Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Cila ishte/është dhe Cila (s)duhet të jetë Bashkësia Islame e Kosovës??

    Cila ishte BIKu?



    Bashkësia Islame e kosovës është institucioni më i vjetër në kosovë, fillet e ketij institucioni datojnë rreth dhjetë shekuj më parë dhe vazhdimisht ka funksionuar pavarësisht barrierave politike.

    BIKu nëse njifet vetëm si institucion konzervativ fetar, atëhere para vitit 1999 (para lufte) BIKu ka bartur mbi supet e saja edhe interesa politike dhe kombëtare dhe roli I BIKut në këtë fushë nuk ishte për tu nënvlerësuar. Objektet e këtij institucioni (Medreseja Alaudin) një periudhë të caktuar kohore kan sherbyer edhe si kuvend për delegatët e kuvendit të kosovës në vitet e 90-ta.



    Roli I BIKut në fusha te ndryshme, duke përfshirë ketu edhe udhëheqjen me masën e popullit (xhematin) ishte relativisht I madh, ku populli nëpërmjet këtij institucioni mbante dhe ruante moralin dhe vlerat kombëtare që rrezikoheshin gjithnjë nga pushtuesi serb. Gjithashtu institucioni I BIKut nëpërmjet mekanizmave të tij, ka luajtur një rolë të rëndësishëm në ruajtjen e gjuhës shqipe nga asimilimi serb, ku nëpërmjet mësimeve fetare (Mejtepeve) populli e ruante gjuhën dhe mbrohej nga analfabetizmi.



    Poashtu BIKu nëpërmjet Medreseve dhe Fakultetit te Studimeve Islame në Prishtinë, ka kontribuar jo pak në ngritjen intelektuale të shumë shqiptarëve nga e gjithë trevat shqiptare ( nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Lugina e Preshevës.)



    Ndërsa në luftën e fundit në kosovë, realiteti evidencon një numër te madh të hoxhallarëve që kan ra deshmorë si ushtar në radhët e Uçk-s.



    Nëse bëjmë një krahasim të natyrës së traditës institucionale në mes BIK-ut dhe Qeverisë së kosovës, atëherë Bashkësia Islame e Kosovës kur është themeluar si institucion, qeveria e kosovës ka qen një ide ëndërrash.



    Cila është BIKu?



    Bashkësia Islame e Kosovës është organ I themeluar nga populli I kosovës që poashtu shërben për popullin e kosovës dhe faktikisht është organi apo institucioni me shtrirje territoriale dhe institucionale më të madhe në Kosovë, ku autoriteti I BIKut shtrihet në të gjitha vendbanimet e kosovës, ku perfaqesohet nga imamët nëpër xhamia cep më cep kosovës që e bënë BIKun si një konkurentë te denjë me vetë qeverin e kosovës, sa I përket autoritetit në popull.


    Më lartë u njoftuam se kush ishte Bashkësia Islame dhe çfar roli pozitiv ka luajtur gjatë gjithë ekzistencës së saj, ndersa tash te shqyrtojmë pozitën aktuale dhe kendin e së tashmës.



    Bashkësia Islame e Kosovës, fatëmirsisht aktualisht ka kuadro intelektuale si asnjëher më pare dhe perfaqësimi nëpër çdo cep të territorit të kosovës, përmes xhamive, gradualisht është duke u zgjeruar mjaftueshëm.



    Si gjithçka në kosovë qe vuan nga boshlloku financiarë, ashtu edhe BIKu është ne veshtirësi të mëdha nga ana financiare dhe duke marrur parasysh se sa punëtor ka ky institucion në gjithë kosovën, dëshmon se sa vështirësi ka në këtë segment.

    Mirëpo me gjithë keto probleme financiare, ekziston vullneti për të punuar dhe relativisht po arrinë të realizoj objektiva.






    Cila (s) duhet të jetë BIKu?


    Një shkrim për të qen sa më real, duhet të përfaqësohet edhe nga kritika, kështu që edhe BIKu ka të metat e saja që edhe duken sheshazi, që kerkon nevoja të kritikohen.



    BIK-u duhet të krenohet për pozitën e saj historike dhe reputacionin që ka në popull, thjeshtë zyrtarët e ketij institucioni duhet ta kenë një vetëbesim më të madh , keshtu që duhet ta shtrojnë ndikimin e tyre në çdo sferë të jetës në kosovë, duke përfshirë ketu edhe në levizjet aktuale politike.



    BIKu nuk është sindikatë e punëtorëve e cila ka për objektiv primar tu siguroj pagat hoxhallarëve, mirpo duhet ta ketë influencën e saj meritore në çdo levizje që bëhet në kosovë.



    Minimumin e rëndësis qe duhet ta ketë BIKu në shoqërin kosovare është ta luaj rolin e një opozite jo politike ndaj çdo levizje negative që veprohet në kosovë dhe ta ngritë zërin ndaj çdo gjëje që bie ndesh me moralin dhe pozitën e qytetarëve (Musliman) që përfaqëson.



    BIK-u definitivisht duhet të jetë më e zëshme në kosovë dhe të ngritë zërin e saj ndaj shumë gjërave që po atakojnë moralin dhe vullnetin e popullit.



    Jan shumë gjëra që BIK-u duhet ta kishte ngritur zërin dhe ti kundërshtoj ashpër. Në periudhën e pas luftës kan ndodhur shumë gjera që BIKu duhej ta kishte luajtur rolin e saj konstruktiv dhe disa prej tyre jan edhe keto: Kushtetuta e Kosovës rregulloj me ligj martesat e Homoseksualëve, Që 11 vitet e pas luftës në kosovë nuk lejohen frekuencat e qoftë një radioje islame dhe të mos flasim për TV islame, Në kushtetutën e Kosovës, statusi I BIKut nuk ka kurrfar pozite, Tash e sa kohë dhe pothuajse ka marr formën e fenomenit qeshtja e shamis dhe ka ardh momenti që edhe me dispozita te ndalohet shamia në institucione publike dhe sot motrave tona muslimane iu ndalohet arsimimi nëpër shkolla përshkak të shamis!, Ne periudhën e pas luftës po ndodhin lloj lloj fenomenesh negative me karakter moral (prostitucioni, narkomania, vetëvrasjet, trafikimi I qenjeve njerzore etj) BIK-u do duhej të ishte e para të ngriste zerin e saj në këto raste sepse është institucion qe do duhej te brengosej per moralin e komunitetit musliman qe edhe perfaqeson.



    BIKu në gjithë keto qe u permenden me lartë, pothuajse ka fjetur dhe as që është vërejtur egzistenca e saj. Në rastin e lejimit të martesave të homoseksualëve në kosovë, më shum kan reaguar organizatat e huaja të krishtere se sa BIKu! U bë protesta gati me e madhja e pas luftës për shamin në kosovë dhe roli I BIKut realisht në ketë rast ishte negativë, bile kishte tendenca që të distancohej nga kjo thirrje e popullit!!



    BIKu absolutisht I ka të gjitha kushtet që ta rris ndikimin dhe influencën e saj në kosovë dhe nuk duhet ta nënvlersoj veten para dikujt në kosovë sepse ka autoritetin e saj qe nuk duhet të ja cenoj askush dhe këtë autoritet duhet shfrytëzoj dhe duhet të ndikoj ne çdo levzje qe behet ne kosovë. Nëse nuk do mund të arrinte BIKu te ndikoj ne pushtetin ekzkutiv, atëher duhet të merr pjesë ne menyre konstruktive në pushtetin legjislativë dhe të monitoroj çdo ligj dhe dispozitë qe ka të bëj me karakter moral.



    BIK-u absolutisht duhet të mos bije në presion te qeveris së kosovës dhe poashtu zyrtarët e saj të largohen nga ndikimet dhe implikimet e partive politike, thjeshtë BIKu si institucioni I vetëm me fytyr te pastërt morale në kosovë njëher e mire ti jap moral atyre që kan nevoj të edukohen moralisht, sepse kjo është nevoj dhe klithmë e popullit I cili tash e sa kohë po vuan nga antimorali I pushtetarëve tanë.



    Bashkësia Islame e Kosovës ka resurse njerzore dhe intelektuale ta luaj këtë rol konstruktiv në kosovë, kështu që duhet ti shfrytëzoj këto kapacitete dhe sepaku ti kryej obligimet që ka ndaj komunitetit të saj.


    Kerim Gashi
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-04-2010
    Postime
    50
    Bashkesia "Jo"Islame e Kosoves eshtë perblot me biznesmen, bandita dhe hajduta, te cilet asgje skan lidhje me Islam.

    Ata jane qe popullaten e therassin qe ti nenshtohen ligjit te berë nga Njerzit. Janë pikërisht ata qe e kanë leju votimin, dhe i perkrahin Partit Politike dhe kufrin qe perhapet nga ata.

    Kjo Bashkesi "Jo"Islame eshtë nje instrument i shejtanit per ta zbukuruar shirkun dhe kufrin.

    "...Thuaj: “A janë ata që dijnë, njësoj me ata që nuk dijnë?”..." (Ez Zumer:9)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •