Close
Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 207
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Andrra e Jetes
    Anėtarėsuar
    21-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Leshator!Me vjen keq une e njoh mire Mark Bregun,e njoh ashtu si e njohin tane shkodranet se kush eshte prandaj nuk eshte kurre Marku me u mate me Baleten apo me ndokend tjeter!Markut me i dhane dikush nje darke apo nje kafe qyl ban sevap po ma gjate ashte marre me e fute ketu!Ashte si me thane Ndoc Rrokun ne shkodranēe...

  2. #22
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Andrra e Jetes, diku ketu thashe se nuk ja vlente ti futesha
    ketij debati. Por meqense kerkon ti rivish kesaj teme po te bej
    nje pyetje para se te vazhdoj me tutje:
    -ku keni qene gjate periudhes 1990-1996 (sidomos 1991-92-93)?
    Une kam qene ne Tirane, ne Qytetin "e famshem" te Studenteve.
    Pra nuk me duhej se ē'behej ne Qeveri dhe se nga ishin
    ministrat e krieministrat. Une perjetoja realitetin pa e vrare
    shume mendjen per shkakun. Tani qe jemi "plakur" pak fillojme
    e i bejme pyetje vetes.
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  3. #23
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Andra

    Mua pak me intereson se kush eshte Mark Bregu. Une nuk merrem me korrierin por me mesazhin dhe te ftoj edhe ty te besh te njejten gje.

    Baleta eshte me fal per shprehjen nje rrembythje politikan, me shterp sa sa mushka vete. Anti-amerikan dhe anti-perendimor, ideali patriotik i Bales gjendet diku ne kontinentin aziatiko-arabik. Aty per patriotin Bale, gjendet shpetimi i patriotizmit te vertete shqiptar.

    Nje politikan qe shkruan 12 km shkrime ne jave 99% te te cilave jane replika personale, "jo me the kete, jo te thashe ate" eshte vertet i peshtire dhe i pavlere per kedo ne shqiperi. Personi i tij perfaqeson nje bejtexhi pervers, qe i duket vetja firaun, kur debaton keshtu, fshatce. Eshte ai ne fakt, shume terheqes per individet me edukim inferior sepse per ta eshte kaq i thjeshte dhe kaq i kuptueshem. Por zgjidhjet e verteta nuk jane aspak kaq te thjeshta dhe te drejtperdrejta. Dhe Baleta kurre nuk jep zgjidje vetem te shet mend "e bere mire kete e bere keq ate." Ai eshte mjerimi dhe degjenerimi i vertete i shpirtit te shqiptarit. Ne syte e tij shqiptari eshte nje subjkt viktime e i diskriminuar, qe veshturesite duhet ti kaloje duke qare e duke share, duke u quravitur e ankuar dhe jo duke " kafshuar" ato me dhembe. Baleta eshte kaq kungull saqe mendon se shqiptaret jane shume te mire per boten dhe se bota po i korrupton ata. Ketu perjashton boten arabo-aziatike sigurisht, se aty sipas Baletes shqiptari gjen vlerat e verteta.
    .
    Te ishte per ti bere punet me meri e inat, duke akuzuar per armiq e tradhetare e duke akuzuar gjysmen e botes per mjerimin tend, ne nuk kemi nevoje per nje spurdhiak si Baleta. Ne kishim nje Enver Hoxhe qe e bente kete pune shume mire dhe qe ne nuk linim ti binte fjala ne toke, por e pame se ku perfunduam.

    Pra Baleta i ngjan pak testikujve te Papes qe nuk i hyjne ne pune askujt. Vete ky diskutim per te, duhet konsideruar privilegj prej tij. Prandaj varini qillon Bales a te marre.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Andrra e Jetes
    Anėtarėsuar
    21-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    RoniSotiri!Edhe une kam qene ne po ate qytet studentesh si puna jote ne vitet 1990.'91'92'93 dhe njoh ate realitet shume mire se eshte nje pervoje e hidhur qe nuk shqiett lehte nga mendja!Tashti po te them bile kam njefare bindjeje se edhe ju njoh te pakten mendoj se e kam lokalizuar njohjen deri ne dy djem beratas te cilet i kam njohur atehere!Mos i personalizo gjerat i dashur mik eshte perspektiva me e ngushte e kqyrjes se botes!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Andrra e Jetes
    Anėtarėsuar
    21-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Leshator!Jam dakord qe eshte e kote te diskutohet kjo teme ne kete forme per vete nivelin ku u bjerr!Por mos bini ne kontradikta kur perpiqeni te ulni njerez si ne rastin e Baletes,ju psh keni shkruar me gjate se kushdo ne kete teme lidhur me te dhe a nuk eshte vleresim ky gjithsesi!?

  6. #26
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    21-04-2003
    Postime
    62
    teme e bukur
    sidomos kur sheh kelysht e komunistave, qe shyqyr zotit kane mesu me perdor nje kompjuter,te shajne prof Baleten

    te dashur injorante
    me vjen keq se si arrini ti lejoni vetes luksin per te kritikuar mendimet e baletes

    duke filluar qe nga krietari i kesaj faqeje interneti
    duhet le lexoni te pakten 20 vjet neper bibliotekat e botes per te arritur te fitoni nje license per te folur per baleten

    p.s
    fjala injorant dhe kelysh nuk jane fyerje per ata qe njeh mire fjalorin
    keshtu qe te nderuar kelysh mos ma censuroni shkrimin

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    O kashmiro, kavash o burr kavash se ta vram Baleten. Ne vetem sa po thena se ai o i lesh e gjys. Sa majtas djathtas, i ka bo nja pese parti deri tani. Ne fillim e degjoja me kureshtjen e moshes, dhe me thene te verteten me ngazellonte perbrenda me ato retorikat nacionaliste anti-greke. Por tani qe e kundroj me gjakftohtesi gjykoj se ai eshte modeli i demagogut bosh, dhe se eshte teper impulsiv e i rrembyer, cilesi qe vetem nje diplomat sduhet ti kete. Nji surrogat me nji llaf.

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,408
    Postimet nė Bllog
    17
    Njerez, diskutoni CESHTJET jo NJEREZIT pasi me njerezit nuk do te vini asgjekundi dhe nuk do te beni asgjekafshe.

    Tema u mbyll.
    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #29
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    nuk duket si e mbyllur....
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  10. #30
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    "Tim kaēurreli" i eshte sulur gjithe terbim A.Baletes, dhe jo vetem ky kerrim i plakur qe s'drejtohet dot me, dhe nuk e dhjet kush me, se kushedi nga cila shpelle ariu ka zbrit maloku, por dhe te tjere mundohen te hedhin balte mbi Baleten, se s'kane culo t'i dalin perpara.
    Keta qurrveca e jargamaner me kujtojne jeniēeret turq kur shanin Skenderbeun tone, se do t'a thernin si kec e s'lenin gje pa thane.
    Disa te tjere e shajne se na qenkesh qene komunist, dhe vete jane me gjenerata komunist, por meqenese jane malok e fshatar zgjebarak, ketyre ju falkerka mekati, ndersa Baletes jo.
    Sa komunista kane qene more?!
    Disa na e shajne se Baleta qenkerka fondamentalist islamik, dhe kta jane ata kamikazet e zeza te kriminelit te Romes e gjeneralit grek Janullatos, se Baleta po bekerka propagande ne Afganistan qe te sulmojne Shqiprine.
    Keta me kujtojne grekrit e italjanet qe nxirrnin kamikaze kurde para ambasadave te Turqis e i venin flaken vetes.
    Baleta s'eshte ndonje myslyman i ndershem, se eshte pijanec, dhe sipas tradites as qe numerohet per myslyman.
    Por ato qe e shajne jane ato qe i kane bere bokino prifterinjeve katolik te Papes, dhe atyre orthodox te Janullatosit.
    Keta jane kelyshet e pederastise kristjane te kthyer ne gay.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dajaku : 26-04-2003 mė 16:34

  11. #31
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Baleta s'eshte ndonje myslyman i ndershem, se eshte pijanec, dhe sipas tradites as qe numerohet per myslyman.
    Por ato qe e shajne jane ato qe i kane bere bokino prifterinjeve katolik te Papes, dhe atyre orthodox te Janullatosit.
    Keta jane kelyshet e pedofilise kristjane te kthyer ne gay.

    Disa te tjere qe akoma flene ne nje vend me lopen duan te na thone duke perēmuar Baleten: "more qorra hapni syte dhe nga ne, se s'eshte vetem Baleta i menēur po ka dhe ca kollodoker te tjere qe pasken njohuri me speciale se ato te Baletes".
    More mjerane te shkrete, jo syte qe s'jua kthen njeri, por dhe do t'ju shtypin si kakrroēa.
    Ai qe don te zere vend ne inteligjencen shqiptare duhet te nderoj dhe ate qe eshte, se me mund e me guxim ka arritur deri aty.

    Ndonje pallosh dhe na kujtone dhe apokalipsin qe na vikerka per shkak te Baletes nga "Asfalia" greke, dhe "UDBe"-ja serbe.

    Shqiptaret more plera nuk e kane rrujte as prej turqve kur kto ishin perandori, e jo me nga hekurishtet sllavo-greke.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dajaku : 26-04-2003 mė 17:06

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-04-2003
    Postime
    7
    Po marr pjese per here te pare ne forumin shqiptar .Lexova pothuajse te gjithe komentet rreth kesaj teme.Pre mua Abdi Baleta eshte nje politikant dhe dipllomat i mirfillte.Dikush komentoi se Baleta vetem flet e skruan ne gazeta " me the kete te thashe kete ,, dhe nuk jep ndonje zgjidhje. Une do te pyesja ; Kush eshte Ai qe ka zgjidhur lemshin qe ne shqiptaret i krijome vete vetes.Historikisht ne kemi shitur njeri-tjetrin ne momente kyce tek te huajt.Dhe kjo eshte gjeja qe per fat te keq dime te bejme me mire.Shfrytezojme gjithe kapacitetin tone mendor per te luftuar e share ne menyre skandaloze njeri-tjetrin.Te shash Baleten " per mendimin tim,,gjithe te ashtequajturit politikane te tipit te sali berishes dhe te tipit fatos nanos duhet t'i shumezosh me zero.
    sali berisha per pak nuk e coi vendin ne lufte civile. fatos nano nuk lejon qe te Corridorri i 8 te kaloje permes Shqiperise sepse greqia do te kaloje permes greqise.Dhe populli i mencur shqiptar nuk zgjedh qe ta drejtojne politikane te tipit Baleta por zgjedh berishjane dhe nanoiste qe therin ,presin e shesin lire vete popullin e mencur shqipetare. berishjanet e shikonin Baleten si rezik me te madh se fatos nanon, pasi Baleta ishte nje mjeshter i fjales,politikan dhe diplomat i mirfillte . sala nuk mund t'a mbante Baleten ne parti pasi ai ishte konkurent i padiskutueshem i sales. sala duhej te menjanonte Baleten ashtu sic menjanoi shume te tjere.Politikanet tane jane me shume te predispozuar per te futur berryla se per t'u marre me politike.Per mua Abdi Baleta eshte figure politike.Ne shqipetaret gjithmone shquhemi per zgjim me shume vonese.Kete e tregon gjithe historia jone e lavdishme.

  13. #33
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Ashtu eshte, dhe te lumte!
    Por ti nuk duhet te jeshe Engjell XI por duhet te jeshe nga pese te paret!

    Sa kohe kurva France do fusi unet akoma ne politiken shqiptare, ne kemi per te henger kokat e njeri tjetrit.

    Po pse more debila shqiptare, me te zgjuar qenkerken lopēaret francez???????????

    Flamuri yne ka emblemen e shqiponjes me gjuhe gjarpri, por mungon koka e dacit francez ne mes qe te plotsoj tabllone komplet.

    Macoku futi ne sherr gjarbrin me shqiponjen deri sa i hengren kokat kellyshve te njeri-tjetrit e pastaj kokat e veta e u be zot.

    Zgjohuni more debila shqiptar qe ju duket vetja te menēur!!!

    Protestoni!!!

    Ngrini zerin te tregoni se existoni, mos peshperisni mshehtash neper forume klandestine.

    E pastaj rrifni gjoksin me njeri-tjetrin per trimerit e juja, une te bej kete, e te qi ate, te ha gurrmazin, etj.

    Ja ku e kemi Nanon, Salihun, Brahon etj. qe po ju shurrojne dhe ne koke.

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Ore Dajak!
    A e din se ke tė drejtė pasha besėn!
    Vetėm njė gja ja fute kot! Abdi Baleta nuk pin alkool!
    Agimi

  15. #35
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    Portugal
    Postime
    100
    Ne myslimanet nuk pijme alkol se na e ndalon Kurani.
    Pershendetje Agim.

  16. #36
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Si gjithmone "GJETHI"!?
    Hedh gurin e fsheh doren!!!!
    Eshte nje nga karakteristikat qe ju dallone ju o "gjethi"nga te tjeret ne Shqiperi.( Je nje model me te paturpin F.Cupi)
    E ndrone lekure sipas muhabetit e interesit, vetem se ne te gjitha rastet te mungone nje nga gjerat kryesoreE QENIT SHQIPTARE

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-02-2003
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    1
    me behet qejfi"!",qe nje teme serioze,kthehet ne nje rast per te fyer e poshteruar njeri-tjetrin...nuk mund te jemi me te edukuar e te flasim per temen,por duhet te nisim avazin tone te perhershem teuljes se tjetrit me fjalet me te poshtra te gjuhes shqipe.vazhdojme ta tregojme veten se sa popull i kulturuar jemi(me disa perjashtime te rralla).sa per abdi baleten,ai mund te jete,fondamentalist,ekstremist e ēfare te doni,por shume aspekte te jetes shqiptare i ka spikatur shume mire,si politiken tone te mrekullueshme,qe dje i shpalli lufte Irakut e sot nenshkruan deklarata per denimin e luftes qe vete deshi.kushedi se ēfare i pjell mendja neser politikaneve tane.sigurisht,qe filo-grekeve,nuk i vjen mire qe i shahet krye filo-greku yne i veshur me petkun e kryeministrit e keshtu qesulmojne baleten per ēfare eshte e ēfare nuk eshte...
    atdheu ka nevoje per te gjithe

  18. #38
    kunder racizmit
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    nuk kuptoj si arrini te merreni me Abdi Baleten??!! un nuk arrita as te lexoj dot ato qe shkruan se me fillon te me dhembi koka.
    Abdi Baleta "E' una razza in estinzione"

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Pirro i Epirit
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    Scotland
    Postime
    37
    Postuar mė parė nga Honezmi
    Si gjithmone "GJETHI"!?
    Hedh gurin e fsheh doren!!!!
    Eshte nje nga karakteristikat qe ju dallone ju o "gjethi"nga te tjeret ne Shqiperi.( Je nje model me te paturpin F.Cupi)
    E ndrone lekure sipas muhabetit e interesit, vetem se ne te gjitha rastet te mungone nje nga gjerat kryesoreE QENIT SHQIPTARE
    S'perjashtohte mundesi te jete Frroku dora vete. Gjethi eshte elementi me antishqiptar deri tani ne forum. Kuptohet pas Klodit, qe tani ka filluar te maskohet me emra te tjere.
    Liridashes

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Post DUHET FRENUAR NĖ KOHĖ "YRYSHI RAMA"

    Nė jetėn politike shqiptare, ashtu si nė jetėn politike
    kudo, ėshtė e njohur dukuria e pikasjes me vonesė tė
    kėrcėnimeve e rreziqeve qė krijohen pėr ecurinė normale tė
    politikės e tė pushtetit mbi baza demokratike, kur nė krye
    dalin njerėz me ambicie tė tepruara pėr pushtet, me
    karakter tė veēantė autoritar, aventuresk, me natyrė
    prepotente dhe me energji e kėmbėngulje tė madhe pėr tė
    arritur qėllimet. Zakonisht bashkėpunėtorėt e tyre tė
    fillimit dhe mjediset politiko-shoqėrore i dallojnė me
    vonesė tipare tė tilla tė politikanit qė sapo nis
    karrierėn, ose nėnvleftėsojnė rrezikun e tyre, edhe kur
    ata nisin tė shpalosin voluntarizmin e tyre ambicioz dhe
    cilėsitė e tyre agresive pėr tė pėrmbushur qėllimet. Kėshtu
    ėshtė kapėrcyer me mospėrfillje nė fillim kėrcėnimi nga
    "yryshi i Hitlerit" nė Gjermani, "vrulli revolucionar i
    Stalinit" nė Rusi e deri "etja pėr pushtet diktatorial e
    Enverit" nė Shqipėri. Ishte bėrė tepėr vonė nė tė gjitha
    kėto raste, e nė shumė tė tjerė, kur ata qė duhej e kishin
    mundėsi tė bėnin diēka pėr tė ndalur ose frenuar dukuritė
    diktatoriale, kujtoheshin tė reagonin e tė kundėrshtonin.
    Ata vetė u bėnė nė tė shumtėn e rasteve viktima tė
    shpėrdorimit tė pushteit tė atyre qė u ngjitėn nė majat e
    pushtetit si pa e kuptuar, madje dhe nė bazė skemash
    demokratike e nėn brohoritjet e masave popullore.
    Kėtė dukuri nė pėrmasa e forma mė tė zbeta e kemi vėnė re
    edhe gjatė viteve tė demokracisė nė Shqipėri. Nuk iu
    kushtua aq shumė rėndėsi nė fillimet e ndryshimeve
    demokratike faktit se nė krye tė forcave qė do tė luftonin
    pėr pushtet po dilnin ambiciozė tė tillė tė pushtetit si
    Sali Berisha, Genc Ruli, Gramoz Pashko, Fatos Nano, Ilir
    Meta, Skėnder Gjinushi, Kastriot Islami, Edi Rama, apo qė
    edhe nė krye tė forcave tė tjera tė pėrmasave shumė mė
    modeste u vendosėn njerėz qė orekset pėr pushtet autoritar
    partiak pėr njė kohė tė gjatė i kishin shumė mė tė mėdha se
    kėllqet e tyre. Pasi kaluan pak vite nė Shqipėri ankesat
    pėr autoritarizmin partiak e pushtetor tė Sali Berishės e
    Fatos Nanos u bėnė tė pėrditėshme, aq sa u arrit deri atje
    sa analistė e politikanė kėta tė dy i shihnin si tė keqen e
    madhe tė Shqipėrisė dhe po tė largoheshin ata nga politika
    Shqipėria do tė binte rehat.
    Kėta zėra i dėgjuam edhe gjatė fushatės sė fundit
    zgjedhore. Madje kėta zėra po vazhdojnė nė drejtim tė Fatos
    Nanos edhe pasi u mbyll procesi zgjedhor. Por nė tė njėjtėn
    kohė nė debatin politik e skenėn politike vihen re shpallje
    dhe veprime qė dėshmojnė se asgjė nuk ėshtė mėsuar nga kjo
    e kaluar e viteve tė demokracisė. Disa qė gėzohen se u
    krijua mundėsia qė Nano tė dalė nga skena e politikės pas
    humbjes sė Partisė Socialiste, nuk pėrdorin tė njėjtėn
    logjikė arsyetimi pėr rastin e Berishės qė jo vetėm mbetet
    nė politikė, por bėn rikthim pushtetor. Po ata qė fėrkojnė
    duart me ngazėllim se erdhi dita tė shtrohet konkretisht
    ēėshtja e largimit tė Nanos nga kreu i PS-sė, rrjedhimisht
    nga paraskena e politikės, nuk venė re se vendin e Nanos po
    kėrkon ta zejė njė politikan i kalibrit shumė mė tė vogėl
    se Nano, por me orekse e ambicie, me natyrė e mėnyra
    veprimi shumė mė problematike se tė Nanos, kryetari
    socialist i Bashkisė sė Titranės, Edi Rama. Tė rrėmbyer nga
    pasioni pėr tė parė mė nė fund lamtumirėn politike tė Nanos
    kėta nuk shohin, ose nuk duan tė shohin, kėrcėnimin qė po
    krijon "yryshi karrierist" i Edi Ramės nė politikėn
    shqiptare. E pra Edi Rama qysh nė fillimet e demokracisė
    shfaqi njė etje tė madhe karrieriste tė trazuar me
    prepotencė politike e anarshizėm politik pėr tė dalė nė
    krye tė lėvizjes demokratike. Nuk i eci sepse u ndesh me
    njė rival me ambicie, kėmbėngulje e karakter po aq agresiv
    nė politikė, me Sali Berishėn. Pastaj Edi pak nga pak u
    rras nėn hijen e Nanos, lėshoi shtat politik nėn kėtė hije
    dhe tani pėrpiqet tė shtrijė mbi tė hijen e vet.
    Mė 26 gusht 2005 jo vetėm organi zyrtar i PS-sė gazeta
    "ZP", por edhe disa gazeta tė tjera botuan njė intervistė
    tė gjatė tė dhėnė nga Edi Rama pėr reformimin dhe
    ringritjen e Partisė Socialiste. Qysh njė ditė mė parė mė
    25 gusht ishte njoftuar me bujė tė madhe nga stacionet
    televizive se "ZP" i kishte marrė Edit njė intervistė qė do
    tė bėnte efektin e njė bombe nė politikėn shqiptare.
    Normalisht kėtė intervistė duhej ta botonte vetėm "ZP",
    pastaj mė vonė gazetat e tjera ta huazonin prej saj. Por
    duket Edi Ramės dhe atyre qė e mbėshtesin nė kėtė "yrysh
    politik" u duhej qysh ditėn e parė efekt sa mė tronditės nė
    opinionin publik dhe materiali u shfaq edhe nė gazeta tė
    tjera. Ashtu siē ndodh shpesh kur bėhet zhurmė e tepruar
    paraprake pėr njė sensacion tė pritshėm ēdo gjė del blof.
    Sensacioni i pritur rezultoi njė gjė e shpėlarė, madje
    qesharake. Intervista e Edi Ramės ėshtė vetėm njė paēavure
    mė tepėr nė pirgun e amoralitetit politik.
    Nė tekstin e intervistės lexuesi nuk gjen asgjė tė re,
    asgjė tronditėse, asgjė sensacionale, asgjė qė tė nxisė pėr
    mendim e reflektim tė ri. Ėshtė njė tekst i qullosur nė
    njė demagogji bajate tė dėgjuar shumė herė nga Edi Rama e
    nga tė tjerė. Ėshtė njė grumbullim pa rregull formulimesh
    eklektike. Nuk ka qartėsi mendimi pėr ato qė kanė ndodhur
    me PS-nė e politikėn shqiptare, as vizione pėr ato qė duhet
    tė ndodhin me PS-nė e politikėn shqiptare. Ka vetėm njė
    mesazh : Edi Ramėn e ka kapluar mė shumė se kurrė ambicja
    pėr tė arritur para kohe majat e pushtetit partiak nė PS,
    qė ta pėrdorė pastaj kėtė pozitė si trampolinė pėr tė
    arritur ambicjen tjetėr tė pėrfolur prej kohėsh, pėr tė
    dalė edhe nė krye tė pushtetit qeveritar.
    "Bomba" qė paralajmėruan mediat mė datėn 25 gusht se do tė
    shpėrthente tė nesėrmen nė politikėn shqiptare ishte njė
    zhurme e mbytur tymėse qė e kishim dėgjuar edhe mė parė me
    bezdi. Pasi tė interesuarit kishin lexuar nėpėr gazeta
    intervistėn e Edit u erdhėn nėpėrmjet disa ekraneve
    televizive edhe disa jehona tė zbeta, ose reagime pa
    interes pėr kėtė intervistė. Mbėshtjen mė tė madhe pėr
    "yryshin e Ramės" u pėrpoq ta bėnte TV "Klan", i francezit
    Zhylien Rosh, i cili ka kohė qė ka marrė pėrsipėr dy
    misione kryesore politike: tė bėhet zėdhėnės e mbėshtetės
    autoritar i Berishės dhe i PD-sė dhe tė shėrbejė si qendėr
    inkuzicioni propagandistik pėr Fatos Nanon. Por edhe TV
    "Klan" nuk ishte nė formė pėr tė propaganduar e dinamizuar
    intervistėn e Ramės.
    Njėri nga komentatorėt qė pėrdor mė shpesh "Klan", Blendi
    Fevziu, djersiti shumė tė formulonte ca mendime pėr
    rėndėsinė e madhe qė kishte veprimi i Ramės pėr ndreqjen e
    gjendjes nė PS. Ashtu si Rama edhe Fevziu si argument mė tė
    fortė pėrdori rregullat e demokracisė europiane qė kur
    partia humbet nė zgjedhje kryetari i saj duhet tė japė
    dorėheqje se kėshtu e paska demokracia moderne. Tė paktėn
    Fevziu nuk e krahasoi PS-nė me njė skuadėr futbolli,
    sikurse bėri Rama nė njė takim me njė trajner italian qė ka
    ardhur tė stėrvisė ekipin e Tiranės. Rama tha pėr publikun
    shqiptar se kur njė skuadėr nuk fiton trofeun ajo ndėrron
    trajnerin dhe kėshtu duhet tė bėjė edhe PS-ja. Rama harroi
    se skuadra eTiranės po e ndėrronte trajnerin edhe pse
    kishte fituar dy trofe, kampionatin dhe superkupėn e
    Shqipėrisė.
    Nė intervistėn e tij Rama ėshtė munduar shumė ta bindė
    Nanon se duhet tė tregohet politikan me format perėndimor e
    tė largohet nga kryesimi i partisė pas humbjes, sepse
    duhet prijės tjetėr ta rikthejė partinė nė fitore. Edhe
    Fevziu edhe Rama harronin se praktika politike shqiptare
    edhe tani nė rastine zgjedhjeve tė 3 korrikut provon tė
    kundėrtėn : PD-nė e rikthen nė pushtet kryetari qė e ka
    drejtuar gjatė humbjeve tė shumė zgjedhjeve radhazi,. Sali
    Berisha humbi referendumin pėr kushtetutėn nė vitin 1994 e
    nuk dha dorėheqje nga posti i presidentit, humbi zgjedhjet
    mė 29 qershor 1997 nuk dha dorėheqjen nga posti i kryetarit
    tė PD-sė, humbi zgjedhjet lokale nė vitet 2000 e 2003 dhe
    zgjedhjet parlamentare nė vitin 2001e pėrsėri nuk dha
    dorėheqje nga kryetari i PD-sė. Bashkė me Berishėn disa
    zgjedhje i kanė humbur edhe kryetari i PR-sė e tė tjerė e
    nuk kanė dhėnė dorėheqjen. Dhe ja tani PD-sė i priu Berisha
    nė fitore. Kjo pėrvojė shqiptare i sugjeron Nanos se ėshtė
    mė mirė pėr tė dhe pėr PS-sė qė pikėrisht ai tė qėndrojė nė
    krye tė partisė, nėse nuk ėshtė tejet i lodhur, tejet i
    dėshpėruar dhe nuk i bėhen presione tė papėrballueshme nga
    jashtė qė tė largohet nga politika, qoftė dhe pėrkohėsisht.
    Nano nuk dėshpėrohet lehtė nga disfatat nė politikė, sepse
    ėshtė politikani qė i bėn punėt me shumė papėrgjegjėsi, me
    improvizime, saqė nuk e dallon se kur po vepron seriozisht
    pėr pasion e detyrim politik dhe kur pėr gallatė. Atė qė i
    mėsojnė nė teori Rama, Fevziu e tė tjerė se politikani i
    kallėpit europian duhet tė dijė e tė ketė guxim tė japė
    dorėheqje kur humb zgjedhjet apo kur kontestohet fuqimisht
    edhe nė parti Nano e ka zbatuar nė pratikė. Madje ėshtė i
    vetmi qė ka dhėnė dorėheqje nga posti i kryeministrit dhe
    ėshtė bėrė pėrsėri kryeminsitėr. Ėshtė i vetmi qė ka dhėnė
    dorėheqje nga posti i kryetarit tė partisė dhe ėshtė bėrė
    pėrsėri kryetar partie. Ėshtė dhe i vetmi qė ka qėndruar
    kryetar partie edhe duke qenė i burgosur ndėrsa kolegėt e
    tij intrigonin nė krye tė partisė pėr ta hequr. Nuk ėshtė
    puna kėtu pėr tė lavdėruar Nanon, por pėr t'i paraqitur
    faktet si janė me qėllim qė ata qė po bėjnė sot moral pėr
    frymėn politike moderniste perėndimore qė u dashka tė
    tregojė Nano duke u tėrhequr nga politika duhet tė mėsojnė
    vetė nga Nano abecenė e kėsaj politike.
    Edi Rama ende nuk ka treguar ndonjė shenjė modernizmi nė
    drejtim tė heqjes dorė nga ndonjė ambicie politike pėr tė
    ndihmuar politikėn shqiptare. Edi Rama u akuzua rėndė nga
    Komisioni parlamentar shqiptar pėr bėmat e tij tė dyshuara
    si veprimtari kriminale dhe nuk pati guximin tė jepte
    dorėheqje qė tė pėrballej si duhet me akuzuesit.
    Nano nuk ėshtė tip i ndjeshėm dhe i prekshėm qė lodhet e
    dėshpėrohet nga politika. Ai di mė mirė se gjithė
    politikanėt tjerė, sidomos mė mirė se Berisha, si tė
    pushojė, siē bėri dhe tani qė brodhi plazheve, edhe pse
    etiketohej si humbėsi mė i madh. Nano nuk ka skrupuj tė
    tillė politikė e qytetarė qė ta bėjnė atė tė humbasė toruan
    kur i vėrsulen me sulme tė rėnda pėr veprimtarinė politike.
    Kėtu ngjan shumė me Berishėn. Por Nano di tė gėlltisė
    dėshtimet me pamje mė tė qetė, sarkastike, moskokėēarėse.
    Edhe tani kur Nano jo vetėm cilėsohet si "humbėsi mė i
    madh" i zgjedhjeve tė 3 korrikut dhe veēohet nga
    kundėrshtarėt e aleatėt tradhtarė si fajtori kryesor i
    humbjes qė duhet tė bėhet kurban, ka ditur tė hiqet, mbase
    dhe ka qenė realisht, si mė pak i bezdisuri midis humbėsve
    socialistė.
    Kjo tė shtyn tė mendosh se Nano di diēka mė shumė se gjithė
    tė tjerėt qė merren me analiza e hamendėsime pėr humbjen e
    PS-sė nė zgjedhje. Ndoshta ai di edhe diēka mė shumė se
    Berisha pėr arsyet qė mundėsuan "rotacionin e pushtetit" nė
    Shqipėri. Nano me siguri e di mė mirė se tė gjithė qė
    shumica dėrrmuese e politikanėve, analistėve apo dhe
    amatorėve tė politikės sė kafeneve qė janė marrė me shkaqet
    e ndryshimeve nė Shqipėri kanė rrahur mė shumė ujė nė
    havan, pėrderisa kanė harruar tė kuptojnė ato ndikime qė
    kanė ardhur nga jashtė Shqipėrisė.
    Nano e kuptuar mė mirė se cilido atė thėnien e Berishės pas
    njė vizite nė Francė nė fund tė vitit 2004 "Shiraku e
    Franca mė garatuan se PD-ja do tė vijė nė pushtet". Nano
    shkoi e bėri njė vizitė mė tė bujshme nė Francė pasi dėgjoi
    kėtė thėnie nga Berisha. Tani bėhet e qartė se Nano ėshtė
    kthyer prej andej me bindjen se Berisha e PD do tė kishin
    vėrtetė ndihmė tė madhe ndėrkombėtare, jo vetėm franceze,
    pėr tė riardhur nė pushtet. Pėr hir tė Francės e tė Europės
    nuk i kushtonte shumė edhe diplomacisė amerikane ta
    sqaronte mė pas Nanon se mė e mundėshmja ishte tė ndodhte
    ashtu, si kishte thėnė Berisha.
    Pak ditė para zgjedhjeve Nano priti nė zyrėn e tij shefin e
    CIA-s. Atėherė vėzhguesit mbetėn nė dilemė se nuk kishin si
    ta ndanin shapin nga sheqeri nėse kjo vizitė ishte pėr t'i
    dhėnė Nanos porosinė e fundit tė pajtohej me largimin nga
    pushteti, apo pėr t'i thėnė publikut votues se Nano kishte
    ende shanse tė qėndronte. Por pėrderisa SHBA, nga ku Nano
    priste edhe mbėshtetjen mė tė madhe, pėrdorėn diplomacinė e
    shėrbimt sekret jo kanalet normale diplomatike, (tė cilat
    shpallėn "neutralitetin e Amerikės" nė grindjen zgjedhore
    tė partive shqiptare), duhet kuptuar se vizita e shefit tė
    CIA-s bėhej mė shumė nėn parullėn "Nano, Ik" se "Nano, OK",
    qė janė shkruar nėpėr muret e Tiranės kur Sali Berisha e
    Nikollė Lesi u prinin demonstratave pėr tė bėrė nė Tiranė
    atė qė ngjau nė Tbilisi qė tė vinte Saakashvili nė pushtet.

    Pak ditė pas zgjedhjeve tė humbura Fatos Nano mori nga
    shefi i CIA-s njė mesazh ku e falenderonte pėr
    bashkėpunimin nė luftėn kundėr terrorizmit dhe pėr rolin e
    Shqipėrisė nė stabilitetin e Ballkanit. Pra shefi i CIA-s i
    ēonte Nanos njė mesazh ngushėllimi pėr humbjen, por duke e
    falenderuar vetėm pėr ato shėrbime qė i kishte bėrė
    Amerikės. Kjo tė bėn tė besosh mė shumė se shefi i CIA-s i
    ka pėrcjellė Nanos mesazhin e fundit se ndėrkombėtarėt
    donin ndėrrim tė kuajve nė karrocėn e pushtetit nė Tiranė.
    Mbase CIA kėshtu e dėmshpėrblente disi Berishėn pėr atė qė
    nė vitin 1997 e la haptazi nėn mėshirėn e ndėrhyrjes greke
    e tė rebelimit nė Jug tė Shqipėrisė.
    Ėshtė e kuptueshme se SHBA nuk mund tė dėshironte qė nė
    Shqipėri tė krijohej terren pėr njė "zgjidhje gjeorgjiane".
    "zgjidhje ukrainase", ose "zgjidhje kirgize" qė Berisha i
    kishte pėrmendur shpesh, madje edhe tani pas votimeve ka
    thėnė se ishin variante rezervė, duke tėrbuar komentatorėt
    e "ZP-sė". Pėrvoja e vitit 1997 nė Shqipėri u ka mėsuar
    edhe amerikanėve se modelet gjeorgjiane, ukrainase, kirgize
    nuk i pėrshtaten shumė Shqipėrisė, pasi kėtu kazanėt vlojnė
    menjėherė dhe hedhin tej kapakėt e pėrvėlojnė ēfarė ka
    pėrreth. Nano e kuptoi mė mirė se Berisha nė vitin 1996 se
    po tė pėrpiqesh tė qėndrosh me inat kur ndėrkombėtarėt tė
    thonė ik me lezet i bėn bela vetes. Dikur kemi shkruar edhe
    ne se Nano nuk duhej ta linte gjendjen nė Shqipėri tė
    degjeneronte nė njė vit tjetėr 1997. Nėse nuk e ndjente
    veten nė gjendje tė mėnjanonte faktorėt qė mund tė vinin nė
    lėvizje skenarėt gjeorgjianė e ukrainas atėherė tė mos
    bėnte gabimin e Berishės tė majit tė vitit 1996, por tė
    pranonte dėshirėn ndėrkombėtare pėr tė lėshuar karrigen. Do
    tė na vinte mirė sikur Nano tė ketė kuptuar atė qė kemi
    cituar njėherė nga njė libėr se "vlera kryesore e
    demokracisė zgjedhore pėr ata qė janė nė pushtet qėndron nė
    atė se u jep atyre mundėsinė qė ta lėnė pushtetin nė mėnyrė
    paqėsore". Shqipėria e pagoi shtrenjt nė vitin 1997 qė
    Berisha nuke kishte mėsuar kėtė vlerė tė demokracisė
    zgjedhore dhe e pėrbuzi nė maj tė vitit 1996. Ndoshta Nano
    pati kohė, mundėsi e dėshirė mė tė madhe ta mėsonte mė mirė
    kėtė vlerė tė demokracisė zgjedhore. Pėr kėtė arsye ėshtė
    mė e dėshirueshme qė "yryshi i Ramės" tė mos pėrfitojė nga
    "vetėpėrmbajtja e Nanos", ose Nano tė mos i hapė rrugėn
    lehtė "yryshit tė Ramės".
    Nanon tani duan ta flakin fare mė shumė ish aleatėt e
    kolegėt se kundėrshtarėt. Kjo nuk ėshtė aspak menēuri
    politike. Nano si Berisha nė politikėn shqiptare pėrfaqėson
    diēka qė nuk mund tė kuptohet e tė trajtohet si veprimtari
    krejt personale. Kishte tė drejtė Arbėr Xhaferri kur
    shprehej para pak kohėsh se roli i Berishės dhe i Nanos nuk
    mund tė quhen aq kollaj se kanė marrė fund. Edhe kur kėta
    tė mos jenė nė skenėn politike rolet e tyre do tė vazhdojė,
    pėrderisa edhe ata shqiptarė qė shkojnė nė kutitė e
    votimeve janė ndarė me fanatizėm nė batalione tė Berishės e
    tė Nanos edhe faktorėt ndėrkombėtarė qė urdhėrojnė e
    kontrollojnė zhvillimet nė Shqipėri janė mėsuar qė gjėrat
    t'i vėshtrojnė nėpėrmjet ballafaqimit e bashkėpunimit
    Berisha-Nano. "Yryshi Rama" ėshtė provė e qartė se njė
    politikan ambicioz, por pa staturėn politike tė Nanos,
    synimin e tij kėrkon ta arrijė jo duke zhdukur rolin e
    Nanos nė skenėn politike, por duke marrė vetė kėtė rol. E
    tillė luftė ėshtė bėrė edhe nė PD, ku disa karrieristė dhe
    ambiciozė, sidomos Genc Pollo nė vitin 1999, kanė tentuar
    jo tė zhdukin rolin qė luan Berisha por ta marrin vetė kėtė
    rol me bekimin e regjisorėve ndėrkombėtarė.
    Zhurma qė po bėhet tani pėr nevojėn e ngutėshme qė PS tė
    bėjė analizėn e humbjes ėshtė e tepruar dhe ende e
    parakohėshme. Kjo analizė nuk ėshtė e vėshtirė tė bėhet nė
    rast se ata qė e nxisin nuk kanė qėllime e ambicie tė
    veēanta pėr tė arritur. Deri tani janė paraqitur si mė tė
    paduruar pėr tė bėrė kėtė analizė, Servet Pėllumbi, i
    tėrhequr kohėt e fundit nga rolet aktive nė politikė, por
    qė duket nuk i ka harxhuar rezervat e vlerėsimeve kritike
    qė ka pasur pėr Nanon, si dhe Edi Rama qė mė shumė se pėr
    rezerva kritike hidhet haptazi kundėr Nanos pėr ambicie
    karrieriste. Nė intervistėn e fundit Edi Rama nuk ka
    parashtruar ansjė element, tė ri apo tė vjetėr pėr tė
    treguar se ai ka njė vlerėsim origjinal tė vlefshėm pėr
    shkaqet qė ēuan PS-nė nė opozitė dhe pėr ndreqjen e kėsaj
    gjendjeje. Dy faqe tekst nė gazetė nuk sjellin asnjė
    element tė ri bindės pėrse pikėrisht Nano duhet tė jetė
    kurbani i kėsaj humbjeje dhe pėrse pikėrisht Edi Rama mund
    tė sjellė shpėtimin partiak. Gjithēka reduktohet nė njė
    pikė : Edi Rama do tė shfrytėzojė rastin pėr t'u vėnė nė
    krye tė opozitės shqiptare. Edi Rama vepron sipas rregullit
    se kur kacafyten dy vetė duhet tė pėrfitojė njė i tretė dhe
    i ėshtė mbushur mendja se nga grindja Nano-Meta i takon Edi
    Ramės tė pėrfitojė.
    Nga jashtė e brenda PS-sė dėgjohen zėra sikur kjo parti nė
    zgjedhje pėsoi katastrofė, mori goditje qė e plandos pėr
    tokė. Kur tė bėhet analiza e saktė do tė shihet se nuk
    ėshtė kėshtu, edhe pse ajo humbi. PD-sė mė shumė pushteti i
    mbeti nė dorė. Rama tani do tė marrė flamurin e arbitrit tė
    madh nė PS, tė zbuluesit e goditėsit tė gabimeve dhe tė
    shpresėdhėnėsit pėr ndreqjen tyre qė PS tė rikthehet nė
    pushtet. Nė llafologjinė e tij karakteristike Rama ėshtė mė
    eklektik se herė tė tjera, sepse edhe ai kishte marrė hyqėm
    tė tillė nė fushatėn zgjedhore tė PS-sė qė e bėjnė atė
    fajtor tė dytė pas Nanos, sidomos e ngarkojnė me shumė
    pėrgjegjėsi pėr humbjen e PS nė Tiranė ku Nano ėshtė
    kryetar bashkie prej disa vitesh dhe ka qenė tejet i
    privilegjuar me fonde qeveritare. Pikėrisht humbjen e PS-sė
    nė Tiranė Rama nė intervistė nuk ka qenė nė gjendje ta
    shpjegojė dhe pėrgjegjėsinė e tij ėshtė pėrpjekur ta
    shmangė me tjerrje llafesh pa vend.
    Rama ėshtė paraqitur i dyzyar nė intervistėn e tij. Nga
    njėra anė ėshtė pėrpjekur tė mos lejė pėrshtypjen se kėrkon
    tė vihet nė pozitėn e linēuesit politik tė Nanos, por si
    moralizues qė kėrkon ta bindė se mban pėrgjegjėsinė e "tė
    parit midis tė barabartėve" dhe pėr kėtė mėkat duhet tė
    largohet. Rama nuk do tė hyjė nė analizė se kush pati mė
    shumė faj nga ata qė konkuruan, por do qė tė njihet njė faj
    kolektiv anonim dhe tė mendohet si tė ribėhet partia. Rama
    ka frikė tė bėjė tė pakėnaqur nė PS pėrderisa nė kohėn kur
    kėrkon tė bėhet kryetar i kėsaj partie dhe i gjithė tė
    majtės. Rama ka njė synim shumė praktik qė tė krijojė idenė
    se punėt ndreqen nė PS e nė tė majtėn shqiptare vetėm duke
    bėrė njė bashkim tė plotė tė rrėmujshėm nė drejtimin e
    njeriut me emrin Edi Rama. Sipas Edit e keqja e PS-sė erdhi
    nga ndarja e partisė pėr tekat e Nanos e tė Metės, nga
    dalja e Partisė sė Metės veē dhe nuk ka pasur shkaqe mė tė
    thella, kontradikta mė tė gjėra tė papajtueshme.
    Rama po luan shumė kartėn e kėshillave qė ai paska dhėnė qė
    kjo tė mos ndodhte dhe tė premtimeve qė jep se po tė vijė
    ai nė krye ēdo gjė bėhet si mė parė. Rama nė intervistėn e
    tij nuk ka shpalosur as logjikė e filozofi politike, as
    ndonjė parimėsi politike. Ai ka shpalosur vetėm njė
    pragmatizėm tė banalizuar politik : tė bėhemi tė gjithė
    bashkė sa tė bėhem unė kryetar. Gazetarėt qė i bėjnė jehonė
    karrierizmit tė Ramės e pėrligjin kėtė "yrysh karrierist"
    me njė arsyetim pa kripė se Rama si ēdo njeri ka tė drejtė
    tė kėrkojė tė bėhet kryetar i njė partie.Rama PS-nė nuk e
    do njė parti tė pastruar e lėmuar, por njė mish-mash e njė
    organizėm gjithė gunga e tė ēara, do sėrish njė
    "bashkėjetesė tė grindurish", vetėm qė tė kenė sėrish
    mundėsinė tė marrin pushtet.
    Rama e ndjen se nė zgjedhjet e vitit tė ardhėshėm ka pak
    shans tė ribėhet kryetari i bashkisė sė Tiraėns qė e sheh
    si njė principatė tė vetėn dhe prandaj ka filluar qysh tani
    sulmin pėr tė shfrytėzuar pozitėn e vėshtirė tė Nanos pas
    humbjes sė 3 korrikut qė tė hapė vendin pėr vazhdimin e
    karrierės pushtetore. Pėr kėtė Rama spekulon jashtė mase me
    grindjet Nano-Meta. Faji i Nanos nuk ishte se e ēoi punė
    deri nė ndarjen me Metėn, por sepse u vonua nė kėtė punė
    dhe nuk bėri njė krastitje mė tė thellė tė PS-sė. Rama
    grindjen Nano-Meta nuk po e trajton as si grindje me baza
    parimore (qė ėshtė pėr ta vėnė nė dyshim), as si grindje
    midis klaneve tė bandokracisė, (qė duhet besuar mė shumė),
    por si njė grindje qė i ka prishur dhe i prish punė Ramės
    tani qė afrojnė zgjedhjet lokale. Rama mburret me
    pėrpjekjet qė ai vetė paska bėrė pėr tė shmanguar pėrēarjen
    e PS-sė, pėr tė mbajtur bashkė si tė grindur nė
    bashkėjetesė nanoistėt e metistėt, por me kusht qė i parė
    tė bėhej vetė Rama. Tani Rama kėrkon nga Nano qė tė ikė
    nga kreu i partisė, sepse kėshtu do tė kthehet Meta me tė
    tijėt, siē ka thėnė vetė Iliri disa herė se po tė mos jetė
    Nano kryetar ai ribashkohet me PS-nė, dhe pastaj pėr tė
    drejtuar bashkėjetesėn nė luftė tė familjes socialiste tė
    vihet Rama nė krye tė partisė. Kaq ėshtė tėrė marifeti
    politik me tė cilin shfaqet tani Rama nė publik.
    Rama po i paraqitet anėtarėsisė dhe elektoratit socialist
    dhe gjithė opinionit publik me variantin qė ai tė bėhet njė
    "Sali Berisha i sė majtės". Edhe Ramėn e ka entuziazmuar
    vija politike qė pėrcaktoi e ndoqi Berisha pė
    rigrumbullimin nėn njė ēati tė gjithė renegatėve e tė
    dėbuarve nga PD-ja, tė gjithė politikanėve me ose pa
    partiēka qė pranojnė tė vegjetojnė nėn hijen e Berishės pėr
    tė krijuar "kooperativėn e djathtė tė tipit tė lartė" nė
    politikėn shqiptare. Kėtė do tė bėjė Rama me tė majtėn,
    tani qė tė majtėt shijuan frytet e hidhura tė copėtimit
    elektoral.
    Rama nė karrierizmin politik ngjan mė shumė me Berishėn e
    djeshėm e tė tanishėm se me Nanon e derisotėm. Pavarėsisht
    se hiqet si politikan i tipit modern perėndimor, Rama ėshtė
    shumė mė larg se Nano nga ky tip politikani. Pavarėsisht
    nga metodologjia e lėshuar dhe pa konture tė qėndrueshme qė
    pėrdor Nano nė politikė Fatosi ėshtė treguar politikan
    shumė mė liberal e modernizues i partisė se Berisha e Rama.
    Me njė kryetar si Rama nė vend tė Nanos e majta shqiptare
    do tė humbte shumė nga ato ndryshime qė realizoi nėn
    presionin e zhvillimeve demokratike gjatė 15 viteve tė
    fundit. Rama nė krye tė PS-sė do t'i jepte jo vetėm kėsaj
    partie, por tėrė politikės shqiptare, njė hije mė tė
    theksuar enverizmi se ajo qė ka ruajtur PS nėn Nanon deri
    tani.
    Nė intervistė Rama ėshtė shprehur se nuk e urren Berishėn.
    Kjo ėshtė njė gjė jo normale po tė mbahet parasysh si janė
    kėrleshur kundėr njėri tjetrit pėr vite me radhė Rama e
    Berisha. Rama mund tė mos e urrente Berishėn dikur, por
    vetėm nuk e duronte dot se e pengoi karrierizmin qė Rama
    deshi tė bėnte nė lėvizjen demokratike. Por ėshtė e
    pabesueshme qė Rama tė mos e urrejė Berishėn edhe pas
    gjyqit qė i bėri Berisha nė "Komisionin parlamentar
    Olldashi" para dy vitesh, nė prag tė rikandidimit tė Ramės
    pėr kryetar bashkie i Tiranės. Shpjegimi mė i pranueshėm
    pėr thėnien e Ramės ėshtė se kemi tė bėjmė me njė
    hipokrizi, pėrzier me pak servilizėm se Rama e di qė si
    kryeministėr Berisha ka tagėr ta shkarkojė Ramėn, duke i
    grumbulluar edhe njė herė ca akzua nga ato qė i janė bėrė.
    Nė fakt me gjitha ato akuza qė i ka bėrė PD-ja Ramės pėr
    shkelje tė rėnda ligjore, mė gjithė ato kėrcėnime tė
    drejtuesve tė PD-sė se do ta fusnin Ramėn nė burg edhe kur
    PS ishte nė pushtet, gjėja e parė qė i takon Berishės tė
    bėjė pasi tė fillojė detyrėn si kryeministėr ėshtė tė
    shpėtojė Tiranėn nga i akuzuari rėndė Rama.
    Por nuk duhet pėrjashtuar qė Rama, nė kundėrshti me njė
    logjikė tė zakonshme, tė ketė thnė tė vėrtetėn se nuk e
    urren Berishėn. Po tė jetė kėshtu vėrtetohet se Rama e ka
    tipar karakterial qė tė shpėrthejė nė gjithfarė akuzash, tė
    bėjė gjithfarė sulmesh vetėm nė shėrbim tė ambicieve tė tij
    politike pushtetore dhe jo pėr parimėsi. Tė tilla tipare
    karakteriale e bėjnė shumė tė rrezikshėm njeriun qė ngjitet
    nėpėr shkallėt e politikės e tė pushtetit.
    Rama nė krye tė PS do tė ishte kėrcėnim pėr politikėn
    shqiptare. Kėtė duket se e kuptojnė mjaft socialistė qė e
    kanė pėrcjellė me indiferentizėm shpėrthimin e Ramės nė
    "ZP" mė 26 gusht 2005. Ramėn mund ta pėrkėdhelin
    karrieristė qė kanė mbetur si tė pabegenisur, ose
    politikanė si Gjinushi qė ashtu si urthi kėrkon gjithnjė
    njė dru lisi qė tė kacavirret e tė vegjetojė nė politikė.
    Nano duket e njeh rrezikun Rama nė politikė, prandaj edhe
    ia ngushtoi shumė hapėsirėn e verprimit gjatė fushatės
    zgjedhore qė tė mos grumbullonte kapital politik pėr ta
    pėrdorur nė ofensivėn e tanishme.
    Ditėn qė Rama bėri publike ambiciet e tij pėr kryetar i
    PS-sė gjeti mbėshtetje tė kufizuar politike tek Sabit
    Brokaj, Skėnder Gjinushi e ndonjė tjetėr. Nano nuk vonoi tė
    shpallte se po e shqyrton mundėsinė e vetėlargimit nga
    posti i kryetarit tė PS-sė, por ka ndėrmend qė pėr kėtė
    post t'i propozojė partisė katėr kandidatura, tė Pandeli
    Majkos, Petro Koēit, Ben Blushit dhe Andis Harasnit qė sapo
    ėshtė pėrfshirė nė politikė. Lajmdhėnėset nuk e humbėn
    rastin pėr tė shtuar komentin se kjo do tė thotė qė Ramėn e
    lė jashtė. Madje nė "Top Channel" dėgjuam dhe fjalinė se
    "Nano ikėn e vjen nė politikė e nė pushtet".
    Loja sa ka filluar tė hapet pėr ardhmėrinė e drejtimit nė
    PS. Tani pėr tani vetėm mund tė themi me siguri se hapja e
    kėsaj loje po shton pėrmasat e intensitetin e amoralitetit
    politik nė Shqipėri. Kurse pėr lojėn politike tė Nanos
    ėshtė shpejt tė themi se ėshtė nė fillim tė fundit tė saj.
    Gazetari Andi Bejtja ka shtruar pyetjen: a ėshtė kjo beteja
    e fundit Nano-Berisha?. Nuk mund tė jetė e fundit, sepse
    beteja Nano-Berisha do tė vazhdojė edhe kur ata tė mos kenė
    mundėsi fizike tė jenė nė poltikė. Pėrpjekjet pėr ta kthyer
    betejėn Nano-Berisha nė njė betejė Rama-Berisha janė njė
    paralajmėrim pėr ditė mė tė kėqija nė politikėn shqiptare.
    Dikur Rexhep Qosja shkroi se ai politikan qė synon tė
    qėndrojė me ēdo kusht nė pushtet, duhet larguar me ēdo
    kusht nga pushteti. Me kėtė sulmonte Berishėn pak kohė pasi
    ishte bėrė president. Pėr tė kundėrshtuar kėtė sulm tė
    Rexhepit ndaj Saliut nė atė kohė kam shkruar se ai
    politikan qė kėrkon me ēdo kusht tė vijė nė pushtet duhet
    penguar me ēdo kusht. Kisha parasysh synimet revanshiste tė
    PS-sė, e cila mė vonė nuk u ndal para asgjėje nė vitin 1997
    pėr tė riardhur nė pushtet. Tani duhet thėnė : duhet
    penguar me ēdo kusht tė vijė nė pushtet ambiciozi Edi Rama
    qė kėrkon me ēdo kusht tė zėrė kreun e PS-sė e tė
    qeverisjes mė vonė. Kėtė e kanė nė dorė tani pėr tani
    socialistėt. Ka pėrgjegjėsi tė veēantė Fatos Nano nėse
    largimin e tij e e bėn me atė moskokėēarjen qė e
    karakterizon dhe u lė terrenin hapur ambicieve tė
    shfrenuara tė politikanėve me karakter tė rrezikshėm
    politik.

    26 Gusht 2005
    Abdi Baleta


    (Botuar nė "Bota Sot" mė 1 dhe 2 shtator 2005)

Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A e dini c'eshte fenomeni i Katovices?
    Nga kalemi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 09-01-2012, 18:30
  2. Fenomeni Phi
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 13:51
  3. Fenomeni i glorifikimeve dhe pėrbuzjeve ekstreme
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 16:12
  4. Fenomeni Kerlton - shpikesi i ''driblimit te fokes'' !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 08:26
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •