Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Eja Pendohu edhe Ti ...
    Anëtarësuar
    08-08-2010
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    47

    **Moter dhe Vëlla të lus për hir të Allahut pa Hy në Ramazan ta Lexosh këtë Mesazh

    **Moter dhe Vëlla të lus për hir të Allahut pa Hy në Ramazan ta Lexosh këtë Mesazh

    Es Selamu Alejkum ue Rahmetullahu ue Berekatuhu.
    Se pari ju drejtohem antarve te faqes time, pastai te gjith atyre qe e lexojn ket Mesazh...

    Ju lutemi me Ndihmoni ti Ndihmojm Allahut xh.xh ashtu si na eshte drejtuar ne Kuran:
    ".Urdhëroni për punë të mira e ndaloni nga të këqiat, dhe përballoni me durim çdo gjë që ju godet..." Suretu Llukman: 17



    Mesazhi qe jep spjegime per ket Fushat:

    Motra dhe Vellezer të dashur'a ndoshta është diqka shumë private kjo që do ta shkruaj por këtë e bëj për hirë të Allahut, për hirë të Kur'anit,per hir të moralit të Muhamedit s.a.v.s, per hir te Sahabeve dhe per hir tendin edhe timin edhe e lus Allahun nshAllah e pranoni këshillën time...

    JU KESHILLOI NGA ZEMERA SI MOTER SI VELLA TE DASHUR FOTOT QKA JAN TE PAMORLASHME si Qafa, Krahet, Gjoksi,Beli,Kofshët apo cdo foto qe eshte Provokuese per gjiinin e kundert...

    Pra Ato Foto që nxisin nefsin në amoralitet dhe bëjnë moralin tënd të dobët karrshi njerzve tjer TI LARGOSH NGA PROFILI JUAJ TE MOS JENI TE ZHVESHUR POR BASHKARISHT TE KEMI ETIK NJERZORE se jemi të krijuar si njerëz dhe të jetojmë si njerëz të veshur me moral të mirë e të pastër.e jo te zhevshur si shataza...

    BESOI QE ESHTE EDHE PER TE MIREN TUAJ NESE JE MUSLIMAN'E, BESON ZOTIN DHE KUR'ANIN DHE DESHIRON TE JESH E NDERSHME ME TE NDERSHMIT DHE TI NDIHMOJM ALLAHUT TE NDALOJM GJITH SE BASHKU UNE PAK TI PAK NE TE KEQEN,E TE URDHEROJM NE TE MIREN...

    Allahu në Kuran thotë: Dhe fitneja(provokimi) është më e rëndë se sa Vrasja

    SHEJTANI,XHINDET,DHE FALLGJINJET PER MES KETYRE FOTOVE NDIKOJN NE TY TE BEJN KEQ TA PRISHIN MORALIN,TE PRISHIN ME BABE ME NANE ME VLLA ME MOTER ME FAMILJE ME SHOK ME SHOQE...

    Andaj nëse e ke një foto edhe dikush hynë në profilin tënd edhe te të jep një komlimet dhe thotë SA BUKUR PO DUKESH.SA TE MIRA KETO, SA TE MIRA ATO... dije motër dhe Vella i dashur se ke bërë fitne, dhe fitneja te dergon ne zjarr.

    Po ashtu Allahu xh xh në Kuran na është Drejtuar me këto fjalë:

    All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.Kur'an Sure Nahl Ajeti 90.

    Vërtet, për ata që i frikësohen Zotit të tyre pa e parë Atë, do të ketë falje dhe shpërblim të madh!” [el-Mulk, 12]

    Kurse më i moralshmi me i suksesshmi për gjithë njerëzimin Muhamedi s.a.v.s ka thënë:
    Morali i muslimanit është Turpi, nëse s'ke Turp vepro cfarë të duash>Muslimi

    EDHE E BESOI ME ZEMER QE S'KE DOBI NGA ATO FOTO AS TI E AS TE TJERET VETEM DEME E GJYNAHE TE SJELLIN EDHE HIDHRIM TEK ZOTI JUAJ...

    Nëse ke për qëllim që me këto foto të arrish qëllime të lavdëroj dikush, ta nxitësh ndonjë djalë që të bëhet partneri yt, ti tregosh dikuj se qfarë trupi ke? apo për famë edhe ti shesësh gjymtyrët tua në sy të gjinis s'kundert edhe ti poshtrosh bukurit e tua që Allahu ti ka krijuar ''duke të dhënë dikush komlimente që e ke mirë se je zhveshur vetëm duhet të zhveshesh edhe pak..'' atëherë edhe një gjë më duhet ta them edhe ta dish se Allahu do të poshtëroi ditën e gjykimit ashtu si ti e poshtron vetën sot me foto jo të moralshme...

    MUHAMEDI s.a.v.s ka thënë: ME QKA TE JETOSH EDHE DO TE VDESESH EDHE DO TE RINGJALLESH...

    Andaj inshAllah e lus Allahun e mos të ringjalleni ditën e gjykimit ashtu si në disa foto se do të jetë xhehnemi vendbanimi juaj i përjetshëm e kete nuk e besoi assesi qe ekeni ju per qellim...

    MA BONI HALLAL PER KETE Allahu ma din qëllimin, Allahu ma din dëshirën edhe e lus Allahut që të ua mundësoi ti largoni ato foto ashtu si ua ka mundesuar të i postoni e mos të nguroni e të bëheni zemër edhe kokë forte se kokëfortësia është vetëm nga shejtani e butësia është prej Allahut xh.xh

    JU LUTEM VELLEZER DHE MOTRA TE DASHUR'A NESE NDIHENI TE FYER'A KERKOI FALJE POR TE NJEJTEN KOHE KERKOI QE TA MERRNI KETE SI NJE KESHILL TE VOGEL NGA ANA IME NE SHERBIM TUAJIN...

    Allahu ne Kur'an thote: Thuaj: "Punoni, se Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët do të shohin punën tuaj. Së shpejti do të ktheheni tek Ai që di të dukshmen dhe të padukshmen e Ai do t’ju njoftojë për atë që keni bërë."Teube, 105.

    Vrejteje: KY ESHTE HAPI I DYT E KETI LLOJ,PASI DERI ME TASH KY MESAZH KA SHKU NE MENYR PRIVATE...EDHE PAS KETIJ POSTIMI PUBLIK HAPI I TRET DO TE JET PUBLIKIMI I EMRAVE NE FUND TE KETIJ MESAZHI TE GJITH ATYRE MOTRAVE APO VLLAZNIVE QE NUK I LARGOJN FOTOT NGA PROFILET E TYRE GJYSMELAKURIQ...

    Shpërndajeni këtë mesazh te cdo motër dhe vella i juaj cili dhe cila do që e lexon dhe Beje foto Profili foton qe eshte ne ket Shenim...


    Në lidhje me fotografitë kanë ardhur disa hadithe të sakta prej të cilave përmendim:

    1. Transmetohet nga Aisha (radiallahu anha) se ajo ka thënë: “I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) hyri tek unë, dhe unë kisha mbuluar sepeten time me një copë në të cilën kishte piktura, (në një transmetim tjetër thuhet: kishte kuaj me krahë). Kur ai e pa atë, e grisi, iu skuq fytyra dhe tha: “O Aishe! Njerëzit që do të kenë dënim më të madh tek Allahu në ditën e Kiametit janë ata të cilët maten (garojnë) me krijimin e Allahut. (Në një transmetim tjetër thotë: “Autorët e këtyre pikturave do të dënohen dhe atyre do t’u thuhet: “Jepuni jetë atyre që keni krijuar!” Pastaj tha: “Në atë shtëpi ku ka piktura, nuk hyjnë engjëjt.” Aisha thotë: “E premë atë copë dhe bëmë me të një apo dy mbështetëse, [dhe unë e pashë atë (Pejgamberin) të mbështetur në njërën prej tyre, dhe ajo kishte pikturë.”[1]

    2. Transmetohet gjithashtu nga Aisha (radiallahu anha) se ka thënë: “Mbusha për Pejgmaberin (salallahu alejhi ue selem) një jastëk në të cilin kishte piktura. Kur erdhi, ai qëndroi në këmbë mes dy dyerve dhe i ndryshoi fytyra. Unë i thashë: “Çfarë kemi bërë, o i Dërguari i Allahut? [Pendohem tek Allahu për atë që kam bërë!]” Ai tha: “Çbën këtu ky jastëk?”
    -Këtë jastëk e bëra për ty që të shtrihesh mbi të.”
    -A nuk e di ti se engjëjt nuk hyjnë në atë shtëpi ku ka pikturë, dhe se kush pikturon, do të ndëshkohet në ditën e Kiametit? (në një transmetim tjetër thotë: “Autorët e këtyre pikturave do të ndëshkohen në ditën e Kiametit.”)
    [Aisha thotë: “Nuk hyri në shtëpi deri sa e nxora atë jastëk.”][2]

    3. I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Më erdhi Xhibrili (alejhis selam) dhe më tha: “Të erdha dje dhe nuk më ndaloi nga hyrja tek ti vetëm shkaku se te dera ishte një pikturë [burrash], në shtëpi gjendej një mbulesë me piktura dhe një qen. Urdhëro që pikturës që ke në shtëpi t’i hiqet koka dhe të marrë formën e pemës, urdhëro që mbulesa të pritet dhe me të të bëhen dy mbështetëse që shkelen (si përbuzje për pikturën) dhe urdhëro që të nxirret qeni! [Sepse ne nuk hyjmë në atë shtëpi ku ka pikturë dhe as qen.] Veç kur një këlysh qeni i Hasanit dhe Husejnit ishte poshtë sepetes, (në një transmetim tjetër thuhet: poshtë krevatit). Ai (salallahu alejhi ue selem) tha: “O Aishe! Kur hyri ky qen?” -Për Zotin, nuk e kam vënë re! -tha ajo. -Pastaj urdhëroi që të nxirrej jashtë [mori ujë me dorën e vet dhe e hodhi te vendi ku ishte qeni.”[3]

    Bazuar në këto hadithe, shumica e dijetarëve të mëhershëm dhe bashkëkohorë janë të mendimit se pikturat apo skulpturat, me apo pa hije, dhe këtu futen edhe fotografitë, janë të ndaluara që të bëhen dhe që të varen në mur apo në vend të dukshëm, për arsyet që përmenden në këto hadithe.

    Ky është mendimi i shejh Ibën Bazit, i shejh Albanit etj.
    Ndërsa nga shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) është përcjellë se ai nuk i quan të ndaluara fotografitë e bëra me aparat fotografik për shkak se ato nuk janë piktura prej veprës së njeriut, por janë vepër e aparatit, dhe së dyti: ato nuk përmbajnë barazim apo garim me krijimin e Allahut, por janë thjesht përcjellje e pikturës së krijuar nga Allahu me anë të aparatit, pa ndonjë mjeshtëri të fotografit, i cili vetëm sa shkrep aparatin… Por shejhu e ndalon varjen e tyre mbi mur apo vendosjen e tyre në vend të dukshëm. Si dhe i quan të ndaluara ato fotografi që përmbajnë gjëra të ndaluara. [“Mexhmuul Fetava”, i Ibën Uthejminit, 12/311-327.]

    Por shejh Abdurrahman ibën Nasir el Berak, i përgjigjet kësaj fetvaje të shejh Ibën Uthjminit duke e justifikuar atë në lidhje me përfytyrimin e mënyrës dhe esencës së fotografisë me aparat, duke dalë në përfundimin se nuk ka ndonjë dallim mes saj dhe pikturës, mendim të cilin e përkrah shumica e dijetarëve selefi bashkëkohorë

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Elytony
    Anëtarësuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    Kosova(Vushtrria)
    Postime
    1,015
    Allahu subhanehu we te'ala iu shperbleftë me Xhennet inshAllah te'ala...esselamun alejkum!

  3. #3
    Eja Pendohu edhe Ti ...
    Anëtarësuar
    08-08-2010
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    47
    Citim Postuar më parë nga Elytony Lexo Postimin
    Allahu subhanehu we te'ala iu shperbleftë me Xhennet inshAllah te'ala...esselamun alejkum!

    AMIN vlla i nderuar edhe juve gjithashtu ALL-LLAHU ju shperbleft me xhennetin e firdevsit ,

    ALL-LLAHU ju ruajt e ju ndihmoft

    Es Selamu Alejkum We Rahmetullahi We Berekatehu

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    217
    Ju qe jeni dhan pas fes islame, qe ju ka mbushur koka veq islam, dhe nuk dini asgje tjeter pos me fol per pallavrat e islamit, e keni ba forumin si me kan forum i bashkesis islame, Kfjelli o te mjer, ky esht forum shqiptar e jo arab. Phiiii

  5. #5
    Eja Pendohu edhe Ti ...
    Anëtarësuar
    08-08-2010
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    47
    Citim Postuar më parë nga apollo12 Lexo Postimin
    Ju qe jeni dhan pas fes islame, qe ju ka mbushur koka veq islam, dhe nuk dini asgje tjeter pos me fol per pallavrat e islamit, e keni ba forumin si me kan forum i bashkesis islame, Kfjelli o te mjer, ky esht forum shqiptar e jo arab. Phiiii


    ALL-LLAHU te drejtof vlla i nderuar .

  6. #6
    MoDa KaLoN,sTiLi QeNdRoN! Maska e fashion_girl
    Anëtarësuar
    06-07-2010
    Postime
    2,409
    Citim Postuar më parë nga apollo12 Lexo Postimin
    Ju qe jeni dhan pas fes islame, qe ju ka mbushur koka veq islam, dhe nuk dini asgje tjeter pos me fol per pallavrat e islamit, e keni ba forumin si me kan forum i bashkesis islame, Kfjelli o te mjer, ky esht forum shqiptar e jo arab. Phiiii
    ky eshte komuniteti myslyman ku te gjithe besimtaret mund te shprehin ate qe duan. ti ca halli ke , asnje njeri spo te pren rrugen , nqs nuk do mos hy ne keto tema !
    ju lutem shum mbani vendin qe ju takon!

    Fashion_girl!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •