Close
Faqja 15 prej 21 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 207
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Citim Postuar mė parė nga Agim Doēi Lexo Postimin
    Bashkeforumas! Apo diskutante!
    Jemi shume te vegjel para dimensionit te nje Burri Shteti siē asht Abdi Baleta. Lexojeni mire e mire dhe mos hidhni uthull nė sheqer.
    Ne kete tranzicion te gjate e te lodhshem, askush nuk e don te menēurin dhe nacionalistin. Sidomos kur asht pathollogjik, siē asht ABDI BALETA.
    z. Agim,
    I bashkėkangjitėm plotėsisht formulimit tuaj shumė tė sakėt lidhur me figurėn poliedrike, diplomatike, politike, kombėtare, patriotike dhe publicistike tė madhit Abdi Baleta.
    E keni pėrkufizuar bukur dimensionin e tij prej burrshtetasi, siē ishte ai.
    E ai ishte politikani, intelektuli, diplomati dhe deputeti, kur siē thoni edhe ju, nė kėtė tranzicion tė gjatė dhe tė lodhshėm pėr tėrė kombin shqiptar, ngriste zėrin e tij me ngulm, kurdo dhe kahdo, kundėr rreziqeve qė i kanoseshin nga tė katėr anėt gjithė shqiptarėve, sidomos atyre jashtė kufijėve administrativ tė Shqipėrisė, nė Kosovė, Maqedoni dhe Mal tė Zi.
    Abdi Baleta, me punėn dhe aktivitetin e tij politik dhe publicistik qėkur u rrėzua komunizmi nė Shqipėri, jo vetėm se i hapi rrugė tė shpejtė demokratizimit tė Shqipėrisė, por mbi tė gjitha u shndėrrua nė pishtarė tė zgjidhjes sė kauzės shqiptare nė Ballkan, u bė shembull dhe simbol i rrezistencės gjithėshqiptare kundėr skenareve antishqiptare qė pėrgatiteshin ta zhduknin jo vetėm Kosovėn, por tėrė kombin shqiptar, duke e ndarė Shqipėrinė nė dy pjesė, atė jugore bashkė me pjesėn shqiptare tė Maqedonisė pėr t'ia aneksuar Greqisė dhe atė veriore bashkė me Kosovėn pėr t'ia bashkėkangjitur Serbisė. Ishte pikėrisht zėri i Abdi Baletės ai i cili kumbonte lartė nė qiell pėr t'i zgjuar nga letargjia gjithė politikanėt shqiptarė e cila i kishte kapluar pa dallim, si ata nė Tiranė, ashtu edhe ata nė Prishtinė dhe Shkup. Ai me shkopin e tij magjik (lexo: penėn) u sillte mbi kokė nostalgjikėve tė kominizmit dhe neosllavizmit serbo-ortodoks aq fuqishėm sa shumicės prej tyre arriti t'ua ndėrroj mendjen servile, duke i kthyer nga vazalė tė pėrbetuar, nė patriotė tė devotshėm.
    Abdi Baleta, shquhet sidomos pėr guximin e tij intelektual, pėr patriotizėm tė lartė, nacionalizėm ekstrem, pėr zgjuarėsi tė rrallė politike dhe diplomatike, por edhe prej gazetari dhe publicisti tė jashtėzakonshėm. Gazeta e tij "Rimėkėmbja" e cila botohej nė ekzemplarė jo tė shumtė shitej brenda njė gjysėm ore nė Tiranė, kurse shkrimet dhe polemikat e tij me armiqtė e kombit shqiptar ishin bėrė beden i pathyeshėm pėr dhėmbėt e atyre tė cilėt bėnin pėrpjekje qė Shqipėrinė ta fusnin nėn protektoratin sllavo-greko-ortodoks. Pra, ishte bėrė halė nė sy pėr tė gjithė ata politikanė vendorė dhe ndėrkombėtarė tė cilėt Kosovėn donin ta linin nėn okupimin e Serbisė. Dhe, pikėrisht gazeta ku ai shkruante pėr ēdo ditė kolumnet e tij politike (Bota Sot) nė mbrojtje tė ēėshtjes dhe pavarėsisė sė Kosovės, ishte e ndaluar nga regjimi okupues serb qė tė botohej edhe nė Kosovė pėr mė shumė se 7 vite, pra deri nė ēlirimin e Kosovės me 12 qershor 1999. Deri atėherė kjo gazetė botohej vetėm nė diasporė. Me njė fjalė, kontributi i Abdi Baletės nė mbrojtje tė interesave shqiptare nė Ballkan ishte dhe do tė mbetėt njė xhevahir brilant nė historinė e re tė kombit shqiptar.
    Kur ėshtė fjala tek analizat e tij fetare nė aspektin politik, pa dyshim se ato paraqesin kaptinė tė veēantė nė vorbullin e lėvizjeve dhe rrymave ekstremiste fetare brenda dhe jashtė kufijėve etnik shqiptar, sidomos kur ėshtė fjala pėr egocentrikėt fanatik fetar tė njohur pėr qėndrimet e tyre ekstreme kundėr identiteti islam tė shumicės sė shqiptarėve nė Ballkan. Gjithė kėtė "proislamizėm" dhe "antiortodoksizėm" tė Baletės, siē trillojnė kėtu edhe disa forumistė mė lartė, poēese e kanė lexuar me kujdes (siē thotė edhe Agimi; lexojeni mirė e mirė e mos hidhni uthull nė sheqer) gjithė ata tė cilėt e kanė sharė dhe e shajnė A. Baletėn, do tė binden se e tėrė lufta e tij politike dhe intelektuale kishte njė qėllim tė vetėm; ruajtjen e Shqipėrisė nga copėtimi, demokratizimin e mirėfilltė tė shqiptarėve, si nė aspektin politik, ashtu dhe atė fetar, sepse ishte i vetėdijshėm se pa ruajtjen e vlerave autoktone kombėtare dhe fetare te tė tri feve, nuk mund tė ruhet dot as Shqipėria nė kufijtė e saj administrativ, nė veēanti tokat e okupuara shqiptare nė Kosovė dhe Maqedoni nga fqinjėt tanė veriorė dhe jugorė.
    Abdi Baleta, me punėn dhe aktivitetin e tij politik dhe intelektual ishte dhe do mbetet shėmbulli mė i mirė pėr tė gjithė intelektualėt shqiptarė kudo, se si njeriu i shkolluar duhet tė luftojė pėr ruajtjen dhe forcimin e atdheut, nė veēanti nė rrethant qė po kalonte kombi ynė nė periudhėn e viteve 1990-2001.
    Fjala dhe mendimi i tij politik do tė na shėrbejnė si udhėrrėfimi mė i denjė pėr t'i realizuar nė vepėr tė gjitha ėndrrat tona shekullore pėr liri tė plotė kombėtare, demokraci tė mirėfillt evropiane, pėrparim tė gjithėanshėm ekonomik si dhe bashkim gjithkombėtar nė njė shtet unik shqiptar nė Ballkanin perėndimorė.
    Nė fund, Abdi Baletės i dėshirojmė jetė tė gjatė dhe tė lumtur.

  2. #142
    Rugova!
    Nuk besoj qe Baleta sulmonte "armiqte" e kombit shqiptar!
    Ai sulmonte kedo qe kishte mendesi perendimore!
    Ai sulmonte edhe per gjelozi,smire,inat vetjak!
    Ai sulmonte sepse "mbrojtja me e mire eshte sulmi"!
    Ai nuk u rresht duke sulmuar politiken Amerikane,te vetmes mike te shqiptareve!
    Nuk u rresht duke sulmuar e perbaltur Skenderbeun dhe Nane Terezen!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    124
    Citim Postuar mė parė nga landi45 Lexo Postimin
    abdi baleta ishte ambasadori i regjimit te enver hoxhes ne okb
    pastaj brenda nates u be demokrat

    Se c'me kujton ca te bllokut e sekretare partie apo te institutit to M-L ky postimi yt.

    Per ke ta kem fjalen thua?

    Ah po, per 99.99% te politikaneve "demokrate" (Jo vetem te PD) te sotem.
    Mesues pune me dru.

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Abdi baleta=taliban

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar mė parė nga OROSHI Lexo Postimin
    Rugova!
    Nuk besoj qe Baleta sulmonte "armiqte" e kombit shqiptar!
    Ai sulmonte kedo qe kishte mendesi perendimore!
    Ai sulmonte edhe per gjelozi,smire,inat vetjak!
    Ai sulmonte sepse "mbrojtja me e mire eshte sulmi"!
    Ai nuk u rresht duke sulmuar politiken Amerikane,te vetmes mike te shqiptareve!
    Nuk u rresht duke sulmuar e perbaltur Skenderbeun dhe Nane Terezen!
    Dakord 100% sepse me PLEHRAT e historise jane komunistat e reformuar,ose Nazistat demokrate.
    Por sot e shet njeriu nonen per X euro,ose Fadil Hasa:e jep me qira.
    Baleta,fute nen balte.

  6. #146
    Baleta asht kameleon,nuk ja vle me te debatojme per te,shqiptaret ka kohe qe e mohojne ket person perēares!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar mė parė nga OROSHI Lexo Postimin
    Baleta asht kameleon,nuk ja vle me te debatojme per te,shqiptaret ka kohe qe e mohojne ket person perēares!
    Shum mire e ke thene. Ai beri perpjekje ne politike, por shpejt u ble nga islamiket.Nen masken e nacionalistit ai propogandon per zhvilimin e islamit ne shiqperi e kosove.

  8. #148
    Ai mund te propagandonte per cilendo rryme fetare a politike,por jo ne menyra perēarese e denigruese!

    Tani as Iranit nuk i duhet me,sepse per sherbimin e fshehte iranian punoi ai!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar mė parė nga OROSHI Lexo Postimin
    Ai mund te propagandonte per cilendo rryme fetare a politike,por jo ne menyra perēarese e denigruese!

    Tani as Iranit nuk i duhet me,sepse per sherbimin e fshehte iranian punoi ai!
    Ne shqiperi nuk po demokratizohen, te presekutuarit e te denuarit e diktatures, ndersa ambasadoret e enverit po na japin perdite leksione per demokracine.Te themi se eshte nje prardoks i tranzicionit ?Jo kurre kto luajne sipas nje programi te studjuar mire, si majtas dhe djathtas.Te pushkatosh 6000 vete ne tre vjet dhe te dalesh si pellumb i paqes pas permbysjes se pushtetit, kesaj nuk i thone rastesi.

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anėtarėsuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    Flet Abdi Baleta
    Nga RIMEKEMBJA 04/ 02/ 2003


    Shkruan Abdi Baleta


    ADVERTISEMENT



    PRODI : “ ERDHA T’JU LAG SOT QĖ T’JU RRUAJ MOT”



    Shqiptarėt gjithmonė i kanė pritur politikanėt e huaj si fėmijėt jetimė kur u vinte daja. Shumė shqiptarė kėshtu e pritėn edhe Romano Prodin nė ditėt e fundit tė muajit janar 2003, ndonėse ky Romano shumė shqiptarėve u kishte lėnė kujtimin e hidhur kur nė vitin 1997 erdhi nė Vlorė t’i vendoste fatet e Shqipėrisė nė takimin me Luiza Hoxhėn, pėr tė cilėn u tha se kishte pirė gjak demokratėsh, dhe nėn garancitė e Zani Ēaushit qė komandonte kallashėt e rebelimit tė armatosur..

    Atėherė Prodi ishte kryeministėr i Italisė, njėrės nga fajtoret pėr tragjedinė shqiptare tė vitit 1997, njėrės nga pėrfitueset nga tragjedia shqiptare e atij viti. Tani Romano Prodi ėshtė “kryeministėr” i Bashkimit Europian dhe erdhi tė bėjė “hapin e madhe” pėr t’u treguar shqiptarėve se dyert e Europės sė Bashkuar mbeten edhe pėr ta tė hapura, por pragu i kėtyre dyerve ėshtė shumė i lartė pėr t’u kapėrcyer. Sipas parashikimeve mė entuziaste dhe falleve mė dashamirėse tė Prodit shqiptarėt do tė pėrgatiten e stėrviten pėr njė kohė mjaft tė gjatė qė tė kapėrcejnė kėtė prag dhe do tė mund ta kapėrcejnė atė me tė vėrtetė kur tė ketė ndodhur ajo qė ende nuk e beson ish homologu shqiptar i Prodit nė vitin 1997, Aleksandėr Meksi, i cili kryerjen e punėve tė vėshtira e lidh me qethjen e viēave. Ende nuk e ka shpjeguar homologu i dikurshėm i Prodit pse qethja e viēave i duket si vėshtirėsi mė serioze se mbirja e flokėve nė njė kokė tullace dhe se dalja e qimeve nė faqet e qoses pėr ta vėnė si kusht pėr arritjen e caqeve tė zorshme.

    Sidoqoftė Prodi erdhi me avion civil, jo me anije e helikopterė luftarakė si nė vitin 1997. Nuk do tė harrojmė kurrė ato skenat kur nga helikopterėt italianė zbritėn nė Vlorė kokoshėt e ushtrisė italiane dhe sa vinin kėmbėt nė tokė zinin pozicione luftimi qė tė impresionin shqiptarėt e rebeluar se Prodi do tė mbrohej me shkencė e jo me kaēakllėk, ndonqėse nė fund mbrojtjen e vėrtetė e pati nga bandat e Vlorės. Prodi tani pa me symbyllur gjithė arritjet madhėshtore qė ka mundėsuar rregjimi qė ai bekoi e ndihmoi atėherė nė Shqipėri. Tani Prodi mund tė jetė i kėnaqur se u realizuar edhe njė dėshirė e politikės italaine qė Shqipėria pas rebelimit tė bėhej vend shkarkimi pėr tepricat e Mafias siēiliane, kalabreze e pulieze. Prodi fitoi pa asnjė mundim tjetėr njė titull “Qytetar nderi” qė do t’i vlejė pėr ta futur nė jetėshkrimin e vet se kur ishte kryeministėr i Italisė ka bėrė gjėra tė mėdha pėr Shqipėrinė duke e ndihmuar tė fitojė statusin e Siēilisė e tė Kalabrisė nė historinė e Mafias.

    Prodi erdhi tė nėnshkruante atė marėveshjen e famshme pėr tė hapur ca bisedime qė do tė bėhen me siguri shumė tė famshme pėr pėrfshirjen e Shqipėrisė nė njė Traktat tė Shoqėrizim-Stabilizimit tė vendeve tėe Ballkanit perėndimor qė do ta afrojė atė tek portat e Europės sė Bashkuar. Se kur do tė ndodhin tė gjitha kėto mrekulli Prodi nuk e di dhe as ka pėrse ta dijė se ai nuk do tė jetė kryeministėr i Europės sė bashkuar kur tė afrohet Shqipėria tek portat e saj tė hapura. Mirėpo Prodi e tha se portat e hapura tė Europės sė Bashkuar pėr shqiptarėt janė po aq tė hapura sa porta e Parajsės pėr mėkatarėt. Zoti portat e Parajsės i ka tė hapura pėr tė gjithė, me njė kusht tė vogėl qė tė mos jenė tė ngarkuar me mėkate nė shpinė kur tė paraqiten para kėtyre portave. Pėrndyshe ai engjėlėi qė bėn roje i drejton nga porta e Ferrit. Tani pėr tani shqiptarėt janė mė mėkatarėt nė Europė sipas vlerėsimeve tė inspektorėve engjėllorė tė Bashkimit Europian. Por Prodi si komshi i mirė erdhi dhe tė paktėn e vuri firmėn qė tė fillojnė bisedimet pėr inspektimet periodike qė tdo tė bėjė Europa pėr tė parė se si shqiptarėt po i ikin gjynahut qė tė fitojnė dashamirėsinė e Padishahut nė Bruksel.

    Prodi na tha se kishte ardhur qė tė kėshillonte shqiptarėt se si duhet tė zhvillohen, tė strugohen, tė paqtohen, rė ēkriminalizohen, tė begatohen, tė kulturohen para se tė kėrkojnė tė europianizohen. Me njė fjalė Prodi na tha se puna jonė do tė shikohet e tė rregullohet atėherė kur ne shqiptarėt tė kemi rregulluar ēdo gjė mirė e bukur vetė dhe ai Bashkimi Europian asnjė telash mė tė mos ketė. Kėshtu foli Prodi fjalė tė sakta prej miku dhe kėrciti e iku. Por, pushtetarėt e politikanėt shqiptarė qė mbetėn kėtu me nė filluan tė bėjnė be e rrufe se kishin arritur njė sukses tė madh, se tashmė Shqipėrinė e kishin shpėtuar, edhe pse ajo Europa e bashkuar sikur na doli edhe mė e larguar. Aq i madh ishte gėzimi i pushtetarėve e politikanėve shqiptarė sa qė e humbėn fare torruan dhe filluan tė festonin aspka europianēe . Edhe Prodin qė ekishine nde tek dera e harruan dhe filluan tė rriheshin me grushte nė sallėn e parlamentit pėr tė marrė myzhdenė e miletit. Pėr njė ēast na u krijua pėrshtypja e frikėshme se Prodi ishte edhe kėsaj radhe shumė ters dhe po na risillte nė skenėn e politikės pėrleshjet me kallash tė vitit tė mbrapsht 1997. Po shyqyr kishte qenė vetėm punė grushtash sa pėr qyfyr. E kanė shpjeguar barinjt e deleve se kur deshtė majmen shumė nga kullota ( siē majmen politikanėt e deputetėt nga kontrabanda) fillojnė dhe u hanė brirėt dhe zėnė e pėrplasin kokat.

    Prodi erdhi, pa, fitoi, bisedoi, nėnshkroi dhe shkoi. Pra bėri shumė mė tepėr se Jul Ēezari qė tha vetėm : “erdha , pashė, fitova”. Helbete jetojmė nė kohėra tjera. Pastaj Europa e Bashkuar do tė jetė perandori mė e fuqishme se ajo romake. Vetėm nė njė gjė sikur ka filluar t’i ngjajė shumė shpejt asaj Perandorisė Romake, nė punėt e degjenerimt e perversitetit. Kur nė Tiranė ishte Prodi nė Bruksel po celebroheshin martesa burrė me burrė e grua me grua meqenėse edhe Belgjika e miratoi ligjin qė i lejon tė tilla martesa. Thonė se Perandorisė Romake kėshtu i erdhėn shenjat e para tė shkatėrrimit. Megjithatė ne shqiptarėt jemi ende mbrapa Europės sė Bashkuiar dhe mbase Brukseli nuk na e vė si kusht qė pėr pranimin nė Europė tė miratojmė ligjin e martėsės burrė me burrė.

    Prodi iku. Ne pėrsėri na la kėtu ku ishim. Na ka thėnė se na pret nė Bruksel kur nga njė thellė tė bėhemi gjel. Na tha “ ju laga sot dhe do t’ju rruaj mot” nėse nuk vazhdoni tė bėni mė kot. Se kur ėshtė ajo “ e rruajtmja mot” e di vetėm njė Zot, se kėto punėt e integrimve europiane nuk maten me mot e kalendarike. Ka rrezik qė tė thahet e lagura qė na bėri Prodi dhe kur tė vijė ai “moti” tė na takojė pėr pjesė tė na rruajnė thatė. Turqia ka dekada qė pret atė “ tė rruajtmen mot”. Mund ta pėsojmė edhe ne ashtu.

    Megjithėse disa duan tė krijojnė idenė se myslimanizmi po merr fund nė Shqipėri nė sytė e Europės ne pėrsėri mbetemi vend mė shumė mysliman. Edhe sikur tė themi se u krishterizuam tė gjithė si me urdhėr tė peshkut ( ose tė Xhorxh Sorosit e tė Pirro Mishės) pėrsėri nuk do tė na besojnė. Europpa e ka humbur besimin tek shqiptarėt pėr shumė arsye dhe pėr mė shumė mosarsye. Ajo mė shumė na merr pėr gėnjeshtarė, kurvarė, kontrabandarė, klandestinarė, gomonarė, kriminarė, mėrgimtarė. Europa na do kavie pėr eksperimentet e kthimit tė kombit nė shoqėri multietnike, pėr hyzmeqarė tė kontrabandės e tė prostitucionit qė bėn vet, pėr fillestarė tė veprimtarive mafizoe qė i komandon vetė.

    Prodi ishte i sinqertė kur la tė kuptohet qasrtė se dita e intergrimit tė Shqipėrisė nė Europė ėshtė e largėt, se pėrshumė vite do tėbėhet fjalė pėr “shoqėrizim”, pėr ”motėrzim”, pėr n jė afrim mė tė madh se tani me Europėn. Por edhe sikur Prodi tė na pranonte nė Bashkimin Europian qysh nė pritjen qė u dha pėr tė nė Pallatin e Brigadave, pėrsėri Europė e zhvilluar ne nuk bėhemi dot shpjet. Pėr gjėrat tjera jemi Europė e shkuar Europės. Na mungon vetėm ajo dreq lėvizje e lirė pa viza qė tė ikim nga Shqipėria dhe tė lėmė sa mė shumė vend pėr kinezėt qė duan tė vinė kėtu. Prandaj kot tė merremi me pallavrat e integrimit. Le tė merren Nano e Berisha me kėto punė, meqenėse nuk kanė punė dhe nuk dinė tė bėjnė tjetėr punė.
    Eshte largepames Atdhetari Abdi Baleta, po qe do qe ka njerez me mendje te ngusht dhe nuk kuptojn shume.
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohė tė gjatė rrezikon t`ju bėhet fytyrė!

Faqja 15 prej 21 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A e dini c'eshte fenomeni i Katovices?
    Nga kalemi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 09-01-2012, 18:30
  2. Fenomeni Phi
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 13:51
  3. Fenomeni i glorifikimeve dhe pėrbuzjeve ekstreme
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 16:12
  4. Fenomeni Kerlton - shpikesi i ''driblimit te fokes'' !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 08:26
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •