Close
Faqja 13 prej 21 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 207
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar mė parė nga bashki
    Po ti me kend ngjet.
    Pyetja me e mire per Seminaristin, eshte .

    Greket ordodoks, me ke ngjajne me teper, ne fytyre?
    [ata, jasteku, ku seminaristi ve koken]?

    Me europianet
    Apo me turqit, arabet, egjyptianet

    Dihet ca ben ne kete teme seminaristi.

    Ka gjetur nje ekstremist, e njeri qe sdi sec thote, te anes tjeter te tij, e PERCA E SUNDO

    HAP NDARJE E ZENIE
    [ka gjetur matrial seminaristi, po njerezit nuk jane budallenj te bihen ne gracka te mediokerve-mesjetar]

    KJO ESHTE DHE ROLI I ATIJ QE AI I FALET

    BILE KETU E PROVON HAPUR

    PERCARJE TE SHQIPTAREVE

    qe pastaj te marr nje cope secili nga fqinjet tane.

    SEMINARIST MESJETARI -------HARRON QE ESHTE VITI 2005

    E kane bere kete loje dhe me pare te tjeret, e me te zgjuar se ty, e ne periudha me te favorshme per ta, PO KANE DESHTUAR.
    Kuptohet .
    Ti je nje kopje mesjetare, e mund te thuash me teper qesharake e tyre.

    Po vazhdon politika antishqiptare te hedh helmin e saj.
    Po shqiperia eshte imune nga keto .

    E bile njerezve ju shtua atdhedashuria, nga ata qe kane bere punen tende kur u be shteti shqiptar.

    Qe ndermirnin akte e veprime te ndryra shoviniste e gjakatare nga nje ane, e mbanin seminare ose predikonin fene e Virgjereshen Mari nga ana tjeter.

    [nuk ka faj feja per mekataret tokesor]

    Hipokrizia ne shkallen me te larte.

    O MESJETAR I PERJETSHEM.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 05-01-2006 mė 14:22

  2. #122
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Baleta eshte nje person shume i zgjuar dhe dinak.Nje prind i imi e ka njohur qe ne bankat e shkolles dhe tregon se ishte i mprehte,serios dhe ambicioz.(nje veti paksa e pergjithshme per pjesen e veriut te Shqiperise ,ku djemte rriten qe ne vogeli per te qene luftetare fitimtare ne betejat e jetes).
    Eshte pikerisht kjo krenari e kultivuar veriore ,piknisja e shkrimeve te tij dhe pse jo edhe urrejtja per vllehet.
    Per Baleten eshte fyerje nese nje person ortodoks me prejardhje po ose jo vllahe te jete me i suksesshem se ai.Duke pasur nje edukate spartane ai e sheh cdo kundershtar si armik qe duhet mposhtur.Aq me teper qe ndoshta qe ne femijeri i eshte injektuar nje doze urrejtjeje per ortodokset sllave, ashtu si kudo ne veri.
    Ai ndoshta qe ne vogeli eshte ushqyer me historite e lufterave te lavdishme kunder serbeve, aq sa edhe vete ai ndjehet pjese e kesaj lufte.
    Pikerisht ketu lindin kontradiktat sepse realiteti nuk eshte njelloj me fantashkencen ne mendjen e Baletes por edhe te shume shqiptareve te tjere te veriut.Realiteti dhe politika jane krejt te ndryshme me eposin heroik ne veri apo edhe ne troje te tjera ne Shqiperi.Baleta dhe jo vetem ai ,kane qene aq te zhytur kembe e koke ne kete gjumenaje apo enderr heronjsh sa ka arritur te kryeje gabime trashanike ne dem te interesave shqiptare ne vend.Ky eshte shkaku qe edhe vete politika shqiptare e ka menjanuar bindshem Baleten nga spektri vendimarres dhe i ka dhene nje rol publicisti, gje qe duhet ta pranojme e kryen shume mire.Berisha megjithese mund te kete nje background te ngjashem me Baleten, ka ditur me mire ti shmanget ketij vizioni te epopose se lufterave ne veri apo ketij eposi imagjinar, duke u pershtatur me mire ne interesat vetjake dhe te politikes shqiptare dhe pse jo disa here ka rritur ta perdore me sukses per interesa karrieriste kete patos te shqiptareve te veriut ,por pa ju dhene atyre asgje ne shkembim dhe duke i ngopur ata me luge boshe.Ketu ndoshta ka ndikuar shume edhe gruaja e tij sllave ,duke ja arritur qellimit ta shperndaje kete tymnaje dhe te thyeje keto barriera paragjykimesh.
    Jam shume i bindur qe ne veri ka shume paragjyqime shterpe pseudopatriote sepse faktet tregojne (ashtu sic thote edhe Seminaristi) qe veriu ne vetvete eshte nje perzierje shqiptaro-sllavo-osmane.Por lufta per ekzistence na ka ofruar kete suprize te kendshme si komb dhe mund te deklarojme me gezim qe elementi shqiptar ka dominuar plotesisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qerim : 05-01-2006 mė 19:30

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    [QUOTE=FLORIRI]
    Vllahet nuk kane identitet shqiptar.Orthodokset vllah jane vllah dhe jo Orthodoks shqiptare.Orthodoks Shqiptar jane pershembull Himariotet,disa pjese te Pogradecit,Korces,Beratit etj.Ndersa vllahet jane tjeter gje,kane identitetin e tyre gjuhesor,kulturor,dhe ne pergjithesi kane qene pro shteteve fqinje me shume se pro interesave shqiptare.Prandaj qe dhe qarqet vllehe jane te demshme per ceshtjen kombetare.Jane te demshme kur vihen ne pika kyc.Eshte sikur te cosh ujkun per te ruajtur delet.
    QUOTE]

    Po ti o i zi ke:
    - Naum Veqilharxhin, shkruesin e pare te abetares shqipe, vllah
    - Naim Frasherin, poet kombetar, vllah i myslymanizuar.
    - Asdrenin, poet te hymnit kombetar, vllah.
    - Lasgush Poradecin, poetin me te madh te Shqiperise te shekullit XX (bashke me Fishten), vllah.
    - Nene Terezen, e vetmja shqiptare cmim Nobel, nga i ati vllahe.

    C'te bene vllehet "e demshem" qe ndihmokan komshinjte, po kerkojne t'ia japin Shqiperine Rumanise?

    Kur kane 2000 vjet qe jane ne Shqiperi, atehere jane minorance etnike e jo kulturore, pike.
    Ignore List: Den Bossi

  4. #124
    Freedom Maska e Bianconero
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263

    Post

    ''Fenomeni'' ose Shtaza me mbiemnin Balet' padyshim qe eshte nje nder qenjet kafshe-njeri me te shpifura ne ditet e sotme. Nqs vazhdon te kesh fene e t'pareve, per ''coftinen'' Abdi do te thote ''hidherim'' dhe tradheti sepse punon per CIA-n e Vatikanit sic bente Nana e Madhe, Tereze. Me monstra vetem te fjales sic eshte ky perbindesh i Azise Bare-pakice Shqiperia do te behet ne copa akoma me te vogla sec eshte, prandaj eshte koha te reflektojne te rinjet tane te dashur dhe mos bien viktima te Baletistanit! Te jesh Musliman i ndershem, (sic mund te kem disa nga miqte e mi me te shtrenjte) nuk do te thote asgje por te jesh Balet apo pro Balet do te thote qe je banor i lagjes me te ndyre te qytetit me te ndyre se spo hy me ''afer''! Zhgarravina Balet ka shume per te urryer, duke ja fillu tek Jugu i Shqipnise, vecanerisht Ortodokset dhe per te perfunduar tek Katoliket e Veriut. Sido qe te kemi qene ne jete, gjithmone nje mik e kemi mbajtur ose na ka mbajtur, ndersa ky copa eshte i vetem ne kete bote (Shqiptare) sepse shqiptaret gjithnje e kane treguar se kane shume me te afert nje te besimit ''armik'' sesa nje te besimit ''mik''. Abdiu i Baletajve sulmon cdo gje qe eshte e Krishtere, edhe per Gjergjin e Madh flet me ironi sepse ''tradhetoi'' ata qe ky nuk i tradhetoi dot kurre! Perkundrazi i adhuron ata se bashku me veten e tij! Ne Shqiperi nuk ka Baleta, mund te kete ca pa ze qe mezi hane nje cope buke dhe flasin neper chate. Baleta eshte i vetem dhe vetmia eshte ajo qe po e shkaterron. Baleta sulmon ata qe i kane dhene sadopak Shqiperise. Figurat me te shquara shqiptare vine nga keto 2 komunitete fetare (nese mund ti quajme 2!) Historikisht Jugu dhe veriu (Qendrat e Krishterimit) kane nxjerre njerzit me madhor te kombit tone ne cdo fushe te jetes dhe kjo nuk eshte pak, nese Bakllava-ngrenesi sdo te ishte i helmuar rende do ta kuptonte. Qe eshte MALLKIM Islami per ne, kjo eshte mese e vertete dhe nese do te preken shume besimtaret muslimane. Sigurisht qe te ishim nje komb me nje fe do te ishte ndryshe, sigurisht qe keto fe na kane penguar dhe vazhdojne te na pengojne. Sigurisht qe jemi popull pa ndonje vlere te vecante, pervec disa individeve si psh Kastrioti, Bojaxhiu, Noli, Qemali, Fishta, Kadare, Rugova, Gurakuqi, Bogdani, Barleti, Jashari, Sokoli, Boletini, Curri, pse jo dhe Hajdari (por kurre Berisha) e shume te tjere por si perfundim nga syri i nje te huaji, mendoj se jemi populli me kot i Europes (sic tregojne dhe ''shifrat'') dhe do te jemi deri ne diten qe sdo kete vete-sh-kerdhim nga mentaliteti qe posedojme. ''Levizja'' per ta bere Albanistan vendin tone ka ngritur koken vitet pasi Azemi me shoket e tij thyen diktaturen e ish shokut te Stalinit dhe te atij Kinezit. Per ata qe jeten e jetojne ne kohen qe jane gjalle, feja nuk ka shume rendesi por dhe nese i vejme rendesi, Krishterimi ose Krishti ka bere shume me shume se Islami ose Muhameti per ''bijte'' e tije. Islam=Paqe por ne te vertete vetem paqen nuk perfaqesojne kete muslimanet ne kryeqendrat islamike, kopje apo origjinal eshte dhe Baleta se bashku me keta mjeker-cjeperit e rinj qe studiojne atje dhe kthehen per te thyer tabune e dy-tre-kater-pese-grave qe mashkullit shqiptaro-injoranto-tradhtaro-WC-stan i ka munguar, gje qe ja hiqte privilegjin qe kishin ''vellezerit'' e tyre te cilet fatkeqesisht ndodhen ne ujrat e pafundme te mjerimit!

    Shqipnia asht Evrope, edhe nqs nuk asht, do bahet, i ka dek nana
    Pershendetje te gjitheve (edhe ju qe sigurisht do me urreni)
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

  5. #125
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Pa marrë parasyshë se shprehim mendime të kundërta qka është e drejtë e secilit,nuk duhet harruar për asnjë çast se jemi vëllezër,dhe për ne të gjithëve ajo që na bashkon e na bënë vëllezër është gjuha,kultura,doket,zakonet etj,ndërsa mendimet secili ka të drejt ti mbaj të vetat pa marr parasysh se qfare.Më vjen keq të potencoi por Bianconero po e tepron me fjalorin e tij të periudhës së barbarizmit.Nuk duhet harruar për asnjë qast se jtoim në kohën e qytetrimit,ndërsa migjeni ka qenë shkrimtar z.Baleta i përket shkrimeve sociopolitike të kohës.Pa keqkuptime por Baleta për shumë njerëz të kulturës e artit shqiptar është dhe mbetet një nga shkronjësit më të spikatur të epokës së re.Thënë të drejtën trajtohet edhe si vizionar e patriot i denjë i kauzës shqiptare në përgjithësi.

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Thumbs down

    Citim Postuar mė parė nga Gjin.Bue.Shpata
    Baleta eshte nje person shume i zgjuar dhe dinak.Nje prind i imi e ka njohur qe ne bankat e shkolles dhe tregon se ishte i mprehte,serios dhe ambicioz.(nje veti paksa e pergjithshme per pjesen e veriut te Shqiperise ,ku djemte rriten qe ne vogeli per te qene luftetare fitimtare ne betejat e jetes).
    Eshte pikerisht kjo krenari e kultivuar veriore ,piknisja e shkrimeve te tij dhe pse jo edhe urrejtja per vllehet.
    Per Baleten eshte fyerje nese nje person ortodoks me prejardhje po ose jo vllahe te jete me i suksesshem se ai.Duke pasur nje edukate spartane ai e sheh cdo kundershtar si armik qe duhet mposhtur.Aq me teper qe ndoshta qe ne femijeri i eshte injektuar nje doze urrejtjeje per ortodokset sllave, ashtu si kudo ne veri.
    Ai ndoshta qe ne vogeli eshte ushqyer me historite e lufterave te lavdishme kunder serbeve, aq sa edhe vete ai ndjehet pjese e kesaj lufte.
    Pikerisht ketu lindin kontradiktat sepse realiteti nuk eshte njelloj me fantashkencen ne mendjen e Baletes por edhe te shume shqiptareve te tjere te veriut.Realiteti dhe politika jane krejt te ndryshme me eposin heroik ne veri apo edhe ne troje te tjera ne Shqiperi.Baleta dhe jo vetem ai ,kane qene aq te zhytur kembe e koke ne kete gjumenaje apo enderr heronjsh sa ka arritur te kryeje gabime trashanike ne dem te interesave shqiptare ne vend.Ky eshte shkaku qe edhe vete politika shqiptare e ka menjanuar bindshem Baleten nga spektri vendimarres dhe i ka dhene nje rol publicisti, gje qe duhet ta pranojme e kryen shume mire.Berisha megjithese mund te kete nje background te ngjashem me Baleten, ka ditur me mire ti shmanget ketij vizioni te epopose se lufterave ne veri apo ketij eposi imagjinar, duke u pershtatur me mire ne interesat vetjake dhe te politikes shqiptare dhe pse jo disa here ka rritur ta perdore me sukses per interesa karrieriste kete patos te shqiptareve te veriut ,por pa ju dhene atyre asgje ne shkembim dhe duke i ngopur ata me luge boshe.Ketu ndoshta ka ndikuar shume edhe gruaja e tij sllave ,duke ja arritur qellimit ta shperndaje kete tymnaje dhe te thyeje keto barriera paragjykimesh.
    Jam shume i bindur qe ne veri ka shume paragjyqime shterpe pseudopatriote sepse faktet tregojne (ashtu sic thote edhe Seminaristi) qe veriu ne vetvete eshte nje perzierje shqiptaro-sllavo-osmane.Por lufta per ekzistence na ka ofruar kete suprize te kendshme si komb dhe mund te deklarojme me gezim qe elementi shqiptar ka dominuar plotesisht.

    Ti qe kritikon Baleten se urren Jugun je plot urrejtje per Veriun, ashtu siç jane plot urrejtje per muslimanet ata qe kritikojne Baleten se urren te krishteret...Duhet t'i rishikosh mire mendimet e tua te kalbuna, shoku Shpata, e mandej te kritikosh te tjeret. Nese kjo eshte çka di ti per Veriun, athere te them me bindje te plote se nuk di asgje. Dhe se nuk eshte Baleta qe urren, por ti. Eshte sqaru edhe ne poste me lart kjo puna e thenjes se disa te vertetave, po s'i ke lexu me kujdes disa poste...

    Veriu qenka perzierje shqiptaro-sllavo-osmane?! Kush jane sllavet? Kush jane osmanet?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 07-01-2006 mė 16:23

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Arrow Ēfarė Do T’i Sjellė Kosovės Misioni i Ahtisarit?!

    Midis skepticizmit dhe euforisė sė shqiptarėve

    Mė nė fund erdhi dita tė shpallet se filloi zyrtarisht
    procesi i bisedimeve pėr “pėrcaktimin e statusit
    pėrfundimtar tė Kosovės”. Nė fakt ende asgjė nuk ka
    ndryshuar nė lėvizjet e shumta qė janė bėrė nė tabelėn e
    shahut ndėrkombėtar, qė quhet “Kosovė”. Vetėm se po
    organizohet njė festival mė i gjerė diplomatik
    ndėrkombėtar, me dirigjent orkestre njė personalitet tė
    njohur pėr misione diplomatike delikate, ish-presidentin e
    Finlandės, Shkėlqesinė e Tij, Zotėri Mati Ahtisari. Ėshtė
    tamam ashtu siē thuhet bukur nė titullin e njė shkrimi “100
    mami europiane pėr statusin”, botuar nė “Gazeta Shqiptare”,
    mė 4 dhjetor 2005, nėn pseudonimin “Katovica”. Dhe rregulli
    dihet: kur nė lindjen e fėmijės ngatėrrohen shumė mami
    shtohet rreziku qė fėmija tė lindė i vdekur, ose i
    gjymtuar.
    Por le tė shpresojmė sė pari se roli i zotėri Ahtisarit do
    tė jetė mė i rėndėsishėm e ndikues se sa i tė tjerėve qė
    janė marrė me kėtė punė deri tani pėr pėrcaktimin e rrugės
    sė mbarė qė duhet tė marrė zgjidhja e njė problemi jetik
    pėr shqiptarėt. Megjithatė, nuk duhet tė jemi krejtėsisht
    tė sigurtė se Ahtisari do ta ketė tė lehtė tė pėrmbysė
    konjukturat ndėrkombėtare qė kanė vepruar negativisht deri
    sot pėr arritjen e zgjidhjes reale e tė drejtė, qė dihet se
    ėshtė vetėm pavarėsia e Kosovės, ose bashkimi i saj me
    Shqipėrinė.
    Ahtisarit, pavarėsisht nga ndjesitė e tij, do t’i duhet tė
    bėjė shumė manovrime pėr tė mos zemėruar protagonistėt e
    deritanishėm tė trajtimit diplomatik tė ēėshtjes sė Kosovės
    me tė cilėt ka bashkėpunuar edhe nė ēėshtje tė tjera mė
    parė. Kur kreu i Pėrfaqėsisė sė Finlandės nė Prishtinė
    Maarku Laamane shprehet se “pėr Kosovėn BE-ja pėrkrah njė
    zgjidhje reale”(gazeta “55”, 23 nėntor 2005, marrė nga
    “Bota Sot”) kuptohet qė shqiptarėt paralajmėrohen se mund
    tė mos kenė atė zgjidhje qė presin nga misioni i Ahtisarit.
    Kur kryeministri i Ēekisė bėn deklarata nė frymėn e
    pansllavizmit atavist se “Kosova duhet tė ndahet”
    (“Panorama” 3 dhjetor 2005) kuptohet qė dikush i jep
    sinjale Ahtisarit pėr t’ia bėrė punėn mė tė vėshtirė. Kur
    eurodeputetet gjermane Zhizela Kalenbah dhe Doris Pak
    lėshojnė deklarata se “Kosova duhet tė ketė... apo mund tė
    ketė pavarėsi tė kushtėzuar” (“KJ”, 7 dhjetor 2005 dhe
    “Tema”) pėrsėri ėshtė trysni mbi Ahtisarin qė tė anojė kah
    zgjidhjet qė nuk janė zgjidhje pėr shqiptarėt. Kur vetė
    shefi i diplomacisė sė BE, Havier Solana lėshon
    paralajmėrimin “Kosova, rrugė tė gjatė deri tek pavarėsia”
    (“Tema”, 7 dhjetor 2005) do tė thotė se BE nuk e mbėshtet
    misionin e Ahtisarit si mision pėr tė vendosur pavarėsinė e
    Kosovės, por pėr njė zgjidhje tjetėr mė tė cunguar, siē i
    pėlqen Serbisė.
    Sikur tė mos mjaftonin kėto ka dalė sėrish nė skenėn e
    veprimarisė diplomatike ndėrkombėtare pėr Kosovėn njeriu qė
    nė emėr tė SHBA-ve nė fillim tė vitit 1998 i ndezi dritėn e
    gjelbėrt Miloshiviēit pėr masakrimin e shqiptarėve,
    ish-diplomati amerikan Robert Gelbard. Ky qenka “kėshilltar
    privat” nė grupin e Ahtisarit dhe e ka nisur veprimtarinė e
    tij me kėshillėn “lidhjet e mira me Serbinė nė interes tė
    shqiptarėve tė Kosovės” (gazeta “Ballkan”, 27 nėntor 2005).
    A thua se shqiptarėt nuk i kanė aq mend tė kuptoje se ēfarė
    dobie kanė e tė kėqijash u vinė nga lidhjet me Serbinė.
    Ja, pra, si zbehen, ende pa filluar misioni i Ahtisarit,
    shpresat qė ky mision do tė japė rezultatet e dėshiruara
    dhe nė kohėn e dėshiruar nga shqiptarėt. Deklaratat qė u
    pėrmendėn dhe njė zhurmė e madhe e pandrėprerė pėr
    mbrojtjen e pakicės serbe nė Kosovė, sikur kjo pakicė tė
    ishte ndryshe nga rastet tjera tė mbrojtjes sė pakicave nė
    botė dhe sikur diplomacia ndėrkombėtare tė mos kishte asnjė
    model e precedent se si bėhet mbrojtja e pakicave, ia
    ndėrlikojnė seriozisht misionin Ahtisarit, edhe nėse synimi
    i tij kryesor do tė jetė zgjidhja me drejtėsi e problemit
    dhe dėshira pėr tė ndrequr ato qė u lanė mangut, ose u bėnė
    ēyryk gjatė misionit tė parė qė ai kreu nė vitin 1999
    bashkė me ish-kryeministrin rus Ēėrnomėrdin pėr tė bindur
    Milosheviēin e Serbinė tė hiqnnin dorė nga sundimi ushtarak
    e policor dhe spastrimi etnik nė Kosovė nė kėmbim nė
    ndalimit tė bombardimeve tė NATO-s.
    Ahtisari deri tani ka bėrė vetėm njė udhėtim eksplorues
    (faktmbledhės e quajnė disa), pėr tė blerė mendjen e
    politikanėve serbė, tė politikanėve shqiptarė nė Prishtinė
    e Tiranė, megjithėse kėta tė fundit janė fare jashtė loje.
    Me njė fjalė, ai ka bėrė vetėm njė udhėtim pėr tė parė nė
    vend se me cilin do tė ketė tė bėjė nga ata qė duhet t’i
    vendosė nė kularin e tij diplomatik. Kurse me hallkat e
    tjera tė shumta qė janė marrė deri tani e do tė merren
    pėrsėri me ēėshtjen e Kosovės Ahtisari ka biseduar edhe mė
    parė, ose mė saktė i ka pasur nė dorė mė herėt synimet,
    dėshirat e dhe kėrkesat e tyre politike e diplomatike.
    Natyrisht koha dhe ngjarjet do tė tregojnė mė mirė kush po
    gabon mė shumė nė parandjenja e parashikime, skeptikėt apo
    entuziastėt. Dihet qė zotėri Ahtisari ėshtė njeri i
    specializuar, i afirmuar pėr tė trajtuar probleme tė tilla
    ku gėrshetohen jo vetėm interesa tė kundėrta kombėtare, por
    edhe ndėrthuren interesa tė gjera ndėrkombėtare nė vende qė
    kėrkojnė pavarėsi. Ahtisari ka qenė kryetar i Kėshillit tė
    OKB-sė pėr Namibinė, nė kohėn kur regjimi i bardhė kolonial
    i Afrikės sė Jugut nuk donte tė hiqte dorė nga sundimi
    sovraniteti mbi kėtė vend qė tani ėshtė shtet i pavarur.
    Ahtisari ka kryer njė mision ndėrmjetėsimi edhe pėr rajonin
    e Acehut nė Indonezi. Shqiptarėt e njohin mė shumė zotėrin
    Ahtisarin pėr rolin qė luajti nė vitin1999 nė tėrheqjen e
    ushtrisė e policisė serbe nga Kosova pėr t’ua lėnė vendin
    trupave tė NATO-s dhe administratės sė OKB-sė.
    Prandaj, caktimi i zotėri Ahtisarit nga Sekretari i
    Pėrgjithshėm i OKB-sė si pėrfaqėsues pėr tė organizuar e
    drejtuar bisedimet pėr “statusin pėrfundimtar tė Kosovės”
    ėshtė mirėpritur e pėrshėndetur nga shqiptarėt si njė hap
    pėrpara, qė vė nė lėvizje njė proces tė vonuar shumė. Pėr
    shqiptarėt ky emėrim ka shumė tė mira, por nuk mund tė jetė
    pa shqetėsime. Personaliteti i Ahtisarit imponon respekt e
    besim si pėrsa i pėrket njohjes sė problemit tė pavarėsimit
    tė shteteve nė pėrgjithėsi, ashtu dhe problemit tė Kosoėvs
    nė veēanti. Veprimtaria e suksesshme qė ka kryer zotėri
    Ahtisari nė raste tė tjera imponon gjthashtu respekt e
    krijon besim tė veēantė nė aftėsitė dhe prirjet tij pėr tė
    bėrė punėn me drejtėsi, me arsye, me pėrkushtim e me
    efikasitet. Tė gjitha kėto janė fakte qė i lumturojnė
    shqiptarėt dhe rrisin shpresėn e tyre se ky mision do tė
    kapėrcejė ato mangėsi e tė meta qė janė vėnė re nė aksionet
    e mėparshme tė diplomacisė ndėrkombėtare pėr Kosovėn dhe
    drejtėsia e serioziteti nė zgjidhjen e mirė tė ēėshtjes
    kėsaj radhe do tė dalin mbi meskinėritė diplomatike tė
    njohura pėr t’ua ngarkuar shqiptarėve tė paguajnė haraēin e
    rėndė pėr ēdo rregullim tė pjesshėm tė problemeve tė
    sigurisė rajonale, siē ėshtė vepruar qysh nga Kongresi i
    Berlinit 1878.
    Por edhe pse misioni i zotėri Ahtisarit duhet parė me shumė
    shpresė e besim pėr drejtėsi diplomatike ndėrkombėtare nė
    ēėshtjen e Kosovės mėsimet e tė kaluarės dhe konjukturat e
    tanishme politiko-diplomatike ndėrkombėtare duhet tė na
    bėjnė t’i shohim zhvillimet me maturi, pa e lėnė veten qysh
    nė fillim tė na mbulojė skepticizmi, por edhe pa rėnė kokė
    e kėmbė nė eufori. Paralajmėrimet nga vėzhgues tė
    kujdesshėm ndėrkombėtarė janė se procesi i bisedimeve qė po
    pėrgatit zotėri Ahtisari nuk do tė jetė aspak i lehtė dhe
    madje mund tė zgjasė. Tek drejtuesit politikė shqiptarė tė
    Kosovės sikur vihet re qysh tani njėfarė euforie, tė paktėn
    pėrsa i pėrket afatit tė afėrt tė pėrfundimit tė procesit,
    brenda vitit 2006. Madje ata janė tė bindur se edhe
    rezultati i kėtij procesi do tė jetė ai qė duan shqiptarėt,
    njohje e pavarėsisė sė Kosovės. Pra, ata po pėrpiqen ta
    largojnė sa mė shumė veten nga mėkati i skepticizmit, duke
    harruar se edhe euforia e parakohshme tė bėn mėkatar mė
    vonė.
    Opinioni publik natyrisht pėr instikt politik mė shumė se
    pėr logjikė politike ka prirjen tė besojė mė tepėr nė
    realizimin e dėshirave se nė njė zhgėnjim tė radhės nė kėto
    kohė kur ēėshtja shqiptare ka pėrparuar shumė drejt
    zgjidhjes sė saj. Por ata qė kanė detyrėn e tė ushqyerit
    tė opinionit publik me tė vėrtetat mbi zhvillimet
    politiko-diplomatike, tė shpjegojnė pėrmasat e pėrpjestimet
    e gjasave pėr sukses apo pėr dėshtime duhet tė tregohen
    shumė tė kujdesshėm e tė mos harrojnė se deri nė ēastet e
    fundit mendimi e veprimi politik shqiptar janė tė dėnuar tė
    pėrpėliten midis skepticizmit e euforisė dhe nė ēdo ēast
    duhet llogaritur saktė pozicioni konkret pėr tė pėrcaktuar
    dhe veprimin e pėrshtatshėm tė radhės.
    Pėr kthjellimin e mendimit politik shqiptar e tė opinionit
    publik shqiptar dhe tė sektorėve mė tė ndershėm tė
    diplomacisė ndėrkombėtare janė shumė tė dobishme e
    mirėbėrse shpjegimet paralajmėruese si ato tė studiuesve e
    intelektualėve tė Kosovės qė theksojnė “Jo, shtetit kishtar
    kolonial serb nė Kosovė” (Mehdi Hyseni nė “KJ”, mė 14
    nėntor 2005); “Shqiptarėt e Kosovės mund tė falin tė
    kaluarėn, por jo tė ardhmen”(intervistė e deputetit Hydajet
    Hyseni ribotuar nė “KJ”, mė 21 nėntor 2005); “Statusi i
    Koosvės vendoset sipas vullnetit tė kosovarėve” (nga Sabri
    Hamiti, nė “Tema”, 7 dhjetor 2005); njė sėrė shkrimesh tė
    profesorit jurist Esat Stavileci etj. Edhe nė Shqipėri po
    shohim njė dukuri tė re tė shfaqjes sė mė shumė emrave
    intelektualėsh tė njohur poshtė shkrimesh qė trajtojnė edhe
    problemin e bashkimit kombėtar, gjė qė po kėta intelektualė
    deri vonė e shihnin si mėkat dhe i shpallnin nacionalistė
    ngatėrrestarė ata qė vepronin kėshtu. Por ka ende shkrime
    qė pavarėsinė e Kosovės e quajnė maksimumin qė duhet tė
    kėrkojnė shqiptarėt, ose qė pėrpiqen t’u japin mėsime
    serbėve se po tė pavarėsohet Kosova i bėhet mirė vetė
    Serbisė. Kėtyre ende nuk u bėn shumė pėrshtypje se
    pėrgjegjėsit mė tė lartė tė politikės sė Serbisė, si
    gjithmonė, bėjnė veshin e shurdhėr ndaj zėrit tė arsyes
    ngado qė tė vijė dhe po ndjekin me tė njėjtėn kokėfortėsi
    milosheviēiane njė politikė tė rrezikshme konfuze, qė ngjan
    shumė me qėndrimet qė mbajti Milosheviēi nė prag e gjatė
    procesit tė bisedimeve nė Rabmuje nė fillim tė vitit 1999
    dhe qė dihet me ēfarė pasojash u shoqėrua pėr shqiptarėt e
    pėr serbėt dhe sa probleme i krijoi edhe bashkėsisė
    ndėrkombėtare.

    Pėrballė kryeneēėsisė sfiduese tė serbėve

    Misioni i Ahtisarit do tė ndeshet me politikėn tejet
    ostruksioniste dhe me praktika shumė tė pabesa serbe. Duke
    parė gjendjen e re tė krijuar nė Kosovė dhe dėshtimet e
    manovrimeve tė tyre tė deritanishme pėr ta pėrmbysur kėtė
    gjendje serbėt duken shumė tė vendosur tė ēojnė deri nė
    fund marrėzitė e tyre dhe ta pengojnė e dėmtojnė sa mė
    rėndė procesin e zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės e tė
    qetėsimit tė Ballkanit edhe tani qė OKB me emėrimin e
    Ahtisarit me mision nė Kosovė e bėri hapin qė serbėt
    synonin ta pengonin me ēdo kusht.
    Nga Beogradi e kryeqytete tė tjera ku shkojnė pėr vizitė
    udhėheqėsit e lartė serbė dėrgojnė vetėm mesazhe tė njė
    politike kryneneēe e imperialiste tė Serbisė ndaj
    shqiptarėve tė Kosovės dhe i vėnė shkopinj nė rrota ēdo
    nisme serioze tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr ta detyruar
    atė tė gjykojė vetėm sipas stereotipeve e klisheve serbe
    pėr trajtimin e problemit tė Kosovės. Udhėheqėsit e
    politikanėt serbė nuk pushojnė se sajuari pėrralla e dokrra
    politike dhe juridike me synimin e vetėm qė Kosova tė
    vazhdojė tė quhet pjesė e Serbisė, edhe nėse Serbia nuk do
    tė ketė mė asnjė kontroll efektiv mbi tė.
    “Kosova duhet tė bėhet si Bosnja” thotė presidenti serb
    Tadiē, pavarėsisht se Kosova nuk ngjan me Bosnjen nė asnjė
    nga parametrat qė vlen tė merren nė konsideratė pėr
    zgjidhjen e problemit. “Kosova duhet tė jetė pjesė e
    Serbisė me status autonomi, por brenda Kosovės tė kenė
    autonomi serbėt”, ėshtė njė tjetėr xhevahir i politikės
    serbe, qė do ta vejė Kosvėn nė njė pozitė mė tė vėshtirė e
    mė absurde se e vinte kushtetuta komuniste e Serbisė dhe mė
    pas Milosheviēi. Me njė fjalė duhet tė bėhet vetėm ajo qė i
    pėlqen politikės sė Beogradit, tė mos mbahet parasysh asnjė
    rrethanė tjetėr, asnjė aspiratė dhe e drejtė e shqiptarėve,
    asnjė parim e model i njohur i zgjidhjes sė ēėshtjes sė
    Kosovės sipas tė drejtės sė vetėvendosjes dhe tė drejtės
    ndėrkombėtare pėr garantimin e pakicave. Me njė fjalė,
    politikanėt e Beogradit kėrkojnė qė Ahtisari e bashkėsia
    ndėrkombėtare ēėshtjen e Kosovės ta trajtojnė vetėm serbēe.

    “Serbia nuk nėnshkruan pėr pavarėsinė e Kosovės”, janė
    fjalėt e ministrit tė jashtėm tė Serbisė Vuk Drashkoviē, qė
    gazeta “Tema” e datės 22 nėntor nė Tiranė i ka vėnė dhe si
    titull, kur ka botuar nė dy faqe tė saj tekstin e plotė tė
    intervistės dhėnė nė KTV pėr emision “Rubikon”. Nuk ka
    nevojė fare tė analizosh gjithė tekstin e intervistės pėr
    tė kuptuar marrėzinė politike qė mbizotėron nė mendimet dhe
    qėndrimet e diplomacisė serbe.
    Megjithatė, pėr lexuesin po e shpjegojmė kotėsinė e
    arsyetimit tė Drashkoviēit me sqarimet qė ka bėrė
    specialistja e tė drejtės ndėrkombėtare, Kristinė
    Haverland, nė volumin X tė “Enciklopedisė tė sė drejtės
    ndėrkombėtare” pėrgatitur nė vitet 1980 nga Instituti Maks
    Plank nė Gjermani (zėri “Shkėputja” fq. 384-388). Lidhur me
    kuptimin, vlerėn e ndikimin qė ka njohja ndėrkombėtare e
    shteteve tė krijuar rishtas ajo vėren: “E drejta
    ndėrkombėtare tradicionalisht ka pranuar shkėputjen pasi
    zhvillimi i ngjarjeve ka ēuar nė krijimin e njė gjendje
    faktike ku janė tė pranishėm elementėt e krijimit tė
    shtetit nė vend qė tė vendoste kushte pėr ligjshmėrinė e
    tij”. Pikėrisht para zhvillimesh tė tilla dhe njė gjendje
    tė tillė faktike ka vite qė jemi nė Kosovė dhe nuk ka
    kuptim sipas tė drejtės ndėrkombėtare tė bėhen procese
    zvarritėse bisedimesh, tė sajohen artificialisht kushte pėr
    njohjen e pavarėsisė sė Kosovės.
    “Nė procesin e shkolonizimit ka mjaft raste kur
    shtetshmėria e njė ish-kolonie qė shkėputet ėshtė njohur
    gjerėsisht para se qeveria e saj tė kontrollojė efektivisht
    territorin e tė ketė stabilitet tė mjaftueshme“, thekson
    Haverland qė pėrmend rastet e Algjerisė, Bangla Deshit,
    Indonezisė. Njohja e shtetshmėrisė sė Kosovės duhej tė
    ishte bėrė edhe nė kushtet e administrimit tė saj nga
    UNMIK-u, sepse Kosova e ka marrė plotėsisht fizionominė e
    shtetit qė funksionon pas njė procesi shkolonizimi pėr tė
    cilin ka ndihmuar shumė vetė bashėksia ndėrkombėtare.
    “Pėr natyrėn e njohjes ndėrkombėtare (tė shtetit) janė bėrė
    debate midis atyre qė pranojnė teoritė konstitutive dhe
    deklarative. Pėrkrahėsit e teorisė konstitutive e shohin
    njohjen e elementit tė formimit tė shtetit, tė tjerėt e
    quajnė formimin e shtetit tė pavarur nga njohja
    ndėrkombėtare”. (“Enciklopedia e sė drejtės ndėrkombėtare”,
    fq. 388). Drashkoviēi dhe kėshilltarėt e tij mund tė bėhen
    pėrkrahės tė paepur tė teorisė konstitutive pėr tė
    pėrligjur qėndrimin e tyre kundėr pavarėisė sė Kosovės. Por
    tekstet e sė drejtės ndėrkombėtare dėshmojnė se kjo teori
    nuk ka pasur sukses dhe se njohja ndėrkombėtare e shtetit
    tė krijuar rishtas ėshtė njė veprim deklarativ qė shpreh
    simpatinė ose antipatinė e shtetit qė duhet tė bėjė njohjen
    ndaj shtetit tė ri, por nuk ėshtė vendimtar nė formimin ose
    jo tė kėtij shteti tė ri.
    Pėr Kosovėn dhe pėr bashkėsinė ndėrkombėtare ka rėndėsi
    politike e praktike qė Serbia ta njohė pavarėsinė e
    Kosovės, sepse kjo lehtėson marrėdhėniet midis Serbisė e tė
    Kosovės, midis shqiptarėve e serbėve dhe ndikon pozitivisht
    nė gjendjen nė Ballkan, madje dhe nė demokratizimin e vetė
    Serbisė. Por kjo nuk do tė thotė se mosnjohja e pavarėsisė
    sė Kosovės nga Serbia ėshtė vendimtare pėr njohjen
    ndėrkombėtare dhe duhet ta bėjė kėtė bashkėsi tė ushtrojė
    trysni mbi shqiptarėt qė kėta tė sakrifikojnė tė drejtat e
    tyre.
    Me tezėn e qėndrimin e tyre Drashkoviēi e Serbia vetėm
    manifestojnė kokėfortėsi, vihen nė pozita atavike qė janė
    vėnė edhe shtete tė tjerė nė njė tė kaluar tė largėt.
    Haverland nė analizėn e saj pėrmend se “problemi lindi kur
    nga Spanja u shkėput nga Hollanda nė vitin 1581. Spanja
    refuzoi deri nė vitin 1648 tė njihte shkėputjen e
    Hollandės. Spanja nuk njohu shkėputjen pas vitit 1809 tė
    vendeve tė Amerikės Latine qė ishin koloni spanjolle” (fq.
    387). Punė pėr Drashkoviēin dhe Serbinė nėse duan tė
    zbatojnė kėtė praktikė tė vjetėr anakronike tė shtetit
    pushtues e kolonial spanjoll apo t’u pėrshtaten parimeve e
    praktikave tė reja tė sakta qė kanė zėnė vend nė
    marrėdhėniet ndėrkombėtare. Deklarata e Drashkoviēit se
    Serbia nuk nėnshkruan pėr pavarėsinė e Kosovės, shpreh
    dėshpėrim, inat, agresivitet, sfidė, por jo urti e qartėsi
    politike dhe diplomatike. Edhe miqtė e Serbisė do ta kenė
    tė vėshtirė qė tė mohojnė parimet e praktikat qė kanė zėnė
    vend nė marrėdhėniet ndėrkombėtare pėr tė mbėshtetur
    atavizmin e kryeneēėsinė e diplomacisė serbe.
    Mbase pėr shkak tė njė tradite tė keqe tė ish-fuqisė
    koloniale spanjolle nė shekujt XVII-XIX, politikani
    spanjoll Havier Solana e ka pėrkėdhelur shumė politikėn e
    Serbisė duke penguar procesin e shkėputjes e tė pavarėsimit
    tė Malit tė Zi, dhe njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Por as
    kjo nuk e bėn tė pranueshme politikėn e Serbisė e
    deklaratėn e Drashkoviēit.
    Edhe mė qesharak ėshtė qėndrimi i presidentit serb Tadiē qė
    nė Bruksel deklaron se Serbia mund ta pranojė qė Mali i Zi
    tė bėhet shtet i pavarur, por nuk e pranon kėtė gjė pėr
    Kosovėn. Ata qė e kanė dėgjuar kėtė deklaratė nėse nuk kanė
    qenė ithtarė tė politikės serbe duhet tė ndjeheshin tė fyer
    dhe madje tė qeshnin me kėtė logjikė tė njė kryetari
    shteti. Pranon qė njė popull sllav qė ka tė njėjtėn gjuhė,
    fe e kulturė me Serbinė tė ketė shtetin e vet dhe nuk
    pranon qė njė popull me prejardhje etnike, gjuhė, fe e
    kulturė tėrėsisht tė ndryshme, shqiptarėt qė nė Kosovė janė
    katėr herė mė shumė se sllavėt nė Mal tė Zi tė ketė shtetin
    e vet. Fryma kolonialiste e politikės serbe ėshtė mė e
    hapur se kurrė nė kėtė deklaratė tė Tadiēit.
    Edhe kryeministri i Serbisė Vojisllav Koshtunica, me
    fodullėkun e specialistit tė sė drejtės kushtetuese e
    ndėrkombėtare, ka pėrsėritur “argumentin” qesharak se
    shqiptarėve nuk u lejohet tė kenė dy shtete tė tyre nė
    Ballkan (kur dihet se sllavėt kanė 6 apo 7 nė tė njėjtėn
    zonė) meqenėse “kombi shqiptar e ka ushtruar njė herė tė
    drejtėn e vetėvendosjes dhe kjo e drejtė nuk mund tė
    ushtrohet mė pėr sė dyti”. Duket qė ėshtė nė hall tė madh
    pėr t’u kapur si i mbyturi pas njė fije kashte, kur zhytet
    nė ujin e turbullt tė teorizimeve tė veta.
    Sė pari, Koshtunica na ka bėrė nder qė pranon e thotė vetė
    se shqiptarėt e Kosovės janė pjesė e kombit shqiptar. Sė
    dyti, na ka bėrė nder se shpalljen e pavarėsisė sė
    Shqipėrisė mė 28 nėntor 1912 e quan ushtrim tė sė drejtės
    sė popujve pėr vetėvendosje, madje para se kjo e drejtė tė
    shpallej nga Presidenti amerikan Uillson nė 14 pikat e tij
    tė famshme nė vitin 1917 dhe para se Vladimir Lenini tė
    korrigjonte gabimin e Josif Stalinit dhe tė theksonte se
    edhe nė kushtet e trashėguara nga Rusia cariste, qė
    ngjajnė shumė me kushtet qė u trashėguan nga Jugosllavia
    monarkiste e pastaj komuniste, e drejta e vetėvendosjes
    duhej tė pėrfshinte edhe shkėputjen nga shteti qė i sundon
    deri nė atė ēast.
    Pėr tė drejtėn e vetėvendosjes sė popujve si parim i lartė
    politik qė tashmė ėshtė bėrė edhe parim e normė e sė
    drejtės ndėrkombėtare pozitive ka njė literaturė tė gjerė
    tė pėrpunuar nga tė gjitha shkollat e sė drejtės. Pėr kėtė
    parim politik e juridik ka norma nė dokumentet e
    rėndėsishme ndėrkombėtare, duke pėrfshirė Kartėn e OKB-sė.
    Njė jurist i ri francez Zhan-Fransua Gilhodi ka mbrojtur
    tezėn e doktoraturės nė Universitetinn e Grenoblės nė vitin
    1974 me temėn “E drejta e popujve pėr vetėvendosje”. I
    referohem kėtij studimi, sepse ėshtė botuar para 30 vitesh
    nė njė kohė kur e drejta e vetėvendosjes trajtohej ende nė
    mėnyrė selektive si njė e drejtė e lidhur kryesisht me
    “popujt kolonialė” dhe me shkolonizmin, sepse kėshtu kishin
    interes Bashkimi Sovjetik i atėhershėm dhe vendet e reja tė
    Azisė e Afrikės qė kundėrshtonin tezėn e vendeve
    perėndimore se duhej shtrirė zbatimi i kėsaj tė drejte edhe
    nė gjithė popujt qė donin shkėputje nga shtetet
    shumėkombėshe. Qysh nga ajo kohė zhvillimet ndėrkombėtare
    kanė shkuar nė atė drejtim qė theksonin vendet perėndimore,
    sidomos nė Europė, ku janė krijuar njė numėr i madh
    shtetesh tė reja tė pavarura tė shkėputura nga ish
    perandoritė koloniale sllave (BS e Jugosllavi), madje dhe
    nga ndarja e Ēekisė e Sllovakisė, apo nga bashkimi i dy
    shteteve gjermane.
    Pėrderisa Koshtunica thotė se shqiptarėt kanė shfrytėzuar
    tė drejtėn e vetėvendosjes qysh nė vitin 1912 nėnkupton se
    e ka trajtuar kėtė si rast shkolonizmi. Por tani qė e
    drejta e vetėvendosjes ėshtė shtrirė edhe mė gjerė,
    shqiptarėt sipas sė drejtės sė popujve pėr vetėvendosje
    kanė edhe mė shumė arsye politike dhe juridike tė
    plotėsojnė e pėrsosin procesin e papėrfunduar tė
    vetėvendosjes, qė e nisėn me shpalljen e pavarėsisė mė
    1912.
    Koshtunica duhet tė dijė se shqiptarėt shpallėn pavarėsinė
    e tėrė kombit shqiptar e tė gjithė trojeve etnike ku
    jetonin nė Ballkan, jo vetėm tė asaj pjese qė mė vonė u
    njoh si shtet i pavarur dhe qė ėshtė njė gjysmė Shqipėri,
    ose Shqipėria Londineze, sepse cungimi u bė nė njė
    Konferencė nė Londėr. Pėr fat tė keq, pėr shkak tė
    zhvillimeve ndėrkombėtare kombi shqiptar nuk mund tė gėzojė
    dhe nuk gėzon ende tė mirat e ligjshme qė i garanton e
    drejta e vetėvendosjes. Shqiptarėt mė 1912 vetėvendosėn qė
    Kosova e Shqipėria tė jenė njė, jo qė Kosova tė bėhej tokė
    e pushtuar dhe e aneksuar ushtarakisht e nė mėnyrė tė
    paligjshme nga Serbia.
    Teza se e drejta e vetėvendosjes mund tė ushtrohet vetėm
    njė herė, sikurse ia ka qejfi kryeministrit tė Serbisė,
    ėshtė pėrmendur edhe nga tė tjerė mė parė, por nuk ka pasur
    atė efekt qė kėrkon t’i japė Koshtunica. Me kėtė arsyetim
    nė vitet 1970 Pakistani e kundėrshtonte shkėputjen e pjesės
    lindore tė shtetit qė mė vonė u bė Bangla Deshi, pasi vetė
    Pakistani dyzonėsh dhe India ishin shkėputur nga Britania.
    Koshtunica e di se nė vitin 1917, kur u krijua Mbretėria
    Serbe-Kroate-Sllovene nė tė cilėn u pėrfshinė me dhunė edhe
    Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina tre
    shtetet qė emėrtuan mbretėrinė e sllavėve tė jugut ushtruan
    tė drejtėn vetėvendosėse.
    Kjo e drejtė pėrfshin tre elementė: e drejta e popullit pėr
    tė zgjedhur regjimin qė do, e drejta e popullit pėr t’u
    shkėputur nga njė shtet ku e kanė pėrfshirė me dėshirė apo
    me dhunė, e drejta e atij qė shkėputet pėr t’u bashkuar me
    njė shtet tjetėr. Kur u shpėrbė Jugosllavia nė vitin 1991
    Serbia, Kroacia, Sllovenia ushtruan pėr sė dyti tė drejtėn
    pėr vetėvendosje duke u ndarė nga shteti ku kishin hyrė me
    dėshirė. Maqedonia e Bosnja u ndanė nga shteti ku i kishin
    pėrfshirė me dhunė. Mali i Zi pėrpiqet tė bėjė tė njėjtėn
    gjė. Edhe shtetet qė u shkėputėn nga ish-Bashkimi Sovjetik,
    ku ishin pėrfshirė nė vitin 1922 ose mė vonė 1940, sipas sė
    drejtės pėr vetėvendosje u shkėputėn. Po kėshtu ushtroi tė
    drejtėn Sllovakia dhe dy shtete gjermane. Kurtse Serbia kur
    krijoi me Malin e Zi kur Unionin e tanishėm del sikur e ka
    ushtruar kėtė tė drejtė pėr tė tretėn herė.
    Prandaj, Koshtunica flet gjepura kur thotė se shqiptarėt e
    Kosovės nuk kanė tė drejtėn e shkėputjes nga shteti qė i
    kishte pushtuar, sepse shqiptarėt e kanė ushtruar njė herė
    tė drejtėn e vetėvendosjes si komb. Procesi i ushtrimit tė
    sė drejtės sė vetėvendosjes sė shqiptarėve qė filloi nė
    vitin 1912 nuk ėshtė plotėsuar e pėrsosur ende as tani nė
    vitin 2005, por vazhdon, sepse pjesė tė trojeve shqiptare u
    shkėputėn dhe u aneksuan me dhunė nga fqinjėt, duke
    pėrfshirė kėtu edhe Ēamėrinė, qė ra nėn sundimin e Greqisė.
    Tė drejtėn pėr tė vetėvendosur, shqiptarėt e kanė afirmuar
    e mbrojtur qysh nė kohėn e Lidhjes sė Prizrenit, pastaj nė
    vitin 1912 kur shpallėn pavarėsinė . Tė drejtėn pėr
    vetėvendosje deri nė shkėputje nga Serbia dhe pėr t’u
    bashkuar me Shqipėrinė shqiptarėt qė ranė nė sundimin
    serbo-jugosllav e kanė rikonfirmuar e kėrkuar qysh gjatė
    Luftės sė Dytė Botėrore. Kur miratoi Rezolutėn pėr
    rikonfirmimin e vullnetit tė popullit tė Kosovės, mė 17
    nėntor 2005, Kuvendi i Kosovės ka theksuar: “Duke u
    mbėshtetur nė zhvillimet historike, juridike e kushtetuese
    tė Kosovės, tė shprehur nė Konferencėn e Bujanit (1943-44),
    Deklaratėn kushtetuese tė 2 korrikut tė vitit 1990,
    referndumin e vitit 1991...”. Rezoluta e Bujanit duhej tė
    ishte baza e zgjidhjes sė ēėshtjes sė shqiptarėve nė
    Jugosllavinė komuniste pas LDB, por shovinzmi
    serbo-jugosllav qė sundoi federatėn komuniste pėrdori dhunė
    pėr tė penguar shqiptarėt tė ushtronin tė drejtėn e tyre.
    Pavarėsisht se Kuvendi i Kosvės nuk e ka pėrmendur (si
    duket pėr inerci politiko-ideologjike tė sė kaluarės) edhe
    njė organizėm tjetėr politik i pėrfaqėsimit tė vullnetit tė
    shqiptarėve, Lidhja e Dytė e Prizrenit nė vitet e LDB
    kėrkonte bashkimin me Shqipėrinė. Kėtė aspiratė e kanė
    mbrojtur me sakrifica tė mėdha shumė shqiptarė qė vuajtėn
    ose humbėn jetėn nė burgjet e masakrat nė Jugopsllavi
    gjatė gjysmė shekulli. Pra, shqiptarėt kanė qenė
    vazhdimisht nė njė proces tė pandalur lufte pėr
    vetėvendosje.
    Pavarėsia e Kosovės nuk e ēon deri nė fund, deri nė formėn
    e pėrsosur ushtrimin e sė drejtės pėr vetėvendosje tė
    kombit shqiptar, sepse ende nuk realizon bashkimin
    kombėtar. Por u pėrket shqiptarėve tė Kosovės dhe
    shqiptarėve tė Shqipėrisė e tė gjithė trojeve etnike
    shqiptare tė mendojnė e tė vendosin pėr kėtė ēėshtje tė
    tyre. Nuk i pėrket Serbisė tė fusė hundėt nė kėtė ēėshtje.
    Nuk i pėrket as diplomacisė ndėrkombėtare ta cungojė vetėm
    pėr shqiptarėt tė drejtėn e popujve pėr vetėvendosje, duke
    vėnė kushtin se Kosova po tė bėhet e pavarur duhet tė ketė
    si detyrim tė mos bashkohet me Shqipėrinė.
    “Duhet theksuar se kosovarėt, kur ėshtė fjala pėr statusin
    final tė Kosovės nuk e shtrojnė ēėshtjen e bashkimit me
    Shqipėrinė. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme”, vėren profesori
    i sė drejtės ndėrkombėtare Arben Puto nė Tiranė (“Historia,
    ēėshtja e Kosovės nė analet diplomatike” nga gazeta “Dita”,
    mė 16 nėntor 2005). Kjo ėshtė e rėndėsishme qė bashkėsia
    ndėrkombėtare ta mbajė parasysh si njė lėshim qė bėjnė
    shqiptarė nė kėtė fazė tė ushtrimit nga ata tė sė drejtės
    pėr vetėvendosje pėr tė lehtėsuar veprimet e diplomacisė
    ndėrkombėtare. Por kjo nuk mund tė merret si heqje dorė
    pėrfundimtare nga e drejta e patjetėrsueshme pėr
    vetėvendosje si ia ka qejfi Ismail Kadaresė ta paraqesė kur
    thotė: “Fakti qė shqiptarėt si nė Shqipėri, si nė Kosovė
    janė tėrhequr nga ēdo ide pėr t’u bashkuar Kosova me
    Shqipėrinė dhe kėtė e kanė bėrė sinqerisht nė mėnyrė tė
    ndershme, pa dredhi, me moral tė dyfishtė, por e kanė bėrė
    drejpėrdrejt, ky ėshtė njė kompromis i madh, sepse nuk
    ėshtė normale, natyrale pėr njė popull tė kėrkojė tė jetojė
    veē, pėrkundrazi natyrale ėshtė tė jetojė bashkė”.
    Pra, dy intelektualė tė njohur shqiptarė u japin sinjale
    mjaft kontradiktore shqiptarėve pėr tė njėtėn gjė.
    Profesori i sė drejtės ndėrkombėtare dhe i historisė
    thekson se shqiptarėt e Kosovės nuk po e shtrojnė tani
    problemin e bashkimit me Shqipėrinė, shkrimtari i shquar
    mėrgimtar nė Francė kėmbėngul se shqiptarėt, nė tėrėsi,
    paskan hequr dorė nga vetė idea e bashkimit kombėtar. Ky
    ėshtė mjerim intelektual kur popullit i jepėt mesazhi se
    duhet tė ulė qafėn para njė “kompromisi”, i cili po ua
    qėndron shqiptarėve mbi kokė si “Shpatė e Domokleut” kur po
    fillon “procesi Ahtisari” nė historinė moderne tė Kosovės e
    tė kombit shqiptar.

    12 dhjetor 2005
    Abdi Baleta

  8. #128
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    Citim Postuar mė parė nga Bianconero

    Sa per xhunglen, ti shpellar i Pakistanit mos me trego mua, ne fakt jo gjithmone mjafton pergjigja me fjale, nganjehere njerzit ma puguajne mu te gjithe djersen qe kam derdhur me shtanga ne dore! Te kam borxh te ta shpjegoj se sa xhunglaxhi jam, gjithsesi...!
    hahhahahahaha Cme shkriu ky hahahahhaaaaa Nga baleta kaluam tek shtangat lol

  9. #129
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Cudi,se nga shkrimet e Profesor Baletes preken vetem Serbo-Vllaho-Greke dhe ata qe iu qan zemra per vellezerit e tyre fetare.Pra per vellezerit qe i perkasin tog fjaleshit Serbo-vllaho-grek.

    Baleta nuk ben dallime rraciale as krahinore.Keto i kane bere dhe i bejne dita dites qarqet orthodokse serbo-vllaho-greke.Se ku konsistojne keto dallime u bene e qinderta here qe i permend.

    Qarqet Orthodokse Serbo-Vllaho-Greke konkludojne me propaganden e tyre ne opinionin e besimtareve te thjeshte Orthodoks:

    1-Qe verioret,ata burra,kreshnike,jane cecene e shpellare.Nje njeriu qe ka shpirt vezhgues, nuk do t'i shpetonte termi CECEN.Cecenet jane nje nga popujt e kaukazit(tezat serbo-greke thone qe Shqiptaret nuk jane autoktone po nje popull i ardhur nga kaukazi).Cecenet jane nga popujt me te vujtun ne bote,ndoshta per fatin e keq se gjysherit e tyre zgjodhen Islamizmin si fe.Barbaria Ruse nuk ka mbarim.

    Per t'ju pershtat plotesisht konspiracise sllavo-vlleho-ortho-greke qarqet ne dem te intereseva shqiptare i quajne verioret shqiptare Cecen,alegori e pshtire.Ndersa verioret ne te vertet jane autoktonet Shqiptare.Jane verioret e Dardanise,Shkoder-Tropoje-Diber-Mat-Mirdites qe u kane bere ball ne sa e sa luftra tipit ortho-serbo-vllaho-pjerdhas e tipit gjysmehenes ceco-turko-mongoleve.

    dhe tjetra'..

    2-Qe Shqiptaret musliman JANE TURQ E KAUKAZE

    Keshtu iu flet propaganda serbo-vllaho-arkanase deleve te perendise.

    Sa per dijeni..
    Baleta ne kete teme eshte akuzuar e fyer per hic gje.Baleta nuk sulmon askend ne librat e tij por mbron te verteten e pamohueshme.Te verteten qe qarqet e S-V-G perpiqen ta zhdukin.Qe Shqiptaret veriore dhe Muslimanet Shqiptare nuk jane ata qe paraqet propaganda e qarqeve Serbo-Vllaho-Greke.

    Dikush tha qe Baleta eshte Anadollak.Nje haxhi Qamil i shekullit 21.Perkundrazi,gaboheni kur flitni brockulla te tilla.Eshte imorale te shpifesh.Sillni nje shkrim te Baletes ku shprehet se Shqiptaret kane lidhje rraciale me Turqit apo qe shpreh deshiren per nje tjeter okupim turk...silleni.Nuk do te mund ta sillni kurre,sepse Baleta nuk i perket rangut tuaj qe u mohoni shqiptarizmin shqiptareve e nderkohe vete jeni serbo-vlleho-plehra(plehra se asnjehere nuk dolet si burra ne fytyren e vertet tuajen,burracaket e hipokritet qe urrejne cdo gje shqiptare,qe e duan shqiperine pa shqiptare)

    Te quash Pro-Turk nje djal prej qytezes Petralbes Matit eshte budallek.Ju flas me kopetence per mentalitetin e asaj zone.Ne keshtjellen e Petralbes jane prere me shpate Turqit.Petralba ne 500 vjet histori nen okupimin Turk mbeti Petralbe.Me djem si shqiponja qe nuk e ulin koken para kurrekujt e mbi te gjitha patriote e fisnike si Pjeter Budi nje tjeter Petralbas.Nuk ndodh kurre qe nje djale i lindur ne Petralbe te jete antishqiptar.Kurre..ju garantoj per kete se e di mire cfare do te thote te jesh nga ato ane.Ne pikepamje politike Baleta shprehet pro aleancave me Turqine.Kjo absolutisht dicka dipllomatike qe nuk ka te beje me shijet e Baletes por thjesht strategji dipllomatike.Aleance balancuese per interesat ballaknike.Per mua Baleta gabon ne kete.Jo nga pikepamja patriotike por dipllomatikisht do te ishin me te vlefshme aleancat perendimore.

    Qe te sqarohemi.Ndoshta pjestaret vllah ne forum preken qe lakohet emri komunitetit tyre.Ju garantoj qe personalisht nuk kam pasur dhe nuk kam asgje kundra jush.Jam kundra te gjithe anti shqiptareve e fatkeqesisht nder radhet tuaja ka qe kontribojne ne keto qarqe.Por nuk pergjithsohen gjerat..

    Nga ju kontribuan per ceshtjen kombetare ata qe ndien veten shqiptar dhe kontributi i tyre nuk do te mohohet kurre.Por kjo nuk do te thote qe jeni minorance etnike sepse nuk i plotesoni kushtet per te qene e tille.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FLORIRI : 09-01-2006 mė 09:08

  10. #130
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Po ti o i zi ke:
    - Naum Veqilharxhin, shkruesin e pare te abetares shqipe, vllah
    - Naim Frasherin, poet kombetar, vllah i myslymanizuar.
    - Asdrenin, poet te hymnit kombetar, vllah.
    - Lasgush Poradecin, poetin me te madh te Shqiperise te shekullit XX (bashke me Fishten), vllah.
    - Nene Terezen, e vetmja shqiptare cmim Nobel, nga i ati vllahe.

    C'te bene vllehet "e demshem" qe ndihmokan komshinjte, po kerkojne t'ia japin Shqiperine Rumanise?

    Kur kane 2000 vjet qe jane ne Shqiperi, atehere jane minorance etnike e jo kulturore, pike.[/QUOTE]

    Per keta te paret se di, por per nene Terezen eshte absolutisht idiotizem ta quajsh se ka prejardhje vlllahe. Ajo eshte me origjine nga Prizreni, e lindur ne Shkup, nga baba Kole shqiptar katolik dhe nena drane me origjine nga Gjakove. Ku dreqin i gjeni keto gjera qesharake, qe eshte per te bere humor me to e jo per ti marre seriozisht.

    Ne fund te fundit, kush e din me siguri se c'prjardje kemi si popull: ilir, thrakas, pellazge..............

Faqja 13 prej 21 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A e dini c'eshte fenomeni i Katovices?
    Nga kalemi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 09-01-2012, 18:30
  2. Fenomeni Phi
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 13:51
  3. Fenomeni i glorifikimeve dhe pėrbuzjeve ekstreme
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 16:12
  4. Fenomeni Kerlton - shpikesi i ''driblimit te fokes'' !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 08:26
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •