Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 32
  1. #1

    Disa mendime - thënie të miat

    1. Për shtetin
    Rinia është ardhmëria e një vendi. Një shtet që investon për ta përparuar rininë e që përkujdeset për të do të thotë se ka investuar në ardhmërinë e vet. Lum si ai që e di këtë thesar.

    2. Për prindërit e rinj
    Kur të të shkojë ndërmend se sa ti askush nuk i do fëmijët e vet, kujtohu njëherë se, në mos më shumë po kaq të kanë dashur edhe ty prindërit e tu.

    3. Për krijuesit
    Krijimi është pjesë e shpirtit të njeriut. Nëse dikush të dhuron diçka nga krijimtaria e tij, falënderoje në mënyrë të veçantë, sepse të ka falur një pjesë të shpirtit të vet.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anëtarësuar
    29-11-2006
    Postime
    311
    Pajtohem plotesisht me tezet tua Z. Adem Gashi. Keto teza apo mendime jane shume te verteta.
    Qdo fjal qe del nga zemra, shkon ne zemer.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    3. Për krijuesit
    Krijimi është pjesë e shpirtit të njeriut. Nëse dikush të dhuron diçka nga krijimtaria e tij, falënderoje në mënyrë të veçantë, sepse të ka falur një pjesë të shpirtit të vet.
    kjo me pelqeu ....... te komplimentoj.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    Per PRINDERIT e rinj. mese e vertet.

  5. #5

    4.

    4. Nëse do ta njohësh njeriun - jepi pozitë. Pozita (funksioni, posti ) për njeriun është rëntgeni/ultrazëri më i përsosur që e nxjerr në shesh shpirtin e tij. Fatkeqësisht, mbi 98 % e të skanuarve, nga ”engjej” - të maskuar, do të dalin shejtanë katranë e me brirë - realë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 22-06-2010 më 15:16
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    3. Për krijuesit
    Krijimi është pjesë e shpirtit të njeriut. Nëse dikush të dhuron diçka nga krijimtaria e tij, falënderoje në mënyrë të veçantë, sepse të ka falur një pjesë të shpirtit të vet.
    Përshëndetje miku im i vjetër...
    Edhe pse e kam lexuar më herët këtë mendim të Juaj, sërish e lexova me shumë ëndje, meçenëse është mendim për t'u admiruar...

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Agim Metbala Lexo Postimin
    Përshëndetje miku im i vjetër...
    Edhe pse e kam lexuar më herët këtë mendim të Juaj, sërish e lexova me shumë ëndje, meçenëse është mendim për t'u admiruar...
    Të felminedrit Agim miku.
    Këte mendim për herë të parë publikisht në këtë forum e kam përdorur pikërisht të ndërrimorët, me rastin kur ma pate dërguar një përmbledhje me poezitë tua.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #8
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    1. Për shtetin
    Rinia është ardhmëria e një vendi. Një shtet që investon për ta përparuar rininë e që përkujdeset për të do të thotë se ka investuar në ardhmërinë e vet. Lum si ai që e di këtë thesar.

    2. Për prindërit e rinj
    Kur të të shkojë ndërmend se sa ti askush nuk i do fëmijët e vet, kujtohu njëherë se, në mos më shumë po kaq të kanë dashur edhe ty prindërit e tu.

    3. Për krijuesit
    Krijimi është pjesë e shpirtit të njeriut. Nëse dikush të dhuron diçka nga krijimtaria e tij, falënderoje në mënyrë të veçantë, sepse të ka falur një pjesë të shpirtit të vet.
    me lere pa text,vetem nje pershendetje te ngrohte per ty Ademgashi

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar USA NR1 për postimin:

    projekti21_dk (11-06-2018)

  10. #9
    Citim Postuar më parë nga USA NR1 Lexo Postimin
    me lere pa text,vetem nje pershendetje te ngrohte per ty Ademgashi
    Të faleminderit USA NR1
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  11. #10
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Pershendetje Z Adem.thenje te qelluara dhe me vlere per ata qe kuptojn,po shtoj nje thenjen te nenes sime.
    Nese mendon se dashuria yte ndaj prinderit eshte me e madhe se e tyre ndaj teje,mos haro se dhembja e tyre ndaj teje i kalon kufijt.......
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  12. #11
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    1. Për shtetin
    Rinia është ardhmëria e një vendi. Një shtet që investon për ta përparuar rininë e që përkujdeset për të do të thotë se ka investuar në ardhmërinë e vet. Lum si ai që e di këtë thesar.

    2. Për prindërit e rinj
    Kur të të shkojë ndërmend se sa ti askush nuk i do fëmijët e vet, kujtohu njëherë se, në mos më shumë po kaq të kanë dashur edhe ty prindërit e tu.

    3. Për krijuesit
    Krijimi është pjesë e shpirtit të njeriut. Nëse dikush të dhuron diçka nga krijimtaria e tij, falënderoje në mënyrë të veçantë, sepse të ka falur një pjesë të shpirtit të vet.
    >>> Me e bukur qenka firma per mendimin tim.

    "Mendjet e mëdha diskutojnë ide; mesataret-ngjarje; të voglat -njerëz...”.
    La verita' ti rendera' libero!

  13. #12

    5.

    Shpesh kur dëgjoj të flitet për korrupsionin dhe për dukuri të tjera negative më bie ndërmend një kallëzim popullor:

    Kur mali u ankua se po e priste sopata, i thanë:
    “Fajin e ke Aë se bishti është yti”.

    Fatkeqësisht ne me shtetin bashkëpunojmë të shumtën e herës vetëm në aspektin negativ!!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  14. #13

    5. mbi mitet

    8. Mitet sa më të errëta të paraqiten aq më ”bindëse” janë. Fatkeqësisht janë ”fakte” të lindura nga djallëzia e të diturve dhe të pranuara nga shtresa më e ulët shoqërore.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  15. #14

    Për militantët fanatikë

    Mendoj se ne shqiptarët jemi militantët më fanatikë në botë. Ne nuk duan tjetër realitet që del jashtë militantizmit tonë. Për këtë ”ideal” militant tonin jemi në gjendje të prishim miqësinë edhe me shokët më të ngushtë. Sa turp!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  16. #15
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Ai-ajo qe per politik prish miqesin,ata nuk kan qene miq kurr!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  17. #16

    Për temat tabu

    Temat tabu i krijojnë njerëzit që kanë faje. Ky grup njerëzish për të fshehur të metat e veta krijojnë dicka që s’duhet të flitet - tabu që mos të bisedohet e mos të ketë fërkime rreth gabimeve e lëshimeve të tyre që të shumtën e herës janë shumë të mëdha.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  18. #17
    Urim i veçantë
    Pendim, Falje, kërkim Falje


    Të dashur miq, ndonëse ju kam uruar edhe një herë, në këto momente, s’di si më erdhi në mendje fjala e urtë daneze: “Njeriu të kaluarën nuk mund ta ndryshojë, por të ardhem – po”. Kjo fjalë më shtyri të mendoj shpejt e shpejt ngjarjet nga viti që lamë pas dhe doli se kisha pasur një vit me shumë përpjeta e tatëpjeta, me çaste të lumtura e me çaste jo shumë të lumtura, me mirëkuptime e me keqkuptime, se dikujt i kisha hyrë në hak dhe se dikush më kishte hyrë në hak...

    Prapë fjala e urtë daneze më erdhi në shërbim:”... të ardhmen mund ta ndryshsosh ...”, fundja mund t’i prijësh për të mirë. Atëherë mora këtë vendim që të jua them edhe juve, miq të dashur:

    1. Pendohem për gjithë të këqijat që kam bërë, ( nuk ka gjë më fisnike se të pendohesh )
    2. Do t’i fal të gjithë ata që kanë gabime ndaj meje. ( nuk ka gjë më madhështore se të falësh )
    3. Kërkoj të falur botërisht ndaj gjithë atyre që i kam lënduar, që ua kam prishur ditën e që kam bërë gabime të paqëllimshme ndaj tyre.


    Dhe për fund, miq të dashur, më lejoni të ju uroj:
    12 muaj lumturi,
    52 javë qetesi,
    365 ditë dashuri,
    8.760 orë paqe,
    525.600 minuta sukses,
    31.536.000 sekonda miqësi.


    Gëzuar Vitin e Ri
    2 0 1 1
    Le të jetë ky vit i realizimit të dëshirave tua
    personale, familjare dhe kombëtare.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  19. #18
    ÇKA QUHET VDEKJE E RËNDË


    Nuk quhet e rëndë vdekja që është shkaktuar nga një krim sado barbar të ketë qenë.

    Vdekje e rëndë quhet ajo kur shkon për ngushëllime për të vdekurin dhe ndihesh keq duke mos ditur çfarë të thuash për të, përveç fjalës "ngushëllime"!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  20. #19

    Hipokrizia/Dyfytyrësia

    Të shumtën e herës hipokrizia vjen si pasojë e frikës ( frikës se të mungon guximi - je frikacak ta thuash të vërtetën dhe frikës se mos humb tjetrin a masën pse flet të vërtetën ) në përballje me realitetitin.
    Të sharë do të jenë të dytë: si guximtari, si hipokriti, por me një ndryshim.
    Guximtari do të shahet derisa të dalë e vërteta në shesh dhe aty ndërpritet sharja, ndërkaq hipokriti do të shahet pasi të dalë në shesh e vërteta, por fatkeqësisht sharja ndaj tij do të zgjasë shumë dhe mbi të gjitha hipokrizia e tij mund të jetë me pasoja për dikë.

    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 14-07-2011 më 19:37
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  21. #20

    familja

    Njeriu gjatë jetës ”kalon” nëpër dy familje: familja e fëmijërisë ( prindër, vëllëzër e motra ) dhe familja që krijon vetë pasi të martohet.

    - Lum si ai që deri në vdekje i mban në harmoni, lidhje të ngushtë këto dy familje.

    - Turp dhe mjer si ai që pasi krijon familjen e dytë harron të parën!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 16-08-2011 më 04:10
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •