Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 26
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    FIFA nominon më të mirët e Botërorit

    FIFA në bashkëpunim me Adidas, kanë shpallur nominimet për futbollistin më të mirë të Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010.

    Nominimet i prezantuan sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke, i cili me këtë rast tha se ky Kampionat Botëror ishte i veçantë dhe aty morën pjesë futbollistët më të mëdhenj të globit. Ai është ndarë i kënaqur me ecurinë e Botërorit.

    Atë e shoqëroi drejtori i Adidas, Herbert Hainer që tha, “Ne jemi të kënaqur me këtë Botëror, pasi kemi pasur dy ekipe me brendin tonë në gjysmëfinale dhe tani një është në finale. Do të kemi përfitime prej më se 1.3 miliardë eurosh dhe natyrisht jemi shumë të kënaqur me këtë Botëror”.

    Më pas të nderuarit shpallën dhe të nominuarit për futbollistin më të mirë të Kupës Botërore, Afrika 2010, të cilët janë:

    Diego Forlan (Uruguai)
    Asamoah Gyan (Ganë)
    Andres Iniesta (Spanjë)
    Lionel Messi (Argjentinë)
    Mesut Ozil (Gjermani)
    Arjen Robben (Holandë)
    Bastian Shweinsteiger (Gjermani)
    Wesley Sneijder (Holandë)
    David Villa (Spanjë)
    Xavi (Spanjë)

    Futbollisti më i mirë i Botërorit nga këto nominime do të zgjidhet nga mediat e mbarë globit, ndërsa ky çmim do të ndahet në natën e finales, të dielën, në stadiumin Soccer City të Johannesburgut.



    Unë për vete këtë Gyan do ta kisha heq po ashtu edhe Robben...
    Iniesta dhe Xavi janë të mirë gjithënjë po shumë nuk u treguan po ashtu edhe Messi s'bëri ndonjë gjë të madhe...
    Özil është ende i ri për këtë çmim

    Për veti mendoj se duhet ta kishte fitua Schweinsteiger por Villa, Snejder, dhe Forlan janë pretendent të fortë...

    Ju cilin do ta kishit heq nga kjo liste dhe cilin do ta kishit vendosur dhe cili duhet të fitoje këtë çmim?


    Përmirësim: Lojtari më i ri i mirë do të zgjeshet po ashtu pas finales kandidat janë:

    Thomas Müller
    Andre Ayew
    Giovani Dos Santos
    ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga strange : 09-07-2010 më 07:01

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Ate qe kam pare deri me tani nuk mjafton dhe shpresoj se ne ndeshjen finale do te mund te zgjedhe nje nga keta me poshte:

    Andres Iniesta (Spanjë)
    Arjen Robben (Holandë)
    Wesley Sneijder (Holandë)
    David Villa (Spanjë)

    Te tjeret mendoj se nuk e kane merituar nominimin fare.


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  3. #3
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Diego Forlan
    David Villa, kane qene me te miret per mua

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-05-2009
    Postime
    322
    Une mendoj se kandidatet kryesore jane: Schweinsteiger dhe Sneijder. Por, krejt varet nga ajo se kush do e fiton Finalen, qe do te thote se Schweinsteiger ka shume me pak shanse t'a fitoje edhe pse e meriton shume me shume sidomos ne krahasim me Villa-n...
    Sa i perket lojtarit me te mire nga te rinjte Thomas Mueller dhe asnje tjeter. 5 ndeshje, 4 gola dhe 3 assiste, duke ditur se ka edhe nje ndeshje per te luajtur...

  5. #5
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar më parë nga xennie_boy Lexo Postimin
    Une mendoj se kandidatet kryesore jane: Schweinsteiger dhe Sneijder. Por, krejt varet nga ajo se kush do e fiton Finalen, qe do te thote se Schweinsteiger ka shume me pak shanse t'a fitoje edhe pse e meriton shume me shume sidomos ne krahasim me Villa-n...
    Sa i perket lojtarit me te mire nga te rinjte Thomas Mueller dhe asnje tjeter. 5 ndeshje, 4 gola dhe 3 assiste, duke ditur se ka edhe nje ndeshje per te luajtur...
    as nuk pate edhe nje lojtar te Bayernit tjeter a ??? LOL

  6. #6
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    Po Mesin, per cfare e kane futur ne liste? Cfare ka bere me shume se (bi llafi) Suarez?? Asgje!
    Nga lista, po qe se Sneijder luan ne finale ashtu sic ka luajtur gjithe keto ndeshje, e merr ai a pike dyshimi. Edhe Shweinsteiger ka dhene shume, madje ky eshte i preferumi im ket botreor, se ka luajtur me gjithe shpirt dhe ka dhene maximumin per kombetaren. Te tjeret, edhe pse kane luajtur mire jane thjesht sa per te plotesuar listen perpara dy emrave qe kam permendur me siper.

    Ke te rinjte, Thomas Müller e merre pa asnje dyshim. Ca i punon Gjermoni... edhe ne 2006 i gjermon e kishte fituar 'Lojtari me i mire i ri'
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  7. #7
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Per mendimin tim Forlan dhe Villa kan qen me te miret , por Villa duhet te shpallet me i miri

  8. #8
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    Do ti kisha renditur keshtu:

    Diego Forlan (Uruguai)=5
    Asamoah Gyan (Ganë)=10
    Andres Iniesta (Spanjë)=6
    Lionel Messi (Argjentinë)=5
    Mesut Ozil (Gjermani)=6
    Arjen Robben (Holandë)-6
    Bastian Shweinsteiger (Gjermani)=3
    Wesley Sneijder (Holandë)=3
    David Villa (Spanjë)=1
    Xavi (Spanjë)=1
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  9. #9
    Follow the Light Maska e presHeva-Lee
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    toka e shqiponjave
    Postime
    1,019
    Citim Postuar më parë nga Mau_kiko Lexo Postimin
    Po Mesin, per cfare e kane futur ne liste? Cfare ka bere me shume se (bi llafi) Suarez?? Asgje!
    Nga lista, po qe se Sneijder luan ne finale ashtu sic ka luajtur gjithe keto ndeshje, e merr ai a pike dyshimi. Edhe Shweinsteiger ka dhene shume, madje ky eshte i preferumi im ket botreor, se ka luajtur me gjithe shpirt dhe ka dhene maximumin per kombetaren. Te tjeret, edhe pse kane luajtur mire jane thjesht sa per te plotesuar listen perpara dy emrave qe kam permendur me siper.

    Ke te rinjte, Thomas Müller e merre pa asnje dyshim. Ca i punon Gjermoni... edhe ne 2006 i gjermon e kishte fituar 'Lojtari me i mire i ri'
    Mos fol tjera her se nuk paske lidhje per Futboll, si mund te thuash pse e kan futur Messin , ku i pe ndeshjet ti te Argjentines ne Livescore.com apo ne Flashscore.com . Nese i ke pa ne Tv me siguri se je i verber , po golat e Argjentines nga erdhen ??? Ishte Messi ai qe sakrifikoi rolin e tij prej sulmusi ne mesfushor ti furnizonte me topa Higuain dhe Tevez , i vetmi Messi mbante ne shpatulla lojen e Argjentines . Mir per Kombtaret tjera qe Messi nuk esht Spanjoll se po te ishte Spanjoll, ket botror dhe 3 botrore te tjera vetem Spanja do i fitonte e do te behej Monoton .
    Krenohem qi jom Shqyptar e Musliman

  10. #10
    Barcelona
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    n'KS !
    Postime
    741
    Une kam besim t'madh se Maestro XAVI do te zgjedhet lojtari ma i mire i boterorit .

  11. #11
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Nese Spanja e merr kupen mendoj qe David Villa e merr edhe kpucen e artë

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-05-2009
    Postime
    322

    Smile

    Citim Postuar më parë nga USA NR1 Lexo Postimin
    as nuk pate edhe nje lojtar te Bayernit tjeter a ??? LOL
    Po te ishte ashtu do zgjidhja edhe Robben, por une besoj se keta lojtare qe i kam permendur e meritojne. Thashe pra: Schweinsteiger e ka te veshtire sepse nuk doli Gjermania ne Finale. Ndersa Mueller e fiton se s'ben. A e shikon kush jane konkurentet e tij? LOL

  13. #13
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Citim Postuar më parë nga Mau_kiko Lexo Postimin
    Po Mesin, per cfare e kane futur ne liste? Cfare ka bere me shume se (bi llafi) Suarez?? Asgje!
    Nga lista, po qe se Sneijder luan ne finale ashtu sic ka luajtur gjithe keto ndeshje, e merr ai a pike dyshimi. Edhe Shweinsteiger ka dhene shume, madje ky eshte i preferumi im ket botreor, se ka luajtur me gjithe shpirt dhe ka dhene maximumin per kombetaren. Te tjeret, edhe pse kane luajtur mire jane thjesht sa per te plotesuar listen perpara dy emrave qe kam permendur me siper.

    Ke te rinjte, Thomas Müller e merre pa asnje dyshim. Ca i punon Gjermoni... edhe ne 2006 i gjermon e kishte fituar 'Lojtari me i mire i ri'
    Lucas Podolski e ka marre ne 2006 ndërsa topin e artë e ka marr Zidani edhe pse luajti me "kokë" në finale.

    Sa për Gjermanin. Oliver Kahn është i vetmi Portier që ka fitua topin e artë ndonjëherë, në 2002 e morri.

    Edhe sivjet Müller e merr një çmim, e mos ndoshta edhe Schweinsteiger.

  14. #14
    Citim Postuar më parë nga Mau_kiko Lexo Postimin
    Po Mesin, per cfare e kane futur ne liste? Cfare ka bere me shume se (bi llafi) Suarez?? Asgje!
    Nga lista, po qe se Sneijder luan ne finale ashtu sic ka luajtur gjithe keto ndeshje, e merr ai a pike dyshimi. Edhe Shweinsteiger ka dhene shume, madje ky eshte i preferumi im ket botreor, se ka luajtur me gjithe shpirt dhe ka dhene maximumin per kombetaren. Te tjeret, edhe pse kane luajtur mire jane thjesht sa per te plotesuar listen perpara dy emrave qe kam permendur me siper.

    Ke te rinjte, Thomas Müller e merre pa asnje dyshim. Ca i punon Gjermoni... edhe ne 2006 i gjermon e kishte fituar 'Lojtari me i mire i ri'
    Më vjen keq,po këtu ja ke fut si kau pelës.Po të mos qe për Messin,Argjentina nuk do kishte vajtur më shumë se 1/16.Po nuk i paske parë fare ndeshjet më duket.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    [QUOTE=strange;2787574]Lucas Podolski e ka marre ne 2006 ndërsa topin e artë e ka marr Zidani edhe pse luajti me "kokë" në finale.

    Sa për Gjermanin. Oliver Kahn është i vetmi Portier që ka fitua topin e artë ndonjëherë, në 2002 e morri.

    Edhe sivjet Müller e merr një çmim, e mos ndoshta edhe Schweinsteiger. [/
    QUOTE]

    Aminnnnnnnnnn
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  16. #16
    Barcelona
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    n'KS !
    Postime
    741
    Qmimin lojtari i ri ma i mire do ta fioj o OZIL o Sergi Busket , far muller more

  17. #17
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Citim Postuar më parë nga FcBrC Lexo Postimin
    Qmimin lojtari i ri ma i mire do ta fioj o OZIL o Sergi Busket , far muller more
    Nije gjynahin....özil e as aj kali busket nuk jan kualifiku bile te grupi i lojtareve te ri.. ncnnc lexo para se tja fusish....

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    108
    Citim Postuar më parë nga strange Lexo Postimin
    Nije gjynahin....özil e as aj kali busket nuk jan kualifiku bile te grupi i lojtareve te ri.. ncnnc lexo para se tja fusish....
    Kali ? Ski faj jo

    Per ate ''kalin'' ndeshjen e gjysmefinales ''shum eshte vrejtur'' ne fushe Mesut Ozil.

    Grande SERGIO B.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-05-2009
    Postime
    322

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga Mau_kiko Lexo Postimin
    Po Mesin, per cfare e kane futur ne liste? Cfare ka bere me shume se (bi llafi) Suarez?? Asgje!
    Nga lista, po qe se Sneijder luan ne finale ashtu sic ka luajtur gjithe keto ndeshje, e merr ai a pike dyshimi. Edhe Shweinsteiger ka dhene shume, madje ky eshte i preferumi im ket botreor, se ka luajtur me gjithe shpirt dhe ka dhene maximumin per kombetaren. Te tjeret, edhe pse kane luajtur mire jane thjesht sa per te plotesuar listen perpara dy emrave qe kam permendur me siper.

    Ke te rinjte, Thomas Müller e merre pa asnje dyshim. Ca i punon Gjermoni... edhe ne 2006 i gjermon e kishte fituar 'Lojtari me i mire i ri'
    Si mos t'a fitoje Mueller? A e dini se sa here eshte dashur te gjuaje ne porte per te shenuar 5 Gola?
    Vetem 5 here WOW 100 %

    http://www.fifa.com/worldcup/statist...r+follows+pele

    Urime Thomas Mueller, Urime FC Bayern, Urime Louis van Gaal!

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    per ca ka dhene ne te gjtiha ndeshjet i bie ta marre shvajnshtajger.

    por ne varesi se kush e fiton kupen do e marre, ose shnejder ose villa mendoj.

    nga te rinjte Muller, pa diskutim .
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •