Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1

    Zgjodha për forumin fetar: ” Historia e feve – prej fillimit deri sot ”

    Dr. Ekrem Sarikçiogllu

    HISTORIA E FEVE - Prej fillimit deri sot

    Nga turqishtja: Dr. Qani Nesimi





    Shpërndarja e lëndës



    001. DISA FJALË PËR AUTORIN

    002. PARATHËNIE

    003. HYRJE
    1. Historia e feve në botën islame; 2. Historia e feve në perëndim; 3. Historia e feve në Shtetin Osman dhe në Turqi; 4. Veprat e historisë së feve në shtetin Osman dhe në Turqi

    004. FETË PARAHISTORIKE NË AZINË E MESME
    1. Ademi dhe Hava; 2. Zbulimet historike dhe komentimet e tyre

    005. FETË E MESOPOTAMISË SË VJETËR
    1. Fetë e sumerëve; 2. Fetë babilonase dhe asiriane; a. Sistemi i zotave; b. Koncepti për gjithësinë; c. Magjia; ç. Jeta pas vdekjes; 3. Shfaqja e monoteizmit reagim ndaj politeizmit; a. Ibrahimi/Abrahami; b. Junusi/Jona; c. Ezekieli; ç. Danieli

    006. FEJA NË EGJIPTIN E VJETËR
    1. Literatura fetare; 2. Koncepti për gjithësinë; 3. Hyjnitë dhe fuqitë mbinatyrore; 4. Amonefisi dhe iniciativa për reforma; 5. Jusufi/Josefi; 6. Faraoni dhe murgjit; 7. Koncepti për jetën pas vdekjes

    007. FETË NË ANADOLLIN E VJETËR
    1. Besimet parahistorike; a. Kafshët e shenjta; b. Kultet; c. Kulti i të vdekurve; ç. Vendet e kultit dhe tempujt; 2. Feja e hititëve; a. Zotat e hititëve; b. Adhurimet; c. Profecia dhe magjia; ç. Doket për të vdekurit; d. Tempujt

    008. FETË E VJETRA TË ARABISË
    1. Fetë e vjetëra në Arabinë Veriore; a. Një vështrim i përgjithshëm historik; b. Koncepti për zotin dhe besimet e tyre; c. Kultet; ç. Paraqitja e monoteizmit dhe kundërshtimi i politeizmit; 2. Fetë në Arabinë Jugore; 3. Fetë në Arabinë e Mesme; a. Kultet; b. Ismaili/Ishmaeli; c. Hanifët

    009. FETË E VJETRA TË EVROPËS
    1. Feja e vjetër e Greqisë; a. Bota e zotave të Greqisë; b. Konceptet për jetën pas vdekjes; c. Reagimet ndaj politeizmit; 2. Feja romake; a. Bota e zotave të Romës; b. Zhvillimi i fesë romake; 3. Feja e vjetër teutone (fis i vjetër gjerman); a. Koncepti për gjithësinë; b. Zotat dhe kultet e tyre; c. Murgëria dhe kulti; ç. Besimi në fat; d. Koncepti për vdekjen; dh. Koncepti për eskatologjinë; 4. Feja e keltëve; a. Koncepti për gjithësinë; b. Kultet; c. Koncepti për jetën pas vdekjes; 5. Feja e sllavëve; a. Zoti dhe fuqitë mbinatyrore; b. Koncepti për vdekjen

    010. FEJA E VJETËR AMERIKANE
    1. Aztekët; 2. Majatë; 3. Inkatë; 4. Çibçatë; 5. Piramidat e Amerikës Jugore; 6. Pasqyrimet e besimit të vjetër amerikan

    011. FEJA TRADICIONALE TURKE
    1. Emri i besimit tradicional turk dhe adhurimet e tyre; 2. Koncepti për Zotin; 3. Fuqitë natyrore dhe shpirtërore; a. Shpirti dhe kulti i malit; b. Shpirti dhe kulti i zjarrit; c. Kulti i stërgjyshërve; ç. Shpirtërat nëntokësorë; d. Shpirtërat e fëmijëve; 4. Adhurimet; 5. Klasa shpirtrore (klerikët); 6. Vdekja dhe besimet në lidhje me të; a. Mbajtja zi; b. Tradita e varrimit të të vdekurve; 7. Marrëdhëniet e tyre me fetë e tjera; a. Budizmi; b. Zaratustrizmi; c. Maniheizmi; ç. Krishterimi; d. Hebraizmi

    012. ZARATUSTRIZMI
    1. Librat e shenjtë; 2. Zaratustra; 3. Koncepti për Zotin; 4. Krijesat shpirtërore; 5. Dualizmi; 6. Koncepti për kohën; 7. Format e adhurimit; 8. Koncepti për botën e ardhshme; 9. Dita e llogarisë; 10. Gjendja e sotme

    013. FETË GNOSTIKE
    Burimet; Konceptet themelore; Koncepti për njeriun; Doktrina e shpëtimit; Koncepti i diturisë (gnosis); Koncepti për adhurimin; 1. Sabiizmi; a. Studimet për sabiitët; b. Historiku; c. Librat e shenjtë; ç. Koncepti për Zotin; d. Koncepti për gjithësinë; dh. Koncepti për njeriun; e. Koncepti për shpëtimin; ë. Koncepti për eskatologjinë dhe mesianizmi; f. Koncepti për apokalipsin dhe botën e ardhshme; g. Adhurimet themelore; gj. Anëtarësimi në bashkësi dhe priftëria; h. Tempujt; 2. Maniheizmi; a. Mani; b. Librat e shenjtë; c. Koncepti për Zotin; ç. Koncepti për njeriun dhe gjithësinë; d. Koncepti për shpëtimin; dh. Koncepti për eskatologjinë, mesianizmin dhe për apokalipsin; e. Koncepti për adhurimin; ë. Struktura shoqërore

    014. FETË INDIANE
    1. Hinduizmi; a. Shkrimet e shenjta; b. Mendimi për universin; c. Karma; ç. Sistemi i besimit; d. Kulti, adhurimi; dh. Priftëria; e. Jeta shoqërore; ë. Koncepti për botën e ardhshme; g. Zhvillimi i hinduizmit dhe rrymat e reja; Meditacioni transcendental; Hare Krishna; gj. Qëndrimi i hinduizmit ndaj feve të tjera; 2. Jogizmi; a. Ananda Marga; b. Lëvizja Neo-Sannyas Bhagawan Shree Rajneesh; 3. Xhajnizmi; a. Librat e shenjtë; b. Xhajna; c. Koncepti për gjithësinë; ç. Doktrina e shpëtimit dhe udhëzimit; d. Adhurimi; 4. Sihizmi; a. Lindja e sihizmit; b. Zhvillimi i sihizmit; c. Besimi dhe adhurimi; 5. Budizmi; a. Jeta e Budës; Buda historik; Buda si parim shpirtëror; b. Librat e shenjtë; c. Koncepti për Zotin; ç. Doktrina e udhëzimit dhe shpëtimit; d. Koncepti për jetën e pas vdekjes; dh. Murgëria (Sangha); e. Adhurimi në budizëm; ë. Rrymat kryesore të budizmit; g. Përhapja e budizmit; gj. Budizmi tibetian ose lamaizmi; h. Budizmi kinez; Fraksioni Çan-tsung (Zen); Fraksioni Tsing-to (Xhodo); i. Fraksioni Scientologjia

    015. FETË E LINDJES SË LARGËT
    1. Feja popullore kineze; 2. Taoizmi; Disa këshilla të Laotsesë; 3. Konfuçionizmi; a. Librat; b. Doktrina; c. Muzika dhe ritmi; ç. Perfeksionimi; d. Doktrina e shtetit; dh. Udhëheqja e shtetit; 4. Shintoizmi; a. Librat e shenjtë; b. Konceptet për gjithësinë; c. Forcat metafizike; ç. Kulti; d. Koncepti për botën e ardhshme; dh. Shinto i shtetit; 5. Fetë e reja japoneze; 6. Feja Cao-Dai e Vietnamit; 7. Sun Myung Moon dhe Lëvizja e Unitetit; 8. Kulti-Kargo

    016. HEBRAIZMI
    1. Moisiu; 2. Jeta në Sina dhe dhjetë urdhërat; 3. Aroni; 4. Hidri (Hëzri); 5. Jozueu bir i Nunit dhe periudha e njerëzve të urtë; 6. Periudha e sundimtarëve; a. Davidi; b. Solomoni; 7. Ndarja e shtetit; a. Elias; b. Elisa; c. Ishaja; ç. Jeremja; d. Dhu'l-Kifli; 8. Periudha e syrgjynosjes; 9. Kthimi në Palestinë; 10. Ezra; 11. Prej Bijve të Izraelit deri në hebraizëm; 12. Mesjeta dhe koha e re; 13. Themelet e besimit në hebraizëm; a. Besimi në Zotin; b. Besimi në botën e ardhshme; c. Besimi në engjëjt; ç. Besimi në profetët; d. Besimi në librat e shpallur; dh. Besimi në Mesian; 14. Adhurimi dhe traditat; a. Lutjet; b. Agjërimi; c. Llogaritja e kohës; ç. Festat; d. Traditat; 15. Rregullat e ushqimit; 16. Simbolet; 17. Misticizmi hebraik; a. Sabataj Sevi; b. Hassidizmi; 18. Rrymat e reja në hebraizëm; a. Hebraizmi orodoks; b. Hebraizmi reformues; c. Hebraizmi konservator; 19. Shteti osman dhe hebrenjtë; 20. Qëndrimi i hebraizmit ndaj feve të tjera

    017. KRISHTERIMI
    1. Zakaria; 2. Gjoni; 3. Jezusi; a. Mesianizmi; b. ?'ështja e ligjit; c. Misioni i Jezusit; ç. Ndarja nga bota dhe vlerësimet; d. Jezusi hyjnor; 4. Pritja e Mesias; Jehona e shtetit hyjnor; 5. Shkrimet e shenjta; Ungjijtë apokrifë; 6. Komuniteti i parë dhe fillimi i ndarjeve; a. Problemet krishtere me origjinë idhujtare; Mosmarrëveshjet në të kuptuarit e termit apostull; Mosmarrëveshjet në udhëheqësinë e komunitetit; Dallimet në kungim; Dallimet në të kuptuarit e personalitetit të Jezusit; Mosmarrëveshjet për qëllimin e ardhjes së Jezusit; b. Hebreo-krishterët apo ebionitët; c. Disa çështje të besimit te hebreo-krishterët; Udhëheqësia e komunitetit; Çështja apostull; Gjendja e Jezusit

    018. KRISHTERIMI SOT
    1. Pali; 2. Zhvillimi i besimeve krishtere; 3. Marsioni; 4. Dhuna ndaj krishterimit; 5. Konstantini dhe krishterimi si fe perandorake; 6. Zënkat doktrinore për ekzistencën e Jezusit; 7. Parimet e besimit në krishterim; a. Besimi tek Zoti; b. Jezusi dhe trupëzimi i tij (incarnatio); c. Cilësitë e Jezusit; ç. Shpirti i Shenjtë; d. Triniteti; dh. Maria; e. Shpëtimi dhe udhëzimi; ë. Besimet e tjera; Bota e ardhshme; Engjëjt, satanët dhe xhinnët/demonët; Profetët dhe librat e shenjtë; 8. Sacramentum-Misteret e kishës; a. Pagëzimi; b. Mirosja; c. Martesa; ç. Misteri i priftërinjve; d. Pendimi; dh. Vajimi i shenjtë; e. Kungimi (eucharistia); 9. Adhurimet; a. Ceremonia e kungimit (missa); b. Kryqi; c. Lutja e Zotit (Jezusit); ç. Lutjet e tjera; 10. Ditët e festave; a. Koha e krishtlindjes (Noel); b. Periudha e pashkëve; c. Festimi i ditës së diel; 11. Kisha dhe pjesët e saj; 12. Hierarkia e kishës; Papati; 13. Ndarja e kishës në katolike dhe ortodokse (great schisma); 14. Sundimi botëror i papatit dhe shkatërrimi politik; 15. Fetarësia e popullit; 16. Lufta me herezinë; 17. Rrymat e kundërta; 18. Lëvizja reformiste dhe Martin Luteri; a. Huldrich Zwingli; b. Johannes Calvin; 19. Kishat e mëdha sot; a. Katolicizmi; b. Kisha protestante; c. Kisha ortodokse

    019. Kishat kombëtare
    1. Kisha siriane; a. Marrëdhëniet me komunitetet e tjera krishtere; b. Shkatërrimi i sirianitëve; c. Besimet dhe adhurimet e sirianitëve; 2. Kisha armene; a. Zhvillimi i kishës armene; b. Armenët dhe muslimanët; c. Besimi dhe adhurimi; 3. Kisha kopte në Egjipt; Gjendja sot; 4. Kisha etiopiane; 5. Nestorianët; Dobësimi i nestorianizmit; 6. Maronitët

    020. Fraksionet e pavarura kishtare
    1. Baptistët; 2. Protestantët e lirë; 3. Metodistët; 4. Vëllezërit e lirë (Freier Bruderkreis); 5. Mennonitët; 6. Ushtria e shpëtimit (Salvation Army); 7. Kuakerët (Komuniteti i shokëve); 8. Komuniteti Pfingst (Unioni i komuniteteve krishtere); 9. Apostujt katolikë (Irvingianët); 10. Vëllazëria e mbretërisë së Jezu Krishtit; 11. Adventistët; 12. Komuniteti shkenca krishtere (Christian Science); 13. Kisha e shtetit hyjnor; 14. Mormonët; 15. Swedenborgianët (Kisha e re); 16. Dëshmitarët e Jehovait; 17. Kisha e Zotit (Kisha e Armstrongut); 18. Lëvizjet e kishave monoteiste (Kishat pa trinitet); a. Unitarianët; b. Lorberianët; c. Apostolizmi i Jezu Krishtit; 19. Lëvizja mesianike në Afrikë; a. Kisha Baptiste Nazareth; b. Kisha Jezu Krishti

    021.Fraksionet fetare-filozofike
    1. Fraksioni theosophie; 2. Anthroposophie; 3. Fraksioni Rocy Cross; 4. Spiraleja e gjithësisë; 5. Spiritizmi; 6. Ufologjia, fraksioni Anijet Kozmike

    022. ISLAMI
    1. Muhamedi (a.s.); 2. Kur'ani i lartësuar; 3. Kushtet e besimit; a. Besimi në Allahun e Gjithëfuqishëm; b. Melekët dhe krijesat metafizike; c. Besimi në librat e shpallura; ç. Besimi në pejgamberët; d. Besimi në botën e amshueshme (ahiret); dh. Kader dhe kada; 4. Qasje besimeve të feve tjera në Mehdiun dhe Mesihun; 5. Doktrina e udhëzimit/shpëtimit; 6. Feja dhe vullneti i lirë; 7. Filozofia e natyrës; 8. Adhurimet; a. Namazi; b. Agjërimi; c. Zeqati; ç. Haxhi; 9. Parimet etike dhe juridike; 10. Fraksionet (besimet) e ndara nga islami; a. Durzizmi; b. Kadianizmi; c. Bahaizmi

    023. BIBLIOGRAFIA

    Lexoni tekstin në PDF
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2

    1

    kapitulli 1,2,3
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3

    2

    kapitulli 4,5,6
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    Më duhet të ju njoftoj se për shkak të madhësisë së temave kjo formë nuk mund të realizohet, prandja në të ardhmen postimin do ta bëj direkt në faqe.

    Kërkoj ndjesë.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #5

    5. kapitulli i pestë

    5. Fetë e Mesopotamisë së Vjetër
    Skedarët e Bashkëngjitur Skedarët e Bashkëngjitur
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6

    6. kapitulli i gjatë

    kapitulli 6 .
    Skedarët e Bashkëngjitur Skedarët e Bashkëngjitur
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #7

    7, 8, 8a. kapitulli i shtatë dhe tetë

    7, 8, 8a.
    Për shkak të madhësisë kapitullin 8 u detyrova ta ndaj në dy pjesë
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura
    Skedarët e Bashkëngjitur Skedarët e Bashkëngjitur
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #8
    Blanc et noir
    Anëtarësuar
    28-03-2005
    Postime
    490
    Ky eshte nga librat me te mire qe kam lexuar kohet e fundit.
    Eshte informues dhe shume i thjeshte per tu kuptuar,nuk te lodh ne te lexuar.
    Eshte goxha faqe,uroj ti hedhesh te tera materialet ne liber ketu adem.

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga Lov! Lexo Postimin
    Ky eshte nga librat me te mire qe kam lexuar kohet e fundit.
    Eshte informues dhe shume i thjeshte per tu kuptuar,nuk te lodh ne te lexuar.
    Eshte goxha faqe,uroj ti hedhesh te tera materialet ne liber ketu adem.
    Të faleminderit Lov.
    Edhe mua më ka pëlqyer. Për mua është ng alibrat më të mirë fetar që kam lexuar deri tani. Autori një mysliman kaq mirë i shtjellon gjërat dhe pa komplekse sa unë kam mbetur i mahnitur. E po këto i ka shkolla dhe dija.
    Materialin do ta hedh të tërë këtu, por u zhgënjeva. U zhgënjeva se fetarët tanë- formusitat e kam fjalën lexojnë shumë pak ose vetëm një libër, të cilin ndoshta edhe nuk e kuptojnë apo edhe me dashje e keqinterpretojnë. Lexoni këtë libë dhe e gjeni vlerën e secilës fe.
    Prandaj unë u them: lexojeni këtë libër dhe kapeni pak dritën se mbaruat në errësirë!
    P.S. Ti më nxite që menjëherë të postoj edhe dy kapituj të tjerë. Menjëherë pas këtij postimi do t'i nis kapitullin 9 dhe 10. Lexim të këndshëm.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 04-07-2010 më 17:31
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #10

    9, 10 kaptilli i nëntë dhe dhjetë

    kapitulli 9, 9a, 10.
    meqë materiali është pak më i madh u detyrova që kapitullin e 9 ta ndaj në dy pjesë.
    Në kapitullin e dhjetë ka dalë një gabim në titull. Është FETA E VJETËR AMERIKANE, duhet të jetë FEJA E VJETËR AMERIKANE
    Skedarët e Bashkëngjitur Skedarët e Bashkëngjitur
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 04-07-2010 më 17:30
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  11. #11

    11.

    Kapitulli i njëmbëdhjetë.

    FEJA TRADICIONALE TURKE

    Literatura: Ünver Günay-Harun Güngör, Baslangıçtan Günümüze Türklerin Dini Tarihi, Istanbul Ocak Yayınları, 1997, 406 f.; Hikmet Tanyu, Türklerin Dini Tarihçesi, İstanbul, 1978; Abdulkadir İnan, _amanizm, Ankara 1954; Abdulakdir İnan, Eski Türk Dini Tarihi, İstanbul 1976; İbrahim Kafesoğlu, Eski Türk Dini, Ankara 1980. S. Buluç, _amanizm, İslam Ansiklopedisi (maddesi). W. Radlof, Sibiryadan, V. 1, Kitap 2, İstanbul, 1956; Bahaeddin Öğel, Türk Kültür Tarihi, Ankara 1962; Bahaeddin Öğel, Türk Mitolojisi, Ankara, 1971; Hans Findeisen, Schamanentum, Stuttgart, 1957; Mircea Eliade, Schamanismus, Stuttgart.

    Turqit, para se të pranojnë islamin, kanë qenë pjesëtarë edhe të budizmit, hinduizmit, maniheizmit, zaratustrizmit, hebraizmit dhe të krishterimit. Vetëm se, kjo nuk është bërë me përqafimin tërësor të tyre por duke i pranuar ato pjesërisht, krahas besimeve tradicionale të veta. Përvetësimi komplet shihet vetëm në kalimin e tyre në islam. Përveç feve që i numëruam më lart është edhe feja e hershme turke, të cilën e ka besuar populli turk që në kohët më të vjetëra dhe që mund ta quajmë edhe fe tradicionale turke.

    Është e vështirë që të diskutohet për ekzistimin e njohurive dhe studimeve të mjaftueshme për të. Tema në fjalë komentohet në bazë të njohurive ekzistuese. Për këtë temë në krye të punimeve të bëra deri më tash qëndron vepra “Historia e fesë turke prej fillimit e deri sot” (Baslangıçtan Günümüze Türklerin Dini Tarihi), e përgatitur nga Ü. Günay dhe H. Güngör.

    Lexo tekstin e plotë:
    Skedarët e Bashkëngjitur Skedarët e Bashkëngjitur
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 02-08-2010 më 21:05
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  12. #12
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Me te drejte e hodhe tek forumi fetar. Sepse te thuash:
    "Ne periudhen parahistorike ka ekzistuar besimi monoteost....sepse na thote Kurani qe jane derguar pejgambere"
    nuk mund te zere vend tek Historia.

    Nejse, prisja dicka me te hajrit.

    P.S. Me e bukura ishte qe kur fliste per fete politeiste permendte statuja, varre, vizatime etj etj te gjetura qe i perkisnin parahistorise. Pra permend objekte reale. Kur kerkon te vertetoje ekzistencen e monoteizmit per te njejten periudhe, thote "Na e thote Kurani".
    E quan veten historian tjetri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kavir : 03-08-2010 më 04:57
    -

  13. #13
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Pajtohem plotesisht me mendimin tend Kavir.
    Kush argumenton keshtu, eshte nje format i vecante i klerikut. Historia nuk eshte besim, por shkence. Ne histori nuk mund te thuash "besoj se Krishti vertet ka ekzistuar", por duhet deshmuar ne menyre te parapare nga shkenca historise se ka ekzistuar. Perndryshe ekzistenca e Krishtit ngelet mit. E njejta vlen per cdo figure apo ngjarje tjeter. Poashtu mit ngelet nese thua se Krishti vertet ka ekzistuar, sepse kete e thote Bibla apo sepse kete e thote Kurani. Sepse po e more Biblen apo Kuranin per baze te deshmive historike, paska ekzistuar cdo gje, per te cilen shkruhet ne to: Njerezit qe kane folur me gjarperinje, njerezit qe kane lindur femije pa marredhenie seksuale, njerez qe kane jetuar qindra vite, njerez qe kane poseduar mbi forca mbinatyrore, e tjera ngjarje, te cilat jane ne kunderthenie me cdo ligj te shkences se historise. Apo mos shkruan ne nje liber historik per ngjarje, ne te cilat njerezit pezulluan ligjet natyrore?

    Pikelluese te shohesh se si nje njeri sado i arsimuar te jete, besimi i tepert e verberon. Mjafton te perkufizosh nje lemi shkencore sic e perkufizon feja, dhe ti atehere e perzien besimin me historine. Kjo gjithenje duke u nisur nga ajo se i arsimuari nuk e ben me qellim kete "gabim".

  14. #14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-07-2010
    Postime
    360
    ja dijetaret e forumit chinoja dhe kaviri , ju si mos i futni hundet cdo kund nuk ju kalon dita mbare,

    aman paska ngele qe ju dy te kritikoni nje personaltet dhe historina te njohur , o Zot cfar nuk ndodh ne kete bote

  15. #15
    Kapitulli i dymbëdhjetë

    ZARATUSTRIZMI

    Literatura
    : W. Hinz, Zarathustra, Stuttgart 1961; Avesta, Die Heiligen Bucher der Parsen, Ubersetzt von ritz Wolf, Strassburg 1910, Tıpkı Basım: Berlin 1960; H. von Glasenapp, Die nichtchristlichen Religionen, f. 288-300; F. Heiler, Die Religionen Meschheit, f. 419-438.

    Themeluesi i zaratustrizmit është Zaratustra.1 Origjinali i fjalës është “Zarat-Ustra”. Forma e latinizuar e saj është “Zaratustra”, kurse forma e greqizuar është “Zoraaster”. Ndërsa fesë që ai themeloi i thuhet “zoraastrianizëm”, ose sipas emrit që përdoret për zotin në këtë fe, Ahura Mazda, kësaj feje i thuhet “mazdaizëm”. Kurse në bazë të shtetit ku kjo fe vepron i thuhet edhe “persizëm”. Kur’ani për këtë besim përdor termin “mexhusi”.2 Për shkak të traditës së ndezjes së zjarrit që e përdorin në adhurimet e tyre ata janë quajtur edhe si “adhurues të zjarrit”.

    Emri i themeluesit përbëhet prej kompozimit të fjalëve zarath (i bukur, i drejtë) dhe ustra (deve), që ka kuptimin “ai që ka deve të bukur”. Etimologjia popullore fjalës Zaratustra i jep kuptimin “Ylli që jeton”. Sipas legjendës, ai është ndeshur me një yll që ka qenë në shpërndarje e sipër dhe ai yll atë e ka bartur në qiell. Për këtë shkak ai e ka marrë emrin Zaratustra, që do të thotë “ylli që jeton”.

    Ne, njohuritë për zaratustrizmin i marrim prej burimeve të ndryshme. Bota perëndimore një kohë të gjatë ka shfrytëzuar shkrimtarët latinë dhe grekë, që janë burime të dorës së dytë. Dijetari nga Oxfordi, Thomas Hyde, më 1700 ka shkruar një vepër me emrin “Historia religionis veterum Perserum, eorumque Magarum”, dhe kjo vepër për shkrimtarët e mëvonshëm është bërë burim kryesor. Sipas Hyde, Zaratustra është një profet për të cilin është folur shumë edhe nga ana e Jezusit/Isait. Ezra (Uzejri) dhe profetët e tjerë hebraikë, kanë shrytëzuar të dhëna nga ai. Kjo vepër e Hydeit, ka qenë burim edhe për Volterin, edhe për Lessingun. Por, deri në shek. XVIII. Avesta, libri hyjnor i kësaj feje, ende nuk njihej definitivisht. Si përfundim, më 7 nëntor të vitit 1754 Anquetli Duperron, një i ri ushtar francez dashurohet në persishten. Në Indi pati sukses, futet në mesin e persianëve dhe prej tyre mori mësimet e duhura. Më në fund, duke i mbushur dy këmisha dhe dy shami xhepi me disa libra dhe me Avestën, me anë të një organizate franceze arrinë të iki, për në Indinë Lindore. Më vonë, Avestën e përkthen në frengjisht dhe kështu më 1771 arrinë të botohet në Paris. Nëpërmjet kësaj bota shkencore njohu librin kryesor, gjegjësisht burimin kryesor të Zaratustrizmit.

    Lexo shkrimin të tërë duke klikuar mbi këtë tufëz/link:
    Skedarët e Bashkëngjitur Skedarët e Bashkëngjitur
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 03-08-2010 më 07:19 Arsyeja: 12
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  16. #16
    Njerzit edhe sot e kesaj dite nuk jane te bindur aspak ne besimin e tyre qe kane. Ne shek 21 jan zgjidhur shum mistere dhe jan zbuluar shum enigma dhe njerzit i besojn sepse jan vertetuar shkencerisht.
    Ndersa feja dhe besimi , akoma kan ngelur nje fantazem qe njerzit i beson ndermjet gojdhenave dhe jo fakteve.
    Askush deri me sot nuk ka vertetuar shkencerisht apo fizikisht ne favor te feve. Ja pse zgjedhja me e mire eshte AGNOSTICIZMI, deri ne vertetim te vertetes mbi fete. Nese do i besonim gojdhenave apo shkrimeve shekullore , shkenca sot do ishte si "FEJA"
    Revolution 1848

  17. #17
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Pershendetje ademgashi_dk,
    Respekt per ty dhe autorin e ketij libri, por mendoj se nuk eshte tama histori reale kjo.
    Qe ne rreshtat e pare(per te mos vazhduar me rreshtat e tjere), shohim nje ndryshim emrash te personit Adam-Adem dhe Eva-Have! Nuk mund t'i themi histori nje libri qe tregon historin sipas deshires personale.
    Me falni per nderhyrjen.
    Shpresoj te mos kete reagime mbi kete koment timin.
    "Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi!"

  18. #18
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Gregu Lexo Postimin
    Pershendetje ademgashi_dk,
    Respekt per ty dhe autorin e ketij libri, por mendoj se nuk eshte tama histori reale kjo.
    Qe ne rreshtat e pare(per te mos vazhduar me rreshtat e tjere), shohim nje ndryshim emrash te personit Adam-Adem dhe Eva-Have! Nuk mund t'i themi histori nje libri qe tregon historin sipas deshires personale.
    Me falni per nderhyrjen.
    Shpresoj te mos kete reagime mbi kete koment timin.
    Nje pyetje me sillet nder mend, kur lexova kete postimin tend.

    Ajo eshte:

    Nese ekziston besimi se Zoti ka thene se shkenca eshte ajo sic e definoj une ate, a eshte e mundur te anashkalosh kete definicion te shkences, pa e hedhur poshte besimin ne Zotin?

    Ne ate moment, kur shkenca e definon veten ndryshe nga Zoti "yt", atehere ke zgjedhjen: Ose te sipermarrsh definicionin e vete shkences per shkencen dhe te braktises definicionin e Zotit per shkencen, ose te mbashe ate te Zotit dhe te braktisesh ate te shkences.

    Ketu qendron puna me Islamin. Eshte fe "gjitheperfshirese". Ka ngulfatur cdo gje qe ne fillim. Ne dem te vetes.

  19. #19
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Pershendetje zotri Adem.

    ----------------------------------
    Feja e Ibrahimit: në Kur’an bëhet fjalë për “fenë e Ibrahimit” dhe theksohet se Ibrahimi nuk
    ka qenë as i krishterë e as hebre.58 Kur Ibrahimin e shikojmë në dritën e Kur’ani dhe të Dhiatës
    së Vjetër shohim se:
    1. Ai nuk pranon zot tjetër përveç Allahut. Ai refuzon hyjninë e krijesave si dielli, hëna dhe
    yjet. Refuzon që Zotit t’i përshkruhet fëmijë dhe përfaqësimin e tij me idhujt.59
    -------------------------------------

    1. Nese Kurani thote se Abrahami nuk ka qene hebre apo krishter nuk d.m.th. se ky liber e thote te verteten.

    2. Abrahami ka qene Hebre me nacionalitet, ka qene Profet, per Allahun as qe ka ndegju asnjehere, sepse ne ate kohe nuk perdorej ky emer hiq per Zotin, tek shekuj me vone u perdore se pari per zotin pagan te fisit Kurejshi, atehere eshte supozim jo real se ai ka adhuru kete perendi.

    3. Muhamedi ka urdheru djegie te fleteve te Dhiates se Vjetes kur e kishte pare nje ithtar te tij.

    4. Nese Jezusi do te urdheronte qe te digjnin Dhiaten e Vjeter, (se paku edhe nje flete te vetme) nuk ka kurrfare logjike qe te krishteret te thonin kur shkruajne libra p.sh. '... ne driten e Dhiates se Vjeter...' pasi kjo eshte kontradikte logjike, por autori nuk e ka parasysh kete.

    Te pershendes, nuk pajtohem respektivisht.

  20. #20
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Nje pyetje me sillet nder mend, kur lexova kete postimin tend.

    Ajo eshte:

    Nese ekziston besimi se Zoti ka thene se shkenca eshte ajo sic e definoj une ate, a eshte e mundur te anashkalosh kete definicion te shkences, pa e hedhur poshte besimin ne Zotin?

    Ne ate moment, kur shkenca e definon veten ndryshe nga Zoti "yt", atehere ke zgjedhjen: Ose te sipermarrsh definicionin e vete shkences per shkencen dhe te braktises definicionin e Zotit per shkencen, ose te mbashe ate te Zotit dhe te braktisesh ate te shkences.

    Ketu qendron puna me Islamin. Eshte fe "gjitheperfshirese". Ka ngulfatur cdo gje qe ne fillim. Ne dem te vetes.
    Përshëndetje gregu dhe chino.
    Këtë shkrim e kam sjellë për një nivel tjetër . Ka një grup që nuk i dinë gjërat më elementare! Nëse e lexojnë me vëmendje këtë shkrim do të bëhen kurreshtarë për të studiuar edhe detale të tjera...
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •