Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    31-01-2010
    Postime
    55

    Philips: SHIK-u është ende aktiv

    Philips: SHIK-u është ende aktiv

    Prishtinë, 20 korrik 2010 - SHIK-u është ende aktiv dhe i lidhur ngushtë me zyrtarë të lartë qeveritarë, ka thënë David Philips, autor i raportit 'Të kuptuarit e pavarësisë', i publikuar muaj më parë. Në tryezën e organizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme, David Philips ka preferuar t’i mbrojë gjetjet e raportit edhe në Prishtinë, duke rithënë ato që ka shkruar në raport se korrpusioni dhe krimi i organizuar është ende në nivel të lartë dhe ato rrezikojnë të ardhmen e Kosovës dhe pavarësinë e saj.
    ''Qeveria duhet të tregohet më aktive në luftimin e këtyre dukurive. Duhet të fillojë t’i arrestojë zyrtarët e lartë të korruptuar, duke mos përjashtuar as familjarët. Politika është shumë e personalizuar, kurse SHIK-u është ende aktiv, megjithëse e ka deklaruar të përfunduar punën e tij'', ka thënë Philips para politikanëve, aktivistëve të shoqërisë civile e gazetarëve.
    Në përfundim të prezantimit të shkurtër të raportit të tij, të publikuar nga Komiteti Kombëtar për Politikë të Jashtme, Philips ka folur edhe për kërcënimin e medias së pavarur në Kosovë, si dhe mënyrën si është pritur dhe komentuar raporti i tij në Kosovë. ''Të gjitha i pranoj, debatin, përfshirë komentet pozitive apo negative. Por nuk e pranoj të më quajnë agjent i Serbisë, siç e ka bërë gazeta e PDK-s, Infopress. Nuk lejoj që 23 vjet të angazhimit tim për pavarësinë e Kosovës të komentohen në këtë mënyrë'', ka thënë Philips.
    Sekretari i Përgjithshëm i PDK-s, Jakup Krasniqi, i cili e pati quajtur tendecioz raportin përmes një letër, sërish në tryezë ka thënë se autori Philips ka qenë i njëanshëm duke përmendur vetëm SHIK-un e jo edhe shërbimet e tjera.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ah Rrnoft SHIK-u se ju shpiunat edhe enderr po e shihni
    as gjumin spo ju len te qet SHIK-u ta bani haaaaaaaaa
    ishalla po tranoheni e po pshurrni prej tute
    ah mir po e dini ju disa shpiuna se qka u gjan meu shti
    keta te SHIK-ut ne dor

    SHIK-u per ne shqiptaret njihet si Çlirimtar te vertet
    e per ju shpiunqiqave mos vet hiq se skan hiq rahmet haaaaaa

    o ti R17
    ku i le r.l.etj haaaaa
    valla shkruej me te cilin nr. ndaq se kot e kie se
    ish nifar Marinari penicilin per ju shpiunave
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Filips: Arrestojini shkelësit e profilit të lartë!
    Kritika për mungesë ligji, për shtet joformal, krim të organizuar e korrupsion, janë dëgjuar në debatin “Kuptimi i pavarësisë, sipas raportit të Komitetit Amerikan për Politikë të Jashtme”. Ndërsa, përfaqësues të pushtetit kanë mbrojtur veten, duke thënë se është lehtë të kritikohet, shoqëria civile ka ngritur zërin se Kosova e ka humbur kredibilitetin me mosluftimin e dukurive negative. Në këtë debat është riaktualizuar sërish funksionimi i SHIK-ut.
    Dy vjet pas pavarësisë së Kosovës dhe në prag të dhënies së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, përfundim i një debati në Prishtinë, ka qenë se Kosova nuk i ka punët mirë në çështjet e brendshme.

    Mbizotërimi i joformalitetit, mosgatishmëria për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, funksionimi i mëtejmë i SHIK-ut, kanë qenë ndër temat që kanë nxitur debat të ashpër në konferencën “Kuptimi i pavarësisë sipas raportit të Komitetit Amerikan për Politikë të Jashtme”.

    Përfaqësuesi i këtij komiteti, David Filips, ka sjellë thekse nga raporti i publikuar kohë më parë, ku vihen në pah sfidat para shtetit më të ri në botë.

    Ai ka theksuar se pavarësisht përpjekjeve të Serbisë për të minuar progresin në Kosovë, është vetë politika kosovare, që po i ndihmon kësaj çështjeje.

    Filips ka kritikuar misionin evropian për sundimin e ligjit se nuk po kryen punën e tij, ndërsa ka thënë se nëse qeveria është serioze në luftimin e korrupsionit, atëherë këtë duhet ta zbatojë dhe në praktikë.

    “Kjo nënkupton se duhet të arrestojë shkelësit e profilit të lartë, pa marrë parasysh se kush janë, apo lidhjet e tyre familjare. Të përkëdhelurit e zyrtarëve qeveritarë të emëruar në poste që kanë lidhje me luftën kundër korrupsionit, duhet larguar”.

    “Duhet miratuar ligji anti-mafia dhe ai për konfiskimin e pasurisë. Edhe pse SHIK-u është shpërbërë zyrtarisht më 2008, anëtarët e SHIK-ut ende operojnë dhe aktivitetet e tyre nuk sjellin asgjë tjetër, vetëm mosbesim dhe probleme për njerëzit dhe Qeverinë e Kosovës, me të cilët anëtarët e SHIK-ut ende kanë lidhje të ngushta”, ka thënë Filips.

    Por, ashtu siç e ka kundërshtuar, në kohën e publikimit, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, duke folur dhe në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike të Kosovës, e ka quajtur të njëanshëm, një pjesë të raportit.

    “Sa i përket SHIK-ut, mendoj se ka qenë i njëanshëm. Nëse hyjmë në këtë temë, në Kosovë deri para pavarësisë ka pasur edhe shërbime tjera, së paku tri, apo katër, dhe është apostrofuar vetëm një”.

    “Për mua kjo ka qenë e mjaftueshme për të thënë se në këtë segment ka qenë tepër i njëanshëm. Nuk dua t’ju përmend segmente tjera, mendoj se i gjithë opinioni në Kosovë e di, kur njerëzit bëjnë paraqitje të njëanshme, natyrisht edhe reagimet mund të jenë pak të ashpra”, është shprehur Krasniqi.

    Shërbimi Informativ i Kosovës, për të cilin thuhet se ka qenë organ i Partisë Demokratike të Kosovës, është shpërbërë në vitin 2008.

    Por, raporti i Komitetit Amerikan për Politikë të Jashtme vë në pah se brenda një viti edhe më tej anëtarë të kësaj strukture mbledhin rreth 200 milionë euro nga e ashtuquajtura metodë reketimi.

    Publicisti Veton Surroi, ka përmendur katër faza, atë të themelimit, funksionimit, financimit dhe të zhbërjes së SHIK-ut, duke i quajtur që të katra si joformale dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi.

    “Nëse në këto katër segmente, SHIK-u ka hyrë në joformalitet dhe ka vazhduar e përfunduar me joformalitet, atëherë në përcaktimin e sundimit të ligjit unë do të thosha se kemi një pushtet legjislativ, i cili ka lejuar joformalitetin, apo e ka pranuar dhe e pranon ende joformalitetetin”.

    “Kemi një pushtet ekzekutiv, që ka pranuar dhe e pranon joformalitetin dhe kemi një gjyqësor që pranon joformalitetin. Në momentin kur këto pushtete pranojnë joformalitetin, atëherë kanë pranuar se nuk janë të vetmet struktura të pushtetit në Kosovë, pra ekziston një konkurrencë”, ka thënë Surroi.

    Në anën tjetër, zërat kritikë ndaj qeverisë, kanë ardhur nga vetë partnerja e koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Kreu i Komunës së Prishtinës dhe anëtar i lartë i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar përgjigje për një sërë problemesh, që, sipas tij, sot po e ngufasin Kosovën.

    ”EULEX-i ka zhvilluar aksione spektakulare dhe ka mbetur në procedurë. Unë nuk dëshiroj tash të paragjykoj se çfarë do të ndodhë më tutje”.

    “Kryeministri ka thënë se ka tolerancë zero ndaj korrupsionit, por deri më tash as Qeveria, as kryeministri nuk kanë vepruar në asnjë rast, me të cilin do të kishin dhënë shembull se diçka u bë kundër korrupsionit në Kosovë dhe diçka po bëjmë që ne ta forcojmë shtetin ligjor”, ka deklaruar Mustafa.

    Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i Institutit KIPRED, Ilir Deda, ka dhënë një sugjerim, se kur lufta kundër korrupsionit mund të quhet e suksesshme.

    “Nëse 11 vjet pas luftës një pjesë e rinisë mendon se duhet të shkojë në institucione për t’u pasuruar, ky është problemi më i madh. Këtu rol kyç ka edhe bashkësia ndërkombëtare”.

    “Pa arrestimin e ministrave, që janë përgjegjës, nuk do të ketë sukses në luftën kundër korrupsionit, nëse merren ‘peshqit e vegjël’, ndërsa ‘peshqit e mëdhenj’, janë aty ku janë apo shpërblehen me poste të ndryshme”, ka theksuar Deda.

    Ndryshe, David Filips, në debatin e organizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme, ka kërkuar që të sqarohet një artikull në të përditshmen “Infopress”, ku pas publikimit të raportit për Kosovën, ai është quajtur agjent i Serbisë.

    “Më duhet të them se s’ka asgjë më ofenduese për mua sesa të më akuzojnë si spiun i Serbisë. Unë i kam dedikuar 23 vjet të jetës sime, natyrisht me zgjedhjen time, dhe pa kompensim, ndihmës për Kosovën, që ta realizoj pavarësinë e saj”.

    “Pasi që ‘Infopress’ kontrollohet nga një anëtar i Parlamentit, që është i PDK-së, dua ta di nëse ky qëndrim është i PDK-së, se jam agjent i Serbisë, apo se veproi në emër të dikujt tjetër”.

    “Dhe nëse ky dezinformim është paraqitur dhe nëse ky qëndrim është paraqitur në bashkëpunim me Qeverinë, kërkoj që Qeveria të më kërkojë falje”, është shprehur Filips duke kërkuar shpjegim.

    Jakup Krasniqi ka thënë se nuk do të flasë për ato që shkruhen në media, pasi, sipas tij, mediat e kanë lirinë të shkruajnë çka të dëshirojnë.

    Por, kryeredaktori i “Infopressit”, njëherësh deputet i PDK-së, Rexhep Hoti, ka kërkuar nga zoti Filips që ai t’i kërkojë falje gazetës, meqë, sipas tij, artikulli në fjalë, ka qenë opinion dhe nuk ka qenë qëndrim i gazetës.(rel)

  4. #4
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin

    Por, kryeredaktori i “Infopressit”, njëherësh deputet i PDK-së, Rexhep Hoti, ka kërkuar nga zoti Filips që ai t’i kërkojë falje gazetës, meqë, sipas tij, artikulli në fjalë, ka qenë opinion dhe nuk ka qenë qëndrim i gazetës.(rel
    )

    Per cfare duhet te kerkoj ky Phillips falje se nuk e mora vesh?! Duhet te kerkoj falje ai se gazetat e kane quajtur spiun te serbise pasi ka punuar 23 vjet per pavaresine e Kosoves? Hajde politike hajde... Kalova lumin te q**sha kalin
    Moderator, e di vet ti...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Ah Rrnoft SHIK-u se ju shpiunat edhe enderr po e shihni
    as gjumin spo ju len te qet SHIK-u ta bani haaaaaaaaa
    ishalla po tranoheni e po pshurrni prej tute
    ah mir po e dini ju disa shpiuna se qka u gjan meu shti
    keta te SHIK-ut ne dor

    SHIK-u per ne shqiptaret njihet si Çlirimtar te vertet
    e per ju shpiunqiqave mos vet hiq se skan hiq rahmet haaaaaa

    o ti R17
    ku i le r.l.etj haaaaa
    valla shkruej me te cilin nr. ndaq se kot e kie se
    ish nifar Marinari penicilin per ju shpiunave
    ky philipsi me 'serbi 'eshte!!

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162

    ...hahahahaha....Rroft Rroft ...ende ka pun ende ....duhet mi zhduk rugoviqat ..., ej njerz jem tu punu a? , po shkoooojjjmmmmm.....

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    ky philipsi me 'serbi 'eshte!!
    spo na han qokja hiq me kan asht
    sigurisht me qeverin Amerikane nuk eshte
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Ah Rrnoft SHIK-u se ju shpiunat edhe enderr po e shihni
    as gjumin spo ju len te qet SHIK-u ta bani haaaaaaaaa
    ishalla po tranoheni e po pshurrni prej tute
    ah mir po e dini ju disa shpiuna se qka u gjan meu shti
    keta te SHIK-ut ne dor

    SHIK-u per ne shqiptaret njihet si Çlirimtar te vertet
    e per ju shpiunqiqave mos vet hiq se skan hiq rahmet haaaaaa

    o ti R17
    ku i le r.l.etj haaaaa
    valla shkruej me te cilin nr. ndaq se kot e kie se
    ish nifar Marinari penicilin per ju shpiunave
    Per cilt shqiptar ??

    Ndoshta vetem per ata te PDK-se se per tjert jo.

    Po keta oo menje peshku marrin haraq deri ne 200 milion euro .....por ti kurr ske qen e as kurr ske me qen njeri .....je kafsh qe veq din me hap gojen palidhje .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    Per cilt shqiptar ??

    Ndoshta vetem per ata te PDK-se se per tjert jo.

    Po keta oo menje peshku marrin haraq deri ne 200 milion euro .....por ti kurr ske qen e as kurr ske me qen njeri .....je kafsh qe veq din me hap gojen palidhje .
    ec bre shko falu ti more talibani i flliqt
    e mundohu me e mashtrue naj fukara siq po veproni
    po qka din ti per shqiptar
    ti rrena diqka per taliban e le SHIK-un ti se smerr er ne kto pun
    a tu ka rrit bursa hiq prej talibanve balit
    ket tregona
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Philips: EULEX-i ta bëjë punën tash, ose të shkojë

    Publikuar: Sot, më 22 korrik 2010

    Philips: EULEX-i ta bëjë punën tash, ose të shkojë

    Autori i raportit “Të kuptuarit e pavarësisë”, të botuar muaj më parë, edhe pasi që ka marrë reagimet kundërshtuese dhe mbështetëse në Prishtinë nuk është lëkundur nga konstatimet se njerëzit e SHIK-ut veprojnë ende në Kosovë.
    Në një intervistë për “Kohën Ditore” (e publikuar në numrin e sotshëm të saj) David Philips ka mbrojtur raportin e tij të botuar nga Komiteti Amerikan i Politikës së Jashtme, duke thënë se reagimet në Prishtinë, për më shumë e kanë vërtetuar atë që ka shkruar ai.
    “Nuk besoj se dikush dyshon në atë se anëtarët e SHIK-ut ende veprojnë. Askush nuk e vë në dyshim këtë dhe të gjithë e dinë se kjo është e vërtetë. Ajo që është thënë nga kryeparlamentari është se SHIK-u është zhbërë me këtë datë. Të gjithë e dinë që organizata është zhbërë, por kjo nuk do të thotë se anëtarët e saj nuk veprojnë. Nëse është zhbërë, atëherë ku janë armët, automjetet dhe gjërat e tjera që ka përdorur organizata. Duhet të ekzistojë një procedurë zyrtare për zhbërjen e SHIK-ut dhe integrimin e ish-anëtarëve të saj në shoqëri”, ka thënë Philips.
    Sipas tij “edhe nëse organizata e ka shpallur publikisht shpërbërjen, anëtarët e kësaj organizate, vazhdojnë që të bëjnë biznesin e tyre. Ata janë të përfshirë edhe në bërjen e presioneve politike”.
    “Unë e di se anëtarët e kësaj organizate po marrin paratë nga ministritë dhe sektori privat dhe po vazhdojnë që të bëjnë punën e tyre”, ka thënë Philips, duke shtuar se ekzistojnë lidhje “të ngushta mes zyrtarëve të korruptuar dhe këtyre rrjeteve kriminale”.
    Ky analist amerikan ka kërkuar nga EULEX-i që sa më shpejt të arrestojë “peshqit e mëdhenj”, dhe të fillojë urgjentisht të kryejë punën e vet.
    Philips ka thënë për “Kohën Ditore’ se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe miqtë e tjerë të Kosovës, e mbështesin luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    “Unë jam i sigurt se gjatë takimeve këto ditë me kryeministrin Thaçi, secili zyrtar amerikan atje, është duke kërkuar nga ai që të bëhet më shumë në luftimin e korrupsionit”, ka thënë Philips, duke shtuar se edhe Thaçi, edhe EULEX-i duhet të gjykohen në bazë të asaj që e bëjnë, dhe jo në bazë të asaj që e thonë.

    Philips ka shfaqur bindjen se nëse kosovarët kanë arritur që t`i mbijetojnë agresionit me dekada të Serbisë, natyrisht se do t`i mbijetojnë edhe këto vështirësitë e transicionit postkomunist dhe postkonflikt. Unë shpresoj kështu për të mirën e Kosovës. Sidomos nëse shoqëria civile angazhohet dhe e mban Qeverinë përgjegjëse, atëherë legjitimiteti i saj do të ngrihet.
    “Kohës Ditore” Philips ia ka rrëfyer lidhjet me Kosovën. Vij këtu që nga viti 1988. Kam bërë rreth 40 vizita këtu. Shumë herë kam ecur nëpër kufirin me Maqedoni. E kam parë Kosovën edhe në ditët e saj më të këqija. Dhe e kam parë në ditët më të mira, që janë pas pavarësisë. Jam i kënaqur me progresin e Kosovës për shkak të lidhjeve të mia me Kosovën. Andaj flas kaq sinqerisht për zhvillimet tona.
    Philips po ashtu ka thënë se zyrtarët e EULEX-it duhet të fillojnë të punojnë. Kanë vëzhguar mjaft, duke menduar se çfarë të bëjnë dhe tash është koha që ta bëjnë një gjë të tillë. Edhe EULEX-i duhet gjykuar nga ajo që bën dhe jo nga ajo që thotë. Nëse nuk i arreston peshqit e mëdhenj, nuk i lufton krimin e organizuar dhe korrupsioni, atëherë kujt i duhet ky mision?!
    “Nëse EULEX-i dëshiron të luftojë korrupsionin, atëherë duhet të bëjë një gjë të tillë. Shtetet anëtare të BE-së duhet ta kuptojnë se është në interesin e tyre që EULEX-it të jetë i suksesshëm dhe duhet ta mbështesin. Në të kundërtën, nuk ka nevojë për parada që tregojnë se si misioni është këtu për të luftuar korrupsionin. Ose duhet që të fillojnë të punojnë, ose t`i paketojnë valixhet dhe të shkojnë në shtëpi”, është shprehur Philips (gjerësisht në numrin e sotshëm të “Kohës Ditore”)
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 22-07-2010 më 05:36

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    SHIK -u,po i zhduke kriminelet,spiunat,tradhetaret.Forca SHIKU!
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    e sa udbashi e sa njeri eshte euforik me i pa shkiet e magjupt prap ne Kosov e sa islamisti e sa mjekra e sa pedrasti e prifti e sa kriminel e hajduta te europes qe vin me ka 20 mij euro ne gjep e na i kishin shllajfit keret e na i kishin nguc grat,ehhh veq duhet me than mos na lasht zoti dhe rnoft sherbimi i popullit shqiptar

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Drenicalia
    Anëtarësuar
    31-05-2010
    Vendndodhja
    Galice
    Postime
    5
    Kan me hanger te vetin qita Shikistat tani e tutje...se boll ma ne emer te shqiptaris pa te drejt i kan ra ne qaf popullit...

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Drenicalia Lexo Postimin
    Kan me hanger te vetin qita Shikistat tani e tutje...se boll ma ne emer te shqiptaris pa te drejt i kan ra ne qaf popullit...
    mos te paskan shti ne dor ndonjiher edhe ty a
    ti edhe populli mire e din kan e shtin ata ne dor heeee
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •