politikės sė jashtme. Nė vitin 1994 ai deklaroi se luftrat ballkanike nxorrėn nė sipėrfaqje rezonancėn e lidhjeve ortodokse midis Athinės, Beogradit, Sofies dhe Moskės dhe ripohuan fijet ortodokse qė bashkojnė popujt e disa vendeve tė Ballkanit. Dy vite mė parė nė njė fjalim para militantėve tė Partisė Socialiste Papandreu kishte theksuar se lidhjet qė bashkonin Greqinė e Serbinė ishin tė themeluara nė faktin se tė dy kombet kishin luftuar bashkarisht nė luftėrat ballkanike, si dhe nė faktin se ata kishin fe tė pėrbashkėt.
Ajo qė e vlen tė mbahet shėnim nga kėto deklarata nuk ėshtė aq shumė e reja e tyre se sa fakti se ato vinin nga njė politikan i majtė. Pėrsa i pėrket tė resė nė pikėpamjet qė lidhin politikėn e jashtme me fenė Andreas Papandreu thjesht ecte nė gjurmėt e Antonis Samaras, qė kur ishte ministėr i jashtėm ishte i pari politikan i njohur qė shpalli njė vizion strategjik tė interesave kombėtare greke qė pėrfshinte krijimin e aleancave tė bazuara nė lidhje fetare (i famshmi hark ose bosht ortodoks).
Fakti qė kisha kishte njė rol institucional pėr tė luajtur nė shpalljen e politikės sė jashtme tė Greqisė u theksua edhe njė herė nė njė takim nė vitin 1998 midis ministrit tė jashtėm Teodoros Pangallos dhe Kryepeshkopit Kristodulos. Synimi i takimit ishte tė shqyrtoheshin rrugėt qė kisha greke tė jepte ndihmesė nė programimin e politikės sė jashtme ballkanike tė Greqisė. Sipas Kryepeshkopit Ne shqyrtuam rrugėt pėr tė ēuar pėrpara interesat e kombit tonė dhe pėr tė pėrdorur mirė marrėdhėniet qė ne kemi me kishat ballkanike nė Veri qė ndjekin tė njėjtėn fe si nė. Ai shprehu gjithashtu: urimin pėr njė bashkėpunim tė ngushtė e tė mirė midis Kishės dhe Ministrisė sė Jashtme. Nė pėrgjigjen e tij Pangallos u tregua i etur tė shprehte pėlqimin e vet pėr kėtė rol kombėtar tė Kishės: Ministria e Punėve tė Jashtme mendon se Kisha Greke ka njė mision tė madh pėr tė luajtur nė botėn ortodokse si dhe mė gjerė.
Cili ishte ky mision? Nuk ishte gjė tjetėr veēse krijimi i njė aleance, njė harku siē u quajt, tė vendeve ortodokse nė Ballkan. Ky vizion u nxorr nė pah nė njė artikull qė e shkroi Kristodulos nė vitin 1993 kur ishte peshkop i dioqezės sė Dimitrias. Nė kėtė artikull ai u bėnte thirrje serbėve, rusėve, rumunėve, grekėve dhe bullgarėve tė linin mėnjanė ndryshimet meskine dhe tė bashkoheshin pėr tė formuar njė aleancė qė do tė bėhej pararoja e luftės sė Perėndimit tė Krishterė kundėr myslimanėve. Natyrisht ai mendonte se Kisha Ortodokse Greke do tė luante rolin vendimtar nė formimin e kėsaj aleance.
Pozitat nacionaliste qė i mbron Kisha Ortodokse Greke nuk pasqyrojnė aq shumė metafizikėn e ortodoksisė se sa rolin kishtar si institucion nė shtetin grek.
Nga dalja e tij nė mbarim tė shekullit XIX deri nė ditėt tona shteti grek e ka pėrdorur Kishėn Ortodokse si njėrin nga mjetet e tij kryesore pėr tė arritur njėtrajtshmėrinė etnike nė tėrritoret qė ka kontrolluar, veēanėrisht nė Greqinė Veriore.
Nė kėtė kuptim funksioni i Kishės Greke ka qėnė shumė i madh nė atė qė Sabrina Ramet e quan Shpėnie pėrpara tė mitologjisė kombėtare dhe kolektive kombėtarizimin e Kishės (Autoqefale), sipas Kitromilides, provoi njė proēes tė pakthyeshėm qė kulmoi me kthimin e plotė tė Kishės Greke nė vlerat laike tė nacionalizmit grek deri nė atė shkallė sa Kisha Greke tė ishte maja e ushtės sė gjithė nismave nė pjesėn e fundit tė shekullit XIX dhe gjatė gjithė shekullit tė XX; nga shpallja e ideologjisė irredentiste tė Megali Idea-s nė fillim tė shekullit XX deri nė pjesėmarrjen e saj nė tubime e demostrata kundėr Republikės sė Maqedonisė, kundėr NATO-s dhe nė pėrkrahje tė serbėve.
Teologu rus Aleksandėr Sheman pėrdor termin nacionalizmi teologjik pėr tė pėrshkruar nacionalizmin qė mbisundon Kishėn Ortodokse Greke. Sipas Sheman orvajtja mė e pėrgjithshme e grekėve pėr tė pėrvetėsuar tėrė ortodoksinė nė botėkuptimin fetar grek ėshtė edhe anti-historik edhe a-historik. Kjo tentativė arsyeton ai, pėrmban njė mitologji tė dyfishtė qė ėshtė pjesėrisht fetare, pjesėrisht laike. Nga njėra anė grekėt janė fetare, nga ana tjetėr laikė. Nga njėra anė grekėt janė pėrpjekur tė nacionalizojnė traditat bizantine dhe ortodokse dhe nga ana tjetėr tė arrijnė laicizimin e fesė ortodokse jo vetėm duke e njėsuar me shtetin grek por edhe me Greqinė e vjetėr. Kjo e dyta qė pėrfaqėsonte paganizmin deri nė fund ishte njė armike e madhe e Bizantit teokratik dhe e Kishės Ortodokse.
Laicizmi i shoqėrisė nė Perėndim e ndryshoi rolin e kishave tė krishtera. Kisha nuk do tė shėrbente mė si njė pikė kryesore referimi nė shoqėri. Kjo u zėvendėsua me nacionalizmin. Edhe nė Greqi sikurse me kombe tė tjera qė dolėn nga shpėrbėrja e Perandorisė Osmane, proēesi ndoqi njė rrugė tjetėr. Kėtu Kisha Ortodokse ishte kthyer nė njė pėrbėrės thelbėsor tė ideologjisė nacionaliste.
Ndėrtimi i identiteteve kombėtarė midis tė krishterėve ortodoksė arsyeton Adamanta Pollis nė mėnyrė tė njėtrajtėshme e ripėrfshiu fenė si pėrbėrės kyē tė kombėsisė sė krijuar rishtas. Etnos (Kombi) dhe ortodoksia u shkrinė nė njė. Pėr tė qėnė grek ėshtė e domosdoshme tė jesh grek ortodoks, sikurse pėr tė qėnė rus ėshtė e domosdoshme tė jesh rus ortodoks. Ėshtė tregues i njėsimit tė plotė tė Kishės Greke me kombin ajo qė thekson Viktoria Klark se edhe tė huajt e kthyer tek Kisha Greke duhet qė nė fund tė pranojnė jo vetėm dogmat teologjike tė besimit ortodoks, por edhe qėndrimet e qeverisė greke ne politikėn e jashtme.
Feja ortodokse sot pėrbėn njė nga faktorėt shėnjues semantikė vendimtare pėr identitetin etnik modern grek. Udhėheqėsi i Kishės Greke vazhdimisht thekson njėsimin e kombit me ortodoksinė. Shpallja mė e re e kėtij qėndrimi ėshtė ajo nė njė tubim nė Athinė ku merrnin pjesė qindra e mijėra njerėz. Kėtu Kryepeshkopi Kristodulos, pėrsėriti se Greqi do tė thotė Ortodoksi. Gjatė njė dreke pėr korespondentė tė huaj tė shtruar disa ditė pėrpara kėtij tubimi ai kishte thėnė: Ortodoksia e pėrcakton identitetin e ēdo greku.
Kombėtarizimi i fesė nė Greqi siē shprehen nė ndėrthurjen e etnisė me fenė u shpall nė deklaratat e udhėheqėsit tė Kishės qė i vėnė bashkė interesat e fesė ortodokse. Pėr shembull nė njė pėrgjigje ndaj kritikuesve tė tij qė i kėrkonin tė pėrmbahej e tė mos bėnte deklarata pėr ēėshtje tė politikės sė jashtme Kristodulos tha: Nuk do tė pushoj sė shprehuri interesat e kombit. Dhe besoj se misioni im ėshtė tė pėrkrah interesat kombėtare cilido qė tė jetė ēmimi.
Antonis Manitakis, njė profesor i sė drejtės kushtetuese nė Universitetin e Selanikut, tani vonė ka vėnė nė dukje: Kryepeshkopi tha se ai ėshtė i interesuar pėr ēėshtjet qė i pėrkasin kombit dhe jo si mund tė ketė kujtuar ndokush pėr ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me tė varfėrit, me tė papunėt, me tė lėnėt mėnjanė, me refugjatėt. Direktivat qė ndjek ai nė fjalimet e tij nuk janė nga Bibla, as nga Bota Qiellore por nga interesat kombėtare....
Njesimi i Kryepeshkopit me interesat e Kombit do tė thotė se pavarėsisht nga pretendimet universaliste tė Ortodoksisė greke, misioni i tij real ėshtė tė ruajė etosin shpirtėtor sipėror tė greqizmės duke farkėtuar marrėdhėnie tė pėrthithura midis Kishės dhe Shtetit, njė detyrė qė thjeshtohet nga fakti se shumica dėrrmuese e grekėve janė ortodoksė. Detyra qė ka shpallur vetė Kisha pėr tė ruajtur kėtė etni nė vijimėsi (krahas privilegjeve financiare pėr vete dhe pėr klerin) ka forcuar njė ndėrvarėsi qė vazhdon pėr njė kohė tė gjatė midis kishės dhe shtetit.
Bashkėveprimi midis kishės dhe shtetit nė Greqi kėto vitet e fundit duket se ka shkuar paralelisht me zhvillime tė ngjashme nė marrėdhėniet shtet-kishė nė Serbi. Nė tė dy rastet shteti dhe kisha e vendosur kanė pėrēuar idenė se identiteti kombėtar dhe ortodoksia janė zgjatim i njėri tjetrit. Por ata e kanė bėrė kėtė pėr arsye tė ndryshme. Nga pikėpamja e shtetit kėto marrėdhėnie tė ndėrthurura kanė ndihmuar tė krijohet njė mit i unitetit kulturor qė nga ana e tij ka dhėnė pėrligjėn kryesore pėr aspiratat nacionaliste. Por kisha e qėndrueshme nxjerr pėrfitime nga punėt e shtetit. Kisha Ortodokse e Greqisė jo vetėm gėzon privilegje tė gjera nė marrėdhėniet me fetė e tjera, por ėshtė vendosur nė qėndrėn ideologjike dhe fjala e saj ka marrė domethėnie politike dhe rėndėsi publike.
Fjala e Kishės Greke do tė dalė edhe mė shumė nė plan tė parė nė vitet e ardhshme. Meqėnėse ajka politike tradicionale gjithnjė e mė shumė e sheh veten tė paaftė (qoftė pėr shkak tė detyrimeve ndėrkombėtare tė vendit, qoftė pėr shkak se pjestarėt e saj kanė pėrqafuar vlera kozmopolite) tė shpallė efektivisht botėkuptim themelor anti-perėndimor nė ideologjinė etno-kulturore tė Greqisė moderne, atėhere kishės do ti kėrkohet ta plotėsojė kėtė zbrazėti.
Ironia mė e madhe mund tė jetė se shpėtimi i nacionalizmit etnik nė Greqi dhe ndoshta edhe gjetkė gjithnjė e mė shumė do tė varet nga Kisha Ortodokse. Forca shoqėrore qė do tė jenė bartėse tė ideologjisė sė Kishės tashmė janė nėpėr vende. Sikurse ka vėnė nė dukje Helena Smith, korespondente e gazetės britanike Gardian nė Greqi, Kristodulos e merr mbėshtetjen nga borgjezia e vogėl e mėnjanuar, nga punėtorėt pa kualifikim, shėrbėtorėt e pėrbuzur dhe ata qė punėsohen me hope. Pėr ata Kisha ėshtė e vetmja qėndresė qė u ka mbetur kundėr kėrcėnimit nga njė shoqėri multikulturore e hapur tė simbolizuar nga fodullėt qė punojnė pėr shumėkombėshet, qė ngasin xhipe dhe i tundin telefonat celularė si armė zjarri.
Qė kėto nuk janė spekullime te kota e kanė treguar dy sondazhe. Mė i riu nė kohė, bėrė nė dhjetor tė vitit 2000 nga Qendra Kombėtare Greke pėr Kėrkime Shoqėrore (EKKE) tregon se nxėnėsit e shkollave tė mesme, prindėrit dhe mėsuesit e shėnonin Kishėn si mė tė besueshmin nga institucionet e shoqėrisė greke. Ushtria vinte e dyta dhe parlamentin e shtynin nė njė vend shumė tė ulėt.
Nė sondazhin tjetėr, tė organizuar nė vitin 1998, 76.4% e atyre qė u pėrgjigjėn thanė se ata parapėlqenin mė shumė Kryepeshkopin Kristodulos, nacionalistin mė luftarak tė Greqisė dhe njė udhėheqės anti-Perėndimor, sesa kryeministrin Kostas Simitis dhe udhėheqėsin e opozitės Kostas Karamanlis, tė cilėt pėrfaqėsojnė ajkėn politike kozmopolite modernizuese.
ZP SJELL LUFTĖN E QERBELASĖ" NĖ DRAGOSTUNJĖ
Mė 29 janar 2003 ZP njofton lexuesit e vet se fatet e Islamit nė Shqipėri do tė vendosen nė Dragostunjė, njė fshat pėrrenjsh e rrėpirash, mbi njėqind kilometra nga Tirana e dhjetra kilometra nga Librazhdi.
Kur lexon reportazhet e sidomos komentin e redaksisė sė ZP pėr luftėn fetare qė paska shpėrthyer midis dy hoxhallarėve, qė qenkan dhe vėllezėr, nė kėtė fshat duket sikur pas shumė shekujve do tė pėrsėritet beteja e famshme e Qerbelasė midis pėrkrahėsve tė Imam Hysenit e Imam Hasanit dhe forcave tė Muavisė, qė masakroi nipėrit e Profetit pėr tė siguruar sundimin e Jezidit.
Nė cepin e majtė tė faqes sė parė ZP ka vendosur titujt Ja prova: radikalizimi islam, pas vrasjes sė Tivarit nė Tiranė, kėmbėkryq nė Dragostunjė. Ja rregullat e reja, tani duan shumė gra nėpėr shtėpira.
Nė faqen e fundit tė gazetės nėn rubrikėn In extremis ishin renditur reportazhet nga gazetarja Eva Pajo dhe Klan Lajme tė shoqėruara me njė shėnim tė redaksisė. Pra njė kombinim shkrimesh nė tė cilėt ZP synonte tu hidhte sa mė shumė benzinė flakėve tė propagandės mbi grindjet e pėrēarjet nė gjirin e bashkėsisė islamo-shqiptare qė mori hov nė prag tė vrasjes sė Sali Tivarit dhe po vazhdon pa ndėrpreje.
Fushata propagandistike para e pas vrasjes sė sekretarit tė pėrgjithshėm tė Bashkėsisė Islame synon tė krijojė e fryjė idenė se nė Shqipėri po ndodh njė luftė e ashpėr nė gjirin e Bashkėsisė Islame midis njė tė quajturi Islam tradicional shqiptaro-turk dhe njė tė quajturi Islami arab, i pari quhet i moderuar i dyti cilėsohet si radikal dhe ekstrem.
ZP ka treguar njė zell tė veēantė pėr tė provokuar sa mė shumė nė kėtė drejtim. ZP po pėrpiqet ta bėjė dhe kėtė betejė tė madhe fetare me atė zell fanatik qė ka bėrė pėr tė nxitur betejėn e luftės klasore nė Shqipėri nėpėrmjet ndarjes komunistė e ballistė qysh nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore dhe betejėn ideologjike nėpėrmjet ballafaqimit marksist leninist dhe revizionistėve pėr shumė vite me radhė gjatė diktaturės komuniste-enveriste.
ZP ėshtė nė ekstazė qė nė njė fshat tė largėt e tė varfėr ka mundur tė gjejė provėn se nė Bashkėsinė Islame tė Shqipėrisė po u pėrleshkan dy rryma armiqėsore tė Islamit dhe ky fshat do tė bėhet qendra e zgjidhjes sė problemeve tė mprehta tė Shqipėrisė. Sipas reportazheve tė Eva Pajos dhe tė Klan-Lajme qė i boton ZP-ja duket sikur Dragostunja e Librazhdit ėshtė njė rast e shembull i veēantė qė mund tė vėrtetojė teorinė e Hantingtonit pėr pėrplasjen e qytetėrimeve. Madje ky rast mund tė mahnisė edhe vet Hantingtonit se mund ti japė material tė ri ta zhvillojė mė tej teorinė e tij si pėrplasje brenda qytetėrimit dhe fesė islame gjė qė do ti jepte goditje mė tė madhe Islamit dhe tua lehtėsonte punėn atyre forcave politiko-fetare nė botėn qė kanė si objektiv parėsor shkatėrrimin e Islamit. Mbase ZP-ja do tė kujdeset ta ftojė Hantingtonin nė Shqipėri dhe ta dėrgojė nė Dragostunjė tė Librazhdit qė ai tė shohė nė vend pėrplasjen e madhe midis dy rrymave islamike dhe tė zhvillojė mė tej teorinė e tij.
Kurse vetė ZP qė po merret mė shumė e mė shpesh me luftėn islamike nė Dragostunjė mund tė rrisė mė tej namin dhe lavdinė e saj si gazetė qė pėrpunon e zhvillon teoritė e praktikat e luftės midis marksizėm leninizmit dhe revizionizmit nė gjurmė e lėvizjes komuniste ndėrkombėtare.
Eva Pajo dhe Klan Lajme i kanė alarmuar shqiptarėt se nė Dragostunjė po ndodhte hataja islamike sepse dy hoxhallarė, vėllezėr, nga familja Gjura qė brez pas brezi ka dhėnė hoxhallarė, qenkan ndarė me njėri tjetrin pėr arsye fetare. I pari Faiku mbledhka xhematin e vet nė xhaminė e vjetėr tė fshatit, kurse Zyberi, qenka rebeluar kundėr Islamit tradicional tė vėllait dhe mbledh njė xhemat mė tė pakėt nė njė xhami tė re, pėr tė propaganduar njė Islam radikal.
Redaksia e ZP nė shėnimin e saj ka marrė anėn e hoxhės sė xhamisė sė vjetėr, qė nė kohėn e diktaturės komuniste ishte transformuar nė magazinė prodhimesh bujqėsore. ZP-ja mban anėn e hoxhė Faikut (qė mund tė ketė qenė brigadier apo magazinier nė kooperativėn bujqėsore) sepse ky praktikon e propagandon njė Islam tradicional qė do tė thotė i kaluar edhe nėn zdrukthin e ateizmit komunist gjatė shumė viteve. Hoxhė Zyberin dhe xhaminė e re ZP-ja i dyshon dhe i shpall si kundėrrevolucionare, si ngatėrrestare se sjellin Islamin radikal. Pra luftėtarja e vjetėr pėr mbrojtjen e marksizėm-leninizmit nga revizionizmi i djathtė (bershtanin-kautskian) dhe ai i majtė (maoist-hunveibin) tani do tė bėjė tė njėjtėn mbrojtje tė Islamit nė Dragostunjė.
Sipas ZP nė rrugėn e drejtė, pra marksiste leniniste, nė zbatimin e Islamit nė Dragostunjė qenka hoxhė Faiku dhe xhamia e vjetėr, nė rrugėn revizioniste qenkan hoxhė Zyberi dhe xhamia e re. Por ashtu si nė lėvizjen komuniste shumica (pra pjesa mė e madhe e xhematit) shkon nėrrugėn e drejtė qė e ndjek hoxhė Faiku. Ja me ēfarė pėrshkrim e analizė tė thukėt shėnimshkruesi i ZP-sė na e ka paraqitur tabllonė e luftės brenda Islamit qė po u bėka nė Dragostunjė: .... njė fshat larg Tiranės ku ėshtė edhe arena e madhe e pėrplasjes sė rrymave nė Komunitetin Mysliman, ku ndarja mes tė moderuarve tė Islamit dhe radikalėve islamikė ėshtė tashmė njė realitet. Ky ėshtė fshati Dragostunjė nė Librazhd ku dy vėllezėr hoxhė kanė ndarė fshatin nė mes, duke shėnuar pėr herė tė parė nė historinė e Shqipėrisė njė ndarje fetare.
Bravo ZP-ja ka bėrė vėrtetė analizė dhe pėrgjithėsime shkencore pėr grindjet e hoxhallarėve vėllezėr tė Dragostunjės. Por e ka ekzagjeruar si shumė kėtė grindje dhe ka gėnjyer si pa lezet pėr disa gjėra. Mallin pėr xhaminė e vjetėr ZP duket e ka tė madh meqėnėse ajo mund tė shkatėrrohet mė shpejt se e reja. Grindjet fetare nė historinė e Shqipėrisė kanė ndodhur shumė mė herėt se kėto tė tanishmet nė Dragostunjė. Grindjet midis kishave tė krishtera ortodokse e katolike kanė sjellė shumė kokėēarje nė shekuj nė historinė e shqiptarėve. Ka mbi 10 vjet qė kisha greke, nėpėrmjet emisarit tė saj nė Shqipėri, Anastas Janullatos, ka krijuar gjendje shumė tė acaruar sepse pėrpiqet tė konvertojė shqiptarėt myslimanė nė tė krishterė. Katolikocentristėt kanė shpallur planet pėr kryqėzatė e rikonkuiste anti-myslimane. Por ajo qė i bėn edhe mė qesharake pohimet e ZP ėshtė gjendja shumė e tensionuar e krijuar nė gjirin e Bashkėsisė Ortodokse dhe tė KOASH-it qysh kur kėtė e uzurpoi prifti grek Janullatos. Gazetarėt e analistėt e ZP-sė para se tė ngjiten deri nė Dragostunjė pėr tė parė si plasi lufta midis islamikėve pas vrasjes sė Sali Tivarit duhet tė ndalen nė Elbasan tė shohin si reziston At Marku dhe Kisha e Shėn Mėrisė, para uzurpimit tė Kishės Orodokse nga Janullatosi.
Pse hesht ZP pėr kėtė dukuri. U bėnė vite qė At Nikoll Marku ka bėrė publikisht e pa pushim tė njohur betejėn qė zhvillohet nė gjirin e ortodoksisė shqiptare dhe mėnyrat si Janullatosi vepron pėr shkatėrrimin e misionit tė kishės qė drejton At Marku nė Elbasan. Para se tė shqetėsohet pėr atė pėrēarjen e tmerrshme qė grindjet e dy hoxhallarėve paskan shkaktuar nė fshatin Dragostunjė, ( gazeta nuk thotė sa banorė ka ky fshat) ZP duhej tė merrej me ato grindjet aq tė llahtarshme e tė shėmtuara qė kemi parė nė forumet drejtuese tė Partisė Socialiste kur grindeshin Fatos Nano e Ilir Meta, apo nė parlament kur grinden socialistėt me demokratėt. Pak ditė pasi ishte botuar shkrimi i ZP-sė pėr grindjen e shekullit nė Dragostunjė deputetėt socialistė dhe demokratė u pėrleshėn me grushte nė sallėn e parlamentit. Po kėtė rrahje mos e shkaktoi Islami radikal nga inati i Prodit katolik qė sapo kishte mbajtur aty njė fjalim?! Po arė vjedhjen e pasaportave tė njė taborri priftėrinujsh italianė nė hotel Dajti mos e ka bėrė hoxhė Zyberi i Dragostunjės me xhematin e xhamisė sė re qė tė nxisin terreorizmin silmaik?! Ndoshta ai eka bėrė se nė kėtė botė tė ēudisstshme ēfarė nuk bėn vaki. Pastaj ZP ka pėrvojė tė gjatė pėr zbulinme veprimtarishė komplotuese dhe nuk i lėshon kollaj insinuatat!
Ėshtė vėrtetė qesharake kur epiqėndėr e grindjeve midis shqiptarėve paraqitet fshati Dragostunjė i Librazhdit, pėr shkak se nė Shqipėri paska filluar tė lėvrijė Islamiradikal (sipas njė thėnie nė Top Channel). Ēmund tė jetė vallė pėrēarja qė kanė shkaktuar dy hoxhallarė vėllezėr nė Dragostunjė nė krahasim me pėrēarjen e luftėn civile qė shkaktoi revanshizmin politiko-ideologjik socialist nė Shqipėri nė vitin 1997???!!!!
c
Krijoni Kontakt