Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9

Tema: Guret

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Guret

    GURĖT

    Gurėt janė tė errėt nė kontur
    Dhe fjalėpakė si mumje egjyptiane
    Rrokullisen, digjen, bėhen shkrumb
    Nuk rrėfejnė mėkate kurtizane.

    Vdekur bien tė shkretėt nė njė gropė
    Zhytur thellė pa fare bukuri
    Pėr themele ama janė tė fortė
    Gurėt janė tė heshtur dhe tė zi.

    Gurėt nuk rėnkojnė si burracakė
    Pėr ca vite burg nė tokė tė thellė
    Janė tė ftohtė dhe kur hapin plagė
    Nė njė zemėr - bukurosh tė mjerė.

    Gurėt rrokullisen se do Zoti
    Thyejnė qafėn atje nė greminė
    Unė si SIZIFI ngre qėmoti
    Gurė tė palatuar dhe tė zinj..
    Shtepia e vjeter

  2. #2
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Guret e Sizifit ishin me siguri te njelmet, se rreshkisnin... apo ishte kurrizi i tij dhe shpatullat tere myshk qe nuk i mbanin dot per supe? ... Guret e tu zene rrenje aty ku i leshon "dora" jote dhe mendja dhe me duken sikur kane per te mbetur te palevizur per nje kohe teper te gjate. Nuk me duken as ogurzinj, as te palatuar... te derdhur, po!

    h.

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    o henri

    ore apo moj cfare je...dil pak deri ne maje te gurit qe vuri sizifi..e me thirr te vij edhe une te flasim , e me thirr te vij edhe une te rrime....meqe per guret e sizifit nuk kemi pak shpine...zeme guralece te vegjel me dore...te luajme ate lojen qe nuk e luajtem kur ishem te vogla sa loja e nje 5 gureshi..te kujtohet..mua per vete me kujtohet... pastaj te zeme ca te tjere..e te vrasim deshiren tone te vogel per te vrare zogj...me vjen turp qe kam qene e vpgel dikur dhe i kisha zili vellezerit qe kishin llastiqe dhe qe i vrisnin te gjoret ..>Ndersa tani ate vellezerit e mij qajne per fluturimet e mija...per zvarritjen e tyre...ore apo moj...henri eja pra me gur te vgjel te bejme nje gur te madh..po jo sa te sizifit...se nuk kemi se nuk kemi sizifi moj apo ore...
    po ti bej si bej e eja o burre i dheut, a burrereshe cfare je ..qe nuk e kthen koken. qe nuk pergjigjesh..mos me bej se i ngjitem gurit te sizifit vetem per te te pare...ty. te pershendes. prap mace !

  4. #4
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Mos klith kaq shume se po me duket si nate e erret shkurti; dal ne dritare me nje kusi me uje per te ta hedhur ne shpine dhe harroj se tashme jetoj ne kat te trete, harroj se macja ime (qe une i therrisja kurvice me perkedheli) kushedi per kė mjaullit poshte dritares ku dikur varesha une dhe i hidhja uje se me linte pa gjume mes "perqitjeve" te saja vajzerore... mos klith kaq shume, ketu jam dhe me habit mosnuhatja jote kur vjen puna tek seksi im... nuk m'i ke ndjere derdhjet e buta dhe te pervuajtshme? Ke dhe hunde macke pale...

    Henri nxefur

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    VEGIMI

    VEGIMI

    Prapė gurė mė duhen sonte
    Po gurėt qėnkan tretur
    Nė muzgun e murrėtyer
    Jehon kjo erė e vdekur

    Unė endem nėpėr natė
    Nė fusha e nė male
    Veē hėna e pėrndritur
    Mė shoqėron nė valle.

    Me mua po kėrcejnė
    Nė logun e vetmisė
    Dy syēka tė gėzuar
    Tė bebe - Lumturisė.

    E marr nė krahėt e mia
    Kėtė shpirt tė lumturuar
    Po ah! Qenka vegim
    Nė pllajėn e shkretuar..
    Shtepia e vjeter

  6. #6
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    henri...

    me deshiren per te me kujtuar pak me ndryshe se macken tende...sidomos me me pak urrjetje, nxefje, apo ashtu fjale te keqe... erdhate te lajmeroi se iku macia qe kisha fsheur ne mua dhe qe nuk ngjante me macen tende, ndoshta ..po ti nuk me njeh dot... c'ti besh ka mace e mace e njohje e njohje....bye ne ikje te pertjeshme.bye!

  7. #7
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    me pelqen keshtu kur i bie njera gozhdes e tjetra gozhdes tjeter . ngulet patkoi me thelle. Me mungon shume macka ime, luante me mua e gerricej dhe une e gervishtja e ajo s'ma merrte per keq, po me kthehej me te njejten gjuhe... Nuk isha e nxefur me ty, thjesht po te ngacmoja me tej instiktin... e mackes... e femres... dhe me pelqejne ato qe thua me shume se ato qe shkruan, a ndoshta njesoj...

    Me fal Deti, ne nje rast tjetr nuk do isha pergjigjur, por ikja e maces nga bluja me pikellon, me sjell kujtime te harruara qe jane te renda... si guret...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Per ke po ziheni? Per "Guret"?

    Per ke po ziheni? Per "Guret"?
    Merrini, ata nuk jane me vetem te mite. Dhe gure ka boll ky vend, eshte "shkemb e gure". Mua me kane lodhur guret e rende. Cope i kam shpatullat, po pikojne gjak. Nese me doni te miren, me ndihmoni t'i ngrej ne maje te malit keta "Gure te palatuar dhe te zinje"... Me mjekoni krahet dhe shpatullat me ndonje melhem ose bare zanash.
    Duhet, jam i lodhur...
    Shtepia e vjeter

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Guret

    Te rende, te lemuar nga koha ata lene gjurme mbi token e bute, ashtu sic thonjte e mi lene gjurme mbi lekurat e thara. Pastaj degjohet ajo ulerima jote e zgjatur tek i shikon te rrokullisen ne kembet e mailt. E madhe dashuria e tyre per token.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •