Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Në Kongresin Amerikan shfaqet filmi “BESA”

    Në një nga mjediset e Kongresit amerikan, më 29 qershor u shfaq filmi dokumentar “Besa”, ku shqiptarët paraqiten si mbrojtës të hebrenjëve gjatë periudhës së luftës së dytë botërore, kur këta përndiqeshin e vriteshin nga nazistët.

    Filmi Besa vazhdon të jetë një projekt i filluar vite më parë nga fotografi amerikan Norman H. Gershman, me titull God's House (Shtëpia e Zotit). Filmi bazohet në të dhëna gojore, dokumente e intervista me personazhe realë, shqiptarë a familje të cilët kishin shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai fillon me rrëfimin e Rexhep Hoxhës, lindur në Tiranë në vitin 1950. I ati, para se të vdiste i la atij amanet tre libra të shkruan në gjuhën hebraike. Ato ishin të një familjeje hebreje që gjatë luftës ishte strehuar në shtëpinë e familjes Hoxha. Me ndihmën Gershmanit, Rexhepi zbulon historinë e panjohur të aktit të jashtëzakonshëm të atit të tij; Besën e ndërthur me trimëri e sakrificë.

    Filmi pastaj zgjerohet për të hyrë në thellësi të botës shpirtërore të protagonistëve dhe për t'i shpjeguar publikut të huaj se çfarë është Besa dhe përse shqiptarët mendojnë se ajo është pjesë e veçantë e kulturës së tyre. Edhe regjisori kryesor i filmit Jasson Williams e pranon, se Besa është diçka e veçantë. Ai mendon se tri elementë shërbyen që shqiptarët të vepronin në mbrojtje të hebrenjve; "E para ishte qeveria shqiptare gjatë periudhës së dytë botërore që hapi kufijtë për këta të ikur e të përndjekur; E dyta ishte roli pozitiv i klerikëve myslimanë, katolikë e ortodoksë që u bënin thirrje besimtarëve të ndihmonin e fshihnin hebrenjtë që kërkonin strehim; dhe së treti ishte fjala e dhënë, Besa ajo që i lidhte këta faktorë, duke krijuar të veçantën që mungonte në Evropë në atë periudhë".

    Filmuar në Shqipëri, Bullgari, Izrael, dhe Shtetet e Bashkuara, filmi përmban rreth njëzet intervista me të mbijetuar dhe të shumë dëshmitarëve të tjerë.

    Shfaqja e filmit u organizua nga grupi i ligjvenësve për çështjet shqiptare në Kongresin amerikan, Lidhja Hebraike që lufton Anti-Semitizmin dhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan. Drejtori i këtij Këshilli, Avni Mustafa thotë se historia e hebrenjëve në Shqipëri gjatë luftës së Dytë Botërore, kurrë nuk mund të thuhet e plotë, edhe nëse për të bëhen filma a shkruhen shumë libra.

    Fjala “Besë” sikur humbet në përkthim. Por për shqiptarët Besa është ashtu siç e kupton bartësi i saj, populli; "Si myslimanëve të devotshëm ne u dhamë hebrenjve mbrojtjen humanitare. Pse? Sepse kështu urdhëronte miqësia, humanizmi, Besa.” Kështu shprehej në vitet 1990 në muzeun e Holokaustit Yad Vashem në Izrael, vlonjati Sazan Hoxha, i biri i Nuro Hoxhës, që strehoi 4 familje hebraike, duke vënë në rrezik jetën e fëmijëve të vet.

    Ambasadori i Shqipërisë në Uashington, Aleksandër Sallabanda thotë se populli amerikan është një bashkësi kulturash, racash e besimesh të ndryshme fetare dhe shfaqja e një filmi të tillë ndikon mjaft pozitivisht edhe në marrëdhëniet SHBA - Shqipëri.

    Dëshmi të mirëqenies së hebrenjve në trojet shqiptare janë të hershme. Para disa viresh në Sarandë u zbuluan gjurmët e një sinagoge të periudhes romake, ndersa i ashtuquajturi “mesia i fundit Sabbatai Zevi në shek. XVII, gjeti strehim në Ulqin e Berat pas përndjekjes nga Stambolli e Selaniku. Dhe një nga dëshmitë më konkrete është ajo në shënimet e ish amabasadorit amerikan në Shqipëri më 1934, Herman Bersntein, i cili shkruan: "Nuk ka asnjë gjurmë diskriminimi kundër hebrenjve në Shqipëri, sepse Shqipëria ndodh të jetë një nga vendet e rralla në Evropë ku paragjykimet dhe urrejtja fetare nuk ekzistojnë, edhe pse shqiptarët janë të ndarë në tre besime". /voa/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Pashe nje si dokumentari te shkurter ne youtube per kete ngjarje te cifutave. Nuk me pelqeu menyra sesi futen fene ne mes. Myslimanet dashamires te cifutave ishte mesazhi edhe pse krishteret ishin midis njerezve qe ndihmuan cifutat. Besa s'ka lidhje me fene.

  3. #3
    Atehere perse keta cifutet nuk jane mirenjohes ?

    Perse nuk e pranojne Kosoven si shtet ?
    Ndrysho Firmën

  4. #4
    fanatik i së vërtetës Maska e tomaras
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Postime
    343
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    ... Besa s'ka lidhje me fene.
    Besa është vula e fesë origjinale të shqiptarëve. Ajo qe feja e njerëzve të lirë, që nuk e pranonte klasifikimin e njerëzve, prandaj as diskriminimin. Kjo ishte arsyeja themelore se pse shqiptarët pavarësisht cilit sekt të feve abrahamike (sepse secila prej këtyre feve i ishte përshtatur besimit origjinal) i takonin nuk pranuan që t'i trajtonin e çifutët e rënë n'ore në të njëjtën mënyrë siç i trajtoi pjesa tjetër "e civilizuar" e kontinentit plak. Dhe kanë fytyrë të na flasin për tolerancë e mosdiskriminim!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anëtarësuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431
    BESA eshte institucion legjislativ i shqipetareve.

    BESA eshte vyrtyti me i bukur qe posedojm si shqipetar.

    Vetem i pabesi nuk mund te dij rolin, rendesine, peshen , vleren dhe kuptimin e fjales BESË
    urtësia

  6. #6
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anëtarësuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Besa ,besa ku eshte tani besa?...
    Wild and crazy can't be lazy

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •