Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 63
  1. #41
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Limoni kure mbaro se shtrydhuri perfundo ne kant berllogu.Si do qe te jet te u ket len uraten familjes dhe miqve.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Babai i Franc Konomit humb ndjenjat nė morg kur i kėrkohet tė identifikojė tė birin

    Stefan Konomi: S'kam hasmeri, kujdesuni pėr tim bir

    Gjėma tė cilės i druhej prej vitesh tė tėra ka ndodhur dje. Nė mesditė, i biri ėshtė bėrė shoshė nga plumbat, por Stefan Konomi nuk u ka besuar veshėve. Ndaj, disa orė pas ngjarjes, 80-tė vjeēari ka marrė rrugėn drejt morgut me shpresėn e vetme se nuk bėhej fjalė pėr djalin e tij. Fakti qė prej kohėsh, Franci jetonte nė Gjermani, ka bėrė qė 80-tė vjeēari tė besojė se i biri i kishte dhėnė duart tė kaluarės sė tij tė errėt.


    Burri i vetėm i familjes Konomi ėshtė gjunjėzuar dje pėrballė dyerve tė morgut. Nuk ka guxuar as tė shohė tė birin qoftė pėr tė bėrė formalitetet e rastit tė identifikimit tė kufomės. Pasi ėshtė siguruar qė viktima, kraharori i sė bėrė shosh nga plumbat, ėshtė i tė birit, Stefan Konomi ka humbur ndjenjat.


    Pėr disa minuta 80-tė vjeēari nuk ka qenė nė gjėndje tė flasė me askėnd dhe krejtėsisht nė delir ka nisur tė ngrejė akuza pėr autorėt e ekzekutimit tė tė birit. Ka fajėsur shokėt por mė pas ka mohuar gjithēka. 80-vjeēari ka qėnė ndėr personat e parė qė ėshtė marrė nė pyetje nga grupi i hetimit.


    Ai ka delaruar se nuk ka njohuri qė i biri tė jetė pėrfshirė nė ndonjė hasmėri dhe se nuk ka asnjė tė dyshuar si autorė tė mundshėm tė ekzekutimit tė Franc Konomit. "Franci ka ardhur pėr pushime dhe nuk di tė ketė hasmėri me askėnd.


    Por kujdesuni pėr tė qė tė kryejnė tė gjitha nderet qė i takojnė"-mėsohet tė ketė thėnė Stefan Konomi pėr grupin hetimor tė kryesuar nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda.


    Ekspertiza mjeko- ligjore e pėrfunduar rreth orės 20.00 tė mbrėmjes ka pėrcaktuar se vdekja ka qenė e pashmangshme pėr Franc Konomin. Sipas mjekėve ekspertė, plumbat kanė pėrshkuar krejtėsisht kraharorin e 42- vjeēarit ēka i ka shkaktuar vdekjen e menjehershme.


    Mėsohet se Franc Konomi ka bėrė udhėtime tė shpeshta, Gjermani -Shqipėri. Madje edhe familja e tij, gruaja dhe dy fėmijė jetojnė nė Gjermani prej shumė kohėsh, dhe kjo ėshtė arsyeja qė ende nuk dihet se ku do tė kryhet varrimi.

    Shekulli
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Efektivė tė policisė kanė vėzhguar dje shtėpinė e Konomit dhe tė gjithė personat qė morėn pjesė nė funeral


    Flet Ylli Kelmendi: Franc Konomin e kisha mik. Nuk mė kishte thėnė se ndihej i kėrcėnuar



    TIRANĖ- Franc Konomi i vrarė tė enjten paradite nė Tiranė, u pėrcoll dje pėr nė banesėn e fundit nga njė grup i vogėl miqsh tė afėrmish e dashamirėsish.


    Deri nė orėn 16:00 tė pasdites, nė shtėpinė e thjeshtė pėrdhese tė prindėrve tė tij nė rrugėn "Haxhi Sinani", ku priteshin njerėzit, miqtė, tė afėrmit, e dashamirėsit qė ngushėllonin familjen herė pas here mbėrrinin aty, tė tymosnin cigaren e fundit nė nder tė mikut tė tyre.


    Shtėpia e Konomėve, ndodhet nė njė rrugicė tė ngushtė nė kryqėzimin e rrugės "Haxhi Sinani", me rrugėn "Thanas Ziko", jo shumė larg gjimnazit "Partizani".
    Prindėrite Francit, jetojnė nė njė banesė private njėkatėshe, mes rrugicave tė shtėpive tė vjetra tė zonės.


    Nė hyrje tė banesės, qėndron njėri prej shokėve tė viktimės, i cili tregon se nė lagjen ku banonte Konomi, nuk ka pasur asnjė problem apo konflikt me ndonjė person. Ndėrkohė tė afėrmit e tjerė qė prisnin ngushėllimet shprehen tė shqetėsuar pėr krimin dhe reagimin e dobėt sipas tyre tė policisė.


    Tė afėrmit e Franc Konomit, thanė se policia nuk ndėrhyri shpejt pėr tė dėrguar trupin nė spital, ndėrsa shtojnė: Policia nuk duhet tė abuzojė me tė kaluarėn e viktimės, duke e etiketuar Francin si njė person me precedentė penalė.


    Ylli Kelmendi, njė prej miqve mė tė ngushtė tė tij tha dje pėr "Shekullin": "Franc Konomi nuk ka pasur konflikte me njeri dhe jetonte i qetė nė shtėpinė e tij". Ai thotė se miku i tij, ishte kthyer me 2 korrik tė kėtij viti nga Gjermania, pėr tė pushuar nė shtėpinė e tij nė Tiranė. "Francin unė e kam pasur shok, qė kur ishim nė moshė shumė tė re, kur ai ishte 17 vjeē dhe unė isha 20.


    Rrinim bashkė dhe unė nuk kam dėgjuar qė ai tė kishte marrė kėrcėnime nga njerėz tė ndryshėm. Jeta kėtu ėshtė e pasigurtė dhe vrasja ėshtė e mbushur me plot mister",- tha Kelmendi. Rreth orės 16.00, trupi i pajetė i Franc Konomit u pėrcoll pėr nė banesėn e fundit, i shoqėruar nga njė grup i vogėl miqsh dhe tė afėrmish.


    Por gjatė kohės qė nė shtėpinė e Konomit priteshin njerėz pėr ngushėllime, si dhe kur kortezhi i pėrmortshėm, shoqėronte arkivolin me trupin e viktimės, njė numėr jo i vogėl oficerėsh agjentėsh dhe punonjėsish policie qėndruan nė distancė duke vėzhguar lėvizje tė personave tė ndryshėm qė merrnin pjesė nė kortezhin mortor.


    Nė asnjė moment efektivėt e policisė nuk kanė pasur kontakt me pjesėtarė tė familjes, apo persona tė tjerė qė merrnin pjesė nė mort, por ata janė munduar tė regjistrojnė gjithēka. Efektivėt e policisė kanė ruajtur kortezhin edhe nė momentin kur u bė varrimi i Konomit.

    Franc Konomi kishte ndryshuar mbiemrin


    Viktima, vitet e fundit kishte bėrė dhe njė ndryshim tė mbiemrit tė tij, nga Konomi nė Pojana, duke marrė mbiemrin e bashkėshortes sė tij. Franc Konomi u ekzekutua me shtatė plumba pistolete nė tė enjten rreth orės 11.40, nė rrugėn "Luigj Gurakuqi", pranė sheshit "Avni Rustemi", nga persona ende tė pa identifikuar.


    Lidhur me kėtė ngjarje, zyrtarisht policia e kryeqytetit konfirmoi dje se po hetohet nė disa pista pėr tė identifikuar autorėt e vrasjes dhe zbardhur motivet e ngjarjes.
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    vari lesht dhe ketij

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Franci erdhi kėtu dy ditė radhazi. Ishte bashkė me mikun e tij, Ylli Kelmendi. Luajtėn tavėll kėtu. Ishte i fiksuar pas rrezeve tė diellit dhe qėndroi shumė te pishina. Por, dje (tė enjten) nuk erdhi mė. E vranė”. Bruno, ėshtė afro 20 vjeē dhe punon tek kompleksi “Natyra” pranė Liqenit Artificial, pronė e viktimės Franc Konomi. Djali i ri ėshtė hidhėruar kur ka mėsuar pėr vdekjen e Francit. “Erdhi dy ditė, sapo kishte ardhur nga Gjermania. Dje...”, - tregon ai. Sipas Brunos, viktima Konomi ishte njė djalė me batuta dhe mjaft familjarė me tė gjithė punonjėsit, edhe pse e kishte dhėnė me qira prej disa vitesh pronėn e tij. Kompleksi “Natyra” ndodhet nė fund tė Liqenit, shumė pranė Saukut tė vjetėr. Franci shkonte shpesh atje bashkė me miqtė e tij mė tė mirė dhe kalonte orė tė tėra. Nė hyrje tė lokalit ndodhej ende kutia e tavllės, lojės qė kishte luajtur ditėn para se tė ekzekutohej pėr vdekje, nė zemėr tė Tiranės.




    Na doli gjithe prona ky , hajde pronar hajde , na rrofte shteti me kriminelet e vet .
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Antidroga: Vrasja mafioze, Konomi ishte ne survejim

    Tri ditėt e fundit tė jetės Franc Konomi ėshtė ndjekur kėmba- kėmbės nga vrasėsit e tij. Njė motor si ai me tė cilin kanė udhėtuar ekzekutorėt mesditėn e sė enjtes drejt sheshit “Avni Rustemi”, ka lėvizur pėrreth shtėpisė sė viktimės nė zonėn pranė “Shkollės sė Kuqe” nė Tiranė, duke survejuar me kujdes ēdo lėvizje tė “shėnjestrės” sė tyre. Nė njė kohė qė edhe skuadra e antidrogės po vėzhgonte lėvizjet e Franc Konomit, pėr shkak tė dyshimeve pėr lidhje me trafikun e kokainės. Nė momentet e para lėvizjet e shpeshta me motor nuk kanė bėrė ndonjė pėrshtypje tė madhe, por pas ekzekutimit, pėr policinė ky ėshtė njė detaj mjaft i fortė pėr tė mbėrritur tek ekzekutorėt. Hetimet pėr zbardhjen e ekzekutimit tė njeriut tė skeduar qė herėt nga policia, duket se e kanė njė bosht tė fortė dhe tė qėndrueshėm. Blutė kanė kthyer sytė nga Spanja, pėr tė hedhur dritė mbi krimin e rėndė qė tronditi kryeqytetin. Plagosja e Domart Konjarit nė 2009-ėn nė Spanjė, qė njihet si njė prej miqve mė tė ngushtė tė Konomit, ėshtė dhe pika kyēe prej nga pritet tė hidhet dritė mbi njė nga historitė mė tė bujshme tė krimit nė vend. Dyshohet se i njėjti grup qė tentoi tė ekzekutonte Konjarin, por pa mundur t’ia dalė mbanė, ka gisht dhe nė vrasjen e Franc Konomit, i cili kohėt e fundit ishte konfliktuar pėr shkak tė dėshtimit pėr dėrgimin e disa sasive tė kokainės nė Spanjė.
    Konfliktet
    Pėrplasjet e Franc Konomit me grupet rivale duket se janė mjaft tė hershme. Vrasja e Fatjon Naxhakut mė 3 gusht 2005 nė afėrsi tė “Shkollės sė Kuqe”, duket se ėshtė dhe pika e ndezjes fort tė gjakrave mes Konomit dhe kundėrshtarėve tė tij. Naxhaku 33 vjeē, i cili kishte mundur tė arratisej nė mėnyrė spektakolare nga burgu i Marsejės nė Francė, ishte nisur pėr tė ekzekutuar Domart Konjarin, mikun e ngushtė tė Franc Konomit. Me maskė nė kokė dhe pistoletė silenciator nė duar, Naxhaku ka mbėrritur pranė “Shkollės sė Kuqe”, zonė nė tė cilėn banonte Konjari dhe Konomi. Naxhaku, njė kontingjent mjaft i njohur pėr policinė shqiptare pasi dyshohej pėr trafik droge, nuk mundi ta ekzekutonte shėnjestrėn e tij. Konjari mundi t’ia marrė pistoletėn atij dhe ta qėllojė me 4 plumba. Atėherė u tha se vrasja e Fatjon Naxhakut kishte ardhur pėr shkak tė larjes sė hesapeve pėr pazaret e drogės. Skeda e tij ishte mjaft e errėt. Ai dyshohej se kishte marrė pjesė nė rrėmbimin e shqiptaro-kanadezit, Pluton Diko nė 7 nėntor 2005, nė njė lokal nė rrugėn “Taulantia” nė Durrės. Vrasja e Naxhakut do tė ashpėrsonte luftėn mes grupit kriminal nė tė cilin ai bėnte pjesė, dhe miqve tė Konomit.
    Vrasja nė Spanjė
    Lufta mes dy grupeve u bė e fortė, secili prej tyre kėrkonte tė “pushtonte” sa mė shumė zona tė influencės sė trafikut. Dy vitet e fundit grupet kriminale kishin tentuar tė bllokonin dėrgesat e drogės drejt Spanjės. Domart Konjari duket se ishte ngatėrruar keqas, ēka detyroi kundėrshtarėt ta “nxirrnin” jashtė loje. Nė vitin 2009 u tentua vrasja e Konjarit, por pėr fat ai vetėm sa u plagos. Duket se “mėsimi” qė iu dha pėrmes mikut tė tij ishte njė paralajmėrim i pastėr pėr Konomin, i cili duhej tė tėrhiqej pėr tė mos ndikuar nė zonat e influencės.

    Gazeta Shqiptare
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  8. #48
    . Maska e alDI
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663


    Kush e mban mend kete kengen?!! lexova kete teme dhe mu kujtua kjo kenge.
    .

  9. #49
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Kush ishte kampjon bote ne ate periudhe?
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    po mire ja bone

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •