Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 26
  1. #1
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,112
    Faleminderit
    55
    245 falenderime nė 202 postime

    Salvador Dali

    Tipike e Dalģ fakti qe ne nje pikture te vetme bashkon forma dhe figura te ndryshme qe ne aparence nuk kane asgje te perbashket.




    Ne shikim te pare paraqet nje vazo/mbajtese frutash ne formen e nje kupe e mbushur me ca dardhe, vendosur ne nje tryeze me mbulese te bardhe, ndersa ne sfond dallohet pamja e nje rilievi malor.
    Nje interpretim tjeter i mundshem eshte forma e nje fytyre gjigande me nje cehre te zbardhur si prej fantazme.
    Po ta shohesh me me perqendrim dallohet mire rilievi malor qe merr formen e nje qeni gjahu me koken te kthyer nga ana e djathte dhe pedistali i vazos kthehet ne figuren e nje femre ulur mbi rere, e kthyer me kurriz nga spektatori.

    Ja edhe si shprehet Dalģ ne lidhje me kuptimin e pikturave te tij:

    " The fact that I myself, at the moment of painting, do not understand their meaning doesn't imply that they are meaningless; on the contrary, their meaning is so deep, complex, coherent, and involuntary that it eludes simple analysis of logical intuition. "

  2. #2
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    193 falenderime nė 168 postime

    Salvador Dali rrėfen jetėn sekrete

    Salvador Dali ėshtė njė nga personazhet mė origjinalė tė shekullit XX. Pėrkundrejt gjithė sa thonė tė tjerėt, nė njė autobiografi tė titulluar “Jeta ime e fshehtė”, piktori, stilisti dhe regjisori ka dhėnė njė portret tė vetvetes dhe gjithēkaje qė e rrethonte deri nė tė tridhjetat. Kjo autobiografi i ofrohet lexuesit nga shtėpia botuese “Onufri”

    Pėr tė ėshtė four e shkruar shumė. Salvador Dali ėshtė njė nga personazhet mė origjinalė tė shekullit XX. Pėrkundrejt gjithė sa thonė tė tjerėt, nė njė autobiografi tė titulluar “Jeta ime e fshehtė”, piktori, stilisti dhe regjisori ka dhėnė njė portret tė vetvetes dhe gjithēkaje qė e rrethonte deri nė tė tridhjetat. Kjo autobiografi i ofrohet lexuesit nga shtėpia botuese “Onufri” nėn titullin “Jeta e fshehtė e Salvador Dalisė, e treguar nga ai vetė”. Dali (1904-1989) ishte njė nga figurat mė interesante dhe mė provokuese nė artin e shekullit tė njėzetė. Njė pionier i surrealizmit, ai ėshtė admiruar dhe sulmuar pėr imagjinatėn e subkoshiencės qė projektoi nė pikturėn e tij, sė cilės disa herė i referohej si “fotografi ėndrre e pikturuar me dorė”. Kjo autobiografi e hershme, qė zgjat deri nė fund tė tė tridhjetave, ėshtė aq e paparashikueshme dhe provokuese, sa dhe arti i tij. Vetėportretizimi shumėngjyrėsh fillon me rikoleksionimet e tij tė hershme dhe mbaron nė kulmin e suksesit tė tij tė hershėm. Titujt dhe nėntitujt provokues tė kapitujve si: “Kujtime brenda barkut tė nėnės”, “Pėrvetėsimi i lavdisė”, “Pėrjashtimi i pėrhershėm nga Akademia e Arteve tė Bukura”, “Dendizmi dhe burgu”, “Mua mė pėrzėnė nga shtėpia”, “Pjesėmarrja nė revolucionin surrealist dhe pozicioni im” dhe “Zbulimi i makinės sė fotografimit tė mendimeve”, thjesht tė parapėrgatitin pėr “zbulimet” tėrheqėse qė pasojnė. Nė libėr shfaqen pamje mrekulluese tė artistit ambicioz, brilant, kėrkues, i cili dizajnoi ambientet e teatrit, pjesėn e brendshme tė dyqaneve dhe bizhuteritė po aq thjesht sa ē’bėri filmat dhe pikturat surrealiste. Kushdo qė ėshtė i interesuar pėr artin e shekullit tė njėzetė dhe pėr njė nga figurat mė karizmatike dhe mė tė talentuara tė kėtij shekulli, duhet tė pėrhumbė nė “Jetėn e fshehtė tė Salvador Dalisė”.

    *****

    Nė kolegj vazhdoja tė isha njė student me vlerėsime tė mjaftueshme. Tė gjithė e kėshillonin tim atė tė mė lejonte tė bėhesha piktor. Zoti Nunjes, i bindur nė mėnyrė absolute pėr talentin tim, kėmbėngulte mė shumė nga tė gjithė, por babai nuk lėshonte pe dhe nuk donte tė bėnte asnjė ndryshim. Ai nuk donte qė unė tė bėhesha piktor. Megjithatė, bėnte gjithēka qė varej prej tij qė t’i zhvillonte prirjet e mia: mė blinte libra, revista dhe tė gjitha veglat e materialet e nevojshme.
    - Do ta vendosim gjithēka, kur tė marrė dėftesėn e pjekurisė, - thoshte ai.
    Sa pėr vete, unė e kisha vendosur me kohė! Ndėrkohė nuk lexoja, por i kapėrdija librat e bibliotekės sė babait. Gjatė dy vjetėve i lexova tė gjitha deri nė njė. “Fjalori filozofik” i Volterit mė bėri njė pėrshtypje tė jashtėzakonshme, kurse “Kėshtu foli Zarathustra” mendoj se unė mund ta shkruaja mė mirė. Mėsuesi im mė i mirė u bė Kanti, nga i cili nuk mora vesh asnjė gjė, por kjo mė mbushte me krenari e kėnaqėsi. Mė pėlqente tė endesha nėpėr labirintet e arsyetimeve tė tij, tė cilat bėnin jehonė brenda meje me njė muzikė hyjnore. Njeriu qė kishte shkruar tė tillė libra tė rėndėsishėm, mund tė ishte vetėm njė engjėll dhe asgjė tjetėr! Pasioni im pėr librat, tė cilėt nuk i kuptoja, e kishte burimin tek etja e madhe shpirtėrore. Ashtu siē ndodh me fėmijėt, tė cilėt kur kanė mungesė kalciumi nė organizėm shtyhen tė hanė gėlqeren e suvasė sė mureve, pikėrisht ashtu edhe shpirti im kishte nevojė pėr ata imperativė kategorikė, qė unė i pėrtypja e i ripėrtypja nė ato vite, por pa i kapėrdirė. Por, befas, njė herė arrita t’i kapėrdija! Deriēka u hap dhe unė e kuptova gjithēka. Nga Kanti kalova te Spinoza dhe u tėrhoqa prej tij. Gjithēka qė pėrthitha u bė mė pas baza e kėrkimeve tė mia tė mėvonshme metodike dhe logjike. E fillova leximin e filozofisė me tė qeshur dhe e pėrfundova me tė qarė. Atė qė nuk mundėn ta bėnin romanet dhe shfaqjet teatrore, u krye atė ditė kur unė zbulova pėrcaktimin lėbyrės tė dijeve aprioritare. Edhe sot e kėsaj dite, kur nuk interesohem mė pėr filozofinė e pastėr, shembujt qė sjell Kanti, teksa flet pėr arsyetimin praktik, mė bėjnė tė mė dalin lot nga sytė.

    Mbrėmjeve, njė nga profesorėt e kolegjit zhvillonte filozofi sipas dėshirės dhe unė, pa e bėrė dy, u regjistrova nė tė. Atė pranverė ne jetuam veēanėrisht shkėlqyeshėm dhe mėsimet zhvilloheshin sipas Platonit, nė ajėr tė pastėr, poshtė pishės sė rrethuar nga myshku. Ndihmėse tė profesorit ishin shumė vajza. Unė nuk njihesha me to dhe tė gjitha mė dukeshin tė lezetshme. Gjithsesi unė zgjodha njėrėn. Vėshtrimet tona u kryqėzuan. Edhe ajo mė zgjodhi mua. Kjo gjė qe aq e dukshme, saqė ne, pa e biseduar qysh pėrpara, u ngritėm dhe dolėm. Ndjenja qė na kishte kapluar ishte aq e fuqishme, saqė nuk folėm asnjė fjalė, vetėm se i pėrshpejtuam hapat, ia nisėm vrapit si tė ēmendur dhe mbėrritėm deri nė majėn e kodrės, ndėrsa pas kodrės shtrihej njė fushė e gjerė, me njė udhė midis dy arave me grurė. Vajza mė hidhte mė tė rrallė ndonjė vėshtrim tė zjarrtė, sikur tė donte tė mė nxiste dhe dihaste pa qenė nė gjendje tė shqiptonte asnjė fjalė. Ndėrsa unė munda vetėm t’i thosha:
    - Kėtu!
    Ajo ra nė tokė, e shtrirė nė tė gjithė gjatėsinė e saj dhe, befas, m’u duk shumė e rritur, pak mė e madhe nga sa e mendoja unė. Ajo ishte shumė e bardhė, me gjoks tė bukur dhe, kur e pėrqafova, e ndjeva se si ata lėviznin poshtė mbajtėseve, si dy qenie tė gjalla. Unė e putha gjatė nė buzė dhe kur ato u hapėn paksa, u ngjesha me gojė te dhėmbėt e saj aq fort, saqė ndjeva dhembje. Ajo kishte rrufė tė fortė dhe prandaj nė dorė mbante njė shami tė vogėl, me tė cilėn fshinte hundėt, aq sa ajo ishte njomur e gjitha. Unė nuk kisha shami me vete qė t’ia jepja, prandaj dhe nuk dija ēfarė tė bėja. Ajo teshtinte shpesh dhe piklat e qurrave dilnin herė pas here nga vrimat e hundėve tė saj, kėshtu qė ajo, e zėnė ngushtė, kthente kokėn dhe teshtinte nė palat e fustanit. Unė desha ta puthja edhe njė herė, qė t’i tregoja se nuk mė vinte ndot, gjė qė ishte e vėrtetė, piklat e lėngshme e tė tejdukshme tė saj rridhnin njėlloj si lot. Dhe unė harroja qė ajo ishte me rrufė, por kujtoja se qante.
    - Unė ty nuk tė dashuroj, - i thashė pėr ta ngushėlluar. - Unė, nė pėrgjithėsi nuk mundem t’i dashuroj femrat. Kam pėr tė qenė gjithmonė i vetėm... Kur unė ngrita kokėn, ajo mė pa me njė zhgėnjim tė hidhur.
    - Pra, nuk do tė shihemi?
    Duke e ndihmuar tė ēohej, e qetėsova.
    - Nesėr, patjetėr. Edhe pesė vjet tė tjera. Por asnjė ditė mė tepėr.
    I tillė qe plani pesėvjeēar. Dhe me tė vėrtetė, ajo u bė dashnorja ime pėrgjatė pesė vjetėve, me pėrjashtim tė pushimeve verore, qė unė i kaloja nė Kadakes. Gjatė gjithė asaj kohe, ajo ruajti njėfarė besnikėrie mistike ndaj meje. Takohesha me tė vetėm mbrėmjeve, nė kohė tė pėrshtatshme pėr mua. Ndėrsa, kur unė doja tė rrija vetėm, i dėrgoja asaj njė pusullė nėpėrmjet ndonjė djali tė rrugicės. Ky idil pesėvjeēar mė lejoi tė vija nė punė tė gjitha rezervat e ndjeshmėrisė sė shthurur. Nė fillim atė e lidha fort pas vetes. Pastaj, nė mėnyrė cinike, pėrcaktova shpeshtėsinė e takimeve tona, temat e bisedave, mashtrimet e mia, pėr sajimin e tė cilave unė isha mjeshtėr. Ndikimi im tek ajo rritej ēdo ditė e mė shumė. Ajo ishte njė joshje mashtruese metodike, rrethim, shfarosje dhe vrasje. Mjaftonte qė unė ta ndieja se kishim arritur deri te “pika”, deri te kufiri, dhe filloja, aty pėr aty, tė kėrkoja viktima. A nuk ishte ajo qė ma pėrsėriste vazhdimisht, deri nė fund, se ishte gati tė vdiste pėr mua? Epo, mirė, ta shohim nėse ishte vėrtet ashtu apo jo! Atyre qė mendojnė se suksesi im nė kėtė pasion ka tė bėjė me vetitė e mia prej Don Zhuani, mund t’u them se midis meje dhe asaj vajzės, pėrgjatė pesė vjetėve, nuk ndodhi gjė prej gjėje. Unė e puthja atė nė buzė, ledhatoja gjoksin e saj dhe e vėshtroja nė sy. Kjo ishte e gjitha. Ndjesia e pavlefshmėrisė sė saj nuk kishte dyshim qė e kishte burimin te dita e parė e takimit tonė, pėr shkak tė rrufės sė saj tė bezdisshme. Ajo ishte e etur ta pėrligjte veten nė sytė e mi dhe sa mė i ftohtė tregohesha unė, aq mė shumė i nxitej asaj dashuria dhe i shtohej etja pėr njė dashuri gjithnjė e mė tė hollė nė ndjenja, e mė tė veēantė, gjė kjo qė e shtynte nė kriza nervore. Pas asaj pėrvoje, dashuria e paplotėsuar ishte pėr mua jermi mė i madh nė mitologjinė e ndjenjave. Vetminė time nuk e turbullonte asgjė, madje unė mund t’i pranoja “parimet e mia tė veprimeve lirike” si diēka tė bukur nga forma estetike. Isha i bindur se tė dashuroja ashtu siē adhuroja Galoēkėn time, Dulita Redivivėn timen, ishte diēka krejt tjetėr, domethėnė shfarosje e plotė e tė gjitha ndjenjave. Dashnorja ime, pėrkundrazi, mė shėrbente si shenjė, objekt pėr goditje.

    ***

    ...Njė herė nė darkė, i kapluar nga pėrfytyrimet e mia, ndjeva duart e dikujt tė mė preknin nė sup. Brofa nė kėmbė, u mbyta me pėshtymėn time dhe, i pėrskuqur nė fytyrė, u kollita. E njoha sakaq se djali qė rrinte pėrpara meje ishte Buēakasi. Ai ishte mė i madh se unė dhe ia kishin vėnė kėtė nofkė, qė nė gjuhėn katalanase donte tė thoshte “xhep”, pėr shkak tė veshjes sė tij tė habitshme me njė numėr tė madh xhepash. Ai ishte mė simpatik se tė tjerėt, prandaj edhe mė kishte tėrhequr vėmendjen, por nuk guxoja ta vėshtroja veēse vjedhurazi. Sa herė qė takoja sytė me tė, unė ngrija. Nuk kishte dyshim qė kisha rėnė nė dashuri me tė, ndryshe nuk ka se si shpjegohet pse e humbisja fare toruan nė prani tė tij dhe pse ai zinte vend aq tė lartė nė ėndėrrimet e mia, atje ku nuk mundja ta ngatėrroja me Galoēkėn, ose me ndonjė person tjetėr. Nuk po e dėgjoja se ēfarė po mė thoshte Buēakasi. Isha gati tė mė binte tė fikėt, nė veshė kisha njė zhurmė tė lehtė, qė mė pengonte tė dalloja tingujt e botės sė jashtme. Por Buēakasi u bė njėherė e pėrgjithmonė shoku im mė i ngushtė dhe, sa herė qė pėrshėndeteshim pėr t’u ndarė, e puthnim gjatė njėri-tjetrin nė buzė.

    ***

    Jeta ime, duke qenė nė luftė tė vazhdueshme pėr konsolidimin e personalitetit, nė ēdo kohė ishte njė novelė mbi fitoren e “Unit” tim, ndėrkohė qė njerėzit pėrreth meje ishin nė kompromis tė plotė me atė vdekje. Unė nuk pranoja tė hyja nė ujdi me tė.

    Vdekja e nėnės sime, po atė vit, qe pėr mua humbja mė e madhe. Unė e adhuroja atė. Pėr mua ishte e vetme dhe e papėrsėritshme. Unė e dija qė shpirti i saj i artė dhe i shenjtė qėndronte shumė mė lart shpirtit njerėzor, prandaj nuk pajtohesha dot me humbjen e qenies, tek e cila, nė mėnyrė tė pavetėdijshme, pastroja cenet e padukshme tė shpirtit tim. Ajo ishte aq e mirė, saqė mendoja: “Kjo mjafton edhe pėr mua”. Ajo mė donte me njė dashuri gjithėpėrfshirėse dhe tė lartėsuar, kėshtu qė nuk gabonte. Edhe trillet e mia duhej tė ishin diēka e mrekullueshme! Vdekja e saj m’u duk tallje e Fatit. Nuk duhej qė kjo tė ndodhte me atė, ose me mua. Njė ndjenjė hakmarrjeje ma mbushte zemrėn. Me dhėmbėt shtrėnguar, unė u betova se do ta shkėpusja nėnėn nga kthetrat e vdekjes dhe tė fatit, edhe sikur pėr kėtė tė nevojiteshin shtėllunga drite, qė, njė ditė tė bukur, do tė shkėlqejnė rreth emrit tim tė lavdishėm!

    Gazeta Shqip
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,112
    Faleminderit
    55
    245 falenderime nė 202 postime
    Ekspozite e pikturave te Dalise ne Palazzo Reale ne Milano nga data 22/09 deri me 30/01. Gjate ekspozites jepet mundesia te shikohet edhe kortometrazhi "Destino" qe Dalģ ka bere ne bashkepunim me Walt Disney.

  4. #4
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,112
    Faleminderit
    55
    245 falenderime nė 202 postime

    Pėr: Salvador Dali

    "Muchacha en la ventana" (nje kopje e piktures)


  5. #5
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,112
    Faleminderit
    55
    245 falenderime nė 202 postime

    Pėr: Salvador Dali

    The persistence of Memory, 1931, oil on canvas, Museum of Modern Art, New York City



    (nje dite do sjell edhe kopjen qe kam ne shtepi, kur ta ve ne kornize )
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga broken_smile : 29-11-2013 mė 20:30

  6. #6
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,112
    Faleminderit
    55
    245 falenderime nė 202 postime

    Pėr: Salvador Dali

    Landscape with Butterflies, 1956.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga broken_smile : 29-11-2013 mė 20:33

  7. #7
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,112
    Faleminderit
    55
    245 falenderime nė 202 postime

    Pėr: Salvador Dali

    Basket of Bread, 1926, Oil on panel, The Salvador Dalķ Museum (Reynolds Morse Colection), St Petersburg, Fl, USA.


  8. #8
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,112
    Faleminderit
    55
    245 falenderime nė 202 postime

    Pėr: Salvador Dali

    Still Life by the Light of the Moon, 1927, Oil on canvas, Fundación Gala-Salvador Dalķ, Figueras, Spain


  9. #9
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,112
    Faleminderit
    55
    245 falenderime nė 202 postime

    Pėr: Salvador Dali

    The Enigma of Desire, 1929, Oil on panel, Staatsgallerie moderner Kunst, Munich.


  10. #10
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,112
    Faleminderit
    55
    245 falenderime nė 202 postime

    Pėr: Salvador Dali

    Fried eggs on the plate without the plate, 1932, Oil on canvas, The Salvador Dalķ Museum (Morse Charitable Trust), St Petersburg, Fl, USA.


  11. #11
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,112
    Faleminderit
    55
    245 falenderime nė 202 postime

    Pėr: Salvador Dali

    Atavistic Vestiges after the Rain, 1934, Oil on canvas, Perls Galleries, New York.


  12. #12
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,112
    Faleminderit
    55
    245 falenderime nė 202 postime

    Pėr: Salvador Dali

    The Ghost of Vermeer of Delft Which Can Be Used As a Table, 1934, Oil on panel, The Salvador Dalķ Museum (Reynolds Morse Colection), St Petersburg, Fl, USA.


  13. #13
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,112
    Faleminderit
    55
    245 falenderime nė 202 postime

    Pėr: Salvador Dali

    Morning Ossification of Cypress Tree, 1934, Oil on canvas, Private Collection, Milano.


  14. #14
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,112
    Faleminderit
    55
    245 falenderime nė 202 postime

    Pėr: Salvador Dali

    Masochistic Instrument, 1934, Oil on canvas, Private Collection (former Countess Pecci-Blunt collection)


  15. #15
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,112
    Faleminderit
    55
    245 falenderime nė 202 postime

    Pėr: Salvador Dali

    Face of Mae West Which May Be Used as an Apartment, 1934-35, Gouache on newspaper, The Art Institute of Chicago, Chicago, Il.


  16. #16
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,112
    Faleminderit
    55
    245 falenderime nė 202 postime

    Pėr: Salvador Dali

    The City Of The Drawers, 1936, Oil on wood, Kunstsammlung Nordrhein-Westfalen, Dusseldorf.



    Dalķ said: “The only difference between the immortal Greece and contemporary times is Sigmund Freud, who discovered that the human body, purely platonic at the Greece epoch, nowadays is full of secret drawers that only the psychoanalysis is capable to open”.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga broken_smile : 29-11-2013 mė 21:14

  17. #17
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,112
    Faleminderit
    55
    245 falenderime nė 202 postime

    Pėr: Salvador Dali

    Metamorphosis of Narcissus, 1936-37, Oil on canvas, The Tate Gallerie, London.



    Sigmund Freud once commented: “I’ve never seen such a perfect example of Spanish man before, what a fanatic!”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga broken_smile : 29-11-2013 mė 21:13

  18. #18
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,112
    Faleminderit
    55
    245 falenderime nė 202 postime

    Pėr: Salvador Dali

    Soft construction with boiled beans - Civil War premonition, Oil on canvas, The Philadelphia Museum of Art (The Louise and Walter Arensberg Collection), Philadelphia.



    Dalģ e perfundoi kete pikture gjashte muaj para se te fillonte lufta civile spanjolle. kur i kerkuan te shprehej se nga cila ane politike anonte, Dalģ u pergjigj: "une nuk jam as hitlerian e as stalinist, une jam thjesht "dalinist".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga broken_smile : 29-11-2013 mė 21:51

  19. #19
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,112
    Faleminderit
    55
    245 falenderime nė 202 postime

    Pėr: Salvador Dali

    The burning giraffe, 1936-37, Oil on panel, Kunstmuseum Basel.



    te fshehurat ne sirtare, te cilet vetem psikoanaliza eshte ne gjendje qe te hape...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga broken_smile : 29-11-2013 mė 21:23

  20. #20
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,112
    Faleminderit
    55
    245 falenderime nė 202 postime

    Pėr: Salvador Dali

    Swans Reflecting Elephants, 1937, Oil on canvas, Cavalieri Holding Co. Inc., Geneva.



    shembull i perdorjes se "critical–paranoiac method"

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •