Close
Faqja 6 prej 21 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 207
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar mė parė nga Gjin.Bue.Shpata
    Bukur e ka shkruajtur Baleta kete artikull. Dhe e dini pse ?Sepse dikur ai ka qene vet nje ndares jug-veri.Dhe tani kur e ka pare qe nuk ja doli dhe jane shfaqur interesa te tjera e ka te lehte qe te gjykoje te tjeret per gjera qe ai vete i ka bere.Mua personalisht apo ndonje tjetri as do me shkonte mendja tek keto gjera.Por per Baleten ky profesion i percarjes arrin ne rangun e talentit.Hajduti therret ,kapeni hajdutin.

    E c`vete !
    Ne shkrim duket qarte se pikenisja e debateve te tilla nuk eshte deshira e Baletes per te tilla perēarje, por ligesia e politikaneve si Ruēi, te cilet per pushtet jane gati te bejne ēdo gje. Per njerez qe ushqehen me ZP dhe qe besojne se ēdo zog qe fluturon nga selia e PS-se hahet, te tilla shkrime jane te papranueshme, por realiteti eshte i tille. Deklaratat se Berisha urren Jugun ndaj edhe u mohon rrugen, dhe se ai po kahmerret ndaj Jugut ngaqe nuk i dhane voten s'kane ndonje baze, jane thjeshte shpifje dashakeqe.

    Ty ose ndonje tjetri nuk do u shkonte mendja? Une as te njoh dhe as me intereson qe te njoh, po me sa kam pasur mundesi te lexoj ketu je nder personat qe me se shumti ke perdorur fjalen malok, megjithe kohen e shkurter te pjesmarrjes ne forum. Hajduti ne kete rast je ti. Ti bashke me shoket e tu te tjere qe ankoheni se Kukesi paska marre me shume fonde se Tirana dhe se maloket po u pengokan zhvillimin qyteteve te tjera.

    Fatmiresisht Baleta nuk eshte ndonje Berishian i flakte ndaj edhe objektiviteti i tij ne kete shkrim eshte ashiqar. Te kishte ardhur ky shkrim nga ndonje RD edhe mund te thoje ndonje gje shoku Shpata, po Baleta ne kete mes eshte si tip gjykatesi.

  2. #52
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Brari te lumte dora qe na mblodhe ato pak artikuj te Baletes dhe na i solle ketu!
    Ishin me te vertet artikuj me vlere, qe ndricojne pak a shume kete erresiren tone kombetare!

    Une vet do deshiroja nje bote pa kombe fare! Por megjithate eshte mese llogjike te besosh ne ate fakt te palekundshem se nacionalizmi eshte kthyer ne veglen qe ven ne levizje marredhenjet nderkombetare! Pra ne epoken moderne, pas Revolucionit Francez, materia e vetme e historise eshte nacionalizmi! Pamvarsisht atyre 'mbulesave liberale e shpresmira'!

    Nga ky kendevshtrim une i jap te drejte z. Baleta dhe shume nacionalisteve te tjere shqiptare kur tregohen teper skeptik dhe kritikues ndaj disa hapave integruese apo degjeneruese te interesit tone kombetar. Sepse ate qe ne quajme integrim dikush tjeter e quan espansion!

    Kritika e Baletes, qe ka si zanafille shovjenizmin e te tjereve tregon nga njera ane nacionalizmin e tij por nga ana tjeter tregon edhe nje realitet historik qe fatkeqsisht politika foshnje shqiptare po e harron nen pretekstin e formules "kur do rritemi edhe ne".

    Ne le te rritemi.... por te na rrisi nena jone me gjerat me te mira dhe jo nena e tjetrit qe femijes se vet i jep cdo gje kurse neve na jep ato mbeturina qe nuk ia han femija i vet!

  3. #53
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Mos u genjeni nga patosi dinak i Baletes. Ai nuk ka hall per popullin shqiptar jooo. Ai eshte nje supermysliman i kamufluar qe e barazon jugun e Shqiperise me greqine ortodokse, prandaj flet ashtu. Mos u genjeni nga keta demagoge o njerez. Ai na percan.

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar mė parė nga Hagia
    Mos u genjeni nga patosi dinak i Baletes. Ai nuk ka hall per popullin shqiptar jooo. Ai eshte nje supermysliman i kamufluar qe e barazon jugun e Shqiperise me greqine ortodokse, prandaj flet ashtu. Mos u genjeni nga keta demagoge o njerez. Ai na percan.
    Supermysliman?
    Ēa do te thote supermysliman njehere...


    Hagia, na sill ndonje fakt qe verteton se Baleta e barazon Jugun e Shqiperise me greqine ortodokse, mos fol kodra mbas bregut. Jam i sigurte se nuk sjell dot asnje fakt. Jam i sigurte per kete se Baleta eshte nacionalist, dhe perkunder asaj qe thua ti, ai eshte nder kritiket me te ashper ndaj atyre qe perpiqen t'ia bashkengjisin Greqise te a.q. Vorio Epir.

    Eh, si u jan terru syte shqiptareve te shkrete!

  5. #55
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Po c'thua keshtu more Xeni, une e kam lexuar vete ate Baleten me shkrime fetare, ai shkruan si fundamentalist. Mos u be i verber edhe ti, por beje vete lidhjen e qellimeve te tij ne koken tende. Ai eshte armik i Shqiperise. Cdo demagog hiqet si nacionalist per te bere per vete popullin.

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Edhe une kam lexuar nga Baleta. S'eshte e thene te jem dakord me çdo gje qe ai thote, po kur ka te drejte, ka. Per shume çeshtje godet ne shenje.

    Ti thua qe ai e barazon Jugun e Shqiperise me Greqine Ortodokse. Urdhero dhe na sill fakte. Ne cilin shkrim e ben nje gje te tille? T'i thuash tjetrit armik i Shqiperise eshte shume e thjeshte. E veshtire eshte t'i qendrosh kesaj fjale. Sill ndonje shkrim ku bazohesh per kete.

  7. #57
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Do ta sjell ore Xeni, se ketu ne forum e kam lexuar kur anatemonte cdo gje qe vjen nga jugu dhe dukej qarte se nenteksti ishte fetar. Nuk e di pse ti i paske keto mendime?

    Pershendetje sidoqofte.

  8. #58
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar mė parė nga [xeni]
    Ty ose ndonje tjetri nuk do u shkonte mendja? Une as te njoh dhe as me intereson qe te njoh, po me sa kam pasur mundesi te lexoj ketu je nder personat qe me se shumti ke perdorur fjalen malok, megjithe kohen e shkurter te pjesmarrjes ne forum. Hajduti ne kete rast je ti. Ti bashke me shoket e tu te tjere qe ankoheni se Kukesi paska marre me shume fonde se Tirana dhe se maloket po u pengokan zhvillimin qyteteve te tjera.
    Zoti Hysen !

    Edhe nese e kam perdorur ndonjehere fjalen "malok" ,kjo nuk do te thote se kam bere percarje.Fjala "malok" tregon nje grup njerezish qe kane nje ideologji,kulture dhe mentalitet te caktuar .Bile edhe vete shqiptaret e veriut thone ndermjet tyre "dora jone" ,pra diferencohen nga pjesa e tjeter e shqiptareve.
    Ne Shqiperi ka disa grupe te tilla kulturore psh, maloket, cobanet, gollobordasit,labet, lalucet,camet etj.
    Sa per Abdi Baleten vete e kam degjuar ne TVSH ,ku kritikonte jugun si grekofil dhe mburrte veriun.
    Ka te drejte Hagia :Cdo demagog hiqet si nacionalist per te bere per vete popullin.

    Une nuk thashe se jam kunder dhenies se fondeve Kukesit ,por jo kur kjo mbart ne vetvete nje deshire per hegjemonizem.

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lereni baleten.. po lexoni faktet qe ai rendit.. dhe ne se ai genjen hidhuni yxhym ne zulem..

    kush e ndjek median e di qe ne kte rast baleta ka renditur me saktesi shkrimet ne fushaten ruco edvino-brace S. vuciterni-ane.. per t'ja ndersyer Saliut dhe njehere si ne 97 -ten Jugun te cilin rucojanet e konsiderojne "prone private" apo shesh ndertimi ku mund te bejne cte duan..

    Pra eshte ashtu sic thot Baleta se jan ruco kanibalet qe e nisen kte loje .. se kinse Saliu privilegjon veriun e persekuton Jugun..

    e di mire jugu tani se ato 2, 3 , ...10 fishimet e varrezave ne Vlore e Tepelene Berat e fier e lushnje e kudo.. ne 97 e pasketaj.. me djem te rinj e femij e burra e gra qe i hengri kallashi jan fryt i mendjes kanibale te rucoistave.. jan dhurata qe i beri PPSH-ja mbas 50 viteve tallon e kolkoz.. uri e izolim..luft kllase e persekutim.. jugut e te gjithve..

    ata sdin dhurat tjater per te bere..

    kush e pengoj Rucin ti thot Nanos..ne netet e gjata per tet vjet qe i kaluan bashke bordello bifteqo karkaleco orgjive .. eja a derzi e ju a bejme rrugen tepelen Lugin Vjose-levan.. atyre tanve se me votat e tyre po bejme palle un ti e ne te gjithe familja soc miliardo sheikoiste..

    askush..

    po ruco nanot jan mesuar te bejne teco rruge e mrekullira 2 jave para votimeve.. pra Tece me leter e rruge me karton..

    si tha e famshmja arte e dadollareve..

    jo 1 tec po 5 tece do kish bere shok Nanua me ato... harakoplliqet ..

    edhe rucua..jo tepelen vjos levan do kish bere rruge po dhe ulan bator-Tora bora.. po te kish menduar per kllasen puntore jugore.. e jo per Mafien e tije personale.. qe e ka bere.. Tmerrin e progresit.. ne Shqiperi..

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    MBAHU SKĖNDERBE… ENDE NĖ LUFTĖ JE!

    Veprimtaritė pėrkujtimore me rastin e 600-vjetorit tė Lindjes sė Gjergj Kastriotit- Skėnderbeut, kryesisht shkrime nė shtyp, tubime pėr referime, ndonjė botim e koncert muzikal, madje dhe humor i shpėlarė ose reklamė tregtare pa shije qė nuk kanė lidhje me pėrvjetorin, dėshmojnė sa e vėshtirė ėshtė tė jeshė edhe hero kombėtar i shpallur i shqiptarėve. Edhe 600 vjet pas lindjes e 537 vjet pas vdekjes Skėnderbeut i duhet tė mbahet fort jo vetėm maje kalit tė tij nė monumentet qė i janė ngritur nė Tiranė, Krujė, Prishtinė, Romė por edhe nė majė tė piramidės sė lavdisė sė tij, sepse rreth emrit tė tij, jehonės sė bėmave tė tij ende zhvillohen gjithfarė betejash llafologjike, trazohen lloj-lloj ēorbash historiografike, bėhen sallata politike, gatuhen ēervishe fetare dhe kurdisen simbolizma tė reja pragmatiste e thuren skenare propagandistike utilitariste e motive kombėtare e fetare, krahinore e partiake.

    Ėshtė pėrrallė e vjetėr ajo qė tregojnė fqinjėt ortodoksė tė shqiptarėve, sllavėt e grekėt, pėr t'u bėrė edhe ata pjesėtarė nė lavdinė e Skėnderbeut, madje dhe nė pėrkatėsinė etnike tė tij. Historianėt kanė shkruar pėr kėtė e duhet tė shkruajnė pėrsėri.

    Sherri mė i madh tani ėshtė me ata politikanė e propagandistė qė bėmat e lavdishme tė Skėnderbeut si prijės i shqiptarėve nė luftrat kundėr osmanėve, nga tė cilat objektivisht pėrfitonin gjithė ballkanasit dhe njerėzit pėrtej Adriatikut, duan t'i kthejnė nė njė simbolikė tė re tė sotme pėr tė mbėshtetur thirrjet e tyre pėr njė vetėflijim tė ri kombėtar tė shqiptarėve pėr hir tė panballkanizmit dhe tė integralizmit europianist me "argumentin" se gjoja dhe Skėnderbeu pėr kėto ideale e paska tundur shpatėn pėr 25 vjet me radhė nė shekullin e XV. Janė tashmė tė njohur ata qė shfaqin prirje tė paraqesin Skėnderbeun mė shumė me pamjen e njė panballkanisti, ose tė njė paneuropianisti papist, ose njė paraardhėsi tė Zhan Monesė, arkitektit ideor tė Europės sė bashkuar pas LDB, se tė njė princi shqiptar qė synonte tė bėnte hapin normal pėr kohėn kur jetoi, tė zgjeronte e tė mbronte principatėn e tij dhe tė arrinte njė bashkim sa mė tė ngushtė principatash shqiptare, tė kryente procesin e integrimit shqiptar nė njė shtet tė centralizuar.

    Ka dhe politikanė e propagandistė qė i fryjnė zjarrit tė sherrit nė "debatin skėnderbegian " nga ana e kundėrt, nėpėrmjet adhurimit folklorik pėr bėmat e lavdinė e Skėnderbeut e tė periudhės skėnderbegiane, si model i principatėzimit tė jetės sė sotme politike, shtetėrore e kulturore tė shqiptarėve dhe janė gati tė pranojnė si gjė normale paradoksin e ndarjes sė shqiptarėve midis shumė shtetesh e "zonash ndikimi princėrish tė ndryshėm politikė" si nė periudhėn para kompaktėsimit qė solli pushtimi e sundimi osman.

    Ka ithtarė fanatikė tė katolikocentrizmit, klerikė e laikė, qė ndezin pa pushim sherrin nė debatin nėse Skėnderbeu duhet vleėrsuar e nderuar sėpari si luftėtar kombėtar, pėr lirinė e vatanit e tė popullit tė vet, apo si luftėtar kryqzatar pėr tė shpėtuar krishterizmin perėndimor nga "murtaja osmane" dhe tmerri i Islamit e Gjysmėhėnės. Krahas kėtyre fanatikėve qė shohin vetėm vlerat fetare tė luftrave tė Skėnderbeut nė dobi tė krishterizmit rreshtohen edhe politikanė laikė, madje dhe ateistė, qė duan tė venė shenjėn e barazimit midis perėndimorizimit e krishterizimit katolik tė shqiptarėve dhe pėr kėtė Skėnderbeun e bėjnė vetėm simbol tė lidhjes sė shqiptarėve me katolicizmin. Me rastin e 600-vjetorit tė lindjes sė Skėnderbeut janė botuar njė sėrė shkrimesh me tematikė "heraldikėn e kohės sė Skėnderbeut", si dhe shkrimesh me pasione tė njėanėshme e amatoreske lidhur me prejardhjen krahinore tė Kastriotėve, pėr vendlindjen e Skėnderbeut, pėr varrin e tij, pėr tiparet fizike dhe armėt e tij. Por deri tani nuk ėshtė paraqitur ndonjė studim me peshė e serioz qė tė sqarojė pika ende tė mjegullta nė historinė e Heroit Kombėtar e tė trojeve shqiptare nė periudhėn e tij. Paqartėsitė e dilemat mbeten siē kanė qenė. Vetėm shtohen diletantizmat nė trajtimin e materialeve tė njohura dhe krijohen shkase tė botohen artikuj gazetareskė si ai me titull "E megjithatė… e hoqėn qafe Skėnderbeun nė 20005" (gazeta re e vėllezėrve Nazarko "ABC" 10 dhjetor 2005). Autori i shkrimit duke iu referuar edhe historianit tė perėiudhės skėnderbegiane, Kristo Frashėri, bėn vlerėsimin se kremtimi i 600-vjetorit tė Lindjes ėshtė marrė nga shqiptarėt si punė angari dhe janė organizuar veprimtari tė zbeta nė krahasim me ato tė pėrkujtimit tė 500-vjetorit tė vdekjes, nė vitin 1968, kur ishin ende gjallė "tė mėdhejt" e historiografisė shqiptare dhe regjimi i atėhershėm tregoi shumė mė tepėr interes e kujdes se drejtuesit partiakė dhe shtetėrorė tė sotėm nė Shqipėri.

    Shkrimet mė ta gjata dhe njėkohėsisht pėrplasėse midis amatorėsh tė historisė nė shtyp kanė qenė pėr debatin e papėrfunduar edhe midis historiografėve profesionistė mbi prejardhjen krahinore tė Kastriotėve. Shkrimet nuk janė tė nxitura nga ndonjė punė e re e mirėfilltė hulumtuese dhe sqaruese, por mė shumė nga njė dėshirė e autorėve pėr tė dalė vetė bashkėkrahinarė tė Heroit Kombėtar. Kur shkruan njė autor nga Dibra (duke iu pėrmbajtur tezės sė historianit Kristo Frashėri qė u bė edhe tezė zyrtare e historiografisė komuniste nė njė kohė) ēdo gjė paraqitet sikur nuk e luan topi qė Kastriotėt janė nga kjo krahinė. Kur i kundėrvihen kėtij shkrimi disa autorė nga Mati tė duket se mė afėr tė vėrtetės janė kėta se dibrani, se Kastriotėt paskan qenė vetėm matjanė e kot tė gėrmosh mė nė errėsirėn e historiografisė. Por del dhe dikush tjetėr me tezėn se "histoarianėt nuk kanė dashur ta pohojnė Gurzin nė Bregun a Matit, pėr t'i gjetur njė vendlindje mė "dinjitoze" Heroit tonė Kombėtar" (gazeta "KJ" 14 tetor 2005), dhe se Skėnderbeu nuk paska lindur nė Malėsi, por nė ultėsirėn pranė bregdetit Adriatik. Kur e merr penėn tė shkruajė njė autor nga Luma (duke iu pėrmbajtur tezės qė mbronte i ndjeri historian Aleks Buda) kėmbėngul se nuk ka gjė qė mund ta vejė nė dyshim prejardhjen e Kastriotėve nga fshati Mazrek i krahinės sė Hasit, qė kanė zbritur drejt Dibrės, Matit e Krujės.

    Sikur tė mos mjaftonin kėto "kacafytje" krahinarizmash tė ngushtė pėr prejardhjen e Kastriotėve nė shtyp shfaqet dhe njė titulli shkrimi "Origjina kosovare e Kastriotėve" (gazeta "Republika" 19 tetor 2005) nė tė cilin parashtron interpretimet e tij njė historian nga Prishtina. Atij i ėshtė dukur e pamjaftueshme tė filitet pėr "origjinėn hasiane" tė Skėnderbeut, meqenėse njė pjesė e krahinės sė Hasit ėshtė matanė kufirit tė Shqipėrisė Londineze, nė Kosovė, dhe ka vendosur qė Skėnderbeun ta bėjė kosovar duke e ndėrlikuar kėshtu edhe mė shumė atė punėn e dallimit "shqiptar-kosovar".

    Me kėto kacafytjet pėr origjinėn dibrane, hasiane, matjane tė Kastriotėve e tė Skėnderbeut sikur ishim mėsuar dhe nuk na bėnte ndonjė pėrshtypje mė shfaqja e pikėpamjeve tė kėsaj natyre nė shtyp. Kurse me termat "origjina kosovare e Kastriotėve" qė u shfaqėn nė kėtė 600-vjetor, sikur ndyshon pakėz puna. Ata terma kanė njė tingėllimė mė shqetėsuese, sidomos kur trazohen me zėrat se "duhet krijuar njė komb i ri shqipfolės kosovar", "duhet bėrė njė gjuhė gegėrishte-kosovarishte"; "duhet tė ketė Kosova simbole shtetėrore qė ndryshojnė dukshėm nga ato qė ka Shqipėria edhe pse kėta janė simbolet kombėtare shqiptare".

    Por mė tepėr termat "origjina kosovare e Kastriotėve" na bien shumė vrazhdėt nė vesh e nė sy sepse prej disa vitesh jemi ndeshur nėpėr polemika nė Shqipėri me njerėz si Fatos Lubonja, Spartak Ngjela e tė tjerė qė kanė propaganduar se shqipfolėsit e Shqipėrisė dhe shqipfolėsit e Kosovės, Maqedonisė e Malit tė Zi qenkan dy kombe, madje dhe dy etni tė ndryshme. Tani kur midis kėtyre dy grupimeve shqipfolėsish futet nga njė historian prishtinas edhe debati nėse Skėnderbeu ishte "shqiptar apo kosovar" sikur trashet mė shumė muhabeti ēapraz dhe zullumi qė kemi parė tė bėhet nė Shqipėri. Kėshtu Skėnderbeu nga simbol i bashkimit kombėtar qė ėshtė e duhet tė jetė na kthehet nė simbol i veēanėsimit tė pjesėve tė kombit shqiptar qė u formėsua plotėsisht pas vdekjes sė Skėnderbeut.

    Nėse autori prishtinas kur ka pėrdorur termat "origjina kosovare e Kastriotėve " ka dashur tė bėjė tė njėjtėn gjė siē kanė bėrė autorėt nga Dibra, Mati, Bregu i Matės, e Lumės, pėr tė theksuar njė krahinė tė ngushtė shqiptare nuk do ta merrnim pėr keq. Por as kėtė ai nuk kishte pėrse ta bėnte pėrderisa ishte thėnė tashmė se Skėnderbeu mund tė kishte origjinė hasiane, tė njė krahine shqiptare mė tė ngushtė se Kosova, ashtu is Mati e Dibra, e cila pavarėsisht se ėshtė e ndarė me njė vijė kufiri si Kosova me Shqipėrinė Londineze vazhdon tė jetė njė krahinė e ngushtė edhe sot dhe hasianėt janė hasianė edhe kur kanė lindur kėndej apo andej kufirit artificial.

    Nė prill tė vitit 1997 nė Tiranė "Klubi nacional" organizoi njė diskutim rreth bashkimit tė shqiptarėve. Nė atė tubim ka ndodhur njė pėrplasje mjaft interesante pikėpamjesh qė duhet ta ketė parasysh dhe autori prishtinas i termave pėr "origjinėn kosovare tė Kastriotėve". Nė presidiumin e tubimit ishin ulur pranė njėri-tjetrit bartėsit e propaganduesit e dy pikėpamjeve tė kundėrta nė diskutime tė kota nėse shqiptarėt(pėr disa shqipfolės) e Shqipėrisė e tė Kosovės janė njė komb i ndarė nė dysh, apo dy kombe tė veēantė.

    Nė krah tė njėri-tjetrit ishin ulur publicisti Fatos Lubonja, me prejardhje nga Korēa, qė kishte hedhur idenė e dy kombeve tė veēantė nė Shqipėri e Kosovė dhe pedagogu i politologjisė nė Universitetin e Tiranės, Hysamedin Feraj nga Hasi i Gjakovės. Pikėpamjet e Lubonjės nė atė tubim kishin kundėrshtarė, por jo mbėshtetės. Ndėr tė tjera Feraj bėri kėtė arsyetim: "Unė kam ardhur nė Tiranė nė vitin 1981 nga Gjakova, pas demonstratave tė studentėve nė Kosovė. Jam hasian. Por nėnėn e kam nga njė fshat i krahinės sė Hasit qė ndodhet brenda kufirit administrativ tė Shqipėrisė, ndėrsa babai im ėshtė nga njė fshat tjetėr i krahinės sė Hasit, i cili ndodhet pėrtej kėtij kufiri, nė Kosovė. Po t'i pėrmbahemi pikėpamjes sė Fatos Lubonjės se shqipfolėsit nė Shqipėri me shqipfolėsit nė Kosovė janė dy kombe tė ndryshme, atėherė unė, djali hasian nga tė dy prindėt hasianė duhet tė quhem "fėmijė me prindėr kombėsishė tė ndryshme".

    Por tani kjo prejardhja hasiane (e pavėrtetuar pėrfundimisht) e Kastriotėve na kthehet nė "origjinė kosovare" qė sigurisht disa njerėz mund ta interpretojnė edhe si tė ndryshme nga ajo shqiptare. Kėshtu puna merr njė drejtim shumė mė tė keq se kur Lubonja e Ngjela i nxjerrin shqipfolėsit e Shqipėrisė e tė Kosovės si kombe apo dy etni tė ndryshme. Teza e Lubonjės dhe e Ngjelės mė shumė tė bėn tė qeshėsh, kurse teza e historianit nga Prishtina pėr "origjinėn kosovare tė Kastriotėve" tė shtyn tė shqetėsohesh, sepse prapa saj mund tė jetė ajo rryma pėr krijimin e "kombit tė ri kosovar", e cila po manovron me shpėrfytyrimin e simbolikės kombėtare dhe me keqpėrdorimin lokalist tė simboleve tė historisė shqiptare.

    Edhe nėse bėhet debat se nga cila krahinė ėshtė prejardhja e Kastriotėve, sa pėr tė saktėsuar hollėsitė historike, e mė shumė pėr kureshtje, nuk duhte kurrsesi tė kalohet nė debate "janė Kastriotėt me origjnė shqiptare apo kosovare", sepse kjo do tė ishte ēnderim pėr veprėn e Skėnderbeut e tė bashkėluftėtarėve tė tij. Skėnderbeu ėshtė shqiptar edhe sikur tė parėt e tij tė jenė nga Hasi dhe fshati i tyre tė ndodhet brenda Kosoėvs, edhe sikur tė jenė nga zona e Nishit qė e shpopulloi nga shqiptarėt Serbia. Nė njė kohė kur nė shtypin shqiptar ka plasur njė fushatė shkrimesh shqiptaromanie pėr tė bėrė shqiptarė burrat tė shquar tė vendeve tė tjerė (Napoleoni, Kapodistria, perandorė romakė, vezirė tė Sulltanit, papė) pėr tė paraqitur si shqiptarė njė rresht tė gjatė fisnikėsh tė suksesshėm nė Itali me mbiemrin "Durazzo" etj. ėshtė paradoks qė tė lodhemi shumė me prejardhjen e ngushtė krahinore tė Skėnderbeut, qė duket nuk ka pėr t'u sqaruar asnjėherė mjaftueshėm pėr tė gjithė. Pastaj nuk duhet harruar se Skėnderbeun e ka bėrė Hero tė shqiptarėve jo prejardhja e ndonjė stėrgjyshi tė tij nga njė fshat apo njė tjetėr, por vepra historike qė kanė bėrė Kastriotėt, duke filluar me atin Gjon e sidomos birin Gjergj, nė njė kohė tė caktuar tė njohur, nė njė vend tė caktuar tė njohur, me bashkėkrahinarė e aleatė tė caktuar gjithashtu tė njohur. Kjo vepėr ėshtė kryer kur Kastriotėt ishin Princėr tė Arbrit qė shtrihej nga Kruja nė Mat, Dibėr, Ēermenikė, Mirditė e deri nė Prizren. Duan apo nuk duan historianėt profesionistė me emėr, apo dhe amatorė tė historiografisė, jeta e bėmat e Gjon e Gjergj Kastriotit janė tė lidhura mė shumė me Matin, me Arbėrinė. Skėnderbeu mund tė quhet iliro-arbnor, por jo iliro-dardan, ndonėse tė dy kėta emėrtime dalluese sot nė epokėn e kombeve modernė pėr shqiptarėt kudo nė trojet etnike ngjajnė anakronikė e spekulues dhe nuk ka pėrse tė pėrdoren sidomos nė fjalorin politik.

    Ėshtė kėnaqėsi kur lexon tituj shkimesh "Skėnderbeu kolos i historisė shqiptare dhe europiane"(nga Zekeria Cana, nė gazetėn "55" 21 nėntor 2005); "600-vjetori i Skėnderbeut mbledh nė Prishtinė historianėt" ( "55" 23 nėntor 2005); "Figura e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut nė folklor"( nga Agron Fico. "55",24 nėntor 2005); "600-vjetori i lindjes sė Skėnderbeut pėrkujtohet me simpozium edhe nė Shkup"; "Shkupi tani me shtatore tė Skėnderbeut" ("Korrieri" 29 nėntor 2005); "Pallati i Kongreseve mbrėmė "Kėshtjellė" e Skėnderbeut" ("Korrieri" 29 nėntor 2005,mbi koncertin nė Tiranė pėr Skėnderbeun) etj. Tė japin kėnaqėsinė mė tė madhe shkrimet me tituj "600-vjetori i Skėnderbeut; rezolutė nė Kongresin amerikan" (gazeta "Dita" 29 tetor 2005); "Skėnderbeu shpėtoi Evropėn Perėndimore" Rezolutė nė Kongresin amerikan"(gazeta e Tiranės "Express" 31 tetor 2005); "Skėnderbeu ndali pushtimin otoman nė Europėn Perėndimore". Rezolutė nė Kongres pėr Skėnderbeun" ("Tema" 4 nėntor 2005).

    Por nuk ke si tė mos ndjesh keqardhje dhe pezmatim kur ndeshesh me titullin e shkrimit tė Sami Repishtit nga SHBA "Orientimi katolik i luftės sė Skėnderbeut krijoi unitetin dhe traditėn e rreshtimit modern tė shqiptarėve" (gazeta "55" 21 nėntor 2005 e disa numra nė vazhdim). Pikėrisht njė intelektual si Repishti nuk duhej tė sajonte njė titull tė tillė dhe tė trajtonte nė kėtė frymė vlerat e Skėnderbeut pėr shqiptarėt, pėr tė vėnė nė piedestal vetėm "vlerat katolike" tė luftės sė Heroit Kombėtar tė gjithė shqiptarėve tė sotėm. Ky ėshtė njė keqpėrdorim i nderimit pėr Skėnderbeun pėr utilitarizėm politiko-ideologjik tė ditės, madje nė njė kohė kur nė Kongresin amerikan nė dukje vihej vlera e luftės sė Skėnderbeut nė dobi tė Europės Perėndimore, jo tė katolicizmit.

    Ėshtė i papranueshėm nga pikėpamja shkencore qėndrimi historiografisė kur nevojat politiko-ideologjike tė sotme i projekton nė tė kaluarėn dhe ngjarjet e sė shkuarės i analizon dhe i trajton sipas kallėpeve tė reja. Pas pėrmbysjes sė sistemit komunist nė Shqipėri vetė drejtuesit e historiografisė pranuan si gabimin mė tė madh projektimin e tė sotmes nė tė kaluarėn pėr tė shkruar historinė e shqiptarėve. Natyrisht kur pėrkujtohen ngjarje si 600-vjetori i lindjes sė Skėderbeut kremtimet e analizat nuk mund tė jenė thjesht renditje episodesh historike. Pėrkundrazi pėrkujtime tė tilla duhet tė shėrbejnė pėr tė nxjerrė edhe vlera pėr tė sotmen. Veēse kjo nuk do tė thotė tė hiqet dorė nga vėshtrimi objektiv i historisė dhe tė kalohet nė spekulime qė nė rastin e interpretimeve voluntariste tė njėanshme pėr periudhėn e Skėnderbeut shpesh kthehen nė shtrembėrime tė fakteve dhe tė logjikės historike.

    Pėr fat tė keq edhe titulli i shkrimit tė zotėri Repishtit ngjan si njė projektim nė tė shkuarėn i disa nevoja tė sotme tė njė politike fetare pėr katolicizimin e shqiptarėve. Nė demokraci gjuhėn e lapsin gjithkush ėshtė i lirė ta rrotullojė si tė dojė, sipas bindjeve tė tij tė thella qė mund tė jenė edhe tė gabuara, ose sipas interesave tė tij tė ngushta qė mund tė jenė edhe meskine. Zotėri Repishti mund tė ketė shkruar ashtu thjesht pėr shkak tė bindjeve e koncepteve tė tij tė njohura se pėr integrim nė Perėndim shqiptarėve duhet t'u prijnė vetėm katolicizmi e katolikėt shqiptarė. Por nuk ėshtė punė prej studiuesi me autoritet tė kėrkojė qė kėtė ide tė tij ta pėrēojė duke bėrė ortak nė tė Skėnderbeun 537 vjet pas vdekjes sė Heroit, as duke ua servirur ideologjinė katoliko-perėndimoriste shqiptarėve si amanet tė Skėnderbeut.

    Sado madhėshtore tė jetė figura e Skėnderbeut nė historinė e shqiptarėve, sado largpamės tė ketė qenė ai nė politikė e diplomaci (gjė qė vihet nė dyshim nga zhvillimet e ngjarjeve pėr disa shekuj pas vdekjes sė tij) ai nuk mund tė shpallet "krijuesi i unitetit dhe traditės sė rreshtimit modern tė shqiptarėve" qysh para pesė shekujsh e gjysmė. Ky unitet dhe kjo traditė nuk ekzistojnė ende as nė atė formė siē ka dėshiruar ta paraqesė Repishti sot, as nė ndonjė formė tjetėr tė pranueshme pėr tė gjithė shqiptarėt. Realiteti ėshtė ky qė jo tė gjithė shqiptarėt, madje as shumica e tyre, i vėshtrojnė gjėrat me syrin qė i sheh dhe mendėsinė qė i analizon zotėri Repishti.

    Pėrveē kėndvėshtrimit katolikocentrist pėr rrugėn e integrimit tė shqiptarėve nė Europė, ka dhe kėndvėshtrime tė tjera qė mbajnė parasysh jo vetėm historinė e shqiptarėve deri nė ditėn e vdekjes sė Skėnderbeut, por edhe historinė e shqiptarėve nė shekujt pas Skėnderbeut, kur u formua kombi shqiptar, kur u krijua larmia fetare e tanishme e shqiptarėve, kur u arritėn fitoret dhe ndodhėn tragjeditė e reja tė shqiptarėve nė epokėn moderne. Unitetin dhe traditėn e rreshtimit modern tė shqiptarėve, nuk e kemi trashėguar pėr fat tė keq nga Skėnderbeu, por duhet ta pėrpunojnė shqiptarėt vetė tani. Ndėrtesa moderne e kombit shqiptar dhe e shtetit shqiptar sot nuk bėhet dot vetėm me parafabrikate historike e politike tė kohės sė Gjergj Kastriotit. Skėnderbeu sot duhet nderuar e adhuruar si Hero Kombėtar, si frymėzues i heroizmit kombėtar, por ai nuk mund tė jetė as kryegjeneral nė ushtrinė shqiptare, as kryestrateg politik, as udhėheqės i vetėm shpirtėror. Gjėrat nuk duhen ngatėrruar sepse sjellin vetėm pėshtjellime mendore e praktike.

    Skėnderbeu pėr fat tė keq edhe tani ėshtė "nė luftė", ose mė saktė ka mbetur mes pėrleshjesh qė bėhenn nė emėr tė e tij e rreth historisė dhe legjendės sė tij. Grinden shqiptarėt se nuk dinė ku e ka saktėsisht varrin Gjergj Kastrioti, edhe nė shkollėn fillore mėsuesit na thonin se mbeti pa varr fare, pasi varrin e prishėn jeniēerėt osmanė tė merrnin eshtrat pėr hajmali qė tė mos i prekte maja e shpatės sė armikut. Grinden shqiptarėt se nga e kishin prejardhjen krahinore tė parėt e tij nė linjė atėsore. Nuk dinė gjė fare shqiptarėt se kush kanė qenė me emėr e mbiemėr gjyshėrit, dajat, tezet e tij e tė afėrm tė tjerė nė linjė amėsore. Grinden shqiptarėt se nuk e dinė me saktėsi se nė cilin vit e nė cilėn kėshtjellė lindi, se ka qenė apo jo peng nė oborrin e Sulltanit. Me mister e hije dyshimi janė tė mbėshtjellura disa beteja, madje vendbeteja tė tij. Fushėn e betejės sė parė, Torviollin, njė historian e vendoste nė Prrenjas tė Librazhdit , njė tjetėr nė Dibėr. Me mister e hije dyshime janė tė mbėshtjellura edhe disa tradhėti qė thuhet se i janė bėrė Skėnderbeut nė rrethin e tij tė ngushtė familjar, disa pakėnaqėsi tė princėrve aleatė tė raskapitur nga epopetė e gjata shumėvjeēare. Grinden shqiptarėt pėr fetė qė ndėrronin Kastriotėt e Skėnderbeu vetė, pėr synetllėkun e Gjergjit. Nuk janė nė njė mendje shqiptarėt nėse politika e tij e pėrballjes pa fund me superfuqinė e kohės, Perandorinė Osmane, ishte mė e zgjuara; nėse Skėnderbeu bėri mirė apo keq qė prishi traktatin e paqes me Sulltanin pėr qejf tė Papės e tė Venedikut dhe pėr inatet fetare tė Pal Engjėllit. Nuk ėshtė bėrė ende debat i ēiltėr nėse ishte mė mirė qė Skėnderbeu tė bėnte politikėn e diplomacinė qė bėnė pėr shumė kohė Dukagjinėt, apo ato qė bėri. Grinden shqiptarėt nėse nga Skėnderbeu duhet marrė vetėm modeli i bashkėpunimit antiosman me fqinjėt ballkanikė dhe i shėrbimit ndaj Perėndimit, apo duhet ndjekur njė politikė tjetėr. Nuk mund tė jenė nė njė mendje shqiptarėt nėse politika e komunizmit dhe e Enverit pėr ta bėrė Shqipėrinė "kėshtjellė tė pathyeshme tė socializmit nė brigjet e Adriatikut" ishte njė imitim historik i epokės sė Skėnderbeut pėr ta bėrė kėtė Shqipėri kėshtjellė nė brigjet Adriatikut pėr tė mirėn e Perėndimit nė shekullin e XV.

    Nuk duhet tė ēuditemi nėse shqiptarėt do tė zėnė tė grinden me tė madhe si ata dy personazhet nė vargjet sarkastike tė Fishtės nėse kali i uficialit qė kalonte para tyre ishte At a Pelė. Po Kali legjendar i Skėnderbeut ka qenė At a Pelė? Mund tė bėhet edhe njė disktutim si ky pasi tė mbarojnė debatet nėse Skėnderbeu ka qenė njė trupmadh e zėfuqishėm , apo njė xhuxh nga shtati, nėse armėt e Skėnderbeut nė Muzeun e Vjenės janė armė simbolike-folklorike apo armė beteje tė Skėnderbeut trupvogėl. Shqyr qė mori fund shpejt ajo historia me atė "vulėn unazė" tė Skėnderbeut qė e kishte zbuluar njė danez dhe qė pėr ca kohė entuziazmoi shumė ish-drejtorin e Muzeut historik nė Tiranė, Moikom Zeqon.

    Historianėt, folkloristėt, rapsodėt, studiuesit e heraldikės e tė tjerė do tė kenė vazhdimisht terren pėr kėrkimet e tyre dhe pėr tė ngritur gjithfarė supozimesh e hipotezash. Ua lejon natyra e fushės ku veprojnė. Politologėt, propagandistėt, politikanėt e humoristėt duhet tė jenė mė tė kujdesshėm nė punėt e tyre, sepse krijojnė sherre duke ngatėrruar emrin e Skėnderbeut me vlerėsimet jashtė pėrmasave e kontekstit tė ngjarjeve tė kohės sė tij pėr tė arritur qėllime pragmatiste nė pėrmasat e kontekstin politik tė interesave tė kohės sė sotme.

    10 dhjetor 2005
    Abdi Baleta

Faqja 6 prej 21 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A e dini c'eshte fenomeni i Katovices?
    Nga kalemi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 09-01-2012, 18:30
  2. Fenomeni Phi
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 13:51
  3. Fenomeni i glorifikimeve dhe pėrbuzjeve ekstreme
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 16:12
  4. Fenomeni Kerlton - shpikesi i ''driblimit te fokes'' !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 08:26
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •