Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 40
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo




    Ushtarët rusë duke nderuar Flamurin e Kosovës, pas fitores se Majlindës (Foto – Video)


    GazetaExpress E enjte, 21 Prill 2016 18:53


    Fitorja e Majlinda Kelmendit në Kazan të Rusisë, ka bërë që ky kundërshtar i Pavarësisë së Kosovës të nderojë himnin dhe flamurin e shtetit më të ri të Evropës

    Derisa është ngritur në piedestal, Kelmendi dhe publiku në arenën ku po mbahet kampionati evropian kanë dëgjuar intonimin e himnit të Republikës së Kosovës.


    Majlinda Kelmendi fitoi titullin e kampiones në Kampionatin Evropian në xhudo që u mbajt në Rusi
    LEXO EDHE Momenti kur Majlinda deklason xhudisten franceze (Video)

    Xhudistja e njohur kosovare ka mposhtur francezen Priscilla Gneto me ippon në finalen në kategorinë deri 52 kilogramë për të fituar titullin e dytë në Evropë në karrierë. /Express/

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo



    Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në evropian (Video)



    Nora Gjakoa ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin evropian të xhudos.


    Nora ka arritur që të zë vendin e tretë në kategorinë deri -57 kilogram pasi që në luftën për vendin e tretë mposhti britaniken, Smythe Davis.

    Nora fitoi me wazari

    Paraprakisht, xhudistja kosovare u eliminua në gjysmëfinale nga bullgarja Ivelina Ilieva.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo




    Presidenti priti heronjtë


    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në kabinetin e tij kampionën evropiane Majlinda Kelmendin, së bashku me Nora Gjakovën, dhe trajnerin Driton Kuka.
    I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i xhudos së Kosovës, Agron Kuka.

    Lajmin e ka konfirmuar vet Kuka, në profilin e tij zyrtar në rrjetin social ‘Facebook’.


  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo





    Thaçi: Majlinda e flakëroi në ari Flamurin e Kosovës para miliona shikuesve


    GazetaExpress E diel, 07 Gusht 2016 22:28


    Me plot emocione e ka përjetuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, fitimin e medaljes së artë olimpike në xhudo nga Majlinda Kelmendi në Rio.

    "Krenar dhe përplot emocion me suksesin e Majlindës. Flamurin e Kosovës, para miliona shikuesve anekënd botës e flakëroi në ari", ka shkruar presidenti Thaçi në faqen e tij zyrtare në Facebook, transmeton Gazeta Express.

    "Si askush tjetër, Majlinda personifikon historinë e re të sportit dhe suksesit ndërkombëtar të Kosovës. Ne erdhëm si fitues në Rio dhe po kthehemi sërish fitues në Kosovë. Me këtë fitore, Majlinda shënoi ipon për politikën e jashtme të Kosovës. Urime të gjithëve!", thuhet në shkrimin e Thaçit në rrjetin social. /Express/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Majlinda Kelmendi, merr medaljen e parë të Artë në Olimpiadë në xhudo

    Majlinda Kelmendi Kampione,merr medaljen e parë të Artë në Olimpiadë

    Emri:  majlinda-kelmendi-4-1.jpg

Shikime: 475

Madhësia:  32.4 KB

    Kosova hyn në histori. Majlinda Kelmendi ka marrë medaljen e artë në Olimpiadën e Rios, duke i dhënë edhe Kosovës të parën medalje të artë në pjesëmarrjen e parë në një garë kaq të madhe.

    Xhudisjta kosovare ka arritur të fitojë të Artën në Rio, duke mundur në finale italianen Odette Giuffrida , në kategorinë deri në 52 kilogramë.

    Medalja e artë e Lojërave Olimpike, ishte e vetmja medalje që i mungonte krenarisë së Kosovës, por që e arrin atë duke bërë historinë në debutimin e parë të Kosovës në Lojëra Olimpike, shkruan Lajmi.net.

    Majlinda rrugëtimin drejt medaljes e nisi duke e kaluar raundin e parë pa luftë, ndërsa në luftën e parë mundi zviceranen Tschopp, pas vetëm 20 sekondave.

    Në çerekfinale, Majlinda mundi Legentil, nga e cila ishte mposhtur në Lojërat Olimpike të Londrës në vitin 2012.

    Kalimin në finale, xhudistja kosovare e arriti duke mposhtur garuesen e papërshtatshme japoneze, Misato Nakamura.

    Kujtojmë se Majlinda ishte pjesë e Lojërave Olimpike të Londrës së vitit 2012, dhe në pamundësi për të përfaqësuar Kosovën, ajo ishte pjesë e ekipit olimpik të Shqipërisë.

    Emri:  maj.jpg

Shikime: 463

Madhësia:  28.4 KB

    Emri:  kelmendi-hero.jpg

Shikime: 492

Madhësia:  20.9 KB

    Koha Jone

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Majlinda Kelmendi, merr medaljen e parë të Artë në Olimpiadë në xhudo

    Majlinda Kelmendi: Refuzova miliona për Kosovën, medalja për kombin

    Emri:  13988644_10210174998040961_915088681_n.jpg

Shikime: 444

Madhësia:  34.2 KB

    Majlinda Kelmendi ka treguar krenarinë e saj për këtë fitore të jashtëzakonshme që arriti në Rio 2016, duke ua kushtuar atë të gjithë shqiptarëve anembanë.

    “Jam krenare që kam arritur të tregoj që të rinjtë kosovarë mund të arrijnë suksese të mëdha në sport. Faleminderit krejt shqiptarëve për përkrahjen. Jam e sigurt që të gjithë e kanë shikuar garën dhe besoj se janë më të lumtur se unë. Urime krejtëve, urime për medaljen që e kemi fitu bashkë”, ishte mesazhi i Kelmendit për KTV menjëherë pas duelit. “Kam pasur dëshirë që të përfaqësoj Kosovën dhe jam shumë e lumtur sepse e kam ëndërruar këtë moment. Kam refuzuar miliona nga shtete të tjera. Nuk ka para në botë që mund të më bëjnë të ndihem si sot”, ishin fjalët e saj për “Koha Ditore” menjëherë pas garës.

    Ndërkaq, për mediat e huaja, Kelmendi ka treguar emeocionet dhe kuptimin që ka për të kjo medalje e parë. “Jam shumë e lumtur. Të jem e sinqertë erdha këtu me synimin për medaljen e artë, por kjo është një situatë e pabesueshme. Jam shumë e lumtur për veten, për trajnerin, për kombin tim. Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në Olimpiadë dhe si për herë të parë, të fitosh medaljen e artë është diçka e madhe. Kjo ka shumë vlerë. Njerëzit, sidomos fëmijët në Kosovë, më shohin si hero. Unë sapo u provova se edhe pas luftës, edhe pasi i mbijetuam një lufte, nëse ata e dëshirojnë diçka, mund ta arrijnë. Nëse ata duan të bëhen kampionë olimpikë, mund të bëhen, edhe pse vijnë nga një vend i vogël. Nga një vend i varfër”, deklaroi Kelmendi.

    Asaj ia dorëzoi medaljen e artë vetë presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bah, i cili ua kishte premtuar një gjë të tillë autoriteteve sportive kosovare nëse Majlinda do të merrte medaljen e artë. Në momentin e ceremonisë, përkrah tij ishte edhe Marius Vizer, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, organizata e parë sportive ndërkombëtare e cila njohu zyrtarisht Kosovën.

    Syri

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo




    Një komentues serb uron Majlinda Kelmendin

    Ministri i Rinisë dhe Sportit në Serbi, Vanja Udoviciq, kishte deklaruar se garuesit serb do të lëshojnë podiumin në Lojërat Olimpike Rio 2016, në qoftë se në të qëndrojnë edhe konkurrentët e “shtetit të vetëshpallur”, Kosovës.

    Suksesi i Majlinda Kelmendit nuk mbeti pa u komentuar edhe nga mediat serbe, ku kishte qëndrime të ndryshme. Komentuesi Aleks Coriq, publikisht ka dal në përkrahje të Majlindës.

    “Unë si serb, mendoj se njerëzit janë sjellë keq me të, por unë do them, urime! Për të qenë real më duhet ta pranoj se nuk kam parë të gjitha takimet, por kjo është diçka e madhe për popullin në Kosovë dhe jam i lumtur që ata përjetuan fitore kaq shpejt. Po ashtu shpresoj që ata të kenë një të ardhme të ndritur, jo vetën në sport, por në të gjitha sferat. Shpresa jonë e vetme është një e ardhme më e mirë. Ju lutem injorojeni mesazhet e të tjerëve, jo të gjithë serbët mendojnë njëjtë kur bëhet fjalë për Kosovën. Paçi fat në lojërat tjera”, ka shkruar Coriq në postimin e Rio 2016 në Facebook transmeton Telegrafi.com.

    Ministri i Rinisë dhe Sportit në Serbi, Vanja Udoviciq, kishte deklaruar se garuesit serb do të lëshojnë podiumin në Lojërat Olimpike Rio 2016, në qoftë se në të qëndrojnë edhe konkurrentët e “shtetit të vetëshpallur”, Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #28
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo

    Oj ti Majlind,

    Merr naj lek, e shif nese t'bajn naj ofert ne noj shtet tjeter, e shkelja...

    Lenjua prrallat me flamur politikajve..., se ty shpejt do t'lan takati, e do ngordhesh per cop t'bukes...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Oj ti Majlind,

    Merr naj lek, e shif nese t'bajn naj ofert ne noj shtet tjeter, e shkelja...

    Lenjua prrallat me flamur politikajve..., se ty shpejt do t'lan takati, e do ngordhesh per cop t'bukes...
    ne vend te urimit ti tregon prralla
    edhe gazetari serb e ka urue majlinden ndersa ketu ne ket forum shqiptar asnji urim deri me tash nuk ka ardh
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #30
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo

    Llapi,

    Urimi im esht qe t'hape syte!!
    Ta doje atdhene aq" sa duhet...

    Ato qe tregojne prralla me flamur, te vrasin diten e te qajne naten....

    Apo i harrove luftetaret e vertete te UÇK-se qe jane reugeve sot?


    Un e di qe ti m'kupton.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo

    Urime , ishte nje reklame e madhe per shtetin e ri te Kosoves , Majlinda pushtoj mediat boterore duke i kushtuar shkrime medaljes se arte por me shume vleres qe Kosova merr medaljen e pare te arte si shtet ne lojrat olimpike . dhe te gjithe ata shtete qe se kane njohur duhet ta bejne sa me shpejt .

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo

    Sukses historik për Kosovën në Paris

    Suksesi i Majlinda Kelmendit dhe Distria Krasniqit në Grand Slamin e Parisit, është historik për vet xhudistet dhe Kosovën.
    Trajneri i tyre Driton Kuka, duke llogaritur gjithë rezultatet e arritura sot, ka thënë se ky është suksesi më i madh që ka arritur ekipi i tij në garat e këtij niveli.

    “Përshendetje nga komplet Ekipi ynë!

    Performanca e sotme ishte më e mira ndonjëherë 2 medalje një vend i 5 i Norës dhe dy fitore e një humbje të Akilit,rezultati më i mirë deri tash në gara të këtij niveli!

    Brezin për 6 Dan dhuratë nga Agroni!

    Grand Slam Paris 2017”, ka shkruar Kuka.

    Autori: Lajmi.net Sport, Sporti Vendor, 11 February 2017
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Majlinda Kelmendi, me stilin e saj, e hodhi në dysheme rusen Alesya Kuznetsova

    Majlinda e mbrojti titullin e Evropës. Ajo tregoi formë të jashtëzakonshme dhe me plotë meritë stoliset me titullin e kampionit në Varshavë të Polonisë. Rusja pësoi debakël për tre minuta e 11 sekonda nga krenaria e Kosovës. Majlinda me ippon ngadhënjeu, duke i dhënë një flakaresh të fortë ruses.Majlinda Kelmendi kualifikohet në finalen e madhe, pasi për 3 minuta e 39 sekonda e mposhti portugezen Joana Ramos, Majlinda triumfoi me ippon, tani do të ndeshet me rusen Alesya Kuznetsova.
    Alesya Kuznetsova Majlinda Kelmendi ashtu si i ka hije luftojë edhe ndaj zviceranes, Evelyne Tschopp. Pas 25 sekondave kaloi në epërsi por paksa u duk se u lëndua, por fatmirësisht gjithçka ishte në rregull. Zvicerania u përpoq me të gjitha forcat e saj që të befasojë krenarinë tonë, por pa sukses. Majlinda dominoi luftën dhe 16 sekonda para kohe përfundoi ajo,. Majlinda u kualifikua në gjysmëfinalen e Evropianit.Ajo do të takohet me portugezen Joana Ramos.

    Majlinda Kelmendi triumfoi në përballjen me Chelsie Giles nga Britania e Madhe. Kampionia olimpiike ka qenë më e mirë në çdo aspekt, duke e mposhtur bindshëm rivalen. Britanikja nuk kishte forcë t'i bëjë ballë kampiones olimpike dhe krenarisë së Kosovës, e cila udhëhoqi luftën me mjeshtri dhe nuk i dha rast në asnjë moment Giles të jetë e rrezishme. Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, gjithsesi se është i lumtur për fitoren e saj dhe besojnë e shpresojnë në medaljen e artë në Kampionatin Evropian. Majlinda në raundin tjetër do të përballet me xhudisten nga Zvicra, Evelyne Tschopp.

    Kampioni olimpike dhe kampionia në fuqi e Evropës, krenaria e Kosovës Majlinda Kelmendi. Do të ballafaqohet me britaniken Chelsie Giles. Britanikja ka qenë më e mirë se polakja Karolina Pienkowska dhe është kualifikuar në rrethin e dytë. Majlinda është favorite ndaj britanikes.

    Gjithçka është e gatshme, xhudistet Majlinda Kelmendi (52 kg), Distria Krasniqi (52 kg), Nora Gjakova (57 kg), Loriana Kuka (70 kg) e Fjolla Kelmendi (48 kg), të gatshme për betejat që fillojnë sot në Varshavë.

    Bota SOT


    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 20-04-2017 më 13:56

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo

    Majlinda Kelmendi kthehet me fitore, e mund xhudistën ruse
    Majlinda Kelmendi është rikthyer në mënyrën më të mirë në sportin e xhudos pas mungesës prej 14 muajve, duke e mundur xhudisten ruse Yulia Kazarine në Grand Slamin e Abu Dhabit.

    Kampionia Olimpike mëngjesin e sotëm i ka dhënë fund pritjes së gjatë për t’iu rikthyer këtij sporti, pas pauzës prej 14 muajve shkaku i lëndimit.

    Kelmendi e mposhti Kazarinën në rundin e parë të Grand Slamit të xhudos në kategorinë -57 kilogramë, që po zhvillohet këtë fundjavë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Në Abu Dhabi, Majlinda kishte fituar medaljen e artë në vitet 2011, 2012 dhe 2014, ndërsa në 2015 fitoi të bronztën.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo

    Majlinda Kelmendi e mposht edhe polaken Pienkow

    Xhudistja nga Kosova Majlinda Kelmendi ka arritur që në rrethin e dytë të mposht xhuisten nga Polonia, Karolina Pienkow, me ippon në kategorinë deri në 52 kilogramë.

    Kjo ishte fitorja e dytë për Majlindën në këtë turne, ku në xhiron e parë eliminoi rusen Yulia Kazarina.

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo

    Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, kampionia e Evropës, Nora Gjakova dhe nën-kampionia e Evropës, Distria Krasniqi, janë kualifikuar në gjysmëfinale.
    Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi arrijnë në gjysmëfinale të Grand Prix ‘Tashkent 2018’
    09/11/2018
    Majlinda tregoi mjeshtrin e saj. Trimëresha jonë dominoi në finale në përballje me zviceranen Evelyne Tschopp dhe e fitoi të artën. Majlinda dëshmoi klasin e saj, pas të argjendtës në Grand Slam në Abu Dhabi, tani rrëmbeu të artën. Majlinda triumfon me ippon apo një sekondë e 52 sekonda para kohe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 09-11-2018 më 09:35

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo

    Kampionia olimpike, xhudistja e kombëtares së Kosovës, Majlinda Kelmendi, – kampione olimpike, kjo është medalja e parë e artë pas një periudhe të gjatë, kohë në të cilën është përballur me një lëndim.

    Ajo arriti të rrëmbejë medaljen e artë në garën e sotme, duke e mposhtur në finale izraeliten Gili Cohen,

    Në finale iu deshën vetëm 35 sekonda për ta përmbyllur takimin pasi e mposhti Cohenin me ippon, shkruajn mediat kosovare , përcjell albinfo.ch

    Kelmendi me ippon kishte fituar edhe tri ndeshjet e para në Tel Aviv.

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo

    Xhudistja Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në kategorinë -52 kg në garën e fortë Grand Slam. Ajo fitoi me ippon kundër garueses nga Mongolia Sosorbaram Lkhagvasuren. Një fitore e shpejt, me ippon apo dy minuta e 10 sekonda pa përfunduar koha e rregullt. “Medalja e artë e Majlindës në Grand Prix e Dyseldorfit edhe një herë e dëshmoj se kampionia jonë sigurt po kthehet në majat botërore në kategorinë e sajë. Kjo medalje ja sjellë Majlindës 1000 pikë Olimpike dhe e forcon pozitën e saj në luftë për normë Olimpike. Duhet të theksoj se gjatë rrugës deri te medalja e artë Majlinda mposhti 3 medaliste olimpike njëra për të reja”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Agron Kuka, kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës.

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo

    Majlinda e jashtëzakonshme, kalon në gjysmëfinale, në Abu Dabi

    Tri fitore rresht dhe të triat me Ippon të Majlinda Kelmendit, e cila është në rrugë të mirë për të fituar medalje në Grand Slemin e xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

    Kampionja olimpike ndodhet në gjysmëfinale të kategorisë -52 kg, ku do të takohet me Chelsie Gillesin (Britani e Madhe).

    Majlinda mposhti garueset Fofana (Bregu i Fildishtë), Kazyulina (Kazakistan), Park (Kore e Jugut).

    Nora Gjakova shënoi një fitore dhe u ndal në rrethin e tretë nga Hyo Soni (Kore e Veriut).
    vidio liku
    https://www.periskopi.com/momenti-ku...ton-ne-finale/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 24-10-2019 më 15:02

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-10-2019
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    13

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo

    hhallall bre bal hallall

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •