Vdiq Nobelisti, qajme kandidatin




(Me rastin e vdekjes se Saramangos, pyes Kadarene...)






Saramangoja ishkomunist, ateist, nobelist, vdiq. Vdiq nese mund te themi e te besojme se vdesin edhe ishkomunistet, ateistet. Saramango vdiq duke u mbajtur mend si Nobelist.
Edhe pse Saramangoja ka qene komunist, atesit , ia arriti te kurorezohet me nobel ne vitin 1998. Vdiq Saramangoja e mua me vjen te qaj Kadarene! Ky vaji im le te jete telepati per te pare Kadaren me nobel. Zot, me fal nese telepatia ndjell vdekje! Me kujtohet, pervec librave te mrekullueshem qe la Saramangoja edhe nje pyetje e Shpetim Kelmendit "Kadare i madh apo i famshem?" drejtuar lexuesve te "Arsit" ne fillim te viteve 2000.
Meqe na e kujtoj Saramango nobelin me shume se vdekjen mendja me mbushet plot e perplot me bindje se, nese Saramango , ky ish komunist-atesit paska marre cmim Nobel. Atehere nuk qenka komunzmi fati i keq dhe pengesa qe Kadare te jete ende vetem kandidat per cmimin e madh . Nuk qenka besa e Kadarese qe kish lidhur me komunizmin qe e pengon. Ani pse Kadare mundohet ta prese ne bese e ta harroje kete lidhje bese me komunizmin. Te presesh dike (qofte edhe bash komunizmin) ne bese mbas vdekjes nuk e demton "virtytin" e Kadarese. Perkundrazi Kadare e permend dhe e kujton aq shpesh komunizmin. Krijon gjithefaresoj deklaratash, qe duhen marre gjithemone si kundershtime (pune e madhe se, te vonuara) te Kadarese ndaj komunizmit. Si kundershtime e sidomos si ankesa e akuza. Kurresesi ndryshe. Ne deklaratat me te fresketa Kadare fjalen "komunizem" e zevendeson me fjalen "diktature"


"Diktaturat kane prodhuar shkrimtare te medhenj"dhe " Diktatura te bente shkrimtar te famshem" Kadareja ne te dyja keto deklarime na shtyne te kerkojme, dhe nese nuk e gjejme, ta sajojme nje pergjigje per pyetjen: I famshem apo i madh? Me gjase, as vete Kadareja nuk po i jep dum nese eshte i madh apo i famshem.?!
Nese komunizmi prodhon shkrimtare te medhenje , cka kete deri me tani e ka vertetuar Saramango por ende jo Kadareja , atehere pse ia veme fajin komunizmit edhe per mosmarrjen e cmimit Nobel? Sikur ka faje pak komunizmi, qe t'i shtojme edhe kete te nobelit!
Vdiq nobelisti Saramango! Le te na sherbeje vdekja e Saramangos qe te ngrihemi, qofte edhe nga varri e, te gjejme arsyen se, pse nuk po e merr Nobelin Kadareja? Cfare do te benim sikur Kadare te vdese pa u kurorezuar? Nuk ka asgje dramatike nese nuk arrijme t'i pergjigjemi pyetjesadare, i madh apo i famshem?. Tragjike dhe e pafalshme do te ishte nese, nuk te mesojme arsyen, pse nuk e merr ose, pse nuk ia japin nobelin Kadarese tone?.
Te medhenjt, edhe ato te letrave. Dhe, sidomos ato te letrave nuk jane aq te famshem sa jane te medhenj. Ngase, famen nuk po e lene te bjere ne toke, te vegjlit, mediokrit, ordineret.Mjafton ta ilustrojme kete "padrejtesi" qe ben fama ndaj te medhenjve, me nje rast te koheve te fundit ne Shqiperi. Klodin e "big brother" i cili pa bere gje prej gjeje ne jeten e tij , eshte nje nder shqiptaret, fama e te cilit gati gati ia kalon edhe fames se Kadarese se famshem.Ne analogji me kete shthurje te fames , Kadareja shpejton te dale me deklaraten akuzuese "Diktatura te bente shkrimtare te famshem!". Ata qe nuk mund ta pranojne e ta kuptojne si akuze te Kadarese ndaj diktatures kete deklrate mund ta pranojne si ankese. Kadare gjithemone gjuan gjetje zbutese kur akuzon diktaturen. Qe, jo cdo deklarate e tij te tingelloje vetem akuzuese, por edhe ankuese njeheresh. Ne fund te fundit ankimtari e ka nje shans. Shansin per ta meshiruar.
Renia e diktatures,( asaj te poshtre diktature qe na beri Kadarene te famshem, kur ai nuk deshte hiq ), pervec te tjerash solli me bollek edhe fame. Fame edhe per pederet e kurvaret...Keshtu pra tashme famen e tij Kadareja e perdor si faj te diktatures. Jo pa qellim e ka hedhur kete deklarate per famen Kadareja. Por, pikerisht per te kujtuar e frymezuar esseistet e tij, te shkruajne, te akuzojne, te shpetojne Kadarene edhe prej fames se vet.Ndonese nuk e pengon aspak diktatura Kadarene per tu bere nobelist, eseistet kurresesi nuk rendin se beri me faj diktaturen e se beri Kadarene desident. Tashme te duket se eseistet adhurues te Kadarese e te realizmit socialist, po e paraqesin Kadarene se dyti here kandidat. Kesaj here kandidon si "viktima" qe u be shkrimtare.

Nobeli u ka nje borxh te madh shqiptareve, teksa e pranoj si kandidat. Sidomos atyre qe u rane thonjte duke shkruar ese per desidencen e Kadarese. Kandidimi i Kadarese per shqiptaret, sidomos per shkrimtaret e realizmit socialist eshte marre si gjysem permtimi. Me tu bere Kadareja kandidat, shpresa jone u terbua. E fryme e sterfryme aq shume shpresen per nobel sa desh plasem prej euforise. Me keq akoma. Desh vrame njeri tjetrin nga lumturia se po na vjen Nobeli. Pati edhe analfabete nder te lumturuarit, te cilet as nuk e ndjene nevojen te lexonin qofte edhe nje liber te Kadarese, para se te uleshin per te shkruar esen e tyre sa nje liber, per Kadarene almost Nobelist. Shkrimtaret e realizmit socialist nuk e paten piken e durimit te prisnin sa ta merrte Kadareja cmimin. U mjaftoji kandidimi, per t'u histerizuar deri ne cmendje. Iu gezuam aq shume kandidimit sa, tashme edhe ne e marrte vertete Cimimin Kadareja gezimin e kemi mbaruar. E kemi pire me fund dhe jemi dehur pafundesisht nga ky sukses kurre i mberritur. E kemi bere dasmen tashme pa patur nevoje te prisnim nusen!
Kadareja kohet e fundit, na rreh shpatullat ne shenje ":ngushellimi" e "mirenjohjeje" teksa deklaron per diktaturen. Teksa ulet gju me gju me popullin e eseisteve, dhe ndan kujtimet e vuajtjeve te medha qe kaloji ne kohen e komunizmit. Eshte bere krejt e "thjeshte" mendjemadhesia e tij! Na ngushellon pa pra, te gjitheve. Atyre qe e deshen dhe qe ende jetojne ne te shkuaren komunsite, Teksa me Nobelin ai u premton perjetesimin e atij komunizmi te pashoq. Ngushellon edhe viktimat e komunizmit, teksa u radhitet krah per krah dhe shpallet njeri prej ketyre viktimave.


Deklarata e Kadarese; "Diktatura ka prodhuar shkrimtare te medhenj." mirefilli mund te merret si ngushellim i dyfishte. Kesisoj, ngushellon veten dhe ne. Tek e fundit ka ndodhur vertete qe diktaturat kane prodhuar edhe shkrimtare te medhenj. Pa cka se, jo diktatura komuniste shqiptare!
Ndoshta Kadare e ka ditur gjithemone qofte edhe ne subkoshience se eshte shkrimtar medioker dhe nje oborrtar i famshem. Dhe per te na shpetuar ne nga subkoshienca jone e cila mund te na beje me dije se, bash mediokriteti e pengon Kadarene te kurorezohet me nobel, nuk pushon se beri zhurme e deklrata vetem per diktaturen , por kurre per letersine. Perjashto rastet kur Kadareja shkruan dhe ben te famshem krijues si Keze Zylon e Gjeke Marinajn. Nuk ndodh keshtu se Kadareja nuk e din qe letersise nuk i mungojne talentet qe vertete premtojne. Por se nuk i ineterson te kemi letersi pervec asaj te realizmit socialist ku ai shkelqen. Kadareja duke injoruar letersine qe shkruhet mbas 90, genjen veten se gjithe c'ishte e shkrueshme tashme e paska shkruar vete ai. Letersia e Kadarese shkelqen vetem po ta krahasosh me letersine e Kezes... por asesi me letersine qe vertet shkruhet ne vitet 90 e me vone.

Qe ta harronim Fishten, kandidat per Nobel, kongresi 72 (antishqiptar) shkaterroj totalolisht gjuhen e Fishtes-Gegnishten. U zhberi (preu) gjuhen shqiptarve, bashke me letersine, historine, kujtesen dhe shpirtin e tyre, qe te mbijetonte Enveri dhe shpikja e tij Kadareja. Vetem keshtu mund te arrinim tek parulla: "kur thua Kadare ke thene komb".


Kadareja nuk ka harruar se Fishta ka qene kandidat per Nobel. Pra Kadareja e di qe nuk eshte me i madh se Fishta, as me kombetar se Fishta, as me i talentuar se Fishta. Qellimi dhe amaneti me i madh i Kadarese eshte te binde boten se komunizmi ne Shqiperi nuk ishte edhe aq i eger . Dhe s'ka si te kete qene edhe aq i eger, perderisa ky komunizem ka prodhuar nje Kadare. Keshtu Kadareja zbut urrejtjen e botes ndaj komunizmit si ideologji e si praktike. Me marrjen e Nobelit Kadareja shlyen borxhin qe i ka komunizmit. Diktatures qe ia la trashegim me testament gjithe " fushen e gjere" letersi vetem Kadarese. Ne kete "fushe" te letersise qe ishte dhuruar vetem atij, "kullotnin" vetem shkrimtaret qe zgjidhte Kadareja . Sigurisht Kadareja nuk ishte naiv qe te ndante livadhin me shkrimtare me te mire se ai. Per te shijuar gjoja konkurencen e ndante kulloten e livadhit vetem me shkrimtaruce. E keshtu ky te ishte shkrimtari. Nese gjindej ndonje shkrimtar me i mire se Kadareja qofte edhe nder te vdekurit, diktatura e proletariatit, i zhvarroste vetem e vetem qe te shkelqente qiejt e Shqiperise socialiste ylli i vetem, Kadare. E nese shfaqej ndonje talent nder te gjallet, diktatura i pushkatonte vetem e vetem ne saje te yllit te saj qe duhet te ishte vetem i vetmi yll. Qe nje dite(si sot) ky yll i zgjedhur i diktatures te ishte pikerisht ai "shkrimtari"(-mediokri dhe hipokriti) i madh qe prodhoji diktatura.
Dihet se letersia e Kadarese quhet Letersi e REALIZMIT Socialist. Pra, kjo letersi "realiste" ka per qellim qe nepermjet Nobelit, te deshmoje botes , dhe te ardhmes se realiteti shqiptar ne komunizem nuk ishte si ne cdo diktature. Komunizmi ne letersine e kadarese, eshte lumturia me e madhe qe kishin pare shqiptaret historikisht, me te lumturit e lindjes komuniste. Pasqyrohet ne letersine e Kadarese, dhe tregojne personazhet e librave te Kadarese, per nje komunizem , per nje Parti e per nje Enver... !
As diten qe vdiq Diktatori, Kadareja nuk e parandjente ( prej se nuk e deshironte) renien komunizmit. Perkundrazi, nuk ngurroji t'i kerkoje llogari shtypit dhe popullit frances, teksa gezohej per vdekjen e diktatorit tone. Gezohej Franca e francezet per vdekjne e diktatorit Hoxha, por lotonte Kadareja. Madje Kadare e qau edhe me fjale Enverin tek varri , teksa i thosh: -Ti k qene frymezimi im! Ku do te frymezohem une tani?
(dhe ne fakt paskesh qare vertete me shpirt Kadareja, sepse qe mbas vdekjes se diktatorit, romanet e tij, jane shkruar pa pike frymezimi)
As diten qe u hapen ambasadat, nuk e parandjeu dot (prej se nuk e deshironte) rrezimin e komunizmit. (kujtojme deklaraten me fjalen "shajteqitje")
Ani pse sot deklaron diten, naten brenda e jashte vendit se diktatura dhe enveri e kane pase hale ne sy, se e kane censuruar. Se ka qene desident, etj etj etj .
Kadareja desident ne kohen e diktatures?! Ne kohen e diktatures Kadareja eksportonte lumturi komuniste ne France!
.
Meqe Saramango vdiq, pyes Kadarene nese nuk ka vdekur akoma

- Kur ke ndermend te ndahesh me diktaturen?
-Kur ke ndermend te mos na diktohesh me?
-Kur e ke ndermend te na flasesh nje here te vetme, per veten dhe dashurine tende per letersine?(n-ese e ke dashur ndonjehere vertete letersine )!
-Kur do te na tregosh sekretet e bukura te letersise keshtu sic na tregon "vuajtjet e tua e tmerrshme" ne diktature?
-A ke qene , dhe a je i lidhur me letersine kaq fort sa c'paske qene e sa c'je i lidhur me diktaturen?
-A nuk e degjon veten tende, tash 20 vjet duke folur vetem per diktaturen?
-E kujt ishte enderra qe Kadare te behej shkrimtar? E Kadarese apo e diktatures?
-Pse nuk do qe ta harrojme diktaturen?( Po harruam diktaturen te kemi harruar ty??)
-A thua te jete qellimi yt prej "shkrimtari" te njesohesh e te meshirosh diktaturen ne vend te letersise?
Dhe,
- Nobeli, Kadarese i garanton lexues kureshtar mbas 3 ose 5 brezave.(femijet e femijeve tane mund te behen kurioz te lexojne nje nobelist shqiptar) Ketyre brezave te ardhshem letersia e Kadarese u tregon se sa e bukur ish Shqiperia Socialiste. Nese keto breza te ardheshem nuk do te ngrihen te rikthejne komunizmin me te cilin i njeh letersia e Kadarese, te pakten Kadareja shpreson se do t'i ringrene bustin Enver Hoxhes .
-A thua kjo eshte arsyeja pse duhet te marre Kadareja nobel???
(!!!)

Elinda Marku