Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    U pushkatuan si spiunė, SHBA i nderon

    U pushkatuan si spiunė, SHBA i nderon

    » Vendosur: 07/08/2010 - 10:22

    • Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nderojnė dy shqiptarė tė vrarė nga diktatura komuniste.

    Nė njė aktivitet tė zhvilluar dje nė Ambasadėn e SHBA-ve nė Tiranė, Ambasadori Xhon Uithers zbuloi njė memorial prej guri, i cili do tė qėndrojė brenda ambasadės nė nderim tė shqiptarėve Loni Adami e Kol Kuqali, tė vrarė nė vitin 1947 nga diktatura komuniste me akuza tė stisura pėr spiunazh tek amerikanėt. Nė nderim tė tyre, Ambasada e SHBA-ve ka krijuar edhe njė ēmim mirėnjohje nė emrin e tyre tė cilin do t'ua dorėzojė figurave tė njohura pėr kontributin e tyre. Pėrpara dhjetėra tė ftuarve, nė aktivitetin e tij tė fundit qė bėn si ambasador nė Shqipėri, Xhon Uithers tregoi memorialin e veēantė, i cili pėrbėhej nga dy gurė, njėri mė i vogėl ndėrsa tjetri mė i madh. Guri i vogėl simbolizon jetėn e tyre qė ua shkurtoi diktatura komuniste ndėrsa guri mė i madh, kontributin dhe nderimin e pėrjetshėm tė dy ish punonjėsve tė Ambasadės Amerikane para pushtimit tė vendit nė vitin 1939. "Ranė pėr idealėt e lirisė dhe demokracisė", ėshtė mbishkrimi pėr pllakėn pėrkujtimore. "Ky vend nė tė cilin jemi sot kėtu ėshtė njė vend qė na bėn krenarė. Ne nderojmė dy pjesėtarė tė misionit tonė qė u dėnuan nga regjimi i Hoxhės pasi besonin tek vlerat e demokracisė. Ata u torturuan deri nė vdekje nga regjimi i Hoxhės sepse besonin nė vlerat e paqes e demokracisė. Nuk dėshiroj qė ky memorial tė shihet si njė nderim qė ne i bėjmė sė shkuarės, por dua qė ky memorial tė shėrbejė si njė monument i njė fryme tė gjallė. Shpresoj tė shėrbejė si monument vlerėsimi pėr stafin tonė qė ka punuar prej vitesh duke luajtur njė rol kyē pėr tė forcuar miqėsinė mes dy popujve tanė. Unė shpresoj qė ajo qė ne tė marrim teksa zbulojmė kėtė memorial tė jetė frymėzim pėr ne, tė marrim nė jetėn tonė forcėn dedikimin dhe idealizmin e tyre", tha Uidhers. Tė ftuar nė kėtė ceremoni ishin tre pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė komuniteteve fetare nė vend si Imzot Rrok Mirdita, Kryepeshkopi Anastas si dhe Baba Reshat Bardhi. Tė ftuar ishin edhe pėrfaqėsues nga ish tė pėrndjekurit politikė, familjarėt e tė nderuarve si dhe ministri i Drejtėsisė Bujar Nishani.

    Historia

    Jeta dhe vepra e Loni Adamit dhe Kol Kuqalit ėshtė pothuaj e panjohur nga shoqėria shqiptare kjo pėr shkakun se shteti shqiptar ende nuk ka nderuar figurėn e tyre. Ata kanė shėrbyer si punonjės nė Ambasadėn e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės deri nė vitin 1939, kur vendi u pushtua nga Italia Fashite. Mė pas Loni Adami do tė merrej me njė shtypshkronjė gjatė viteve tė luftės ndėrsa Kol Kuqali do tė dallohej akoma mė shumė pėr rolin e tij nacionalist e patriotik gjatė viteve tė luftės. Por me ēlirimin e vendit, Qeveria komuniste e Enver Hoxhės arrestoi dy ish punonjėsit e ambasadės duke i akuzuar se kishin spiunuar pėr misionin aleat amerikan gjatė viteve 45-46, kur ky mision pati qėndruar nė Shqipėri deri nė vitin 46. Ndaj tyre pati tortura dhe mė pas u pushkatuan nga regjimi. Vlen tė theksohet se Kol Kuqali ishte deputet nė Parlamentin e dalė pas luftės, i zgjedhur jo nga forcat komuniste. Trupat e tyre u varrosėn nė njė gropė tė pėrbashkėt dhe ende nuk dihet se ku janė pasi janė varrosur nė afėrsi tė Bregut tė Lumit nė Tiranė.

    panorama.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ndregjoni: Memoriali, mesazh pėr politikėn e shurdhėt shqiptare

    Ndregjoni: Memoriali, mesazh pėr politikėn e shurdhėt shqiptare

    » Vendosur: 07/08/2010 - 10:20
    •

    Ish tė pėrndjekurit shprehen se memoriali pėrkujtimor ndaj dy ish punonjėsve tė ambasadės Amerikane tė vrarė nga diktatura, ėshtė njė mesazh pėr politikėn shqiptare tė kėtyre 20 viteve. Pėrfaqėsuesi i ish tė pėrndjekurve politikė, i ftuar nė ceremoninė e nderimit tė Loni Adamit dhe Kol Kuqalit nė ambasadė, shprehet se qeveritė dhe politikanėt kanė harruar tė pėrkujtojnė krimet e komunizmit gjatė kėtyre viteve. Sipas tij, ambasada e SHBA-ve, me kėtė nderim, i kujton politikės shqiptare se demokracia ndėrtohet vetėm duke pėrkujtuar, nderuar dhe vendosur drejtėsinė mbi tė kaluarėn kriminale komuniste tė Shqipėrisė. "Nuk ishte vetėm pėrkujtim i dy shqiptarėve qė i vrau diktatura por edhe njė mesazh pėr politikėn dhe shoqėrinė, qė ju nuk mund tė ndėrtoni demokracinė me harresė, duke harruar krimet nė Shqipėri. Mesazhi ishte qė ju duhet tė pėrkujtoni qėndresėn ndaj regjimit komunist", tha Ndregjoni pėr gazetėn. Ai tha mė tej se ishte njė vendim i Departamentit Amerikan tė Shtetit qė tė vendosej ky memorial pasi ka 20 vjet qė shteti shqiptar hesht ndaj krimeve tė komunizmit. "Politika hesht ndaj krimeve. Ka 20 vjet qė politika dhe qeveritė kanė shkatėrruar vendet ku janė bėrė ekzekutime masive. Mendoj se mesazhi i Departamentit Amerikan tė Shtetit ishte "jo heshtje ndaj krimit por nderim dhe vėnie nė vend nė drejtėsisė", shtoi Ndregjoni. Sipas tij, kjo ishte edhe simbolika e ftesės sė ministrit tė Drejtėsisė nė kėtė eveniment, pėr tė kujtuar se duhet tė vendoset drejtėsia pėr tė kaluarėn. Sipas pėrfaqėsuesit tė ish tė pėrndjekurve politikė, SHBA-tė do tė vijojnė tė mbėshtesin kėrkesat e tyre pėr vendosjen e drejtėsisė ndaj tė kaluarės si dhe tė nderimit tė viktimave tė ish regjimit kriminal komunist nė Shqipėri. "Ju falėnderoj dhe ju dhe nėpėrmjet jush Departamentin Amerikan tė Shtetit pėr kėtė mesazh tė madh, pėr kėtė memorial pasi ka njė mesazh moral, politik e kombėtar qė politika tė mos kujtojė se mund tė ndėrtojė demokracinė duke harruar krimet e komunizmit. Ky ishte mesazhi im dhėnė pėr ambasadorin Uidhers", tha mė tej Ndregjoni.

    panorama.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Babanė e takova nė qeli njė ditė para vdekjes,ishte mbuluar me krimba”

    Intervista/ Flet Viktor Adami, djali i tė nderuarit nga ambasada e SHBA “Babanė e takova nė qeli njė ditė para vdekjes,ishte mbuluar me krimba”

    » Vendosur: 08/08/2010 - 10:46

    • Trak. Trak. Trak... Mė 9 qershor 1947, nė burgun e Tiranės, mes zhurmimeve nga mė tė ndryshmet, ishin shkruar nė memorie tė kohės edhe trokitjet e ndrojtura tė kėpucėve tė njė djali pesėvjeēar, qė i frikėsuar pėr vdekje, mbėshtetej e ngjishej pas trupit tė sė ėmės. Dikur, nė brendėsi, njėra pas tjetrės ishin hapur dy dyer tė rėnda dhe mė pas, kur sytė u ishin mėsuar me errėsirėn, ata kishin dalluar nė qoshe siluetėn e palėvizshme tė njė njeriu qė nuk jepte shenja jete. E ėma ishte afruar duke i folur tjetrit nė emėr.

    Vetėm atėherė djali pesė vjeē kishte kuptuar se figura e njeriut tė shtrirė nė rrėzė tė murit duhet tė ishte i ati. Por tjetrit i ishte dashur shumė kohė tė reagonte, tė arrinte tė nxirrte fjalė nga goja. Saktėsisht kishte shtrydhur me pėrdhunė nga fyti ca tinguj tė ngjirur, si tė njė njeriu me gjuhė tė prerė, qė nė tėrėsinė e tyre kishin arritur tė formulonin vetėm njė frazė me kuptim, njė amanet: “Kujdesu pėr fėmijėt!”. Pastaj djali 5 vjeē kishte parė me tmerr se si dora e sė ėmės ishte mbushur me krimba nė momentin kur kishte prekur shpatullėn e tė shoqit. Kėshtu fėmija e kishte humbur vetėdijen. Kishte nisur tė ngashėrehej aq fort sa pak kohė mė pas, me tė mbėrritur nė shtėpi, e ėma kishte konstatuar me tmerr njė rritje tė shpejtė tė temperaturės.
    Njeriu qė rrėfen kėtė pjesės tė historisė sė jetės sė tij, mė tė frikshmen e tė frikshmeve, quhet Viktor Adami ėshtė dhe djali i Loni Adamit, ish-sekretarit tė ambasadės amerikane nė Tiranė nė vitet 1929-1939, qė dy ditė mė parė u nderua me anė tė njė memoriali nga Ambasadori Xhon Uithers. Pėr fat tė mirė Viktori nuk vdiq nga temperatura qė e kishte mbajtur tė lidhur pėr pesė ditė nė shtrat, nuk vdiq edhe 24 orė mė pas, kur nga dritarja vėzhgoi njė ushtarak me motor qė ndaloi para portės sė shtėpisė sė tyre, duke i dhėnė me zė tė lartė, sė ėmės, Andromaqit, lajmin e vdekjes sė tė shoqit. Ai jetoi pėr tė parė rrėzimin me rrapėllimė tė diktaturės dhe diktatorėve shqiptarė, jetoi pėr tė parė respektimin e nėnės dhe nderimin e tė atit.

    Sekretari i Ambasadės USA dhe fashizmi

    “Im atė, Loni Adami, me origjinė nga Progri i Korēės, ishte njė nga studentėt mė tė mirė tė Shkollės Teknike Amerikane, qė sot njihet si shkolla ‘Harri Fulc’. Nė vitin 1929, menjėherė pasi kishte mbaruar shkollėn, ai i’u rekomandua nga Harri Fulci ambasadorit amerikan, Ēarls Hart, si nxėnėsi mė i mirė dhe njohės i disa gjuhėve tė tjera tė huaja, veē anglishtes”, nis rrėfimin pėr tė atin Viktor Adami. Pas kėtij rekomandimi Loni Adami kishte shėrbyer nė kėtė ambasadė pėr 10 vjet me radhė, deri nė mbyllje, nė rolin e sekretarit. Pra, kishte momente, kur nė mungesė tė ambasadorit dhe konsullit, ai mbetej autoriteti mė i lartė. Ndėrkohė, nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku kishte punuar pėr njė kohė si emigrant, ishte kthyer edhe Kol Kuqali, kunati i Loni Adamit, apo burri i sė motrės. Viktori nuk di tė sqarojė rrethanat, por edhe Kol Kuqali, i cili u nderua nė tė njėjtėn mėnyrė nga Ambasadori Amerikan Xhon Uithers, kishte gjetur punė nė tė njėjtėn ambasadė si pėrkthyes nė vitin 1929.
    Me pushtimin e Shqipėrisė, ambasada amerikane kishte mbyllur dyert dhe Loni Adami e Kol Kuqali ishin detyruar tė gjenin punė tė tjera. I pari, Loni Adami, kishte hapur njė shtypshkronjė tė vogėl, ndėrsa Kol Kuqali bashkė Jovan Adamin, vėllanė e Lonit, kishin marrė me koncesion minierėn e qymyrgurit nė Krrabė tė Tiranės.
    “Babai u lidh shpejt me lėvizjen antifashiste dhe rrjedhimisht me komunistėt. Njihet se nė shtypshkronjėn e tij u shtyp numri i parė i ‘Zėrit tė Popullit’, por edhe njė numėr pambarim materialesh tė tjera propagandistike. Babai na ka rrėfyer njė detaj kur nė shtypshkronjė kishin hyrė dy ushtarė gjermanė. “Me tė parė dy ushtarėt, punėtori, Kristo Trajani, qė ishte vetėm 16 vjeē, kishte ndalur punėn e ishte zbardhur nė fytyrė, pasi ishte duke shtypur trakte komuniste. Por nė kėtė kohė aty ishte shfaqur babai, qė kishte nisur tė komunikonte nė gjermanisht. Ushtarėt tė habitur nga gjuha e mėmės sė tyre, kishin pyetur me mirėsjellje se ēfarė ishin duke shtypur dhe babai krejt i qetė u kishte thėnė se bėhej fjalė pėr njė shpallje tė Ministrisė sė Punėve Botore. Mė tej ai u kishte shpjeguar gjermanėve se shtypshkronja ishte fare e vogėl dhe se si e tillė nuk mund tė bėnte mė shumė se blloqe e fletė, pra nuk mund tė bėnte gazeta. Kėtė mėnyrė tė arsyetuari e kishte bėrė sepse gjermanėt ndėrkohė po kėrkonin tė gjenin vendshtypjen e gazetės ‘Zėri i Popullit’ qė e mendonin tė realizuar nė njė shtypshkronjė mė moderne. Ah, kėtė e ka rrėfyer edhe artistja Violeta Manushi, qė punonte nė shtypshkronjėn e babait”, rrėfen Viktori historinė e tė atit me komunistėt. Njė histori qė do tė trashej edhe mė shumė kur nė Shqipėri do tė zbarkonin misionet anglo-amerikane.

    Arrestimi nga komunistėt

    Sipas Viktorit, i ati ishte angazhuar shpejt me anglo-amerikanėt. Kjo pėr shkak se vetė Harri Fulci nė kėtė kohė ishte i vendosur nė Kajro tė Egjiptit, ku anglo-amerikanėt kishin shtabin e luftės qė ishte pėrgjegjės edhe pėr misionet nė Shqipėri. “Pra ishte Harri Fulci ai qė u rekomandonte misionarėve pikėrisht tim atė si njeri tė besės dhe si njeri me mundėsi kontakti. Kėshtu qė tė gjithė anėtarėt e misioneve ushtarake anglo-amerikane me tė mbėrritur nė Shqipėri orientoheshin nga im atė”, rrėfen Viktori. Nė janar 1945 nė Shqipėri kishte mbėrritur nė krye tė njė misioni vetė Harri Fulci. Ai e kishte thirrur Loni Adamin nė ndėrtesat e ish-ambasadės Amerikane. Misioni kishte pėr detyrė tė testonte situatėn nė Shqipėri dhe tė vendoste kontakte kryesisht me intelektualėt.
    “Nė kėtė kohė Kol Kuqali, kunati i babait, ishte zgjedhur deputet nga populli. Shtėpia e tij por edhe zona e Krrabės, ku kishte minierėn, kishin qenė qendra tė rezistencės antifashiste. Nė librin e tij ‘Kur hidheshin themelet e Shqipėrisė sė re” Enver Hoxha shkruan: U takova nė shtėpinė e Kol Kuqalit me Kol Tromarėn...” Mė tej sipas shpjegimeve tė Viktor Adamit, delegacioni qė shkoi nė Mukje kishte qėndruar pėr tri ditė me radhė nė shtėpinė e babait tė tij. Bėhej fjalė pėr personalitete tė kalibrit tė Ymer Dishnicės, Abaz Kupit, Gogo Nushit, Nako Spirut, Omer Nishanit e tė tjerė. Pra nė shtėpitė e Loni Adamit dhe nė atė tė kunatit tė tij Kol Kuqali ishin bėrė shumė biseda, pėr mė tepėr nė kėto biseda kishin marrė pjesė me shumicė edhe anglo-amerikanėt. Pikėrisht kėto, por edhe tendencėn e tė dyve nė pėrkrahjen e njė sistemi politik demokratik, me pjesėmarrjen e tė gjitha forcave politike, Enver Hoxha nuk i pėlqeu.
    “Kėshtu, dikur babait i shtetėzojnė shtypshkronjėn dhe fshehtazi bėhet gati arrestimi. Kol Kuqali ndėrkohė e sinjalizon qė tė largohet nė fshat, nė Korēė, duke i thėnė se situata ėshtė e turbullt”, rrėfen i biri i Loni Adamit. Por komunistėt e arrijnė Loni Adamin edhe nė Korēė. E arrestojnė nė 10 tetor 1946, madje e akuzojnė pėr tentativė arratisjeje.

    Torturat

    “Unė isha fare i vogėl, vetėm 5 vjeē, kur nėna na mori bashkė mė vėllamė, pak mė tė madh, pėr tė shkuar nė burg, te babai. Ai na mungonte prej mė shumė se 8 muajsh. Mė vonė kam mėsuar se si kishte arritur nėna tė futej nė burg. Babanė e kishin respektuar njė numėr i madh komunistėsh, nė dyert e tė cilėve nėna kishte trokitur. Por pa mundur tė ndryshonte asgjė nė fatin e tij. Njė fat i vendosur diku lart, nga njė njeri, vendimet e tė cilit mund t’i kthente mbrapsht vetėm ndonjė forcė shumė madhore”, flet Viktori duke e shoqėruar kėtė me tundje mohuese tė kokės.
    Loni Adamin e kishin torturuar fillimisht pėr tre muaj nė Korēė. Sipas tė birit, Viktorit, tė atin e akuzonin si agjent tė amerikanėve i rekrutuar nė shkollėn teknike dhe i kėrkonin qė tė firmoste qė misioni amerikan, i cili erdhi nė Shqipėri nė vitet 1945-1946, erdhi me qėllim pėr tė pėrmbysur pushtetin popullor.
    “Por babai, si idealist qė ishte, nuk mund tė dilte jashtė bindjeve tė veta. Nuk firmoste edhe pse torturat ishin bėrė mė tė rėnda pasi e kishin sjellė nė Tiranė. Mė kanė thėnė se e kanė rrahur sa i ka rėnė mishi copė, se i kanė thyer shpatullėn dhe njėrėn kėmbė, se e kanė varur nė tavan dhe i kanė futur trupin nė ujė tė ftohtė deri nė fyt, se e kanė shpuar me shufra hekuri tė skuqur. Neve na kanė lejuar ta takojmė vetėm njė ditė para se tė jepte shpirt nė qeli. Na mori mamaja me vete, mua dhe vėllanė, qė ishte njė vit mė i madh nė moshė. Kujtoj se u hapėn dy palė dyer. Dhoma ku ishte babai ishte e errėt, pa dritare. Mamaja iu afrua dhe u mundua ta lėvizte. Aty vuri re se atij i kishin thyer shpatullėn dhe njėrėn kėmbė dhe se kėto i ishin mbushur me krimba. Unė dola duke qarė me tė madhe me tė bėrtitura...”, rrėfen Viktori mbase ngjarjen mė tė tmerrshme tė jetės sė tij.
    Pėr habi, po atė ditė qė Loni Adami kishte dhėnė shpirt, nė njė tjetėr qeli ishte vetėvarur edhe Kol Kuqali qė kishte vetėm 10 ditė i arrestuar. Ai ishte babai i dy djemve dėshmorė tė Luftės Antifashiste, njėri i vdekur nė kampin e shfarosės tė Mathausenit nė Gjermani, tjetri nė kampin e Prishtinės. Pas ēlirimit Kol Kuqali kishte pėrmbushur edhe funksionin e zv/drejtori tė Bankės Shqiptare, por ishte pėrplasur me Enver Hoxhėn pasi kishte qenė kundėr barazimit tė lekun me dinarin jugosllav, njė veprim qė nė vitin 1946 i konvertoi shqiptarėt nga tė pasur nė tė varfėr pėr vetėm disa muaj kohė. Gjithsesi pas arrestimit, Kol Kuqali, kunati i Loni Adamit, deputeti i zgjedhur nga populli, nuk u kishte dhėnė mė shumė kohė kėnaqėsie komunistėve ta torturonin. Nėpėr dokumentet qė komunistėt kanė lėnė pas thuhet se Kol Kuqali, Loni Adami, gazetari Sabri Dajlani dhe Drita Kosturi, e fejuara e Qemal Stafės, akuzoheshin si agjentė tė imperializmit amerikan. Trupat e Kol Kuqalit dhe Loni Adamit, sipas disa rrėfimeve tė dėshmitarėve okularė, janė futur nė varr masiv nė vendin e quajtur Bregu i Lumit nė Tiranė dhe familjarėt edhe sot e kėsaj dite nuk kanė mundur t’i gjejnė. Madje kanė humbur edhe shpresat pas kėrkimeve tė shumta.

    Rivlerėsimi


    Komunizmi e godet ashpėr familjen e Loni Adamit pas vdekjes sė tij nė burg. Internim nė kėnetėn e Durrėsit dhe moslejim i zonjės sė shtėpisė tė ushtronte profesionin e mėsimdhėnies. Gjithsesi falė ndėrhyrjeve tė ndryshme, Andromaqi Adami arrin tė gjejė veten nė profesionin e dashur tė saj pas vitit 1956, qė kishte ngjarje kulmuese Konferencėn e Tiranės.
    Pjesa tjetėr e viteve, deri mė 1991, mund tė pėrmblidhet me njė frazė pėr familjen Adami: Luftė pėr mbijetesė. Nė tė njėjtin vit, pa i treguar asgjė sė ėmės, Viktor Adami, me tė mėsuar se nė Hotel “Dajti” nė Tiranė kishte mbėrritur ambasadori i parė i Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė, Rajerson, niset fshehurazi ta takojė. Dhe ia arrin. Ia arrin ta ulė nė kafe dhe t’i rrėfejė me njė anglishte tė qėruar, si bir i denjė i Loni Adamit, historinė e familjes sė tij. Qė pas kėtij takimi, qė e lė tė shokuar, ambasadori amerikan, njė antikomunist i njohur, viziton dhe ndihet si nė shtėpinė e vet nė banesėn modeste tė Adamėve nė Tiranė. Pėrmes bisedave tė shumta, Andromaqi, gruaja e Loni Adamit dhe nėna e Viktorit, i rrėfen njė sekret ambasadorit Rajerson. I rrėfen sesi nė vitin 1939, nė kohėn kur trupat italiane po hynin nė Tiranė, kishte marrė dhe kishte fshehur nė bodrumin e ambasadės stemėn e saj.
    “Shkojnė nė dy nė ambasadė, kėrkojnė nė njė depo dhe e gjejnė po atje ku nėna thoshte se e kishte fshehur. Ambasadori amerikan nuk i mbajti dot lotėt”, rrėfen Viktori. Por ka edhe njė tjetėr pjesė. Njė tjetėr histori tė ndodhur nė korrik 1991, nė pėrvjetorin e festės sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.
    “Ambasadori Rajerson dha njė pritje nė Hotel “Dajti”. Na ftoi edhe ne, mua me nėnėn, sigurisht. Nė mes tė sallės ishin katėr kolltuqe tė vendosur pėrballė njėri-tjetrit. Erdhi Presidenti Ramiz Alia me ministrin e Jashtėm, Muhamet Kapllani dhe u ulėn. Njė vend mbeti bosh. Nė kėtė kohė ambasadori Rajerson u ngrit dhe ftoi nėnėn time: Zonja Andromaqi ejani kėtu. Dhe i drejtohet Ramizit: Kjo zonjė ėshtė pėrfaqėsuese e Shteteve tė Bashkuara nė Shqipėri. Ramizi habitet dhe pyet se cila ėshtė. Nėna ia kthen: Nuk mė njeh ti mua se kush jam? Ishe kalama kur vije nė shtėpinė time dhe takoje Omer Nishanin, Nako Spirun, Ymer Dishnicėn...”, rrėfen Viktori momentin kur nėna e tij ėshtė ndier mė krenare se kurrė qė ishte gruaja e Loni Adamit, ish-sekretarit tė Ambasadės Amerikane nė Shqipėri nė vitet 1929-1939.

    panorama.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dha e mori vithe vidhersi me i pru ne pushtet kulishet e nomenklatures se larte enveroiste e nuku ja dolli e nashti luan aktin e fundit te komedise para the-qafjes.

    edhe ne kte perkujtimore eshte kujtuar te sjelle ndregjonin kulishin e ed rucit kinse si perfaqsus te te persekutuarve.

    thx kat per kto shkrime interesante qe ke sjelle.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Kat.KRYEVEPER.Bravo.
    Keto jane tregime.Kjo eshte histori.(shum e bukur,se kisha degjuar).

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Kat.KRYEVEPER.Bravo.
    Keto jane tregime.Kjo eshte histori.(shum e bukur,se kisha degjuar).
    serafim,

    keto histori duhet ti kishe nxjerre ambasada amerikane qe 20 vjet perpara,

    po siduket duhet te vdese ramizi , qe te dale historia.

    o bo pakti molotov ribentrop i mos sulmimit.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    Kur degjon perralla te bukura per nje kohe te gjate, eshte veshtire te besohet sa i shemtuar ka qene realiteti...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar mė parė nga KAT Lexo Postimin
    serafim,

    keto histori duhet ti kishe nxjerre ambasada amerikane qe 20 vjet perpara,

    po siduket duhet te vdese ramizi , qe te dale historia.

    o bo pakti molotov ribentrop i mos sulmimit.
    Por edhe per historite tona,nga amerikanet duhet ti presim!!!!
    Ramizi?Ka faj,jo per historin,por per pasardhesit qe vuri.Jane ata qe nuk duan ta tregojne historin.Pse?.(Hapja e dosjeve nuk pritet nga Ramizi).

    Pakti qendron;salitov-nanotrop.

    Po nese,thone;qe kush nuk ka memorje historike nuk ka as te ardhme.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    Citim Postuar mė parė nga KAT Lexo Postimin
    Ndregjoni: Memoriali, mesazh pėr politikėn e shurdhėt shqiptare

    » Vendosur: 07/08/2010 - 10:20


    Ish tė pėrndjekurit shprehen se memoriali pėrkujtimor ndaj dy ish punonjėsve tė ambasadės Amerikane tė vrarė nga diktatura, ėshtė njė mesazh pėr politikėn shqiptare tė kėtyre 20 viteve. Pėrfaqėsuesi i ish tė pėrndjekurve politikė, i ftuar nė ceremoninė e nderimit tė Loni Adamit dhe Kol Kuqalit nė ambasadė, shprehet se qeveritė dhe politikanėt kanė harruar tė pėrkujtojnė krimet e komunizmit gjatė kėtyre viteve. Sipas tij, ambasada e SHBA-ve, me kėtė nderim, i kujton politikės shqiptare se demokracia ndėrtohet vetėm duke pėrkujtuar, nderuar dhe vendosur drejtėsinė mbi tė kaluarėn kriminale komuniste tė Shqipėrisė. "Nuk ishte vetėm pėrkujtim i dy shqiptarėve qė i vrau diktatura por edhe njė mesazh pėr politikėn dhe shoqėrinė, qė ju nuk mund tė ndėrtoni demokracinė me harresė, duke harruar krimet nė Shqipėri. Mesazhi ishte qė ju duhet tė pėrkujtoni qėndresėn ndaj regjimit komunist", tha Ndregjoni pėr gazetėn. Ai tha mė tej se ishte njė vendim i Departamentit Amerikan tė Shtetit qė tė vendosej ky memorial pasi ka 20 vjet qė shteti shqiptar hesht ndaj krimeve tė komunizmit. "Politika hesht ndaj krimeve. Ka 20 vjet qė politika dhe qeveritė kanė shkatėrruar vendet ku janė bėrė ekzekutime masive. Mendoj se mesazhi i Departamentit Amerikan tė Shtetit ishte "jo heshtje ndaj krimit por nderim dhe vėnie nė vend nė drejtėsisė", shtoi Ndregjoni. Sipas tij, kjo ishte edhe simbolika e ftesės sė ministrit tė Drejtėsisė nė kėtė eveniment, pėr tė kujtuar se duhet tė vendoset drejtėsia pėr tė kaluarėn. Sipas pėrfaqėsuesit tė ish tė pėrndjekurve politikė, SHBA-tė do tė vijojnė tė mbėshtesin kėrkesat e tyre pėr vendosjen e drejtėsisė ndaj tė kaluarės si dhe tė nderimit tė viktimave tė ish regjimit kriminal komunist nė Shqipėri. "Ju falėnderoj dhe ju dhe nėpėrmjet jush Departamentin Amerikan tė Shtetit pėr kėtė mesazh tė madh, pėr kėtė memorial pasi ka njė mesazh moral, politik e kombėtar qė politika tė mos kujtojė se mund tė ndėrtojė demokracinė duke harruar krimet e komunizmit. Ky ishte mesazhi im dhėnė pėr ambasadorin Uidhers", tha mė tej Ndregjoni.

    panorama.
    ky ndregjini ka qen spiun c ne ky me te persekutuarit ky ka bere burge se ka qene magazinier dhe kish vjedhur nje xhaje e ka pas partizan familje komunistash,ky perfaqsone te persekutuar,,,hajde cudira shqiptare,,,po varja thuaj Ndregjonit kohe spiunash,,,bbooo bobbob sa hipokrit,,,,, kan ngel te persekutuarit ti perfaqsoje ky nje ish internacionalist,,,,,,ik o lal shiko hallin boll hodhet balte bi nacionalistat kjo eshte nje fyerje per kete klase
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kthetrat : 11-08-2010 mė 00:14

  10. #10
    Te kesh pasur nje te aferm partizan esht turp?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •