Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 142
  1. #1

    Gjëzëtari: Fjala shqipe në vend të fjalës së huaj me ndërrimorë

    Të dashur miq të gjëzave, miku ynë Agim Metbala në mbi 4-5 vazhdime suksesshëm është duke vazhduar lojën me ndërrimorë. Edhe unë kam shumë ndërrimorë të postuar aty.

    Nga ana tjetër mendova të hap një temë nga gjuhësia, për arsye se kohëve të fundit përditë po hyjnë fjalë të huaja në gurrën e pastër të fjalësit shqip dhe kjo futje fjalësh të huaja po e shëmton gjuhën tonë.

    Në forum, nga ky lëm kontribut të mirë ka dhënë –BATO- me temën që ka hapur në lidhje me drejtshkrimin e gjuhës shqipe dhe për ruajtjen e gjuhës në tërësi.

    Unë temën nga gjuhësia po e hap në një formë tjetër, me një metodologji pune tjetër, ashtu që kjo të jetë më e pëlqyeshme nga lexuesit. Pra nuk po e hap thjesht si një temë ku jepet fjala dhe sqarimi për të, por kuptimi i një fjale të huaj do të gjendet nëpërmjet gjëzës ndërrimor.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2

    1. fjala shqipe në vend të fjalës së huaj

    BONA NDOJA mirditore
    Nuk e kam as farë as fis
    Punën nuk e lë pas dore
    Ndaj e dua, nuk e braktis.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 01-07-2010 më 19:12
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3

    2. fjala shqipe në vend të fjalës së huaj

    Mori KREDIT nga një bankë
    S’u sorollat lart e tatëpjetë
    Po ta thym ty o Bamkë
    Se i mori drejtpërdrejt.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Si-hanA
    Anëtarësuar
    17-02-2010
    Vendndodhja
    Në bukurin e hënës dhe mrekullin e diellit!
    Postime
    315
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Mori KREDIT nga një bankë
    S’u sorollat lart e tatëpjetë
    Po ta thym ty o Bamkë
    Se i mori drejtpërdrejt.

    Direkt...?


    Urime per temen...

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-06-2010
    Vendndodhja
    Ne toke
    Postime
    310
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    BONA NDOJA mirditore
    Nuk e kam as farë as fis
    Punën nuk e lë pas dore
    Ndaj e dua, nuk e braktis.
    ABANDONOJ?????
    Ndryshuar për herë të fundit nga lafazane : 01-07-2010 më 19:50

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga Si-hanA Lexo Postimin
    Direkt...?


    Urime per temen...
    Përshëndetje si - hanA
    të faleminderit për urimin.
    Urime edhe për ty që gjete ndërrimorin.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga lafazane Lexo Postimin
    ABONDOJA?????
    përshëndetje lafazane, eh u mundove ta ndreqesh pak, por e bëre më keq se sa ishte.
    shiko sa shkronja ka ndërrimori dhe sa ke ti.
    fjala fillon me "aba...."
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-06-2010
    Vendndodhja
    Ne toke
    Postime
    310
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    përshëndetje lafazane, eh u mundove ta ndreqesh pak, por e bëre më keq se sa ishte.
    shiko sa shkronja ka ndërrimori dhe sa ke ti.
    fjala fillon me "aba...."
    Me te vertet edhe pse e di se shka kekohet ktu spo di mir me i shkru.
    Falemineres

  9. #9
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    pse.. abandonoj.. shqip eshte?
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Mau_kiko Lexo Postimin
    pse.. abandonoj.. shqip eshte?
    të lumtë kia kiko.
    jo abondonoj është fjalë e huaj, ndërsa shqip është ( sic e kam nënvizuar në ndërrimor ): lë pas dore, braktis
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  11. #11

    3. fjala shqipe në vend të fjalës së huaj

    BIDË s’ka lezet të jesh LAKUT
    Merre këtë sinqerisht
    Dëgjoje mire fjalën e plakut
    Mos bëj jetë të dyfishtë
    !
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Si-hanA
    Anëtarësuar
    17-02-2010
    Vendndodhja
    Në bukurin e hënës dhe mrekullin e diellit!
    Postime
    315
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    BIDË s’ka lezet të jesh LAKUT
    Merre këtë sinqerisht
    Dëgjoje mire fjalën e plakut
    Mos bëj jetë të dyfishtë
    !

    Dublikate...?

  13. #13
    Citim Postuar më parë nga Si-hanA Lexo Postimin
    Dublikate...?

    Të lumtë!
    Kujdes herë të tjera vëripikat ë-së!
    pra dublikatë
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  14. #14

    4. fjala shqipe në vend të fjalës së huaj

    S’KISHTE TUTA të madhësisë ”L”
    I donte për çupë e për djalë
    ”Tregëtarët tonë i kemi dembelë”
    E tha vetë fjalë për fjalë.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  15. #15
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    të lumtë kia kiko.
    mao me kishin thene.. po kia.. here e pare.. lol

    abandonoj as e huj seshte, tamam tamam eshte e 'shqiptarizume' si mos ma keq per te treguar nga intelektualet tane qe din gjuh te huaj (edhe dublikate se besoj te jete shqip), po nejse. Vogelsira keto qe tem une Adem, e rendesishme eshte te gjejm gjeztarin...
    gjeztarin qe ma perpara sikur quhej nderrimor ne mos gaboj
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  16. #16
    Citim Postuar më parë nga Mau_kiko Lexo Postimin
    mao me kishin thene.. po kia.. here e pare.. lol

    abandonoj as e huj seshte, tamam tamam eshte e 'shqiptarizume' si mos ma keq per te treguar nga intelektualet tane qe din gjuh te huaj (edhe dublikate se besoj te jete shqip), po nejse. Vogelsira keto qe tem une Adem, e rendesishme eshte te gjejm gjeztarin...
    gjeztarin qe ma perpara sikur quhej nderrimor ne mos gaboj
    Më fal mau_kiko që ta kam thënë gabimisht emrin, por kushtet që jam duke shkruar i kam ca si të vështira, se dritë kam pak.
    Për fjalët, që thua unë e hapa si temë , spese le që janë fjalë e huaj, por kam pasur rast kur dikush e ka përodruar dhe nuk e di kuptimin e fjalës, kështu thotë thjetër për tjetër.
    Tash për fjalët gjëzë dhe ndërrimor.
    Për fjalën gjëzë disa e përdorin sot "enigmë", por shiko fjalorin e një gjuhe të hauj dhe ata përdorin fjalën, ta zëmë në anglisht "puzzle" për gjëzë, ose danisht "gåde" ose sllavisht "zagonetke". Pikërisht enigmë e kemi përodrur ne, natyrisht, ndoshta për t'u dukur; ndërkaq fjala ndërrimor përdoret në vend të fjalës së huaj "anagram".
    respekt,
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 01-07-2010 më 20:55
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    S’KISHTE TUTA të madhësisë ”L”
    I donte për çupë e për djalë
    ”Tregëtarët tonë i kemi dembelë”
    E tha vetë fjalë për fjalë.
    gati e gjeta .. po me teprojnë disa shkronja...
    e provoj ma vonë...

    p.s. urime per temen Adem
    dhe ju pershendes te gjithve

  18. #18
    Citim Postuar më parë nga busavata Lexo Postimin
    gati e gjeta .. po me teprojnë disa shkronja...
    e provoj ma vonë...

    p.s. urime per temen Adem
    dhe ju pershendes te gjithve
    Përshëndetje dhe të faleminderit busavata
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    S’KISHTE TUTA të madhësisë ”L”
    I donte për çupë e për djalë
    ”Tregëtarët tonë i kemi dembelë”
    E tha vetë fjalë për fjalë.

    I nderuar mik Adem, Ju përgëzoj për temën e hapur, e një herit, Ju falenderohem për kontributin e çmuar që keni dhënë e do jepni edhe në vazhdim, në avansimin e gjëzëtarisë gjëzëtarisë shqiptare...
    Me kënaqësi do marri pjesë në temë, herë me ndonjë zgjidhje e herë me ndonjë ndërrimor...

    Zgjidhja e këtij ndërrimori: TEKSTUALISHT...

  20. #20

    5. fjala shqipe në vend të fjalës së huaj

    5.


    KOPILJA seç na nxori punë
    Me fjalë të huaja pa interes
    “Kërkoj” thoshim ne dikur,
    Por jo kështu – ju them për besë.

    JA KOPIL merre vesh
    Gjuha jonë nuk do bishta
    i mallkuar do të jesh
    siç mallkoi AT Gjergj Fishta:
    ” Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
    qi këtë gjuhë të Perëndis',
    trashigim, që na la i Pari,
    trashigim s'ia len ai fmis;
    edhe atij iu thaftë, po, goja,
    që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
    qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
    flet e t'veten e lèn mbas dore
    ”.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •