Historia e panjohur e njė prej familjeve mė tė mėdha dhe mė tė famshme tė Shqipėrisė dhe pinjollėt e saj qė mbajtėn funksione tė larta nė Perandorinė Osmane
Familja e famshme Libohova qė sundoi Janinėn pėr 200 vjet
Dashnor Kaloēi
Babai im Ihsan Libohova, i cili kishte mbaruar shkollėn fillore dhe atė unike nė Stamboll dhe Korfuz dhe ishte diplomuar pėr Drejtėsi e Shkencat Politike nė Sorbonė e Romė, kur u kthye nė Shqipėri drejtoi gazetėn "Tirana" dhe gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut ai shėrbeu pėr shumė vjet si prefekt i klasit tė parė nė Pogradec. Pas kėsaj pėr punėn e mirė qė kishte bėrė nė Pogradec, Zogu e solli nė Ministrinė e Brendshme nė Tiranė duke e emėruar si Drejtor tė pėrgjithshėm pėr Bashkitė dhe Komunat nė atė digaster. Ndonėse pas pushtimit fashist tė vėndit, babai im nuk pranoi qė tė shėrbente pėrsėri nė administratėn shtetėrore, por u mbyll nė shtėpi duke u marrė vetėm me studime, nė nėntorin e vitit 1944, ai u arrestua nga forcat partizane tė cilat na nxorrėn edhe ne nga shtėpia duke na e sekuestruar tė gjithė atė vilė ku sot ndodhet rezidenca e ambasadės sė Maqedonisė".
Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn". ėshtė 60-vjeēari Servet Libohova, njė nga pasardhėsit e familjes sė famshme Libohova, e cila njihet e konsiderohet si njė nga familjet mė tė vjetra dhe mė tė pasura gjatė gjithė historisė sė Shqipėrisė. Po cila ėshtė e kaluara dhe origjina e familjes Libohova, cila ka qenė pozita shoqėrore e politike qė ka pasur ajo familje qė nga viti 1403 kur ėshtė njohur pėr herė tė parė e deri nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė kaluar? Cilėt kanė qenė burrat mė nė zė qė ka nxjerrė ajo familje, ēfarė funksionesh dhe postesh patėn mbajtur ata nė periudhėn e perandorisė osmane dhe mė pas me krijimin e shtetit tė ri shqiptar? Cili ka qenė qėndrimi i saj politiko-shoqėror gjatė periudhės sė Monarkisė sė Zogut dhe pėrse regjimi komunist i Enver Hoxhės e persekutoi nė mėnyrėn mė barbare atė familje tepėr tė njohur, duke i pushkatuar, burgosur dhe internuar pasardhėsit e saj deri nė vitin 1990 ?
Kush ishte Ihsan Libohova
Pas Mufid bej Libohovės i cili ka qenė dhe njė nga pinjollėt mė tė famshėm tė familjes Libohova, apo siē ėshtė njohur ndryshe familja e "Asllan Pashėllinjve", nga ajo derė e njohur kanė dalė edhe shumė burra tė mėnēur tė cilėt u shkolluan dhe diplomuan nė universitetet mė prestigjoze tė Lindjes e Perėndimit, tė cilėt mė pas u kthyen nė Shqipėri duke dhėnė kontributin e tyre nė tė gjitha funksionet e detyrat qė iu ngarkuan nė administratėn e lartė tė shtetit shqiptar qė nga qeveria e parė e Ismail Qemalit, ashtu dhe gjatė viteve tė Monarkisė. Ndėr ata pasardhės tė asaj familje, pas Mufid bej Libohovės, janė tė njohur edhe Servet bej Libohova, Ekrem bej Libohova, Maliq bej Libohova, Asaf bej Libohova, Dr, Shefqet bej Libohoha, Ihsan bej Libohova, Ajet bej Libohova, Enver bej Libohova, Neki bej Libohova, si dhe dy vėllezėrit binjakė Kapllan dhe Arsllan Libohova. Lidhur me jetėn, shkollimin dhe karrierėn e njėrit prej pinjollėve tė kėtij fisi tė njohur, tė quajtur Ihsan Libohova, i cili gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut shėrbeu nė administratėn e lartė tė shtetit shqiptar, i biri i tij, 60-vjeēari Servet Libohova, dėshmon: "Babai im, Ihsani, u lind nė vitin 1901 nė qytezėn e vogėl tė Libohovės prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sonė. Mėsmiet e para tė shkollės fillore ai i mori nė qytetin e Gallatasarait nė Turqi dhe mė pas ndoqi shkollėn e mesme nė gjimnazin francez tė Korfuzit. Pas mbarimit tė shkollės sė mesme me rezultate tė shkėlqyera, Ihsani u dėrgua pėr tė ndjekur studimet e larta nė Francė, ku dhe u diplomua shkėlqyeshėm nė degėn e Jurisprudencės pranė Fakultetit tė Drejtėsisė nė Universitetin e Sorbonės. Pas diplomimit, Ihsanit, i propozuan qė tė punonte si pedagog pranė atij universiteti, por ai nuk pranoi dhe u kthye nė Shqipėri. Ihsani nuk qėndroi mė shumė se njė vit nė Shqipėri, pasi iku pėrsėri nė Itali, ku pėr katėr vjet me rradhė ai ndoqi studimet nė fakultetin e Shkencave Politike pranė universitetit tė Romės. Pas kėsaj, aty nga viti 1930, babai u kthye nė Shqipėri pasi kishte mbrojtur dy doktorata dhe njihte shkėlqyeshėm disa gjuhė tė huaja.
(..vijon)
Krijoni Kontakt