Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303

    25 Qershor, përkujtohet masakra ndaj popullsisë Çame!

    Sot më 25 qershor, komuniteti shqiptar cam në Shqipëri, kujton masakrën ndaj popullsisë së saj të pafajshme, të kryer nga trupat e rregullta ushtarake greke, të udhehequra nga Napolon Zerva.Në Kllogjer të Sarandës, prehen 2700 persona të vdekur rrugës, gjatë eksodit për ti shpëtuar genocidit dhe dhunës greke kundër popullsisë së pafajshmë dhe të pambrojtur çame.Fundi i luftës së dytë botërore, mbahet edhe si fillimi i kalvarit të vuajtjeve të kësaj popullsise, të cilës në vitin 1944 ju konfiskuan pronat dhe u përzunë me dhune nga shtëpitë e tyre shekullore. Bëhet fjalë për një genocid akoma të pa denuar nga shteti grek.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga Roi : 25-06-2010 më 04:13
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  2. #2
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Si po harrohen keto qe u ben dikur? Si sot pushtetaret tan nuk mendojn kurr per Çamerin por per fotelet e parlamentit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  3. #3
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Masakra ndaj popullsisë Shqiptare Çame, sot marshimi i madh




    TIRANE-U mbushën 66-te vjet nga Masakra në Camëri. Me ceremoni te vecanta sot Komuniteti shqiptar çam në Shqipëri, kujton masakrën ndaj popullsisë së saj të pafajshme, të kryer nga trupat e rregullta ushtarake greke të udhehequra nga Napolon Zerva.
    Në orën 18:30 shumë persona nga komuniteti Cam do të nisen në një marshim që do të nisë nga Varrezat e Kllogjerit deri në Qafë Botë. Organizimi i kesaj ceremonie behet nga komuniteti cam, vecanerisht PDU, (Partia per Drejtesi dhe Unitet) qe perfaqeson kete komunitet tashme dhe ne Parlamentin shqiptar. Marshimi do të transmetohet live sot nga TVNews24. Nderkohe nesër do te jetë Shoqata "Camëria" qe do te kryeje te njejtin marshim qe pritet te nise ne oren 08:00 te paradites.

    Marshimi nis pikërisht nga ky vend, nga Kllogjeri i Sarandës, ku prehen 2700 persona që vdiqën rrugës, gjatë eksodit të popullsisë së pafajshmë dhe të pambrojtur çame që ikte për ti shpëtuar genocidit dhe dhunës greke.

    Fundi i luftës së dytë botërore, mbahet edhe si fillimi i kalvarit të vuajtjeve të kësaj popullsie, të cilës në vitin 1944 ju konfiskuan pronat dhe u përzunë me dhunë nga shtëpitë e tyre shekullore, nga trupat e rregullta greke.

    Napolon Zerva ishte një nga gjeneralët grekë që bashkëpunoi me pushtuesin gjerman. Këta të fundit i lanë dorë të lirë për masakrat ndaj popullsisë çame. Në 25 qershor 1944, (datë, në të cilën komuniteti çam kujton viktimat e genocidit) forcat e Zervës ekzekutuan në mënyrë barbare 2000 çamë brenda një nate në qytetin e Paramithisë. Viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë. Kjo ishte një nga masakrat më të egra të grekëve ndaj popullsisë autoktone Shqiptare, në luftën e dytë botërore.

    Bëhet fjalë për një genocid, të pa dënuar akoma nga shteti Grek.

    Shteti i atëhershëm Shqiptar, iu hoqi nënshtetësinë greke dhe i regjistroj si nënshtetas shqiptarë të gjithë komunitetin çam, duke i prerë kështu rrugën e kthimit në Çamëri. Në të njëjtën kohë nuk i dha zgjidhje kësaj katastrofe humane që po ndodhte në jug të Shqipërisë dhe nuk ndërmjetësoj që kjo popullsi shqiptare të kthehej sërisht në shtëpitë e tyre.

    Këtij komuniteti i mohoet ende e drejta për të vizituar shtëpitë dhe pronat e tyre. Në Greqi, atyre nuk ju është lejuar të ngrenë as përmendore në vendet ku janë kryer masakrat nga ushtria e rregullt greke.

    (d.b/BalkanWeb)

  4. #4
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Sarandë, mbi 1000 festivalistë, këngë dhe valle për Çamërinë


    SARANDË- Festivali i 4-t i këngës dhe valles për Çamërinë mblodhi mbrëmë qindra artistë nga gjithë hapësira shqiptare, që shpërndanë motive këngësh dhe ritme vallesh me shetitjen e tyre tradicionale në rrugët e Sarandës, për t'u mbledhur si përrenj të një lumi në skenën e madhe të festivalit, ngritur në stadiumin e lojërave me dorë "Aleko Dajko", buzë detit Jon.
    Me një parakalim kostumesh dhe interpretim të përbashkët motivesh u bë hapja e festivalit, të cilin e përshendeti . kryetari i Bashkisë, Edmond Gjoka, që tek bashkia do të gjejnë një partner serioz për festivalin që prej 4 vjetësh bashkon trojet shqiptare.
    Presidenti i Unionit të Kombit shqiptar, Azgan Haklaj ngrit siparin e këtij eventi kulturor, që mbështetet nga MTKRS dhe asaj personale të zonjës Liri Berisha, të Tahir Muhedini, Dashamir Tahiraj, Shpëtim Idrizi dhe Bashkia e Sarandës.
    "Ky festival flet me hapin e Osman Takës, me fjalën e Hasan Tahsinit dhe me dhimbjen e Bilal Xhaferrit", tha Azgan Haklaj, i cili falenderoi për praninë në festival të zëvendësministres së Kulturës së Kosovës, Lirie Kajtaziga.
    Grupi i valltarëve të qendrës kulturore të Sarandës, i sapo kthyer nga festivali i Sarajevës, ku u nderua me çmim të parë, u ngjit në skenën e festivalit të 4-t të këngës dhe valles për Çamërinë.
    Në natën e parë, debutuan ansambli "Kemal Azis" nga Vitia, qarku i Beratit, Burimet e Shorit, ansambli "Gajret" nga Bosnja, Besjana Mehmeti e Ardit Stefa, Grupi i Medvegjit dhe ansambli shtetëror i Kosovës.
    Në 3 netë skenë e këtij festivali, do të ngjiten rreth 1000 artistë të këngës dhe vales burimore nga të gjitha trevat shqiptare.
    Sot në mbrëmjes, rreth orës 18:00, në ditën simbol të marshimit tradicional të komunitetit çam, do të bëhen homazhe në varret masive të Kllogjerit dhe në kufirin shqiptaro-grek në Qafëbotë, kundër genocidit zervist mbi popullsinë çame.

    (d.b/ATA/BalkanWeb)

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-12-2006
    Postime
    17
    A ka një organizatë që lufton për pavarësi, siç është UÇK-ja ne Çameria??

  6. #6
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Jo “Varreza Monumentale Çame” në Kllogjer, por në Çamëri

    Nga Gëzim ZILJA Ti pse klan moj Çamëri? Ç’të mos klaj moj Shqipëri Gjithë huduti i Çamërisë I mbeti resto Greqisë Para disa ditësh PDIU-ja dhe shoqata “Çamëria” me anë të kryetarëve të tyre na bën të ditur se në Kllogjer, një fshat në kufi me Greqinë do të ngrihet një “Varrezë Monumentale” për nder të viktimave të shkaktuara prej genocidit grek mbi popullsinë e pambrojtur çame. Për këtë u hap dhe një konkurs në ambjentet e Muzeut Historik ku artistë nga të gjitha trevat shqiptare mund të paraqesin punimet e tyre. Duket një nismë për tu përshëndetur por po të lexosh historinë dhe masakrat e grekëve mbi popullsinë çame të paktën qysh nga viti 1913, do të kuptojmë se ngritja e “Varrezës Monumentale” në tokën shqiptare nuk ka kuptim dhe nuk i shërben qëllimit për të cilën do të ngrihet. Nëse do të ishte fjala për ndonjë “Përmendore Qëndrese” a “Përmendore Kujtese” do të ndryshonte puna por “Varrezë Monumentale” kur të varrosurit janë matanë kufirit nuk shkon. Le të arsyetojmë hap pas hapi.Qysh me caktimin e kufijve në vitin 1913, ku Çamëria iu fal Greqisë, politika e kësaj të fundit u orientua drejt shpërnguljes me forcë dhe shfarosjes fizike të banorëve autoktonë të asaj treve. Çamët e pasqyruan bukur këtë fatkeqësi në këngën që fillon me vargjet: Këta kralat evropianë/ Në male përmbi Sojadhë/ Vunë një nishan të bardhë/ Për të ndezur shamatanë. Qarqet reaksionare greke nuk humbën aspak kohë për të vënë në jetë planin e tyre kriminal. Më 23 shkurt të vitit 1913, banda greke nën komandën e kapitenit famëkeq Deli Janaqi, e përkrahur nga autoritet greke masakroi jo pak, por plot 72 burra nga më të shquarit e Çamërisë, në Paramithi, në vendin e quajtur Përroi i Selamit. Ndoshta edhe sot vendi skuq nga gjaku i martirëve çam të ekzekutuar me plumb, e therur me hanxharë nga banditët grekë. Ky ishte fillimi i një masakre që do të përfundonte me dëbimin e çamëve nga tokat e tyre. Ndjekjet e persekutimet kundër popullatës çame vazhduan duke u sekuestruar pasuritë e shpronësuar tokat, mbi 6000ha tokë në Dushk, Gumenicë, Kardhiq, Karbunar etj., e duke i degdisur me forcë në Azinë e Vogël. Masakrat greke mbi popullsinë çame do të arrinin kulmin në vitet 1944-1945. Më 27 qershor të vitit 1944, regjimenti i XIV-të i divizionit të X-të të EOEA-së nën komandën e Kranjës dhe kriminelëve të tjerë me uniformë: Stugari, Stavropullosi, Ballumi e Pantazio hynë në qytetin e Paramithisë. Këtë herë jo si më 1913, numri i të masakruarve, burra, gra e fëmijë do të kalonte të 600-ët (gjashtëqind). Masakrat greke vazhduan me të tjerë kriminelë me uniformë në 28 korrik në Pargë, më 23 shtator në mesnatë në Filat e Spatar etj. Masakra nuk u ndal. Burrat, gratë e fëmijët thereshin si bagëtia. Të lemerisur nga ajo batërdi ata që shpëtuan u drejtuan në anën tjetër të kufirit në Shqipëri, ku për ta filloi një odise tjetër. Duke iu referuar “Memorandumit të Komitetit Antifashist të Emigrantëve Çamë”, të firmosur nga Taho Sejko, Kasëm Demi, Rexhep Çami, Tahir Demi, Dervish Dojaka, e Hilmi Seiti, dërguar në fund të nëntorit 1947, zëvendëssekretarit të Jashtëm të Ballkanit McNeil, që po vizitonte Greqinë, numri i të vrarëve gjatë viteve 44-45 është 2877, Filati 1286, Gumenica 192, Paramithia 673, Margëllëçi 106 dhe Parga 620.Atëherë përse duhet të ngrihet një “Varrezë Monumentale” për nder të viktimave të shkaktuara nga genocidi grek në tokën shqiptare? Ç’kuptim ka kjo? Unë mendoj të ngrihet në Paramithi se atje filloi politika shfarosëse, se atje u vranë 72 burrat e djemtë e parë, në vendin që quhet Përroi i Selamit. Por po u ngri në Filat a në Pargë mirë do të jetë se edhe atje janë varret e atyre që u vranë se ishin çamë dhe donin vatanin e tyre. Çamëria është një tokë e larë në çdo metër katror me gjakun e njerëzve të pafajshëm dhe atyre që luftuan për të mbrojtur tokat e tyre, vendin ku ishin lindur e rritur, e që gjyshërit e stërgjyshërit ua kishin lënë amanet.Arsyeja e dytë nuk është e fortë sa e para por ama nuk mund të rri pa e thënë. Në luftën italo-greke mjaft ushtarë e oficerë grekë pasi kaluan kufirin u vranë në tokën shqiptare. Qeveria greke në mënyrë të drejtë dhe të tërthortë, me presione diplomatike ose jo, i ka detyruar qeveritë shqiptare të lejojnë ngritjen e varrezave monumentale, pikërisht atje ku janë vrarë ose janë zhvilluar luftime shpesh edhe duke e ekzagjeruar problemin. Të tilla sot kemi disa në tokën tonë të pakët. Po atëherë zotërinj të PDIU-së dhe të shoqatës “Çamëria”, nismëtarë të ngritjes së “Varrezave Monumentale Çame” përse kërkoni ta ngrini këtë varrezë monumentale në Shqipëri, në Qafë Botë apo Kllogjer, kur gjaku i burrave, grave e fëmijëve çam i derdhur rrëke për hesap të Çamërisë ka skuqur fushat, luginat, përrenjtë e ullishtat e Paramithisë, Filatit, Galbaqit, Gumenicës, Karbunarit, Dushkut, Kardhiqit, Margëlliçit, Pargës, Spatarit, Granicës, Picarit, Varfanjit, Volës e Arpicës? Është një e drejtë legjitime e atyre burrave, grave e fëmijëve që u masakruan nga xhelatët e Megal-Idesë. Nuk po flasim për marrje e zaptime territoresh as për kthim pronash. Po flasim për varret e atyre që u vranë, e u poshtëruan në prag të shtëpive, me bukë në golë e fëmilë në krah. Më çudit fakti që krerët e PDIU-së dhe shoqatës “Çamëria “as e ngrenë këtë si problem. Madje kryetari i shoqatës thotë gjithë krenari se: “kanë një copë tokë në Kllogjer pronë të tyre”, dmth, të shoqatës. Nuk ka kuptim të bëhet një përmendore kur varret janë matanë. Çamët e mençur e dinë mirë se ku duhet ngritur kjo lloj varreze qoftë dhe jo monumentale, por ma do mendja se si zakonisht, vendimet i marrin krerët e pastaj ia bëjnë me dije popullit

    sot.
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  7. #7
    Disa gjera nuk me konkordojne mua ne shkrimet e para. Si psh : Heqja e shtetesise Greke te cameve duke ja bere Shqiptare nga xhaxhi dhe Bashkpunimi i Ushtarakut Zerva me Gjermanet. Rishikoje edhe nje here.

    Ngushellime te afermeve dhe kthim sa me shpejt ne tokat e tyre
    Revolution 1848

  8. #8
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Aktivitet për Ditën Ndërkombëtare Kundër Genocidit, prezantohet libri për Masakrën e Paramithisë

    Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Shoqata „Çamëria“ organizuan në mjediset e Hotel Mondial një aktivitet me rastin e 9 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Genocidit. Gjatë këtij aktiviteti u përkujtua genocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë, në vitin 1944, ku humbën jetën më shumë se 5 mijë shqiptarë dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre 30 mijë shqiptarë të kësaj treve.

    Me këtë rast u prezantua edhe libri „Paramithia, qytetërimi mes tragjedive“ të autorëve Nexhat Merxhushi dhe Mehmet Minga që flet mbi historinë e qytetit dhe për Masakrën e Paramithisë më 27 qershor 1944, prejnga nisi edhe genocidi mbi shqiptarët e Çamërisë.

    Kryetari i Shoqatës Çamëria, z. Ardian Tana theksoi gjatë fjalës së tij se Dita Ndërkombëtare Kundër Genocidit duhet të na bëjë të gjithëve të punojmë për zgjidhjen e çështjes çame.

    „Çështja çame ka lindur si pasojë e një genocidi të ushtruar ndaj shqiptarëve të Çamërisë, të cilët u masakruan dhe u dëbuan nga trojet e tyre vetëm dhe vetëm pse ishin shqiptarë. Tashmë është momenti që të rivendosim në vend këtë padrejtësi historike dhe që ky genocid të marrë përgjigjen e duhur“ – deklaroi z. Tana.

    Studiuesi Enver Kushi referoi mbi librin e prezantuar, duke vlerësuar punën e dy autorëve, të cilët kanë hulumtuar në arkiva origjinale për të sjellur në pah të vërtetat e kësaj treve shqiptare.

    „Puna e dy autorëve është e lavdërueshme përnga pikëpamja shkencore. Botimi i librave të tillë i shërben më së miri zhvillimit të memories historike dhe vendosjes së bazave për zgjidhjen e kësaj çështjeje“ – tha z. Kushi.

    Presidenti i Nderit i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, z. Tahir Muhedini kërkoi që të gjithë shqiptarët të punojnë për çështjen çame, duke nxjerrë në dukje këtë padrejtësi.

    “Ky genocid që është ushtruar ndaj shqiptarëve të Çamërisë duhet të vihet në dukje të të gjithëve. Kjo është mënyra se si çështja çame mund të zgjidhet. Botimi i këtij libri vjen në Ditën Ndërkombëtare Kundër Genocidit dhe shërben si një moment reflektimi për atë që kemi bërë dhe atë që duhet të bëjmë„ – deklaroi z. Muhedini.

    Akademiku Beqir Meta deklaroi se puna më e mirë që mund t’i bëhet çështjes çame me qëllim zgjidhjen e saj është pikërisht puna e historianëve dhe u zotua se jemi në një rrugë të tillë.

    „Nuk është rastësore që sot edhe Instituti i Historisë do të zhvillojë një mbledhje, ku ndër të tjera do të shihet mundësia e pasurimit të bibliografisë me një tjetër vëllim që ka të bëjë me genocidin e shqiptarëve të Çamërisë„ – theksoi z. Meta.

    Në fund të aktivitetit folën edhe z. Nexhat Merxhushi dhe z. Mehmet Minga, autorë të librit të cilët theksuan përvojën e tyre në Paramithi, si pikënisje frymzimi për këtë botim. Nexhat Merxhushi dhe Mehmet Minga kanë lindur në Paramithi dhe janë larguar me dhunë nëpërmjet një kalvari në moshë 11 vjeçare
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •