Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 169
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Ish anetare te UCK-se, perfshire Fatmir Limaj, te kerkuar nga Gjykata e Hages

    Trupat Britanike kane ndermarr nje operacion te drejtuar nga NATO-ja te arrestojne Shqiptare te perfshire ne krimet e luftes nga Tribunali i Nderkombetar i Krimeve ne Hage, bazuar tek zyrtaret e intelegjences.

    Dje ne Kosove, tre Shqiptare pritej te transferoheshin ne burgjet e Hages.

    Brenda oreve te fillimit te operacionit, dukej se trupat arrestuese kane deshtuar tek targeti i tyre kryesor, nje ish udheheqes rebel Shqiptar i shenderruar ne politikan i quajtur Fatmir Limaj.

    Operacioni, i cili filloj para agimit ne rruget e akullta dimerore te kryeqyetit regjional Prishtines, ishte hera e pare qe Shqiptaret etnike te provinces te jene arrestuar ne emer te Tribunalit.

    Trupat nga batalioni i pare, Regjimenti Staffordshire, i vendosuar ne Prishtine, e po ashtu edhe intelegjenca e Ushtrise Britanike, kerkuan te tre te dyshuarit rreth ores 3 te mengjesit.

    NATO-ja nuk specifikoj apo qartesoj nese ekipi i forcave speciale nga regjimenti 22 i Sherbimeve Speciale Ajrore Britanike, ak qene perdorur ne operacionin e arrestimit.

    Sa i peket Fatmir Limajt mbetet e pa qarte gjersa operacioni vazhdoj edhe dje ne mbremje.

    Te dyja NATO-ja dhe administrata e Kombeve te Bashkuara ne Kosove refuzuan te konfirmojne ndonje hollesire ne vazhdimesine e operacionit, sa do qe intelegjenca nderkombetare dhe zyrtaret e sigurimit, duke folur ne kushte te anonimitetit, konfirmuan se kerkimi per Fatmir Limajn eshte duke vazhduar.

    Zyrtaret nga tribunali i Hages po ashtu refuzuan te konfirmojne hollesira ne vazhdimesine e operacionit.

    Fatmir Limaj besohet te kete qene i perfshire prej Tribunalit Nderkombetar te Krimeve per Ish Jugosllavine per vrasjet, torturat dhe maltretime te Shqiptareve dhe Serbeve etnike ne mes te viteve 1998-99.

    Z. Limaj, 32, eshte nje ish anetar i stafit te pergjithshem te Ushtrise Clirimatare te Kosoves (UCK), forces rebele Shqiptare trupat dhe policet e ish Presidentit Sllobodan Milloshevic ne mes viteve 1998-99.

    Pasi Kombet e Bashkuara dhe NATO-ja hyne ne Kosove ne Qershor 1999, duke detyruar Serbet te largohen, Limaj flaku kamuflazhen e tij lodhese per nje nje takem politikani.

    Ai u be nen-kryetar dhe deputet parlamentar per Partine Demokratike te Kosoves, partia kryesore Shqiptare e dalur nga rradhet e UCK-se.

    Nje nga ata te arrestuarit ishte Haradin Bala, i arrestuar ne fshatin Koretice, 15 mile jashte Prishtines. Te afermit e tij thane se dje ne ora 3 te mengjesit, kater automjete te perbera nga ushtare te armatosur kane dalur nga shtepia. Ata e arrestuan ate, morren fotografite e tij dhe e morren ate.


    Ushtaret Britanike, karabinieret Italiane dhe trupat Norvegjeze te NATO-s kane vazhduar kerkimet ne shtepi deri ne oren 11:00, duke shpjeguar se Bala eshte i arrestuar per krime te luftes.

    UCK-ja ishte e ushtruar, financuar, pajisur dhe asistuar nga intelegjenca Amerikane dhe Britanike dhe forca te tjera speciale ne luften e tyre kunder Serbeve.

    Por pas Qershorit 1999, NATO dhe ushtaret e Kombeve te Bashkuara dhe administratoret ne menyre te shpejte humben durimin dhe simpatine per ish rebelet e trajnuar te tyre, gjersa ekstremistet Shqiptare aspersisht vazhduan fushaten e gjere te dhunes te kthyer kunder pastrimit te popullates se minoritetit Serb te Kosoves.

    Rreth Marsit te vitit 2000, Carla del Ponte, Prokurorja Drejtuese e Gjykates se Hages, njoftoj se ajo ka nje numer te Shqiptareve etnike ne shenjester te saj.

    Fillimisht agjencite e intelegjences britanike dhe Amerikane kishin kundershtuar arrestimin e atyre qe ata nje here i kishin trajnuar dhe ndihmuar, por rreth veres 2002 presioni ishte kornizuar per NATO-n te sjell disa nga kriminelet Shqiptare te luftes tek Tribunali.



    Marre nga origjinali ne gjuhen angleze tek SCOTSMAN, dhe perkthyer ne gjuhen shqipe me aftesine e mundsheme te perkthimit.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Moj Shefki eshte dasht e qajt kur ai burri yt vriste e priste njerez te pafajshem e jo tash moj e zeze moj korbe,se ai korbi yt e ka vendin aty me shume korba tjere.



    Arrestohen tre shqiptarė tė kėrkuar nga Gjykata e Hagės; NATO jep emrat e tė akuzuarve pėr krime lufte update


    PRISHTINE, 17 shkurt - Policia e UNMIK-u dhe pjesėtarėt e KFOR-it kanė arrestuar tre shqiptarė tė Kosovės nė bazė tė njė urdhėrarresti tė Tribunalit tė Hagės. Trupa ndėrkombėtare tė sigurisė arrestuan Haradin Balajn, me nofkėn "Shala", nga fshati Korreticė e Epėrme tė komunės sė Drenasit, Isak Musliu, me nofkėn "Ēerēizi" dhe Agim Murtezi, me nofkėn "Murrizi". Emrat e tė arrestuarve u konfirmuan pėr korrespondentin e RTV21 nė Bruksel, Afrim Gjonbalaj, nga zyrtarėt e NATO-s. Sipas tyre, te arrestuarit tashme ndodhen ne nje vend te sigurtė.
    "Ata e arrestuan Haradinin, duke thėnė se ai ėshtė akuzuar pėr krime lufte", tha nipi i tij Agron Balaj, duke konfirmuar se Haradini ka qenė anėtar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės gjatė luftės nė Kosovė kundėr forcave serbe.
    Vėllai i Balajt, Fatmir Balaj, tha se ushtarė tė armatosur, disa me maska nė kokė, hynė nė shtėpinė e tyre kur Haradini ende ishte duke fjetur. “Kėta njerėz na thanė qė ishin nga Tribunali i Hagės”, tha ai. Ndėrsa gruaja e Balajt, Shefkija thotė se i kishte pyetur ushtarėt se pėrse po e merrnin bashkėshortin e saj. “Ata i bėnė fotografi, e hoqėn tutje dhe pastaj nisėn tė bastisin shtėpinė. Unė qaja, bėrtisja dhe i pyesja se pėrse burri im po arrestohej nga njerėz me maska nė mes tė natės. Ata mė thanė se ai kėrkohej pėr krime lufte”, thotė Shefkija. Sipas saj, Balaj ka qenė njė oficer i gradės sė ulėt dhe i ėshtė bashkuar njė brigade nė qendėr tė vendit qė nė fillim tė konfliktit.
    Zyrtarėt e UNMIK-ut kanė konfirmuar arrestimin, por nuk kanė bėrė tė njohur asgjė tjetėr, duke thėnė se kėtė do tė bėjnė sot pasdite zyrtarėt e Tribunalit tė Hagės. Nga ana tjetėr njė komunikatė e KFOR-it e shpėrndarė nė Prishtinė, ka bėrė tė ditur se gjatė aksionit pėr arrestimin e kėtyre tre tė kėrkuarve, nuk ka patur viktima apo tė plagosur.
    Ndėrsa Kryeprokurorja e Hagės, Karla del Ponte e cila ndodhet pėr njė vizitė nė Beograd nuk ka dhėnė ndonjė deklaratė nė lidhje me kėto arrestime. "Unė nuk mund ta komentoj kėtė ngjarje, por une ju them qė duhet tė presim disa ditė ose disa orė pėr tė dhėnė ndonjė deklaratė zyrtare", tha Del Ponte.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Nuk besoj se postimi i artikujve te caktuar na ben te mundshme te ndihemi mire edhe emocionalisht, apo ndoshta fokusohesh me teper ne ate qe juve ju ben me teper te gezuar.

    Artikulli i postuar ka burimin e caktuar, dhe ndoshta ai burim elektronik mund te kete psur fatin te gezohet se pari, dhe te perpiloj nje liste te atille.

    Nese akoma dyshon ne nje artikull te tille, origjinali ne gjuhen angleze eshte ne dispozicion ne lidhjen e meposhtme:

    http://c.moreover.com/click/here.pl?p61115272

    Shpresoj se do te mbetet me teper nga ju per te ri-pohuar!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Sido qe te jete, jam duke e postuar artikullin origjinal ne gjuhen angleze:


    British troops hunt down former KLA men

    BRITISH troops have spearheaded a NATO-led operation to arrest Kosova Albanians indicted with war crimes by the International Criminal Tribunal in the Hague, according to intelligence officials.

    Three Albanians were in NATO detention in Kosovo yesterday awaiting transfer to prison cells in the Hague.

    Yet within hours of the operation beginning, it transpired that the arresting troops had missed their main target, a former Albanian rebel leader turned politician named Fatmir Limaj.

    The operation, which began before dawn on the freezing winter streets of the regional capital Pristina, was the first time that ethnic Albanians from the province have been arrested on behalf of the tribunal.

    Troops from the 1st Battalion, the Staffordshire Regiment, based in Pristina, as well as British Army intelligence and reconnaissance teams, swooped on three Albanian suspects around 3am.

    NATO would not specify or clarify whether special forces teams from Britain's 22 Special Air Service regiment, had been used in the arrest operation.

    The whereabouts of Fatmir Limaj remained unclear as the operation continued into the evening yesterday.

    Both NATO and the UN administration in Kosovo refused to confirm any details of the ongoing operation, although international intelligence and security officials, speaking on condition of anonymity, confirmed that the hunt for Mr Limaj was continuing.

    Officials from the Hague tribunal also refused to confirm details of the ongoing operation.

    Fatmir Limaj is believed to have been indicted by the International Criminal Tribunal for the Former Yugoslavia for killings, torture and illegal detentions of both fellow ethnic Albanians and Serbs between 1998-9.

    Mr Limaj, 32, is a former member of the general staff of the Kosovo Liberation Army (KLA), the ethnic Albanian rebel force that battled Serb troops and policemen of former President Slobodan Milosevic between 1997-1999.

    After the UN and NATO entered Kosovo in June 1999, putting the Serbs to flight, Limaj discarded his camouflage fatigues for a politician’s suit.

    He became the vice-chairman and parliamentary whip for the Democratic Party of Kosovo, the main Albanian party that sprung out of the ranks of the KLA.

    One of those arrested was Haradin Bala, picked up in the village of Koretica, 15 miles outside Pristina. His relatives said that at 3am yesterday morning, four vehicles containing armed men in balaclavas drew up outside the house. They arrested him, took his photograph and removed him.

    British soldiers, Italian carabinieri and Norwegian NATO troops then carried out a search of the house until 11am, explaining that Bala had been arrested for war-crimes.

    The KLA was trained, financed, supplied and assisted by American and British intelligence and special forces assets in their fight against the Serbs.

    Yet after June 1999, NATO and the UN's soldiers and administrators rapidly lost patience and sympathy with their former rebel proteges, as hardline extremist Kosova Albanians carried out a hugely violent campaign of reverse ethnic cleansing against Kosovo’s minority Serb population.

    By March 2000, Carla del Ponte, the Hague Tribunal’s Chief Prosecutor, announced that she had a number of ethnic Kosova Albanians in her sights.

    Initially British and American intelligence agencies were opposed to the arrests of the men they had once trained and helped, but by summer 2002 pressure was mounting for NATO to bring some Kosova Albanian war-criminal scalps to the Tribunal .

    Source: Scortsman
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Qebesa pernjemend paska qene kjo.Ishalla sa a shpejte edhe shoket tjere te keti katili sa a shpejt e ne Hage.Mjaft me me propozie per kryetar Prishtine,e dallavere etj.Secili sipas asaj sa ka kontribue per shkatrrimin ekombit shqipetar le ta paguen edhe haraqin.


    Fatmir Limaj i akuzuari i katėrt i Hagės


    HAGE (18 Shkurt) - Kryeprokurorja e Hagės Karla del Ponte shprehu sot pakėnaqėsinė e saj pėr mosdorėzimin e tė akuzuarit Fatmir Limaj nė Hagė, pėr tė cilin forcat paqeruajtėse kanė njė mandant arresti. "Fatmir Limaj ėshtė autorizuar nga forcat e KFOR-it qė tė largohej pėr nė Hagė rreth dy javė mė parė", thuhet nė njė komunikatė pėr shtyp tė kryeprokurores. "I akuzuari, nė datė 14 shkurt ėshtė nisur me njė avion pėr ēėshtje pune dhe ka prerė njė biletė si njė qytetar i zakonshėm, por kjo ėshtė skandaloze", shprehet mė tej Del Ponte. Ajo ėshtė indinjuar edhe pėr faktin se Limaj ia ka "mbathur" nė datėn 14 shkurt nė sajė tė ndihmės sė liderit shqiptar Hashim Thaēi. "Ėshtė e tmerrshme qė Limaj ėshtė nisur sė bashku me Thaēin me njė avion linje dy javė pas marrjes sė mandat- arrestit qė kishin forcat e KFOR ndaj tij", tha Del Ponte, sipas agjencisė sė lajmeve Tanjug. Del Ponte theksoi se nėse Limaj nuk do tė vetėdorėzohet, atėherė ai do tė cilėsohet si njė i shumėkėrkuar i Hagės qė ndodhet nė liri. Del Ponte me kėtė rast i bėri njė apel komuniteti ndėrkombėtar qė tė marrė pėrgjegjėsitė e veta. Fatmir Limaj, i cili ėshtė numri 'dy' i Partisė Demokratike tė Kosovės, e drejtuar nga Hashim Thaēi, akuzohet pėr krime kundėr njerėzimit dhe krime lufte tė kryera ndaj civilėve serbė nė vitin 1998. dxh/ko (BalkanWeb)


    mani

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    " Kush e ka puth djal Faten . le te iken naten" thot nje fjale e urte.



    AAK: UĒK nuk ka qenė ushtri terroriste dhe si e tillė nuk ka bėrė krime


    Prishtinė, 18 shkurt (kosovapress) Time: 15:35

    Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės ka vlerėsuar se arrestimet e ish- pjesėtarėve tė UĒK-sė nga ana e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės pėr krimet e luftės nė ish-Jugosllavi, janė…


    mani

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Del Ponte ngrit aktakuzė kundėr Fatmir Limaj dhe tre tė tjerėve

    Kryeprokurorja e Tribunalit tė Hagės Karla Del Ponte ngriti aktakuzė kundėr Fatmir Limajt, Haradin Balės, Isak Musliut e Agim Murtezit. Ata akuzohen pėr krime kundėr njerėzit dhe shkelje tė ligjeve tė luftės.

    Fatmir Limaj, i cili pėr momentin gjendet jashtė vendit, pėrmes njė bisede telefonike i deklaroi RTK-sė se ėshtė i gatshėm tė dorėzohet vullnetarisht nė Hagė. “

    Kam qenė nė gjendje ta mbrojė Kosovėn nė momentet mė tė vėshtira, e


    do ta mbrojė atė edhe nė Hagė” deklaroi Limaj.

    Ai deklaroi se nuk ka pasur kurrfarė paralajmėrimi se gjendet nė listėn e tė kėrkuarve tė Tribunalit tė Hagės.

    “ Rastėsisht jam gjendur jashtė vendit pėr obligime tė mia, sepse po ta dija kėtė do tė qėndroja nė Prishtinė” tha Limaj.

    Nė aktakuzėn e ngritur nga Tribunali i Hagės thuhet se Limaj akuzohet pėr planifikim, e dhėnie urdhėrash ushtarėve tė tij, nė kampin e UĒK-sė nė Llapushnik.

    Sipas aktakuzės nė kampin e Llapushnikut janė mbajtur rreth 35 civilė serbė dhe shqiptarė, tė cilėt i janė nėnshtruar torturave dhe veprimeve johumane.

    RTK Live
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Populli Serb e qeveria Serbe i mbron te vetet.
    Ata i lujn guret qe per cdo serb te vrare te cohen ne hage te gjithe.
    Po per Shqiptaret e vrare kush do kerkoj llogari??

    Rugov Gjumashi apo Sabri Hamit frikashi ose Bujar Bukosh Hajn-ashi.

    Vet populli Kosoves duhet nji me nji te kerkoj vrasesit e bijve te vet e te mos pres nga vrasesit deklarata kinse pamvarsie.
    A prandaj asht nxitue Fat Mir Lim Thaqi me ba zhurm per pamvaresi kto dite??

    Paska pas ne xhep flet-thirrjen e Hages e kinse po i ha berki per Kosov.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Kresha
    Anėtarėsuar
    31-10-2002
    Postime
    67

    Akuza e Tribunalit te Hages ndaj ish luftetarve te UCK-se

    TRIBUNALI PENAL NDĖRKOMBĖTAR PĖR ISH-JUGOSLLAVINĖ



    Lėnda Nr. IT-03-66-I

    PROKURORJA E TRIBUNALIT


    KUNDĖR


    Fatmir LIMAJT

    HARADIN BALĖS

    Isak MUSLIUT

    Agim MURTEZIT

    AKTAKUZA

    Prokurorja e Tribunalit Penal Ndėrkombėtar pėr ish-Jugosllavinė, nė bazė tė kompetencave tė saj sipas Nenit 18 tė Statutit tė Tribunalit Penal Ndėrkombėtar pėr ish-Jugosllavinė (tutje "Statuti i Tribunalit") akuzon:

    Fatmir LIMAJN, i njohur si Ēeliku

    Haradin BALĖN, i njohur si Shala

    Isak MUSLIUN, i njohur si Qerqizi

    Agim MURTEZIN, i njohur si Murrizi

    Pėr KRIME KUNDĖR NJERĖZIMIT dhe SHKELJE TĖ LIGJEVE OSE ZAKONEVE TĖ LUFTĖS.

    TĖ AKUZUARIT


    Fatmir LIMAJ, i njohur si Ēeliku, u lind mė 4 shkurt 1971 nė Banjė, atėherė nė komunėn e Suharekės nė krahinėn autonome tė Kosovės ("Kosovo"). Gjatė gjithė kohės qė lidhet me kėtė aktakuzė, Fatmir LIMAJ ishte komandant nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK). Nė kėtė post, Fatmir LIMAJ ishte pėrgjegjės pėr funksionimin e Kamp-Burgut tė UĒK-sė nė Llapushnik (mė tej: Kamp-Burg i Llapushnikut"), qė gjendej nė komunėn e Gllogocit nė Kosovė.

    Haradin BALA, i njohur si Shala, u lind mė 10 qershor 1957 nė Koreticė tė Epėrme nė komunėn e Gllogocit. Gjatė githė kohės qė lidhet me kėtė aktakuzė, Haradin BALA ishte anėtar i UĒK-sė dhe komandant/rojė nė Kamp-Burgun e Llapushnikut.

    Isak MUSLIU, i njohur si Qerqizi, u lind mė 31 tetor 1970 nė Reēak nė komunėn e Shtimes nė Kosovė. Gjatė gjithė kohės qė lidhet me kėtė aktakuzė, Isak MUSLIU ishte anėtar i UĒK-sė dhe komandant/rojė ne Kamp-Burgun e Llapushnikut.

    Agim MURTEZI, i njohur si Murrizi, u lind mė 20 shkurt 1956 nė Qylagė nė komunėn e Lipjanit nė Kosovė. Gjatė gjithė kohės qė lidhet me kėtė aktakuzė, Agim MURTEZI ishte anėtar i UĒK-sė dhe rojė nė Kamp-Burgun e Llapushnikut.

    PARAQITJA E FAKTEVE

    Jo mė vonė se herėt nė vitin 1998, pas viteve tė tensionit dhe dhunės qė sa vinin shtoheshin, filloi konflikti i armatosur midis forcave serbe dhe UĒK-sė nė Kosovė. Ky zhvillim pėrputhej me politikėn nė pėrgjithėsi militante tė UĒK-sė kundėr pushtetit serb nė Kosovė.

    Bashkė me civilė serbė, civilėt shqiptarė qė sipas UĒK-sė refuzuan tė bashkėpunonin me UĒK-nė ose i rezistuan me mjete joluftarake u bėnė objekt i kėrcėnimeve, burgosjes, dhunės dhe vrasjes.
    PĖRGJEGJĖSIA PENALE INDIVIDUALE

    Gjatė gjithė kohės qė lidhet me kėtė aktakuzė, Fatmir LIMAJ, nė postin e pėrmendur mė sipėr, ushtroi komandė dhe kontroll de jure dhe de facto mbi anėtarėt e UĒK-sė qė drejtuan Kamp-Burgun e Llapushnikut.

    Nė postin e pėrmendur mė sipėr, Fatmir LIMAJ kishte kompetenca per tė disiplinuar dhe per tė ndėshkuar vartės qė kryenin shkelje tė disiplinės ushtarake ose veprime tė kundėrligjshme, duke pėrfshirė shkelje tė sė drejtės ndėrkombėtare.

    Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU, dhe Agim MURTEZI janė pergjegjės pėr krimet pėr tė cilat akuzohen nė kėtė aktakuzė, nė bazė tė Nenit 7(1) tė Statutit tė Tribunalit, tė pėrcaktuar si mė poshtė, pėr planifikimin, nxitjen, urdhėrimin, kryerjen ose pėrndryshe pėr ndihmė nė planifikimin, pėrgatitjen, ose kryerjen e veprimeve ose mosveprimeve tė parashtruara nė kėtė aktakuzė.

    Fatmir LIMAJ gjithashtu mban pergjegjėsi penale pėr krimet pėr tė cilat akuzohet nė kėtė aktakuzė si epror nė bazė tė Nenit 7(3) tė Statutit tė Tribunalit. Kjo pėrgegjėsi penale pėrfshin pėrgjegjėsinė e njė oficeri epror pėr veprimet e vartėsve tė vet nė qoftė se eprori dinte ose kishte arsye tė dinte se ky vartės ishte nė prag tė kryerjes sė veprimeve tė tilla ose i kishte kryer dhe eprori nuk mori masat a duhura dhe tė arsyeshme per tė parandaluar veprime tė tilla ose pėr tė ndėshkuar kryesit e tyre.
    AKUZAT E PĖRGJITHSHME

    Gjatė githė kohės qė lidhet me kėtė aktakuzė, ekzistonte njė situatė konflikti tė armatosur nė Kosovė.

    Tė gjitha veprimet dhe mosveprimet e akuzuara si Krime kundėr Njerėzimit ishin pjesė e njė sulmi tė gjerė dhe sistematik tė drejtuar kundėr popullatės serbe dhe anėtarėve tė popullatės civile shqiptare tė cilėt mendoheshin tė kenė refuzuar tė bashkėpunonin me UĒK-nė ose ta rezistonin me mjete joushtarake.

    Gjatė gjithė kohės qė lidhet me kėtė aktakuzė, Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI ishin dėtyruar t’u pėrmbaheshin ligjeve dhe zakoneve tė luftės, duke pėrfshirė Konventat e Gjenevės tė vitit 1949 dhe Protokollin Shtesė II.
    AKUZAT

    PIKAT 1 deri nė 2
    (BURGOSJE, TRAJTIM MIZOR)

    Prej ose rreth majit 1998 deri nė ose rreth 25 korrikut 1998, nė komunat e Shtimes, Gllogocit dhe Lipjanit nė Kosovė, Fatmir LIMAJ, vetė dhe nė bashkėpunim me forcat e UĒK-sė nėn komandėn dhe kontrollin e tij, planifikoi, nxiti, urdhėroi, kreu, ose pėrndryshe ndihmoi planifikimin, pėrgatitjen ose kryerjen e krimeve tė Burgosjes dhe Trajtimit Mizor tė civilėve serbė dhe shqiptarė. Fatmir LIMAJ gjithashtu dinte ose kishte arsye qė tė dinte se krimet e Burgosjes dhe Trajtimit Mizor do tė kryheshin ose ishin kryer nga ana e vartėsve tė vet, dhe nuk mori masa tė domosdoshme dhe tė arsyeshme pėr tė parandaluar akte tė tilla ose pėr tė ndėshkuar kryesit e tyre. Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI kryen ose pėrndryshe ndihmuan nė kryerjen e krimeve tė Burgosjes dhe Trajtimit Mizor tė civilėve serbė dhe shqiptarė.

    Gjatė periudhės kohore tė pėrmendur mė sipėr, forcat e UĒK-sė nėn komandėn dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT zunė nė mėnyrė tė paligjshme se paku tridhjetėepesė civilė serbė dhe shqiptarė nga komunat e Shtimes, Gllogocit dhe Lipjanit nė Kosovė dhe i sollėn me dhunė nė Kamp-Burgun e Llapushnikut.

    Nė Kamp-Burgun e Llapushnikut, forcat e UĒK-sė nėn komandėn dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT mbajtėn nė mėnyrė tė paligjshme civilė serbė dhe shqiptarė pėr periudha tė gjata. Tė burgosurit civilė shqiptarė u pyetėn vazhdimisht pėr gjoja "bashkėpunim" me serbė, shpesh nė bazė vetėm tė kontakteve joushtarake me civilė serbė. Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI morėn pjesė personalisht nė ruajtjen e tė burgosurve nė Kamp-Burgun e Llapushnikut dhe nė marrjen nė pyetje tė tė burgosurve.

    Me kėto veprime dhe mosveprime, Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI morėn pjesė nė:
    Pika 1: Burgosje, KRIM KUNDĖR NJERĖZIMIT, i ndėshkueshėm nė bazė tė Neneve 5(e), 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) tė Statutit tė Tribunalit.

    Pika 2: Trajtim Mizor, SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TĖ LUFTĖS, e pėrcaktuar nga Neni i Pėrbashkėt 3(1)(a) tė Konventave tė Gjenevės tė vitit 1949, e ndėshkueshme sipas Neneve 3, 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) tė Statutit tė Tribunalit.

    PIKAT 3 deri nळ

    (TORTURĖ, TRAJTIM MIZOR)

    Prej ose rreth majit 1998 deri nė ose rreth 25 korrik 1998 nė Kamp-Burgun e Llapushnikut, Fatmir LIMAJ, vetė dhe nė bashkėpunim me forcat e UĒK-sė nėn komandėn dhe kontrollin e tij, planifikoi, nxiti, urdhėroi, kreu, ose pėrndryshe ndihmoi nė planifikimin, pėrgatitjen ose kryerjen e krimeve tė Torturės dhe Trajtimit Mizor tė civilėve serbė dhe shqiptarė. Fatmir LIMAJ gjithashtu dinte ose kishte arsye qė tė dinte se krimet e Torturės dhe Trajtimit Mizor do tė kryheshin ose ishin kryer nga ana e vartėsve tė vet, dhe nuk mori masa tė domosdoshme dhe tė arsyeshme pėr tė parandaluar akte tė tilla ose pėr tė ndėshkuar kryesit e tyre. Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI kryen ose pėrndryshe ndihmuan nė kryerjen e krimeve tė Torturės dhe Trajtimit Mizor tė civilėve serbė dhe shqiptarė.

    Gjatė periudhės kohore tė pėrmndur mė sipėr, forcat e UĒK-sė nėn komandėn dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT i mbajtėn tė burgosurit nė Kamp-Burgun e Llapushnikut nė kushte brutale dhe ēnjerėzore, duke ushtruar ndaj tyre sulme fizike dhe psikologjike nė mėnyrė rutinore, duke pėrfshirė tortura dhe rrahje. Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI morėn pjesė nė imponimin dhe vazhdimin e kushteve ēnjerėzore nė kamp, tė cilat pėrfshinin ushqim dhe trajtim mjekėsor tė pamjaftueshėm, dhe morėn pjesė ose ndihmuan nė torturat dhe rrahjet ndaj tė burgosurve.

    Me kėto veprime dhe mosveprime, Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI morėn pjesė nė:
    Pika 3: Torturė, KRIM KUNDĖR NJERĖZIMIT, i ndėshkueshėm sipas Neneve 5(f), 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) tė Statutit tė Tribunalit.

    Pika 4: Torturė, SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TĖ LUFTĖS, e pėrcaktuar nga Neni i Pėrbashkėt 3(1)(a) i Konventave tė Gjenevės tė vitit 1949, e ndėshkueshme sipas Neneve 3, 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) tė Statutit tė Tribunalit.

    Pika 5: Trajtim Mizor, SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TĖ LUFTĖS, e pėrcaktuar nga Neni i Pėrbashkėt 3(1)(a) tė Konventave tė Gjenevės tė vitit 1949, e ndėshkueshme sipas Neneve 3, 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) tė Statutit tė Tribunalit.

    PIKAT 6 deri nė 7

    (VRASJE)

    Prej njė date nė ose rreth qershorit 1998 deri nė 25 korrik 1998, forcat e UĒK-sė nėn komandėn dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT, duke pėrfshirė Haradin BALĖN dhe Isak MUSLIUN, planifikuan, nxitėn, urdhėruan, kryen, ose pėrndryshe ndihmuan nė planifikimin, pėrgatitjen ose kryerjen e krimit tė Vrasjes sė civilėve serbė dhe shqiptarė nė Kamp-Burgun e Llapushnikut. Nė secilin prej rasteve tė parashtruar mė poshtė, Fatmir LIMAJ dinte ose kishte arsye qė tė dinte se krimi i Vrasjes do tė kryhej ose ishte kryer nga ana e vartėsve tė vet, dhe nuk mori masa tė domosdoshme dhe tė aryeshme pėr tė parandaluar akte tė tilla ose tė ndėshkonte kryesit e tyre.

    Nė njė datė pas 24 qershorit 1998 por para 25 korrikut 1998, forcat e UĒK-sė nėn komandėn dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT vranė njė numėr tė burgosurish serbė dhe shqiptarė, emrat e tė cilėve jepen nė Shtojcėn I e kėsaj aktakuze, nė Kamp-Burgun e Llapushnikut.

    Nė njė datė nė ose rreth mesit tė korrikut 1998, forcat e UĒK-sė nėn komandėn dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT rrahėn, torturuan dhe vranė njė numėr tė burgosurish serbė dhe shqiptarė, emrat e tė cilėve jepen nė Shtojcėn II e kėsaj aktakuze, nė Kamp-Burgun e Llapushnikut. Haradin BALA dhe Isak MUSLIU morėn pjesė ose ndihmuan nė vrasjen e katėr tė burgosurve.

    Nė njė datė nė ose rreth qershorit ose korrikut 1998, forcat e UĒK-sė nėn komandėn dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT rrahėn, torturuan dhe vranė Fehmi XHEMĖN, i njohur si Fehmi TAFA, nė Kamp-Burgun e Llapushnikut. Haradin BALA dhe Isak MUSLIU morėn pjesė ose ndihmuan nė vrasjen e Fehmi XHEMĖS, i njohur si Fehmi TAFA.

    Me kėto veprime dhe mosveprime, Fatmir LIMAJ, Haradin BALA dhe Isak MUSLIU morėn pjesė nė:
    Pika 6: Vrasje, KRIM KUNDĖR NJERĖZIMIT, i ndėshkueshėm sipas Neneve 5(a), 7(1) (Haradin BALA dhe Isak MUSLIU) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) tė Statutit tė Tribunalit.

    Pika 7: Vrasje, SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TĖ LUFTĖS, e pėrcaktuar nga Neni i Pėrbashkėt 3(1)(a) i Konventave tė Gjenevės tė vitit 1949, e ndėshkueshme sipas Neneve 3, 7(1) (Haradin BALA dhe Isak MUSLIU) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) tė Statutit tė Tribunalit.

    PIKAT 8 deri nė 9

    (VRASJE)

    Nė ose rreth 25 korrikut 1998, nė malet e Berishės afėr Kamp-Burgut tė Llapushnikut, Fatmir LIMAJ vetė dhe nė bashkėpunim me forcat e UĒK-sė nėn komandėn dhe kontrollin e tij, planifikoi, nxiti, urdhėroi, kreu, ose pėrndryshe ndihmoi nė planifikimin, pėrgatitjen ose kryerjen e krimit tė Vrasjes sė njėmbėdhjetė tė burgosurve shqiptarė. Fatmir LIMAJ gjithashtu dinte ose kishte arsye qė tė dinte se krimi i Vrasjes do tė kryhej ose ishte kryer nga ana e vartėsve tė vet, dhe nuk mori masa tė domosdoshme dhe tė aryeshme pėr tė parandaluar akte tė tilla ose tė ndėshkonte kryesit e tyre. Haradin BALA dhe Agim MURTEZI kryen ose pėrndryshe ndihmuan nė kryerjen e krimit tė vrasjes sė njėmbėdhjetė tė burgosurve shqiptarė.

    Pak para 25 korrikut 1998, forcat serbe ripushtuan rrethinėn e Kamp-Burgut tė Llapushnikut. Si pasojė, mė 25 korrik 1998, UĒK-ja e braktisi Kamp-Burgun e Llapushnikut mė 25 korrik 1998 dhe Haradin BALA dhe Agim MURTEZI detyruan rreth njėzetedy tė burgosur tė ecnin prej kampit nė drejtim tė maleve tė Berishės. Gjatė rrugės, ata u takuan me Fatmir LIMAJN, i cili u dha urdhra Haradin BALĖS dhe Agim MURTEZIT.

    Pak mė vonė, Haradin BALA i ndau tė burgosurit nė dy grupe. Njė grup prej rreth nėntė tė burgosurish u lirua. Grupi tjetėr prej rreth trembėdhjetė tė burgosurish u detyrua tė shkonte nė njė vend tė hapur nė pyll. Pastaj Haradin BALA, Agim MURTEZI dhe njė ushtar i tretė i UĒK-sė i pushkatuan, duke vrarė njėmbėdhjetė prej tė burgosurve, emrat e tė cilėve jepen nė Shtojcėn III tė kėsaj aktakuze.

    Me kėto veprime dhe mosveprime, Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, dhe Agim MURTEZI morėn pjesė nė:
    Pika 8: Vrasje, KRIM KUNDĖR NJERĖZIMIT, i ndėshkueshėm sipas Neneve 5(a), 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) tė Statutit tė Tribunalit.

    Pika 9: Vrasje, SHKELJE E LIGJEVE OSE ZAKONEVE TĖ LUFTĖS, e pėrcaktuar nga Neni i Pėrbashkėt 3(1)(a) i Konventave tė Gjenevės tė vitit 1949, e ndėshkueshme sipas Neneve 3, 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) tė Statutit tė Tribunalit.

    /nėnshkruar nė origjinal/
    Carla Del Ponte
    Prokurore
    /Vula e Zyrės sė Prokurorit/

    Sot, me datėn njėzetekatėr janar 2003.
    Nė Hagė
    Holandė





    --------------------------------------------------------------------------------




    SHTOJCA I


    Paragrafi 22: Tė burgosurit e vrarė midis 24 qershorit dhe 25 korrikut 1998 nė Kamp-Burgun e Llapushnikut


    Millovan KĖRSTIQ
    Miodrag KĖRSTIQ
    Boban MITROVIQ
    Mirosllav SHULNIQ
    Zhivorad KĖRSTIQ
    Stamen GENOV
    Gjorgje ĒUK

    --------------------------------------------------------------------------------


    SHTOJCA II


    Paragrafi 23: Tė burgosurit e vrarė nė mes tė korrikut 1998 nė Kamp-Burgun e Llapushnikut


    Sinisha BLLAGOJEVIQ
    Dragan (mbiemri nuk dihet)
    Agim ADEMI
    Vesel AHMETI


    --------------------------------------------------------------------------------

    SHTOJCA III


    Paragrafi 22: Tė burgosurit e vrarė nė ose rreth 25 korrikut 1998 nė ose rreth maleve tė Berishės afėr Kamp-Burgut tė Llapushnikut

    Emin EMINI
    Ibush HAMZA
    Hyzri HAJRIZI
    Shaban HOTI
    Hasan HOXHA
    Safet HYSENAJ
    Mehmet OLLURI
    Bashkim RASHITI
    Hetem REXHAJ
    Lutfi XHEMSHITI
    Shyqyri ZYMERI

    Burimi: Tribunali i Hages
    http://www.un.org/icty/alb/limaj/lim-ii030124a.htm
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kresha : 18-02-2003 mė 15:55
    Te gjitha rruget te cojne ne Prishtine, por eshte nje tren qe shkon ne Perzeren.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Kresha
    Anėtarėsuar
    31-10-2002
    Postime
    67
    LAJMI MĖ I RI
    Njoftimet e fundit bėjnė tė ditur se Fatmir Limaj ka udhėtuar vullnetarisht nė Hag, ku do ti dorrėzohet autoriteteve tė Tribunalit
    Te gjitha rruget te cojne ne Prishtine, por eshte nje tren qe shkon ne Perzeren.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Celiku nuk kalitet duke hapur burgje ne kohe lufte.
    Celiku nuk kalitet duke u marre me tortura te shokve.
    Celiku nuk kalitet duke organizuar vrasjen e Komandant Drinit.
    Celiku nuk kalitet duke krijuar biruca e varre per Shqiptaret qe nuk jan enverista e duke braktisur popullin e Drenices e Drenicen deshen ta kthejne ne GULAG.

    Skane turp !



    Ja si kalitet Celiku...

    Rugova po e kalit Celikun per te mbrojtur 3 milion KOSOVARE e jo nji band hajnash te Rognerit.

    Lexoni ktu si punon burri i urte i Kosoves.

    -------




    Presidenti Rugova priti ministren e Mbrojtjes sė Suedisė, zonjėn Leni Bjorkland
    Prishtinė, 18 shkurt 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti sot ministren e Mbrojtjes sė Suedisė, zonjėn Leni Bjorkland.

    Pas takimit Presidenti Rugova tha se ka biseduar me zonjėn ministre pėr progresin e arritur nė Kosovė nė tė gjitha fushat e jetės, nė peiudhėn e pasluftės dhe e ka falėnderuar Suedinė pėr angazhimin e saj pėr Kosovėn gjatė luftės dhe pastaj nė rindėrtimin e vendit, por edhe pėr prezencėn ushtarake, humanitare etj.


    Poashtu Presidenti Rugova tha se e ka njoftuar zonjėn Bjorkland me objektivat e Kosovės nė planin ekonomik, atė tė privatizimit si dhe lidhur me integrimin e grupeve etnike nė shoqėrinė e njė Kosove qė, siē tha Presidenti, insiston tė njihet sa mė parė, dhe tė integruar nė BE dhe nė NATO.

    "Ne punojmė nė rrugėn e pėrmbushjeve tė standardeve ndėrkombėtare, sepse Kosova sa mė shpejt qė tė integrohet nė Evropė do ta qetėsojė rajonin dhe do tė ketė njė perspektivė mė tė madhe, si dhe qasje nė institucionet financiare ndėrkombėtare e diplomatike", tha Presidenti Rugova, duke thėnė se ka kėrkuar nga zonja ministre qė tė vazhdojė pėrkrahja e Suedisė pėr Kosovėn nė tė gjithė fushat, nė planin ekonomik dhe nė bashkėpunimin e pėrgjithshėm.

    Ndėrkaq, zonja Bjorkland tha se Suedia ėshtė e interesuar tė mbėshtesė Kosovėn nė zhvillimin e saj.

    I lutur tė kementojė arrestimin e djeshėm tė tre shqiptarėve me urdhėr tė Tribunalit tė Hagės, Presidenti Rugova tha se kjo ėshtė ēėshtje e drejtėsisė.

    "Ne jemi qė tė vendoset shteti i sė drejtės nė Kosovė, pra tė gjitha institucionet dhe partitė politike". Arrestimet qė kanė ndodhur janė ēėshtje e gjykatės sė Hagės dhe Kosova si tė gjithė vendet e rajonit do tė bashkėpunojė me gjykatėn e Hagės. Kjo gjykatė ka ingjerenca tė veēanta nė tė gjitha vendet fqinje, dhe duhet tė bashkėpunuar me gjykatėn e Hagės.

    Tė arrestuarit janė vetėm tė dyshuar dhe nėse nuk kanė bėrė asgjė ata do tė lirohen, sepse kjo ėshtė drejtėsia, theksoi Presidenti Rugova, i cili pėrgjithėsisht gjendjen e sigurisė nė Kosovė e vlerėsoi tė mirė.



    ---------

    Jo si ky krimineli me poshte qe "Luft" kishte vrasjen e bashkatdhetareve.

    Lexoni kte te famshmin Toger...



    Idriz Balaj - Togeri dyshohet edhe pėr zhdukjen e tre anėtarėve tė familjes Krasniqi nga Turjaka e Pejės

    Pejė, 18 shkurt 2003 - Tė hėnėn nė Gjykatėn e qarkut nė Pejė ėshtė marrė nė pyetje Idriz Balaj, i njohur me emrin e luftės "Togeri", i dėnuar kohė mė parė me 15 burgim, pėr vrasjen e katėr ish-pjesėtarėve tė brigadės "Mėrgimi", e tani i dyshuar pėr vrasjen e tre anėtarėve tė famljes Krasniqi.

    Idriz Balaj tani dyshohet se bashkė me pjesėtarėt e tjerė tė njėsitit special "Shqiponjat e zeza" tė ish-UĒK-sė, me tė cilin komandonte ai, mė 4 shkurt tė vitit 1999 ka shkuar nė fshatin Turjakė tė Pejės, ka marrė tre anėtarėt e familjes:

    Gjylshahe Krasniqin (55), Xhevat Krasniqin (20) dhe Valbona Krasniqin (16). Qė nga ajo natė nuk dihej pėr fatin e tyre dhe ata konsideroheshin tė zhdukur.


    ---------------


    A vritet vajza shqiptare me emrin e bukur VALBONA...dhe vetem 16 vjece..

    Turp..

    Kriminela...





    -----

  12. #12
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Daci- Gjykimi i Limajt te behet ne Kosove

    Kryeparlamentari Daci kėrkon qė procesi kundėr Fatmir Limajt tė zhvillohet nė Kosovė

    Prishtinė, 19 shkurt - "Ėshtė pėrgjegjėsi e parlamentit qė t'u ofrojė tė gjitha garancionet institucioneve ndėrkombėtare qė janė nė Kosovė dhe jashtė Kosovės se jemi tė gatshėm t'i marrim pėrgjegjėsitė qė personat e dalluar gjatė luftės ēlirimtare qė ėshtė zhvilluar nė Kosovė, personat qė janė dalluar nė organizimin politik, pas ēlirimit tė Kosovės, se kanė pasur qėndrime korrekte ndaj etnive nė Kosovė, ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare dhe ndaj insitucioneve qeverisėse", deklaroi kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci lidhur me arrestimin e Fatmir Limajt.
    Daci theksoi, qė pas kalimit tė fazės sė hetuesisė, parlamenti ėshtė i gatshėm qė tė angazhohet t'i japė tė gjitha garancionet e nevojshme qė procesi kundėr Fatmir Limajt tė zhvillohen nė Kosovė
    Marre nga kosova.com

    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar

  13. #13
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    UPSUP: Jemi tė bindur se do tė vėrtetohet pafajėsia e ish-luftėtarėve tė UĒK


    Prishtinė, 19 shkurt (Kosovapress) Time: 17:30

    UPSUP me shqetėsim tė madh ka ndjekur zhvillimet e fundit nė Kosovė. “Nė vazhdėn e kėtyre zhvillimeve ngritja e aktakuzave kundėr luftėtarėve tė lirisė, proceset e montuara gjyqėsore dhe aktgjykimet e shpallura me ligjet e njė regjimi qė terrorizojnė popujt e pambrojtur dhe tani sė fundi ngritja e aktakuzave nga tribunali i Hagės gjason me pėrpjekjet pėr tė barazuar vrasėsin me viktimėn dhe njollosjen e vlerave tė luftės sonė ēlirimtare”, thuhet nė komunikatėn e UPSUP.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  14. #14
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Fati i kėtij populli ėshtė qė ka njerėz si Limaj, thotė analisti Matoshi


    Prishtinė, 18 shkurt (Kosovapress) Time: 16:30

    Analisti dhe publicisti kosovar Hali Matoshi i tha tė mėrkurėn Kosovapress-it se shkuarja vullnetarisht e Fatmir Limajt nė Gjykatėn e Hagės dėshmon pėr pastėrtinė e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  15. #15
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Bravo Limaj!

    Koment

    YLBER HYSA
    Odisejada e dėrgimit tė kosovarėve tė parė nė Gjykatėn e Hagės mbaroi me shumė rregullsi vetėm pėr sa u pėrket kosovarėve, por jo edhe ndėrkombėtarėve. Pėrderisa prokurorja Carla del Ponte sulmoi publikisht NATO-n, gjeqėsisht KFOR-in me njė vrazhdėsi neveritėse, pėr mosburgosje tė tė arrestuarit Komandant Ēelikut, nė anėn tjetėr shumėēka ēalonte gjatė gjithė kėtij procesi. Sė pari ishte njė i arrestuar gabimisht, ndėrkohė qė pati shumė akuza e kundėrakuza nė rradhėt e ndėrkombėtarėve rreth figurės qendrore tė kėtij operacioni, z.Limaj. Nė fakt, paraqitja publike e dinjitoze e Limajt para opinonit, ku ai decidivisht tha se do tė dorėzohet vullnetarisht nė Hagė, nė mėnyrė tė qartė shpjegoi se e tėrė zhurma e ngritur mediale dhe akuzat e ndėrsjella ishin njė dėshtim i plotė me shumė pikanteri mediale e politike fare tė panevojshme. Dhe e tėra e arriti kulmin kur zėdhėnėsja e Hagės, kishte dalė me shpejtėsi nė publik duke shpjeguar se z.Limaj nuk ishte dorėzuar, por ishte arrestuar nė “njė vend nė Ballkan”. Njė paraqitje e kėtillė kėmbėngulėse e Hagės, qė me ēdo kusht tė tregohet se ėshtė “zėnė” dhe nuk ėshtė “dorėzuar” “kandidadi” i saj ėshtė me tė vėrtetė diēka qė Gjykata e Hagės nė asnjė mėnyrė nuk do tė duhej ta bėnte: tė mirrej me politikė dhe tė ngriste tensione politike. Sė pari ishte ky aksioni i parė nė tė cilin Prokuroria e Hagės kishte kėrkuar qė tė ndėrmirrej njė aksion pėr tė burgosur katėr persona nė vende tė ndryshme. Dhe kjo ishte bėrė pėr herė tė parė nga NATO-ja. Sė dyti, prokurorja ndėrkombėtare dhe kolegėt e saj qe sa kohė kanė kėrkuar qė t’u dorėzohen peshqit e mėdhenj tė Hagės Karaxhiqi e Mladiqi e tė tjerėt pėrgjegjės pėr gjenocid nė Bosnjė e Kroaci, nėn urdhrat e tė cilėve kanė pėsuar qindra mijė njerėz, dhe ata nuk i kanė parė me sy qe gati njė decenie (edhe pse tashmė edhe zogjtė e dinė se ata fshihen nė Serbi), ndėrsa zonja Carla del Ponte nuk paska pasur durim qė tė presė 24 orė qė i akuzuari kosovar tė paraqitet nė Hagė, madje as edhe kur ai bėri paraqitjen publike duke thėnė se ėshtė i gatshėm nė ēdo moment tė paraqitet nė Gjykatėn e Hagės. Limaj ka dėshmuar njė pjekuri tė veēantė profesioniste si jurist, dinjitetin si luftėtar pėr liri dhe sens maturie si politikan kur ka bėrė paraqitjen e tij publike dhe i ka thirrur partizanėt e tij dhe qytetarėt kosovarė qė tė jenė tė qetė dhe gjakftohtė. Dhe njė njeri, i cili kishte dashur tė fshihej nga organet e drejtėsisė kurrė nuk do tė bėnte njė paraqitje publike “live” nė televizion. Atėherė ēka u ėshtė dashur organeve tė Hagės qė tė tregojė me kėmbėngulėsi qė Limaj ėshtė arrestuar dhe nuk ėshtė dorėzuar? Nė fakt, nuk ka ndodhur nė asnjė rast prej se ėshtė themeluar gjyqi pėr krime lufte nė ish-Jugosllavi, qė tė akuzarit, katėr nga ta pėrmenjėherė, tė sillen kaq shpejt dhe me mė pak problem e rezistencė sė nė kėtė rast nė tėrė hapėsirėn e ish-Jugosllavisė. Atėherė, pėrse ėshtė dashur qė tė organizohet e tėrė kjo rrėmujė me njėsi speciale, qė arrestojnė njerėz gabimisht, qė akuzohen nga Prokuroria e Hagės, kur e tėra ka mundur tė bėhet pa zhurmė nė mėnyrė dinjitoze dhe pa emocione dhe energji negative. Nė kėtė operacion kanė dėshtuar tė gjithė, pėrveē tė akuzuarve pėr Hagė. Carla del Ponte ka bėrė njė gabim trashanik kur e ka akuzuar NATO-n dhe kur zėdhėnėsja e Hagės ka thėnė qė Limaj ėshtė arrestuar dhe jo dorėzuar me vullnet. Carla del Ponte ka gabuar gjithashtu kur ka deklaruar njė gjė tė kėtillė nga Podgorica, pas vizitės nė Beograd. UNMIK-u nuk ka qenė nė gjendje nė asnjė moment t’u kundėrvihet akuzave apo t’i drejtohet opinonit kosovar dhe nė tė njėjtėn kohė i deleguari i posaēėm mbante konferenca shtypi pėr planin e kthimit tė serbėve nė njėrėn anė, ndėrsa nė tjetrėn lavdėron Limajn dhe kosovarėt pėr atė se si janė mbajtur duke e bėrė edhe veten hisenik nė kėtė sukses. Kjo ishte njė pėrzeirje e paqėndrueshme e prioriteteve. Presidenti Rugova me njė deklaratė tė pėrcjellė tashmė me tė qeshurėn patologjike nuk e ka lėnė shijen e njė njeriu qė flet nė emėr tė tė gjithė kosovarėve. Rugovės nuk i ka takuar tė deklarohet pėr bashkėpunim me Hagėn nga vetė fakti se atij dhe institucioneve kosovare iu mungojnė totalisht ingerencat dhe kompetencat pėr ta bėrė njė gjė tė kėtillė dhe sė dyti edhe pėr faktin se Rugova nuk ka arritur tė ngritet mbi rivalitetet politike pėr tė pėrfaqėsuar njė mendim neutral prej burrėshteti. Dhe nėse dikush duhet tė pėrgjigjet, me kėtė logjikė cinike, atėherė ėshtė pikėrisht ai qė pesė vjet pas fillimit tė luftės e ka shpallur vetėn komandant suprem, qė sipas logjikės sė zinxhirit komandues pikėrisht e ka vendin nė Hagė. Me fjalė tė tjera nėse ka mundur qė e tėra tė bėhet nė mėnyrė profesionsite e dinjitoze pa pa pasur nevojė pėr t’i nxejė gjakrat, tashmė shansi ėshtė humbur. Dhe pėr herėn tjetėr ata qė mendojnė se mund tė dėrgojnė njė kosovar nė Hagė nė mėnyrė kaq tė qetė dhe dinjitoze duhet tė mendohen mė shumė pas kėtij dėshtimi tė panevojshėm. Nė kėtė aspekt pikėt i shkojnė vetėm Fatmir Limajt dhe qytetarėve kosovarė, tė cilėt me dinjitet ditėn tė sillen nė njė moment nga mė tė vėshtirit pėr ta nė periudhėn e pasluftės. Bravo Limaj! Bravo kosovarė!



    19.02.2003
    Bravo Limaj!


    18.02.2003
    Fatmir Limaj, i akuzuar nga Tribunali i Hagės, thotė se do tė dorėzohet


    18.02.2003
    Dita e parė e gjykimit tė “Grupit tė Llapit” mbahet pa praninė e mediave


    18.02.2003
    Nisi aksioni i ekzekutimit tė qenve endacakė


    18.02.2003
    Dhjetė tė arrestuar gjatė fundjavės nė Prizren


    18.02.2003
    Gjenden 350 gr materie narkotike


    18.02.2003
    Dy persona arrestohen pėr kontrabandė me drogė


    18.02.2003
    Digjet trafoja, mbesin pa rrymė disa lagje


    18.02.2003
    Filloi gjysėmvjetori i dytė edhe pėr 3 shkolla


    17.02.2003
    Kreditė “e sėmura” rrezik t’i infektojnė tė gjitha bankat


    15.02.2003
    Steineri ka nėnshkruar kontratėn e re pėr Kosovėn, nuk dihet pėr deri kur


    14.02.2003
    Pavarėsia, pezull, deri nė njė nga seancat plenare, vendos Kuvendi


    13.02.2003
    Seanca e Kuvendit pa konsensusin e premtuar trepartiak



    PROGRAMI KOHAVISION


    E MĖRKURĖ, 19.02.2003

    06:44 Hapja e programit
    06:45 Top Shop
    07:00 Programi Fluturues i Mėngjesit
    11:00 Serial : E drejta pėr tė dashuruar
    11:30 Studio Moderna
    12:00 Liga e Kampionėve r
    14:00 Serial: “Gjithēka pėr dashuri” r
    14:50 Marketing
    15:00 Filmi n’3
    16:30 Tungjatjeta fėmijė
    17:00 Lajmet
    17:10 KTV Fjalėkryqi
    18:00 VOA - Zėri i Amerikės
    18:30 Express
    19:00 Lajmet e mbrėmjes
    19:30 Lajmet TV Klan
    19:5 Serial : “Gjithēka pėr dashuri”
    20:45 Futboll: Liga e kampionėve
    22:30 Koha pėr muzikė
    23:00 Lajmet
    23:20 Film Artistik
    01:00 Mbyllja e programit




    SPONZORĖT





    copyright by koha.net / designed by shkupi.com
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  16. #16
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Aktakuza e firmosur nga Karla Del Ponte kunder 4 ish luftetareve te UCK
    Gjykata Penale Nderkombetare per ish-Jugosllavine

    Prokurorja e Gjykates

    Kunder



    1- Fatmir LIMAJT

    2- Haradin BALES

    3- Isak MUSLIUT

    4- Agim MURTEZIT



    AKTAKUZA

    Prokurorja e Gjykates Penale Nderkombetar per ish-Jugosllavine, ne baze te kompetencave te saj, sipas Nenit 18 te Statutit te Gjykatat Penal Nderkombetar per ish-Jugosllavine (tutje "Statuti i Gjykatat"), akuzon:

    1- Fatmir LIMAJN, i njohur si Celiku

    2- Haradin BALEN, i njohur si Shala

    3- Isak MUSLIUN, i njohur si Cercizi

    4- Agim MURTEZIN, i njohur si Murrizi

    Per Krime kunder njerezimit dhe shkelje te ligjeve ose zakoneve te luftes.



    Te akuzuarit

    1. Fatmir LIMAJ, i njohur si "Celiku", u lind me 4 shkurt 1971 ne Banje, atehere ne Komunen e Suharekes ne Krahinen Autonome te Kosoves. Gjate gjithe kohes qe lidhet me kete aktakuze, Fatmir LIMAJ ishte komandant ne UCK. Ne kete post, ai ishte pergjegjes per funksionimin e Kamp-Burgut te UCK-se ne Llapushnik, qe gjendej ne Komunen e Gllogocit ne Kosove.

    2. Haradin BALA, i njohur si "Shala", u lind me 10 qershor 1957 ne Koretice te Eperme ne Komunen e Gllogocit. Gjate githe kohes qe lidhet me kete aktakuze, ai ishte anetar i UCK-se dhe komandant/roje ne Kamp-Burgun e Llapushnikut.

    3. Isak MUSLIU, i njohur si "Cercizi", u lind me 31 tetor 1970 ne Recak ne Komunen e Shtimes ne Kosove. Gjate gjithe kohes qe lidhet me kete aktakuze, ai ishte anetar i UCK e komandant/ roje ne Kamp-Burgun e Llapushnikut.

    4. Agim MURTEZI, i njohur si "Murrizi", u lind me 20 shkurt 1956 ne Qylage ne Komunen e Lipjanit ne Kosove. Gjate gjithe kohes qe lidhet me kete aktakuze, ai ishte anetar i UCK-se dhe roje ne Kamp-Burgun e Llapushnikut.



    Paraqitja e fakteve

    5. Jo me vone se ne vitin 1998, pas viteve te tensionit dhe dhunes qe sa vinin shtoheshin, filloi konflikti i armatosur midis forcave serbe dhe UCK-se ne Kosove. Ky zhvillim perputhej me politiken ne pergjithesi militante te UCK-se kunder pushtetit serb ne Kosove.

    6. Bashke me civile serbe, civilet shqiptare qe sipas UCK-se refuzuan te bashkepunonin me UCK-ne ose i rezistuan me mjete joluftarake u bene objekt i kercenimeve, burgosjes, dhunes dhe

    vrasjes.



    Pergjegjesia penale individuale

    7. Gjate gjithe kohes qe lidhet me kete aktakuze, Fatmir LIMAJ, ne postin e permendur me siper, ushtroi komande dhe kontroll "de jure" dhe "de facto" mbi anetaret e UCK-se qe drejtuan Kamp-Burgun e Llapushnikut.

    8. Ne postin e permendur me siper, Fatmir LIMAJ kishte kompetenca per te disiplinuar dhe per te ndeshkuar vartes qe kryenin shkelje te disiplines ushtarake ose veprime te kunderligjshme, duke perfshire shkelje te se drejtes nderkombetare.

    9. Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI jane pergjegjes per krimet per te cilat akuzohen ne kete aktakuze, ne baze te Nenit 7(1) te Statutit te Gjykatat, te percaktuar si me poshte, per planifikimin, nxitjen, urdherimin, kryerjen ose perndryshe per ndihme ne planifikimin, pergatitjen, ose kryerjen e veprimeve ose mosveprimeve te parashtruara ne kete aktakuze.

    10. Fatmir LIMAJ gjithashtu mban pergjegjesi penale per krimet per te cilat akuzohet ne kete aktakuze si epror ne baze te Nenit 7 (3) te Statutit te Gjykatat. Kjo pergegjesi penale perfshin

    pergjegjesine e nje oficeri epror per veprimet e vartesve te vet ne qofte se eprori dinte ose kishte arsye te dinte se ky vartes ishte ne prag te kryerjes se veprimeve te tilla ose i kishte kryer dhe

    eprori nuk mori masat a duhura dhe te arsyeshme per te parandaluar veprime te tilla ose per te ndeshkuar kryesit e tyre.



    Akuzat e pergjithshme

    11. Gjate gjithe kohes qe lidhet me kete aktakuze, ekzistonte nje situate konflikti te armatosur ne Kosove.

    12. Te gjitha veprimet dhe mosveprimet e akuzuara si krime kunder njerezimit ishin pjese e nje sulmi te gjere dhe sistematik te drejtuar kunder popullates serbe dhe anetareve te popullates civile shqiptare te cilet mendoheshin te kene refuzuar te bashkepunonin me UCK-ne ose ta rezistonin me mjete joushtarake.

    13. Gjate gjithe kohes qe lidhet me kete aktakuze Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI ishin detyruar t'u permbaheshin ligjeve dhe zakoneve te luftes, duke perfshire Konventat e Gjeneves te vitit 1949 dhe protokollin shtese II.



    Akuzat

    Pikat 1 deri ne 2 (Burgosje, trajtim mizor)

    14. Prej ose rreth majit 1998 deri ne ose rreth 25 korrikut 1998, ne Komunat e Shtimes, Gllogocit dhe Lipjanit ne Kosove, Fatmir LIMAJ, vete dhe ne bashkepunim me forcat e UCK-se nen komanden dhe kontrollin e tij, planifikoi, nxiti, urdheroi, kreu, ose perndryshe ndihmoi planifikimin, pergatitjen ose kryerjen e krimeve te burgosjes dhe trajtimit mizor te civileve serbe dhe shqiptare. Fatmir LIMAJ gjithashtu dinte ose kishte arsye qe te dinte se krimet e burgosjes dhe trajtimit mizor do te kryheshin ose ishin kryer nga ana e vartesve te vet dhe nuk mori masa te domosdoshme dhe te arsyeshme per te parandaluar akte te tilla ose per te ndeshkuar kryesit e tyre. Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI kryen ose perndryshe ndihmuan ne kryerjen e krimeve te burgosjes dhe trajtimit mizor te civileve serbe dhe shqiptare.

    15. Gjate periudhes kohore te permendur me siper, forcat e UCK-se nen komanden dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT zune ne menyre te paligjshme se paku tridhjete e pese civile serbe dhe shqiptare nga komunat e Shtimes, Gllogocit dhe Lipjanit ne Kosove dhe i sollen me dhune ne Kamp- Burgun e Llapushnikut.

    16. Ne Kamp- Burgun e Llapushnikut, forcat e UCK-se nen komanden dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT mbajten ne menyre te paligjshme civile serbe dhe shqiptare per periudha te gjata. Te burgosurit civile shqiptare u pyeten vazhdimisht per gjoja "bashkepunim" me serbe, shpesh ne baze vetem te kontakteve joushtarake me civile serbe.

    Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI moren pjese personalisht ne ruajtjen e te burgosurve ne Kamp- Burgun e Llapushnikut dhe ne marrjen ne pyetje te te burgosurve.

    17. Me keto veprime dhe mosveprime, Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI moren pjese ne:

    Pika 1: Burgosje, krim kunder njerezimit, i ndeshkueshem ne baze te Neneve 5(e), 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) te Statutit te Gjykatat.

    Pika 2: Trajtim mizor, shkelje e ligjeve ose zakoneve te luftes, e percaktuar nga neni i perbashket 3(1)(a) te Konventave te Gjeneves te vitit 1949, e ndeshkueshme sipas neneve 3, 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) te Statutit te Gjykatat.



    PIKAT 3 deri ne 5

    (Torture, trajtim mizor)

    18. Prej ose rreth majit 1998 deri ne ose rreth 25 korrik 1998 ne Kamp-Burgun e Llapushnikut, Fatmir LIMAJ, vete dhe ne bashkepunim me forcat e UCK-se nen komanden dhe kontrollin e tij, planifikoi, nxiti, urdheroi, kreu, ose perndryshe ndihmoi ne planifikimin, pergatitjen ose kryerjen e krimeve te Tortures dhe Trajtimit Mizor te civileve serbe dhe shqiptare. Fatmir LIMAJ gjithashtu dinte ose kishte arsye qe te dinte se krimet e tortures dhe trajtimit mizor do te kryheshin ose ishin kryer nga ana e vartesve te vet dhe nuk mori masa te domosdoshme dhe te arsyeshme per te parandaluar akte te tilla ose per te ndeshkuar kryesit e tyre. Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI kryen ose perndryshe ndihmuan ne kryerjen e krimeve te tortures dhe trajtimit mizor te civileve serbe dhe shqiptare.

    19. Gjate periudhes kohore te permendur me siper, forcat e UCK-se nen komanden dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT i mbajten te burgosurit ne Kamp-Burgun e Llapushnikut ne kushte brutale dhe cnjerezore, duke ushtruar ndaj tyre sulme fizike dhe psikologjike ne menyre rutinore, duke perfshire tortura dhe rrahje. Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI moren pjese ne imponimin dhe vazhdimin e kushteve cnjerezore ne kamp, te cilat perfshinin ushqim dhe trajtim mjekesor te pamjaftueshem dhe moren pjese ose ndihmuan

    ne torturat dhe rrahjet ndaj te burgosurve.

    20. Me keto veprime dhe mosveprime, Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI moren pjese ne:



    Pika 3:

    Torture, krim kunder njerezimit, i ndeshkueshem sipas neneve 5(f), 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) te Statutit te Gjykatat.



    Pika 4:

    Torture, shkelje e ligjeve ose zakoneve te luftes, e percaktuar nga neni i perbashket 3(1)(a) i Konventave te Gjeneves te vitit 1949, e ndeshkueshme sipas neneve 3, 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) te Statutit te Gjykatat.



    Pika 5:

    Trajtim mizor, shkelje e ligjeve ose e zakoneve te luftes, e percaktuar nga neni i perbashket 3(1)(a) te Konventave te Gjeneves te vitit 1949, e ndeshkueshme sipas neneve 3, 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) te Statutit te Gjykatat



    Pikat 6 deri ne 7

    (VRASJE)

    21. Prej nje date ne ose rreth qershorit 1998 deri ne 25 korrik 1998, forcat e UCK-se nen komanden dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT, duke perfshire Haradin BALEN dhe Isak MUSLIUN, planifikuan, nxiten, urdheruan, kryen, ose perndryshe ndihmuan ne planifikimin,

    pergatitjen ose kryerjen e krimit te Vrasjes se civileve serbe dhe shqiptare ne Kamp-Burgun e Llapushnikut. Ne secilin prej rasteve te parashtruar me poshte, Fatmir LIMAJ dinte ose kishte arsye qe te dinte se krimi i vrasjes do te kryhej ose ishte kryer nga ana e vartesve te vet dhe nuk mori masa te domosdoshme dhe te aryeshme per te parandaluar akte te tilla ose te ndeshkonte kryesit e tyre.

    22. Ne nje date pas 24 qershorit 1998 por para 25 korrikut 1998, forcat e UCK-se nen komanden dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT vrane nje numer te burgosurish serbe dhe shqiptare, emrat e te cileve jepen ne Shtojcen I te kesaj aktakuze, ne Kamp-Burgun e Llapushnikut.

    23. Ne nje date ne ose rreth mesit te korrikut 1998, forcat e UCK- se nen komanden dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT rrahen, torturuan dhe vrane nje numer te burgosurish serbe dhe shqiptare, emrat e te cileve jepen ne Shtojcen II e kesaj aktakuze, ne Kamp-Burgun e Llapushnikut. Haradin BALA dhe Isak MUSLIU moren pjese ose ndihmuan ne vrasjen e kater te burgosurve.

    24. Ne nje date ne ose rreth qershorit ose korrikut 1998, forcat e UCK-se nen komanden dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT rrahen, torturuan dhe vrane Fehmi XHEMEN, i njohur si Fehmi TAFA, ne Kamp- Burgun e Llapushnikut. Haradin BALA dhe Isak MUSLIU moren pjese ose

    ndihmuan ne vrasjen e Fehmi XHEMES, i njohur si Fehmi TAFA.

    25. Me keto veprime dhe mosveprime, Fatmir LIMAJ, Haradin BALA dhe Isak MUSLIU moren pjese ne:



    Pika 6:

    Vrasje, krim kunder njerezimit, i ndeshkueshem sipas neneve 5(a), 7(1) (Haradin BALA dhe Isak MUSLIU) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) te Statutit te Gjykatat.



    Pika 7:

    Vrasje, shkelje e ligjeve ose zakoneve te luftes, e percaktuar nga neni i perbashket 3(1)(a) i Konventave te Gjeneves te vitit 1949, e ndeshkueshme sipas Neneve 3, 7(1) (Haradin BALA

    dhe Isak MUSLIU) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) te Statutit te Gjykatat.



    Pikat 8 deri ne 9

    (Vrasje)

    26. Ne ose rreth 25 korrikut 1998, ne malet e Berishes afer Kamp- Burgut te Llapushnikut, Fatmir LIMAJ vete dhe ne bashkepunim me forcat e UCK-se nen komanden dhe kontrollin e tij, planifikoi, nxiti, urdheroi, kreu, ose perndryshe ndihmoi ne planifikimin, pergatitjen ose kryerjen e krimit te vrasjes se njembedhjete te burgosurve shqiptare. Fatmir LIMAJ gjithashtu dinte ose kishte arsye qe te dinte se krimi i vrasjes do te kryhej ose ishte kryer nga ana e vartesve te vet dhe nuk mori masa te domosdoshme dhe te aryeshme per te parandaluar akte te tilla ose te ndeshkonte kryesit e tyre. Haradin BALA dhe Agim MURTEZI kryen ose perndryshe ndihmuan

    ne kryerjen e krimit te vrasjes se njembedhjete te burgosurve shqiptare.

    27. Pak para 25 korrikut 1998, forcat serbe ripushtuan rrethinen e Kamp-Burgut te Llapushnikut. Si pasoje, me 25 korrik 1998, UCK-ja e braktisi Kamp-Burgun e Llapushnikut me 25 korrik 1998 dhe Haradin BALA dhe Agim MURTEZI detyruan rreth njezet e dy te burgosur te ecnin prej kampit ne drejtim te maleve te Berishes. Gjate rruges, ata u takuan me Fatmir LIMAJN, i cili u dha urdhra Haradin BALES dhe Agim MURTEZIT.

    28. Pak me vone, Haradin BALA i ndau te burgosurit ne dy grupe. Nje grup prej rreth nente te burgosurish u lirua. Grupi tjeter prej rreth trembedhjete te burgosurish u detyrua te shkonte ne nje vend te hapur ne pyll. Pastaj Haradin BALA, Agim MURTEZI dhe nje ushtar i trete i UCK-se i pushkatuan, duke vrare njembedhjete prej te burgosurve, emrat e te cileve jepen ne Shtojcen III te kesaj aktakuze.

    29. Me keto veprime dhe mosveprime Fatmir LIMAJ, Haradin BALA dhe Agim MURTEZI moren pjese ne:



    Pika 8:

    Vrasje, krim kunder njerezimit, i ndeshkueshem sipas neneve 5(a), 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) te Statutit te Gjykatat.



    Pika 9:

    Vrasje, shkelje e ligjeve ose zakoneve te luftes, e percaktuar nga neni i perbashket 3(1)(a) i Konventave te Gjeneves te vitit 1949, e ndeshkueshme sipas Neneve 3, 7(1) (Fatmir LIMAJ,

    Haradin BALA, dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) te Statutit te Gjykatat.



    Nenshkruar ne origjinal, nga Carla del Ponte, Prokurore

    Hage, me 24. 01. 2003



    SHTOJCA I

    Paragrafi 22:

    Te burgosurit e vrare midis 24 qershorit dhe 25 korrikut 1998 ne Kamp-Burgun e Llapushnikut

    1- Milovan KERSTIC

    2- Miodrag KERSTIC

    3- Boban MITROVIC

    4- Mirosllav SHULNIC

    5- Zhivorad KERSTIC

    6- Stamen GENOV

    7- Gjorgje CUK



    SHTOJCA II

    Paragrafi 23:

    Te burgosurit e vrare ne mes te korrikut 1998 ne Kamp-Burgun e Llapushnikut

    1- Sinisha BLLAGOJEVIC

    2- Dragan (mbiemri nuk dihet)

    3- Agim ADEMI

    4- Vesel AHMETI



    SHTOJCA III

    Paragrafi 22:

    Te burgosurit e vrare ne ose rreth 25 korrikut 1998 ne ose rreth maleve te Berishes afer Kamp-Burgut te Llapushnikut

    1- Emin EMINI

    2- Ibush HAMZA

    3- Hyzri HAJRIZI

    4- Shaban HOTI

    5- Hasan HOXHA

    6- Safet HYSENAJ

    7- Mehmet OLLURI

    8- Bashkim RASHITI

    9- Hetem REXHAJ

    10- Lutfi XHEMSHITI

    11-Shyqyri ZYMERI




    --------------------------------------------------------------------------------
    19/02/2003
    Marre nga Shekulli
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  17. #17
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ministria e Jashtme e Shqipėrisė pėrshėndet vullnetin e Limajt, pėr tė bashkėpunuar me Gjykatėn e Hagės


    TIRANE, 19 shkurt - Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Agim Neza, lidhur me veprimet e fundit tė Gjykatės sė Hagės pėr 4 ish-anėtarėt e UĒK-sė, pėrshėndet vullnetin e Fatmir Limajt politikan i njohur kosovar, pėr tė bashkėpunuar me Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Hagės. Ai e konsideron kėtė veprim si "shprehje tė respektimit tė parimeve tė drejtėsisė dhe tė rendit ligjor". Me bindjen se organet e Drejtėsisė ndėrkombėtare do tė zhvillojė njė proēes gjyqėsor "tė hapur, transparent dhe pa kurrfarė paragjykimi", zėdhėnėsi i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme thekson se "proēeset gjyqėsore pėr individė tė veēantė.

    Krasniqi: Arrestimet e fundit, politike; ndikojnė negativisht nė procesin e pavarėsisė sė Kosovės


    PRISHTINE, 19 shkurt - "Arrestimi i ish-anėtarėve tė UĒK-sė nga ana e Gjykatės sė Hagės ėshtė i padrejtė dhe i motivuar politikisht". Ky ishte thelbi i njė interviste qė ish-zėdhėnėsi i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe aktualisht ministėr i Shėrbimeve Publike, Jakup Krasniqi dha sot nė emisionin e drejtpėrdrejtė "Sy mė sy" nė RadioTelevizionin 21, drejtuar nga drejtori i informacionit Eugen Saraēini. Krasniqi tha se nė asnjė rast UĒK-ja nuk e ka drejtuar luftėn e saj kundėr popullėsisė civile, pavarėsisht nga etnia. "Dėshmitarėt e Hagės janė tė rrejshėm dhe ata kanė qenė tradicionalisht nė shėrbim tė policisė sekrete serbe", tha ai. Krasniqi shtoi se nė kėtė mėnyrė po tentohet tė ndikohen negativisht nė procesin e pavarėsisė sė Kosovės.
    Cili duhet tė jetė qėndrimi i subjekteve politike dhe institucioneve tė Kosovės ndaj Gjykatės sė Hagės?
    "Qėndrimi duhet tė jetė nė shėrbim tė proceseve qė po zhvillohen nė Kosovė dhe qė duhet tė zhvillohen nė Kosovė. Deri mė tani mes Gjykatės sė Hagės dhe institucioneve tė Kosovės nuk ka pasur partneritet, por ne e kemi thėnė se e respektojmė Gjykatėn e Hagės. Kishim dėshiruar qė ky institucion tė mos udhėhiqej nga politika, tė mos shėrbehej me dėshmitarė tė motivuar politikisht, por me dėshmi dhe fakte reale, se pėrndryshe do tė lėndohen proceset nė Kosovė dhe rajon dhe drejtėsia ndėrkombėtare."
    Kryeprokurorja e Gjykatės sė Hagės, Karla del Ponte, u takua sot nė aeroportin e Prishtinės me kryeadministratorin Shtajner. Si e komentoni ardhjen e Del Pontes?
    "Mė vjen mirė pėr vlerėsimin qė iu bė gatishmėrisė sė zotit Limaj pėr t'u paraqitur nė Hagė nga faktori ndėrkombėtar. Mendoj se parlamenti ėshtė dashur ta dijė paraparakisht aktakuzėn e ngritur ndaj z. Limaj qė t'u jepej mundėsi Limajt dhe tė akuzuarve tė tjerė tė shkojnė vullnetarisht nė Hagė dhe s'ishte nevoja qė KFOR-i e policia tė bėnin veprime spektakolare e spekulative nė shtėpitė e tyre.
    Paraqitja mjaft dinjitoze e Fatmir Limajt pėrpara kėsaj akuze, megjithėse ėshtė mė tepėr politike se sa faktike, tregon shumė cilėsi, tregon gatishmėrinė e tij pėr tė luftuar pėr lirinė, drejtėsinė, ligjin dhe i ėshtė nėnshtruar ligjit edhe kur ėshtė nė dėm tė tij. Kėtu kemi vlera njerėzore dhe intelektuale dhe ai duhet vlerėsuar drejt jo vetėm nga qytetarėt e Kosovės, por edhe nga faktori ndėrkombėtar brenda dhe jashtė Kosovės."
    A e ka ditur ndonjė institucion i Kosovės pėr fletėarrestet?
    "Po tė shihen raportet e Hagės me krimet nė Kroaci dhe nė Bosnjė, por duke pasur parasysh bashkėpunimin me regjimin e Beogradit, kur dihet qė ai ka qenė shkaktar i tė gjitha luftrave nė Kroaci, Bosnjė dhe Kosovė, mendoj se tribunali i Hagės s'ka ndėrtuar raporte tė mira me institucionet e Kosovės. Do tė ishte mė e lehtė qė kėto raporte tė ndėrtoheshin me institucionet e Kosovės se sa me ato tė Beogradit. Nė kėtė rast ėshtė bėrė njė padrejtėsi.
    Organet nė Kosovė s'janė krijuar nga UĒK-ja. Kėto akuza janė tė ngritura nga dėshmitarė tė motivuar politikisht, qė gėnjejnė. Kėto gjėra po e dėmtojnė drejtėsinė nė vazhdimėsi dhe ne duam tė krijojmė raporte tė mira edhe me gjyqėsinė ndėrkombėtare."
    A mendoni se Gjykata i Hagės s'ka besim tek institucionet kosovare?
    "Derisa s'ekziston bashkėpunimi, s'ekziston partneriteti. Mosvlerėsimi i shfaqur nė kėto raste dhe nė raste tė tjera dėmton proceset nė zhvillim dhe demokracinė."
    Si ish-zėdhėnės i UĒK ē'dini pėr atė periudhė kohore kur kanė ndodhur ngjarjet sipas aktakuzės?
    "Ajo ėshtė njė periudhat mė dramatike tė UĒK-sė, e zhvilluar nė vitin '98. Atėherė filloi tė konsolidohej UĒK dhe edhe pėr mua shumėēka ėshtė nė errėsirė. UĒK nuk ka pasur kampe nė asnjė formė, por disa burgje shumė tė kufizuara, qė s'kanė qenė burgje nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės. UĒK i ka respektuar ligjet e luftės. UĒK ka kapur nė disa raste ushtarė serbė tė armatosur, dhe kėto raste dihen nga faktori ndėrkombėtar, pasi mė pas janė bėrė edhe shkėmbime. Njerėzit e ndaluar janė liruar dhe faktori ndėrkombėtar e ka ditur ku janė strehuar ata njerėz pėr njė kohė shumė tė kufizuar. UĒK s'ka pasur mundėsi tė ketė burgje ose kamp pėrqėndrimi nė njė vend tė caktuar.
    Politika e subjekteve politike, politika e UĒK para, gjatė dhe pas luftės nė asnjė kohė dhe asnjė formė s'ka pasur synim dhe s'e kanė drejtuar luftėn kundėr popullsisė civile, pa pasur parasysh entinė. Kėtu qėndron padrejtėsia mė e madhe. Dėshmitarėt janė tė rrejshėm dhe kanė qenė tradicionalisht nė shėrbim tė policisė sekrete serbe."
    A mendoni se po bėhet njėfarė barazimi fajėsie mes shqiptarėve dhe serbėve?
    "UĒK ishte vlera mė kulmore nė Kosovė dhe prekja e saj ėshtė e papranueshme, sepse pėr bashkėsinė ndėrkombėtare, BE-nė dhe pėr ne si qytetarė ėshtė e njohur se nė Kosovė ėshtė ushtruar dhunė, represion, krim e madje genocid.
    Ne jemi tė bindur se qytetarėve tė Kosovės dhe njė pjese tė madhe tė spektrit politik tė Kosovės po i bėhet njė padrejtėsi i madhe. Kjo prirje pėr ta barazuar fajėsinė e regjimit tė Beogradit me UĒK nuk ka bazė juridike, nuk mbėshtetet mbi fakte dhe dėshmi, por mbi motive politike, qė i dėmtojnė proceset jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė rajon e mė gjerė."
    Fatmir Limaj ishte deputet i Kuvendit tė Kosovės. A kanė deputėt e Kosovės imunitet? Pėr shembull, pėr ish-presidentin e Serbisė, Milutinoviē u prit derisa t'i skadojė afati.
    "Ēėshtjen e imunitetit e kemi parė me kohė nė Kuvendin e Kosovės dhe nė Qeveri. Imuniteti nuk ekziston. Ne kemi qenė tė angazhuar me proceset ditore, duke u pėrpjekur tė merremi me hallet e qytetarėve. S'e kemi shtruar nė asnjė seancė ēėshtjen e imunitetit. Tani qė cėnohet rėndė deputeti, institucioni i Kosovės, mendoj se kjo ēėshtje duhet tė shtrohet nė tė gjitha institucionet e sidomos nė Kuvend. Duhet tė jetė njė e drejtė e natyrshme e institucioneve tė Kosovės. Vota e popullit ėshtė e shenjtė si nė Kosovė, si nė Evropė, si nė Amerikė. Institucionet ndėrkombėtare duhet tė vlerėsojnė votėn e popullit tė Kosovės."
    Cili ėshtė qėndrimi i partisė suaj pėr zhvillimet e fundit?
    "Jemi tė shqetėsuar e tė befasuar. Jemi nė bisedime tė vazhdueshme dhe nė mbledhje qė duhet tė jenė mjaft sistematike nė kėtė kohė. Fillimisht duam tė udhėhiqemi nga deklarata e vetė z. Limaj nga Sllovenia, qė ishte njė qėndrim i mirė, pasi vendosi tė dorėzohet vetė. Mendoj se kėtė do ta vlerėsojnė edhe institucionet ndėrkombėtare.
    Ne do tė pėrpiqemi ta mbulojmė kėtė zbrazti tė madhe nė parti dhe nė Parlament dhe do tė kemi vėshtirėsi, por besoj qė Partia Demokratike do ta ruajė frymėn e bashkėpunimit, do tė jemi nė shėrbim tė proceseve qė ishin nė zhvillim, megjithėse nė kėtė rast proceset janė lėnduar. Do tė pėrpiqemi tė riparojmė gjithēka dhe kėrkesat tona tė mos jenė nga rruga, por nga institucionet e Kosovės."
    A mendoni se kėto zhvillime mund tė kenė ndikim nė skenėn e brendshme politike?
    "Eshtė e vėshtirė ta parashikosh. Ne jemi tė detyruar ta ruajmė frymėn e unitetit nė Kosovė, megjithėse s'e kemi tė lehtė. Neve si shtresė politike po na bien vazhdimisht. Ne pėrpiqemi t'i ruajmė kėrkesat e popullit e t'i avancojmė ato. Shpesh herė jemi ndeshur me njerėz qė na kanė torturuar nė burgje e hetuesi, por kemi dalė nga hetuesia. Edhe pėr vitet nė burg kemi shpallur njė falje. Nė Kosovė ėshtė e njohur falja e gjaqeve."
    A mendoni se anėtarėt e ish-UĒK-sė mund tė gjykohen nė liri?
    "Mbrojtja nė liri ėshtė njė kėrkesė e arsyeshme qė duhet tė dalė nga institucionet e Kosovės. Ne kemi pėrgjegjėsi tė marrrim nė mbrojtje njerėzit qė na kanė ndihmuar tė ndėrtojmė kėtė realitet. Pa sakrificėn dhe guximin e UĒK-sė asgjė nuk do tė ishte nė kėtė nivel dhe tė gjithė e kanė detyrim tė japin kontribut nė mbrojtjen e kėtyre individėve."
    Sipas njė informacioni, thuhet se nėse do tė ketė tė arrestuar tė tjerė, ata duhet tė njoftohen e t'u jepet mundėsia tė dorėzohen vetė. Ē'mendoni?
    "Mbrėmė me kryeministrin patėm njė takim tė shkurtėr me z. Shtajner dhe unė e ngrita kėtė ēėshtje. Thashė qė gjithė anėtarėt e UĒK-sė kanė luftuar pėr njė realitet tė ri nė Kosovė. Ata s'duan tė ikin nga Kosova. Ata s'kanė atdhe tjetėr rezervė. Mendoj se edhe nėse do tė ketė raste tė tilla tė ngjashme - e pėrsėris qė tė gjitha akuzat janė tė motivuara politikisht - t'u jepet mundėsi personave qė mund tė akuzohen tė paraqiten vullenetarisht nė Gjykatėn e Hagės."
    A do tė ndikojnė kėto veprime nė procesin e statusit tė Kosovės?
    "Kėto veprime s'janė nė tė mirė tė procesit tė pavarėsisė sė Kosovės dhe tė demokracisė. Kėto procese nuk ndihmojnė as paqen e qetėsinė nė rajonin tonė tė acuruar. Kemi frikė se me kėto procese po tentohet tė ndikohet negativisht nė proceset qė priten tė zhvillohen nė Kosovė dhe rajonin tonė."

    Del Ponte viziton urgjent Prishtinėn: Takohet nė Aeroport me Shtajnerin pėr arrestimet e fundit


    PRISHTINE, 19 shkurt - Kryeprokurorja e Tribunalit tė Hagės Karla del Ponte ka mbėrritur sot pasdite pėr njė vizitė tė shkurtėr urgjente nė Aeroportin e Prishtinės. Vizita e Del Pontes nuk ka qenė fare e planifikuar nė axhendėn e saj qė nisi me takimet e saj me zyrtarėt nė Malin e Zi, Serbi dhe sė fundi nė Maqedoni. Kryeprokurorja ėshtė takuar sonte me kryeadministratorin e Kosovės Mihael Shtajner pėr njė bisedė jo shumė tė gjatė, pėr tė cilėn nuk ėshtė bėrė e ditur asgjė mė shumė. Mendohet se temė bisedimesh mes tė dyve ka qenė arrestimet e dy ditėve tė fundit tė katėr ish-pjesėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, mes tė cilėve deputeti dhe numri dy i Partisė Demokratike tė Kosovės, Fatmir Limaj qė nesėr pritet tė ekstradohet nga Sllovenia (ku ėshtė arrestuar) pėr nė burgun e Sheveningenit nė Hagė tė Holandės.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Llapi,

    Mesazhet e huazuara nga KOSOVOPRESS-i, nuk mjaftojne per te mbuluar krimet dhe figuren e piste te tij.

    Ai perfundoj atje ku edhe e meritojne te perfundojne edhe ca nga bashkepunetoret e tij.

    Sa i perket reagimit tuaj ndaj Brarit, une do citoja se do te lutesha qe Shqiptare te Vertete si Brari te jene te shumte!

    Ai eshte duke bere pune te shkelqyer ne kete forum, e perderisa juve ju shkon mendje dhe gjithcka lidheni me forumet Serbe, besoj se je i mirepritur te largohesh perfundimisht.

    Tung deri heren tjeter!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Vetem me bere te besoj se Serbet jane ata qe nuk ja ben pa ta dot, po i permend dicka si shpesh, verifikoje kete, do te veresh edhe vete!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Edhe dicka tjeter, mesazh i meparshem nuk pershkruan UCK-ne por figuren e te arrestuarit, mos bej devijime se e vertete duket ajo qe shihet, e jo ajo qe ke deshire!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Perfundoi gjykimi nė Hagė i Limajt, Balajt dhe Musliut
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 470
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •