Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-12-2009
    Postime
    489

    Jusufi Dhe Arti I Thirrjes Nė Fe

    JUSUFI DHE ARTI I THIRRJES NĖ FE

    Dera e punėve tė mira qė asnjėherė nuk mbyllet. Kjo derė ėshtė thirrrja tek Allahu, dera e ligjeve tė traditės sė mirė.

    AUTOR: AMĖR HALID

    Shpėrblimi i Allahut ėshtė pėr atė qė bėnė thirrje dhe qė vepron me atė traditė deri nė Ditėn e Kijametit. Nėse udhėzon ndonjė njeri nė tė mirė, gjithėmirėsit e tij do tė shkruhen edhe ty deri ne Ditėn e Kijametit; ēdo namaz qė ai ka falur, Allahu do ta shkruaj si punė tė mirė dhe nė llogarinė tėnde. Ai djal i ri qė ti ke udhėzuar, a nuk ka udhėzuar dikė tjetėr? Po, si jo. Edhe ai ka udhėzuar dikė dhe pėr secilin prej atyre qė ti je shkaktar i udhėzimit, Allahu xh.sh. do bėjė qė shpėrblimet e udhėzimit tė tyre tė shkruhen nė llogarinė tėnde. Kėshtu vazhdon zingjiri i mirėsive deri nė Ditėn e Kijametit. Kėshtu shtohen dhe rriten punet e mira dhe nė Ditėn e Kijametit do tė thuash: “O Zot, unė i kamė bėrė gjithė kėto tė mira?”
    Shpresa e Islamit gjendet te thirrja nė Zot

    Krahas shpėrblimit tė madhqė ka, thirrja tek Allahu i Madhėruar ėshtė njėkohėsiosht shpresa e vetme e Islamit. Islami nuk do tė dominojė me topa dhe artileri, me bomba e vrasje, por do tė dominojė me atė qė ka filluar Pejgamberi alejhi selam. Ai ishte i vetėm mbi kėtė tokė, pastaj gjeti shokun e vet, Ebu Bekrin, dhe e filloi me tė. U bėnė dy, ndėrsa tė tjerėt ishin jobesimtarė. Atėher, si mendon se u bėnė 1.2 miliard mysliman nė kėtė botė?
    Ebu Bekri hyri nė Islam dhe me te hynė nė Islam edhe shtatė burra, pas pak u bėnė 77 veta.
    Ēėshtja ėshtė e thjesht dhe modeste: Zgjoje atė qė ke nė krah, nėse udhėzohet dhe pėrmirėsohet Islami ynė, atėher pėrfundon ēėshtja nė tėrėsi:

    “Allahu nuk ndryshon gjendjen e ndonjė populli derisa ata tė ndryshojnė vetveten”. Errad:11

    “Atyre nga mesi juaj qė besuan dhe bėnė vepra tė mira Allahu u premtoi se do t’i bėjė zotrues nė tokė ashtu siq i pati bėrė zotrues ata qė ishin para tyre”. Nur:55

    Bazat e domosdoshme tė artit tė thirrjes tek Allahu i Madhėruar

    1. Morali i mirė

    Thirrja tek Allahu ka disa baza dhe bazėn e parė vėrejmė nė thėnien e Allahut tė Madhėruar: “Ne tė shohim se je prej mirėbėrėsve”. Jusuf:36
    Jusufi ishte mirėbėrės dhe i moralshėm. Nėse njerėzit nuk e ndiejnė mirėsjelljen dhe moralin tėnd tė mirė, ata nuk do tė udhėzohen. E nėse nuk je orator i mirė e tė mungon aftėsia e tė folurit, pork e moral tė mirė, dije se shumė njerėz do tė udhėzohen.
    “Ne tė shohim” Jusuf:36, ka dy kuptime kėtu, qė do tė thotė se ata kishin parė ose sjelljen e mirė, ose pamjen e tij.

    2. Pamja e mirė

    Nėse dėshiron tė ndikosh te njerėzit, atėherė ki kujdes pėr paraqitjen dhe pamjen tėnde, ngase gjėja e parė qė u bie nė sy tė tjerėve janė flokėt e tu, rrobat e tua dhe mirėmbajtja e tyre. Ki kujdes pėr pamjen e jashtme dhe tė mbrendshme (moralin).
    Ki kujdes se si vishesh, vish rrobat e banorėve tė vendit tėnd e mos u vesh me rroba qė populli yt nuk i njeh, njė ditė njė njeri erdhi te pejgamberi alejhi selam me rroba murgu dhe pejgamberi alejhi selam i tha: “Pėrse je veshur kėshtu?” Tha: “Mė pėlqen tė vishem kėshtu.” Pejgamberi alejhi selam tha: “ A je murg ti?” Tha: Jo.” Pejgamberi alejhi selam i tha: “Vish rrobat e popullit tėnd.”
    Nuk prish punė qfar rrobash vesh pėrderisa nuk i tregojnė vendet e turpshme. Preferohet tė vishesh me rrobat e vendit tėnd nė mėnyrė qė tė ndikosh te banorėt e vendit tėnd dhe tė mos krijosh pengesa mes teje dhe tyre.

    3. Shfrytėzimi i talentit nė udhėzimin e njerėzve

    thotė ajeti kuranor: “Tha: “Nuk ju vjen ndonjė ushqim me tė cilin ushqeheni e qė most a di t’ua pėrshkruaj para se t’ju vijė. Kjo ėshtė nga ajo qė mė mėsoi Zoti im(nuk ėshtė fall e as prognozė). Unė kamė braktisur fenė e njė populli qė nuk e beson Zotin dhe botėn tjetėr, e ata ishin jobesimtarė.” Jusuf:37
    nėse Allahu i Madhėruar tė ka dhėnė ndonjė dhunti ose talent, shfrytėzoje nė udhėzimin e njerėzve nė Islam; nėse e njeh mirė kopjuterin, shfrytėzoje nė thirrje, mėsoju njerėzve kompjuterin dhe njėkohėsisht udhėzoj nė rrugėn e shpėtimit, nė rrugėn e Allahut.

    4. Vetėbesimi larg kryelartėsisė dhe mashtrimit

    Nėse dėshiron tė kesh efekt te njerėzit, atėher mos u ndij i turpshėm gjatė bisedes me ta! Kurr mos u ndij i dobėt, tregohu konfident dhe ki besim nė thirrjen tėnde. Lexo ajetin: “Nuk ju vjen ndonjė ushqim me tė cilin ushqeheni e qė most a di t’ua pėrshkruaj para se t’ju vijė.”
    Jusufi iu tha shokėve tė burgut se talent ii tij ishe deri nė atė shkallėsaqė kishte mundėsi t’u komentonte se qfar ushqimi do tė hanin dhe se qfar shije dhe ēfar arome kishte qė para se t’u vinte. Ai po u tregon se ėshtė shumė i sigurtė pėr atė qė po thotė, por jo me kryelartėsi e vetmburrje.
    Nga Temimi biri i Hatim Et-Taijit transmetohet se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė:”Kjo ēėshtje (fe) do tė mbėrrijė atje ku mbrrin nata e dita. Allahu nuk do tė lėrė shtėpi tė banuar e vend nė tokė pa future kėtė fe me ndihmen e forcės sė tė fortit ose pėrmes dobisė sė tė dobėtit prej jush. Allahu do ta forcoj tė fortin me islamin, kurse mosbesimtarin do ta pėrbuzė me mosbesim”.

    Udej ibn Taiji shkoi te pejgamberi alejhi selam dhe a i paraqiti Islamin, por Udeji refuzoi. Pejgamberi alejhi selam it ha:” O Udej, a e di se ēfarė tė pengon nga Islami?” Tha: “Ēfar me pengon nga Islami?” Tha: “ Ti na quan net ė varfėr e tė dobėt, por pėr Allahun, o Udej (shiko vetėbesimine pejgamberit alejhi selam), do tė arrij ēėshtja e kėsaj feje aty ku arrin nata e dita, myslimanėt do tė shpenzojnė pasuri deri nė atė shkallė saqė nuk do tė ketė kush ta marrė dhe do tė dal gruja nga Hira (vend nė GadishullinArabik)… A ke dėgjuar pėr Hiėn o Udej? Tha:”Po” a ke shkuar atje, o udej? Tha: “Jo”. Atėherė i tha: “Do tė dal gruja nga Hira e do tė shkojė tė bėjė tavafin rreth Qabes pa apsur frikė dikė tjetėr pėrveė Allahut tė Madhėruar.”
    Udeji tregon: “Kur pashė vetėbesimin e Pejgamberit alejhi selam, i besova. Kur vdiq Pejgamberi alejhi selam, profecia e tij u realizua. Pashė se si gruja nga Hira shkonte dhe bėnte tavafin rreth shtėpisė sė Zotit dhe nuk kishte frikė askėnd pėrveē Allahut, ndėrsa feja e Allahut u shtri atje ku shtrihet nata e dita. E tani jam duke pritur tė tretėn, tė shpėrndahet pasuria deri nė atė shkallė saqė nuk do tė gjendet ndonjė nevojtar pėr ta marrė.”

    5. Duaji njerėzit dhe kujdesu pėr ta

    Allahu e bėri zemrėn derė pėrmes sė cilės mund tė hyhet nė mendjet e tė tjerėve. Kėtė kuptim nxjerrim nga ajeti: “ O shokėt e mi tė burgut”. Jusuf:39, po kush ishin ata dy shokė? Njėri prej tyre ishte shėrbetori qė i jepte verėn mbretit. Por a ėshtė e natyrshme qė Jusufi ta quaj shėrbyesin e alkoolit shok? Kjo ėshtė dashuria e Jusufit pėr tė mirėn e tyre dhe pėr thirrjen nė Zot. Dije se njerėzit nuk do tė duan nėse nuk i do dhe nuk kujdesesh pėr ta. Thirrja nė rrugė tė Allahut ėshtė dashuri. Shiko besimtarin e quajtur jasin. Ēfar i bėnė fshatarėt e vendit tė tij? Ata e vranė atė: “Iu thay nė xhenet!” Tha: Ah, sikur populli im ta dinte kėtė!” Jasin:26
    A mund t’i duash njerėzit nė kėtė menyrė? Me ēfar do t’i duash njerėzit? Nėse dėshiron t’i tėrheqėsh njerėzit e t’i bėsh tė tė duan, vepro si mė psohtė.

    A) Jepu dhurata

    pejgamberi alejhi selam ka thėnė: “Jepni njėri-tjetrit dhurata dhe do tė duheni.”
    Safvan bin Ummeje thotė: “E urreja Muhamedin aq shumė, sa s’ka mė. E erdhi dita e Hunejnit dhe ai mė jepte e mė jepte vazhdimisht, derisa fillova ta dua aq fort, sa s’ka mė.”

    B) Vizitoji njerėzit

    Pejgamberi alejhi selam thotė: “Nuk ka ndonjė besimtar qė viziton vėllain e tij pėr hir tė Allahut dhe qė Allahu tė mos i dėrgojė njė engjėll qė i shkon mbrapa e i thotė: “U bėfsh mirė dhe mirė u bėfshin hapat e tu dhe me tė mirė hyfsh nė xhenet.”

    C) Fjala

    Disa njerėz pėrdorin shprehje tė ashpėra e brutale kur i ftojnė njerėzit nė fenė e Allahut. Njė njeri i tha babait tė vet: -Nėse vazhdon tė bėshė kėto punė nuk do tė hysh nė xhenet! Sa fajlė e ashpėr! A i flet dikush prej jush babait nė kėtė menyrė?
    Pėrdorėni fjalė tė buta e tė ėmbėla, ashtu siē u drejtohej Pejgamberi alejhi selam sahabėve. Nė mesin e sahabėve ishte njė njeri qė quhej Zahir. Ai kishte fytyrė tė prishur dhe sahabėt i rrin larg pėr shkak tė fytyrės sė tij. Pejgamberi alejhi selam i shkon Zahirit pas shpine dhe e merr nė qafė. Zahiri duke mos ditur se kush ishte ai qė e pėrqafoi, thotė me zė tė lartė: “Kush je ti? Mė liro, m’i lesho duart!
    Pejgamberi alejhi selami hapi duart dhe Zahiri u kthye tė shikonte se kush ishte. Pa para vetes pejgamberin alejhi selam dhe e pėrqafoi. Zahiri tregon e thotė: “Asnjėher nuk jam ndier mė i gėzuar se nė atė rast kur trupi im preku trupin e Pejgamberit alejhi selam.” Pastaj pejgamberi alejhi selam tha:” Kush blen kėtė rob?” Zahiri tha: “Do mė gjesh mall qė nuk shitet dhe tė pavlerė, o i Dėrguar i Allahut.” Ai e pėrseriti dy herė, kurse pejgamberi alejhi selam ia ktheu: “Por je shumė i vlefshėm tek Allahu.”
    Sa fjalė e mirė , sa e ndjeshme dhe sa e prekshme!

    D) Tregoje interesin tėnd pėr njerėzit

    Ebu Bekri r.a. dhe Pejgamberi alejhi selam shkuan te njė fis, Ebu Bekri i tha Pejgamberit alejhi selam se nė kėtkė fis gjendet njė poet, qė quhej Ka’b. pejgamberi alejhi selam e kuptoi se duhet tė tregonte interesim pėr tė dhe kur hynė aty, Ebu Bekri nisi ta prezantojė Pejgamberin alejhi selam dhe ēdo pjestar tė fisit dhe Pejgamberi alejhi selam i pėrshendeste njė nga njė. Kur i erdhi radha poetit, Ebu Bekri i tha:”Ky ėshtė Ka’bi, o i Dėrguar i Zotit.” Pejgamberi alejhi selam tha: “Poeti.” Ky njeri mė pas tregon: “E desha Pejgamberin alejhi selam shumė prej ēastit kur tha:”Poeti.”

    E) Buzėqeshu njerėzve pėrherė

    Pejgamberi alejhi selam thotė: “Buzėqeshja ndaj vėllait ėshtė sadaka, urdhėri nė tė mirė dhe ndalimi nga e e keqja ėshtė sadaka, udhėzimi it ė humburit ėshtė sadaka, t’i mundėsosh shikim atij qė nuk sheh(ta ndihmosh nė ecje) ėshtė sadaka, heqja e ndonjė guri, ferre a kcke nga rruga ėshtė sadaka, zbrazja nga kova jote nė kovėn e vėllait tėnd ėshtė sadaka.”

    Le tė kujdesemi qė pėrmes buzėqeshjes Allahu tė udhėzoj dikė. Por a buzėqesh kush me kėtė qėllim?

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    6. Interesohu qė tė zgjidhėsh problemet e njerėzve

    Mundohu t’i ndihmosh njerėzit nė zgjidhjen e problemeve tė tyre. Fjala e parė qė u tha Jusufi dy shokėve tė burgut kur ia treguan ėndrrat e tyre ishte:
    “Nuk ju vjen ndonjė ushqim me tė cilin ushqeheni e qė unė most ė di t’ua pėrshkruaj atė para se t’ju vijė.” Jusuf:37
    Ai u interesua menjėherė pėr zgjidhjen e problemeve tė tyre, edhe pse kishte mundėsi t’u thoshte:
    Lėreni kėto fjalė pa kuptim, lėrini ėndrrat, por ejani tė bisedojm pėr fenė. Ju jeni jobesimtarė dhe keni nevojė pėr fe dhe udhėzim. Ti o shėrbetor i pijeve do tė hysh nė xhehenm me qė pėrdor alkoolin!
    Jo, nuk veproi ashtu. Nuk e filloi me ta nė atė menyrė, pasi kishte menyrėn e vet tė thirrjes nė Allah:” Bėju mirė njerėzve dhe ua pushton zemrat.”

    7. Mos kėmbėngul nė thirrje

    Ajo qė e dėmton mė shumė thirrjen ėshtė kėmbėngulja e disa njerėzve pėr tė ftuar dikė nė Islam. Mos kėmbėngul shumė, se kjo mund ta largojė atė nga feja. Sahabėt tregojnė se Pejgamberi alejhi selam disa ditė u fliste dhe i udhėzonte, e disa ditė jo. Pra, Pejgamberi alejhi selam nuk u fliste vazhdimisht. Edhe Jusufi alejhi selam e filloi biseden me shoket e tij tė burgut rreth ushqimit dhe riskut, pastaj u foli pėr fe. Bisedo edhe ti me njerėz pėr atė qė ata duan, bisedo pėr sportin, pėr kulturėn dhe pėr ēėshtje tė shtėpisė.
    Do t’ju tregoj njė tregim qė mė nuk e di kush, pasi mė ka ndodhur mua. Isha nė vitine tret tė shkollės sė mesme. Dėshiroja qė Allahu tė udhėzonte pėrmes meje njė njeri tė cilin e doja shumė. Ky ishte njeriu i parė qė besoja se do ta merrja pėr dore nė rrugėn e Allahut. Besoja plotėsisht se kasetat e magnetofonit ishin mjeti i duhur dhe i vetėm qė ua ngjallte interesimin njerėzve pėr udhėzimin hyjnor, kėshtu qė ia dhash kaseten dhe i thash ta dėgjonte se me siguri do t’i pėlqente. Ai e mori dhe mė vonė ma ktheu prapė. Unė e pyeta: “A e dėgjove?” Mė tha:”Jo.” U ēudita dhe i thash sėrish: “Dėgjoje.” Ai e mori dhe iku. Kur e takova prap, e pyeta ; “ A e dėgjove?” Tha: “Jo!” Gati sa nuk u qmenda!
    Shikoje rininė! Mendoja se njerėzit nuk udhėzohen ndryshe vetėm pėrmes asaj qė mė kishte udhėzuar mua, por gabohesha.
    Atėher i thash: “Eja tė shkojmė nė shtėpi sė bashku dhe ta dėgjojmė kasetėn.” Shkuam nė shtėpinė e tij, ai e vuri kasetėn nė magnetofon dhe doli nga dhoma! U mendova me tė nė kėtė menyrė rreth dy-tre muaj, derisa mė takoi njė ditė dhe mė tha se kishte parė ėndėrr se unė e kisha lidh dhe e kisha bė qė ta dėgjojė atė kasetė. Kjo i dha fund shoqėrimit tonė pėrfundimisht. Pėrse? Sepse ajo qė bėja ishte xhelozi pėr Islamin pa dije e pa mend, por kam mėsuar shumė nga ai qėndrim.

    8. Gjej ndonjė metodė tėrheqėse

    Shiko se qfar i tėrheq njerėzit, qfar e zgjon interesimin e tyre pėr ty dhe i bėnė qė tė tė dėgjojnė. Kėta dy burra e pyeten Jusufin alejhi selam rreth ėndrrave tė tyre dhe prisnin prej tij komentimin e ėndrrės, kurse Jusufi alejhi selam dėshironte t’i ftonte nė besim. Po t’ua shpjegonte ėndrrėn nė fillim, ata nuk do ta dėgjonin mė vonė, prandaj Jusufi alejhi selam e la komentimin e ėndrrės pėr fund. A e sheh kėtė metodė tėrheqėse?
    Nėse tė vjen ndonjė shokė dhe dėshiron tė tė flsė pėr kompjuterėt, mos ia nis bisedės menjėher pėr kompjuterėt, por flit rreth pėrfitimeve tė pėrdorimit tė kopjuterit nė qėshtjet fetare dhe pastaj bisedo me tė pėr qėshtjen qė i intereson atij.

    9. Bisedėn drejtoja mendjes dhe jo vetėm emocioneve

    Ki kujdes qė t’i flasėsh mendjes dhe jo vetėm emocioneve, se ajo ėshtė mė e dobishme. Shiko se si u flet Jusufi dy shokėve te burgut: “ O ju dy shokėt e mi tė burgut, a ėshtė mė mirė tė adhurohen zota tė ndryshėm apo Allahu, i vetmi ngadhnjimtar?!” Jusuf:39
    Shumė prej nesh ndalen dhe bisedojnė me shokun nė aspektin emocional, duke i thėnė:- Vėrtetė feja ėshtė shumė e mirė dhe unė kam shumė dėshirė qė ti tė udhėzohesh e tė jesh fetar.
    Kjo fjalė ėshtė e mirė, por i duhet folur mendjės mė mirė si pėr shembull: Pėrse jemi krijuar? Kurt ė vdesim, ku do tė shkojmė, ē’do tė ndodhė? A do ta jetosh jetėn pa objektiva dhe pa qėllime? Kalo kėshtu nė mes mendjės dhe emocioneve.

    10. Kujto mirėsitė qė tė dha Allahu

    Kur t’ua kujtosh njerėzve mirėsitė qė Allahu tė ka dhėnė ty dhe atyre, zemrat zbuten dhe dėgjojnė fjalėn e Allahut. Ja Jusufi alejhi selam thotė: “Ky (besimi dhe dhunėtitė e Allahut) ėshtė dhuratė e madhe nga Allahu ndaj nesh dhe ndaj njerėzve, por shumica e njerėzve nuk ia dinė vlerėn.” Jusuf:38

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    11. Bisedo me njerėzit me edukatė dhe oratori

    Megjithėse shokėt e burgut ishin jobesimtarė, Jusufi alejhi selam nuk i quajti tė tillė dhe nuk i fyeu, por u foli pėr veten e tij duke u thėnė: “Unė kam lėnė besimin e njė populli qė nuk besonin Allahun.” Jusuf 37. Ai nuk u tha atyre drejpėrdrejt se ishin jobesimtarė, por shtoi: “A ėshtė mė mirė tė adhurohen shumė zota apo tė adhurohet Allahu?”
    Ruaju e mos gabo tė shkosh e t’i thuash dikujt: “Ti do tė shkosh nė xhehenem sepse bėn kėtė e kėtė , se je i poshtėr dhe i pamoralshėm”, por kėrko shprehjet mė tė buta e mė tė ndjeshme. Omeri, Allahu qoft i kėnaqur me tė, thotė: “Pėr Allahun, sikur tė mos ishin tri gjėra do tė dėshiroja tė lija dynjanė:… tė ulem me njerėz qė i zgjedhin fjalėt e mira ashtu siē i zgjedhin edhe frutat.”
    Shiko mėnyrėn e bukur tė tė folurit tė Jusufit alejhi selam dhe edukatėn e tij. Ai nuk i tha atij qė do tė dėnohej me vdekje: “O ti ishkretė do tė vritesh”, por tha: “O ju dy shokėt e mi tė burgut! Njėri prej jush do t’i jep tė pijė verė zotrisė sė vet, kurse tjetri do tė varet dhe shpezėt do tė hanė nga koka e tij. Ēėshtja pėr tė cilėn kėrkuat shpjegim ka marr fund.” Jusuf:41
    Ai nuk dėshiron ta ngushtoj atė me fjalė, por tha: “Njėri prej jush,… kurse tjetri…” Fatėkeqėsisht, nė shumė raste ne i largojm vetė njerėzit me menyrėn se si flasim. Ju lutem, zgjidhni fjalėt dhe zbukurojini ato.
    Njė njeri shkoi te Harun Rashidi, i cili ishte kalif i myslimanėve, dhe filloi ta kėshillojė. Gjatė kėshillimit pėrdori shumė shprehje tė ashpėra e tė vrazhdaqė e largonin njeriun nga feja dhe nuk e afronin. Haruni i tha: “O ti njeri, pėr Zotin, kush prej nesh ėshtė mė i keq tek Allahu, unė apo faraoni?!” Tha:”Faraoni.” Pastaj tha: “Kush ėshtė mė i dashur tek Allahu, ti apo Musai?!” Tha: “Musai alejhi selam” Haruni i tha: “O njeri, Allahu caktoi Musain alejhi selam, i cili ishte mė i mirė se ti, qė tė shkonte te faraoni, i cili ishte mė i keq se unė, dhe i tha: “Thuaji fjalė tė buta.” Taha:44

    12. Hape zemrėn pėr njerėzit

    Mos u bėj i paqartė me njerėzit, mos ji i mbyllur dhe i izoluar. Nėse ai tė cilit if let ndien se je libėr i hapur e mund tė tė lexojė, ai do tė pranojė qė tė merresh me tė. Shiko Jusufin alejhi selam, sė par ii njohu ata me veten e tij: “Kam ndjekur fenė e prindėrve tė mi, Ibrahimit, Is’hakut dhe Jakubit.” Jusuf:38

    13. Kujto ahiretin

    Me thirrjen tėnde njerėzve duhet t’ua kujtosh ahiretin qoftė edhe me ndonjė shprehje tė vogėl e tė shkurtėr, duhet t’ua kujtosh xhenetin e xhehenemin, Ditėn e Kijametit.
    Jusufi alejhi selam thotė: “Ata nuk besonin nė Ditėn e Ahiretit.” Jusuf:37

    14. Bėhu xheloz pėr Islamin

    Kjo pėrmbledh gjithėqka qė u tha:
    “A shumė zota tė ndarė janė mė mirė apo Allahu, Njė i Gjithėpushtetshmi?” Jusuf:39
    Kjo xhelozi e tij pėr Islamin filloi nė kohėn kur ishte nė burg, aty filloi tė thėrrasė njerėzit nė rrugėn e Allahut. Aty gjithashtu doli nė pah guximi i tij pėr tė vėrtetėn. Ai nuk ndihej keq kur thėrriste nė rrugėn e Allahut edhe kriminelėt. Xhelozia pėr Islamin nuk vjenė pa u jetėsuar Islami edhe praktikisht, pa zbritur nė tokėn e realitetit dhe tė eksperiencės, prandaj duhet tė fillosh t’i thėrrasėsh njerėzit. Njerėzit do tė tallen njėher me ty dhe fytyra jote do tė skuqet derisa tė mėsohesh me thirrjen nė rrugėn e Allahut, por duhet tė tregohesh i durueshėm nė thirrjen tėnde. Mos e humb shpresėn nėse i sheh duke bėrė mėkate, mundohu tė kesh mė shumė zgjidhje nė thirrjen tėnde, nganjėher mbylli sytė, nganjėher tregohu durimtar e nganjėher tėrhiqja vėmendjen me kėshilla.

    Ebu Hanifja, Allahu qoft i kėnaqur me tė, ishte nė njė senacė mėsimi. Ai kishte njė fqinjė, njė djal tė ri qė pinte alkool. E kur alkooli fillonte ta bėnte pėr vete, ai kėndonte e fliste me zė tė lartė: “Mė humbėn mua. Eh, ēfar djali kanė humbur!”
    Dhe Ebu Hanifja i duronte kėto britma. Por njė ditė nuk e kishte dėgjuar tė bėrtiste si qdo natė dhe pyeti pėrse nuk po dėgjohej mė. I thanė se atė djalė e kishte arrestuar policia. Ebu Hanife shkoi nė polici dhe kėrkoi prej tyre qė ta merrte e ta qonte nė shtėpi. Ata e lejuan dhe imami e mori me vete nė mushkėn e tij. Djlai i ri ishte i habitur dhe nuk po besonte se qpo ndodhte. A ishte ky njeriu qė e kishte bezdisur kaq shumė?!
    Imami nuk kishte thėnė asgjė gjatė rrugės. Kur mbėrritėn para shtėpisė, e mori pėr dore, e futi nė shtėpi e pastaj i tha: A tė kemi humbur, o djalė i ri?

    Kurse ai ia ktheu: Pėr Allahun, nuk do tė pi mė alkool!
    Shiko, vėlla i dashur, nganjėher heshtja ėshtė shėrim e kurim, njė derė pėr tė hyrė nė zemrat e njerėezve.

    Shkėputur nga Libri: “Jusufi alejhi selam” i autorit Amėr Halid
    Boton: Shtėpia Botuse: Dituria Islame- Prishtinė
    Prof. Skender Mehmeti; Imam nė Xhaminė e Lipjanit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •