Postuar mė parė nga
bani
Eshte nje shqetesim , mbase dhe "problem",
jam takuar para shume kohesh me nje ish ushtar te ushtrise clirimtare te kosoves,
me origjine nga dukagjini (kosove), i cili luftoi dhe u plagos per clirimin e kosoves,
me tregoi aspekte te luftes , por me tregoi dhe dicka qe nuk kishte te bente me serbet por me vllezerit e te njejtit gjak, shqiptaret.
Personi ne fjale ishte katolik per nga feja , dhe si shume patriote kosovare u kthye nga emigrimi dhe u fut ne rradhet e uck, me brenge ne zemer dhe me shqetesim qe lehte kuptohej ne fytyren e tij, me tha;
po qendronim ulur bashke me ushtare te tjere te uck, nje grup ushtaresh qe ishin prane po shikonin nga une dhe po bisedonin dhe njeri prej tyre tha; mbas shkaut te madh e ka rradhen shkau i vogel, duke nenkuptuar katoliket shqiptar.
m'a tha kete dhe s'foli me , vetem shikoi qiellin si per te larguar zhgenjimin.
te them te drejten ate zhgenjim e ndjeva edhe une ,
nuk e pata imagjinuar kurre se mund te kete njerez qe jane aq te paturp dhe te hedhin fjale te tilla,nuk do te doja t'a besoja , por e di shume mire qe eshte e vertete, sepse e kuptova qe nuk me genjeu.
cmendim keni ju forumiste per keta njerez !
une nuk do deshiroja t'a thoja , por kam mesuar se zgjidhja e nje problemi fillon nga e verteta, ashtu sic eshte , sado e hidhur,
do doja komentet e juaja mbi kto incidente qe mund te ndodhin edhe sot , jo me ne frontin e luftes , por ne ambiente e kushte te tjera , por qe perbejne rrezik per shfaqjen e ndasive mbi baza fetare , duke anashkaluar e bile duke harruar se jemi nje gjak.
Krijoni Kontakt