Fjala e fundit "Oktapodi Paul Parashikon: Spanja fituese"
Oktapodi më i famshëm në botë, Paul, në akuariumin e Oberhausenit në Gjermani, ka parashikuar që Spanja do të dalë fituese përballë Gjermanisë, kur këto dy kombëtare të takohen në Durban, për të zhvilluar gjysmëfinalen e dytë të Kampionatit Botëror.
Oktapodi Paul ka parashikuar saktë deri më tani 11 ndeshje radhazi të kombëtares gjermane, duke përfshirë këtu dhe humbjen ndaj Serbisë.
Mënyra se si Oktapodi i parashikon ndeshjet është e thjeshtë dhe jo aq bindëse, por që u tregua deri më tani tejet efektive. Në dy kuti vendoset ushqimi i njëjtë i Oktapodit, por secila nga kutitë ka flamurin e shtetit të caktuar. Në kutinë në të cilin Paul e ha ushqimin, atëherë ajo skuadër është fituese. Gjermanët do të duhet të shpresojnë në një gabim të oktapodit, ashtu si në finalen e Euro 2008, kur ai parashikoi se Gjermania do të dalë fituese, kurse Spanja fitoi me rezultat minimal 1-0.
Ky hajvan deri tash ia ka qellu per te gjitha ndeshjet ne te cilat ka luajtur gjermania, bile ia kishte qellu edhe kur serbia e mundi gjermanin ne grupe
http://<a href="http://www.youtube.c...BATirFw3jw</a>
Krijoni Kontakt