Urim i veçantë
Pendim, Falje, kërkim Falje
Të dashur miq, ndonëse ju kam uruar edhe një herë, në këto momente, s’di si më erdhi në mendje fjala e urtë daneze: “Njeriu të kaluarën nuk mund ta ndryshojë, por të ardhem – po”. Kjo fjalë më shtyri të mendoj shpejt e shpejt ngjarjet nga viti që lamë pas dhe doli se kisha pasur një vit me shumë përpjeta e tatëpjeta, me çaste të lumtura e me çaste jo shumë të lumtura, me mirëkuptime e me keqkuptime, se dikujt i kisha hyrë në hak dhe se dikush më kishte hyrë në hak...
Prapë fjala e urtë daneze më erdhi në shërbim:”... të ardhmen mund ta ndryshsosh ...”, fundja mund t’i prijësh për të mirë. Atëherë mora këtë vendim që të jua them edhe juve, miq të dashur:
1. Pendohem për gjithë të këqijat që kam bërë, ( nuk ka gjë më fisnike se të pendohesh )
2. Do t’i fal të gjithë ata që kanë gabime ndaj meje. ( nuk ka gjë më madhështore se të falësh )
3. Kërkoj të falur botërisht ndaj gjithë atyre që i kam lënduar, që ua kam prishur ditën e që kam bërë gabime të paqëllimshme ndaj tyre.
Dhe për fund, miq të dashur, më lejoni të ju uroj:
12 muaj lumturi,
52 javë qetesi,
365 ditë dashuri,
8.760 orë paqe,
525.600 minuta sukses,
31.536.000 sekonda miqësi.
Gëzuar Vitin e Ri
2 0 1 1
Le të jetë ky vit i realizimit të dëshirave tua
personale, familjare dhe kombëtare.
Krijoni Kontakt