Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304

    Deklaratë e Myftiut të Kosovës

    Deklaratë e Myftiut të Kosovës, mr. Naim Tërnava pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për legjitimitetin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

    E premte 23 Korrik 2010 16:37

    Të dashur qytetarë të Kosovës!

    Të respektuar udhëheqës të institucioneve të Kosovës!

    Vëllezër e motra!

    Vendimi i djeshëm i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), në Hagë, shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme për popullin dhe shtetin e Kosovës. Me këtë vendim, drejtësia ndërkombëtare, ashtu siç është pritur i njohu popullit të Kosovës të drejtën legjitime për të krijuar e ndërtuar shtetin e tij sovran e të pavarur.

    Vendimi i djeshëm nga GJND, njeh në mënyrë meritore, përpjekjet, sakrificat dhe luftën drejtë të popullit tonë për liri e pavarësi.

    Me vendimin e djeshëm Kosova shënoi një fitore diplomatike e juridike në përmasat ndërkombëtare, përse s’ka dyshim se më meritori është populli i Kosovës, por me këtë rast duhet përgëzuar edhe bartësit e institucioneve që me punën e tyre të palodhshme, pas shpalljes së pavarësisë bënë që të funksionalizojnë të gjitha mekanizmat e shtetit, duke përfaqësuar atë në mënyrë të denjë në forumet ndërkombëtare.

    Me këtë rast, falënderojmë edhe një here të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë që mbështetën edhe në GJND të drejtën e popullit të Kosovës për sovranitet e pavarësi.

    Është obligim i yni që tani kur shteti ynë veç është njohur nga 69 vende dhe pas vendimit të GJND në Hagë, të angazhohemi në forcimin e unitetit të brendshëm, një shtet ku sundon rendi e ligji, ku të gjithë pa marrë parasysh përkatësinë etnike a fetare të jenë të barabartë, për zhvillim ekonomik me se Kosova do të bëhej vend ku mund edhe të jetohet e punohet me dinjitet.

    Me fat, e urime!



    Myftiu i Kosovës

    Mr. Naim Tërnava
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-04-2010
    Postime
    50
    Naim Ternava eshtë nje instrument nga Politikanet e Kosoves, per ti mashtruar njerzit, se duhet te perkrahet Demokracia dhe "Miqet" e saj!

    Me këtë rast, falënderojmë edhe një here të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë që mbështetën edhe në GJND të drejtën e popullit të Kosovës për sovranitet e pavarësi.
    Gjithashtu eshtë i kenaqur me gjykimin e Taghutit, dhe e perkrah dhe e mbron ligjin të berë nga njerzit ne qdo deklarat! Shejtani ne pampje te "hoxhes dhe Dekanit".



    "...Thuaj: “A janë ata që dijnë, njësoj me ata që nuk dijnë?”..." (Ez Zumer:9)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •