Të dashur miq të gjëzave, miku ynë Agim Metbala në mbi 4-5 vazhdime suksesshëm është duke vazhduar lojën me ndërrimorë. Edhe unë kam shumë ndërrimorë të postuar aty.
Nga ana tjetër mendova të hap një temë nga gjuhësia, për arsye se kohëve të fundit përditë po hyjnë fjalë të huaja në gurrën e pastër të fjalësit shqip dhe kjo futje fjalësh të huaja po e shëmton gjuhën tonë.
Në forum, nga ky lëm kontribut të mirë ka dhënë –BATO- me temën që ka hapur në lidhje me drejtshkrimin e gjuhës shqipe dhe për ruajtjen e gjuhës në tërësi.
Unë temën nga gjuhësia po e hap në një formë tjetër, me një metodologji pune tjetër, ashtu që kjo të jetë më e pëlqyeshme nga lexuesit. Pra nuk po e hap thjesht si një temë ku jepet fjala dhe sqarimi për të, por kuptimi i një fjale të huaj do të gjendet nëpërmjet gjëzës ndërrimor.
Krijoni Kontakt