Xhorxh Bizet (1838-1875) eshte nje kompozitor francez. Opera me e njohur e tij eshte "Karmen". Prezantimi i pare ishte ne "Comique Opera" ne 1875 ne Paris. Historia e paraqitur ne opera eshte disi me e komplikuar se ajo e treguar ne novelen me te njejtin titull nga Mérimée; Libretistet Meilhac dhe Halevy i shtuan historise disa karaktere me shume dhe ekzagjeruan disa te tjere. Historia origjinale duhej adaptuar qe t'i pershtatetj audiences se kohes. Perfundimisht doli nje opera paksa shokuese dhe "imorale" per publikun dhe nuk pati sukses menjehere. Karakteri kryesor ishte nje armike (spanjolle) dhe ne fund te operas, duhet te vdesi, dicka qe nuk kish ndodhur me pare ne Opera Comique. Cfare nxiti akoma me shume "kontroversitetin" e operas, ishte edhe vdekja e papritur e Bizetit (ne moshen 36 vjeēare nga nje krize zemre), i cili nuk arriti ta gezonte suksesin e saj. Karmen do behej se shpejti nje nga operat me te njohura dhe me te dashura. Kete e vertetojne shfaqjet e shumta te paraqitura ne te gjitha koherat dhe skenat e botes, si edhe pershtatja e historise per film, balet ne akull etj.
Krijoni Kontakt