Mund të kenë mbetur dy vite para fillimit të Lojërave Olimpike 2012 të Londrës por shumë atletë nga mbarë bota tashmë kanë filluar trajnimin e tyre seriozisht. Gjatë dy viteve të ardhshme, BBC në kuadër të projektit Ëndërrat Olimpike do të përcjellë zhvillimin e 26 atletëve nga mbarë bota, përfshirë edhe kampionën botërore për të rinje në xhudo, Majlinda Kelmendit nga Kosova.
E butë dhe e sjellshme, Majlinda Kelmendi nuk tregon asnjë mburrje që mund të pritet nga një atlet kampion i ri botëror. Por kampionja 19 vjecare e judops nga Kosova bartë ëndrren sportive të kombit të saj. Pas fitores e medales se artë në xhudo kampionatin botëror të te rinjve ne Paris vitin e kaluar, ajo ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e Londrës në vitin 2012.
Por, politika ndërkombëtare është duke u bërë pengesë në kete rrugë të saj. Nëse Kosova nuk arrin të bëhet anëtare e Komiteit Olimpik deri në vitin 2012, Majlinda Kelmendit do ti duhet te shqyrtojë mundësitë e tjera, si konkurruese e pavarur për KON, një gjë që ka ndodhur në të kaluarën.
Ajo merr pak pushim nga trajnimi intensiv në këtë seancë për të na treguar se si ndihet.
" Më së miri e ndjejë vehten kur bëj xhudo, kur stërvitem por veçanërisht e ndjejë vehten mire në gara kur fitojë. Unë punojë shumë në stërvitje kështu që kur fitojë jam shumë e lumtur", thotë Majlinda.
Ajo stërvitet në këtë sallë moderne të xhudos, në qytetin e vet të Pejes. Objekti është ndërtuar nga Driton Kuka, trajneri Majlindes i cili thotë se ai zbuloi qe në fillim se ajo ishte sportiste e jashtezakonshme. Majlinda e kupton rëndësinë tarjnerit te mire ne suskesin e nje atleti. Ajo thotë se i bën gjërat në mënyrën e vet dhe dëshiron që familja e saj dhe trajneri të krenohen me suksesin e saj.
" Xhudo është gjithëcka në jetën time. Nuk është e lehtë që në kushte te Kosoves të arrish të bëhesh kampion Evrope apo i Botës në çfarëdo sporti. Unë jam shumë e lumtur që kam një trajner të mrekullueshëm. Dua t'a falënderoj atë jo vetëm për ndihmën që ma ka dhënë mua por edhe gjithë ekipit tone" - thotë Majlinda.
"Ne jemi një shtet i ri kështu që do të jetë një shans i përkryer për të treguar botës se në Kosovë janë shumë të rinj të cilët me të vërtetë mund të bëjnë gjëra të mira" - thotë ajo.
Kosova në Lojërat Olimpike të Londrës?
Por nëqoftëse Kosova dështon të anëtarësohet ne Komitetin Olimpik deri në vitin 2012, Majlindes do t'i duhet të shqyrtojë mundësi të tjera, si për shembull të garojë për Shqiperinë apo si atlete e pavarur.
Për të gjithë lojtarët e xhudos, Majlinda është një lloj heroine. Sporti ne Kosove u ka dhënë mundësi të reja te rinjve ndersa ata përpiqen të lëvizin nga lufta shkatërruese e viteve 1990.
Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik Kosovar thotë se ëndrra e tij është të shoh Kosovën në Lojërat Olimpike", dhe pas kësaj, edhe nëse vdes, është në rregull për mua." thote ai, ndërsa Majlinda thotë se priroitet i saj është të fitojë një medale në Londër.
"Ëndërra ime olimpike është që të fitojë medale në Londër. Kjo do të ishte medalja e parë për Kosovën ose për Shqiperinë. Për mua nuk është me rëndësi për cilin vend, Kosovën apo Shqipërinë. Për mua me rëndësi është të arrijë këtë ëndërr" - thotë ajo.
Majlinda Kelmendi është pa asnjë dyshim krenaria e Kosovës dhe kjo atlete e vendosur do të vazhdojë të luftojë derisa të ecën në stadiumin olimpik të Londrës në vitin 2012 ku shpreson që të në duar të mbajë flamurin e Kosovës.
BBC
Krijoni Kontakt