Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2010
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    5

    Përse në Turqi pesë milionë?

    Pesë milionë shqiptarë në Turqi janë një shifër që habit jo pak njerëz. Por janë një sërë historianësh dhe studiuesish që rrumbullakosin një shifër të tillë. Dhe llogaria nis që nga fundi i pushtimit osman, kur ishin të shumta familjet që jetonin në Turqi. Për të vazhduar më pas me shpërnguljet masivet të shqiptarëve nga serbët. Nga Kosova drejt Turqisë serbët dëbuan një numër të konsiderueshëm shqiptarësh. Vetëm pas luftës së dytë botërore serbët shpërngulën nga Kosova rreth 500 mijë shqiptarë. Ndërsa rreth 100 mijë të tjerë u dëbuan nga grekët. Sikur vetëm shtimi i numrit të kësaj kategorie të llogaritet gjatë 50 viteve të fundit atëherë justifikohet shifra prej 5 milionësh. Duhet thënë se shumica e kësaj popullsie është asimiluar. Ndërkohë që e njëjta strategji u ndoq dhe me shqiptarët e Çamërisë. Sipas statistikave, numri i shteti turk zë vendin e parë të emigracionit shqiptar. Qytetet ku shqiptarët janë vendosur me shumicë janë Stambolli, Izmiri, Bursa, Ankaraja, etj. Vendosja e shqiptarëve në Turqi zë fill që në vitet 1500. Në shifrën prej 5 milionësh bëjnë pjesë dhe ata shqiptarë që janë shkrirë me familje të tjera dhe që kanë prindërit shqiptarë.


    Sa me shpejt bashkimin e shqiptarve ne nje vend dhe ne nje teritor dhe mbrenda kufijve te vet ........................!!!!!!!!!!!!
    SHQIPNI ETNIKEEEE
    Ndryshuar për herë të fundit nga omer mucha : 04-07-2010 më 10:51

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    a i mlodhe sa jemi te gjithe?
    vleresoj qellimin e tems por mendoj se e ke egzagjeruar ca.

    keto jane shifra te pakonfirmuara, nga nje institucion.

  3. #3
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Shqiptarët janë detyruar të lënë vendin e tyre dhe të emigrojnë në periudha të ndryshme të historisë. Përveç shpërnguljeve të hershme, që nga koha e Skënderbeut, apo dhe më përpara, një valë e re largimesh përfshiu popullsinë shqiptare pas rënies së perandorisë turke, e cila kishte pushtuar Gadishullin Ilirik. Një tjetër masakër ndaj shqiptarëve që jetonin në trojet e tyre ishte dhe lënia e tyre jashtë trungut amë nga copëtimi i Shqipërisë në vitin 1913 nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Krahina të tëra shqiptare iu dhanë fqinjëve për të kënaqur orekset shovioniste të tyre. Këtu fillon një serial i gjatë i spastrimeve të këtyre zonave nga sllavët dhe grekët. Mijëra familje shqiptare në këto zona lënë vendin e tyre për të ndërtuar një jetë më të mirë, jashtë persekutimit dhe konflikteve nacionale në vende të ndryshme të Evropës, por edhe më larg në Amerikë, Kanada dhe Australi. Më shumë se 200 mijë kosovarë u strehuan në Turqi si pasojë e një marrëveshjeje mes Jugosllavisë dhe kësaj të fundit.*

    Një nga emigrimet më të mëdha të shqiptarëve është ai i viteve ´96-´97 në kohën e rrëmujave, ku destinacionet e tyre ishin Italia dhe Greqia. Kjo lëvizje drejt dy vendeve fqinje, është influencuar nga ngjashmëritë gjeografike e kulturore që kanë shqiptarët me greket dhe italianët, si dhe nga mundësitë më të mëdha për një emigrim legal. Sipas të dhënave, në Greqi gjendet një shqiptar për çdo 25-30 grekë, ndërsa në Itali, një shqiptar për çdo 400-450 italianë. Megjithatë, problemet sociale, që lidhen me emigracionin dhe me futjen e emigrantëve në punë dhe shoqëri, janë të ngjashme në të dy këto vende. Në vitin 1997, Shqipëria kishte një disproporcion mes emigracionit legal dhe atij ilegal. Në fillim të këtij viti, numëroheshin 62 mijë emigrantë legalë në Itali, ndërkohë që sipas Karitasit, numri i emigrantëve shqiptarë në Itali ishte 100 mijë. Gjithashtu, në Greqi nga 350 mijë emigrantë, vetëm 10 mijë ishin legalë. Kështu, sipas të dhënave, 78.6 për qind e emigrantëve shqiptarë janë ilegalë. Duke filluar që nga viti 1990, emigracioni u bë një nga mënyrat kryesore të sigurimit të të ardhurave për shumë individë, familje dhe për shoqërinë shqiptare në përgjithsi
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  4. #4
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Emigrimi i shqiptarëve ka filluar që në vitet ´90, kur u hapën amdasadat. Shqiptarët, që jetojnë në shumë vende të ndryshme të Botës, janë mbi 13 milionë. Në vitin 1997, një ngjarje e dhembshme në historinë e Shqipërisë ishte dhe shembja e firmave piramidale. Kjo ishte një arsye tjetër pse njerëzit u detyruan të emigronin me gomone për në Itali. Emigrime të mëparshme kanë qenë edhe ato të kosovarëve, shqiptarëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë në SHBA, Zvicër apo Gjermani, në kohën e Titos. Shqiptarët, pavarësisht nga besimi, kanë emigruar në Itali, Gjermani, Greqi, Angli, Austri, SHBA, Kanada. Po kështu, që nga viti 1945 deri në vitin 1966, mbi 200 mijë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, kanë pasur statusin e refugjatit në Turqi.*
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  5. #5
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Faktet tregojnë se shqiptarët kanë emigruar në vite në gadishullin Iberik, Turqi, Greqi, Amerikë dhe vende të tjera. Mbështetur në një sere dokumentesh arkivorë, shpjegohen se ku u vendosën dhe si e ruajtën gjuhën, kulturën arbëreshët e Italisë, arvanitasit e Greqisë dhe të tjerë, deri në ditët tona, me gjithë trysninë e kohës për t´i asimiluar. Asnjëherë nuk ka patur një regjistrim të saktë për emigrantët e hershëm shqiptarë në Greqi, pa I ngatërruar këta me shqiptarët që ishin në trojet e tyre, që në vitet 1912-1913 mbetën jashtë kufijve të Shqipërisë. Po kështu, sipas studimeve të paraqitura deri tani, ka versione, ku flasin për një zhvendosje të tyre nga zona e Kaukazit (ku gjithsesi ka ekzistuar një vend i quajtur Albani). Shqiptarët, në periudha të ndryshme të historisë, kanë emigruar, duke krijuar edhe kolonitë e tyre kryesisht në Itali dhe Greqi. Që nga arbëreshët, arvanitasit e deri tek emigrantët e sotëm Në Itali, sidomos në Pulja, Kalabri dhe Siçili, janë pjesa më e njohur e kolonive shqiptare nëpër botë. Ato e kanë zanafillën që në kohën e pushtimeve të para turke, para periudhës së mbretërisë së Skënderbeut. Numri i tyre llogaritet afërsisht në 110 mijë. Ekzistenca e gjuhës së tyre (arbëreshe) është një formë arkaike e dialektit toskë të shqipes, që, për fat të keq, me kalimin e kohës po ndihet gjithnjë e më i kërcënuar. Ashtu si edhe në Greqi, shqiptarët në Itali nuk gëzojnë një status të garantuar për t´u trajtuar si pakicë. Kolonitë shqiptare, siç dihet, ekzistojnë në të gjithë shtetet që u formuan pas rënies së Perandorisë Otomane, në Bullgari, në Siri dhe në Egjipt. Një koloni e madhe shqiptare ekziston edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pjesa më e madhe e tyre përbëhet prej emigrantëve të vjetër, të cilët u vendosën atje para fitores së pavarësisë.
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  6. #6
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Duhet pasë parasysh se nuk ka prova për ndonjë regjistrim zyrtar. Por, nisur nga disa të dhëna, sot numërohën rreth 15 MILIONË SHQIPTARË. Patjetër këtu në këtë numër bëjnë pjesë shumë shqiptar që i përkasin origjinës së shqiptarëve nga ata që ne sot i njohim, si të asimiluar. Të dhënat e ofruara tregojnë se Shqipëria ka mbi 3 milionë banorë, në Kosovë numërohen rreth 2 milionë shqiptarë, në FYROM numërohen rreth 800 mijë shqiptarë. Mali i Zi numëron rreth 40-50 mijë shqiptarë. Gjeografia e vendndodhjes së shqiptarëve jashtë trojeve të tyre patjetër që duhet të fillojë me Turqinë. Turqia zë vendin e parë në atllasin e shpërndarjes gjeografike të shqiptarëve jashtë vendit. Aty ka gati më shumë shqiptarë sesa Shqipëria dhe Kosova bashkë. Të kthyer plotësisht në shqiptaro-turq, ata, sipas statistikave, janë diku aty afër, të regjistruar, sipas të dhënave zyrtare të shtetit turk, rreth 5 milionë qytetarë shqiptaro-turq me origjinë shqiptare.
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  7. #7
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Duke vazhduar pastaj me ata shqiptarë që janë të vendosur në Bullgari. Shqiptarët janë të përqëndruar kryesisht në Sofje dhe Pllovti dhe kapin shifrën e 52 mijë vetëve. Në Rumani numërohen rreth 20 mijë. Në Kroaci është i njohur ngulimi shqiptar i fshatit Zare i Kroacisë. Janë gjithashtu rreth 12 mijë shqiptarë në Slloveni. Numërohen 12 mijë shqiptarë edhe në Ukrainë, ku janë evidentuar gjithsej 7 fshatra të banuara nga shqiptarë. Por ende nuk është llogaritur numri i tyre.*
    Kjo qe pak a shume shtrirja e shqiptareve ne bote,thashe ta sillja ketu sa per kuriozitet
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  8. #8
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    Interesante , Dicka Te Tille Dihet ,por Se Sa Jane Te Tille Ne Turqi Duhet Burim Statistikor I Konfirmuar Nga Institucionet Turke Ose Instuticione Te Tjera Te Besueshme Atje Sepse Smund Te Flitet Ashtu Dokudo.
    Gjithsesi Tema Ka Rendesine E Vet
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    zürich.swiss
    Postime
    1,134
    Citim Postuar më parë nga omer mucha Lexo Postimin
    Pesë milionë shqiptarë në Turqi janë një shifër që habit jo pak njerëz. Por janë një sërë historianësh dhe studiuesish që rrumbullakosin një shifër të tillë. Dhe llogaria nis që nga fundi i pushtimit osman, kur ishin të shumta familjet që jetonin në Turqi. Për të vazhduar më pas me shpërnguljet masivet të shqiptarëve nga serbët. Nga Kosova drejt Turqisë serbët dëbuan një numër të konsiderueshëm shqiptarësh. Vetëm pas luftës së dytë botërore serbët shpërngulën nga Kosova rreth 500 mijë shqiptarë. Ndërsa rreth 100 mijë të tjerë u dëbuan nga grekët. Sikur vetëm shtimi i numrit të kësaj kategorie të llogaritet gjatë 50 viteve të fundit atëherë justifikohet shifra prej 5 milionësh. Duhet thënë se shumica e kësaj popullsie është asimiluar. Ndërkohë që e njëjta strategji u ndoq dhe me shqiptarët e Çamërisë. Sipas statistikave, numri i shteti turk zë vendin e parë të emigracionit shqiptar. Qytetet ku shqiptarët janë vendosur me shumicë janë Stambolli, Izmiri, Bursa, Ankaraja, etj. Vendosja e shqiptarëve në Turqi zë fill që në vitet 1500. Në shifrën prej 5 milionësh bëjnë pjesë dhe ata shqiptarë që janë shkrirë me familje të tjera dhe që kanë prindërit shqiptarë.


    Sa me shpejt bashkimin e shqiptarve ne nje vend dhe ne nje teritor dhe mbrenda kufijve te vet ........................!!!!!!!!!!!!
    SHQIPNI ETNIKEEEE

    omer mucha Shum tem interesante : Un kam hapur disa her tema te tilla ne menyre qe ta senzibilizojm ket qeshtje por kot pa sukses se shqiptarve u esht ber gjaku uje dhe truri kisha e xhamia e nuk e shofin se kush esht potenciali me i madhe qe ka sot kombi shqiptar une jam i bindur dhe i sigurt se po patem politikan te mirfillt dhe po ditem ta perdorim nje strategji te shndoshe kombetare ne menyre qe ti KONSOLIDOJME shqiptaret e turqise kosova dhe shqiperija me hapa shum te shpejt marramendes do te behshin shtetet me te fuqishme ne ballkan


    Numri i sakt i shqiptarve ne turqi nuk dihet ka opinjone te ndryshme te cilat shkojn nga 3 ne 5 e deri ne 12 milione por esht interesant fakti se mbi 90% e shqiptarve te turqise jan deklaruar dhe deklarohen me prejardhje nga kosova normale ka edhe nga ILIRIDA dhe QAMERIA .


    Nuk e kuptoje faktin si esht e mundur qe politikanet tane por edhe shoqeria shqiptare por edhe mediat ne pergjithsi te jet kaqe indiferente ndaje keti numri kaqe te madhe te shqiptarve ne turqi por edhe te keti potenciali te jasht zakonshem qe ka kombi shqiptare duke pasur parasysh faktin se shqiptaret e turqise udh?heqin pothuj se me ter ushtrin turke shqiptaret e turqis jane bartesit kryesore te ekonomise turke biznesmenet miliarderet me te fuqishem te turqise jane me prejardhej shqiptare po ashtu shqiptaret e turqise kan nje ndikim te fuqishem pothuaj se vendimtare ne politiken e turqise .


    Per te mos u zgjatu ti jape vetem tre nder njerzit me te fuqishem te turqise te cilet jane me prejardhje shqiptare

    Gjenerali i ushtrise turke
    Familja Koc holding bizensmeni me i fuqishem ne turqi me mbi 100.000 mij te punsuare , Me prejardhje nga PRIZERENI

    Sarik tara ENKA Holding Multi Miliarder kompanija e te cilit ndertoj rrugen durres kukes ,Poashtu Me prejardhej nga toplica e kosoves

    E mijra te tjer dhe po ashtu ter industria e turqise esht ne duart e shqiptarev dhe mos harroni se turqi sot esht nje fuqi boterore esht duke u zhvilluar me hapa mararamendes dhe shum shpejt brenda dhjet viteve do behet nje nder superfuqit e Globit fale kontributit te jashtzakonshem te shqiptarve atje .
    Ndryshuar për herë të fundit nga drifilon : 04-07-2010 më 12:43

  10. #10
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga omer mucha Lexo Postimin
    Pesë milionë shqiptarë në Turqi janë një shifër që habit jo pak njerëz. Por janë një sërë historianësh dhe studiuesish që rrumbullakosin një shifër të tillë. Dhe llogaria nis që nga fundi i pushtimit osman, kur ishin të shumta familjet që jetonin në Turqi. Për të vazhduar më pas me shpërnguljet masivet të shqiptarëve nga serbët. Nga Kosova drejt Turqisë serbët dëbuan një numër të konsiderueshëm shqiptarësh. Vetëm pas luftës së dytë botërore serbët shpërngulën nga Kosova rreth 500 mijë shqiptarë. Ndërsa rreth 100 mijë të tjerë u dëbuan nga grekët. Sikur vetëm shtimi i numrit të kësaj kategorie të llogaritet gjatë 50 viteve të fundit atëherë justifikohet shifra prej 5 milionësh. Duhet thënë se shumica e kësaj popullsie është asimiluar. Ndërkohë që e njëjta strategji u ndoq dhe me shqiptarët e Çamërisë. Sipas statistikave, numri i shteti turk zë vendin e parë të emigracionit shqiptar. Qytetet ku shqiptarët janë vendosur me shumicë janë Stambolli, Izmiri, Bursa, Ankaraja, etj. Vendosja e shqiptarëve në Turqi zë fill që në vitet 1500. Në shifrën prej 5 milionësh bëjnë pjesë dhe ata shqiptarë që janë shkrirë me familje të tjera dhe që kanë prindërit shqiptarë.


    Sa me shpejt bashkimin e shqiptarve ne nje vend dhe ne nje teritor dhe mbrenda kufijve te vet ........................!!!!!!!!!!!!
    SHQIPNI ETNIKEEEE

    Fiset tona ilire ishin fise te pa organizuara dhe frigacak . Ne kohen e luftave te ilireve kurre ata s'kishin ku te emigrojne terhiqeshin ne vende malore kodrinore neper kepa .

    Nuk duhet te flasim per emigrimin e shqipetareve para shume shekujsh , pore emigrimin e kemi para syshe, tragjedi aktuale dhe po na duket si lakmi.

    Me nje fjale populli jone eshte lakmues per pasurine dhe vendin e huaj. Ne Maqedonine, lindore ,para 10 viteve sllavo-shkijet kane levruare me kuaj, pore nuk e kane leshuare vendin e tyre .

    Aktualishte vetem nga Maqedonia , jane ne mergim 300,000 shqipetare qe s'kane mundesi te ndertojne jeten ase ne maqedoni pore ase ne vendin ku jetojne ne mergim.

    Aktualishte nga Shqiperia kane emigruare afer 800,000 shqipetare , neper ruget e botes ,duke kerkuare nje jete me te lehte dhe me te mirree.

    Aktualishte nga Kosova ,kane emigruare permby 300,000 mije shqipetare kosovare. Mos te flasim shqipetaret emigrante nga Mali I zi , Presheva Bijanovci Medvegja etj.etj.


    Keto emigrante (gurbetcare ) kane ra ne hall !! Duhet t'i sherbejne dy zoterive . Njeri zoteri eshte atedheu , kurse zoteriu tjeter eshte vendi ku kane emigruare. Kurre do here me keta shqipetare gurbetcare do te ndodhe sikur me shqipetaret e turqise qe sote ne i numerojme 5, milion . FJALA DIASPORE .....PERKTHEHET NE SHQIPE SI FARE E HUMBU ,
    .....DHE KJO FARE E HUMBUR ,PER FATE TE KEQE DO TE NDODHE ME SHQIPETARET.


    Shqipetaret nuk duhet te vajtojne mergimin , pore duhet t'i bijen vetit mbrapa dhe te shiqojne se si mbrohet atedheu dhe si zhvillohet atedheu.

    Vazhdon per te gjithe : Mos e vajtoni atedheun me valixhe ne shpine , pore hapni syte dhe zhvilloni atedheun tuaj duke bashkepunuare me njeri tjetrin si prorioritet kombetare .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •