
Postuar më parë nga
Llapi
A koka que gjenazja prap a Haaaaaa
po de po lek te 3% te fondit te popullit qe i ka viedh per 10 vjet ka boll
----------------------------------
Isa Mustafa i sëmurë?
e Mërkurë, 07 Prill 2010 14:10
Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, është sëmurë nga zemra dhe ndodhet në Belgjikë për operim. Por, zyrtarët komunalë e mohojnë këtë, duke thënë se ai ndodhet atje për vizitë zyrtare.
Isa Mustafa, kryetar i Komunës së Prishtinës, është shumë i sëmurë. Ai ka shkuar për shërim në Belgjikë. Burime të Expressit nga Komuna tregojnë se Mustafa është i sëmurë nga zemra dhe ka shkuar atje të operohet.
Por, ky lajm është mbajtur i fshehur nga zyrtarët komunalë. Sipas tyre, Isa Mustafa gjendet në një udhëtim zyrtar në Belgjikë bashkë me nënkryetarin Sami Hamiti. Muhamet Gashi, zëdhënësi i Komunës, këtë lajm e quan spekulim dhe aspak të vërtetë. “Kjo që po flitet për kryetarin nuk është e vërtetë. Unë personalisht bisedova me familjen e tij dhe me të. Më tha që kthehet gjatë kësaj jave, sepse i ka edhe disa takime zyrtare në Belgjikë”, tha Gashi për Express. Të njëjtën deklaratë e jep edhe Asdren Osaj, këshilltari për media i kryetarit Isa Mustafës.
“Kryetari ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore kur është nisur për në Bruksel bashkë me nënkryetarin e Komunës. Ka shkuar për vizitë zyrtare, për asgjë tjetër”, thotë Osaj për Express.
Por, të mërkurën, Komuna e Prishtinës, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe IN-Habitati, nga ora 10 organizojnë tryezë të rrumbullakët në objektin e ri të Komunës, në lagjen Arbëria, për “Ditën Botërore të Shëndetësisë 2010”, me moton “1000 Qytete, 1000 Jetë”.
Shefi i grupit parlamentar të PDK’së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Shemsi Veseli, thotë se në ftesën që ai ka marrë për këtë konferencë, thuhet se fjalën hyrëse e ka Isa Mustafa. Por, ai nuk e di nëse kreu i Komunës do të jetë i pranishëm, sepse nuk ndodhet në Kosovë.
“Kur e dinë që kryetari nuk ndodhet këtu, nuk e di pse i dërgojnë ftesat në të cilat shkruan se hapjen e konferencës do ta bëjë vetë kryetari”, thotë Veseli për Express.
Ai dhe opozita nuk kanë asnjë informacion për lajmin që kryetari është i sëmurë. “E di që kanë thënë që kryetari është pa qejf. Një gjë të tillë e kam vërejtur edhe vetë, sepse është shumë i plogësht në punë”, tregon Veseli, duke thënë se gjatë kësaj periudhe kohore, ndoshta për shkak të shëndetit, nuk po vërehet ndonjë dinamikë e punës tek ai.
Isa Mustafa është profesor i mikroekonomisë dhe i menaxhimit financiar në Universitetin e Prishtinës. Ndërsa detyrën e kryetarit të Komunës së Prishtinës e ushtron që nga janari i vitit 2008 dhe është rizgjedhur për mandat të dytë në nëntor 2009./express/
Ruaj Lidhjet