Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304

    Ramazani në derë po troket... A je gati...?!

    Shkruan: Riad Imeri



    Aroma e muajit më të dashur tek Allahu dalëngadalë po i kaplon zemrat e besimtarëve, por këtë aromë nuk mund ta ndjej e as ta shijoj askush përpos atyre qe me padurim e presin këtë muaj të madhërishëm sepse kjo aromë vjen nga xheneti dyert e të cilit hapen në këtë muaj dhe e ndjen ai që është i përmalluar për të...

    Ky muaj është një shans i madh për besimtarin që ta rifreskoj dhe ta riparoj anën e tij trupor dhe atë shpirtërore...

    Kjo mundësi i jepet çdo besimtari për çdo vit por a e mendojmë se kjo mund të jetë mundësia e fundit që na është ofruar?!!

    A e mendojmë se kjo është premiera për ta fituar biletën e hyrjes në xhenet nga dera er-Rejan(dera e posaçme vetëm për agjëruesit)?!!

    Por edhe për ty o vëlla që jetën tënde e kalove në harame e ndyrësira po tu afrohet mundësia që ti përmirësosh lidhjet e tua me Allahun Krijuesin tënd dhe të gjithësisë...

    Thotë Muhamedi a.s.: "Kush e agjëron Ramazanin me besim të plot në Allahun dhe në shpërblimin e tij i falen gjynahet e kaluara "(Transmeton Buhariu dhe te tjerët)

    Është koha ta prishësh kontratën që e ke lidhur me shejtanin e mallkuar tash e disa vite, a nuk e sheh që familjen ta ka shkatërruar,shoqërinë ta ka shfrenuar e ty të ka rraskapitur e të ka lodhur...

    A nuk po e heton që të ka futur në humnerë e të ka bërë që ta urresh çdo kënd derisa ke filluar ta urresh edhe veten tënde...

    E Allahu të ka lajmëruar për këtë: "O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irrituara" (en-nur 21)

    Fillo kontratën e re me Allahun në këtë muaj të bekuar, liroje veten tënde nga kjo errësirë që po të ngulfat çdo natë e po të rëndon çdo ditë...

    Sa bukur do të ishte sikur çdo njeri nga ne,ta marr një laps dhe një flet dhe ti shkruaj në fillim të këtij muaji mangësitë e tij, dhe në fund të ramazanit ta hapë këtë flet dhe ta shikoj se a e kemi lejuar që freskia e ramazanit të ndikoj në zemrat tona...

    Dhe nëse rezultati është pozitiv atëherë të uroj për shpërblimin e fituar sepse Allahu të ka garantuar për këtë shpërblim : " çdo vepër e birit të Ademit është për të përveç agjërimit,ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të" (transmeton Buhariu dhe Muslimi)

    Por nëse rezultati është negativ atëherë dije se ke dështuar dhe ndoshta kjo mundësi nuk të përsëritet më...

    Na mungojnë fjalët ta përshkruajmë begatin e këtij muaji,na mungojnë shprehjet për ta treguar ëmbëlsinë e tij por ai që e shijon do ta ndjej këtë ëmbëlsi thellë në shpirtin e tij...

    Sa bujar ishte Profeti i Allahut në jetën e tij por bujarësia i shtohej në këtë muaj...

    Sa shume falej dhe bënte sexhde Muhamedi a.s në jetën e tij, por ibadeti i tij i shtohej në këtë muaj...

    Sa ëmbël e recitonte Kuranin i Dërguari i Allahut por në këtë muaj ai e shtonte recitimin e tij...

    Andaj edhe ti o vëlla gjallëroje këtë muaj si asnjëherë më parë, se Ramazani është miku i yt i dashur por nuk do ta kuptosh këtë miqësi derisa të vij dita kur do të kesh tepër nevojë të madhe për të...
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  2. #2
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    LUTJE NË KËTË MUAJ TË BEKUAR

    Selam alejkum we rahmetullah we berekatuhu. Këshillë për të gjithë vëllezërit dhe motrat muslimane:

    "Lutjuni(për mirë)All-llahut xh.sh., pa ndalë sidomos edhe në këtë muaj të begatshëm, se All-llahu lutjeve ju përgjigjet besimtarëve të devotshëm që këtë muaj rinë të uritur dhe të etur, vetëmse për të,që Krijuesi i tyre të jetë i kënaqur me ta. Ta presim inshAll-llah këtë muaj të bereqetshëm ashtu siç e meriton nji musliman-i;-e,.

    Lutja ime do të jetë:

    "O Ti që,kur i besohet diçka në ruajtje,atë e ruan dhe e kryen në mënyrë më të mirë.Po ta lë në ruajtje atë që nuk e njoh, si dhe atë që e njoh: familjen, fëmijët dhe gjith ç'kam; m'i ruaj, o Ti të cilit deponimet nuk dështojnë.

    O Ti që e ndalove dorën e Ibrahimit a.s., kur deshi ta bënte djalin e tij kurban gjersa i betoheshin njëri tjetrit,me çrast djali i tha:

    "Vepro me butësi, o baba!, ndërsa Ibrahimi shtoi:

    "Duro atë që në atë që është përcaktim i All-llahut tonë o bir im!.

    O Ti që bëre karavanin të bëhet ndihmë për Jusufin a.s., kur u gjet në një vend të shkretë dhe në fund të pusit, e që më vonë, pas robërimit, ta vendosësh për udhëheqës!

    O Ti që ke dëgjuar përshpëritjen e Dhun-nunit a.s., në tre errësira.

    O Ti që Jakubit a.s., ia ktheve të pamunit dhe dëshpërimin në gëzim ja shndërove!

    O Ti që pate mëshirë ndaj lotit të Davudit a.s.,dhe largove sëmundjen e Ejubit a.s.,!

    O Ti që i përgjigjesh duasë së nevojtarit,kur ai të lutet dhe e nxjer nga vuajtja atë që të drejtohet dhe që shpreson tek Ti!

    O Ti që e dëgjon lutjen e heshtur, e që largon çdo vuajtje! Të lutem, bekoje robin dhe Pajgamberin Tënd të zgjedhur, me cilin je i kënaqur, Muhamedin s.a.v.s., familjen dhe shokët e tij! Ndërsa mua dhe të gjithë vëllezërit muslimanë dhe motrat nuslimane të na mbrojsh nga çdo krijese të Tua zullumqare dhe na e largo pikëllimet tona, o më i Miri, të cilit i shpresohet, o më i Mëshirshmi, për mëshirën e cilit lutemi, na dhuro mirësinë të cilën mund ta dhurosh vetëm Ti! O më i madhi Mëshirues!

    O Ti që je i vetmi Krijues i Vërtet dhe Zot cilit i bëhet ibadet.Na e lehtëso këtë muaj të bekuar dhe na i prano ibadetet tona që i bëjmë për hir Tënd. Vetëm Ty të lutemi që t'na e shton sabrin dhe t'na i përqëndron zemrat tona nga lëkundjet e ndryshme dhe nga nzytjet e shejtanëve xhin dhe hins! Na mjafton All-llahu! Sa Zot i Mrekullueshëm që është Ai!"

    Ju lutem që të bëni dua edhe ju pa me u mangësu edhe dua për mua, All-llahu va shpërbleftë me Xhennetin Firdefs inshAll-llah. Selam alejkum we rahmetullah we berekatuhu, ju dua për hir të All-llahut inshAll-llah, vëllau juaj musliman Ramazani.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •