Franc Konomi kishte mundur tia dilte mjaft mirė duke fituar radhazi betejat me drejtėsinė shqiptare. Mė 21 dhjetor 2001, Konomi u arrestua nga policia e Tiranės sė bashku me mikun e tij, Flamur R, pronar i njė bingoje nė kryeqytet. Tė dy akuzoheshin pėr vjedhje me dhunė nė bashkėpunim. Dosja penale ndaj tyre u dorėzua pėr gjykim nė Gjykatėn e Tiranės. Treshja gjykuese me kryesues Medi Bicin dhe anėtarė, gjyqtarėt Altin Abdiu dhe Altin Shkurti, cilėsuan fajtor Konomin dhe Flamur R. dhe i dėnuan pėrkatėsisht me 3 vjet e katėr muaj burg tė parin dhe tė dytin me katėr vjet (me gjykim tė shkurtuar). Ndėr tė tjera, nė vendimin e gjykatės thuhet se nė fillim tė muajit dhjetor 2001, biznesmenin shqiptaromaqedonas Ymer Ademi e ka marrė nė telefon njė person disa herė, duke i kėrkuar atij tė paguante 100.000 $. Meqenėse biznesmeni ka refuzuar tė paguajė, telefonuesi e ka kanosur atė se do tė hidhej nė erė ai dhe familja e tij. Ymer Ademi ėshtė marrė disa herė nė telefon dhe telefonuesit i janė prezantuar atij si komandant Ēerēizi dhe ushtari, qė gjoja shėrbenin nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Ēamėrisė, thuhet nė vendimin e gjykatės. Duke iu referuar mė tej tė njėjtit vendim qė mban firmėn e gjyqtarit Bici, rezulton se duke parė qė i dėmtuari nuk po paguante, tė pandehurit e kanė ulur shifrėn e gjobės me 10- fishin duke kėrkuar 10.000$. Pasi kanė rėnė dakord pėr kėtė shumė, i pandehuri Flamur R. ka thirrur njė taksist dhe i ka kėrkuar tė shoqėronte Franc Konomin. Taksisti e ka lėnė tė pandehurin Franc tek Dervish Hatixheja dhe ka shkuar afėr stacionit tė trenit, ku priste gruan qė do tė merrte nė makinė pėr ta ēuar tek hotel Lubjana, i cili ndodhet pranė kthesės sė Kamzės. Nė vend tė gruas para taksistit ėshtė shfaqur njė goxha burrė, i cili i ka dhėnė njė zarf, ku brenda tij ishin 6$ dhe shumė letra tė prera nė formatin e kartėmonedhės amerikane. Sapo taksisti ėshtė afruar tek Arshiva e Shtetit, ėshtė bllokuar nga policia, e cila duke shoqėruar shoferin ka arrestuar dy tė pandehurit nė afėrsi tė hotel Lubjanės. Pasi ka administruar tė gjitha provat dhe faktet, gjykata vendosi tė cilėsojė fajtor dhe dėnojė pėr vjedhje me dhunė tė akuzuarit Franc Konomi dhe Flamur R.
Krijoni Kontakt