Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4

Tema: Keshill

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Keshill

    Mendoj se tek tema shtypi i dites eshte bere pak rremuje sepse hapen tema me titull presidenti deklaroi..... kryeministri tha.... ministrat votuan.... parlamenti votoi..... e shum te tjera.

    Pyetja ime eshte kush parlamet, kush, president, kush kryeminister, ai i Kosoves apo i Shqipris, per te pare kete duhet te hapesh temen dhe kur shef qe flitet per ate qe nuk te intereson ke harxhuar kohen kot.

    Prandaj do ishte mire qe shtypi i dites te ndahej ne
    Shtypi dites nga Kosova
    Shtypi dites nga Shqiperia
    Shtypi dites nga trojet e tjera Shqiptare dhe emigrazioni.

    Ne kete menyre do ishte me e thjeshte si per hapsin e temes si per lexuesit.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17
    Problemi nuk eshte se ka shume tema ne ate forum, por se hapen tema qe nuk jane tema kryesore te shtypit te dites, por lajme bajate qe nuk meritojne te sillen si tema ne ate forum. Ne te tilla raste nderhyjne moderatoret.

    Persa i perket ndarjeve te forumeve, ajo nuk eshte e deshirueshme: arsyeja perse ne kemi zgjedhur nje forum per informimin e shqiptareve mbi temen e shtypit te dites, ka te beje me objektivin e mireinformimit te shqiptareve ne rang kombetar, jo ne rang lokal. Ti mund te jesh i interesuar vetem per lajme nga qyteti apo shteti yt, por duke i pasur temat ne te njejtin forum, ti informohesh edhe per ate qe ngjet ne Kosove, ashtu si ai anetari nga Kosova informohet per ate qe ngjet ne Shqiperi. Kjo ndihmon ne njehsimin e vetedijes shqiptare ne te dy anet e kufirit dhe eshte nje nga objektivat e misionit te forumit shqiptar.

    Ti si anetar je i lire te lexosh vetem ato tema qe te interesojne.
    Albo

  3. #3
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    por nuk do ishte e e keqe te behej nje ndarje e cituar me lart !

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Ti mund te jesh i interesuar vetem per lajme nga qyteti apo shteti yt, por duke i pasur temat ne te njejtin forum, ti informohesh edhe per ate qe ngjet ne Kosove, ashtu si ai anetari nga Kosova informohet per ate qe ngjet ne Shqiperi.
    Ne menyren si e shtrova une nuk hiqet mundesia e leximit as per lajmet ne Kosove e as per lajmet ne Shqiperi apo me tutje. Ato jane aty dhe lexuesi kur do te lexoje lajme per kosoven apo Shqiperine i ka te gjitha me nje klik te mausit, kurse ashtu sic jane tani duhet ti controllosh te gjitha sepse nga titulli nuk e kupton dot nese flet per njeren apo tjetren.

    Pastaj ne kemi dy presidenta, dy kryeminstra, dy parlamente, dy qeveri etj.... keshtu qe shpesh here hapesi i temes ve nje titull qe i pershtatet atij por qe mund te nenkuptoje te njejten gje ne Shqiperi, Kosove, apo Maqedoni.

    Ajo qe kam thene une nuk ka lidhje fare me bashkimin apo ndarjen e kombit apo misionin e forumit, por eshte thjesht nje menyre praktike e perdorimit te atij forumi, qe lehteson gjetjen e materialeve sipas interesit ne nje kohe te shkurter.


    Ti si anetar je i lire te lexosh vetem ato tema qe te interesojne.
    Po te ishte ashtu sic e mendova un do ti gjeja me kollaj, ndersa keshtu sic jane eshte pak rremuje dhe preferoj te mos i lexoj fare se sa te rri e ti shfletoj te gjitha.

    Ti je i zoti i forumit por nganjeher duhet te mendosh edhe si user, pastaj vendos.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •