Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 133
  1. #21
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914

    Unhappy

    Izadora po me duket se dardha do kerkoi un nga ty.hë......
    sesht kot thenja bej nder gje nderë.Okej po i ham bashk deri me nja,po ishalla nuk hargjohen kurre e sa me te freskta na i sjellin.

  2. #22
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga Sovrani Lexo Postimin
    E keqja e Islamit, frika nga vdekja. Pse te frikohesh nga krijuesi sa e cuditshme.
    Sovrani, e ke gabuar stacionin!

    Islami nuk ka asgjë të keqe!

    Por ti je ai që i bën vetvetes të keqe, pse e thua nji gjë që nuk ja ke haberin.

    Se mjafton të lexosh pak për Islamin dhe i ke sqarimet aty tek libri i All-llahut s.v.t., por e keqja është se ti nuk ke kohë se duhet me u marrë me gjëja të tjera dhe vjen këtu na tregon përalla.

    Ja pse duhet të frikohen besimtarët, sepse jemi të urdhëruar nga Krijuesi i Gjithësisë o Sovran:

    "O ju që besuat, kinie frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!" Ali Imran: 102

    "O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju." (Nisa 1)


    Dhe po lexove vetë do ti gjesh edhe më shumë ajete Kur'anore që flasin për atë se duhet pasur frikë All-llahun s.v.t.!

    Po ti nuk i kupton ajetet për këtë shkruan sikur të pëlqen ti.

    Po të jap nji shembull:

    Kur hyn tek drejtori i punës ( le ta marim se ke bërë diçka gabim), apo kur je ushtar dhe duhet me u paraqitur në raport tek komandanti, a ke frikë, apo hyn pa frikë???

    Dhe shumë shembulla të ngjajshme mund që ti sjell, por për ju që i injoroni argumentet edhe me e mbushë krejt forumin me shembull nuk do t'ju vlejë fare se i mohoni nga mendjemadhësia e juaj!

    Mbetsh mirë dhe mos e lodh kokën në gjëra që nuk i din, më mirë është për ty të pyesësh se sa të shkruan pa lidhje.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282
    Ka nje regull moral, qe kur dikush sjell nje teme, e ka per detyre qe tu pergjigjet pyetjeve te lexuesve, gjithmone kur pyetjet jane ne nje lijne me temen dhe jo ofenduese. Une i drejtova hapesit te temes dy pyetje, por moderatori tip "hafije", i ka fshire. Aspak nuk ndjehem i merakosur, per kete veprim m te papergjgjeshem, por me vjen keq se si tek ju te nderuar myslimane ende nuk ka rene diktatura, se u bene 20 vjet nga renia e monumentit te E.Hoxhes....

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    ÇËSHTJE TË RELIGJIONIT



    Margaritarë nga Elifas Levi, që kanë të bëjnë me çështjen e religjionit.



    Nevoja për besim është shumë afër nevojës për dashuri.

    Besimet e ndara (të veçanta) s’janë gjë tjetër, pos dyshime...

    Besimi s’e trillon veten, nuk e imponon veten, nuk e promovon veten me çfarëdo aktivesh politike; mu si jeta, ai shfaqet përmes një lloj fataliteti.

    Religjioni zë vend shumë më të rëndësishëm në realitetin jetësorë, se sa mendojnë ata që mundën pa të, ose së paku ashtu thonë. Tërë idetë që njeriun esencialisht e dallojnë nga shtazët: morali, dashuria, nderi, janë ndjenja religjioze. Kulti i atdheut dhe familjes,të cilave njeriu kurrë nuk do të mund t’u hiqet e që veten të kos e ulë, kurrë nuk do të mund të ekzistonin pa besim në diçka që e tejkalojnë jetën vdektare, me efemeritetin, paditurinë dhe mjerimin e saj.

    Nga të gjitha pasionet, ai i religjionit është më i fuqishmi. Ai vetveten e lind, qoftë përmes pohimit apo mohimit.

    Religjioni ekziston pavarësisht nga të tëra shqyrtimet, si veti e shpirtit njerëzor. Gjithnjë, derisa ekziston njeriu, do të ekzistoj edhe religjioni. I vetmi ky bënë që virtyti e nderi të mos jenë fjalë të zbrazëta, roli i vetëm i të cilëve do të ishte shfrytëzimi i paaftësive së të dobëtëve dhe marroqëve në dobi të të fortëve dhe të mençurve.

    Mu kjo nevojë e lindur për besim mund të quhet religjion natyror. Çdo përpjekje për t’ia prerë krahët këtij besimi, në nivelin religjioz,i kundërvihet natyrës (të natyrshmes).

    Esenca e religjionit është misteri, sepse ai fillon nga e panjohura.

    Dyshimi është ar,ik për vdekje i besimit. Por që akti i besimit të mos jetë marrëzi, arsyeja kërkon që ai të jetë i orientuar. Por me çka? Me shkencë?

    Shkenca këtu është e pamundësishme. As pushteti publik s’kryen punë. Ç’mbetet atëherë? Autoriteti moral, që i vetmi në gjendje të themelojë dogmën religjioze. Klerikët paraqesin autoritetin moral.

    Po që se shkenca do të fillonte të vërtetojë atë që nuk e njeh, do ta asgjësonte vetveten. Vërtetimi i besimit me anë të shkencës do të paraqiste absurd.

    Vetëm religjioni mund ta definojë Zotin; shkenca s’është në gjendje ta mohojë, as ta pohojë ekzistencën e tij.

    Po ç’është Zoti, vallë, do pyesin kureshtarët. Zoti është supozim, por supozim aq i domosdoshëm, se pa të, të gjitha teoremat janë absurde dhe të pasigurta.

    Zoti...Ai është, domosdoshmërish, më së paku i njohur...Ai është çdo gjë që ne s’jemi.

    Vetë natyra na bënë të besojmë; por, formulimi i besimit është në të vërtet shprehje shoqërore (i epokave të caktuara).

    Besimi, si dhe shpresa e dashuria, janë aq të lira e spontane, sa jo vetëm që s’mund t’ua imponosh të tjerëve, por madje as vetes.

    Të mendosh si besimtar, d.m.th. të mendosh iracionalisht, meqë objekti i besimit ndodhet jashtë botës së arsyes.

    Nëse dikush do më pyeste: “A ka Zot?” do t’i përgjigjesha: “Unë besoj në atë”. E nëse ai do të thoshte: “po a je i sigurt se ai ekziston?” do t’i thoja: “Po të isha i sigurt, s’do të besoja, do ta dija.” Pra, besimi fillon atje ku shkenca përfundon. Ai është vërtetim i asaj që nuk e njohim.

    Ekzistencën e Zotit - as që mund ta pohojmë e as ta mohojmë. Ai është supozim logjik, i arsyeshëm në të cilin besojmë.

    Thjesht: njeriu është trajtë e mendimit hyjnor, kurse Zoti sintezë e idealizuar e mendimit njerëzorë. Për këtë fjala e Zotit zbulon njeriun, kurse fjala e njeriut zbulon Zotin. Njeriu është Zot i botës, kurse Zoti njeri i qiejve.

    Por që ta kuptojmë e ta nderojmë Zotin, së pari duhet të jemi të lirë, sepse mbretëria qiellore i takon inteligjencës dhe dashurisë - fëmijëve të lirisë.

    Zoti e krijoi Lirinë e Njeriut në trajtën e femrës së bukur, dhe që ta sprovojë guximin e tij, bëri që fustani i vdekjes të kalojnë mes atyre dyve. Njeriu dashuroi dhe u ndie posi Zoti; e dha për të - atë me të cilën Zoti e pajisi: Shpresën e përjetshme. Vrapi pas së dashurës nëpër hijet e vdekjes. Njeriu posedoi lirinë, përqafoi jetën...

    ...Një ditë përfundimisht do të zgjohemi nga ëndrra e dhembshme e jetës së mundimshme. Atëherë do të jetojmë në krijuesin jetën e vërtetë, do të jemi të lindur me pëshpëritjen e pafund të dashurisë së tij. Si lajmëtarë qiellor do të bredhim hapësirave, sakaq yjet do t’i kemi vaporë të shkëlqyer...Do të shndërrohemi në vizione të ëmbla, të cilat na i qetësojnë sytë lotarë dhe do t’i mbledhim gonxhet rrezore nga luadhet e panjohura, nga do të freskohemi me vesën e tyre...

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e dollar
    Anëtarësuar
    28-06-2010
    Postime
    80
    kam pregatitur nje testamet, dmth le 200.000 euro borxhe te miat, ja le pasurin time komunitetit musliman lol

    paguni borxhet re
    nosce te ipsum...

  6. #26
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-07-2010
    Postime
    127
    Asgje s'kem pergaditur, jemi gjithnje duke u munduar te bejm mir qe kur vdekja te na vie, te mos na marrin shpirtin duke qen i zhytur ne pun te liga, por ne pun te mira, duke qen musliman dhe duke shprehur per her te fundit dëshmin e njëshmëris së Zotit ; La Ilehe Il Allah, Muhamedun Resul'Allah !

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Sovrani
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Vendndodhja
    V
    Postime
    193
    Citim Postuar më parë nga ramazan_it Lexo Postimin
    Sovrani, e ke gabuar stacionin!

    Islami nuk ka asgjë të keqe!

    Por ti je ai që i bën vetvetes të keqe, pse e thua nji gjë që nuk ja ke haberin.

    Se mjafton të lexosh pak për Islamin dhe i ke sqarimet aty tek libri i All-llahut s.v.t., por e keqja është se ti nuk ke kohë se duhet me u marrë me gjëja të tjera dhe vjen këtu na tregon përalla.

    Ja pse duhet të frikohen besimtarët, sepse jemi të urdhëruar nga Krijuesi i Gjithësisë o Sovran:

    "O ju që besuat, kinie frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!" Ali Imran: 102

    "O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju." (Nisa 1)


    Dhe po lexove vetë do ti gjesh edhe më shumë ajete Kur'anore që flasin për atë se duhet pasur frikë All-llahun s.v.t.!

    Po ti nuk i kupton ajetet për këtë shkruan sikur të pëlqen ti.

    Po të jap nji shembull:

    Kur hyn tek drejtori i punës ( le ta marim se ke bërë diçka gabim), apo kur je ushtar dhe duhet me u paraqitur në raport tek komandanti, a ke frikë, apo hyn pa frikë???

    Dhe shumë shembulla të ngjajshme mund që ti sjell, por për ju që i injoroni argumentet edhe me e mbushë krejt forumin me shembull nuk do t'ju vlejë fare se i mohoni nga mendjemadhësia e juaj!

    Mbetsh mirë dhe mos e lodh kokën në gjëra që nuk i din, më mirë është për ty të pyesësh se sa të shkruan pa lidhje.
    Nuk doja te shkruaj sepse s'me flitet me njerez qe e krahasojne Zotin me komandante e shefa pune, sidomos nuk me debatohet me njerez qe mendojne se dine.
    Thashe pse duhet te frikohemi nga Krijuesi, dhe e keqja e Islamit eshte se fut frike, ja qe i solle vete citatet ku flitet per frike, ti lirisht mund te keshe frike por une skam aspak frike nga ai qe me ka krijuar.

  8. #28
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga Sovrani Lexo Postimin
    Nuk doja te shkruaj sepse s'me flitet me njerez qe e krahasojne Zotin me komandante e shefa pune, sidomos nuk me debatohet me njerez qe mendojne se dine.
    Thashe pse duhet te frikohemi nga Krijuesi, dhe e keqja e Islamit eshte se fut frike, ja qe i solle vete citatet ku flitet per frike, ti lirisht mund te keshe frike por une skam aspak frike nga ai qe me ka krijuar.
    Pasi nuk të flitet po pse hyn këtu në komunitetin musliman pasi nuk din gjë dhe flet me hamendje? Shko flit me ato shokët e tu dhe s'ka pse të mërzitesh se është normal, nji njeri që nuk e ka frikë All-llahun s.v.t., ai është prej të humburve. Atë ta dhash si shembull shefin dhe jo si krahasim, o injorant dhe kur nuk din me fol me argumente atëherë pse flet???Unë të prura edhe argumentin prej Kur'anit, por ti je shkurtpamës. Vazhdo ti në atë injorancën tënde dhe mos i pengo të tjerët, se ju nuk dini, vetëm se mendimet e juaja dhe ska asgjë tjetër , sepse shejtani va ka bërë autoban dhe nuk ka gjë që ju ndal. Dhe së fundi nuk ka se pse të më përgjigjesh se un nuk kam nevojë për ti, se më mjafton All-llahu.

    All-llahun e kam frikë mbasi Ai na urdhëron nji gjë të tillë edhe është normal, se tek Ai do kthehemi. Në Ditën e Gjykimit Ai do vendosë se kush ka pasur të drejtë: ata që janë frikësuar, apo ata që nuk i frikësohen Atij???

    Atë ditë kur nuk do të ketë padrejtësi dhe e vërteta do del haptas!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 08-07-2010 më 13:56

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    nuk jam pergaditur hiq,as qe me shkon mendja me vdek.

  10. #30
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga i humburi Lexo Postimin
    ÇËSHTJE TË RELIGJIONIT



    Margaritarë nga Elifas Levi, që kanë të bëjnë me çështjen e religjionit.



    Nevoja për besim është shumë afër nevojës për dashuri.

    Besimet e ndara (të veçanta) s’janë gjë tjetër, pos dyshime...

    Besimi s’e trillon veten, nuk e imponon veten, nuk e promovon veten me çfarëdo aktivesh politike; mu si jeta, ai shfaqet përmes një lloj fataliteti.

    Religjioni zë vend shumë më të rëndësishëm në realitetin jetësorë, se sa mendojnë ata që mundën pa të, ose së paku ashtu thonë. Tërë idetë që njeriun esencialisht e dallojnë nga shtazët: morali, dashuria, nderi, janë ndjenja religjioze. Kulti i atdheut dhe familjes,të cilave njeriu kurrë nuk do të mund t’u hiqet e që veten të kos e ulë, kurrë nuk do të mund të ekzistonin pa besim në diçka që e tejkalojnë jetën vdektare, me efemeritetin, paditurinë dhe mjerimin e saj.

    Nga të gjitha pasionet, ai i religjionit është më i fuqishmi. Ai vetveten e lind, qoftë përmes pohimit apo mohimit.

    Religjioni ekziston pavarësisht nga të tëra shqyrtimet, si veti e shpirtit njerëzor. Gjithnjë, derisa ekziston njeriu, do të ekzistoj edhe religjioni. I vetmi ky bënë që virtyti e nderi të mos jenë fjalë të zbrazëta, roli i vetëm i të cilëve do të ishte shfrytëzimi i paaftësive së të dobëtëve dhe marroqëve në dobi të të fortëve dhe të mençurve.

    Mu kjo nevojë e lindur për besim mund të quhet religjion natyror. Çdo përpjekje për t’ia prerë krahët këtij besimi, në nivelin religjioz,i kundërvihet natyrës (të natyrshmes).

    Esenca e religjionit është misteri, sepse ai fillon nga e panjohura.

    Dyshimi është ar,ik për vdekje i besimit. Por që akti i besimit të mos jetë marrëzi, arsyeja kërkon që ai të jetë i orientuar. Por me çka? Me shkencë?

    Shkenca këtu është e pamundësishme. As pushteti publik s’kryen punë. Ç’mbetet atëherë? Autoriteti moral, që i vetmi në gjendje të themelojë dogmën religjioze. Klerikët paraqesin autoritetin moral.

    Po që se shkenca do të fillonte të vërtetojë atë që nuk e njeh, do ta asgjësonte vetveten. Vërtetimi i besimit me anë të shkencës do të paraqiste absurd.

    Vetëm religjioni mund ta definojë Zotin; shkenca s’është në gjendje ta mohojë, as ta pohojë ekzistencën e tij.

    Po ç’është Zoti, vallë, do pyesin kureshtarët. Zoti është supozim, por supozim aq i domosdoshëm, se pa të, të gjitha teoremat janë absurde dhe të pasigurta.

    Zoti...Ai është, domosdoshmërish, më së paku i njohur...Ai është çdo gjë që ne s’jemi.

    Vetë natyra na bënë të besojmë; por, formulimi i besimit është në të vërtet shprehje shoqërore (i epokave të caktuara).

    Besimi, si dhe shpresa e dashuria, janë aq të lira e spontane, sa jo vetëm që s’mund t’ua imponosh të tjerëve, por madje as vetes.

    Të mendosh si besimtar, d.m.th. të mendosh iracionalisht, meqë objekti i besimit ndodhet jashtë botës së arsyes.

    Nëse dikush do më pyeste: “A ka Zot?” do t’i përgjigjesha: “Unë besoj në atë”. E nëse ai do të thoshte: “po a je i sigurt se ai ekziston?” do t’i thoja: “Po të isha i sigurt, s’do të besoja, do ta dija.” Pra, besimi fillon atje ku shkenca përfundon. Ai është vërtetim i asaj që nuk e njohim.

    Ekzistencën e Zotit - as që mund ta pohojmë e as ta mohojmë. Ai është supozim logjik, i arsyeshëm në të cilin besojmë.

    Thjesht: njeriu është trajtë e mendimit hyjnor, kurse Zoti sintezë e idealizuar e mendimit njerëzorë. Për këtë fjala e Zotit zbulon njeriun, kurse fjala e njeriut zbulon Zotin. Njeriu është Zot i botës, kurse Zoti njeri i qiejve.

    Por që ta kuptojmë e ta nderojmë Zotin, së pari duhet të jemi të lirë, sepse mbretëria qiellore i takon inteligjencës dhe dashurisë - fëmijëve të lirisë.

    Zoti e krijoi Lirinë e Njeriut në trajtën e femrës së bukur, dhe që ta sprovojë guximin e tij, bëri që fustani i vdekjes të kalojnë mes atyre dyve. Njeriu dashuroi dhe u ndie posi Zoti; e dha për të - atë me të cilën Zoti e pajisi: Shpresën e përjetshme. Vrapi pas së dashurës nëpër hijet e vdekjes. Njeriu posedoi lirinë, përqafoi jetën...

    ...Një ditë përfundimisht do të zgjohemi nga ëndrra e dhembshme e jetës së mundimshme. Atëherë do të jetojmë në krijuesin jetën e vërtetë, do të jemi të lindur me pëshpëritjen e pafund të dashurisë së tij. Si lajmëtarë qiellor do të bredhim hapësirave, sakaq yjet do t’i kemi vaporë të shkëlqyer...Do të shndërrohemi në vizione të ëmbla, të cilat na i qetësojnë sytë lotarë dhe do t’i mbledhim gonxhet rrezore nga luadhet e panjohura, nga do të freskohemi me vesën e tyre...
    I humburi...hmm... metëvërtetë qenke i humbur bashkë me atë që e ka shkruar këtë përallë. Ti i humburi, të këshilloj që ti lash manash ata përalla dhe kapu për të vërtetën në rastëse nuk don me mbetë i humbur, përndryshe, ke me mbatë i humbur si në këtë dunja por edhe në tjetrën edhe ma keq. Shih çka të thotë Krijuesi dhe jo krijesa. Përallat shërbenin për me i vu nël gjum kalamajt, dhe jo për ne muslimanët që e shohim më mirë çështjen e besimit se ajo që ke shkruar ti më sipër:

    Citim: Nëse dikush do më pyeste: “A ka Zot?” do t’i përgjigjesha: “Unë besoj në atë”. E nëse ai do të thoshte: “po a je i sigurt se ai ekziston?” do t’i thoja: “Po të isha i sigurt, s’do të besoja, do ta dija.” Pra, besimi fillon atje ku shkenca përfundon. Ai është vërtetim i asaj që nuk e njohim.

    Citim: Thjest: njeriu është trajtë e mendimit hyjnor, kurse Zoti sintezë e idealizuar e mendimit njerëzorë. Për këtë fjala e Zotit zbulon njeriun, kurse fjala e njeriut zbulon Zotin. Njeriu është Zot i botës, kurse Zoti njeri i qiejve.

    I humburi, a e ke lexuar mirë këtë që e ke postuar, apo aj se e gjeta diçka për ta postuar dhe postoje. Në kët që ke postuar ka shumë kontradita: 1. Pra, besimi fillon atje ku shkenca përfundon!!!! A mundesh me na sjell ndonji argument o i humburi??? 2. Njeriu është Zot i botës, kurse Zoti njeri i qiejve. Edhe për këtë dua argument, se nuk bën të postosh sipas mendjes pa argument!!!!

    Un të këshilloj se me këtë postimin tënd nuk ke shpreh asgjë, për këtë të them se duhet me mësuar për fe, para se me postuar për të, ose mos posto hiç.

    Mos mbetsh i humbur, i humburi.

  11. #31
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Përkujtimi i shpeshtë i vdekjes


    Pejgamberi i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

    "Përkujtoni shpesh shkatërruesin e kënaqësive d.m.th. vdekjen."


    Përkujtimi i vdekjes të largon nga mëkatet dhe e zbut zemrën e vrazhdë. Nuk do të përkujtojë askush kur ka të këqija e që të mos i vijë më lehtë e as kur është mirë e që të mos i rëndohet. Vdekja më së miri përkujtohet gjatë vizitës së varreve. Për këtë, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka urdhëruar që të vizitohen varrezat, duke thënë:

    "Ua kam ndaluar vizitën e varrezave, prej tani vizitojini ato, sepse ajo jua zbut zemrat, jua loton sytë dhe jua përkujton ahiretin. Dhe mos flitni për të keq."

    Muslimanit i është e lejuar të vizitojë edhe varrezat e jobesimtarëve për të kujtuar vdekjen. Këtë e vërteton hadithi në të cilin transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem kishte vizituar varrin e nënës së tij, kishte qarë dhe i kishte shtyrë të qanin edhe ata që kanë qenë me të. Ai kishte thënë:

    "Kam kërkuar nga Zoti im që të më lejoj që të kërkoj falje për të dhe nuk më ka lejuar. Dhe kam kërkuar që të më lejoj të vizitoj varrin e saj dhe më ka lejuar. Pra vizitojini varrezat, sepse ato jua kujtojnë vdekjen."

    Vizita e varrezave është mjeti më i mirë për zbutjen e zemrës. Ai që i viziton ka leverdi sepse i kujtohet vdekja, ndërsa të vdekurit kanë dobi prej duasë suaj, e cila është vërtetuar me sunet:

    “Es selamu alejkum (shpëtimi qoftë mbi ju) banorë të varrezave, besimtarë dhe muslimanë, Allahu i mëshiroftë të parët dhe të fundit nga ne, edhe ne në dashtë Allahu, do t'ju bashkëngjitemi."

    Ai i cili dëshiron të vizitojë varrezat duhet të përgatitet me sjelljet e tij, të jetë i pranishëm me zemër, qëllimi i tij duhet të jetë arritja e kënaqësisë së Allahut dhe shërimi i zemrës, e pastaj të marrë shembull nga ata të cilët i kanë braktisur familjet e tyre. Të përkujtojë ata të cilët kanë qenë para tij dhe kanë shkuar, të cilët kanë punuar dhe arritur pasuri, se si u janë ndërprerë shpresat e as pasuria nuk i ka ndihmuar.

    Dheu ka mbuluar bukurinë e fytyrave të tyre, pjesët e trupave të tyre po shkatërrohen në varreza, pas tyre kanë mbetur gratë e veja, kurse fëmijët e tyre i ka kapluar mallëngjimi i jetimëve. Varrezat vizitohen që t’i kujtohet vizitorit fatkeqësia e gabimeve dhe besueshmëria në shëndet dhe rini si dhe animi nga kënaqja e epsheve, ta kujtojë se edhe ai duhet të shkojë në atë rrugë. Duhet të kujtojë e të mendojë mbi gjendjen e të vdekurve, se si u janë lëshuar këmbët, sytë u janë mbyllur, krimbat ua kanë ngrënë gjuhët e tyre, kurse dheu ua ka mbushur gojën.

    Ai që e kujton shpesh vdekjen, ka tri të mira: pendohet shpejt, kënaqet me atë që ka dhe ka vullnet për adhurim. Kurse ai që harron vdekjen, do të dënohet me tri gjëra:

    e vonon pendimin,

    është i pakënaqur me atë që ka

    dhe është përtac në adhurime.

    Ajo që ndikon te njeriu është shikimi i vdekjes dhe i të vdekurit, sepse shikimi i të vdekurit apo frymëmarrjet e tij të fundit si dhe vuajtjet, ose të menduarit mbi pamjen e tij pas vdekjes, e largojnë atë nga epshet, e largojnë gjumin nga sytë dhe trupin nga qetësia e kësaj bote, e inspiron për punë dhe bëhet më i zellshëm.

    Hasan el-Basriu ka shkuar ta vizitojë një të sëmurë dhe e ka takuar atë në frymën e vdekjes. Ai ka shikuar vuajtjet e tij si dhe frikësimin e tij, se çfarë e ka kapluar, pastaj është kthyer tek familja e tij me ngjyrë të ndryshuar në fytyrën e tij. E thirrën për të ngrënë bukë, kurse ai u tha:

    "Hani e pini, se unë pasha Allahun e kam parë vdekjen dhe do të punoj për vdekjen derisa të takohem me të."

    Nga mjetet që i forcojnë ndjenjat për vdekjen është edhe falja e namazit të xhenazes, mbartja dhe përcjellja e saj deri te varri, varrosja e të vdekurit, duke e mbuluar atë me dhe. E gjithë kjo ia kujton njeriut ahiretin, siç ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ue selem:

    "Vizitoni të sëmurët dhe përcillni të vdekurit, do të ua kujtojnë ahiretin."

    Përveç kësaj, përcjellja e xhenazes e ka shpërblimin e madh, siç thotë Pejgamberi salallahu alejhi ue selem:

    "Kush e përcjell xhenazen prej shtëpisë së saj (në një transmetim tjetër: Kush e përcjell xhenazen e një muslimani, me besim të plotë dhe duke shpresuar shpërblimin nga Allahu) e derisa t'i falet namazi i xhenazes, do të ketë shpërblimin e Kiratit, e ai i cili merr pjesë edhe derisa të varroset, do të ketë shpërblimin e dy Kirateve." As’habët pyetën: “O i Dërguar i Allahut, ç‘ është Kirati?" Është përgjigjur Pejgamberi salallahu alejhi ue selem: "Sikur dy kodra të mëdha." E në versionin tjetër qëndron: "Si kodra e Uhudit."

    Paraardhësit tanë të mirë, kur e shihnin dikë duke gabuar, do t’i kujtonin atij vdekjen. Kështu, njëri prej tyre, në praninë e të cilit dikush kishte përgojuar dikë, i dha vërejtje tjetrit dhe e kërcënoi me fjalët:

    " Kujtoje pambukun, kur do të ta vendosin në sy." d.m.th, kur do të të veshin qefinin.

    Selam alejkum.

  12. #32
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Varri, fillimi i përjetësisë


    Të përjetosh bukuritë e xhenetit, është një ndër dëshirat dhe ëndrrat e çdo besimtari musliman. Të fitosh xhenetin që në këtë botë, do të thotë të mos e përjetosh ndëshkimin e jetës së varrit dhe as dënimin në zjarrin e xhehnemit. Të fitosh xhenetin, do të thotë të kesh fatin të shohësh, takosh dhe të bisedosh me të dërguarin e Zotit.

    Prej nesh kërkohet që këto ëndrra të bukura, t’i shëndërrojmë në një projekt dhe objektiv të mundshëm për t’u arritur dhe realizuar. Këto ëndërra, duhet të na bëjnë të kalojmë në atë zonë, ku ne mund t’a masim afërsinë tonë me objektivin, xhenetin.

    Etapa e parë e jetës së botës tjetër, është vdekja dhe shkëputja e shpirtit nga trupi.
    Para se të flasim mbi mënyrën si vdes një njeri i mirë dhe një i lig, le të flasim mbi vetë vdekjen.

    Ne duhet t’a dimë se vdekja është një etapë rehatie, pasi varri është zijafeti i parë që na ofron i Gjithëpushtetshmi, për robët e Tij të ndershëm.

    Me këtë rast, më kujtohet thënia e Umer ibnu Abdul Azizit:

    ”O bijtë e Ademit! Ju jeni krijuar për të qenë të përjetshëm dhe vdekja nuk është gjë tjetër veçse një zhvendosje nga një shtëpi në një shtëpi tjetër.”

    Përfundimisht, ne do të vdesim dhe do të shpëtojmë nga vuajtjet dhe lodhjet e kësaj bote, të cilat janë të panumërta. Thotë Zoti i madhëruar në Kuran:

    ” Ne e kemi krijuar njeriun për të luftuar në vështirësi!” (Beled 4)


    Ne duhet t’a shohim vdekjen si një mënyrë e kalimit nga bota e problemeve dhe vuajtjeve, në atë të kënaqësisë së përjetshme, me qëllim që dashuria për takimin me Zotin të na shtohet.

    Dijetarët muslimanë thonë se njerëzit janë katër kategori përsa i përket përjetimit të vdekjes.
    Në kategorinë e parë bëjnë pjesë ata njerëz të cilët nuk mendojnë aspak mbi vdekjen. Ata janë të angazhuar dhe të dhënë pas kësaj bote dhe nuk duan gjë tjetër veç saj. Ata nuk pranojnë që dikush t’ju flasë rreth hallallit apo haramit. Këta njerëz e urrejnë vdekjen, madje nuk dëshirojnë t’i dëgjojnë as emrin, pasi janë të papregatitur për diçka të tillë.

    Në kategorinë e dytë, bëjnë pjesë ata njerëz të cilët janë penduar për vepruat e tyre të liga. Të penduarit, janë ata njerëz të cilët më parë vepronin gjëra të liga dhe të ndyra, por që janë penduar nga këto vepra. Këta njerëz i frikësohen vdekjes, pasi kanë frikë se mos vdesin pa e plotësuar pendimin.

    Në kategorinë e tretë, bëjnë pejesë ata njerëz të cilët e duan dhe e urojnë vdekjen, pasi janë të sigurtë që vdekja është dera që do i çojë pranë Zotit të madhëruar dhe se është vdekja ajo që do i zhvendosë nga vendi i halleve dhe telasheve, në atë të rehatisë dhe kënaqësisë.

    Në kategorinë e katërt, bëjnë pjesë ata njerëz të cilët ia lënë në dorë Zotit çështjen e vdekjes. Vetë Profeti a.s gjatë lutjeve të tij, lutej dhe si më poshtë:

    “O Zot! Më jep jetë, përderisa e din që jeta është më e mirë dhe e dobishme për mua dhe ma merr jetën, kurdo që e din që vdekja është më e mirë për mua.”

    Ne e lusim Zotin e madhëruar, që të na bëjë nga kjo kategori njerëzish. Për këtë, ne duhet të përpiqemi dhe të punojmë punë të mira, me qëllim që kurdo që Zoti e sheh të përshtatshme të na marrë jetën, të jemi të gatshëm dhe t’i përgjigjemi thirrjes së Tij.

    Thotë Hasan El-basrij mbi mënyrën sesi hyn meleku i vdekjes në shtëpitë tona dhe merr shpirtin e njerëzve:

    ”Çdo ditë që lind, Meleku i vdekjes hyn në shtëpitë e secilit prej nesh tre herë, duke kontrolluar çdo pjestar të familjes. Nëse dikujt i ka ardhur momenti i vdekjes, ia merr shpirtin menjëherë. Kur familjarët e tij fillojnë t’a qajnë dhe vajtojnë, ai u drejtohet me një zë të cilin ata nuk e dëgjojnë dot:

    ”Për Zotin nuk ia kam shkurtuar jetën, nuk ia kam pakësuar rizk
    un dhe përsëri do të kthehem në këtë shtëpi, derisa të mos mbetet i gjallë asnjëri prej jush.”

    Ne e lusim Zotin e madhëruar, që kur të na vijë meleku i vdekjes, t’i marrë shpirtrat tonë dhe t’i bëjë banorë të xhenetit dhe jo të zjarrit. Për këtë, duhet që t’i drejtohemi Zotit të madhëruar me lutje dhe të ndjekim rrugën e Tij, të cilën e gjejmë të mishëruar në traditën profetike.

    Mbi mënyrën se si ia del meleku i vdekjes të marrë shpritrat e njerëzve mbi mbarë rruzullin tokësor, disa dijetarë thonë:

    ”Toka i është zvogëluar sa një enë, nga e cila merr shpirtrat e kujt të dojë prej njerëzve.”


    Thotë Zoti në Kuran:

    ”Thuaju: “Shpirtin do t’jua marrë engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj”. (Sexhde 11)

    Në një ajet tjetër, thuhet:

    “Thuaj: “Vdekja prej së cilës po ikni, do t’ju arrijë. Pastaj, ju do të ktheheni tek Ai, i Cili e di të padukshmen dhe të dukshmen dhe Ai do t’ju njoftojë ju për atë që keni bërë.” (Xhumua
    Gjithçka që ekziston mbi tokë do të vdesë një ditë, edhe vetë Xhibrili a.s dhe meleku i vdekjes. Thotë Zoti në Kuranin famëlartë:”Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket.”
    (Rrahman 26)

    Duke qenë se njeriu mund të befasohet nga meleku i vdekjes në çdo moment dhe çast, Profeti a.s na këshillon:

    ”Është e papranueshme për një njeri, që të flerë pa testamentin nën kokë.”

    Prandaj është mirë dhe këshillohet që njeriu të shkruajë një testament, ku të përmendë borxhet dhe porositë që ka për familjarët. Kështu, nëse i vjen vdekja atë natë, të afërmit do e gjejnë letrën dhe testamentin e shkruar prej tij dhe do i çojnë në vend porositë.
    Në një hadith tjetër, Profeti a.s e afron Ditën e Kijametit, xhenetin dhe zjarrin duke thënë:

    ”Xheneti është më afër me njeriun, se ç’janë lidhëset e këpucëve të tij. Po ashtu dhe zjarri.”

    Me këtë, Profeti a.s kërkon prej nesh që t’i shtojmë punët e mira.
    Një herë tjetër, Profeti a.s ishte i ulur me shokët e tij dhe gjatë bisedës, u vizatoi një vijë përtokë, duke u thënë:

    ”Kjo është jeta e njeriut mbi tokë. Pas kësaj, Profeti a.s vizatoi një katror dhe mes përmes katrorit një vijë tjetër e cila i tejkalonte dy brinjët e katrorit dhe tha:”Kjo është shpresa e njeriut, por që ndërpritet nga vdekja.”

    Me këtë hadith, Profeti a.s kërkon t’a shtyjë njeriun që shpreson shumë, drejt veprave të mira dhe të ndershme.

    Duke ditur se njeriu do të ringjallet duke vepruar një vepër gjatë së cilës ka vdekur, është mirë që njeriut të përpiqet sa të mundet të veprojë mirë dhe të ruhet nga veprat e liga.
    Abdullah ibnu Mubarek, një ndër figurat më të shquara islame, thoshte shpesh:

    ”Sa herë që e harroj përkujtimin e vdekjes, kam frikë për të ardhmen time.”

    D.m.th, nëse vërej që zemra ime nuk mendon më rreth vdekjes, madje as nuk e dëshiron diçka të tillë, duke e harruar plotësisht, në këtë rast më shtohet frika.

    Kjo, pasi vdekja është diçka që na afron me më të dashurin tonë, Allahun e madhëruar. Nëse një mik i dashur do të dëshironte të na takonte dhe të qëndronte pranë nesh, distancimi prej tij dhe shfaqja e mosinteresimit, do të tregonte një ftohje dhe mosdëshirë për t’u parë.
    Pa vdekur dhe pa u ndarë përfundimisht nga kjo botë, ne e kemi të pamundur t’a shohim Zotin tonë. Thotë Profeti a.s:

    ”Ju nuk do të mund t’a shihni Zotin tuaj, derisa të vdisni.”

    Atëherë, vdekja është porta e cila na e mundëson t’a shohim Zotin dhe është oguri i mirë për të qenë sa më pranë Mëshiruesit dhe Mëshirëbërësit.

    Një njeri e pyeti dijetarin e njohur Ebul Hazim:

    ”Përse e urrejmë vdekjen?

    Ai iu përgjigj:

    ”E urrejmë vdekjen, pasi kemi ndërtuar dynjanë dhe kemi shkatërruar ahiretin. Kush është ai që kërkon të zhvendoset nga ngrehinat në rrënoja?!”

    Kur disa njerëz vajtën për vizitë në shtëpinë e Ebu Dardait, panë që mobiljet dhe orenditë e tij ishin të pakta. Të çuditur e pyetën:

    ”Përse kaq pak orendi në shtëpi o Ebu Darda?!”

    Ai u përgjigj:

    ”I dërguari i Zotit na ka mësuar se kemi një shtëpi tjetër, e cila është më e mirë se kjo që kemi tani. Kështu, mallrat dhe orenditë më të vyera, unë i transportoj tek ajo shtëpi.”

    Me këtë, ai dëshironte t’ju thotë se pasurinë e tij, ai e jepte sadaka, me qëllim që në botën tjetër të gjejë shpërblimin e Zotit.

    Kurdo që t’i japësh disa të holla një të varfëri, dije se para se të bjerë në duart e të varfërit, ato të holla bien në duart e Zotit të madhëruar.

    Gruaja e Profetit a.s, Aisheja, kur dëshironte t’i japë një monedhë një të varfëri, e parfumoste fillimisht. Kur e pyetën përse e bënte këtë, u përgjigj:

    ”Pasi para se të bjerë në dorën e fukarait, kjo monedhë bie në dorën e Zotit të madhëruar. Kështu, dua që Zoti t’a marrë të parfumosur.”

    Nëse dëshiron të mendosh sa më shumë rreth ahiretit, atëherë hidhi një vështrim arkivolit ku qëndron një i vdekur dhe ai sikur të thotë:

    ”Më vështro me zemrën tënde. Unë jam pregatitur për të të mbajtur dhe unë jam krevati i ëndrrave tua.”

    Një herë, profeti Sulejman ndodhej në shoqërinë e një prej miqve të tij. Ndërkohë që ishin duke biseduar dhe kuvenduar, vjen një burrë i cili edhe pse fliste me Sulejmanin a.s, sytë ia kishte ngulur mikut të Sulejmanit a.s.

    Pasi doli, miku e pyeti Sulejmanin:

    ”Kush ishte ai burrë që nuk mi ndante sytë?”

    Sulejmani iu përgjigj:

    ”Ai nuk ishte njeri, por ishte meleku i vdekjes.”

    Miku i tha:

    ”Pash Zoti më dërgo në Indi, pasi nuk qëndroj dot në një vend ku ndodhet meleku i vdekjes!”

    Sulejmani a.s urdhëroi erën që t’a transportojë atë person për në Indi dhe ashtu ndodhi. Pas pak, u kthye përsëri meleku i vdekjes, dhe Sulejmani e pyeti:

    ”Përse ia ngule sytë në atë mënyrë personit i cili ndodhej me mua?”

    Meleku i vdekjes i tha:

    ”U habita pasi Zoti më kishte urdhëruar t’ia marr shpirtin atij personi në Indi, ndërkohë që ai ishte me ty! Kështu, kur vajta në Indi, e gjeta pikërisht në vendin ku më kishte urdhëruar Zoti dhe ia morra shpirtin.”

    Për këtë, Profeti a.s thotë:

    ”Nëse Zoti dëshiron që dikujt t’ia marrë shpirtin në njëvend të caktuar, e bën të shkojë në atë vend për një nevojë të tij.”

    Në fund të kësaj teme, e lusim Zotin të na bëjë njerëz të devotshëm, të lidhur me botën tjetër dhe të na bëjë nga banorët e xhenetit.

    Selam alejkum!

  13. #33
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Kujto vdekjen dhe varrin (Poezi e bazuar ne hadithe te sakta)


    Kur zbresin melaiket me fytyra te bardha si dielli
    me vehte kane qefine dhe ere te mire prej xhenetit
    ulen prane besimtarit aq sa te arrije shikimi
    keshtu eshte thene ne hadithin e sakte te Profetit

    Prane kokes se tij meleku i vdekjes ulet
    me fjale te bukura plot butesi dhe embelsi
    o shpirti i mire dhe i kendeshem- thote meleku- ti dil
    per ne faljen e mekateve nga Allahu dhe per ne kenaqesine e Tij

    Dhe shpirti del lehtë sikurse pika e ujit nga shakulli
    meleku i vdekjes e merr me kujdes dhe butesi
    ne qiej dhe toke per te meleket dergojne salawate
    mos valle, a nuk do që keshtu të trajtohesh edhe ti?!

    Meleket e tjere menjehere e marrin dhe e vendosin
    ne qefinin fisnik me eren e mire te xhenetit
    si misku me i kendeshem ne toke ky shpirt kundermon
    nje trajtim i vecante e i caktuar vetem per te drejtit

    dhe dyert e qiellit ketij shpirti te gjitha do ti hapen
    dhe melaiket e çdo dere luten te ngjitet nga ata
    te mirin te gjithe e duan, e respektojne dhe e çmojne
    Allahut te Larte i lutemi te na beje nga ata

    melaiket e marrin dhe ngjiten me te ne qiell
    “Ç’ështe ky shpirt i mire e i kendeshem”, çdo grup melaikesh thote
    eshte filani biri i falanit do te thuhet
    me emrat me te mire me te cilin u thirr ne kete bote

    e kur me te melaiket arrijne ne qiellin e dunja-se
    kerkojne qe dera te hapet dhe per ta ajo hapet
    vazhdojne ta shoqerojne ate te afruarit e Allahut te çdo qielli
    dhe me te ata ngjiten deri tek qielli i shtate

    e kur melaiket te arrijne me te ne qiellin e shtate
    ai merr vleresimin per besimin, theniet dhe per cdo pune
    Allahu i Larte melaikeve ka per tu thene
    “Shkruajeni perfundimin e robit Tim ne ilijune!”

    “E c’te ben ty te dish se ç’eshte ilijune
    perfundimi per ne ilijune eshte i shkruar
    kete e deshmojne melaiket
    ata qe prane Allahut jane me te afruar!”

    E keshtu ne ilijun perfundimi tij shkruhet
    shperblim per ate qe ne dunja ruhet
    per ate qe obligimet e fese i ploteson
    dhe nga harami gjithmone larg qendron

    e pasi perfundimi tij ne ilijun eshte shkruar
    Allahu, melaikeve te Tij do u thote:
    “Kthejeni robin Tim perseri ne toke
    keshtu atyre Une u kam premtuar

    nga toka i krijova, aty do ti kthej
    ata nga ajo perseri do i nxjerr!”
    O njerez per ringjalljen nuk ka dyshim
    ai qe ka mend prej kesaj mesim merr

    me pas shpirti tij kthehet prape ne toke
    ne trupin e tij ne varrin e ftohte
    i vetem ne varr tek ai degjohen
    kepucet e miqve te tij tek largohen

    atehere dy meleke atij i afrohen
    e ata jane qe shume ashper qortojne
    e ulin ate dhe prane i rrine
    me ashpersi tre pyetje atij i drejtojne

    Kush eshte Zoti yt? Feja jote cila eshte?
    Kush eshte i derguari yt?-i thuhet
    wallahi pergjigjet vetem besimtari do i kujtoje
    kjo eshte sprova e fundet qe ai do te kaloje

    pergjigjet e tij jane te shkelqyera
    fjale madhore dhe shume te vyera
    ne varr besimtari do te perforcohet
    me pergjigjet e tij s’do te trishtohet

    Zoti im eshte Allahu! Feja ime Islami!
    I derguari tek une eshte Muhamedi!
    Kjo do jete pergjigja e besimtarit
    pergjigje e plote dhe pa pike sikleti

    I thuhet:- Per keto, çfare prove ke?
    Basimtari do te jape pergjigje te re:
    Lexova Kur’anin dhe atij i besova
    Librin e Allahut, sipas tij veprova

    atehere nje pergjigje kumbon nga qielli
    si bekim dhe sukses per robin fitimtar
    deshmia me e mire dhe me e pranuar
    nga vete Allahu per robin e Tij besimtar

    “Robi im ka thene te verteten - do thuhet
    shtrojini atij nje shtroje te xhenetit
    Me rroba prej tij ate ju ta vishni
    Dhe hapini atij nje dere prej xhenetit!”

    Nga ajo dere i vjen fllad, ere e mire dhe qetesi
    varri i zgjerohet sa shikimi i tij
    O Allah! Na bej nga persona te tille!
    O Allah! Na bej nga robte vepermire!

    Pastaj nje burre i bukur i afrohet
    me rroba te mira, me ere te kendeshme
    atij i thote dhe e pergezon:
    “Degjoje nje fjale qe te gezon!

    Gezohu me miresite e Allahut dhe xhenetet
    ne te cilat ka begati te perhereshme.
    Kjo eshte dita jote qe te ishte premtuar!”
    Eh-ç’lajm i bukur, ç’miresi e pashtereshme!

    Besimtari atij me pas i pergjigjet:
    Edhe ty Allahu te gezofte me te mire.
    Valle kush je ti qe me pergezon?
    Paske fytyre qe vjen me te mire.

    Ai i pergjigjet: “Jam puna jote e mire
    Wallahi une ty te kam njohur te pershpejtuar
    ne urdherat e Allahut duke i plotesuar
    harameve larg duke ju qendruar
    prandaj Allahu te shperbleu me te mire!”

    Me pas atij dy dyer do ti hapen
    nje dere e xhenetit dhe nje dere e zjarrit
    i thuhet- “Ketu je ngase besoje
    ne zjarr do te ishe po te kundershtoje!”

    E besimtari do thote kur te shohe xhenetin
    “O Zoti im! Beje sa me shpejt kjametin!
    Tek pasuria dhe familja ime me ço”
    por i thuhet per tani ketu ti qendro!

    E me pas hadithi fisnik na tregon
    per tjetin kur vdes nderkohe qe s’beson
    kur nga kjo bote ai po largohet
    momentet kur vdekja atij i afrohet

    nga qielli i zbresin meleke te vrazhde
    me fytyra te zeza dhe teper te ashper
    me vehte kane rroba nga zjarri i xhehenemit
    te thurura jane, prej leshi te ashper

    kur zbresin, atij i rrine larg sa shikimi
    tek koka i vjen meleku i vdekjes:
    “Dil shpirt i keq!” - ai e urdheron
    mjere per te, me c’fare e qorton

    “Ne urrejtjen e Allahut dil dhe ne hidherimin e Tij!”
    Meleku i vdekjes shpirtin urdheron
    nga frika ai shperndahet ne trup me shpejtesi
    por meleku i vdekjes e kap me furi

    me force e terheq dhe e nxjerr me ashpersi
    si helli me degezime nga leshi i lagur kur del
    nga ashpersia e daljes se shpirtit nga trupi
    i keputen damaret dhe nervat kur del

    me pas çdo melek ate e mallkon
    ne qiell dhe toke dhe dyert i mbyllen
    me kembengulje meleket i luten Allahut
    qe ai te mos ngjitet nga ana e tyre

    meleku i vdekjes ne dore e merr
    e nuk mbetet ne te as sa vezullima e syrit
    meleket e marrin dhe e mbeshtjellin
    me rroben e ashper te xhehenemit

    e nje ere prej tij se ç’kundermon
    si era me e keqe mbi faqen e tokes
    mjere kujt i ndodh dicka e tille
    mjere ai qe nuk i therret kokes

    dhe ngjiten me te meleket dhe nxitojne
    per ne qiellin e dunijase ate e çojne
    çdo grup melekesh prane te cileve kalojne
    ç’eshte ky shpirt i keq e i neveritshem-thone

    ky eshte filani biri i filanit u thuhet
    me emrat me te shemtuar qe thirrej ne kete bote
    derisa te arrijne ne qiellin e dunjase
    kerkojne tu hapet dera por kjo eshte e kote

    vijon hadithi qe me tej te na qartesoje
    me pas profeti fjalen e Allahut recitoi
    “Dyert e qiellit s’u happen dhe ne xhenet s’do hyne
    derisa ne vrimen e gjilperes deveja te kaloje!”

    Mbani vesh mire dhe thirrini kokes
    se Allahu do urdheroje melaiket e Tij:
    “Shkruajeni perfundimin e tij ne sixhin
    Ne shtresen me te ulet te tokes!”

    Pasi perfundimi tij ne sixhin eshte shkruar
    Allahu, melaikeve te Tij do u thote:
    “Kthejeni robin Tim perseri ne toke
    keshtu atyre Une u kam premtuar

    nga toka i krijova, aty do ti kthej
    ata nga ajo perseri do i nxjerr!”
    O njerez, per ringjalljen nuk ka dyshim
    ai qe ka mend prej kesaj mesim merr.

    Dhe shpirti i tij - vaxhdon hadithi
    hidhet nga qielli ne trupin e tij
    me pas thote hadithi, profeti filloi
    qe fjalen e Allahut te recitoje

    “Ai qe shirk Allahut i ben
    eshte sikur nga qielli te binte
    Shpendet ta rrembejne apo era e stuhishme
    ta hedhe ate ne vend te larget!”

    Me pas shpirti tij kthehet prape ne toke
    ne trupin e tij ne varrin e ftohte
    i vetem ne varr tek ai degjohen
    kepucet e miqve te tij tek largohen

    atehere dy meleke atij i afrohen
    e ata jane qe shume ashper qortojne
    e ulin ate dhe prane i rrine
    me ashpersi tre pyetje atij i drejtojne

    Kush eshte Zoti yt? - atij i thone
    Ah, ah, nuk e di! - pergjigjet ai
    Cila eshte feja jote? - melaiket e pyesin
    Ah, ah nuk e di! - pergjigjet ai

    Ç’thua per te derguarin tek ju?
    Por s’mundet ai te shqiptoje emrin e tij
    Melaiket i thone atij-Muhamedi?
    Ah,ah nuk e di pergjigjet ai!

    Degjova te tjeret te thone kete emer
    kjo eshte e shumta qe thote ai
    i thuhet-“ti nuk e ke njohur te verteten
    As Kur’anin nuk e ke lexuar ti!”

    Atehere nje ze kumbon nga qielli
    gjykim per te dhe i ashper vendim
    “Genjen! Pra shtojini shtrese nga zjarri
    dhe hapini atij nje dere per ne zjarr”

    E nga kjo dere atij me furi i vjen
    era perveluese e xhehenemit dhe nxehtesia
    I ngushtohet varri sa brinjet e tij nderthuren
    O moskokecares valle ku eshte tani pasuria?!

    me pas nje burre i vjen qe eshte teper i shemtuar
    me rroba te neveriteshme dhe ere te keqe kundermon
    i afrohet neglizhuesit ne varr dhe i thote
    merre pra ti lajmin qe te hidheron

    “Kjo eshte dita jote qe te qe premtuar!”
    ky do jete shperblimi per kedo qe s’beson
    Ç’perfundim i llahtarshem
    Ç’gjendje e mjeruar

    E ne frike dhe ankth pergjigjet mohuesi
    Edhe ty per te keqen Allahu te lajmerofte
    Valle kush je ti? Vertete po me trishton!
    Fytyra jote eshte fytyre qe sjell te keqen.

    Pergjigjet lajmetari: “Jam puna jote e ndyre
    wallahi te kam njohur perhere te shkujdesur
    dhe urdherat e Allahut duke i neglizhuar
    i gatshem per haramet gjithnje per ti punuar

    Prandaj ty Allahu te shperbleu me te keqe
    Me denim e ndeshkim!”
    Eh ç’gjendje e mjeruar per ata si ky
    Sa perfundim i keq, deshtim e poshterim

    pastaj nje i verber dhe shurdhmemec eshte caktuar
    me zell dhe ashpersi ate per ta ndeshkuar
    ne dore seç mban nje te madhe varré
    sikur malin ta godiste, do te bente dhé

    nje goditje te rende mbi mohuesin leshon
    kjo goditje e llahtaresheme trupin ia shkaterron
    e ben dhé e pluhur dhe Allahu prape e ri-formon
    dhe perseri ndeshkuesi nje goditje leshon

    nje britme rrenqethese mohuesi nxjerr
    çdo gje e degjon perveç xhineve dhe njerezve.
    O i mjeri ti qe Allahun mohon!
    O i mjeri ti qe je i dhene pas epsheve!

    Me pas atij i hapet nje dere nga zjarri
    dhe me nje shtrese prej tij, atij i shtrohet varri
    vazhdon te shijoje denimin, vuajtjet dhe sikletin
    lutet: “O Zoti im, mos e bej kjametin”

    dhe kjo qe ai gjen ne varr, s’eshte asgje
    edhe pse vuajtje dhe dhimbje e padurueshme
    por tortura e plote do ti vije ne ahiret
    ndeshkim i llahtarshem, nje tmerr i vertete

    O bijte e Ademit, nga dynja-ja mos u mashtroni
    plotesoni obligimet dhe larg haramit qendroni
    mos jini moskokecares dhe mos neglizhoni ne fe
    qe me pas mos thoni: “Ah sikur te kisha qene dhé!”



    (shkruar nga Enes Abdurrahim ibn Abdullah Albani)

    Selam alejkum!

  14. #34
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anëtarësuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    ..sa e gjate kjo vjershaaaaaa.......hallven......lol...
    Wild and crazy can't be lazy

  15. #35
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Vdekja

    Të nderuar besimtarë!

    Me vdekjen do të takohesh. Mos harro! Dheu është shtrati yt, krimbi shoku yt, Munkeri dhe Nekiri bashkëbisedues yt, varri shtëpia jote, brendësia e tokës vend qëndrim yt, Dita e Kiametit vendtakim yt, ndërsa xheneti ose xhehenemi përfundimi yt.

    O njeri! Mendo për shtratin, shtëpinë, vendtakimin dhe përfundimin tënd. Udhëtimi yt do të jetë i gjatë e i mundimshëm, përgatitu!

    Përgatitu në dynja se nuk e di, nëse e arrin mbrëmjen a mund ta arrish mëngjesin?

    Sa djelmosha të rinj u bënë gati për martesë, por nuk arritën të martohen?

    Sa fëmijë të vegjël dorëzuan shpirtin dhe u futën në errësirën e varrit?

    Sa të shëndoshë vdiqën pa sëmundje e sa të sëmurë jetuan më gjatë?

    Sa mbretër ëndërruan, por nuk patën kohë as ëndrrën ta komentojnë.

    Sa njerëz ishin banor të pallateve, por shumë shpejt u shpërngulën në varre.

    Ibën Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, thotë:

    ‘’Është obligim për çdo njërin që nuk e di se kur i vjen vdekja të para përgatitet, të mos mashtrohet me rininë dhe shëndetin.’’

    Dëshira për jetë të gjatë

    Dëshira për të jetuar më gjatë është preokupim i njeriut, është dëshirë e lindur, por kjo dëshirë duhet të shoqërohet me të gjitha llojet e veprave bamirëse që reflektojnë kënaqësinë e Allahut të Lartësuar. Ai i cili shpreson gjatë në jetën e kësaj bote, zakonisht anon nga dëshirat dhe kënaqësitë.

    Muhamedi (alejhi selam) thotë:

    “ E kap pleqëria birin e Ademit (njeriun) dhe me të përcillen dy (vese): dëshira e madhe (për pasuri) dhe shpresa (për jetë).’’ (Transmeton Ahmedi dhe Muslimi)

    Të mençurit thonë:

    ‘’Është për t’u çuditur me njeriun, i cili mërzitet kur i pakësohet pasuria, ndërsa aspak nuk mërzitet që i pakësohet jeta dhe afrohet afër vdekjes.’’

    Dëshira për të jetuar gjatë është sëmundje kronike me të cilën destabilizon zemrën, ndërsa shërimi nga kjo arrihet vetëm me devotshmëri dhe bindje.

    Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë:

    “Asaj që i frikësohem më së tepërmi është: pasimi i epsheve dhe dëshira për të jetuar gjatë. E para të pengon nga e vërteta, kurse e dyta ta harron ahiretin.’’

    Ibni Ujejne thotë:

    ‘’Tre momente janë më të vështirat për njeriun: dita kur ka lindur, nata e varrit kur shoqërohet me të vdekurit dhe dita kur të ringjallet.”

    Allahu i Lartësuar i thotë Jahjas birit të Zekerijas:

    ‘’Dhe selam (paqë) qoftë mbi të (Jahjan) ditën kur u lind, ditën kur vdes, dhe ditën e ringjalljes.’’(Merjem, 15)

    Të nderuar besimtar!

    Së bashku t’i kujtojmë fjalët e Allahut të Lartësuar, Ai më së miri na tregon për këtë botë, ajo është lojë, dëfrim, mburrje, dëshira dhe lakmia për epsh dhe pasuri.

    “Ta dini se jeta në këtë botë është një lojë dhe qejf edhe stoli edhe mburrje ndërmjet jush në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, (tamam) si shembulli i shiut pas të cilit bima rritet që e kënaq bujkun (mbjellësin), por ajo thahet dhe e sheh të zverdhur pastaj ajo bëhet kashtë. Ndërsa në atë botë (ahiret) ka dënim të rëndë (për mosbesimtarët), dhe falje e kënaqësi nga Allahu (për besimtarët). E jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e rrejshme.” (Hadid, 20)

    “Njerëzve u është zbukuruar dëshira për epshe dhe dashuri për gratë, djemtë, dhe kuajt të mirë, bagëti dhe tokë pjellore. Ajo është kënaqësi e jetës në këtë bo*të, por vendkthimi te Allahu është më i mirë.” (Ali Imran, 14)

    Lojë, zbavitje, stoli, pasuri, fëmijë, dëshira për epsh, dashuria për gatë, fëmijët, bagëtitë, të gjitha këto mashtrime dhe përjetime të kësaj bote.

    Vallë, pse të gjitha këto po të mashtrojnë dhe fare nuk e kujton vdekjen?!

    Vëlla i dashur, pse je i hamendur kur përmendet vdekja, a po mendon se kjo nuk ka të bëjë me ty?!



    Çfarë është vdekja?

    Jeta dhe vdekja janë dy të kundërta ashtu siç janë të kundërta drita dhe errësira, dita dhe nata, burri dhe gruaja, e nxehta dhe e ftohta. Vdekja, në kuptim gjuhësor, do të thotë: heshtje, i pandier, palëvizshmëri, pushim, pezullim. Të gjitha këto i posedon i vdekuri kur shpirti shkëputet nga trupi.

    I nderuari vëlla dhe e nderuar motër! Mos e harro këtë realitet dhe këtë vërtetësi, vdekjen nuk mund ta ndalosh dhe ta pengosh, kjo nuk njeh roje dhe nuk troket në dyer për të marr lejen e hyrjes. Allahu i Lartësuar thotë:

    “Kudo që të jeni vdekja do t’ju kapë, po edhe në qoftë se jeni në pallate të fortifikuara. E nëse i qëllon ata ndonjë e mirë, thonë: “Kjo është nga Allahu”. E nëse i qëllon ata ndonjë e keqe: “Kjo është nga ti (Muhamed)”. Thuaju! Të gjitha janë nga Allahu!” Ç’është me këtë popull që nuk kupton gati asnjë send?” (Nisa, 78)

    Vallë mos ke mundësi t’i largohesh që ajo mos të mbërrijë në asnjë kohë dhe vend apo mos ka të bëjë me një kategori të caktuar dhe të tjerët kanë mundësi për të shpëtuar nga vdekja. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj! S’ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t’ju zënë, e mandej do të silleni te Ai (Allahu) që e di të fshehtën dhe të dukshmen dhe atëherë Ai do t’ju tregojë juve çfarë keni punuar.” (Xhumua, 8)



    Për një përfundim të mirë

    I nderuar vëlla musliman dhe motër muslimane!

    Vdekja është një gotë prej saj të gjithë do të pinë. Vëlla, a dëshiron të kesh një përfundim të mirë, nëse po, atëherë së bashku t’i marrim masat preventive dhe t’i kujtojmë këto udhëzime:

    • Teuhidi-njëshmëria në Allahun e Lartësuar

    Besimi është nyje kyçe tek besimtari, ku nuk guxon muslimani ta neglizhojë apo ta harrojë. Ai i cili beson Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ky besim buron nga thellësia e zemrës dëshmohet me fjalë dhe vepër, nuk ka dyshim që është shkak i një përfundimi të mirë. Kemi hadithin e Muhamedit ku transmeton Buhariu dhe Muslimi:

    ‘’Me të vërtetë Allahu ia ka ndalur zjarrit (xhehenemit) atë i cili thotë LA ILAHE IL ALLAH ku me këtë dëshiron vetëm Fytyrën e Allahut.’’ (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

    Të dashur besimtarë! Konfirmoje teuhidin-njëshmërinë e Allahut në zemrën tënde! Padyshim se një ditë do të mbledhësh frytet e saj në jetën tënde, në momentet e vdekjes, në varrin tënd. Teuhidi do të ndihmoj gjatë llogarisë dhe vetë me të do të përcillesh në xhenetet e larta.

    • Takvallëku, respekti dhe frika në Allahun e Lartësuar

    Devotshmëria është njëra ndër shkaqet kryesore që besimtarin e orienton nga përfundimi i mirë. Allahu i Lartësuar thotë:

    “O ju që besuat! Kini frikë Allahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë).” (Ali imran, 102)

    “O ju që besuat! Nëse keni frikë Allahun, Ai do të vërë udhëzimin (në zemrat tuaja) ta dalloni të vërtetën prej të pavërtetës, do t’ua mbulojë të këqijat, do t’ua falë mëkatet. Allahu është Dhurues i Madh.” (Enfal, 29)

    Devotshmëria është shkak për të pranuar veprat:

    “Allahu pranon vetëm prej të sinqertëve.” (Maide, 27)

    Devotshmëria ta lehtëson gjendjen tënde:

    “E kush i frikësohet Allahut, Ai atij ia lehtëson punën.” (Talak, 4)

    Devotshmëria të shpëton nga humbja dhe shkatërrimi:

    “Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do kalojë mbi të (xhehenem). Ky (kontaktim i xhehenemit) është vendim i kryer i Zotit tënd. Pastaj, do t’i shpëtojmë ata që ishin ruajtur (mëkateve), e zullumqarët do t’i lëmë aty të gjunjëzuar.” (Merjem, 71-72)

    Devotshmëria të fut në xhenet:

    “Ato janë xhenetet që do t’ua trashëgojnë robërve Tanë që ishin të ruajtur.” (Merjem, 63)

    I nderuari vëlla dhe e nderuar motër, takvallëk, devotshmëri do të thotë: të respektohet Allahu i Lartësuar dhe mos t’i bëhet Atij mëkat, Ai të përkujtohet dhe mos të harrohet.

    Kujtoje Krijuesin e Lartësuar, Ai nga Ti kërkon sinqeritet, Ai t’i mbulon të këqijat dhe t’i fal gjynahet. Ai kërkon që të vdesësh vetëm si musliman. Kujto edhe një herë se devotshmëria të ofron nga përfundimi i mirë.

    • Përqendrimi i fortë në fe

    Besimtari i përqendruar në fenë e Allahut të Lartësuar është besniku që ka jetësuar besën e dhënë Krijuesit Fuqiplotë si në qëndrime, shprehje dhe veprime. Ky është nderi më i madh, pra përqendrimi, këmbëngulja, serioziteti në fenë islame. Kështu shijohet ëmbëlsia e ibadetit, adhurimit, kur kjo ndodh, atëherë besimtari ka përkrahjen e Allahut të Lartësuar, mbrojtjen e engjëjve të Tij. Ai fare nuk frikësohet e as pikëllohet dhe kështu fiton pozitë në xhenetet e larta.

    “S’ka dyshim se ata që thanë se Zoti ynë është Allahu, pastaj qëndruan fort (nuk u luhatën në besim), atyre u zbresin engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): ‘Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni, keni myzhde xhenetin që ju premtohej! Ne jemi miqtë tuaj në jetën e dynjasë dhe në ahiret, ku do të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni. Pritje nga (Allahu) Falës i madh dhe Mëshirëplotë’.’’ (Fusilet, 30-32)



    • Pendimi

    Allahu i Lartësuar pranon pendimin e çdokujt, duhet të shfrytëzohet kjo mundësi mos të asgjësohet. Menjëherë të mirën hapat konkrete duke u larguar nga mëkati, pendimi për mëkatin e bërë, vendosmëria për mos përsiatjen e mëkatit dhe sinqeriteti në pendim. Kujto fjalët e Allahut të Lartësuar:

    "O ju që keni besuar! Pendohuni te Allahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’ju shpjerë në xhenete, nën të cilat rrjedhin lumenj ditën kur Allahu nuk e turpëron Pejgamberin e së bashku me të as ata që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: ‘Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send’.”(Tahrim,8)

    Pendimi i sinqertë të largon nga të këqijat dhe të drejton për në xhenet, pendohuni të gjithë o ju njerëz që ta fitoni mëshirën e Allahut dhe të keni përfundim të mirë në këtë botë.

    Të nderuar vëllezër dhe motra!

    Gjithashtu, mos harroni, nëse doni të keni përfundim të mirë:

    - Të jeni besnik çdo herë që të regjistroheni në listat e të sinqertëve.

    - Krijoni mendim të mirë mbi Allahun e Lartësuar dhe mos lejoni të vdisni duke mos pasur mendim të mirë mbi Krijuesin Allah. Kujto një gjë, nëse dëshiron takimin me Allahun edhe Ai dëshiron takimin tënd.

    - Drejtohu Allahut të Lartësuar me lutje duke treguar përulësi dhe duke kërkuar orientimin e zemrave në fenë e drejtë dhe përfundimin e mirë me besim të pastër.

    - Zvogëloje dhe pakësoje dëshirën e madhe për dynjanë e ulët dhe përfundimtare, por puno për një jetë të pafund duke i përjetuar të mirat e Allahut të Lartësuar.

    - Largohu nga shkaqet e shumta që sjellin përfundim jo të mirë, si: besimi i dobët, veprimi i bidateve, dyfytyrësia, shoqërimi i njerëzve të prishur, lakmia e madhe për dynjanë, mos pendimi, harrimi i ahiretit, mos përkujtimi i vdekjes, padrejtësia,



    Të nderuar vëllezër dhe motra!

    Ju pyes: A dini kur do të vdisni dhe ku?

    Nëse dëshironi përgjigje lexoni dhe mendoni fjalët e Allahut të Lartësuar:

    “..nuk e di kush pos Tij se çfarë do t’i ndodhë (çfarë do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë.” (Lukman, 34)

    Gjithashtu, kini kujdes se jobesimtari do të kërkojë kthim mbrapa, për të vepruar mirë. Por të gjitha këto kërkesa janë të parealizuara.

    “E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, (Kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) der në ditën kur ringjallen.” (Muminun, 99-100)

    “A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne?”(Muminun, 115)

    I nderuari vëlla besimtar dhe e nderuara motër besimtare!

    Unë, ti dhe të gjithë do të vdesim, por të kujtojmë një gjë shumë të rëndësishme, pra rolin dhe pozitën që dëshirojmë ta zgjedhim.

    Ai që vdes ose do të jetë prej atyre që do të jetë afër Allahut të Lartësuar, i përshëndetur dhe i respektuar, ose do të jetë prej mohuesve gënjeshtarë.

    “E nëse ai (që vdes) është prej të afërmeve (të Zotit). Ai do të ketë (te Zoti) kënaqësi (qetësi) dhe furnizim të mirë dhe xhenet të begatshëm. Po në qoftë se ai (që vdes) është prej atyre të dorës së djathtë? Atëherë (atij i thuhet) paqja dhe shpëtimi (siguria) është për ty, (që je) nga ata të dorës së djathtë. E në qoftë se (ai që vdes) është prej gënjeshtarëve (mohues i ringjalljes), është prej të humburve (në besim). (atëherë)Mirëseardhja e tyre është pritje me ujë që vlon. Dhe djegie nga zjarri i xhehenemit. E s’ka dyshim se kjo është ajo e vërteta e sigurt. Pra, ti (Muhamed) lartëso Zotin tënd të Madhëruar.”(Vakia, 88-96)

    Allahu im! Na përmirëso fenë tonë e cila është mbrojtja jonë! Na përmirëso dynjanë në të cilën ne jetojmë! Na përmirëso ahiretin, tek i cili është kthimi ynë!

    Allahu im! Fali të gjithë të vdekurit myslimanë, të cilët dëshmuan në teuhidin – njëshmërinë Tënde, dhe e dëshmuan Muhamedin me shpallje dhe vdiqën me shehadet!

    Allahu im! Fali të vdekurit muslimanë, nderoj dhe zgjeroja varret e tyre, pastroi ata nga mëkatet, gabimet, ashtu siç pastrohet petku i bardhë nga papastërtia!

    Allahu im! Na mëshiro me mëshirën Tënde kur të bëhemi të harruar! Mos na le të vetmuar dhe të pasigurt në Ditën kur do të ringjallemi!


    Selam alejkum!

  16. #36
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    nuk jam pergaditur hiq,as qe me shkon mendja me vdek
    kurrë mos vdeksh! >>

  17. #37
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga Kronikë Lexo Postimin
    kurrë mos vdeksh! >>
    " Thuaju: " Largojeni pra vdekjen prej vetes suaj, nëse jeni të sigurt çka thoni? " ( 3-168, Kur'an )

    " Secili njeri do të shijojë vdekjen..." ( 3-185, Kur'an )

    " Kudo që të jeni vdekja do t'ju kapë, po edhe në qofshi në pallate të fortifikuara. " ( 4-78, Kur'an )


    " Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e Ne, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne. " ( 21-35, Kur'an )

    " Secili njeri do ta shijojë vdekjen, e pastaj do të ktheheni te Ne. " ( 29-57, Kur'an )

    " Thuaj: "Nëse ikët prej vdekjes ose prej mbytjes, ikja nuk do t'ju bëjë dobi, sepse edhe atëherë nuk do të (shpëtoni) përjetoni vetëm për pak kohë". " ( 33-16, Kur'an )

    " Ti do të jesh i vdekur, e edhe ata do të jenë të vdekur. " ( 39-30, Kur'an )

    " Thuaj: "S'ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t'ju zënë, e mandej do të silleni te Ai që e di të padukshmen dhe të dukshmen, dhe atëherë Ai do t'ju njoftojë me atë që keni punuar". " ( 62-8, Kur'an )

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e TiaraT
    Anëtarësuar
    26-07-2010
    Postime
    56
    ...nje valixhe me mekate.

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Nje valixhe me preservativ ,non ho voglia di rimango incinta ne boten tjeter:P
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  20. #40
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Jeta e Varrit ...!


    "Kur njeriu besimtar gjendet në momentin e ndarjes nga kjo botë dhe pritjes së ahiretit, i zbresin atij melaike nga qielli me fytyra të bardha si dielli, me vehte kanë qefinë nga qefinët e xhennetit dhe erëra të mira nga ato të xhennetit." [Hadith]

    Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

    Falënderimi i takon All-llahut atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbështetje tek All-llahu nga të këqiat e shpirtit dhe veprave tona. Atë që udhëzon All-llahu, s'ka kush e humb dhe atë që humb, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka zot tjetër përveç All-llahut dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij.

    Të dashur vëllezër muslimanë! Njeriu jeton në këtë botë dhe gjatë veprimtarisë së tij jetësore kryen vepra të mira apo të këqia dhe vjen momenti kur ai vdes. All-llahu në Kur'an thotë:

    "Çdo Krijesë do ta shijojë vdekjen..."
    [El-Enbija: 35]

    Por kjo vdekje nuk është fundi i jetës, por mbyllja e një periudhe që është periudhë sprove për të, argument për këtë është Fjala e All-llahut në Kur'an:


    "Është Ai që krijoi vdekjen dhe jetën për t´ju sprovuar se cili prej jush është më vepërmiri. Ai është Ngadhënjyesi, Mëkatfalësi."
    [El-Mulk: 2]

    dhe fillimi i një periudhe tjetër e vërtetuar nga Fjalët e All-llahut në Kuran dhe hadithet e të Dërguarit. Jetën pas vdekjes mund ta ndajmë në dy periudha:

    1. Jeta e varrit
    2. Ahireti


    Në këtë artikull do të përpiqemi të tregojmë diçka nga jeta e varrit, e cila fillon pas vdekjes së njeriut dhe mbaron me ringjalljen e tij në ditën e Gjykimit. Se ç'farë i ndodhë njeriut gjatë kësaj periudhe e ka sqaruar mjaftë i Dërguari në shumë hadithe, njëri prej të cilëve është hadithi i mëposhtëm: Transmeton Imam Ahmedi nga Berai bin Azib r.a. që ka thënë:

    "Dolem më të Dërguarin më xhënazen e një burri prëj ensarëvë (medinasve). Pasi e varrosëm, u ul i Dërguari i All-llahut ne drejtim të Kiblës dhe ne u ulëm rreth tij, sikur mbi kokat tona të qëndronte një zog (u ulëm qetë). Në dorë, i Dërguari kishte një shkop, me të cilin gërvishtte tokën. Pastaj filloi të shikojë në qiell dhe në tokë, e ngriti dhe e uli shikimin e tij tri herë, dhe tha:

    "Kërkoni ndihmën e All-llahut nga ndëshkimi i varrit." Pastaj tha: "Kur njeriu besimtar gjendet në momentin e ndarjes nga kjo botë dhe pritjes së ahiretit, i zbresin atij melaike nga qielli me fytyra të bardha si dielli, me vehte kanë qefinë nga qefinët e xhennetit dhe erëra të mira nga ato të xhennetit. Ata i ulen atij me një gjerësi sa i sheh syri. Pastaj vjen meleku i vdekjes, i cili uleå tëk koka e tij dhe thotë: "O shpirt i mirë, dil për në mëshirën All-llahut dhe kënaqësinë e Tij ". Pastaj shpirti del me një lehtësi të tillë, siç del pika e ujit nga gryka e shtembës, dhe meleku i vdekjes e merr atë. Këtë shpirt e përshëndesin të gjithë melaiket e qiellit dhe të tokës, i hapen atij dyert e qiellit dhe secili prej ketyre grupeve të melaikeve që rrijnë në këto dyer, i luten Zotit që ta ngrejë këtë shpirt edhe më lart. Në momentin kur meleku i vdekjes ia merr shpirtin, melaiket e mëshires ia rrëmbejnë atij këtë shpirt sa hap e mbyll sytë, dhe nuk e lëshojnë atë derisa e vendosin në atë qefin dhe në ato erëra dhe del nga kjo një erë misku - më e mira erë që gjendet në sipërfaqen e tokës. Kështu melaiket e mëshirës ngrihen me këtë shpirt lart në qiell. Rrugës këta takojnë grupe melaikesh të cilët thonë: "Ç'është ky shpirt i mirë? "- përgjigjen: është filani i biri i filanit, duke përmendur me emrat më të bukur me të cilët e kanë thirrur në dunja. Kështu shkojnë derisa të arrijnë në qiellin e dunjasë. Këtu kërkojnë që t 'u hapet ky qiell, dhe ai hapet. Melaiket që rrijnë në këtë qiell e shoqërojnë shpirtin deri në qiellin që vjen më pas dhe kështu deri sa të arrijnë në qiellin e shtatë. Thotë All-llahu : " Shkruajeni librin e robit tim në Ilijjin (libër në të cilin shkruhen, veprat e mira) pastaj i thuhet: "Kthejeni në tokë se Unë ua kam premtuar atë, se nga ajo (toka) krijova dhe tek ajo i kthej dhe prej saj do t´i ngrej përsëri në ahiret (Ditën e Gjykimit) ". Pastaj shpirti i kthehet në tokë. Pasi shpirti është (kthyer në trupin e tij ai ndjen zhurmën e hapave të atyre që ikin. Në këtë çast të vdekurit i vijnë dy melaike me pamje të ashpër dhe i ulen afër duke e pyetur: "Kush është zoti yt? " -ai përgjigjet "Zoti im është All-llahu ". Pastaj thonë: "Cila është feja jote? " -thotë: "Fëja ime është Islami " Pastaj pyesin: "Cili ishte ai burrë që ju dërgua juve?" - thotë: "Ai është i Dërguari i Zotit" - Melaiket e pyesin përsëri: "Cila ka qenë puna jote? " -thotë: "Lexova Librin e All-llahut dhe besova atë ". Këto tre janë e fundit sprovë që i paraqiten besimtarit, siç thotë All-llahu në Kur'an: "I përforcon All-llahu ata të cilët besuan, më një fjalë të palëkundëshmë në jëtën kësaj bote ". Prandaj ai thotë: "Zoti im është All-llahu, feja ime është Islami dhe i Dërguari im është Muhammedi ". Thërret një Thirrës në qiell: "Tha të vërtetën robi Im, prandaj shtroni atij prej shtrojeve të xhennetit dhe visheni atë me veshje të xhennetit dhe hapni atij derën tek xhenneti ". I vjen atij nga era e tij dhe mirësitë e tij, gjithashtu i zgjerohet varri me një hapësirë sa sheh syri. Në këtë moment i vjen atij një burrë me pamje të hijshme me rroba të bukura dhe me erë të mirë dhe thotë: "Gëzohu me atë që të gëzon ty, pergëzohu me kënaqësinë e Zotit dhe xhennete në të cilat ka mirësi të përhershme, kjo është dita e cila të është premtuar." Pastaj shpirti i tij thotë: "Edhe ty të përgëzoftë All-llahu me të mira, po kush je ti?" "Unë jam puna jote e mirë. Për Zotin, vërtet ti ishe i shpejtë në mirësi dhe bindje ndaj All-llahut dhe i ngadalshëm në mëkate. Prandaj All-llahu të shpërbleftë me të mira ". Pastaj i hapet atij një derë nga zjarri dhe i thuhet: "Ky do të ishte vendi yt po të ishe prej mëkatarëve, e zëvëndësoi Zoti këtë vënd me këtë"- dhe i paraqitet xhenneti. Ndërsa sheh se ç'ka atje, thotë: "Zoti im, shpejtoje kijametin me qëllim që të shkoj tek të afërmit e mi dhe pasuria ime ". I thuhet atij: "Rri i qetë!".
    Ndërsa mosbesimtarit, kur është në momentin e ndarjes nga kjo botë dhe afrimit për në ahiret, i zbresin atij melaike nga qielli, me pamje !ë ashpër, me fytyra rë zeza. Në duar ata mbajnë pëlhura prej zjarri dhe i ulen atij në një distancë sa sheh syri. Pastaj vjen meleku i vdekjes i cili i ulet tek koka dhe i thotë: "O shpirt i keq, dil për tek zemërimi i All-llahut". Kështu del shpirti nga trupi i tij me vështirësi të madhe sikurse del boshti me kunja nga leshi i lagur. Ndërkohë e mallkojnë atë të gjithë melaiket midis qiellit dhe tokës dhe të gjithë melaiket në qiell. I mbyllen atij të gjitha dyert në qiell dhe melaiket që qëndrojnë në këto dyer i luten Zotit që mos ta ngrejë këtë shpirt të keq pranë tyre. Kur meleku i vdekjes ia merr shpirtin, melaiket që zbritën nga qielli ia marrin atij nga duart sa hap e mbyll sytë dhe e vendosin në atë pëlhurën prej zjarri prej ku del një erë shumë e keqe, më e keqja erë që gjendet në faqen e dheut. Pastaj ngrihen më të në qiell dhe kur kalojnë pranë çdo grupi melaikesh ata pyesin: "Ç'është ky shpirt i keq? " -i përgjigjen: "është filani i biri filanit " -dhe i përmendin emrat më të këqinj me të cilët e kanë thirrur në dunja. Kur arrijnë me të në qiellin e tokës dhe kërkojnë t 'u hapet, ai nuk u hapet. Pastaj tha i Dërguari i All-llahut: "Nuk u hapen atyre dyert e qiellit dhe nuk hyjnë në xhennet aq sa hyn deveja në vrimën e gjilpërës ". Thotë All-llahu i Lartësuar: "Shkruajeni librin e tij në Sixhxhin (libri ku shkruhen veprat e këqia), në vëndin më të ulët ". Pastaj u thuhet: "Kthejeni robin tim në tokë, sepse unë nga ajo i krijova, tek ajo do t´i kthej dhe prej saj do t´i nxjerr përsëri ". Pastaj hidhet shpirti derisa të shkojë në trupin e dhe ai dëgjon hapat e shokëve kur largohen. Ndërkohë i vijnë atij dy melaike me pamje të ashpër të cilët i ulen pranë dhe i thonë: "Kush është Zoti yt?" -thotë: "Ah! Ah! Nuk e di ". Pyesin përsëri: "Ç'mund të thuash për njeriun që u dërgua tek ju? " -ai nuk është i udhëzuar ndaj dhe se thotë dot emrin e tij. Dhe i thuhet: "Muhammedi! ". - "Ah! Ah!" -thotë: "Nuk e di. Kam ndëgjuar njerëzit ta përmëndnin" dhe i thonë: "Nuk e dite, prandaj s'e the ". Dëgjohet më pas një thirrje nga qielli që thotë se gënjeu. " Shtrojeni atë në shtroje prej zjarri." Hapet pastaj një derë prej dyerve të zjarrit kështu që atij i vjen afsh i nxehtë dhe erë kalbësire. Varri i ngushtohet derisa brinjët e krahërorit i ndërfuten me njëra-tjetrën. Pastaj i afrohet një burrë me fytyrë të shëmtuar, me rroba të këqia dhe me erë të keqe dhe i thotë: "Përgëzohu me të keqen tënde. Kjo është dita jote e cila të është premtuar". " Po ty, të përgëzoftë Zoti me sherr, kush je ti?" Burri shëmtuar thotë. "U jam puna jote e keqe. Për Zotin ti ke qenë njeri i ngadalshëm në bindjen dhe adhurimet ndaj All-llahut dhe i shpejtë në vepra të këqia (mëkate), prandaj All-llahu të shpërbleftë me të këqia!" Pastaj goditet me një çekan hekuri, që sikur të goditej me të një mal do të bëhej pluhur. Kështu goditet me të dhe bëhet pluhur. Pastaj, All-llahu e kthen edhe një herë siç ishte dhe goditet përsëri dhe ai nxjerr një klithmë të fortë që e dëgjon çdo gjë përveç njerëzve dhe xhinëve. Dhe hapet një derë nga xhehennemi dhe i shtrohet shtroje prej xhehennemi dhe thotë: "O Zot mos e bë kijametin ".



    “Kur sheh besimtari se varri i tij është zgjeruar, thotë: ‘Lërmëni të përgëzoj familjen time’”. Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: “Lërmëni që të shkoj e të përgëzoj familjen time’’e i thuhet: “Bano aty.”

    Allahu i Lartësuar na ka lajmëruar në suren Jasin në tregimin e personit i cili bënte përpjekje në udhëzimin e popullit të tij, mirëpo ata e vranë atë, ndërsa ai ftonte në besim në Allahun dhe të dërguarve të Tij, pasi e nderoi Allahu atë duke e shpërblyer me xhenet, shpresonte që populli i tij të dinte për këtë, në mënyrë që të besonin. Allahu i Lartësuar thotë:

    “Atij i është thënë: ‘Hy në xhenet!’ e ai tha: ‘Ah, sikur ta dinte populli im, për çka më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!’’. (Jasin, 26-27.)

    Shpresonte që populli i tij, i cili e luftonte fenë e Allahut dhe refuzoi t’i përgjigjet urdhrave të Allahut, të dinin se si e shpërbleu Allahu i Madhërishëm.

    Ndërsa dëshmori, me gjithë pozitat e larta që i ka në xhenet, shpreson të rikthehet në këtë botë, me qëllim që të luftojë në rrugën e Allahut e të vritet me dhjetëra herë, duke e parë shpërblimin e madh e nderet që kanë shehidët tek Allahu.

    Transmeton Enes bin Malik (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut ka thënë:

    “Asnjë njëri nuk hyn në xhenet e dëshiron të kthehet në këtë botë, vetëm shehidi, shpreson të rikthehet e të vritet me dhjetëra herë, duke ditur shpërblimin që ka tek Allahu’’.

    Ndërsa Xhabir bin Abdullah transmeton se i Dërguari i Allahut e takoi dhe i tha:

    “Po të shoh të brengosur, o Xhabir, çfarë ke?’ O i Dërguar i Allahut, babai im ka rënë shehid, është vrarë në Uhud, e ka lënë familjen dhe borxhe- iu përgjigja. Atëherë i Dërguari i Allahut i tha: ‘A të të përgëzoj se si e ka takuar Allahu babanë tënd?’ Gjithsesi-thashë. ‘Allahu, askujt nuk i ka folur përveç pas mbulesës, e ringjalli babanë tënd e i foli dhe i tha: ‘O robi im, shpreso diçka, të jap’ E ai tha: ‘O Zot, më ringjall e të vritem përsëri për hir Tëndin’. Allahu i thotë: ‘Kam premtuar se nuk ka kthim më’.

    Ndërsa, dëshira e tretë e të vdekurve, është kthimi i tyre në këtë botë, qoftë edhe për pak çaste, që të punojnë vepra të mira, të përmirësojnë atë që kanë prishur, të respektojnë Allahun në tërë atë që kanë bërë mëkat ndaj Tij, ta përmendin Atë qoftë edhe njëherë, shpresojnë të shqiptojnë qoftë edhe njëherë fjalën ‘subhanallah, La iLahe iL Allah’, por atyre nuk iu mundësohet realizimi i kësaj dëshire.

    E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë:

    ‘O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!’ Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen.” (Muminun, 99-100.)

    Kjo është gjendja e tij me Allahun e Lartësuar, kur e godet vdekja, thotë:

    "O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!"

    Të vdekurve, u kaluan rastet në këtë botë, pasi e panë botën tjetër dhe kuptuan se çka i pret ata. Arritën të kuptojnë se ata kanë humbur kohën e tyre në ato gjëra që nuk kanë dobi, kanë qenë në begati të shumta, por nuk ditën t’i shfrytëzojnë, e tani shpresojnë qoftë edhe për një vepër të mirë që t’u peshojë në peshojën e veprave të mira, t’u zbusë vuajtjet e tyre, ta kënaqin Allahun, por nuk u mundësohet.

    E ne, përderisa shpirtrat tanë janë në trupat tanë, të shpeshtojmë përmendjen e Allahut.

    A nuk e di, lexues i nderuar, se i Dërguari i Allahut na urdhëroi me rastin e ngritjes nga gjumi ta falënderojmë Allahun, sepse Ai na ngjalli pas vdekjes dhe na mundësoi ta përmendim? Sepse gjumi është ndërprerje e jetës dhe, njëkohësisht, përmendjes së Tij.

    Transmeton Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut ka thënë:

    “Kur dikush ngrihet nga gjumi le të thotë: ‘Falënderimi i takon Atij i cili ma ktheu shpirtin tim, më begatoi në trupin tim dhe më mundësoi përmendjen e Tij’’’.

    Kurse ne, e kemi begatinë e jetës, andaj le t’i shtojmë të mirat e të largohemi nga të këqijat, sepse me vdekjen tonë do të pendohemi për çdo çast që kemi kaluar pa përmendjen e Tij, ndaj të shfrytëzojmë çdo rast e çdo moment të jetës sonë, para se të pendohemi, para se të shpresojmë për atë që shpresojnë të vdekurit.

    Ibrahim bin Jezid el Abdij (Allahu e mëshiroftë!) thotë se më erdhi Rijah el Kajsij e më tha:

    “O Ebu Is’hak, eja e t’i vizitojmë banorët e botës tjetër” Shkova me të dhe arritëm tek varrezat, u ulëm, e më tha: Ç’po mendon, sikur t’u mundësohej, çfarë do të shpresonte?” Thashë: “Për Zotin, do shpresonte të kthehej në këtë botë e të kënaqej me respektimin e Allahut dhe të kompensojë atë që i ka kaluar” Më tha: “Po ja, ne jemi në këtë botë, ndaj të respektojmë Allahun e të përmirësojmë”

    Pastaj zbriti dhe angazhohej, nuk jetoi gjatë derisa vdiq.

    Me rastin e vizitës së varrezave, ndalu para varrit të hapur dhe kujto këtë varr të ngushtë, imagjino se je brenda tij, të është mbyllur dera, të lëshohet dheu, kthehen familja dhe fëmijët, varri të ka mbuluar me errësirën e tij, nuk sheh vetëm veprat e tua, a thua vallë çfarë shpreson në këto çaste të pakëndshme?

    A nuk shpreson të rikthehesh në këtë botë që të punosh mirë, të falësh qoftë një namaz, shqiptimin e fjalës ‘subhanallah’, e ti vëlla i dashur akoma je në jetë, je i shëndoshë, ndaj puno mirë, para se të vijë vdekja, para se të dëshirosh e s’ka kush të përgjigjet.

    Kur të vendosesh në varr, as nuk ke për ty kthyer në këtë botë, as nuk do të shtohen të mirat e tua, vetëm nëse ke bërë ndonjë vepër që vazhdon shpërblimi i saj edhe pas vdekjes tënde.

    O rob i Allahut, ne jemi në botën në të cilën punohet, ndërsa ahireti është botë e shpërblimeve, andaj kush s’punon këtu ka për t’u penduar atje. Çdo ditë më tepër që jeton është begati e madhe për ty. Mos e humb atë në gjëra që nuk është i kënaqur Allahu i Lartësuar, sepse dëshira më e madhe e të vdekurve në varre është të rikthehen në këtë botë e të jetojnë vetëm një çast e të kompensojnë atë që u ka kaluar, por kjo assesi nuk do të ndodhë.

    Vëlla i dashur, nëse i viziton varrezat, apo e përcjell kufomën, mos u bë prej atyre të pakujdesshmëve, por përkujtoji dëshirat e atyre të vdekurve rreth teje, të cilëve u është ndërprerë puna, prandaj shfrytëzo momentet e jetës në vepra të mira, për të mos u bërë nesër prej të vdekurve e të dëshirosh sikur dëshirojnë disa prej tyre. Nëse të shkon mendja për të bërë mëkat, përkujtoi ata, përkujtoi dëshirat e tyre të rikthehen në këtë botë e të bëjnë mirë;e ti si mendon të bësh mëkat?!

    Kur je i vetmuar, përkujtoji dëshirat e tyre…

    Kur të kaplon lodhja nga adhurimet, përkujtoi dëshirat e tyre…

    Rebi bin Hejthem (Allahu e mëshiroftë!) gropoi një varr brenda shtëpisë së tij, e kur zemra e tij jepej pas kësaj bote, kur i ngurtësohej zemra, zbriste në të, e kur shikonte errësirën e saj, fillonte të bërtiste:

    “O Zoti im, më kthe!’’ Familja e tij e dëgjonte dhe ia hapnin, e dilte nga gropa.

    Një natë, zbriti në të, e mbuloi veten, e kur e pa errësirën filloi të bërtiste:

    “O Zot, më kthe!’’, por askush nga familja e tij nuk e dëgjoi, pas një kohe e dëgjoi gruaja e tij, shpejtoi dhe e nxori. Me këtë rast tha: “Puno, o Rebi, para se të thuash: ‘O Zoti im, më kthe!’ e nuk ka kush të përgjigjet.”

    Vërtet, njeriu gëzohet kur i vijnë të mirat, duke qenë në varr, nga i afërmi, miku apo shpërblimet e ndonjë diturie që ka lënë pas, ose për shkak të dhënies së lëmoshës, e i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka përgëzuar se një grup i njerëzve i arrijnë shpërblimet edhe pas vdekjes së tyre.

    Ebu Umamete transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë:

    “Katër personave u arrin shpërblimi edhe pas vdekjes së tyre: kush vdes duke luftuar në rrugën e Allahut, ai që mëson ndonjë dije e punohet sipas saj, sadakaja e përhershme, dhe ai i cili lë pas tij fëmijë që luten për të’’.

    Ata kanë vdekur, por veprat e tyre nuk kanë vdekur.

    I lumtur është ai që ka vdekur e me të kanë përfunduar edhe mëkatet, ndërsa i mjerë është ai që ka vdekur, por mëkatet i vazhdojnë edhe pas vdekjes.

    O rob i Allahut, fjalën ‘dëshirat e të vdekurve’, gjithmonë përkujtoje, të jetë në imagjinatën tënde, sepse është ndihmës më i mirë për vepra të mira dhe shtimin e tyre.

    Dije, se çdo çast që të kalon nga jeta jote, me miliona të vdekur e shpresojnë atë, që ta shfrytëzojnë në vepra të mira, duke u penduar tek Allahu, madje duke përmendur Atë vetëm edhe njëherë.


    “Dhe të mos thotë ndokush: ‘O i mjeri unë që kam lënë mangët respektimin ndaj Allahut dhe kam qenë prej atyre që talleshin!’ Ose të thotë: ‘Ah, sikur të më kishte udhëzuar Allahu (në rrugë të drejtë) e të kisha qenë prej atyre që janë të ruajtur!’ Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: ‘Sikur të isha kthyer edhe njëherë e të isha bërë prej atyre bamirësve!’ Jo, ty të patën ardhur argumentet e Mia, e ti i përgënjeshtrove ato, u bëre kryeneç dhe ishe prej atyre që nuk besuan. E ata që bënë gënjeshtër ndaj Allahut, do t’i shohësh në Ditën e Kiametit, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në xhehenem vendi i arrogantëve? Ndërsa Allahu do t’i shpëtojë me atë suksesin e tyre ata që kishin qenë të ruajtur. Ata nuk do t’i kapë e keqja e as nuk do të jenë të shqetësuar’’. (Zumer, 56-61.)

    Po, si t’ua lehtësojmë, së paku, vuajtjet e dhimbjet e të vdekurve? Duke bërë dua (lutje), të kërkojmë falje për ta, të japim lëmoshë. Këto janë dhurata më të mira që mund t’u dhurojmë e t’u arrijnë atyre. Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë:

    “Njeriut do t’i ngrihet pozita në xhenet, e do të thotë: ‘Si ndodhi kjo?’ Do t’i thuhet: ‘Me lutjen e fëmijës tënd’”.

    Bëj lutje për ata të vdekur, e sidomos për prindërit, me shpresë se do të ketë kush të lutet edhe për ty pas vdekjes tënde.

    E lusim Allahun e Lartësuar me emrat e Tij të bukur, me cilësitë e Tij të larta që të na mundësojë të përgatitemi për botën tjetër e mos të na bëjë prej atyre që do të pendohen në varret e tyre!

    Selam alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 07-08-2010 më 07:30

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •