Berisha me mbesat në Dhërmi, thyen rekordin e tij në not
» Vendosur: 08/08/2010 - 09:18
•
Ashtu si çdo vit, Kryeministri Berisha ka zgjedhur sërish Dhërmiun për të kaluar pushimet. Kreu i Qeverisë ndodhet në Dhërmi së bashku me familjen e tij, me nipërit e mbesat, me të cilët është shumë i lidhur. Mësohet se Kryeministri Berisha e kaloi këtë fundjavë me familjen e tij, duke i mësuar not më të vegjëlve, mbesave të tij. Kreu i ekzekutivit, ashtu si çdo vit, ka marrë përsëri me vete mbesat në pushimet në Dhërmi. Gjatë pushimeve në bregdetin e Jonit, ashtu si edhe një vit më parë, aktivitet kryesor të tij, Berisha ka pasur notin. Ai theu sërish rekordin e tij personal në not. Kryeministri vendosi një rekord të ri, duke notuar pa ndërprerje dhe duke përshkruar disa herë distancën deri te Bovat, në plot 127 minuta, kundrejt 123 minutave të një viti më parë. Pushimet në Dhërmi gjatë muajit gusht për Kryeministrin Berisha janë kthyer në një ritual pothuajse të përvitshëm.
pano rama.
Krijoni Kontakt