Filatelia Shqiptare : Tranzicion dhe gabime tė patolerueshme
» Dėrguar mė: 08/08/2010 - 14:32
Thimi Nika
Njė periodizimin qė i bėhet filatelisė shqiptare njė vend tė rėndėsishėm ze edhe periudha pas vitit 1990. Nė kėtė kohė, siē dihet, nė Shqipėri u krye kalimi nga shteti i diktaturės sė proletariatit nė demokracinė pluraliste, nga centralizimi i ēdo aspekti tė jetės nė liberalizimin e shumė gjėrave, rrjedhojė e futjes sė saj nė rrugėn e demokracisė dhe tė ekonomisė sė tregut. Ndryshimet e ndjeshme qė ndodhėn kudo nuk mund tė mos pėrfshinin edhe fushėn e filatelisė.
Pėr ti kuptuar mė mirė kėto ndryshime ėshtė e nevojshme tė njihet e vlerėsohet drejt raporti midis historisė sė filatelisė sot me historinė e kombit nė kuptimin e gjerė si histori ideore, etno-kulturore, shpirtėrore. Ato janė tė lidhura ngushtėsisht midis tyre; e para ėshtė pjesė pėrbėrėse shumė e rėndėsishme e sė dytės. Filatelia, nė tėrėsinė e vet, pėrfaqėson njė sistem specifik qė e shfaq veten tė projektuar nė kohė historike dhe nė rend kronologjik. Nga kjo pikėvėshtrimi, skicimi i historisė sė filatelisė sot kėrkon njė rivlerėsim tė vlerave mė tė mira filatelike shqiptare.
Dy-tre vitet e para tė tranzicionit, 1991-1993, gjėrat ecnin pėr inerci, sigurisht me lėkundje tė mėdha, tė pėrligjura pėr kushtet e kohės. Kėshtu, p.sh., njė dukuri interesante u vu re nė historinė postare. Meqėnėse, si rrjedhojė e rritjes kudo tė ēmimeve, edhe tarifat pėr afrankimin e korrespondencės postare pėsuan tė njėjtėn gjė, ndėrkohė qė vlerat e pullave ekzistuese ishin relativisht tė ulėta, pasi ishin emetuar pėr tiu pėrgjigjur kėrkesave tė mėparshme, dėrguesi detyrohej tė vendoste nė zarf njė numėr tė madh pullash. Ndodhte qė njė zarf qė qarkullonte brenda vendit tė kishte tė ngjitura rreth 40 copė pulla, kurse pėr jashtė shtetit shumė mė tepėr, aq sa s kishte vend pėr tė shkruar adresėn e marrėsit, sepse bardhėsia e zarfit humbiste tėrėsisht nga vulat e shumta. Pra, pullat mbulonin njėra tjetrėn.
Ndryshimi i parė i dukshėm nė filatelinė shqiptare pas vitit 1990 ishte zgjerimi i mėtejshėm i tematikės sė pullave. Si rrjedhojė edhe e ndryshimeve qė u bėnė nė statusin dhe pėrbėrjen e Komisionit Shtetėror tė Pullės dhe tė stafeve drejtuese nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Postave, pėrcaktimet nė tematikė filluan tė bėhen mė tė menduara. Tanimė shumė tema qė mė parė konsideroheshin tabu, ose ishin tė ndaluara kategorikisht tė pasqyroheshin nė pulla, dora dorės fituan tė drejtėn e qytetarisė.
Ska mė pulla tė ndaluara...
Le ta argumentojmė kėtė pėrfundim nėpėrmjet njė vėshtrimi tė thjeshtė tė katalogut tė pullave tė kėsaj periudhe.
Fjala vjen, nė qoftė se para vitit 1990 KSBE, Kėshilli i Europės dhe NATO konceptoheshin si organizma armike ose, mė e pakta, me tė cilat vendin tonė nuk e lidhte asgjė, mė 31 mars 1992 Shqipėria pranohet nė KSBE dhe, me rastin e kėsaj ngjarjeje, emetohet enkas njė seri e veēantė pullash postare; pranohet nė Kėshillin e Europės dhe, mė 29 korrik 1995, u bė e njėjta gjė, u emetua njė emision pėr tė; aspiron pėr tu antarėsuar nė NATO dhe emeton dy seri pullash: mė 25 prill 1999, i kushton njė emision tė posaēėm 50-vjetorit tė krijimit tė saj, kurse mė 3 prill 2008 nxjerrė njė tjetėr seri kushtuar zyrtarizimit nė samitin e Bukureshtit tė ftesės pėr tu antarėsuar nė NATO. Gjithashtu, nė pėrgjigje tė aspiratės sė ligjshme tė popullit shqiptar pėr tu integruar nė Europė, mė 10 qershor 1992, emetohet njė emision i titulluar Drejt Europės. Kėtu po ēel njė parantezė. Pulla e kėtij emisioni ka njė gabim flagrant: flamuri i Bashkimit Europian, i vendosur nė sfondin ngjyrė blu tė pullės ėshtė bėrė me 23 yje nga 12 qė ka nė fakt(!) Ky gabim dėshmon pėr kaosin dhe mungesėn e plotė tė pėrgjegjėsisė qė i karakterizonte organizmat pėrkatėse nė vitet e para tė demokracisė.
Duke vijuar mė tej me liberalizimin dhe ndryshimet e dukshme nė tematikė, shohim se, mė 25 prill 1993, emetohet njė emision i veēantė me portretin e papės Gjon Pali i Dytė nė kuadėr tė vizitės sė tij nė Shqipėri; mė 5 maj 1993; me rastin e 80-vjetorit tė pullės sė parė kombėtare shqiptare, emetohet njė emision me portretin e Lef Nosit, ministėr i Postave nė qeverinė e Ismail Qemalit, por qė u dėnua dhe u ekzekutua pas ēlirimit si kolaboracionist dhe anėtar i Regjencės nė kohėn e pushtimit gjerman; mė 20 nėntor 1995, me rastin e 60-vjetorit tė lindjes, vihet nė qarkullim njė seri me dy vlera pėr yllin e muzikės rrok, Elvis Presli; mė 25 dhjetor 1996, emetohet njė pullė me portretin e Gjergj Fishtės, i shpallur armik dhe poet antikombėtar; mė 25 korrik 1997, emetohet emisioni pėr Faik Konicėn, qė dikur gjithashtu shihej me sy tė keq; mė 28 nėntor 1998 del njė emision kushtuar kardinalit Mikel Koliqi, ish-i burgosur politik nė periudhėn e socializmit; emetohen shumė emisione me portretin e Nėnė Terezės, fituese e ēmimit Nobel; pėr tė vazhduar me emsionin e 15 marsit 1999 kushtuar figurave tė shquara amerikane, presidentėve Uashington e Uillson dhe luftėtarit tė mirėnjohur kundėr racizmit, Martin Luter Kingut; me emisionin e 10 qershorit 2007 me rastin e vizitės sė presidentit amerikan Xhorxh V. Bush [George Ė. Bush] nė Shqipėri; me emisionin e 22 prillit tė vitit 2000, qė evokon 2000-vjetorin e krishtėrimit; me emisionin e 22 shkurtit 2001, me dy vlera, ku paraqiten dy figura tė shquara tė fesė bektashiane e kėshtu me radhė.
Nė kėtė kuadėr vlen tė theksohet se u thye edhe njė tabu tjetėr: pėr herė tė parė nė historinė e filatelisė shqiptare, pėrjashtuar Zogun dhe Enver Hoxhėn, nė emisionin me figura tė shquara tė sportit, emetuar mė 3 qershor 2002, fiksohet nė pullė portreti i njė personi tė gjallė, ngritėsit tė shquar tė peshave, Mjeshtrit tė Merituar tė Sportit, Ymer Pampuri.
Natyrisht zgjerimi i tematikės ia rriti dimensionet dhe i dha mė shumė frymėmarrje filatelisė shqiptare. Po kėshtu, vendosja e pluralizmit bėri qė tė hiqet dorė nga politizimi e ideologjizimi i pullave. Karakteristikė ėshtė se nė kėto vite nuk gjen, p.sh., asnjė emision qė ti kushtohet njė force politike tė caktuar, ndonėse jo pak tė tilla kanė ardhur dhe janė alternuar nė pushtet.
Vėrejtje kritike pėr temat...
Por edhe pse ėshtė punuar pėrgjithėsisht mirė, nuk mund tė mėtohet se ėshtė arritur gjithēka dhe se ska vend pėr pėrmirėsime. Ėshtė kjo arsyeja qė filatelistė tė ndryshėm dhe organi i Shoqatės sė filatelistėve tė Shqipėrisė, revista Koleksionisti, nė disa numra tė saj, kanė botuar jo pak shkrime me theks kritik. Madje kjo revistė ka pasur njė rubrikė tė posaēme pėr kėtė qėllim, tė titulluar Pėr pullat postare qė emetohen nga Posta Shqiptare.
Nė kėtė kuadėr po kujtoj kėtu njė shkrim tė autorit Beqir Ndrukaj, i cili ka marrė pėrsipėr tė analizoj emisionet e vitit 1999, vetėm si tematikė. Ai, pasi jep informacionin se gjatė vitit 1999 u emetuan gjithsej 18 emisione me 40 pulla dhe 4 blloqe, e konsideron tė padrejtė raportin midis vendit qė ze nė pulla tema kombėtare dhe tema e huaj. Pėr temat kombėtare gjatė vitit 1999, - shkruan ai, -u emetuan 7 emisione me 20 pulla tė ndryshme dhe 2 blloqe, kurse pėr tema tė huaja 11 emisione me 25 pulla e 2 blloqe. Kėshtu Posta Shqiptare ka prodhuar vetėm 39 pėrqind tė emisioneve me motive kombėtare dhe 61 pėrqind me tematikė tė huaj. Ky konstatim ndeshet lehtėsisht edhe po ti referohemi disa viteve tė tjera pas vitit 1990.
Vėrejtje e kritika pėr tematikėn e disa emisioneve janė bėrė edhe nė shkrime tė tjera tė Koleksionitit. P.sh., nė nr. 6 tė vitit 2000, bėhet vėrejtje pėr emetimin e njė pulle pėr kompozitorin Gustav Mahler (1860-1911), me argumentin se emrin e tij nuk e lidh asgjė me Shqipėrinė dhe se pėr tė treguar elementė tė lidhjes sė vendit tonė me Austrinė ka mjaft tema tė tjera nga historia dhe kultura jonė e pėrbashkėt. Nė kėtė kuadėr do tė sillja nė vėmendjen e lexuesit edhe vėrejtjen pėr emisionin kushtuar 100-vjetorit tė rrethit ēiklistik tė Francės. Nė shkrim shtrohet pyetja pse duhet kremtuar ky pėrvjetor, kur vetė posta franceze nuk e ka pėrkujtuar asnjėherė(?!)
Pėrmirėsohet cilėsia estetike...
Sigurisht paraqitja shumė mė e mirė estetike ėshtė njė dukuri e spikatur e pullave postare shqiptare pas vitit 1990. Kjo, nga njėra anė, falė teknologjisė sė lartė tipografike dhe, nga ana tjetėr, si rrjedhojė e njė kujdesi tė veēantė pėr tu pėrballur me nivelin mė tė mirė tė filatelive tė vendeve tė tjera. Deri nė vitin 1994, siē ėshtė theksuar edhe mė sipėr, pullat shtypeshin nė vend, nė ish-ndėrmarrjen kartografike nė Tiranė. Pas kėtij viti ato u prodhuan fillimisht nė Zvicėr, mė pas nė Mbretėrinė e Bashkuar dhe deri nė fund tė vitit 2005 nė Greqi. Duke filluar nga viti 2007, shtypja e tyre filloi tė bėhet pėrsėri nė vend, nė shtypshkronjat Ilar dhe Nėnė Tereza, nė Tiranė. Emisioni i parė i shtypur nė shtypshkronjėn Ilar, datohet nė qershor 2007, dhe ėshtė pikėrisht ai kushtuar vizitės nė Shqipėri tė presidentit tė ShBA-sė, Xhorxh V. Bush.
E vėrteta ėshtė se ka njė dallim shumė tė madh pėrsa i pėrket paraqitjes estetike midis pullave qė janė vėnė nė qarkullim para vitit 1994 dhe atyre pas kėtij viti e deri nė ditėt e sotme. Ndryshimi ėshtė i jashtėzakonshėm edhe nė elementet aksesorė qė shoqėrojnė emisionet filatelike. Kėshtu, p.sh., ka vite qė prodhohen cirkularė mjaft cilėsorė pėr ēdo emision veēmas dhe pėr tė gjithė emisionet e njė viti bashkė; vinjete, buklete e karnete tė ndryshme etj. Duke filluar nga viti 1999 e nė vazhdim, janė botuar albume shumė tė bukur me tė gjitha seritė e emetuara gjatė vitit, tė cilat lehtėsojnė sė tepėrmi koleksionimin e tyre.
Pullat e para 1990-ės...
Por edhe nė kėtė drejtim jo ēdo gjė ėshtė e pėrkryer. Nuk mendoj, p.sh., se meriton kėtė vlerėsim pozitiv puna me zarfat FDC. Siē dihet, pėrpos pullave, pėr tė pėrgatitur njė FDC nė parametra tė lartė cilėsorė, duhet qė vetė zarfi qė zgjidhet tė plotėsojė disa kėrkesa si: lloji i letrės sė pėrdorur pėr pėrgatitjen e tij, formati, kompozimi grafik etj. Por po kaq e rėndėsishme ėshtė edhe realizimi i vulės sė posaēme qė vendoset mbi zarf. Duke parė zarfat FDC tė viteve tė fundit rezulton se: pėrmasat e tyre kanė ndryshuar disa herė, gjė qė ua vėshtirėson filatelistėve koleksionimin. Po kėshtu, vulat e posaēme shpesh, kur preken me dorė, fshihen, bėhen tė palexueshme, pasi janė vendosur me bojė tė thjeshtė mbi zarfa me letėr tė shkėlqyeshme, kur dihet se, siē dėshmon pėrvoja, vendosja e vulave me seriografi ėshtė shumė mė cilėsore. Posta shqiptare e ka pasur kėtė mundėsi dhe nė vite i ka realizuar me sukses vulat seriografike, ndėrsa aktualisht ka hequr dorė prej tyre dhe zbaton njė rrugė mė tė thjeshtė, por jo rezultative. Vite tė shkuara, para 1990-ės, nė disa raste Shqipėria ėshtė kritikuar si vend me mangėsi jo tė vogla nė seriozitetin filatelik. Kjo pėr arsyen se, duke mos zbatuar si duhet rregullat e Bashkimit Botėror Postar, emetimi i pullave pati njė fluks tė madh. Atėhere, siē e theksuam edhe mė sipėr, nuk bėheshin studime rregullisht. Seritė emetoheshin shpesh, madje kishte raste edhe dy herė nė muaj, me shumė pamje, tė dhėmbėzuara e tė padhėmbėzuara, me sasi tė mėdha, sidomos tė pullave tė dhėmbėzuara, qė ia kishin zili edhe shtete me popullsi sa njėzet herė ajo e vendit tonė. Ky ėshtė njė fakt i njohur, madje i kritikuar edhe nė shtypin vendas. Pullat e asaj periudhe, edhe sot pas kaq shumė vitesh, gjenden lehtėsisht.
Dalin bashkė emetimet e dy viteve njėrazi
Po aktualisht a konstatohen defekte qė cėnojnė seriozitetin filatelik tė vendit? Po, ndeshen tė tilla. Edhe pse duhet pranuar se janė bėrė ndryshime thelbėsore, ende ka probleme qė meritojnė mė tepėr vėmendje. Njė pjesė janė tė akumuluara nga e kaluara, por ka edhe tė reja, tė periudhės pas 1990-ės. Nė qoftė se janė bėrė hapa tė mėdha pėrpara pėr depolitizimin e pullave, gjerat e tjera nuk kanė lėvizur me tė njėjtin ritėm. Pėr ta ilustruar kėtė pėrfundim, po ndalem pėr njė ēast nė njė emision me tematikė nga bota, me katėr pamje, me portrete tė katėr kompozitorėve tė shquar. Ai u botua nė vitin 1993, madje nė pulla, veē tė tjerave, shkruhet Albania 93", por, pėr neglizhencė tė theksuar tė administratės sė postės, nuk u emetua nė kohė. Pėr dy vjet ai mbeti nė raftet e magazinės, ku e mbuloi pluhuri i harresės. U desh qė ky qėndrim i papėrgjegjshėm tė bėhej problem nga filatelistėt pa tė vihej nė qarkullim emisioni mė 26 janar tė vitit 1995. Jo pak mangėsi u konstatuan edhe nė veprimtarinė emetuese tė vitit 1994. Nga disa ai u quajt sukses i Postės Shqiptare. Si argument u soll fakti se pullat u shtypėn cilėsisht mė mirė, nė Zvicėr. Por kjo anė pozitive nuk mund tė mbulonte kurrsesi disa aspekte qė dėmtonin imazhin e Shqipėrisė pėrsa i pėrket seriozitetit filatelik tė saj. Kėshtu, p.sh., asnjė emision nuk u vu nė qarkullim nė kohė (nė aspektin filatelik humbi aktualiteti i pullave), tirazhet e tyre, (pa folur pėr ēmimet e larta), edhe pse nuk u publikuan zyrtarisht, filatelistėt i dinin, kapnin afėrsisht shifrat e viteve 1960-1970. Mė konkretisht: emisioni kushtuar Kampionatit Botėror tė Futbollit USA 94" (ky u shtyp nė vend), doli shumė kohė pasi ai kishte pėrfunduar. Gjithashtu seria kushtuar 50-vjetorit tė Ēlirimit doli rreth njė vit mė vonė. Ndėr seritė e vitit 1994 kishte nga ato me tirazh rreth 100 mijė copė. Mė tej: me pėrjashtim tė dy vlerave (5 dhe 10 lekė) tė emisionit kushtuar makinave tė firmės Benz, asnjė vlerė tjetėr nga pullat e kėtij emisioni nuk u pėrshtatej tarifave masive postare nė atė kohė.
Njė situatė e tillė u pėrsėrit 13 vjet mė vonė, nė vitin 2007. Emisionet e dy viteve, 2006-ės dhe 2007-ės, dolėn njėkohėsisht. E thėnė ndryshe, asnjė nga emisionet e vitit 2006 nuk u vu nė qarkullim nė kohėn e caktuar. Katalogu Michel, p.sh., pėr vitin 2006 ka fiksuar vetėm njė emision, kurse tė gjithė tė tjerėt, tė planifikuar tė dilnin po kėtė vit, nė fakt u vunė nė qarkullim njė vit mė vonė, madje pas 5 tetorit 2007. Mė konkretisht, nga 5 deri nė 31 tetor 2007 u vunė nė qarkullim 9 emisione, kurse brenda muajit nėntor 2007 dolėn 16 emisione. Sigurisht ky fakt nuk kaloi nė heshtje, madje u kritikua rreptė nga filatelistėt.
Nė gazetėn Shqip, p.sh., u botua njė shkrim i fortė kritik nga njė koleksionist: Para ca ditėsh, -thuhet nė shkrim, - dolėn nga shtypi seritė e pullave postare shqiptare pėr vitin 2006 dhe 2007. Pa i hyrė davasė se si ėshtė e mundur qė pullat e vitit 2006 dalin nė fund tė vitit 2007, pa i hyrė davasė se a janė tė bukura a tė shėmtuara, pa i hyrė davasė a duhej vėnė kjo temė apo duhej vėnė ajo tjetra, a e dini se sa gabime ka nė ato pulla? 76 gabime drejtshkrimore nė fjalėt shqipe, 22 gabime logjike nė tekstin shqip, 18 gabime drejtshkrimore nė tekstin anglisht dhe 16 gabime logjike nė tekstin anglisht. Tė gjitha kėto, jo nė ndonjė libėr me qindra faqe apo me kushedi sa volume, por nė 127 pulla me rreth 800 fjalė gjithsej !!!. Pa zėnė nė kėtė llogari qė, nė rreth 400 fjalė qė kanė gėrmėn ė vetėm nė 22 janė vendosur pikat, apo qė ė-ja te Shqipėria herė shkruhet me pika e herė pa pika. A nuk flasin kėto fakte pėr mungesė serioziteti filatelik? Sigurisht.
Gabime tė patolerueshme
Pėr tė argumentuar kėtė, po ndalem vetėm te njė emision, ai me kostume kombėtare. Seria pėrbėhet nga 12 vlera, me format 31x43 mm, tė kompozuara nė tabak. Njė nga pullat e kėsaj serie, e katėrta nė rreshtin e sipėrm, paraqet njė kostum gruaje, ndėrsa teksti qė shoqėron pullėn ėshtė: Kostum burri-Hoti(!) Ky emision, sipas cirkularit vjetor tė botuar nga Departamenti i Filatelisė i Postės Shqiptare, u emetua mė 2 korrik 2007, me tirazh 4.000 seri tė plota, por, kur u konstatua gabimi, u vendos tė tėrhiqej nga qarkullimi. Pjesa mė e madhe e filatelistėve shqiptarė nuk arritėn ta merrnin kėtė emision. Sasia e vogėl qė u shit pėrgjithėsisht ra nė dorė tė ndonjė tregtari pullash, i cili i rriti ēmimin e shitjes disa dhjetėra herė. Bllokimi bėri qė ky emision nė historinė e filatelisė shqiptare tash e tutje do tė figurojė me tirazhin mė tė vogėl tė tė gjithė emisioneve tė prodhuara pas vitit 1945. Po sa ėshtė realisht numri i serive nė qarkullim nga ky emision? Pėr kėtė deri tani nuk ka asnjė informacion tė saktė e transparent. Personalisht mendoj se nuk do tė kishte asgjė tė keqe nė qoftė se Drejtoria e Pėrgjithshme e Postave do ta deklaronte atė publikisht.
Njė rast tjetėr qė flet gjithashtu pėr cėnim tė seriozitetit filatelik ėshtė edhe ai i emisionit me mbishtypje, me 15 vlera, qė u vu nė qarkullim nė dhjetor tė vitit 2006. Historia e kėtij emisioni ngjan shumė me atė tė serisė sė emetuar gati 40 vjet mė parė, nė dhjetor 1970, dhe tė emėrtuar nga filatelistėt si Industriali ose Oxhaqet.
Pas gjysmės sė parė tė vitit 2006, nė zyrat postare filloi tė ndihej mungesa e pullave pėr afrankim, pasi kishte njė vit qė nuk ishin shtypur pulla. Pėr tė kapėrcyer situatėn e emergjencės, u vendos qė brenda njė kohe tė shkurtėr tė prodhohej me mbishtypje njė emision i ri. Nga magazina e postės u nxorr njė sasi e madhe pullash tė 15 pullave me pamje tė ndryshme, qė u pėrkisnin disa emisioneve tė mėparshme. Atyre iu vu si mbishtypje njė drejtkėndėsh nė ngjyrė tė zezė, me tė cilin mbulohej vlera e mėparshme, qė ishte 20 lekė, dhe shkrimi me vlerėn e re 40 lek. Nė shkrimin 40 lek bie nė sy menjėherė njė gabim elementar drejtshkrimor, mungon gėrma ė. Fjala lek nė tė gjitha pullat duhej tė ishte shkruar lekė. Gjithashtu nė njė pjesė tė pullave vihen re raste, lehtėsisht tė dallueshme, tė spostimit dukshėm tė mbishtypjes.
Ky emision me mbishtypje u vu nė qarkullim pa zbatuar rregullisht procedurat e njohura ligjore dhe pa njoftuar mė parė organizmat pėrkatės ndėrkombėtarė, UPU-nė. Ėshtė kjo arsyeja qė emisioni nuk ekziston as nė fletėpalosjen e pullave tė vitit 2006 dhe as nė atė tė vitit 2007. Pėr tė nuk u dha publikisht asnjė informacion.
U desh qė filatelisti Bajram Peēi, ashtu si dhe 40 vjet mė parė, ti shkruante UPU-sė dhe katalogut Michel. Vetėm pas kėtij njoftimi Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Postave iu kėrkuan shpjegime dhe informacione e mandej ky emision u katalogua nga Michel, sigurisht pa asnjė tė dhėnė pėr tirazhin e serive tė plota, kurse data e vėnies nė qarkullim jepet e papėrcaktuar (nėntor-dhjetor 2006).
Pėr kėtė emision ka pasur edhe njė prodhim tė dytė, qė dallon nga i pari nga boja e mbishtypjes. Nė qoftė se herėn e parė boja e mbishtypjes ishte me shkėlqim, herėn e dytė nuk ishte e njėjta bojė: ishte mat, pa shkėlqim. Me kėtė bojė mat janė mbishtypur 8 nga 15 pullat e emisionit, tė cilat shėrbyen pėr tė plotėsuar detyrimet pėr kontigjentin e UPU-sė etj.
Disa dukuri negative u konstatuan edhe nė emetimet e pullave postare tė vitit 2009, madje ndonjė ishte vėrtetė skandaloze. Fjala ėshtė pėr emisionin 65-Vjetori i Ēlirimit tė Shqipėrisė. Nė tė dy pullat e tij janė fiksuar pamje qė skanė asnjė lidhje me Shqipėrinė, pėrpos vendosjes formale tė simbolit tė shqiponjės dykrenare. Nė pullėn me vlerė 70 lekė, p.sh., ėshtė fiksuar portreti i njė komisari tė Ushtrisė sė Kuqe, hero i ish-Bashkimit Sovjetik, me tė cilin autori i bocetit, jashtė ēdo logjike, ka zėvendėsuar partizanin shqiptar. Kjo foto ėshtė bėrė pullė dhe kartėpostare nė ish-Bashkimin Sovjetik dhe ėshtė shumė e njohur. Po kėshtu mjaft e njohur ėshtė edhe fotoja tjetėr, e vendosur nė pullėn me vlerė 200 lekė, qė paraqet njė skuadrilje bombarduesish amerikanė nė Japoni, nė vitin 1945. Pra, emisioni ėshtė ndėrtuar mbi dy foto tė huaja, tė marra nė internet.
Njė gabim i patolerueshėm u vu re edhe nė emisionin Iso-Polifonia Shqiptare. Nė tė dy pullat ėshtė shkruar keq emėrtimi i institucionit tė OKB-sė: nė vend tė UNESCO (United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization) shkruhet Unesco (!)
Ēmimet spekulative...
Tė kalojmė tani te njė problem tjetėr qė gjithashtu lidhet me seriozitetin filatelik tė shtetit: ēmimi i pullave. Nė disa raste, pas vitit 1990, qėndrimi pėr ēmimet gjykoj se ka qenė spekulativ. Pėr tė argumentuar kėtė pėrfundim kam bėrė njė ballafaqim tė disa ēmimeve me tarifat postare. P.sh., nė qoftė se deri nė vitin 1991 tė dėrgoje njė zarf tė thjeshtė brenda vendit duhej njė vlerė 2,50 qindarka, kurse pėr njė tjetėr rekomande 80 qindarka, nė vitin 1994 kėto tarifa ishin pėrkatėsisht 5 dhe 10 lekė. Nga njė pėrllogaritje e thjeshtė rezulton se u bė njė rritje e tarifave rreth 20 dhe 12 herė. Po vlera e njė emisioni tė ri pullash sa u rrit? Edhe kėtu llogaria bėhej thjeshtė: mesatarisht rritja kapte shifrėn mbi 50 herė. Krahasuar me Gjermaninė, e cila ėshtė ndėr shtetet me filateli mė tė zhvilluar e mė serioze nė botė, realiteti paraqitej i tillė: nė vitin 1992, Shqipėria kishte emetuar emisione qė nė tėrėsi kishin 41 pulla me vlerė tė pėrgjithshme 168.1 lekė ose, pėr ēdo pullė, 4.1 lekė, nė vitin 1994, Shqipėria kishte emetuar 19 pulla me vlerė tė pėrgjithshme 1.078 lekė, ose pėr ēdo pullė 56.73 lekė. Pra, brenda dy vjetėve kishte njė rritje 14 herė. Kurse nė Gjermani rritja e vlerės mesatare tė njė pulle ndryshon nga njėri vit nė tjetrin me shifra tė papėrfillshme pas presjes dhjetore. Akoma mė e dukshme ishte rritja e ēmimit tė zarfave FDC. Vetėm zarfi i ilustruar pa pullė shkonte nga 90-150 lekė, kur nė Gjermani kapte shifrėn 40.60 lekė. Kėto dukuri u kritikuan nga filatelistėt qė nė atė kohė, madje u konsideruan abuzim me hobin e tyre.
Pėrfundime...
Prej kėtej nuk ėshtė vėshtirė tė arrihet nė njė pėrfundim: dikur filatelistėve u jepeshin pulla me tollon (filatelia ishte fusha ku tolloni jetoi mė gjatė) dhe pengoheshin tė kishin korrespondencė me kolegė tė huaj, veēanėrisht me filatelistė tė vendeve perėndimore. Ky ishte njė qėndrim absurd. Por po kėshtu paradoksal ishte edhe qėndrimi nė ato vite me ēmimet e larta tė pullave, qė i vinte filatelistėt nė tė njėjtin pozicion. Me mundėsitė ekonomike tė kufizuara qė kishin e kanė, ata mezi arrijnė tė blejnė pulla vetėm pėr koleksionet e tyre dhe jo mė pėr tė shkėmbyer me kolegė nė vende tė tjera. Ja dhe njė shembull nga viti 2007: njė seri e emisionit tė zakonshėm Flamuri shqiptar, me 12 pamje tė ndryshme tė flamurit kombėtar, qė u emetua nė atė vit, kushtonte 3.465 lekė; vetėm njė vlerė e tij kishte ēmimin 2.000 lekė (!). Po kėshtu ka ndodhur edhe me emisionin e vitit 2009 Qarkullimi rrugor, i cili pėrbėhet nga dy pulla, njėra prej tė cilave ka vlerėn 1000 lekė (!).
Rrjedhojė e njė anormaliteti tė stėrzgjatur ka qėnė edhe grumbullimi gjatė periudhės 1945-1990 i stoqeve tė jashtėzakonshme tė pullave nė magazinėn e Postės. Nė vlerė ato kapnin shifrėn 180 milionė lekė. Pėr kėto pulla filatelistėve shqiptarė u ishte vėnė prej kohėsh embargoja, kurse tė huajve, me njė vendim absurd, vetėm pse paguanin nė valutė tė huaj, e kishin tė ēelur dritėn e gjelbėr. Ky qėndrim i kritikuar me shumė tė drejtė, pėrpos se nuk ishte aspak dashamirės, ishte edhe fyes e diskriminues pėr filatelistėt shqiptarė.
Nė kėtė kuadėr ėshtė i pashpjegueshėm edhe qėndrimi qė ėshtė mbajtur pėr vulat postare tė posaēme, kryesisht tė ditės sė parė tė emetimit. Filatelistėt shqiptarė e kanė pasur tė pamundur tė bėjnė vulosjen e pullave me kėto vula. Kėtė problem ata ia kanė ngritur Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Postave, por asnjėherė nuk morėn pėrgjigje pozitive. Realisht ai ėshtė njė problem qė i preokupon edhe aktualisht filatelistėt. Kėto vula janė pjesė e koleksionit, por mjaft filatelistėve u mungojnė. Dhe kjo jo pėr neglizhencė tė tyre, por ngaqė njė pjesė, p.sh., janė pėrdorur pėr vulosje pullash pėr panaire ndėrkombėtare. Po kėshtu filatelistėt kanė kėrkuar vazhdimisht qė, brenda njė kohe tė caktuar, sa e shikon tė arsyeshme Drejtoria e Postave, tu jepet mundėsia tė bėjnė vulosje pranė zyrave postare me vula tė posaēme, por kjo kėrkesė gjithnjė ka rėnė nė vesh tė shurdhėt.
Natyrisht, me sa u tha mė sipėr, nuk mund tė shterret tėrė ajo gamė e gjerė problemesh qė ka pasur e vazhdon tė ketė pėr disa gjėra filatelia shqiptare, por dhe nuk mund tė sillen argumente pėr tė dėshmuar seriozitet tė plotė filatelik. Shqipėria mbetet ndėr tė paktat vende tė botės pa njė katalog serioz tė pullave tė saj, thuajse pa asnjė lloj literature filatelike nė libraritė dhe nė bibliotekat e saj, pa ndonjė shitore serioze ku tė tregtohen llojet e ndryshme tė materialeve filatelike etj.
Krijoni Kontakt