Serbet dhe Shqiptaret me autor Milan Shuflajin botuar ne Tirane, 2002

Sistemi i fortifikimeve romano-bizantine. - Krahinat serbe.- Tufa e qyteteve pėrqark Dukles romake: themelimi i Bar-it. - Qytetet e vogla pėrreth Apolonisė greke: Rrethinat e qytetit tė Vlorės. - Klementiana e Sarachinopolis. - Lėshimi dhe rindėrtimi i akropolit tė Lezhės. - Oborri mbretėror serb afėr Shkodrės. - Fati i rrethimit tė trefishtė tė fortifikimeve tė Durrėsit. Rrėnimi i qytetit pas tėrmetit tė vitit 1273. Muze nė muret turke

Me dyndjen e popujve fillon nė kėto vise forcimi i qyteteve romake qė ishin themeluar deri atėherė, pikėriėsht nė atė kohė fillon edhe periudha e ndėrtimeve tė varosheve tė rinj nga mbretėria romake e Lindjes e cila pėr tu bėrė ballė sulmeve barbare kishte filluar me kohė krijimin e sistemit vigan tė kėshtjellave ushtarake.
Ky sistem nė pjesėt kryesore ishte pėrfunduar nė kohėn e mbretit Justinian. Pėr aq sa ishte e mundur ēdo krahinė, ē’merr prej Dunavit (Tunės) e deri nė Heladhė, duhej tė kishte kėshtjellėn e vet. Nė Epirin e Ri, Prokopi nė librin e vet mbi ndėrtimet e mbretit Justinian numėron 26 kėshtjella tė rindėrtuara dhe 32 tė themeluara rishtas. Prej kėtyre mund tė identifikohen vetėm disa. Njė kėshtjellė e tillė e rindėrtuar ishte Tyrkanol, emėr i cili ėshtė padyshim i vjetėr dhe duhet tė kėrkohet afėr Tiranės. Mbi kėshtjellėn Argyas, mbi lumin Janica, do tė bėjmė fjalė mė tutje. Njė kėshtjellė e re, me emėr grek ėshtė Stefaniakon, prej tė cilės merr emrin e vet peshkopata e mė vonėshme shqiptare.
Bazėn strategjike tė kėtij grumbulli kėshtjellash e formonte fillimisht e famshmja
“Via Egnatia”, e mė vonė kur barbarėt e prenė kėtė rrugė, Durrės-Konstantinopėl, e formuan qytet e bregut, Durrėsi dhe Lezha. Shi nė shek. 9 bregu i fortė bizantin i Durrėsit pati mė shumė se 30 kėshtjella. Vija mbrojtėse e veriut e cila na intereson mė tepėr bashkohej me brezin e fortesave tė ngritura prej Bizantit kundėr Gotėve tė Lindjes. Gjurmėt e kėtij sistemi kundėr Gotėve mund tė shihen nė fortesėn me katėr kėnde tė kohės sė mesme Anagastum (Onogost, Nikshiqi) nė Malin e Zi tė sotėm. “Zid Vuka mahnitoga” (Muri i Vukut tė marrė), siē e quajnė malazezėt kėtė fortesė kufitare e cila gjendej ndėrmjet kėtyre dy vijave.
Vija e fortesave romake shkonte prej Tivarit, pėrafėrsisht prej Lezhės pėr gjatė Drinit e udhės sė dikurshme romake (e cila nė kohe e mesme quhej “Via de Zenta”) pėr nė Prizren. Nė fund tė shek. 11 ky kufi bizantin ishte forcuar nė tė gjitha qafat e grykat me hendeqe, me mure e pirgje dėrrase ose guri. Prej kėsaj kohe rrjedh emri “Krajina” (shqip “Kraja”). Me kėtė emėr serbėt quanin bregun pėrgjatė liqenit tė Shkodrės ndėrmjet Bunės dhe fushės sė Cemit. Njė tjeter “Krajė” ishte afėr Dibrės (1273, Sirclani et Craye).
Qytetet e vjetra qė nuk ishin tė zot tė zhvilloheshin u shuan me shpejtėsi. Kėshtu, u shua Epikaria qė pėrmendet prej Prokopit pėr herė tė fundit si fortesė (Pakoue) Trupi i qytetit tė madh tė Dokles romake u shkatėrrua prej dorės barbare e prej fuqisė sė natyrės. Nė vitin 518 ai u rrėnua krejtėsisht prej njė tėrmeti tė madh. Qyteti u shkretua nė kohėt e turbulla tė shek. 7. Pjesėt e tij tė rrėnuara u morėn nga kėshtjellat fqinje. Pėrqark tyre u krijuan nė atė vijė tufa e qyteteve tė kohės sė mesme: Suacium (Svaē), Drivastum (Drivast, Drishtė), Balecium (Balezo). Dagno ose Danji (Deje) u bashkua me fortesėn romake (Dionaa). Pjesėn mė tė madhe tė popullsisė sė Dukles romake e pėrmblodhi rreth vetes kėshtjella (Antihargai). Qyteti peshkopor Antibari, Bar-i a Tivari mori mbi vete edhe gojėdhanat e Dukles, sikundėr Spliti (Spalato) mori mbi vete gojėdhanat e Salonės (Solinės) sė shuar e Dubrovniku (Raguza) ato tė Epidaurum-it romak.
Si shembull i Dukles ėshtė Apollonia nė jug. Kjo pėrmendet pėr herė tė fundit nėn mbretin Justinian nė katalogun e qyteteve tė Hieroklit. Pak mė vonė u shua sidomos nga shkaku i rritjes sė moēaleve dhe sulmeve tė armikut. Me banorėt e saj u mbushėn qytetet e vogla qė gjenden rreth e qark, mezėn e tė cilave e pėrbėnin kėshtjellat e vjetra bizantine. Kėshtu u formua Spinarica e kohės sė mesme mbi grykėn e Vjosės; pastaj Klisura (Kėlcyra), 1319 Clissania, 1327-1335 Clausura, nė vendin mbi Vjosė ku kalon udha Vlorė-Berat. Tė dyja kėto qytete u rrėnuan nė shek. 14. Vlora arriti tė rezistonte por ajo nuk ėshtė identike me Vlorėn e sotme as me tė vjetrėn.
Vlora e kohės sė mesme shtrihej pėrgjatė “skelės” (scalo) sė sotme tė shkretuar afėr kėshtjellės tetėkėndėshe tė rrėnuar. Kjo kėshtjellė turke ėshtė ajo “castrum Avellone”e kohės sė mesme e cila nė shek. 13 nėn Anzhuinėt pati njė rėndėsi tė madhe por qė mė vonė atė ia mori qyteti i epėrm Kanina qė ishte shumė mė i fortė dhe mė i lartė. Kėshtjella e Vlorės nė kohėn e mesme kishte prejardhje bizantine (Antiwn ke Prokopi gabimisht nė vend tė Aulon). Duke qėnė pranė detit kjo kėshtjellė thithi banorėt e Apollonisė nė kohėn e dyndjes sė popujve. Ajo tėrhoqi mbi vete edhe krejt Vlorėn e vjetėr e cila nė veri mbi gjuhėn ndėrmjet kėnetės sė Vlorės e tė detit afėr katundit tė sotėm Plakė ka lėnė rrėnojat e veta. Varoshi pėrqark kėsaj kėshtjelle u shkretua pas murtajės sė madhe tė vitit 1481 e nga shkaku i luftės pėr kėshtjellėn ndėrmjet mbrojtėsve turq e sulmuesve napoletanė e shqiptarė.
Pas shek. 9 u shuan pak nga pak tė gjitha kėshtjellat romako-bizantine qė nuk morėn karakter qyteti. Pėr njė kohė mė tė gjatė duket se qėndroi fortesa (Klementiana) (ke Prokopi) e cila duhet kėrkuar afėr doganės sė kohės sė mesme tė Shėn Shelbuemit mbi Drin; prej kėsaj fortese mori emrin e vet nė shek. 17 fisi i fortė i Klementinėve (fisi i Kelmendit), fara e tė cilit nė kohėn e mesme gjendej mbi udhėn ushtarake romake Shkoder-Pukė-Prizren.
Qyteti i kėtyre nė shek. 9 gjendej ndoshta nė bregun e detit afėr Shėn Gjinit dhe shėrbente si fole e kusarėve arapė. Kėtė na e kujton katundi Sarachinopoli nė kadastrėn e Shkodrės tė vitit 1416. Me siguri me burim bizantin ėshtė edhe fortesa Ob1iquus (in Ob1iquo ad custodiendum castellum) nė bregun e djathtė tė Bunės ku sipas tregimit tė priftit tė Dukles, mbreti bullgar Samueli (para vitit 998) rrethoi edhe zuri rob princin serb Vladimirin. Ky vend qė sot quhet Ob1ikė gjendet pėr tė parėn herė ndėr akte e vitit 1398 (Oblich) e mė vonė si katund, pronari dhe “paesium”.
Por edhe qytetet e vjetra qė qėndruan nė periudhėn e rėndė tė seleksionit nė kohėn e mesme pėsuan ndryshime me rėndėsi nė strukturat e veta. Lezha nė kohėn e mesme u zmadhua dyfish: si qyteti i epėrm, akropoli mbi mal edhe varoshi i forcuar mbi Drin. Me zhdukjen e sundimit bizantin, nė shek. 13 u shkretua qyteti i epėrm. Varoshi mbi Drin u quajt “castrum de Leexio”. Nė kohėn kur Dukagjinėt ua dorėzuan kėtė qytet venedikasve (1393) akropoli mbeti vetėm si rrėnojė ndėrsa muret ishin ruajtur mjaft mirė. Venedikasit deshėn qė tė rindėrtonin qytetin e epėrm (1398). Por kėtė synim e realizuan turqit nė kohėn e Selimit I (1512 -1520). Kėtė gjė e bėnė sepse venedikasit patėn rrėnuar fortesėn e varoshit mbi Drin kur nė vitin 1501 ishin tė shtėrnguar mė nė fund ta lėshonin Lezhėn. Sot akropoli qė nė vitin 1614 u quajt “castel novo” ėshtė fare i shkretuar.
Shkodra e kohės sė mesme “slavnyi grad Skadar” (italisht Scutari i krijuar prej rasės vendore Skadari) qendra e princave Duklanė dhe e mbretėrve tė rinj serbė nuk gjendet plotėsisht nė vendin e qytetit romak. Natyrisht, qyteza ka mbetur siē ka qėnė por qyteti i forcuar ka lėvizur pėrreth qytezės pak nė perėndim. Qyteti ka patur edhe paralagje tė hapura. Nė Shkodrėn mbi Drisht pėrmendet oborri i mbretėrve serbė me pallate shumė tė bukura. Ajo u rrėnua nė vitin 1331 nė luftėn pėr marrjen e fronit por pastaj u rindėrtua pėrsėri. Atė e morėn Balshajt. Mė pas u rrėnua fare nė kohėn e pushtimit tė pėrkohėshėm tė Shkodrės nga turqve (1392-1395). Vendi ku gjendej oborri mbretėror ishte quajtur nė vitin 1416 “la corte de lo imperator”.
Themelet e fortesės tė kohės sė mesme tė Durrėsit i hodhi mbreti bizantin Anastasi (491-518) qė kishte lindur aty. Shtytjen pėr kėtė ia dha gjendja e mjerueshme e Durrėsit pas ikjes sė Gotėve e ndoshta edhe dėmi qė shkaktoi tėrmeti katastrofal i vitit 345, pas tė cilit nuk ishte merimetuar plotėsisht.
Anastasi dha urdhėr qė qyteti tė forcohej me rrethime fortesash trefishe (trusi peridaleiu stefanois) tė cilat pas tėrmetit tė vitit 518 i pėrmirėsoi mbreti Justin dhe i pėrfundoi Justiniani. Sikundėr e kėrkonte nevoja nė kohėn e dyndjes sė popujve dhe pėr vetė fuqinė e madhe detare tė Bizantit sistemi i fortifikimeve ishte i ndėrtuar kundėr sulmeve nga ana e tokės.
Fortifikimin e fundit e pėrbėnte mbyllja e rrypit tė ngushtė prej 7 km nė veri tė qytetit nė rrugėn nga ana e Bishtit tė Pallės. Ideja e kėtyre lloj fortesave u vu nė veprim nė atė kohė edhe nė “murin e gjatė” para Konstantinopolit, mandej nė Thermopilet, mė vonė nė gadishullin Kasandrės afėr Selanikut dhe nė Hersonez tė Thrakis. Ky mur ishte 200 m. i gjatė, 1 m. i trashė e me tulla tė bukura bizantine. Edhe sot rruga kalon nėpėr portėn e kėtij muri e sipas emrit tė tij tė gjitha rrėnimet quhen Porta. Qysh prej kohės kur venedikasit pushtuan Durrėsin (1392) kėto fortesa kanė mbetur rrėnoja.
Nga ana e tokės qyteti kufizohej deri nė kohėn e Venedikut me rrethimin e dytė, me muret e varoshit tė cilat ishin aq tė gjėra sa mund tė ecnin katėr kalorės pėrbri njėri-tjetrit. Kėto mure i rindėrtoi despoti i Epirit dhe mbreti i mė vonėshėm Theodor Dukė Komneni, i ati i Ana Dukės e cila u martua rreth vitit 1220 me mbretin serb Stefan Radoslavin dhe qė pas thyerjes sė tė atit nė betejėn afėr Klokotnicės iku nė Durrės bashkė me burrin e saj (1234) dhe u la nė vullndetin e njėj “Frankut tė madh”. Prej kėtyre mureve natyrisht jashtė varoshit tė vogėl sot shihet njė pirg me njė mbishkrim greqisht tė vitit 1225 qė thotė se kėtė ndėrtesė tė vjetėr, tė jashtėzakonshme e ka ngritur Theodor Komneni. (ton purgon duper kaQoras, ktisma xenou)
Rrethimin e tretė tė pėrforcuar e formonte nė anėn juglindore tė qytetit kėshtjella ose qyteza. Kur Anzhuinėt pas tėrmetit tė vitit 1273 (rreth 1280) ndėrtuan mbi limanin e Durrėsit kėshtjellėn e re, kėshtjella e vjetėr bizantine quhej ‘’castrum superius’’.
Fillimin e rrėnimit tė Durrėsit e shėnon tėrmeti katastrofal i vitit 1273 qė i ngjan atij tė Raguzės tė vitit 1667. Shumė qytetarė me kėtė rast gjetėn vdekjen, shumė tė tjerė ikėn nėpėr male dhe nė Berat prej nga vetėm njė pjesė guxoi tė kthehej nė shtėpi nė vitin 1284. Mbas tėrmetit ndodhi njė zi buke e gjatė, pastaj njė murtajė e tmerrshme, nė vitet 1348 dhe 1363, mė vonė luftime pėr pushtimin e Durrsit tė shoqėruara me egėrsinė e tiranėve shqiptarė. Nga kėto shkaqe njė pjesė e madhe e popullsisė u shtėrngua tė shpėrngulej nė Apuli ku jetonte me tė lypura. Megjithėkėto, Durrėsi ndoshta do tė mund tė duronte gjithshka nėse tėrmeti do t’i mbyllte kėnetės sė madhe rrjedhėn pėr nė det, e tė shkaktonte kėshtu ‘’ajrin e lig’’. Nė njė masė mė tė madhe se nė Vlorė e nė Medonė malarja bėnte dėm nė popull e veē kėsaj frika prej turqėve i shtynte qytetarėt tė shkonin nė vende tė huaja.
Nė vitin 1403 venedikasit zvogėluan rrethin e mureve tė qytetit pėr arsye se ai nuk mund tė mbrohej kurrėsesi prej madhėsisė qė kishte e prej numrit tė vogėl tė ushtareve; nė vitin 1428 qyteti u shkretua gati fare. Venedikasit shpallėn se ata qė donin tė vendoseshin nė Durrės nuk do tė paguanin taksa. Mė nė fund Republika e Venedikut vendosi tė plotėsonte dėshirėn e vjetėr tė qytetarve qė qyteti tė shndėrrohej me ndihmėn e hendeqeve e tė gėrmimeve, nė njė ishull d. m. th.. qė kėneta tė bashkohej nga ana e veriut dhe e jugut me detin kėshtu qė ujėt e detit t’a rrethonte plotėsisht. Nė krye tė kėsaj pune, pėr tė cilėn edhe zotėrit shqiptarė dhanė njė numėr punėtorėsh ishte nė vitin 1455 njė inxhinier venedikas. Por ky mundim i madh u tregua i pamjaftueshėm kundrejt fuqisė sė natyrės. Kanalet, ekzistencėn e tė cilave e vėrtetojnė edhe sot kallzime e banorėve mbylleshin me shpejtėsi me rėrėn e detit. Ishte e nevojshme qė ata tė pastroheshin vit pėr vit, si pėr shembull nė Trogirin (Trau) e kohės sė mesme por kjo punė nuk u bė. Pėrsėri filluan ankimet pėr ‘’ajrin e keq’’ por nė verė, nė Gusht tė vitit 1501, turqit kapėrcyen kėnetėn qė nė shumė vende ishte tharė dhe pa pritur e pa kujtuar e sulmuan Durrėsin.
Turqit pėrnjėherė e zvogėluan tė gjithė qytetin nė vendin e zbrazur ndėrmjet tė dy pirgjeve, nė anėn e pirgut bizantin. Kėta atje, paralel me muret e vjetra romake, njė km larg dhe me muret e vjetra bizantine gjysėm km, ngritėn nė drejtim tė veriut njė mbrojtje tė re tė ndėrtuar me gurė rrėnimesh tė vjetra. Ky mur, me njė pirg katėrkėndėsh mbi ‘’porta grande’’, me copa mermeri, me skulptura tė vjetra, me mbishkrime romake, bizantine e venedikase, mandej me gurė varresh e me stema duket si njė muze i vėrtetė.


Perėndimi i formimeve tė fiseve shqiptare tė dorės sė dytė: Arjanitėt, Zenevizėt, Masrekėt, Shpatėt, Skurajt, Matesėt, Letinėt, Buzėzezėt, Logoresėt, Arbėnt. Vdekja e tyre ėshtė lindje e dinastive. - Dita e madhe e katundit tė Zetės e tė Shqipėrisė.

Pėr syrin e historishkruesit boshti politik bizantin fsheh pėr njė kohė tė gjatė rregullimin e kaosit tė fiseve qė ngjau kur pushtimi romak pati shkatėrruar fiset e para ilire tė Labeatėve, tė Pirustėve, tė Sardeatėve, tė Batiatėve, tė Partinėve. etj. Vetėm nė shek. 11 duke pėrshkruar kryengritjet me burim nė Durrės, shkrimtarėt bizantinė pėrmendin shqiptarėt (Arbanėt) (Albanitai Albanoi) Nuk ka dyshim se nė kohėt e turbullta e tė errta tė dyndjes sė popujve u bėnė ndėrmjet Matit e Vjosės formime tė reja e tė fuqishme fisesh tė cilat duke marrė parasysh formimet e para ilire ishin formimet e dyta.
Nė njė listė anzhuine (Acta Albaniae 1. 563) pėrmenden 13 fise tė cilat nė vitin 1304 banonin ndėr ato vise. Lista origjinale nė bazė tė sė cilės u punua shkresa mbretėrore anzhuine e ruajtur duket se ėshtė shkruar nė gjuhėn greke. Kjo statistikė del nė dy lista e nė tre vende; megjithate sipas tekstit emrat e fiseve lypsej tė ishin nė rasėn dhanore. Statistika stereotipisht thotė kėshtu: ‘’Albos, Spatos, Catarucos, Bischesini, Aranitos, Lecenis, Turbaceos, Marchaseos, Scuras, Zeneuias. Bucceseos, Logoreseos, Mateseos fidelibus suis”.
Atje pra pėrmenden Aranitasit tė quajtur kėshtu sipas lumėzit qė nė kohėn romake kishte emrin Argyas (mbishkrim nė Bilidi: item pontes in Argya flumine), dhe qė ishte njė afluent i Devollit (Semanit), tė Janicės sė sotme. Nė listėn e kėshtjellave qė mbreti Justinian kishte dhėnė urdhėr tė rindėrtoheshin nė Epir tė Ri, Prokopi pėrmend kėshtjellėn (Arguas). Atje ishin Zenevėt e jugut. Mbi kėta do tė flasim si edhe do tė bėjmė fjalė mbi fisin Mazrek (Mazarakaion), emri i tė cilėve nė statistikėn e pėrmendur ėshtė padyshim i gabuar sepse i quan: Marchaseos. Fisi i Shpatave, i quajtur me kėtė emėr sipas shpatave tė gjata greke i dha emrin krahinės sė Shpatit nė jug tė Skampės (Elbasanit). Mbas Skurajve, mori emrin krahina e kohės sė mesme Skurija afėr Durrėsit e qė sot quhet Manskurija (slav. dudova Skurija, Skurija e manave). Matesejet u quajtėn me kėtė emėrn sipas lumit tė Matit. Diku nėn vijėn Lesh-Krujė, afėr Mises, krahinės sė kohės sė mesme, (il paese dela Misia) pranė Kepit tė Rodonit duhet kėrkuar qendra e ‘’Latinėve” (Lecenis nė vend tė Letenis, 1272 sevastus Petrus Leti, shqip Lėtin, Latin, katholik; emri i tė cilėve ėshtė njė burim fetar; pastaj fisi “Buzėzezė” (Bucceseos, 1274 savasto Tanusius Bessossia; nė kadastrėn e Shkodrės sė vitit 1416 gjendet shpesh herė Busesessi, Busessia). “Logoresejt” mendoj se do tė kenė banuar nė malet Akrokeraune, njė pjesė e tė cilave quhet sot Lungarė.
Nė krye tė tė gjithėve pėrmenden Albėt. Emri i kėtyre sikundėr e shkoqitėm mė pėrpara u bė i pėrgjithėshėm pėr krejt grumbullimin gjuhėsor. Kėta pėrmenden pėr herėn e fundit si fis nė kėtė statistikė anzhuine.
Tė gjitha kėto fise pėrveē Zenevjev-ve e Mazrekve tė cilėt u shtynė deri nė Thesali nė kėtė kohė janė nė rrugėn drejt zhdukejes. I prishi sistemi pronėsor feudal e mė vonė i asgjėsuan titujt bizantinė, serbė, papnorė e anzhuinė qė pranuan kryetarėt e tyre. Fisi i Mesve i quajtur kėshtu nė kundėrshtim me emrin Letinė qė sipas zakonit ortodhoks merrte prosforėn (shqip mesha “prosfora”) nuk pėrmendet mė nė statistikėn anzhuine. Por mė pėrpara (1272) pėrmendet “sevastus Petrus Messia”. Nė shek. 14 vendin e kėtyre fiseve e zunė dinastitė e Dukagjinėve, tė Topiajve, tė Aranitasve, tė Muzakve, tė Matarangėve e tė Shpatave.
Kur nė shek. 14 nėn pushtimin turk filluan tė prisheshin nga themelet organizimet shoqėrore tė shtetit bizantin e serb, tė rregulluara qėndėrsisht; kur nė shek. 15 turqit fshinė dinastitė e vogla; kur qytetet shumė tė vjetra vdiqėn prej vdekjes filetike atėherė ra ora e katundit tė bariut qė kishte trashėgimin e kohės sė lashtė, i armatosur me hobe, me njė shkop tė trashė dhe me njė shigjetė tė helmatosur, i shtyrė prej instinktit pėr mbrojtjen e vendit: me hakmarrje, me besė e duke bėrė lidhje gjaku. Ai pėrlau katundet e buta nė fusha, e me to pėrlau edhe organizimet juridike bizantine-serbe. Kėshtu pėr tė tretėn herė dhe pėr tė dytėn herė mbas zhupanėve sllavė tė mėparėshėm mbulohet Shqipėria e Mali i Zi me formime fisesh tė fuqishme qė qėndrojnė edhe sot.
Edhe Jireēeku pohon se fiset e sotme malazeze fillimi i tė cilave ėshtė prej shek. 14 kanė dalė prej katundeve tė mėdha barinjsh. Kėto fise janė: Zubcėt nėn malin Orjen -1305, Meleshevcėt nė qarkun e Bileēės 1397, Banjanėt, 1389, Drobnjakėt mbi Dormitor 1354, Bjeloglavcėt nė fushėn e Zetės 1348, Ozrihniēėt e Njegushėt mbi Kotorr 1435, Piperėt mbi Moraēėn 1416, Vasojeviēėt afėr kullės sė Medunit 1444.
Edhe fillimi i shumė fiseve tė sotme shqiptare ėshtė prej shek. 15 poene prej shek. 14. Kastratėt embrioni i tė cilėve ishte afėr rrėnimeve tė ‘’tabor-it’’ romak, pranė rrėnojave tė Kastrės qė nė vitin 1559 banonin mbi Shkodėr-Orosh; pastaj Prekalėt, Malėsorėt, Shkrelasit dhe Mirėditasit dalin si mbiemra familjesh nė kadastrėn e Shkodrės nė vitin 1416. Emri i Kelmendėve, qė mė vonė ishin tė fuqishėm (shqip Kėlmend, shumės Kėlmendėt) del prej kėshtjellės bizantine Clementiana qė e pėrmend Prokopi dhe tė cilin duhet t’a kėrkojmė mbi udhėn romake Shkodėr-Prizren afėr doganės sė kohės sė mesme tė Sh. Spasit (slav. Svetoga Spasa, shqip tė Sh. Shėlbuesit). (1353, dominus Geourgius filius Georgii Clementi de Spasso).
Gjaku i thjeshtė i barinjve bashkėvepronte edhe nė krijimin e fiseve malazeze. Mbi bashkėveprimin e rumunėve flasin emrat Piperi e Mogushi. Trazimin e fortė tė gjakut shqiptar e tregojnė emrat e disa vėllazėrive tė vjetra malazeze. Tė tillė ishin: Mataguzėt afėr Podgoricės (1335), Mahinėt pėrgjatė bregut (1435) tė cilėt na kujtojnė Mavioi-t ilirė mandej Malonshiēėt nė fushėn e lumit Zetė pastaj Matagurėt e shuar prej shumė kohėsh (tė quajtur me kėtė emėr sipas shpatave qė mbanin) e qė sot rrojnė ndėr pėrralla nė Grahovėn. Njė kujtim i vėllazėrisė shqiptare baritore ėshtė ruajtur nė vendin ‘’Gojmadhe’’ (1444), thellė nė Malin e Zi e ku sot askush nuk kupton shqip. Nė kėtė pikėpamje janė karakteristike edhe pėrrallat tė cilat pėrqendrojnė burimin e fiseve shqiptare e serbe nė stėrgjyshė tė pėrbashkėt. Kėshtu pėr shembull, serbėt e sotėm, Vasojeviēėt, Piperėt dhe Ozrihniēėt si dhe shqiptarėt, Krasniqėt, Hotėt dali prej pesė vėllezėrish.
Por ndonėse vėrtetohet se tė gjitha kėto fise janė formuar prej katundeve, megjithatė fara e tyre po tė shikohet hollėsisht ėshtė shumė e koklavitur dhe e trazuar.


Gjurmėt e racės paraindoevropiane mbi Atlasin, ndėr Pirenejtė, ndėr Alpe, nė Kaukaz dhe mbi malėsitė dinarike. - Pėrhapja e Ilirėve tė vjetėr. - Zona e pėrzierjes iliro-thrake. - Thyerja e shtretėrve tė parė nė kohėn romake. - Romanizimi intensiv i bregut tė Adriatikut: Huazimet latine nė shqipe. - Gjuha telefonike e Malėsorėve. -Romanizimi pėrhapės mbi Tunė; kompromiset e gjuhėve rumune.

Pėrpara dyndjes sė sllavėve dhe pėrpara kolonizimit romak, Ballkani nė veri tė Heladhės u pėrkiste fiseve ilire pėrgjatė detit Adriatik, e fiseve Thrake nė mbrendėsi tė ketij vendi. Nė kohėn e pushtimit romak, nė Malin e Zi tė sotmin ishin Dokleatėt: fqinjėt e kėtyre ishin Labeatėt pėrgjatė liqenit tė Shkodrės; pėrqark grykės sė Kotorri ishin Pirustėt. Sikulotėt banonin nė viset pėrreth Drinit tė bashkuar, e siē duket prej kėndej kishin ardhur herėt njė pjesė e Sardeatve qė ishin mė nė veri. Ndėrmjet Lezhės e Durrėsit banonin Batiatėt; mbi Shkumbinin (Genussos) ishin Partinėt; nga ana e liqenit tė Ohrit Dasaretėt; mbi Vjosėn e sipėrme Atintanėt, Amantėt, Bulinėt; nė kufi tė Maqedonisė banonin Linkestėt e Orestėt.
Ilirėt e vjetėr gjuhėsisht hyjnė nė grumbullin indoevropian (arian). Por, kur erdhėn nė Ballkan gjetėn, sikundėr Thrakėt e Helenėt, njė shtrat mė tė vjetėr, tė njė race e cila sipas gjakut e gjuhėr nuk ishte ariane. Racat e humbura dhe gjuhėt e tyre i ruan mirė malėsia. Mbi Atlas kanė qėndruar kabilėt e tuarekėt, nė Piranej baskėt e nė Kaukaz kemi njė muze tė vėrtetė tė kombeve tė humbura. Linguistika moderne ka treguar njė kujdes tė madh pėr teprica gjuhėsore tė malėsive si pėr gjuhėt e plota ashtu edhe pėr dialektet. Nė bazė tė kėtyre studimeve ka hyrė thellė nė kohėn e kaluar e ndėr elementėt e gjuhėve evropiane, shumė mė thellė se ka mundur deri tani tė futet me krahasimin e thjeshtė tė gjuhėve ariane.
Edhe nė gjuhėn e malsorėve shqiptarė janė dalluar shenja prej kohės sė kaluar para tė vjetėr; paraindoevropiane, paleoevropiane. Atje gjenden fjalė, sidomos fjalė blektorie qė nuk mund tė shkoqiten me mjete ariane e tė cilat shihen nėpėr dialektet alemane tė Alpeve nėpėrmes Helvetisė e nė dialektet romake mbi liqenin e Gjenevės: (shqip mės – zdrijebe, lopė – kvara, berr – ovca). Pėr disa fjalė tė pėrbashkėta tė gjuhės shqipe e rumune (shqip – mal, rum. mal) na jep dritė gjuha ilire (Dimallum – mal me dy krena) e gjuha thrake (Dacia maluensis – Dacia ripensis). Kjo gjė na tregon se kėto dy gjuhė ishin tė ekspozuara ndaj njė idiome parahistorike. Kjo hipotezė forcohet edhe me atė se ndėr shqiptarėt janė ruajtur gjurmė tė forta tė numėrimit vigezimal joindoevropian njėzet (20), dyzet (40), trezet (60) qė i gjejmė plotėsisht tek pasardhėsit e iberėve tė vjetėr, ke Baskėt e sotėm ndėr Pirenej. Ndėrmjet kėtyėe dy gjuhėve gjenden edhe krahasime tė tjera: (shqip bisht, nė gjuhėn baske buston). Padyshim qė materiali toponomastik nė Iliri e nė Thraki “ka ruajtur nėnshtratin e pėrbashkėt tė vjetėr evropian pėrmbi tė cilin u derdhėn nė kohėt e ndryshme fise tė shumėllojshme indoevropiane.
Zgjerimi i pėrgjithshėm i popullsisė ilire ėshtė punė e vėshtirė pėr tu caktuar sepse edhe palci i saj ishte nė njė lėviz je tė pandalshme. Porsi fqinjėt e tyre tė lindjes ashtu pra edhe Ilirėt ishin tė ndarė nė grumbuj mė tė mėdhenj e mė tė vegjėl; gjendeshin nė luftė fisesh ndėrmjet njėri tjetrit e pėrveē kėsaj paraqitnin njė plazėm tė tundshėm mbasi mėnyra e jetesės sė tyre ishte ajo e barinjve.
Nė kėndet e palcit ilir mund tė vėrtetohet shumė herėt njė e pėrzier e fortė me popujt fqinjė. Japudėt qė banonin nė Kroacinė e sotme, Straboni i quan “popull kelto- ilir”. Shi nė atė krah ku mė vonė shihet cikloni i madh serbo-shqiptar e bullgaro-vllah nė Epir, nė Akarnani e nė Etoli popullsia e pėrzier iliro-greke u bė shkak i pėrhapjes sė fiseve ilire, (mixobarbaroi) tė Euripidit, gjuhėn e tė cilėve Tukididi e tregon fare tė pakuptueshme e tė cilėn shkenca e sotme nuk e numėron nė ilirishten e vėrtetė.
Kur kolonizimi romak mbaroi nė Ballkani, nėnshtrati etnik i atjeshėm nuk formonte njė njėsi homogjene. Ndėrmjet popullsisė ilire e thrake ishte njė zonė e madhe e pėrzier e cila sa mė nė jug aq mė e gjėrė ishte. Shtretėrit etnikė tė mėparshėm ishin tė shpėrndarė ose kishin humbur; mbrendia e vendit ishte mė pak e populluar se bregu i detit. Pėrveē kėsaj. autoriteti politik romak kishte shtrirė duart nė shtratet e fiseve me fuqi tė pakėt; kėtė gjė na e tregon dyndja e fisit tė pirustėve nėn mbretin Trajan prej maleve ilire pėr nė grykėn e Rizanit, nė vise tė largėta me ar, tė populluara nga Thrakasit (Vicus Pirustarum afėr vendit tė sotem, Abruzbanya nė Erdely). Njėsitė luftėtare ilire (numerus felicium Illyricianorum) i kishin banimet e veta edhe nė shek. 6 nė vende tė huaja. Pakėsimi i ngadalshėm por i vijueshėm i popullsisė bėhet i kuptushėm kur krahasojmė numrin e njerėzve qė nxorrėn fiset ilire nė kryengritjen kundėr perandorit August, megjithėse nė kohėn e dyndjes sė popujve kėto vende ishin fare te dobta.
Ai medium etnik i rrjedhshėm dhe me njė qėndresė tė ndryshme ishte pulla-pulla nė tė cilin thyheshin rrezet gjuhėsore tė kolonizimit romak pėr 800 vjet mbi bregun e Shqipėrisė e tė Dalmacisė e pėr 500 vjet mbi Danubin e poshtėm.
Pėrgjatė bregut adriatik ku bashkit romake mundėn tė ngrinin folet e veta nė qytete tė forta deri nė Durrės e Skampa nė jug e ku mundėn tė qėndronin nė pjekje me Italin, romanizimi u zhvillua intensivisht. Atje qėndroi gjuha romake e pastaj u zhvillua, gjuha dalmate e cila nga tė gjitha bijat e pastajme ėshtė mė e afėrta me italishten. Gjuha latine influencoi me shumė fuqi mbi Ilirėt pėrreth Durrėsit e Shkodrės qėndrimin e tė cilėve e theu mė sė pari administrata ushtarake e civile romake.
Prej shek. 3 para K. deri nė shek. 6 kur kėtu gjuha latine ishte ende gjuhė zyrtare parashqipja edhe pėr pak ishte duke u transformuar nė njė gjuhė romake. Gjuha e sotme shqipe e marrė rreptėsisht nuk mund tė thuhet se ėshtė njė gjuhė gjysėm romake por ėshtė e mbushur me elementė tė latinishtes. Fjalėt qė shqipja mori nga latinishtja nuk janė vetėm ato tė kulturės qė Romakėt sollėn me vete por janė edhe asosh shtasėsh, metalesh, ushqimesh, veshjesh e pjesėsh tė trupit dhe nė kuptimet qė kanė tė bėjnė me banim. Influenca latine ka prekur edhe ndėrtimin shtėpijak; nė zgjedhimin e foljes shqip gjejmė kohė e menyra prej latinishtes ashtu edhe shumėsi nė lakimin e emrave ėshtė nė mėnyrė latine.
Sikundėr mbi gjuhėn ilire ashtu edhe mbi format e fjalėve shqipe ka vepruar sigurisht njė moment anthropo-gjeografik duke mbuluar pėrherė e mė tepėr burimin e tyre indoevropian. Dihet, se malėsorėt shqiptarė mund tė merreshin vesh njėri me tjetrin nė largėsi tė madhe prej malit nė mal. Kėtė gjė na e vėrtetojnė burimet e kohės sė mesme (1285. audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca). Ky zakon i natyrėshėm ėshtė shumė i vjetėr dhe gjendet nė tė gjithė popujt malėsorė; ky ka vepruar nė ndėrtimin e gjuhės, ka influencuar nė elipse, nė kontrakcione e nė gjymtimin e fjalive. Parimi i emrave tė pėrveēėm tė gjatė indoevropianė tė cilėt formojnė fjalėt e pėrngjitura shihej ndėr Ilirėt e vjetėr por ka humbur tek shqiptarėt e sotėm e ndėr malėsorėt e tjerė arjanė (Frigasit, Armenėt), e ndoshta nga shkaku i tė folurit nė largėsi tė mėdha.
Prej gjuhės sė Baskėve ndėr Pirenej ky zakon krijoi gjuhėn telefonike klasike. Pėrsėri ky zakon bėri qė fjalėt e marrura prej latinishtes nė shqip tė bėhen rrokje tė theksuara.
Kolonizimi romak ishte krejt ndryshe mbi brigjet e Danubit imperii (tė mbretėrisė), ku pati njė karakter fare ushtarak. Lėvizjet e veteranėve tė legjioneve tė kufiri arritėn deri thellė nė jug, nė qarkun e Prizrenit e tė Shkupit. Kėtu bėheshin qendra etnike romanizimi jo qytetet e forcuara por legjionet ushtarake tė veteranėve. I mbartur prej legjionarve tė vjetėr e prej familjeve tė tyre nė brendin e vendit, romanizimi veproi nė kėto anė ekstensivisht. Gjuha latine u pėrhap me tė shpejtė por u egersua e u larguea pėrherė e mė tepėr prej asaj tė Italisė e tė Dalmaticisė. Nė viset ku banonin “militares et paene barbar”. romakė nuk qėndronte asnjė gjuhė autoktone por formohej njė grup “gjuhėsh kompromise” e ky sipas fuqisė sė kolonizimit e sipas cilėsisė sė shtatit etnik vendas (Ilir e Thrak). Grumbulli kryesor e madhėshtor u formua nė bregun e Danubit; atje ku shtrati latin ndėr viset e Danubit tė poshtėm kishte gjėrėsinė mė tė madhe gjendej qendra pararomune; por nga ana e jugut deri afėr viseve parashqiptare gjendeshin formime tė tjera me palc romak. Pėrqark kėtyre formimeve do tė kristalizoheshin sikundėr nė gadishullin e Pirėnejve, dialekte romake po tė mos mbėrrinte stuhija e madhe e dyndjes sė popujve e veēanėrisht sulmi sllav.



.......................Me paqen e bėrė nė Zarė (1358), mbreti hungarez Ludviku Anxhu shtrėngoi republikėn e Venedikut qė tė hiqte dorė prej ēdo influence mbi bregun lindor tė Adriatikut (a medietate Quarnerii usque ad confines Duracii). Ky breg deri nė Raguzė e Kotorr hynte kryekėput nė qarkun e Anzhuinėve veriorė i cili pak nga pak u zgjerua edhe mbi Shqipėri. Qyteti i Raguzės me rrjetin e vet tė fortė tregtar i shėrbeu si vėshtrues i shkathėt mė parė pėr Zetėn e pastaj edhe pėr viset mė jugore.
Natyrisht mbreti Ludvik gjendej nė njė lidhje tė drejtė me Durrėsin deri sa ky ishte i anzhuinėve. Dėrgimtarėt e tij kaluan pėrmes Raguzės (1366, barca que portavit Bernardum nuncium regis Duracium). Ky qysh herėt kishte lidhje edhe me princin Karl Topia i cili mė vonė (1379), u bė anėtar i lidhjes hungareze kundėr venedikasve. Rol tė madh nė kėtė lidhje luante ungji i Karlit, vėllai i Tanush Topisė, Domeniku.
Domeniku ishte rregulltar: kishte hyrė nė urdhėrin e domenikanėve qė kishin ardhur nė Durrės qysh nė vitin 1278. Si i tillė u bė kapelan i oborrit e kėshilltar i mbretit Robert tė Napulis (attendentes merita fidei fructuose religiosi viri fratris Dominici ordinis Predicatorum germani viri nobilis comitis Thopie de regno Albanie.) Mė vonė (1245-1351) si “vikar i pėrgjithshėm i urdhėrit tė vet pėr Dalmacinė e Durrėsin” u pėrpoq duke banuar nė Raguzė pėr themelimin e mungadave tė Shkodrės, tė Kotorrit e tė Shibenikut. Rreth vitit 1358 u bė peshkop i Kurēulės; por njė vit mė pas ndodhej nė Shqipėri (quia ipse est et stetit iam diu in partibus Albanie). Njė shkresė e shkruar greqisht me tė cilėn mungada e Domenikanėve tė Durrėsit nxirrte nė ankand vreshtat e pėrmend nė rend tė parė si administrator tė atij ankandi. Shi nė atė kohė, mbas vdekjes sė Tanushit, Karli mori nė dorė fuqinė e shtėpisė sė Topisė.
Duket se Karli nė marrėveshje me Domenikun pėrgatiti njė plan tė madh e tė guximshėm se si tė merrte nė dorė pushtetin mbi Raguzėn.
Nė Shqipėrinė veriore gjendeshin atėherė shumė qytete (Drivasti, Svaēi e Balezi e ndoshta edhe Sappa) nė tė cilat peshkopi ushtronte edhe krejt autoritetin laik. Kėtė shembull sigurisht e kisht parasysh edhe Domeniku, kur filloi (1360) intrigat e veta tė mėdha qė tė zinte selinė kryepeshkopore ende tė lirė tė Raguzės. Nė kėtė punė ndihmė kryesore i dha njė farė Theodori prej Drishti.
Por kėshilli i Raguzės nuk rrinte fjetur; ia kishte ndjerė erėn rrezikut tė sidomos kryepeshkopi i ndjerė Illija Saraka, patric i Raguzės (+1359). Sikundėr tregon njė kronist i mėvonshėm i Raguzės ai kryepeshkop ndėrsa ishte nė shtratin e vdekjes i kumtoi parėsisė sė Raguzės “disa fshehsi (arcana et acculta quadam), tė cilat nė qoftė se nuk ishin syēelur mund t’i kėrcėnonin njė rrezik tė madh lirisė sė qytetit; sepse me lehtėsi tė madhe edhe ai vetė mund ta fitonte autoritetin e qytetit ose duke e bėrė kėtė nėpėrmjet tė tjerėve”.
Raguzanėt syēelė zunė disa letra qe kishte shkruar ndihmėsi i Domenikut, Theodori tė cilat “pėrmendnin synomin” (que faciunt mentionem de symonia). Kėto letra ēuan peshė njė fortunė tė madhe.
Mė 4 Maj 1360 qyteti dėrgoi tek Papa kancelarin e vet qė “tė kėrkonte njė kryepeshkop pėr kishėn e Raguzės”. Nė shėnimet e dėrgimtarit lexohet edhe kjo pikė: “E nė qoftė se parashihet rreziku qė ndonjė dalmatin, shqiptar, venedikas a ndonjė prej anės sonė tė Raguzės do tė donte tė merrte kryepeshkopatėn tonė, ti sėbashku me miqtė tanė do t’i kundėrshtosh me ēdo mėnyrė” Mė 6 maj, Kėshilli i lartė vendosi qė tė thirrej peshkopi Domenik e tė urdhėrohej tė linte qytetin. Mė 8 maj u dėbua Theodori i Drivastit.
Natyrisht, Domeniku iku prej Raguzės e shkoi drejt e tek mbreti Ludviku I. Ai e ngacmoi kėtė aq shumė kundėr Raguzės sa raguzanėt ishin tė shtrėnguar (mė 16 dhjetor) tė dėrgonin njė dėrgatė tė veēantė tek mbreti me “ato letra gėnjeshtare, tė falsifikuara e tė rreme tė cilat i dėrgonte peshkopi i Korēulės qė tė bėhej kryepeshkop i Raguzės” (illas proprias litteras, quas mittebat episcopies Cuzulensis, fraudulentas, mendaces et falsas pro essendo archiepiscopus Ragusinus).
Nė vitin 1362 raguzanėt kishin kryepeshkopin e ri; ky ishte Hugo Cigala gjenovez. Me kėtė u prishėn tė gjitha planet e Domenikut. Ky u bė kryepeshkop i Zarės (1367). Mbas vitit 1374 gjurmėt e tij humbin fare.
Thashė mė lart se Domeniku ndėrmjetsoi tek nipi i tij Karl Topia kur ky pushtoi Durrėsin (1368). Tani po shtoj se pak pas humbjes sė kėtij qyteti, hercogu i Durrėsit Karli u bė “dux Dalmatie et Croacie” (1369-1376). Si i tillė banoi rregullisht nė Zarė. Sikundėr dihet, ky mė vonė (1385) duke u mbėshtetur mbi bujarinė kroate e sllave u bė mbret i Hungarisė por mbaroi shpejtė nė njė mėnyrė tragjike.
Nė kohėn e Ludvikut tė Madh e tė luftėrave tė tija kundėr Venedikut dhe nė kohėn e Sigismundit e tė luftėrave tė tija kundėr turqėve, ishte gjė krejt e natyrėshme qė edhe Balshajt e Zetės tė shikonin nga veriu. Kėtu ishin nė marrėdhėnie tė drejta me banėt e Dalmacisė e tė Kroacisė (1382 unam litteram domino Balse per illum ambassiatorem domini Detrici; 1395 ambassiatoribus bani Croacie ad dominum Juram de Balsa).
Pushteti i Balshajve u shtri edhe mbi ishujt e Dalmacisė. Mbas luftės sė pafat afėr Nikopoljes (1396) duke qėndruar nė Raguzė (21-28 dhjetor), mbreti Sigismund i dha Gjergji II Balshajt titullin “princeps Albanie” dhe e emėroi zhupan tė vetin mbi Korēulėn e Hvarin. Kėtė nderim Gjergji e mbajti deri nė fund tė jetės sė tij (+ mjeseeca marta 1403 nė muajin mars). Pėrmenden me rradhė tre vikarė tė tij nė Korēulė. Dy prej tyre ishin patricė tė Tivarit.