Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    Muzika a është harram ( e ndaluar ) në Islam?

    Qëndrimi i katër Imamëve ndaj muzikës

    Në emër të All-llahut të Gjithëmëshirshmit Mëshirëbërësit.

    Pasi e pashë të arsyeshme për pruarjen e argumenteve për ndalimin e muzikës dhe pas mungonte edhe si temë kjo në këtë klomunitet musliman dhe vendosa me pru argumente për ndalimin e muzikës.


    Vërtetë vetëm All-llahut i përket hamdi. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetës sonë dhe veprave tona. Kënd e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kënd e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

    "O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!"

    “O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një vetëje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju."

    "O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatët e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh."

    ”Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë - udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid'at dhe çdo bid'at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr...


    Duke vazhduar:

    Dije se prej gjërave që pa tjetër duhet t’i njohësh është njohja dhe shpjegimi i qëndrimit të Islamit ndaj çëshjtes së instrumenteve muzikore, muzikës dhe vallëzimit, vetëm se na ka qartësuar Sheriati ndalimin e saj …është e ditur (e njohur) sipas sheriatit tek pasuesit e diturisë siq janë:

    (katër imamët-Ebi Hanifete, Maliku, Shafiu, Ahmedi -All-llahu i mëshiroftë), është vërtetuar tek ta ndalimi i muzikës me argumente të qarta nga Kur’ani dhe Sunneti se muzika është e ndaluar-haram.

    Këta janë pasuesit e udhëzimit dhe fesë së vërtetë, të dalluar me dituri të dobishme dhe punë te mira, dritat e tyre të shkëlqyera me rrespekt të përgjithshëm dhe argumentet e tyre të qarta, medh-hebi i tyre është i qartë, argumentet e tyre janë ngadhnjimtare.

    Mjet për ta është Libri, kurse argument është Sunneti, nuk ndjekin epshet e tyre dhe nuk anojnë kah mendimet (personale), pranohet prej tyre ajo që është transmetuar nga i Dërguari i All-llahut, ata janë imamët tanë të drejtë, mbrojtës të fesë, bartës dhe enëbartës të diturist, nëse janë kundërshtuar në ndonjë hadith përsëri janë kthyer në të (hadith-sunnet), dhe çkado që kanë gjykuar me të ai është i pranuar dhe i mirëpritur.

    Ata janë të drejtë dhe rruga e tyre poashtu është e drejtë, çdo bidadgji, kërkues i diturisë dhe pasues (mukalid) do të njihet me medhhebin e tyre … All-llahu është mbrojtës .Të cilët ishin të sinqertë me All-llahun, Librin e Tij, me të Dërguarin e Tij subhanehu ve teala dhe me Sunnetin e të Dërguarit të All-llahut, nuk i kanë kundërshtuar ato (Kur’anin dhe Sunnetin) me dyshime dhe janë nënshtruar në atë që janë urdhëruar…….

    Ibn Kasim All-llahu e mëshiroftë, i ka sqaruar mirësitë e katër Imamëve ku edhe thotë:

    ”Obligohemi t’i urrejmë dhe t’i ndalojmë ata që flasin kundër Mirësive të katër Imamëve dhe gjithashtu të Imamëve tjerë të fesë për shkak të urrejtjes ndaj tyre, ata janë fitimtarë në ajetet dhe lajmet e vërteta, në gjurmë dhe argumente të shumta të logjikshme (Kur’an dhe Sunnet), pasuesit e mirësisë janë të bashkuar tek ne, ata na kanë përcjellur neve fenë, i kanë kthyer një numër të madh të muslimanëve që të ju punojnë në medh-hebin e tyre prej lindjes së Islamit deri në ditët e sotme, por nuk dihet dituria e tyre vetëm se nga librat e tyre dhe nuk ruhet feja vetëm se nga rruga e tyre, dhe obligohemi që t’i nderojmë ata dhe të kemi respekt ndaj tyre, sipas punës së tyre, dhe mendimeve të mira për ta, sepse ata janë të zgjethurit e Ummetit, dhe zëvendësuesit e të Dërguarit të All-llahut, dhe njohja e fjalëve të tyre është shkak për të qëlluar njohjen e të vërtetës. [1]

    Kjo broshurë na qartëson mendimet e vërteta të katër Imamëve në vendimin e Islamit ndaj instrumenteve muzikore dhe këndimit (vallëzimit), sikur që shëron një problem të madh që i nevoitet muslimanit në këtë kohë, ai problem është problemi i injorancës në vendimin e muzikës në këtë botë të tronditur dhe të ndryshuar.

    E lusim All-llahun që të na sjell dobi për atë që e dimë, të na mësoj me atë që kemi dobi, të na bëjë diturinë argument për neve në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe të mos na bëjë argument kundër neve.

    Lutjet tona më të mira qofshin për të Dërguarin e All-llahut Muhamedin alejhi selam, familjen,shokët dhe pasuesit e tij në përgjithësi.

    Në emër të All-llahut të Gjithëmëshirshmit Mëshirbërësit

    Përmendja e argumenteve dhe gjurmëve tek katër Imamët për ndalimin e ndëgjimit të .

    instrumenteve muzikore dhe te kenduarit.

    1-Medh-hebi i Imam Ebu Hanifes, All-llahu e mëshiroftë:

    Nga Ebi Tajjib et-Taberi thuhet se:

    ”Ebu Hanifeja e ka urrejtur muzikën dhe e ka bërë ndëgjimin e muzikës prej mëkateve.[2]

    Dhe ka thënë :” dhe kështu është medhhebi i gjithë Kuffes”.[3]


    Transmetohet nga Ebu Hanifeja All-llahu e mëshiroftë i cili thotë :

    ” Të kënduarit (muzika) është e ndaluar-haram- në të gjitha fetë “.[4]

    Thotë Ibn Kajjimi në librin e tij “Igathet el-Lehfani (fq-348) ”:

    Medhhebi i Ebu Hanifes në këtë (muzikën) është medhhebi më i rreptë prej medhhebeve, dhe fjala e tij në këtë çështje prej fjalëve më të ashpra, dhe i ka qortuar shokët e tij për ndalimin e të ndëgjuarit të të gjitha instrumenteve si fyellin, defin, bile edhe të rrahurit të tupanit dhe ka thënë se të gjitha këto janë prej mëkateve, është rrugë që të shpie në mëkat, dhe nuk i pranohet dëshmia (i refuzohet), dhe më rigoroze se kjo kanë thënë :

    ”Me të vërtetë ndëgjimi është mekat, dhe të shijuarit e saj është kufër (mohim), kjo është shprehja e tyre”.

    2-Medh-hebi i Imam Malikut, All-llahu e mëshiroftë:

    Nga Is’hak bin Isa et-Tiba i cili thotë:

    ”E kam pyetur Malik bin Enesin për lehtësimin e banorëve të medinës për këndim(muzike) ? dhe Ai tha :”tek ne një gjë të tillë e veprojnë vetëm hipokritët (fasikët) !!!. [5]

    Transmetimi është i vërtetë e ka nxjerrur Hal-lali në librin e tij “El Emru bil Ma’ruf ve nehju anil Munker, (fq-142)”, poashtu edhe Ibn Xhevziu në librin e tij “Telbis Iblis (fq-282) ” nga Abdullah bin Ahmed nga baba i tij e ky nga Is’haku.

    Thashë (Autori) : ky sened është i vërtetë, sikur që e ka vërtetuar Shejh Albani në librin e tij “Ndalimi i instrumenteve muzikore…… (fq-98)”.

    Thotë Ebu Tajjib et-Taberi :

    ”Sa i përket Malik bin Enesit, ai e ka ndaluar këndimin,(muziken) dhe të ndëgjuarit e saj , dhe ky ishte medhhebi i gjithë medinës”.[6]

    Thotë Ibn Kasim :

    ”E kam pyetur Malikun për këndimin(muziken), e ai me tha:”ka thënë All-llahu subhanehu ve teala :”dhe çka pas të vërtetës ! vetëm së humbje, e çfarë e vërtetë është kjo?[7]

    Nga Ibrahim bin Mundhir el-Medeni i cili është pyetur dhe i është thënë :

    ” Ju po e lehtësoni këndimin? tha: ” All-llahu na ruajt këtë! një gjë të tillë tek ne nuk e bën askush përveç se hipokritët (fasikët)”.

    Transmetimi është i vërtetë, e ka nxjerrur Hal-lali në librin e tij “El Emru bil Ma’ruf ve nehju anil Munker, (fq-142)”, nga transmetimet e Abbas bin Muhamed ed-Duri ku thotë e kam ndëgjuar Ibrahimin me të . Thash (Autori):senedi është i vërtetë.

    Thotë Ebu Tajjib el-Taberi:

    ” Ky është medh-hebi i gjithë Medinës”.

    3- Medh-hebi i Imam Shafiut, All-llahu e mëshiroftë:

    Nga Shafiu All-llahu e mëshiroftë i cili thotë:

    ”Kam lënë në Irak një gjë që i thuhej poezi,[8]e kanë shpifur zindikët[9] për ti larguar njerëzit nga Kur’ani “.

    Transmetimi është i vërtet e ka nxjerur ebu Nuajm në librin “El-hiljetu, (vëll. 9, fq-146)”, poashtu edhe Hal-lali në “El Emru bil Ma’ruf ve nehju anil Munker (fq-151)”, dhe Ibn Xhevziu në “Telbis Iblis (fq-283)”, të dy rrugët e transmetimit janë nga Hasen bin Abdulaziz el-Xhervij ku thotë: “E kam ndëgjuar Shafiun me të”. Thashë senedi është i vërtet .

    Thotë Ibn Tejmijje në “Fetava (vëll.11, f.507)” “Atë që e ka përmendur Shafiu është se ajo (muzika) është prej shpifjeve të zindikëve”, kjo është fjala e Imamit me përvojë në rregullat e Islamit, me të vërtetë ky ndëgjim nuk ka qenë vullnet i njerëzve që të thirin në të, përveç ai i cili është quajtur (akuzuar) si zindik”…..etj.

    Thotë Ibn Xhevziu:

    “Shokët më të mëdhenjë të Shafiut e kanë kundërshtuar (urrejtur) të ndëgjuarit e muzikës .[10]

    Thotë Ebu Tajjib et-Taberi All-llahu e mëshiroftë:

    ”Nuk lejohet të kënduarit, të ndëgjuarit dhe as të rrahurit e tupanit, dhe thotë kush i’a mvesh këtë Shafiut vetëm se ka gënjyer ndaj tij”.[11]

    Thotë Ibn Xhevziu:

    ”Këto janë fjalët e dijetarëve Shafi-itë dhe pasuesve të tyre, ndërsa e kanë lehtësuar atë (muzikën) të mëvonshmit nga mangësia e diturisë së tyre dhe mundja e injorancës (epsheve).[12]

    Thotë Imam Shafiu në librin e tij “el-Umm (vëll. 6, fq-209):

    ”Të kënduarit është mekruh[13], i përgjason të kotës, kush vazhdon me atë është (ipa mend)I mangët dhe i refuzohet dëshmia”.

    Thotë Ebu Tajjib et-Taberi:

    ”E ka bërë pronarin e saj të mangët sepse ai i ka thirrur njerzit në të kotë, dhe kush i thërret njerëzit në të kotë ai është i mangët, hipokrit (fasik)”.[14]

    Thotë Ibn Kajjimi në “Igathetu el-Lehfani (fq350)”:

    ”Shafiu dhe shokët e tij të vjetër dhe poashtu të diturit në këtë medh-heb kanë qenë më rigorozët në të shprehurit e tyre për këtë – d.m.th-muzikën.

    4-Medh-hebi i Imam Ahmedit, All-llahu e mëshiroftë.

    Nga Abdullah bin Ahmed ibn Hanbeli i cili thotë:

    ”E kam pyetur Babain për këndim(muzikën), më tha:”të kënduarit e futë nifakun në zemër, nuk më quditë mua kjo gjë”.

    Transmetimi është i vërtetë, e ka nxjerrur Hal-lali në librin e tij “El Emru bil Ma’ruf ve nehju anil Munker (fq-142), Thash (Autori): senedi është i vërtetë.

    E ka përmendur ibn Xhevziu në “Telbis Iblis -(fq280):”nga ebi Harithi ku thotë:

    ”E kam pyetur Ebu Abdullahun se si e sheh poezinë[15],?

    Tha:”e dobëson zemrën dhe tha :”është bidat -risi ”.
    Transmetimi është i vërtetë dhe ka nxjerur Hal-lali në librin e tij “El Emru bil Ma’ruf ve nehju anil Munker, (fq-151)”, nga rrugët e Muhammed bin ebi Harun dhe Muhamed bin Xhafer e këta nga ebu Harithi i cili u ka folur për këtë, Thashë: dhe ky sened është i vërtet.

    Thotë Ibn Xhevziu:

    ”Të kënduarit që njihet sot, është e ndaluar tek Imam Ahmedi e si sikur ta dinte ai se çka kanë shpifur njerëzit në të!!!”[16].

    Thashë: All-llahu e mëshiroftë Ibn Xhevziun, sepse sikur ta kishte ditur se çka kanë shpifur njerëzit prej të kënduarit dhe të shtuarit në këtë kohë prezente !!!.

    Thotë Ibn Xhevziu:

    ”Kanë thënë fukahatë (Juristët) nga shokët tanë –d.m.th. Hanbelitë, nuk i pranohet dëshmia atij i cili këndon dhe valëzon, All-llahu na ndihmoftë [17].

    Thotë Ibn Tejmijje në Fetava ( vëll.11, fq-576):”Medh-hebi i katër Imamëve për instrumentet muzikore është se te të gjithë është e ndaluar-haram-”.

    Thotë Ibn Kajjimi në “Igathetu el-Lehfani (vëll 1, fq-350)”:

    ” Le ta dinë se defi të rinjtë dhe këndimi nëse bashkohen, atëherë ndëgjimi i tyre është i ndaluar tek Imamët e medh-hebeve dhe tek dijetarët tjerë musliman”.

    Thotë Ibn Tejmijje në “Menhaxh el-Sunneh” (vëll 3, fq-439):”janë bashkuar katër imamët në mendimin se instrumentet muzikore janë të ndaluara -haram- gjithashtu edhe ato që të shpiejn drejt epshit- sikur çiftelia-kitara etj etj.

    Thotë shejh Muhamed Nasirudin el-Albani në librin e tij :

    ”Tahrim Alatu et-Tarb…(fq-105)”:”Dijetarët, Fukahatë –dhe katër imamët - janë të një mendimi se ndalohen-haram-instrumentet muzikore, duke pasur për bazë hadithet e Pejgamberit alejhi selam dhe gjurmët e Selefit”.

    Këta katër prej më të dalluarit (dijetarë) tek muslimanët kanë folur për ndalimin -haram-e të ndëgjuarit të muzikës, këndimin dhe vallëzimin, e kush vjen pas tyre më i ditur se këta në pranim dhe kundërshtim?, e çka pas të vërtetës, vetëm se humbje.

    Dhe thirja e jonë e fundit është se Lavderimi i takon vetëm All-llahut Zotit të botëve, përshëndetjet tona më të mira qofshin për të Dërguarin e All-llahut, Muhamedin alejhi selam, familjen e tij dhe shokët e tij në përgjithësi.

    Autor: Ebu Abdurrahman Fevzi bin Abdullah El etheri

    [1] Shiko er-Ruud el-Mureba 1/19-20
    [2] Shiko "Telbis Iblis të Ibn Xhevziut, fq-282” dhe Igathetu el-Lehfani poashtu të Ibn Kajimit 347.

    [3] Shiko “Telbis Iblis të Ibn Xhevziut, fq-282”.

    [4]Shiko “Rruh el-Meani të Elusit, 21/68”.

    [5] Thash (Autori): Na qartësohet se të lehtësuarit e Muzikës nuk është nga medh’hebi i Imam Malikut, e përforcojnë një gjë të tillë edhe dijetarët e Medinës.

    [6] Telbis “Iblis të Ibn Xhevziut fq-282”.

    [7] Shiko në “Xhamiu Ahkam el-Kur’an të Kurtubiut, 14/52”.

    [8] Et-Tagbir: Poezi të bën modest në dunja, e që tek selefët ka kuptimin e Muzikës.

    [9] Të dalurit nga Feja.

    [10]“ Telbis Iblis të Ibn Xhevziut”, fq-283.

    [11] Ibid.

    [12] Ibid.

    [13] Gjë e urrejtur tek të parët e Ummetit.

    [14] Shiko çështjet e ndëgjimit të Ibn Kajjimit 119.

    [15] Tagbir: një prej llojeve të muzikës.

    [16] Shiko Telbis Iblis, f. 284.

    [17] Ibid.

    Selam alejkum.

  2. #2
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Vendimi mbi muzikën dhe këndimin


    Përmbledhje e punimit të titulluar el-Derb bil-Neue li men abahe el-Me'azif lil-Haua
    nga Shejh Sa'd el-Din ibn Muhamed el-Kibbi

    Falënderim i qoftë Allahut.

    Me'azif është shumësi i mi'zefeh, dhe i referohet instrumenteve muzikore [Fet'h el-Bari, 10/55], instrumentet në të cilat luhet [Mexhmu', 11/557]. El-Kurtubi [Allahu e mëshiroftë] transmetoi nga el-Xheuheri se me'azif do të thotë këndim. Në Sihah-në e tij thuhet se kjo do të thotë instrument muzikor. Po ashtu është thënë se kjo i referohet tingullit të instrumenteve. Në el-Heuashi të el-Dimjetit [Allahu e mëshiroftë] thuhet: me'azif do të thotë daulle [dufuf, njëjës: def] dhe instrumente tjera që goditen [Fet'h el-Bari, 10/55].

    - Dëshmi e ndalesës në Kur'an dhe Sunet

    Allahu thotë në Kaptinën Llukman:

    "Prej njerëzve ka të atillë që blejnë tregime boshe [dmth muzikë, këndim] për të larguar [njerëzit] nga rruga e Allahut…" [Llukman 6]

    Dijetari i umetit, Ibn Abas [Allahu e mëshiroftë] ka thënë: kjo do të thotë këndim. Muxhahid [Allahu e mëshiroftë] ka thënë: kjo do të thotë goditja e daulleve. [Tefsir el-Teberi, 21/40].

    El-Hasan el-Basri [Allahu e mëshiroftë] ka thënë: ky ajet është shpallur në lidhje më këndimin dhe instrumentet muzikore [saktësisht: instrumentet muzikore me frymë]. [Tefsir Ibn Kethir, 3/451].

    El-Se'di [Allahu e mëshiroftë] ka thënë: kjo përfshin të gjitha mënyrat e të folurit të kotë, të gjitha bisedat boshe dhe pavërtetësitë, dhe të gjitha gjepurat që inkurajojnë në mosbesim dhe mosbindje; fjalët e atyre që thonë gjëra për të hedhur poshtë të vërtetën dhe të argumentojnë në mbështetje të pavërtetësisë për të mposhtur të vërtetën; dhe përgojimi, ofendimi, gënjeshtrat dhe mallkimet; këndimi dhe instrumentet muzikore të shejtanit; dhe instrumentet muzikore që nuk kanë ndonjë dobi shpirtërore apo materiale. [Tefsir el-Se'di, 6/150].

    Ibn el-Kajjim [Allahu e mëshiroftë] ka thënë:

    Interpretimi i Sahabëve dhe Tabi'inëve, se 'bisedat boshe' i referohet këndimit, është i mjaftueshëm. Kjo është transmetuar me isnad sahi nga Ibn Abas dhe Ibn Mes'ud. Ebul-Sehba ka thënë:

    E pyeta Ibn Mes'udin lidhur me ajetin, "Prej njerëzve ka të atillë që blejnë tregime boshe" [Llukman 6] Ai tha:

    Pasha Allahun, krahas të cilit s'ka zot tjetër, kjo do të thotë këndim – dhe e përsëriti këtë tre herë. Po ashtu është transmetuar me isnad sahi nga Ibn Umer [Allahu e mëshiroftë] se kjo do të thotë këndim. Nuk ka kontradiktë mes interpretimit të 'bisedës boshe' të ketë domethënien e këndimit dhe interpretimit të kësaj me domethënien e rrëfenjave të Persianëve dhe mbretërve të tyre, mbretërve Romakë, e kështu me radhë, si el-Nedr ibn el-Harith i cili iu rrëfente njerëzve të Mekes për t'ua heq mendjen nga Kur'ani. Të dyja këto janë biseda boshe. Që këtej, Ibn Abas tha:

    'biseda boshe' është pavërtetësia dhe këndimi. Disa nga Sahabët thanë njëra kurse disa thanë tjetra, dhe disa thanë të dyja. Këndimi është më i keq dhe më i dëmshëm se rrëfenjat e mbretërve, ngase kjo çon në bërjen e zinasë dhe bën që të rritet hipokrizia [në zemër]; kjo është kurthë e shejtanit, dhe kjo e mjegullon mendjen. Mënyra sesi i pengon njerëzit nga Kur'ani është më e keqe se mënyra në të cilën llojet tjera të bisedës boshe i pengojnë ata, sepse njerëzit kanë prirje natyrore ndaj saj dhe priren kah dëshira për ta dëgjuar atë. Ajeti e dënon zëvendësimin e Kur'anit me biseda boshe me qëllim që të largohen njerëzit nga rruga e Allahut pa dije dhe duke e marrur atë si tallje, ngase kur një ajet i Kur'anit i recitohet personit të tillë, ai e kthen shpinën sikurse të mos e ketë dëgjuar fare, sikurse të ketë ndonjë shurdhim në veshin e tij. Nëse ai dëgjon diçka, ai tallet me të. E gjithë kjo ndodh vetëm në rastin e njerëzve që janë pabesimtarët më kokëfortë dhe nëse diçka nga kjo i ndodh këngëtarëve dhe atyre që i dëgjojnë ata, ata të dy kanë pjesë në këtë faj. [Ighathet el-Lahfan, 1/258-259].

    Allahu thotë:

    "[Allahu i tha Iblisit:] Dhe me zërin tënd mashtroji gradualisht ata që mundesh [dmth këngët, muzikën, dhe çfarëdo thirrje tjetër për mosdëgjueshmëri ndaj Allahut]…" [el-Isra 64].

    Është transmetuar se Muxhahid [Allahu e mëshiroftë] ka thënë:

    "Dhe me zërin tënd, mashtroji gradualisht ata që mundesh" – zëri i tij [zëri i Iblisit/shejtanit] është këndimi dhe pavërtetësia. Ibn el-Kajim [Allahu e mëshiroftë] ka thënë:

    Kjo idafe' [konstruktë pronore apo gjinore, dmth zëri yt] shërben për të specifikuar domethënien, sikur me frazën "kalorësinë tënde" dhe "këmbësorinë tënde" [më vonë në të njëjtin ajet]. Gjithkush që flet në çfarëdo mënyrë që s'është bindje ndaj Allahut, gjithkush që fryen në flaut apo instrumente tjera me frymë, apo që luan në ndonjë lloj daulleje që është haram, ky është zëri i shejtanit. Gjithkush që ecë për të bërë ndonjë akt mosbindjeje ndaj Allahut është pjesë e këmbësorisë së tij [shejtanit], dhe gjithkush që kalëron për të bërë mëkat është pjesë e kalorësisë së tij. Ky është opinioni i Selefit, siç ka transmetuar Ibn Ebi Hatim nga Ibn Abas:

    këmbësoria e tij është gjithkush që ecë për të bërë mëkat. [Igathet el-Lehfan].

    Allahu thotë:

    "A prej këtij ligjërimi [Kur'anit] po çuditeni? Dhe ju qesheni me të e nuk qani, duke e humbur kohën [e çmueshme] në argëtim [këndim]" [en-Nexhm 61].

    Ikrime [Allahu e mëshiroftë] ka thënë: është transmetuar nga Ibn Abas se el-sumud [emri foljor nga samidun, e përkthyer këtu si "duke e humbur kohën [e çmueshme] në argëtim [këndim]" do të thotë "këndim" në dialektin e Himjerit; mund të thuhet "Ismidi lena" ['na këndo' – nga rrënja e njëjtë sikur samidun/sumud] që do të thotë "ghanij" [këndo]. Dhe ai tha:
    Kur ata [kufarët] e dëgjonin Kur'anin, ata këndonin, pastaj zbriti ky ajet.

    Ibn Kethir ka thënë:

    Allahu thotë "duke e humbur kohën [e çmueshme] në argëtim [këndim]" – Sufjan el-Theuri ka thënë, duke transmetuar nga babai i tij nga Ibn Abas: [kjo do të thotë] këndim. Ky është dialekt Jemenit: Ismed lene ghen lene [na këndo]. Ky po ashtu ishte opinioni i Ikrimes. [Tefsir Ibn Kethir].

    Është transmetuar nga Ebu Umame [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:

    "Mos e shitni robin-femër që është këngëtare, mos i bleni e as mos i mësoni ato. Nuk ka kurrfarë të mire në këtë tregti, dhe çmimi i tyre është haram." Në lidhje me gjërat e këtilla qe shpallur ajeti:

    "Prej njerëzve ka të atillë që blejnë tregime boshe [dmth muzikë, këndim] për të larguar [njerëzit] nga rruga e Allahut…" [Llukman, 6] [Hasen hadith].

    I Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:

    "Nga mesi i umetit tim me siguri do të ketë njerëz që e lejojnë zinanë [kurvërinë], mëndafshin dhe instrumentet muzikore…" [Transmetuar nga el-Buhari, nr.5590; i transmetuar si meusul [i lidhur] nga el-Teberani dhe el-Bejheki. Shiko el-Silsile el-Sahiheh të el-Albanit, 91].

    Ibn el-Kajjim ka thënë: Ky është hadith sahi i transmetuar nga el-Buhari në Sahi-në e tij, ku ai e citon atë si dëshmi dhe deklaron se ai është m'uellek [i ndërprerë] dhe mexhzum. Ai tha:

    Kaptina mbi atë që është transmetuar lidhur me ata që e lejojnë alkoolin dhe e thërrasin atë me emër tjetër.

    Ky hadith tregon në dy mënyra se instrumentet muzikore dhe kënaqësia në të dëgjuarit muzikë janë haram. E para është fakti se Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:

    "[ata] lejojnë" gjë që qartazi tregon se gjërat që përmenden, përfshirë këtu instrumentet muzikore, janë haram sipas sheriatit, por këta njerëz do t'i lejojnë ato. E dyta është fakti se instrumentet muzikore përmenden krahas gjërave të cilat definitivisht dihet se janë haram, dmth, zinaja dhe alkooli: sikur ato [instrumentet muzikore] mos të kishin qenë haram, përse do të përmendeshin së bashku me këto gjëra? [përshtatur nga el-Silsileh el-Sahihe nga el-Albani, 1/140-141]

    Shejh el-Islam [Ibn Tejmije] ka thënë:

    Ky hadith tregon se me'azif janë haram, dhe me'azif do të thotë instrumentet muzikore sipas dijetarëve të gjuhës Arabe. Kjo fjalë përfshin të gjitha instrumentet e tilla. [el-Mexhmu', 11/535].

    Ibn El-Kajjim ka thënë: Në lidhje me temën e njëjtë janë transmetuar komente të ngjashme nga Sehl ibn Sa'd el-Sa'idij, Imran ibn Husejn, Abd-Allah ibn Abas, Ebu Hurejre, Ebu Umameh el-Bahilij, A'isha Umm el-Mu'minin, Ali ibn Ebi Talib, Enes Ibn Malik, Abd el-Rahman ibn Sabit dhe el-Ghazi ibn Rebi'eh. Pastaj ai e përmendi këtë në 'Ighathet el-Lehfan', dhe kjo tregon se ato [instrumentet muzikore] janë haram.

    Është transmetuar se Nafi' [Allahu e mëshiroftë] ka thënë: Ibn Umer dëgjoi një instrument me frymë, dhe i vendosi gishtërinjtë në veshët e tij dhe u shmang nga ajo rrugë. Ai më tha mua, O Nafi', a po dëgjon ndonjë gjë? Unë i thashë, jo. Kështu që ai i largoi gishtërinjtë nga veshët dhe tha:

    Unë isha me Pejgamberin [salallahu alejhi ue selam] dhe dëgjova diçka të këtillë, e ai veproi kësisoji. [Sahi Ebi Daud].

    Disa persona të parëndësishëm thonë se ky hadith nuk dëshmon se instrumentet muzikore janë haram, sepse po të ishte kështu, i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] do ta kishte udhëzuar Ibn Umerin që t'i vendosë edhe ai gishtërinjtë në veshët e tij gjithashtu, dhe Ibn umer do ta kishte udhëzuar Nafin' që të veprojë kështu! Përgjigja në këtë është:

    Ai nuk ia vinte veshin, por mund ta dëgjonte atë. Ka dallim mes të vënit veshin dhe dëgjimit. Shejh el-Islam [Ibn Tejmije] ka thënë:

    Në lidhje me muzikën të cilën personi nuk ka për qëllim që ta dëgjojë, nuk ka ndalesë apo faj, sipas koncenzusit të dijetarëve. Prandaj, faji apo lavdërimi është i lidhur me të vënit veshin, e jo me dëgjimin. Ai që ia vë vëshin Kur'anit do të shpërblehet për këtë, ndërsa ai që e dëgjon atë pa e pasur për qëllim këtë apo pa e dashur këtë s'do të shpërblehet për këtë, ngase veprat gjykohen sipas qëllimeve. E njëjta gjë është e aplikueshme ndaj instrumenteve muzikore që janë të ndaluara: nëse personi i dëgjon ato pa e pasur për qëllim këtë, atëherë s'ka gajle. [el-Mexhmu', 10/78].

    Ibn Kudame el-Makdisi [Allahu e mëshiroftë] ka thënë: dëgjues është ai i cili ka për qëllim që ta dëgjojë atë, gjë që s'ishte rasti me Ibn Umerin; ajo që ndodhi në këtë rast është vetëm dëgjimi [pa e pasur atë për qëllim]. Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] kishte nevojë të dinte kur u ndal tingëllima ngase ai ishte shmangur nga rruga dhe kishte mbyllur veshët. Kështu që ai s'kishte dëshirë të kthehej në atë rrugë apo t'i hap veshët gjersa të ndalej tingëllima e muzikës, e kur ai lejoi Ibn Umerin që të vazhdojë ta dëgjojë atë, kjo ishte për shkak të pashmangshmërisë. [el-Mugni, 10/173].

    Ndonëse dëgjimi të cilit i referohet në komentin e dy Imamëve është mekruh [e papëlqyeshme], kjo është e lejuar për shkak të pashmangshmërisë, siç do të shohim më poshtë në komentet e Imam Malik [Allahu e mëshiroftë]. Dhe Allahu e di më së miri.

    Vazhdon inshAll-llah...

  3. #3
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Opinionet e dijetarëve [Imamëve] të Islamit

    El-Kasim [Allahu e mëshiroftë] ka thënë: Këndimi është pjesë e pavërtetësisë. El-Hasan ka thënë: nëse në ftesën e gostisë [uelimeh] është e përfshirë muzika, mos e prano ftesën [el-Xhami të el-Kejreuanit, f.262-263].

    Shejh el-Islam ibn Tejmije ka thënë: Opinioni i katër Imamëve është se të gjitha llojet e instrumenteve muzikore janë haram. Është transmetuar në Sahi el-Buhari dhe burime tjera se Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka treguar se në mesin e umetit të tij do të ketë të tillë që do ta lejojnë zinanë, mëndafshin, alkoolin dhe instrumentet muzikore, dhe ka thënë se ata do të transformohen në majmuna dhe derra…Asnjë nga pasuesit e Imamëve nuk përmendi ndonjë mospajtim në lidhje me çështjen e muzikës. [el-Mexhmu', 11/576].

    El-Albani ka thënë: Të katër medhhebet janë pajtuar se instrumentet muzikore janë haram. [el-Sahihe, 1/145].

    Ibn el-Kajjim ka thënë: Medhhebi i Ebu Hanifes është më i ashpëri në këtë çështje, dhe komentet e tija janë ndër më të rreptat. Shoqëruesit e tij qartazi kanë deklaruar se është haram të dëgjohen të gjitha instrumentet muzikore si flauta dhe daullet, madje edhe goditja [ritmike] me shkop. Ata deklaruan se kjo është mëkat që nënkupton se personi është fasik [keqbërës i pabindur] dëshmia e të cilit duhet të refuzohet. Ata shkuan më tej dhe thanë se dëgjimi i muzikës është fisk [keqbërje, mosbindje] kurse kënaqësia në të është kufr [mosbesim]. Këto janë fjalët e tyre. Ata transmetuan në mbështetje të këtij hadithi atë që s'mund t'i atribuohet Pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]. Ata thanë: ai duhet të përpiqet që të mos e dëgjojë nëse kalon pranë saj apo është në afërsi të saj. Ebu Jusuf ka thënë, në lidhje me shtëpinë nga e cila mund të dëgjohet tingëllima e instrumenteve muzikore: Hyni brenda pa lejen e tyre, ngase ndalimi i një vepre të keqe është obligim, e nëse nuk do të ishit lejuar të hynit pa leje, njerëzit s'do të mund të përmbushnin obligimin e tyre [e urdhërimit në të mirë dhe ndalimit prej të keqes]. [Ighathet el-Lehfen, 1/425].

    Imam Malik qe pyetur lidhur me goditjen e daulles apo flauten, nëse ndodh që personi ta dëgjojë tingullin dhe të ndiej kënaqësi ndërsa është duke ecur apo është ulur. Ai tha: Ai duhet të çohet nëse e sheh se po i pëlqen, përveç nëse është ulur për ndonjë nevojë apo s'ka mundësi të çohet. Nëse ai është në rrugë, ai ose duhet të kthehet, ose duhet të vazhdojë. [el-Xhami' të el-Kejreuanit, 262]. Ai [Allahu e mëshiroftë] tha: "Njerëzit e vetëm të cilët vëprojnë kësisoj, nga këndvështrimi ynë, janë fasikët." [Tefsir el-Kurtubi, 14/55].

    Ibn Abd el-Berr [Allahu e mëshiroftë] ka thënë: Në mesin e llojeve të përfitimeve që janë haram sipas koncenzusit të dijetarëve është riba [kamata], tarifa e prostitutës, çfarëdo që është e ndaluar, mitoja, pagesa për vajtimin mbi të vdekurin dhe këndimi, pagesat për fatthënësit dhe ata që pohojnë njohjen e të padukshmës dhe astrologët, pagesat për luajtjen në flaut, dhe të gjitha llojet e bixhozit. [ek-Kafi]

    Ibn el-Kajjim [Allahu e mëshiroftë] ka thënë, duke e shpjeguar pikëpamjen e el-Shafi'ut: Shoqëruesit e tij që e njohin medhhebin [opinionin] e tij deklaruan se ajo [muzika] është haram dhe i dënuan ata që thanë se ai e ka lejuar atë. [Ighathet el-Lehfan, 1/425].

    Autori i Kifajet el-Ahbar, i cili ishte njëri nga Shafi'itët, i konsideroi instrumentet muzikore si flautat dhe të tjerat të jenë munker [të këqia], dhe ai që është i pranishëm [kur të luhet në to] duhet t'i dënojë ata. [Ai s'mund të arsyetohet me faktin se ka dijetarë të këqinj, ngase ata janë duke e çoroditur sheriatin, apo fakira djallëzorë – që do të thotë Sufitë, sepse ata e quajnë veten fukara' apo fakirë – ngase ata janë injorantë dhe ndjekin këndo që bën zhurmë; ata s'janë të udhëzuar me dritën e diturisë; më saktë, ata mbarten nga çdo erë që fryen. [Kifajet el-Ahbar, 2/128].

    Ibn el-kajjim ka thënë: Në lidhje me opinionin e Imam Ahmedit, i biri i tij Abd-Allah ka thënë: E pyeta babain tim në lidhje me këndimin. Ai tha: Këndimi bën që hipokrizia të shtohet në zemër; Unë nuk e pëlqej atë. Pastaj ai përmendi fjalët e Malikut: keqbërësit [fasikët] nga mesi ynë e bëjnë këtë. [Ighathet el-Lehfan].

    Ibn Kudame, hulumtues i medhhebit Hanbelij ka thënë: Instrumentet muzikore të cilat janë haram janë tre llojesh. Këto janë telat dhe të gjitha llojet e flautave, lahuta, daulleja dhe rebab [instrument me tela] e kështu me radhë. Kushdo që ngulmon në dëgjimin e tyre, dëshmia e tij duhet të refuzohet. [el-Mugni, 11/173]. Dhe ai tha: nëse personi ftohet në ndonjë mbledhi në të cilën ka diçka të pakëndshme, si vera apo instrumentet muzikore, dhe ai ka mundësi që ta dënojë këtë, atëherë ai duhet të jetë i pranishëm dhe të flasë kundër saj, ngase në këtë rast ai do t'i bashkojë dy detyra obligative. Nëse s'është në gjendje ta bëjë këtë, atëherë ai s'duhet të merr pjesë aty. [el-Kafi, 3/188].

    El-Teberi ka thënë: dijetarët e të gjitha feve janë pajtuar se këndimi është mekruh dhe duhet të parandalohet. Ndonëse Ibrahim ibn Sa'd dhe Ubejd-Allah el-Enberi dalluan nga maxhoranca, [duhet të bëhet me dije se] i dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thënë: "Mbahu me maxhorancën." Dhe kushdo që vdes duke dalluar nga maxhoranca, vdes si xhahil. [Tefsir el-Kurtubi], 14/118].

    Në gjeneratat e mëhershme, fjala 'mekruh' është përdorur me domethënien e haramit, pastaj ajo mori kuptimin e 'të papëlqyerës'. Mirëpo, kjo duhet të kuptohet me domethënien se është e ndaluar, ngase ai [el-Teberi] ka thënë "ajo duhet të parandalohet", dhe asgjë s'duhet të parandalohet pos asaj që është haram; dhe për shkak se në dy hadithet e cituara, muzika dënohet më shprehjet më të ashpra. El-Kurtubi është ai që ka kumtuar këtë transmetim, pastaj ai tha: Ebul-Ferexh dhe el-Kefal nga mesi i shoqëruesve tanë kanë thënë: dëshmia e këngëtarit dhe vallëzuesit s'duhet të pranohet. Unë them: nëse dëshmohet se kjo çështje s'është e lejuar, atëherë pranimi i pagesës për të po ashtu s'është e lejuar.

    Shejh el-Feuzan [Allahu e ruajtë] ka thënë: Ajo çka Ibrahim ibn Sa'd dhe Ubejd-Allah el-Enberi thanë lidhur me këndimin s'është si këndimi që është i njohur sot, ngase ata kurrë s'do të kishin lejuar këtë lloj këndimi i cili është skajshmërisht i pamoralshëm dhe i turpshëm. [el-I'lam].

    Ibn Tejmije ka thënë: S'është e lejuar bërja e instrumenteve muzikore. [el-Mexhmu', 22/140]. Dhe ai tha: Sipas shumicës së fukahave [dijetarëve të fikhut], është e lejueshme të shkatërrohen instrumentet muzikore, si tenburi [instrument me tela i ngjashëm me mandolinën]. Ky është opinioni i Malikut dhe është më i famshëm nga dy transmetimet e kumtuara prej Ahmedit. [el-Mexhmu', 28/113]. Dhe ai tha:…Ibn el-Mundhir përmendi se dijetarët qenë pajtuar se s'është e lejuar të paguhen njerëzit për këndim dhe vajtim… koncenzusi i të gjithë dijetarëve, për opinionet e të cilëve ne kemi mësuar është se vajtimi dhe këndimi s'janë të lejuara. El-Shu'bi, el-Nekhi dhe Malik e konsideruan këtë si mekruh [dmth, haram]. Ebu Theur, el-Nu'man – Ebu Hanife [Allahu e mëshiroftë] – Ja'kub dhe Muhamed, dy nxënësit e Ebu Hanifes thanë: S'është e lejuar që të paguhet ndonjë gjë për këndim dhe vajtim. Ky është opinioni ynë. Dhe ai tha: instrumentet muzikore janë vera [alkooli] e shpirtit, dhe ajo çka kjo i bën shpirtit është më e keqe se ajo çka i bëjnë pijet dehëse. [Mexhmu el-Fetaua, 10/417].

    Ibn Ebi Shejbe [Allahu e mëshiroftë] transmetoi se një njeri theu një mandolinë që i përkiste një njeriu tjetër, dhe ky i fundit e paraqiti rastin tek Shurejh. Por, Shurejh nuk i dha ndonjë kompenzim – dmth, ai nuk e bëri njeriun e parë që të paguajë çmimin e mandolinës, sepse ajo ishte haram dhe s'kishte kurrfarë vlere. [el-Musenef, 5/395].

    El-Begaui [Allahu e mëshiroftë] deklaroi në një fetua se është haram shitja e të gjitha instrumenteve muzikore, si mandolinat, flautat, etj. Pastaj ai tha: Nëse fotografitë fshihen dhe instrumentet muzikore ndryshohen, atëherë është e lejueshme të shiten pjesët e tyre, qofshin ato argjend, hekur, dru apo çfarëdoqoftë. [Sherh el-Suneh, 8/28].

    Përjashtim me vend

    Përjashtim nga tërë kjo që u përmend më lart është defi – pa unaza [dmth, daulle e dorës që është në ngjasim me tamburinën, por pa ushtimë] – e cila përdoret në Festa dhe në dasma. Kjo tregohet nga transmetimet e vërteta. Shejh el-Islam ka thënë: Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] i lejoi llojet e caktuara të instrumenteve muzikore në dasma, dhe ai e lejoi për gratë që të luajnë në def në dasma dhe raste gazmore. Por, burrat në kohën e tij nuk kanë luajtur në def apo duartrokitur. Është transmetuar në el-Sahih nga ai të ketë thënë: "Duartrokitja është për gratë dhe tesbihu [të thënit Subhane Allah] është për mashkuj." Dhe ai mallkoi femrën që e imiton mashkullin, dhe mashkullin që e imititon femrën. Ngase, këndimi dhe ekzekutimi në def janë gjëra që i bëjnë femrat. Selefi e quanin çdo njeri që e bënte këtë mukhenneth [njeri i femërzuar], dhe i quanin këngëtarët mashkuj të femërzuar – dhe sa shumë të tillë ka sot! Është shumë mirë e njohur se Selefi e kanë thënë këtë.

    Në të njëjtin dell është hadithi i A'ishes [Allahu qoftë i kënaqur me të], kur babai i saj hyri teka ajo kur ishte Festë [Bajram], dhe aty gjindeshin dy vajza të reja që këndonin vargjet, të cilat Ensarët i kanë shqiptuar në ditën e Bu'athit – dhe çdo person i arësyeshëm do ta di se çfarë thonë njerëzit për luftën. Ebu Bekr [Allahu qoftë i kënaqur me të] ka thënë: "Instrumentet muzikore të shejtanit në shtëpinë e të Dërguarit të Allahut [salallahu alejhi ue selam]!" I dërguari i Allahut ishte qenë kthyer prej tyre dhe ishte me fytyrë kah muri – prej këtu, disa dijetarë thanë se Ebu Bekr nuk do ta qortonte askë në prani të të Dërguarit të Allahut [salallahu alejhi ue selam], por ai mendoi se i Dërguari i Allahut nuk vërente se çfarë ndodhte. Allahu e di më së miri. Ai [salallahu alejhi ue selam] tha: "Lëri të qetë, O Ebu Bekr, ngaqë çdo popull i ka festat e veta, dhe kjo është festa jonë, e njerëzve të Islamit." Ky hadith tregon se s'ishte zakon i të Dërguarit [salallahu alejhi ue selam] dhe i shoqëruesve të tij që të mblidheshin për të dëgjuar muzikë, që këtej Ebu Bekr el-Sidik e quajti këtë "instrumente muzikore të shejtanit." Dhe Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] e miratoi këtë emër dhe nuk e mohoi atë kur tha, "Lëri të qetë, O Ebu Bekr, ngaqë çdo popull i ka festat e veta, dhe kjo është festa jonë." Kjo tregon në atë se arsyeja pse kjo u lejua ishte për shkak se ishte festë, dhe ndalesa mbeti në fuqi në kohë tjera pos festave, veças nga përjashtimet e bëra në martesa në hadithet tjera.

    Shejh Albani e shpjegoi këtë në librin e tij të vlershëm Tehrim Alat el-Tereb [Ndalesa e Instrumenteve Muzikore]. Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] miratoi që vajzat e reja të këndojnë gjatë festave, siç qëndron në hadith: "Që mushrikinët [idhujtarët] ta dinë se në fenë tonë ka vend për relaksim." Nuk ka ndonjë shenj treguese në hadith lidhur me dy vajzat e reja se Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ishte duke i dëgjuar ato. Urdhërat dhe ndalesat kanë të bëjnë me të vënit veshin, e jo thjesht vetëm me dëgjim, mu ashtu si në rastin e shikimit, rregullat kanë të bëjnë me shikimin e qëllimtë, e jo me atë që ndodh rastësisht. Pra, është e qartë se kjo është vetëm për femrat. Imam Ebu Ubejd [Allahu e mëshiroftë] e definoi defin si "ajo në të cilën luan femra." [Gharib el-Hadith, 3/64].

    Përjashtim pa vend

    Disa prej tyre bejne përjashtim për tambur në kohë lufte, dhe si pasojë disa dijetarë modern kanë thënë se muzika ushtarake është e lejuar. Por, për këtë nuk ka kurrfarë baze, për një numër arsyesh, e para nga të cilat është bërja e përjashtimit pa ndonjë dëshmi të qartë, veças nga opinoni i thjeshtë dhe mendimi se ajo është mirë, e kjo është gabim. Arsyeja e dytë është se ajo çka muslimanët duhet bërë në kohërat e luftës është që t'i kthejnë zemrat kah Zoti i tyre. Allahu thotë:

    "Të pyesin ty, O Muhamed në lidhje me palçkën e luftës. Thuaj: 'Plaçka është për Allahun dhe të Dërguarin.' Pra kini frikë Allahun dhe rregulloni çështjet në të cilat s'pajtoheni…" [el-Enfal 1].

    Përdorimi i muzikës është në kundërshtim me këtë ide të takuas dhe kjo do t'ua heqte mendjen nga përkujtimi i Zotit të tyre. Së treti, përdorimi i muzikës është një prej zakoneve të kufarëve, dhe s'është e lejuar që t'i imitojmë ata, posaçërisht në lidhje me diçka që Allahu na e ka ndaluar në përgjithësi, siç është muzika. [el-Sahiheh, 1/145].

    "Asnjë popull nuk devijon pasi të jetë udhëzuar, përveç se ata zhvillojnë argumente mes tyre." [Sahih]

    Disa prej tyre e përdorën hadithin në lidhje me Abisinianin që luante në xhaminë e Pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] si dëshmi se këndimi është i lejuar! El-Buhari përfshiu këtë hadith në Sahi-në e tij nën kreun Bab el-Hirab uel'-Derek Jeum el-Eid [Kaptina mbi Shtizat dhe Mburojat në Ditën e Bajramit]. El-Neueui [Allahu e mëshiroftë] ka thënë: Kjo tregon se është e lejueshme të luhet më armë në xhami, dhe ai e aplikoi këtë edhe në aktivitetet tjera që ndërlidhen me xhihad [Sherh Muslim]. Por, siç ka thënë el-Hafiz ibn Hexher [Allahu e mëshiroftë]: kushdo që flet për ndonjë gjë e cila s'është profesion i tij, do të del me ide të çuditshme sikur këto. Disa prej tyre e përdorin si dëshmi hadithin në lidhje me këndimin e dy vajzave, të cilin e kemi shtjelluar më lart, por ne do të citojmë atë çfarë tha Ibn el-Kajjim, sepse është e vlershme:

    Unë mahnitem që ju e citoni si dëshmi për lejimin e këngëve të stërholluara transmetimin të cilin ne e përmendëm, sesi dy vajzat që ishin nën moshën e pubertetit i kënduan një gruaje të re në ditën e Bajramit disa vargje të poezisë Arabe lidhur me trimërinë në luftë dhe cilësitë e tjera bujare. Si mund ta krahasoni këtë me atë? Ajo që është e çuditshme është se ky hadith është një prej dëshmive më të forta kundër tyre. Folësi më i madh i së vërtetës [Ebu Bekr el-Sidik] i quajti ato instrumente muzikore të shejtanit, dhe i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] e miratoi këtë emër, por ai bëri përjashtim në rastin e këtyre dy vajzave, të cilat akoma se kishin mbërri moshën e përgjegjësisë dhe fjalët e atyre këngëve nuk do të mund të prishnin askë që do të dëgjonte ato. A mund të përdoret kjo si dëshmi për t'ju lejuar juve atë çfarë bëni dhe atë çfarë dini prej të dëgjuarit [e muzikës] gjë që përfshin gjërat [e këqia] që s'janë të fshehura?! Subhane Allah! Si mund të devijohen njerëzit! [Medarixh el-Salikin, 1/493].

    Ibn el-Xheuzi [Allahu e mëshiroftë] ka thënë: A'isha [Allahu qoftë i kënaqur me të] ishte e re asokohe; asgje s'është transmetuar nga ajo pasi që ajo arriti moshën e pubertetit përveç dënimit të këndimit. I biri i vëllait të saj, el-Kasim ibn Muhamed, e dënoi të kënduarit dhe tha se s'është e lejuar që ajo të dëgjohet, dhe ai mori dituri prej saj [Telbis Iblis, 229]. El-Hafiz ibn Haxher [Allahu e mëshiroftë] ka thënë: Një grup Sufish e përdorën këtë hadith – hadithin e dy vajzave të reja – si dëshmi se këndimi është i lejuar dhe është e lejuar që ajo të dëgjohet, qoftë ajo e përcjellur me instrumente apo jo. Ky opinion është hedhur poshtë nga deklarata e qartë e A'ishes në hadithin vijues, ku ajo thotë, "Ato s'ishin këngëtare." Ajo e bëri të qartë se ato nuk qenë këngëtare si të tilla, ndonëse kjo mund të kuptohet nga formulimi i transmetimit. Pra, ne duhet ta kufizojmë atë në atë që është transmetuar në tekst në lidhje me rrethanën dhe mënyrën, kështu që të reduktohet rreziku i shkuarjes kundër këtij parimi, dmth, hadithit. Dhe Allahu e di më së miri. [Fet'h el-Bari, 2/422-443].

    Disa njerëz madje kanë guxim të thonë se Sahabët dhe Tabi'inët kanë dëgjuar muzikë, dhe se në këtë s'panë asgjë të keqe! El-Feuzan [Allahu e ruajt] tha: Ne kërkojmë prej tyre që të tregojnë isnad sahi që shkon prapa deri te këta Sahabë dhe Tabi'inë, të dëshmuarit isnadin është pjesë e fesë. Pastaj ai tha: Imam Muslim ka përmendur në hyrjen e Sahisë së tij se Abd-Allah ibn el-Mubarek ka thënë: Isnadi është pjesë e fesë. Sikur mos të kishte qenë isnadi, kushdo që kishte dashur kishte me thënë çfarëdo që i teket atij.

    Disa nga ata thanë se hadithi që ndalon muzikën është përplot gabime. Asnjë hadith s'ka mbetur pa u kritikuar nga dijetarët. Ibn Baz [Allahu e mëshiroftë] ka thënë: Hadithet që janë transmetuar në lidhje me ate se muzika është haram, nuk janë përplot gabime siç është thënë. Disa prej tyre janë në Sahi el-Buhari i cili është libri më i besueshëm pas librit të Allahut, dhe disa prej tyre janë hasen e disa janë da'if. Por për shkak se janë të shumta, me isnade të ndryshme, ato përbëjnë dëshminë përfundimtare se këndimi dhe instrumentet muzikore janë haram.

    Të gjithë Imamët janë pajtuar mbi vërtetësinë e haditheve që ndalojnë këndimin dhe instrumentet muzikore, veças nga Ebu Hammid el-Ghazali, por el-Ghazali nuk kishte njohuri mbi hadithin; dhe Ibn Hazm, por Albani shpjegoi ku Ibn Hazm ka gabuar, dhe vetë Ibn Hazm ka thënë se sikur ndonjë prej këtyre haditheve të ishin sahi, ai do ta ndjekte atë. Por, tash ata kanë dëshmi se transmetimet janë sahi ngase ka aq shumë libra nga dijetarët, të cilat deklarojnë se këto hadithe janë sahi, por ata ia kthejnë shpinën kësaj. Ata janë shumë më ekstrem se Ibn Hazm dhe nuk gjasojnë fare me të, ngase ata s'janë të kualifikuar dhe nuk bën që t'u referohet atyre. Disa prej tyre thanë se dijetarët e kanë ndaluar këndimin për shkak se përmendet krahas tubimeve në të cilat konsumohet alkooli dhe ku njerëzit rrinë deri natën vonë për qëllime të këqia.

    El-Sheukani [Allahu e mëshiroftë] ka thënë: Përgjigja në këtë është se përmendja e këtyre gjërave së bashku nuk do të thotë se haram është vetëm ajo që që lidhet në këtë mënyrë. Përndryshe kjo do të nënkuptonte se zinaja, siç përmendet në hadith, s'është haram përveç nëse shoqërohet me alkool dhe përdorimin e instrumenteve muzikore. Në të njëjtën mënyrë, ajeti si ky që vijon:

    "Vërtet, ai nuk e besonte Allahun, më të Madhin, dhe nuk nxiste për t'i ushqyer el-Miskin [të varfërit]." [el-Hakka 33-34] do të nënkuptonte se s'është haram që të mohohet Allahu përveç nëse kjo [mohimi] shoqërohet me mosnxitje për të ushqyer të varfërit. Është thënë se ndalesa e gjërave të këtilla njëkohësisht është dëshmuar nga transmetimet tjera, përgjigja ndaj kësaj është se ndalesa e instrumenteve muzikore po ashtu është e njohur prej disa dëshmive tjera, siç u përmend më lart. [Nejl el-Eutar, 8/107].

    Disa prej tyre thanë se "bisedat boshe" nuk i refrohen këndimit; përgënjeshtrimi i kësaj është përmendur më lart. El-Kurtubi tha: Kjo – opinioni se kjo do të thotë këndim – është më e mira që është thënë lidhur me këtë ajet, dhe Ibn Mes'ud u betua tre herë në Allahun se kjo i referohet këndimit. Pastaj ai përmend Imamët tjerë që thanë të njëjtën gjë. Pastaj ai përmendi pikëpamje tjera të Sahabëve dhe Tabi'inëve. [Tefsir el-Kurtubi].

    Ibn el-Kajjim, pasi citoi këtë tefsir, tha: El-Hakim Ebu Abd-Allah tha në tefsirin e tij të Kitab el-Mustedrek: Le ta di ai që e kërkon këtë dije se tefsiri i një Sahabi i cili ka dëshmuar shpalljen është hadith me isnad sipas dy Shejhave [el-Buhari dhe Muslim]. Në një tjetër vend në librin e tij, ai tha: nga këndvështrimi ynë, ky hadith e ka të njëjtën forcë sikurse transmetimi merfu' [i ngritur]. Ndonëse tefsiri i tyre ende është objekt i studimeve të mëtutjeshme, ai është më i pranueshëm se tefsiri i atyre të cilët erdhën pas tyre, ngase ata janë më të dijshmit në mesin e këtij umeti për atë çfarë Allahu ka menduar në Librin e Tij. Ai qe shpallur në mesin e tyre dhe ata ishin të parët të cilëve iu adresua ai [Libri]. Ata e dëgjuan tefsirin nga i Dërguari [salallahu alejhi ue selam] në fjalë dhe vepra. Dhe ata ishin Arabë që e kuptonin domethënien e vërtetë të fjalëve [Arabe], kështu që muslimanët duhet t'i shmangen kërkimit të domethënies tek ndonjë interpretim tjetër sa më shumë që të jetë e mundur.

    Disa prej tyre thanë se këndimi është formë e adhurimit nëse qëllimi është që të ndihmohet vetvetja në bindje ndaj Allahut! Ibn el-Kajjim tha: Sa çudi! Çfarë lloji i besimit, dritës, mendjehollësisë, udhëzimit dhe dijes mund të përfitohet nga dëgjimi i vargjeve melodioze dhe muzika, në të cilën shumica e asaj çka flitet është haram dhe e meriton hidhërimin dhe dënimin e Allahut dhe të Dërguarit të Tij?…Si mundet dikush që ka edhe sasinë më të vogël të mendjehollësisë dhe besimit në zemrën e tij të afrohet ndaj Allahut dhe ta shtojë besimin e tij duke u kënaqur në diçka e cila urrehet nga Ai, dhe Ai e urren atë që e thotë këtë dhe atë që e pranon këtë? [Medarixh el-Salikin, 1/485].

    Shejh el-Islam ka thënë, duke e shtjelluar gjendjen e personit i cili është mësuar me dëgjimin e këndimit: Që këtej, ju mund të gjeni se ata që janë mësuar me të dhe për të cilët kjo është sikur ushqimi dhe pija kurrë s'do të kenë dëshirë që të dëgjojnë Kur'an apo të ndiejnë kënaqësi kur ta dëgjojnë atë, dhe ata kurrë nuk i gjejnë ndjenjat e njëjta kur të dëgjojnë vargjet e tija sikur që i gjejnë kur të dëgjojnë poezi. Vërtet, nëse ata e dëgjojnë Kur'anin, ata e dëgjojnë me zemër të pavëmendshëm dhe flasin ndërsa ai recitohet, e nëse dëgjojnë fishkëllima dhe duartrokitje, ata i ulin zërat e tyre dhe rrinë të qetë, dhe i kushtojnë vëmendje. [Mexhmu el-Fetaua, 11/557]

    Disa thonë se muzika dhe instrumentet muzikore e kanë efektin e zbutjes së zemrave të njerëzve dhe krijimit të ndjenjave të embëla. Kjo s'është e vërtetë, sepse kjo provokon dëshira fizike dhe epshe. Sikur ajo të bënte atë që pohojnë ata, do t'i kishte zbutur zemrat e muzikantëve dhe do t'i kishte përmirësuar qëndrimin dhe sjelljen e tyre, por shumica e tyre janë të devijuar dhe me sjellje të keqe.


    - Përfundim

    Ndoshta – për lexuesit e drejtë dhe realë – kjo përmbledhje do ta bëjë të qartë se qëndrimi se muzika është e lejueshme nuk ka bazë. Nuk ka dy qëndrime/opinione në këtë çështje. Pra, ne duhet të këshillojmë në mënyrën më të mirë, e pastaj hap pas hapi ta dënojmë muzikën, nëse kemi mundësi për këtë. Ne s'duhet të mashtrohemi nga fama e njeriut në kohët tona në të cilat njerëzit që njëmend janë të përkushtuar në Islam janë bërë të huaj. Ai që thotë se këndimi dhe instrumentet muzikore janë të lejuara, ai thjesht është duke i përkrahur dëshirat e njerëzve të sotëm, sikur masat parashtrojnë fetua dhe ai i nënshkruan ato! Nëse shfaqet ndonjë dukuri, ata do të shikojnë në pikëpamjet e fukahave [juristëve] në këtë çështje, pastaj do ta marrin rrugën më të lehtë, siç pohojnë ata. Pastaj ata do të kërkojnë dëshmi, apo vetëm argumente boshe që s'vlejnë më shumë se një xhungë mishi e vdekur. Sa herë ka ndodhur që këta njerëz të miratojnë gjëra në emër të sheriatit, të cilat në fakt s'kanë të bëjnë asgjë me Islamin!

    Përpiquni ta mësoni Islamin nga Libri i Zotit tuaj dhe Suneti i Pejgamberit tuaj. Mos thoni, filani tha, ngase ju s'mund ta mësoni të vërtetën vetëm nga njerëzit. Mësojeni të vërtetën e pastaj vlerësoni njerëzit sipas saj. Kjo duhet të mjaftojë për atë që kontrollon epshet e tija dhe i nënshtrohet Zotit të tij. I shëroftë zemrat e bësimtarëve dhe i largoftë përshpëritjet e zemrave të atyre që janë goditur me përshpëritje dhelprake kjo që ne shkruajtëm. E ekspozoftë çdonjërin i cili devijon nga shtegu i Shpalljes dhe që merr zgjedhjen më të lehtë, duke menduar se ka arritur diçka të cilën asnjë nga gjeneratat e mëhershme se kanë arritur, dhe duke folur për Allahun pa dije. Ata u përpoqën që t'i shmangen fiskut [keqbërjes] dhe përfunduan duke bërë bidat – Allahu mos i bekoftë ata. Do të ishte më mirë për ta sikur ta ndjeknin shtegun e besimtarëve.

    Dhe Allahu e di më së miri. Allahu e bekoftë dhe i dhashtë paqe të Dërguarit të Tij, i cili e ka sqaruar rrugën e bësimtarëve, dhe shoqëruesve të tij dhe atyre që e ndjekin atë në të vërtetën gjer në Ditën e Gjykimit.

    Për më shumë informata, ju lutem shiqoni:

    "El-I'lam bi Nakd Kitab el-Halal uel-Haram", nga Shejh el-Allame Salih ibn Feuzan el-Feuzan
    "El-Sema" nga Shejh el-Islam Ibn el-Kajjim
    "Tehrim Alat el-Tereb" nga Shejh Muhamed Nasir el-Din el-Albani [Allahu e mëshiroftë
    __________________
    E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë Unë jam prej muslimanëve. Fussilet 33

    Selam alejkum.

  4. #4
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Prap ju me keto hadithet e rrejshme po mundoheni te na bindni se muzka paska qene harram a ?!!

    E di ti se edhe buka eshte haram !!!!
    E di ti se edhe buka te con ne zjarr !!!

    Nese ha me shum se sa duhet okay, atehere ajo buka tjeter qe ke henger me zor eshte harram.

    Muzika poashtu, mvjeret se kujt kendon!!! Nese i kendon dashurise , sii merr mendja ty eshte harram ose jo ?!!!
    Po nese kendon Allahut ?!! Si ta merr mendja ty eshte haram ose jo ?!!!
    Po nese u kendon heronjeve te populliit si ta merr mendja ty eshte haram ose jo ?!!!
    Po nese i kendon shejtanit si ta merr mendja ty eshte hallall ose haram?!!

    Muzika eshte si puna e te falmes ! Nese i falesh Allahut eshte sevap, nese i falesh shejtanit atehere eshte mekat.

    Ti mund te thuash se te kenduarit per disa tema ose ceshtje eshte haram , jo MUZIKA NE PERGJITHESI!!!!
    Kete ndales nuk e gjen as ne Kuran e as ne fjalet e profetit A.S.


    Me Respekt
    GV_USA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gostivari_usa : 30-07-2010 më 15:56
    WE WILL NOT GO DOWN!

  5. #5
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Gjitha ajetet Kur'anore qe ke sjelle i lexova me vemendje por askund nuk pash qe thot qe muzika eshte haram .

    Muziken haram e paskan bo mas shpalljes se Kur'anit sepse me pas qen e ndaluar e kish ndalu vet Allahu sic i ka ndalu gjerat e ndalume .

  6. #6
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Mir qe ka akoma muslimane te arsyeshem si xhamia dhe gostivari, por fatkeqesisht paska dhe afgane si ramazani lol

    boooooooo imagjino te marrin pushtet shteteror rob si ramazani lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 30-07-2010 më 16:00
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Pse shembull eshte gjynah me ndegju Sami Yusufin,legjenden e muzikes ne bote.
    Ai kendon per ALLAHUN,Muhamedin a,s,Islami,per prinderti,per gjera te mire etj.

    Selam Paqe.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  8. #8
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    Gjitha ajetet Kur'anore qe ke sjelle i lexova me vemendje por askund nuk pash qe thot qe muzika eshte haram .

    Muziken haram e paskan bo mas shpalljes se Kur'anit sepse me pas qen e ndaluar e kish ndalu vet Allahu sic i ka ndalu gjerat e ndalume .
    Xhamia muzika eshte haram, nqs i kendohet shejtanit, krimit dhe gjerave te shpifura, eshte haram.
    Por ama nese i kendon dashurise, i kendon bujarise, Allahut psh, krenarise, lirise etj etj atehere kjo muzik nuk eshte haram.

    Por kujt me ii treguar , kjo eshte pyetja !!!


    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Kejt kejt ama muzika me u ndalu nuk është normale .. unë si besoj këtyre gjonave që thojn muzika haram..

    Paramendoje sa Katoliki e pin Alkoholin e han mishin e thivit (derrit) e nuk falet e nuk shkon në xhami e asgjë .. as vend nuk ka në Xhehnem për ta.. lol

    Përralla e vetëm përralla..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    Kejt kejt ama muzika me u ndalu nuk është normale .. unë si besoj këtyre gjonave që thojn muzika haram..

    Paramendoje sa Katoliki e pin Alkoholin e han mishin e thivit (derrit) e nuk falet e nuk shkon në xhami e asgjë .. as vend nuk ka në Xhehnem për ta.. lol

    Përralla e vetëm përralla..
    Jo lali,vende ka sa te duash,por ishalla sjemi nje prej tyre.
    Beso t'i qe nuk ka vende.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Disa : 30-07-2010 më 16:07
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,262
    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Xhamia muzika eshte haram, nqs i kendohet shejtanit, krimit dhe gjerave te shpifura, eshte haram.
    Por ama nese i kendon dashurise, i kendon bujarise, Allahut psh, krenarise, lirise etj etj atehere kjo muzik nuk eshte haram.

    Por kujt me ii treguar , kjo eshte pyetja !!!


    GV_USA
    nuk dua te debatoj me ju per muziken,vetem isha kurioz te dij nje gje nga ju,se siduket njihni mir hadithin dhe kuranin,aq ke njohuri ne kete drejtim saqe me ben te mendoi se ke doktoruar ne Al-azhar

    kam nje pyetje te shkurt dhe te qart per ty,vetem nje te kisha lutur mos u zberthe shum ne detaje,por pergjigju me nje te shkurte PO ose

    Duke e ditur se kur ndegjojm kenga dashurie,disa kenge na prekin dhe na emocionojn,emocionet shkojn aq larg saqe nuk besoi qe ndonje i dashuruar ndonjeher te mos ket nxjer nje pik loti kur te ket ndegjuar nje keng dashurie e kur ti jet kujtuar e kaluara e tij.......kur ndegjojm keng patriotike si psh ilir shaqirin dhe kur fillojn te ngrihen fijet e flokut dhe disi te mbushet zemra te mbysish cdo serb qe e takon,mendoj aq shum te prek nje keng qe te ben te leshosh zemer dhe te kaplojn emocionet,ndodh edhe ne ndegjimin e ketyre kengeve te del nje pik loti apo jo?

    pyetja esht kjo - keta pika loti qe dalin nga syt e qe rjedhin nga shpirti yt dhe zemra yte duke ndegjuar nje tekst i shoqeruar me instrumente e qe te prek ne zemer,lejohet ne islam apo jo?

    po ose jo,mos me jep spjegime se skam nevoje per to
    Jetë e rëndë.......!!!

  12. #12
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    instrumentet muzikore jan te ndaluara ne islam argument jan hadithet dhe shumica e dijetarve islam e pranojn se instumentet muzikore jan haram

    une degjoj keng me instrumente mirpo une nuk i mohoj hadithet qe flasin per ndalimin e instrumenteve muzikore une e pranoj qe eshte haram sepse nuk guxoj te mohoj nje gje te till sguxoj ti mohoj hadithet dhe nuk guxoj ti kundershtoj dijetaret islam sepse ne si musliman jemi te obliguar ti pasojm dijetaret sepse ata jan pasardhsit e pejgamberve

    une pranoj qe jam mekatar qe degjoj keng me instrumente mirpo nuk guxoj te them qe ato jan hallall
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  13. #13
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga Njoni-ch Lexo Postimin
    nuk dua te debatoj me ju per muziken,vetem isha kurioz te dij nje gje nga ju,se siduket njihni mir hadithin dhe kuranin,aq ke njohuri ne kete drejtim saqe me ben te mendoi se ke doktoruar ne Al-azhar

    kam nje pyetje te shkurt dhe te qart per ty,vetem nje te kisha lutur mos u zberthe shum ne detaje,por pergjigju me nje te shkurte PO ose

    Duke e ditur se kur ndegjojm kenga dashurie,disa kenge na prekin dhe na emocionojn,emocionet shkojn aq larg saqe nuk besoi qe ndonje i dashuruar ndonjeher te mos ket nxjer nje pik loti kur te ket ndegjuar nje keng dashurie e kur ti jet kujtuar e kaluara e tij.......kur ndegjojm keng patriotike si psh ilir shaqirin dhe kur fillojn te ngrihen fijet e flokut dhe disi te mbushet zemra te mbysish cdo serb qe e takon,mendoj aq shum te prek nje keng qe te ben te leshosh zemer dhe te kaplojn emocionet,ndodh edhe ne ndegjimin e ketyre kengeve te del nje pik loti apo jo?

    pyetja esht kjo - keta pika loti qe dalin nga syt e qe rjedhin nga shpirti yt dhe zemra yte duke ndegjuar nje tekst i shoqeruar me instrumente e qe te prek ne zemer,lejohet ne islam apo jo?

    po ose jo,mos me jep spjegime se skam nevoje per to
    Nuk e zgjas shum dhe te pergjgjem shkurt, ne jemi njerez dhe emocionet jane pjese e qenies tone. Keto emocone nuk na i dha kenga qe degjojme , por na i dha Allahu i Madheruar.
    Nqs se ti deshriiron qe njerezimi te kthehet ne robote, pa emocone fare, atehere ato piket e lotit te lishuara nga degjimi i ndonje kenge , jane haram.
    Por ama nqs se ne i perdorim emoconet qe na i ka falur Zoti atehere nuk eshte haram.

    Dhe fundja me gjej ti mua ne Kuran ku shkruan qe ndalohet muzika, ma gjej kete ne Kuran pleaseeeee !!!! Te luteeeeemmmmmm !!!!

    Sa i perket haditheve, Njoni_ch nuk eshte e nevojshme per dike te studjoj ne uniiversitetin Al-Azharit qe te verej se ca hadithe jane shpifje .
    U kam sjellur qindra raste te tille , por ju perseri nuk keni deshire te konfrontoheni me realitetin.
    Me se miri keto fabrikmet e haditheve mund te verehen nese studjon jeten e Aishes R.A.
    Ibn Hishami raporton qe ajo eshte martuar me Profetin kur ka qene nente vjece, ndersa nje sahabe tjeter qe i harova emrin raporton qe ka pa Aishen ne luften e Uhudit !!!
    Nqs se Aishja u martua me profetin ne moshen 9 vjece, atehere sa vjecare ka qene Aishja ne kohen e luftes se Uhudit ?!!!!


    Ja ku i ke provat se hadithet jane te manipuluara, dhe se nuk eshte nevoja FARE per mua te shkoj te studjoj ne Al-Azhar per te kuptuar kontraditat dhe fabrikimet!!!


    Si fund , me trego ne Kuran ku shkruan se muzika eshte haram, dhe une jam me ty.


    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  14. #14
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Xhamia muzika eshte haram, nqs i kendohet shejtanit, krimit dhe gjerave te shpifura, eshte haram.
    Por ama nese i kendon dashurise, i kendon bujarise, Allahut psh, krenarise, lirise etj etj atehere kjo muzik nuk eshte haram.

    Por kujt me ii treguar , kjo eshte pyetja !!!


    GV_USA
    Po Roku , po Repi po flas per ato pa sharje ??

    Nje dite kan me bo haram edhe me dal nqytet .

  15. #15
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    Po Roku , po Repi po flas per ato pa sharje ??

    Nje dite kan me bo haram edhe me dal nqytet .
    Mvaret se kujt i kendohet dhe per cfar kendohet Xhamia. Nje kenge me fjalor banal eshte haram.


    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  16. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-07-2010
    Postime
    360
    ka ketu ndonje hadithollog ????

    nuk e di perse merni mbi vete te komentoni gjera qe nuk keni njohuri apo thene me mire keni fort pak dije, ju lutem mos u futni andej nga se keni vendin

    nese do kishte qene haram ose jo kete do e thonin shkurt dhe qarte dijetaret si puna e alkoolit,zinase ,kamates, vjedhjes dhe shume gjerave qe jane ndaluar ,pasi qe ne kuran nuk ka ajet qe flet per muziken atehere burimi i dyte hadithi kete e do e ndalonte apo e ka ndaluar. dihet shume mire klasifikimi i haditheve , dhe vertetimi i tyre, une nuk pashe asnje nga ju te sjelle tekstin origjinal te haditheve te cilet flasin per ndalimin e muzikes

    une me kote nuk bera pyetje se a ka ndonje haditholog .

    selam

  17. #17
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Keto tema jan stërdiskutuar me qindra here dhe nuk ka nevoj te hapet një temë e tillë kur egzistojn me dhjetra te tilla, te hapura me heret.

    Mbyllet tema
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •