Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 57
  1. #1
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Në Mirditë 80 vjeçari merr hakun e të atit të vrarë para 70 vitesh

    Në Mirditë 80 vjeçari merr hakun e të atit të vrarë para 70 vitesh
    Publikuar: Sot, më 12 gusht 2010


    Rrëshen, 12 gusht - Vrasja e ndodhur dje paradite në fshatin Ndërfanë të rrethit të Mirditës rizgjoi hasmërinë e vjetër prej më shumë se 7 dekadash.
    80 vjecari Nikoll Çupi ka vrarë për vdekje bashkëfshatarin e tij Ndue Lleshi, baba i dy fëmijëve, ka raportuar Gazeta Shqiptare.
    Vetëm tri orë pas ngjarjes, që riktheu gjakmarrjen dhe tronditi banorët e zonës, Fran Çupi ka dorëzuar në Komisariatin e Policisë së Rrëshenit babain e tij, autor i krimit. Ndërkohë, familja dhe gjithë fisi Çupi janë ngujuar për 24 orë sipas kodit të gjakmarrjes, shkruan sot GSH.
    Pas vrasjes i moshuari i kishte treguar djalit të tij se kishte qenë ai autori dhe se kishte marrë hakun e babait të tij.
    --------------------------------------------------------------------------------------------

    gjaku nuk harrohet kurre, mjere ata qe i perlyn duaret me gjak.

  2. #2
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Plaku kthen Kanunin, vret hasmin ne prite pas 70 vitesh
    MIRDITE- As 70 vite nuk e kane shuar gjakmarrjen me Kanun te Leke Dukagjinit, mes dy fiseve ne Nderfane te Mirdites. Plaku 80-vjecar i familjes, Ndue Cupi, i ze prite hasmit Ndue Llesh Deda, duke e qelluar kater here per vdekje me pistolete prane shtepise, ne lagjen Shterre. Shkak eshte bere nje vrasje e ndodhur ne vitet '40-te ne kete zone, ku babai i viktimes kishte vrare te afermin e te moshuarit, i cili ne ate kohe ka qene vetem femije. Por i dyshuari Ndue Cupi nuk e ka harruar gjakun, duke e shpaguar rreth ores 11:00 te mengjesit te djeshem. Viktima eshte Ndue Llesh Deda, 47-vjec, fqinj i familjes Cupi ne fshatin Nderfane, prane rruges Rreshen-Kalimash. Krimi ka tronditur banoret e Rreshenit, kurse policia ne hetimet e para nuk ka arritur te zbuloje dot motivin dhe autorin per shkak se viktima Ndue Llesh Deda nuk kishte probleme apo konflikte. Por ngjarja eshte zbuluar nga djemte e te moshuarit Ndue Cupi, kur babai i tyre u ka shkuar ne shtepi me arme ne dore dhe pothuajse i tronditur. Gjate rrefimit 80 vjecari u ka treguar historine e 70 viteve me pare, kur i afermi i tij mbeti i vrare dhe per kete akuzonte babane e viktimes. Burime zyrtare konfirmuan motivin e krimit, "gjakmarrjen" dhe arrestuan pas vetedorezimit Ndue Cupin, per akuzen e "vrasjes per shkak te cilesive te vecanta". Kane qene djemte e te dyshuarit qe ndermjetesuan, duke dorezuar edhe armen e krimit, tip pistolete, kurse si prove jane marre edhe kater gezhojat e plumbave te gjetur. Pas hetimeve paraprake policia e Mirdites dhe e Lezhes konstatuan se Ndue Llesh Deda eshte qelluar ne prite prane shtepise se tij, pak metra nga oborri. Kater te shtena jane degjuar, por edhe pse dite, askush nuk e ka pare autorin. Ne te njejten kohe asnje prej familjareve te viktimes nuk kane dyshuar fillimisht te plaku i familjes Cupi, fqinj me ta. Policia tha se vdekja e 47-vjecarit ka qene e menjehershme per shkak te plumbave te marre ne distance te afert. Gjate marrjes ne pyetje, i moshuari ka treguar motivin e krimit dhe historine e gjakmarrjes mes dy familjeve, qe ishte harruar prej dekadash nga banoret, por jo nga Kanuni. Policia e Mirdites ka marre masa qe mes dy familjeve te mos kete perplasje dhe hakmarrje te metejshme, pasi jane fqinje me njera-tjetren. A. Q.
    koha jone

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    mire ja ka bo
    gjaku sfalet as harrohet

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anëtarësuar
    29-11-2006
    Postime
    311
    Sa per ligje e pushtet qe kan shqiptaret do kishin dal fare. Por eshte kanuni aj qe besa po i stabilizon shqiptaret. Pas 70 viteve ta thajne kaken njerezit. Mos nguc kend se nese nuk te vrasin ty ta vrajn djalin.
    Banu kojshi i mire. Se nuk falesh.
    Qdo fjal qe del nga zemra, shkon ne zemer.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Citim Postuar më parë nga landi45 Lexo Postimin
    mire ja ka bo
    gjaku sfalet as harrohet
    Po mire mo Landi, gjaku s'falet dhe une jam dakord me ty. Po perderisa ekziston ligji dhe policia, lerja ne dore organeve kopetente te marri masa. Nuk mund te ecim perpara duke u hakmarre per krimet e bera 1 shekull para. Kur ateher nuk kishte ligj dhe shtet, po ishin vet populli ligjevenes dhe shtet, ku behet vetgjyqesi. Ndersa tani ekzistojn organe kopetente qe marrin masa dhe i denojn.


    P.s Po cfare taksirati ka femija im pse stergjyshi im ishte fishek nga trute dhe vrau komshiu se i pa te shoqen? Apo duhet te vuaj dhe une pasojat e nje idiotlliku te bere 70 vjet me pare.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    E thone pastaj;qe shqiperia nuk po ecen perpara...
    "Shqiperia po ndyshon".

  7. #7
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Rast ne mes te pikellimit dhe fascinimit. Njeriu vret me zor apo per "adet".

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Angry

    Citim Postuar më parë nga landi45 Lexo Postimin
    mire ja ka bo
    gjaku sfalet as harrohet

    po ai hapi nje plage
    u tregu i zgjut plaku , e shijoji jeten e vet deri ne kete moshe dhe tani femijet e tij kan per ta paguar

    o zot cfare debilizma kemi per te pare dhe degjuar
    Ndryshuar për herë të fundit nga Marya : 12-08-2010 më 09:06
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Une them se nga pleqeria plaku ka rrjedhur
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    217
    Plaku qe ka ba vrasjen, me siguri nuk ka qen ne gjendje te mir psiqike. Ai i paska vra djemt e vet, bre burr. Nuk dihet atje ne Mirdit ka ende te krisur, qe e praktikojn kanunin, e ndoshta ja vrasin plakit njanin prej djemve, nuk i dihet ndoshta dy djemt. Kjo eshte qmenduri. Kanuni e ka vendin ne muzeun historik.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •