Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 34 prej 34
  1. #31
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    idriz zeqiraj: Përdhosja e historisë
    E Enjte, 15-07-2010, 10:00pm (GMT+1)


    PERDHOSJA E HISTORISE


    Me hyrjen e Ushtrisë Shqiptare në Kosovë dhe jashtë saj, me pozicionet rrethuese që zunë, luftëtarët e nacionalizmës u vunë nën darën e hekurt të rrethimit dhe të gjithë: serbët, malazezët, boshnjakët, maqedonasit,partizanët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, shtinin, më të gjitha llojet e armëve të kohës, si në derra të egër, mbi shqiptarët e Kosovës. Bastiani kështjellar i Drenicës kryengritëse e trime, Arbënia e Vogël e Azem Galicës, u vu në shenjestër dhe u gjakos pakursyeshëm.


    SHKRUAN: idriz zeqiraj


    Ishte shokuese për opinionin shqipfolës paraqitja në televizionin "publik" të Kosovës të doktorëve të historisë: Muhamet Pirraku dhe Hakif Bajrami, veç e veç. Me pretendimin se vetëm ata janë kompetentë shkencorë për Luftën e Dytë Botërore dhe pas saj, në Shqipëri dhe Kosovë, duke mbrojtur krimin dhe kriminelët partiakë e shtetërorë të kohës.


    Kur historia nis fillin e saj nga ideologjia, ajo nuk është më histori. Ajo është përrallë, njësoj sikur gjithçka që thonë e shkruajnë komunistët janë përralla, përveç krimeve të bëra nga ata janë të vërteta, janë faktike, si dje, sot e gjithmonë.


    Kjo ideologji makabre, mjerisht, në Kosovë, i ka edhe përfaqësuesit e vetë, madje me tituj doktorë, të cilët dje bënin historinë sipas modelit dhe "shijes" të komunizmit jugosllav, ndërsa sot, të konvertuar në komunizmin më obskur e kriminal në botë, siç është ai stalinist-enverist, po e nxijnë historinë shqiptare, të kohës të re dhe të sotme.


    Ndoshta, sipas mendjes të tyre të thartuar me brumin ideologjik komunist, duan të "lahen" për të kaluarën jo edhe aq fisnike, duke u fshehur pas emrit të Enver Hoxhës, si shqiptar. Por, prej që kur shqiptarët kanë bërë hije mbi tokë, nuk di të këtë lindur një shqiptar, më pak shqiptar dhe më shumë kundrashqiptar dhe antikombëtar se sa Enver Hoxha.


    MASAKRA E TIVARIT - PERGJEGJESI DIREKTE




    Shqiptarët marshojnë drejt Tivarit
    DR. Muhamet Pirraku pretendon të na japë leksione se si shkruhet historia. Por, me keqardhje, në disa tema të "nxehta" që ai ka trajtuar, lenë shumë për të dëshiruar. Jo rrallë priret shumë nga disa vlerësime paushalle, me simpatinë e hapur për komunizmin dhe komunistët. Dihet, ka qenë i përkdheluri i asaj kohe, ndaj i shërben edhe sot, madje duke e sakatosur historinë.


    Katini polak me masakrën e Tivarit, sipas dr. Pirrakut "janë si dallimet e natës me të ditës në qëllim, planifikim dhe kryerje të krimit. Njësoj është edhe PS-ja e PPSH-ja".


    Katini polak me Tivarin shqiptar kanë emërues të përbashkët - krimin komunist. Qëllimi vrastar në Katin ka qenë goditja e elitës polake, dobësimi i rezistencës ndaj Rusisë të fashistit Stalin, me qëllim të mbizotërimit ideologjik, politik dhe ekonomik, në të ardhmen, të Polonisë katolike.


    Qëllimi vrastar në Tivar ka qenë urrejtja patologjike ndaj shqiptarëve, hakmarrja tipike komuniste ndaj shqiptarëve nacionalistë dhe antikomunistë të Kosovës dhe të trevave tjera.


    Por, e vërteta është se PPSH (Partia e Punës e Shqipërisë) me PS (Partia Socialiste) janë si me e nda një bajgë përgjysmë. I vetëdijshëm se po përdor një krahasim pezhorativ, veçse është më adekuati.


    Lideri historik i të majtës shqiptare, Fatos Nano, reformoi dhe liberalizoi Partinë Socialiste, por pasuesi i tij Edvin Kristaq Rama, e riktheu në kuotën e PPSH-së. Është diç tjetër se në ralitetin e ndryshuar shqiptar nuk kamundësi të veprojë e bija si e ëma, por mundësia e mykur komuniste mbetet po ajo. Në kupolën e PS janë bijtë e bllokmenëve. Edhe aleatët e saj janë ministra e kuadro të PPSH-së.


    Dr. Pirraku shkruan: "Strukturat politike ushtarake të Shqipësisë dhe të Kosovës nuk kanë asnjë faj për Masakrën e Tivarit, sepse nuk janë as planifikues dhe as zbatues...", rrjedhimisht, pafajëson edhe Enver Hoxhën edhe Fadil Hoxhën! Dhe, shton se "ngjarja nuk ka ndodhur në terrenin e Shqipërisë"(?!) Këtë mendim e ndanë edhe dr. Hakif Bajrami, një komunist i rreshkur, dikur jugosllav dhe tani i konvertuar në enverian.


    Rehabilitimi, apriori, i dy strukturave politike e ushtarake shqiptare dhe të dy krerëve të cituar, kur dihen krimet e tyre, të bëra kundër nacionalistëve shqiptarë, madje në të dy anët e kufirit, është vlerësim i bërë me porosi, me qëllim të mashtrimit të opinionit dhe të falsifikimit të historisë.


    Eshaloni i rekrutimit të dhunshëm, madje nga të gjitha trevat shqiptare, ka përshkuar rrugëtimin Prizren - Kukës, duke pritur ardhjen e rekrutëve tjerë shqiptarë nga Maqedonia, për të vazhduar në Fusharëzë e Pukë, pas një nate fjetjeje, për të arritur për Shkodër.


    Vrasjet kanë nisë në Kukës, përgjatë rrugës edhe në Pukë e Shkodër. Dhe, vrasja është krim, madje i skajshëm. Vrasjet u bënë "në terrenin e Shqipërisë", në prill të viti 1945, e cila ishte çliruar në nëntor 1944! Shqipëria, në atë kohë, kishte pushtet policor dhe ushtarak. Ka fakte të pamohueshme se në përpjekje për të ikur nga radhët e vdekjes, rekrutët janë kapur nga forcat shqiptare, duke i dorëzuar dhunshëm ke autoritetet përcjellëse jugosllave.


    Këto janë dëshmi të mbijetuarish të sotëm si Azem Hajdini - Zani, Hysen Uka dhe të djeshëm, bashkëvuajtës të autorit të këtyre rrjeshtave, në vitet `70-a e `80-a, në burgjet famëkeqe shqiptare.


    Profesor Zekirja Cana ka dhënë fakte, të cilat dëshmojnë bindshëm, se elita komuniste e Kosovës ishte në dijeni, paraprakisht, për masakrën që do të ndodhte. Ai thotë se gjaskovari Xhavit Nimani i nxori të gjithë gjakovarët nga radhët e vdektarëve të ardhshëm.


    Marrja përsipër për të mbrojtur dhe rehabilituar ata që janë të pambrojtshëm, ka natësuar logjikën e dr. Pirrakut, duke shfryrë: "Të pyesim ndërgjgegjen tonë të çakërdisur: Çka planifikonin të fitonin Enver Hoxha, Fadil Hoxha dhe Ramiz Alia, me masakrimin e vëllezërve të tyre dhe bashkëluftëtarëve?!"


    Koha e pas Tivarëve shqiptarë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Kosovën Lindore - ka dhënë përgjigjen, me kohë, pyetjes të vonuar të dr. Pirrakut me shokë.


    Pse duhej të marshonin divizionet dhe brigadat shqiptare në Jugosllavi: Bosnje, Sanxhak, Kosovë... Mos, vallë, këta luftonin gjermanët e Hitlerit? Dihet, Jugosllavia, ashtu si edhe Shqipëria,më shumë kanë luftuar kundër kundërshtarëve ideologjikë brenda shteteve të tyre se sa pushtuesin. Historia jugosllave, përkatësisht, periudha kapitulli i Luftës të Dytë Botërore, ashtu si edhe ajo e Shqipërisë, është tërësisht e shtrembëruar dhe e falsifikuar, e shkruar me porosi e qatipër "historianë" të lakueshëm, servilë e karieristë, në të shumtën e rasteve, hafije të padronëve të tyre.


    Lufta në Sutjeskë është një përrallë malesh me personazh Titon fantastik. Pse zotëria e tij me shokë ngjitej maleve dhe nuk luftonte fushave dhe qyteteve jugosllave, ku pushtuesi sundonte fare i pa shqetësuar nga "trimat" jugosllavë?! Ndërkohë, në librat e "historisë" renditen dhjetra brigada e divizione fantomë, njësoj si në luftën e Kosovës, kur thuhet e shkruhet për komandantë, bile edhe kryekomandantë legjendarë, madje ende pa filluar lufta dhe pa u krijua ushtria!?!


    Nuk do të ishte korrekte të akuzohet Titua me shokë apo të vetë promovuarit komandantë në Kosovë, pse nuk bënin beteja përballë armikut, kur dihet se raporti i forcavce e pamundësonte këtë. Por, meritojnë çdo kritikë pse të lartcekurit nuk janë të sinqertë, për të thënë të vërtetën, për aq sa kanë luftuar ata. Përkundrazi, palët në fjalë, dje dhe sot, ngulmojnë ta bëjnë të kundërtën, duke falsifikuar historinë, sikur ngjarjet të jenë zhvilluar diku larg, në kohë të mugëta, në antikitet!


    Botërisht dihet se Jugosllavia është çliruar nga Ushtria Kuqe Sovjetike, ashtu siç është çliruar Kosova nga NATO-Pakti. Prandaj edhe sot e kësaj dite kujtohet thënia ruse, drejtuar femrave beogradase: "Mi smo vama osllobodillalli, mi çemo vama sada j...!" (Ne ju kemi çliruar dhe ne tash do t`ju q...!)


    Faktin e çlirimit rusët ia kujtuan Titos me shokë edhe në vitin 1968, kur udhëheqja jugosllave dënoi, publikisht, defilimin e tankeve sovjetike rrugëve të Pragës. I pari i Rusisë, vetulloshi Brezhnjev, kërcënoi se "në Beograd e gjetkë është derdhur gjaku i bijëve të Rusisë, prandaj nuk do të lejojmë përdhosjen e këtij gjaku, nga klika e Titos, e shitur ke Amerika dhe Perëndimi".


    Titua e mori seriozisht paralajmërimin. Ai nuk ishte aq fodull sa Enver Hoxha, i cili përralliste se "në bunkerët tanë do të thyejnë kokën imperialistët amerikanë dhe socialimperialistët sovjetikë"!!! Por, Titua iu drejtua popujve të Jugosllavisë, realisht e maturisht, se "Jugosllavia mund të pushtohet nga Ushtria Sovjetike, por, ne do t`i mbathim opingat, do të ngjitemi maleve, do të bëjmë luftë guerile". Dhe,ky mesazh u përcoll në tërë Jugosllavinë, përfshi këtu edhe Kosovën, ku në tubimet e bëra me popullin, në bashkësitë lokale, merrte pjesë edhe vet Fadil Hoxha me bashkëpunëtorë.


    Hoxha i Tiranës dhe Hoxha i Prishtinës, planifikimin e kishin bërë me kohë me vëllezërit jugosllavë. Të dy vendet do të luftonin nacionalistët shqiptarë, madje të kudondodhur, për ta shtrirë, forcuar dhe mbajtur, mundësisht, përjetësisht komunizmin.


    Ilustrojmë bashkëpunimin ushtarak shqiptaro - jugosllav me letrën e Svetozar Vukmanoviq Tempo, drejtuar PKM në Kërçovë, më 8 qershor 1943: "...Me shtabin kryesor të Shqipërisë u takova. U skjarova se ne nuk kemi shansë të hymë në Kërçovë e Zajaz. Dhe pas shumë debatesh e mospajtimesh, arrita të bind Enver Hoxhën e Mehmet Shehun që një aradhë partizane nga Shqipëria, nën komandën e Haxhi LLeshit, të vinte nga Elbasani drejt Dibrës, Strugës e Kërçovës, dhe me flamurin shqiptar e parolla shqip të hynte në Kërçovë e Zajaz. Kjo është mënyra e vetme për të hyrë në këto troje të mbrojtura nga Mefail Zajazi". (CK.KPJ. Origjinali i shkruar në serbisht.)


    Hoxha i Prishtinës ndihej i lehtësuar, pas eliminimit fizik të elitës intelektuale akademike universitare, me arsim e kulturë të marrë në Evropën Perëndimore, duke u bërë vet i parë i Kosovës, vetëm me arsim të mesem, Shkollen Normale të Elbasanit, të bërë në kohë të Mbretërisë Shqiptare. Me përjashtime, të vetmuara, edhe shokët e tij kaq ose edhe më pak të arsimuar ishin.


    Marshimi i Brigadave Shqiptare në Jugosllavi dhe Kosovë, nuk kishin për qëllim luftimin e pushtuesit gjerman, por shpartallimin e rezistencës nacionaliste të trevave shqiptare atje. U përdor demagogjia, kulaçi e dajaku, plumbi dhe mashtrimi, se kinse, më vonë, do të shprehet vullneti i popullit për vetëvendosje, edhepse e dinin se kjo nuk do të ndodhë kurrë, duke u pajtuar edhe palët, që ishin në aleanca të shumëfishta, si partiake, ushtarake dhe më vonë shtetërore.


    Me hyrjen e Ushtrisë Shqiptare në Kosovë dhe jashtë saj, me pozicionet rrethuese që zunë, luftëtarët e nacionalizmës u vunë në darën e hekurt të rrethimit dhe të gjithë: serbët, malazezët, maqedonasit, boshnjakët, partizanët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës - shtinin, me të gjitha llojet e armëve të kohës, si në derra të egër, mbi shqiptarët e pambrojtur të Kosovës. Bastiani kështjellar i Drenicës kryengritëse e trime, Arbënia e Vogë e Azem Galicës, u vu në shenjestër dhe u gjakos pakursyeshëm.


    Përfitimi i Enver Hoxhës dhe i Fadil Hoxhës me shokë është faktik dhe lendësor. Sunduan me dajak e plumb, Hoxha i parë deri në vdekje, Hoxha i dytë deri në pleqërinë e tij të vonë.


    Një "gjeneral" komunist, vrasës i dënuar, por që vazhdon, pakuptimshëm, të mbajë funksione partiake e pushtetare në Kosovë, në përgjigjen e dhënë deputetit Nait Hasanit, thotë se komunistët nuk kanë vrarë shqiptarët, por nacionalistët serbë! Kjo demantohet që nga uniforma partizane dhe deri në kupolën urdhërdhënëse politike ushtarake komuniste. Eshtë provuar katërcipërisht se komunistët edhe vrasin edhe përtallin, siç bën edhe "gjenerali" ynë.


    Dr. Pirraku gabon me dashje kur i quan "vëllezër të tyre", pra, të Hoxhëve, nacionalistët shqiptarë. Shprehja e thënë dhe e shkruar, madje e çdokohëshme, në vitet `70-a, "vëllezërit kinezë dhe miqtë kosovarë", nuk është lojë fjalësh, por parim i komunistëve të Hoxhës të Tiranës dhe i partisë - shtet të tij. Edhe Hoxha i Prishtinës nuk ishte më pak armik i nacionalistëve shqiptarë gjatë dhe pas Luftës të Dytë Botërore.


    Rekrutët e dhunshëm fatzinj shqiptarë nuk ishin "bashkëluftëtarë" të Hoxhëve komunistë. Ndonjëri syrësh që mund të jetë rrjeshtuar përkrah partizanëve, ka qenë i mashtruar, siç bën propaganda rrenacake gebelsiane komuniste. Madje edhe vet Konferenca e Bujanit është mbajtur për qëllime mashtruese, kryesues i të cilës ishte funksionari i lartë i luftës dhe i pas luftës Mehmet Hoxha.


    Shifra e rekrutëve shqiptarë të ekzekutuar në Tivar, e minimizuar nga dr. Pirraku, bazuar në shumë burime tjera, përfshi këtu edhe të mbijetuarit, nuk është e besueshme. Aq më tepër kur autori citon burime të dyshimta të komunistëve. Madje, kjo është e vetmja pikë ku ka shpërputhje edhe me kipsin e tij dr. Hakif Bajramin, shifra e të cilit është dhënë e dyfishuar.


    Konkluzioni është se nuk kemi të bëjmë me një "përgjegjësi relative" të Hoxhëve, siç mundohet dëshpërueshëm të na bindë historiani i porositur, dr. Muhamet Pirraku, por me përgjegjësi direkte, siç na dëshmohet nga fakte të pakundërshtueshme.


    Përsa i përket zotit Ramiz Alia, i cili në atë kohë ndodhej në Bosnje, në cilësinë e komisarit të Korparmatës të Parë të Ushtrisë Shqiptare, ka dallime nga dy Hoxhët, qoftë për pozitën, qoftë për moshën. Por, përgjigja shpërfillëse e tij "...t`i gjejnë kosovarët se kush e bëri masakrën...", është cinike dhe jo serioze. Pavarësisht përmasës të fajësisë, zoti Alia duhet të këtë një qasje krejt tjetër karshi Masakrës të Tivarit, se, padyshim, ai dinë shumë për këtë plojë komuniste mbi shqiptarët.


    Dr. Pirraku merakoset se kërkesa e deputetit Nait Hasani për gjykimin e pushtetarëve të inkriminuar të sistemi komunist dhe porosia e kryeministrit shqiptar, dr. Sali Berisha, për zbardhjen e Masakrës të Tivarit, janë të pakohëshme!?


    Vetëm një historian këtë nuk duhej ta thoshte. Populli thotë: "Gjaku nuk bëhet ujë". Ndërsa kanuni thekson: "Gjaku as nuk moçmohet dhe as nuk harrohet". Pra, krimi kurrë nuk vjetërohet e aq më pak harrohet. Vërtet, këtë duhet ta bënin me kohë historianët, intelektualët shqiptarë, kudo që të jenë ata. Por, ja që e heshtën, përfshi edhe ju, zoti dr. Pirraku, me 3.000 faqet e mbajtura nën jastek, për plot 50 vjet!!! Së fundi, u detyrua politika ta denoncojë me forcë, duke e drejtuar edhe gishtin për fajësi.


    Për udhëheqjen moniste shqiptare "Masakra e Tivarit" ka qenë tabu - temë, sepse ata ishin keqas të implikuar në këtë katrahurë dhe donin përjetësisht ta varrosnin, ashtu siç ishin varrosur ajka e djalërisë shqiptare në Tivar.


    Në vitin 1970, nga ca materiale të shkruara, por më shumë nga të mbijetuar, bëra një broshurë për "Masakrën e Tivarit", të cilën e postova për mikun tim, Skënder Kada, atëbotë, me qëndrim në Suesdi. Në hetuesinë speciale, në burgun e Tiranës, pas tre vjetësh, kryehetuesi ministral e nxori nga sirtari broshurën time: "Edhe këtu i fute hundët"- shfryu ai?! "Janë krime të rënda, të bëra nga Jugosllavia dhe nuk duhet t`i heshtim" - u gjegja unë. Kryehetuesi i tmerrshëm, siç njihej për dajak dhe egërsinë e tij, nga të gjithë shqiptarët - Koço Josifi, kërkonte me ngulm pse-në e këtij postimi. Dhe, biblioteka ime sëbashku me shkrimet tjera u grabitën, përfshi këtu edhe makinën, me të cilën ishte shkruar broshura në fjalë dhe të tjera. Pra, komunistët shqiptarë ishin tejet të ndjeshëm dhe alergjik për kalvarin e Tivarit, sepse e kishin "mizën pas veshit". Kjo është një e vërtetë e hidhur, të cilën, edhe penda më e shkathët e historianëve ideologjikë, nuk mund ta errësojnë dhe aq më pak ta mohojnë.


    Dr. Pirraku, jo pa mburrje, përsëritë se ka siguruar nga arkivat jugosllave 3.000 faqe dokumentacion për "Masakrën e Tivarit", madje në vitet `60-a!! (Lexuesi i vëmendshëm do t`i sjell ndërmend "thasët me dokumente sekrete" të marra nga shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, në zyrat kryeministrore e presedenciale të Koshtunicës, Millosheviçit e Tadiçit!!!) Ishte koha kur klani serb, me kriminelin Rankoviç, "vrante dhe këthjellte" në Jugosllavi dhe veçmas në Kosovë. Ishin suspenduar nga mësimdhënia mësuesit më të mirë profesional e kombëtar. Plagët fizike, përgjatë aksionit të kobshëm "të mbledhjes të armëve", 1956 - 1957, kishin traumatizuar mendjet dhe shpirtërat shqiptarë.
    Dhe, krejt natyrshëm, shtrohet pyetja se si ky regjim satanik hap zemër dhe arkiva për dr. Muhamet Pirrakun e Sankovcit të Drenicës, madje për njërën nga masakrat më makabre të shekullit 20-të, në përmbyllje të një lufte, që ai e hymnizon si "të drejtë"?!


    Ndjenja e fortë internacionale dhe komuniste e dr. Pirrakut, e cila vazhdon të jetë aktive edhe sot pas 50 vjetësh, që nga ajo kohë errëtake, duke mbrojtur komunizmin dhe kriminelin fashizoid Enver Hoxha me shokë, ka rrënjosur besimin tek organet e kohës për mundësinë e falsifikimit dhe të faturimit të krimit jashtë Partisë Komuniste Jugosllave, për ta lokalizuar e margjinalizuar tek individ e grupe, jashtë organeve zyrtare e institucionale.


    Rezoluta e Infobyrosë Internacionale e Komuniste, e drejtuar nga mentori i Enver Hoxhës, kryekomunisti fashist Stalin, në vitin 1948, ku akuzohej e përjashtohej Titua dhe partia e tij për devijim nga komunizmi, shpuri në burgjet jugosllave 8.000 malazezë.


    Mali i Zi shkëmbor, i mbajtur me bukë me shekuj nga Rusia cariste, ushqente ndjenja vëllazërore për Stalinin dhe Rusinë. Dhe, hafijllëku sovjetik, nëpërmjet agjentëve të vjetër dhe të rinj, arriti të shkëpusë, mendërisht dhe shpirtërisht, nga Partia Komuniste Jugosllave, ajkën intelektuale dhe ushtarake të kësaj republike.


    Kuadri më i lartë vendor, Millovan Gjillas, u dënua. Përgjigja e një pyetjeje, lidhur me burgosjen e Gjillasit, të dhënë nga Titua, me gjuhë ekuivoke, se "ai donte edhe një komunizëm tjetër", qe bërë barcoletë e kohës, sepse tatimi komunist i vënë edhe për kokë dhie e pule, i tmerroi malazezët varfanjakë nga regjimi i ri komunist, që u kishte premtuar "lugën e floririt!"


    Për ta shantazhuar Titon me shokë, Stalini u bëri thirrje popujve të Jugosllavisë, të organizohen për rezistencë, madje edhe të arratisën në vendet fqinjë, përrreth, për t`u armatosur, sulmuar dhe rrëzuar "klikën revizioniste titiste", natyrshëm, me mbështetjen e Ushtrisë Sovjetike.


    Thirrja dha rezultatet e para. Kuadro të partisë dhe të ushtrisë do ta merrnin arratinë, ndër ta edhe Vllada Dabçeviç, Pero Popivoda, duke kërkuar strehim në Shqipëri. Këtë të fundit Stalini e zgjodhi për ta zëvendësuar Titon. Por, vdekja e Stalinit dhe dënimii kultit të tij, përmbysi ëndërrat e të arratisurëve. Afrimi i Hrushovit me Titon, i dha sinjalin Enver Hoxhës për goditjen drastike të emigracionit malazez në Shqipëri. Pasuan dënime të rënda në vitet `50-a, madje edhe ridënimi brenda burgut filloi pikërisht me majorin e gardës të Titos. Dhe, kjo u bë në vitet `70-a, kur Titua dhe Enveri këmbenin mesazhe miqësie, sepse "popujt tanë kanë derdhur gjakun në fushëbetejat e përbashkëta".


    Ishin këta bij të Malit të Zi, disa syrësh vuajtën edhe 30 vjet burgjeve shqiptare, me një dinjitet të pashoq. Ndërkohë që shumë të tjerë, të zhgënjyer fort në dogmën marroqe të komunizmit, ashtu si shqiponja që nuk duron kafazin, u çmendën dhe pësuan vdekje të hershme. E gjithë kjo ishte marrëveshje hakmarrëse partiake dhe e Sigurimeve kriminale jugosllavo- shqiptare, për goditjen reciproke të armiqëve, siç bëri Enver Hoxha me kundërshtarët e jugosllavizmit, gjegjësisht, me shqiptarët e Kosovës të arratisur në Shqipëri.


    Zemërgjerësia serbe e hapjes të dosjes të zezë të plojës të Tivarit, nuk mund të ishte pa djallëzinë brenda saj. Vendi i krimit ishte Tivari, oficerë malazezë të karierës, të goditur të kohës, kishte mnjaft, andaj edhe faturimi i krimit ishte i lehtë, "i besueshë" për opinion. Autori Pirraku, ashtu sië përjashton Hoxhën e Prishtinës dhe Hoxhën e Tiranës me shokë, nga kriminë Tivar, këtë do ta bënte edhe për Titon dhe Rankoviëin me shokë. Dhe, masakra e trishtme tivarase do të minimizohej, si një aksident provincial, i disa malazezëve kanunorë hakmarrës, për dëbimin e tyre si kolonë, nga tokat e begata të Kosovës, përgjatë kohës të artë të Shqipërisë të bashkuar.


    Të gjithë këtë skenar, të tipit mafioz, duhet ta këtë prishur Plenumi i Brioneve, në vitin 1966, i cili shkëputi vijimësinë e lidhjeve dhe të krimeve të kamufluara. Dhe, marrëveshja u hesht, për t`u paraqitur tani, me një skenar të ri, pasi aktorët - partnerë janë varrosur me kohë, bashkë me sekretet e tyre. Dhe, gjithçka që thuhet e shkruhet tani, nga personazhet e koluareve komuniste të asaj kohe tejet intriguese, është relative, madje hiç e besueshme.

  2. #32
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Masakra e Tivarit, kulmi i aktivitetit antishqiptar dhe agjenturor i Ramiz Alisë
    Nga: Azgan HAKLAJ

    Masakra e Tivarit me 1945 ishte një tragjedi me vulë të qartë genocidiste shkaktuar nga projektet e kahmotshme serbo-sllave por e materializuar nga dora e Ramiz Alisë dhe shpurës partizano-bolshevike. Pasi jo vetëm Drenica por edhe krejt Kosova u la në gjak nga pabesia e bashkëpunëtorëve të trupave partizane shqiptare me ato jugosllave, me bekimin e Ramiz Alisë dhe nga ushtarët dhe misionarët e tij të komanduar personalisht. Filloi marshimi i vdekjes i mijëra shqiptarëve të Kosovës që të gjithë të pafajshëm. Ata ose ishin të dorëzuar në besë të ushtrisë partizane shqiptare ose ishin marrë forcërisht prej saj. Vetëm në Drenicë forcat çetniko-jugosllave dhe ato të Ramiz Alisë masakruan rreth 30.000 shqiptarë përfshirë këtu edhe gra, pleq dhe fëmijë ndërsa në dy tre muajt e fundit përpara masakrës së Tivarit numri i shqiptarëve të vrarë shkonte në 47.000 vetë. Kontigjenti i fundit u vendos të merrej peng nga Kosova dhe të nisej si karvani i vdekjes në destinacionin Kosovë-Kukës-Fusharrës-Shkodër-Tivar. Në shoqërimin e tyre merrnin pjesë partizanë nga Shqipëria. Lëvizja u bë në këmbë nga robërit dhe me të mbërritur në Morinë të Kukësit filloi dhe vrasja e pabesë. Të rekrutuarit që ishin në forcat partizane të atëhershme tani kishin rënë në gojë të ujkut, të pabesit Ramiz Alia. Likuidimi hap pas hapi u bë rituali i atij udhëtimi gjakësor. Të gjithë ata që për shkak të lodhjes, moshës, e sëmundjes nuk mund të ecnin me ritmin e “agallarëve të Ramiz Alisë hipur mbi kuaj shale, likuidoheshin. Dhe në mënyrë kaq të pashpirt goditeshin me mjete të forta pas koke duke i lënë të vdekur duke nxitur zhurmët e armëve prej frikës së reagimit të popullatës dhe te grupeve antipartizane që ndodheshin të strehuara në malet e Veriut. Një i mbijetuar i masakrës së Tivarit dëshmitar i kësaj ngjarjeje z. Ibrahim Përcuku e përshkruan plot dhimbje e lot: “Porsa dolëm përtej Kukësit filloi likuidimi i njerëzve tanë. Ne ishim të ndarë në kolona. Dy vetë nga kolona ime, të cilët humbën ritmin e ecjes për shkak të dhimbjes së këmbëve u ekzekutuan ne një gropë anës rrugës nga po kalonim. Njëri nga ata ishte Ymer Maxhuni të cilin e njihja mirë; ishte nga fshati Maxhunaj i Vushtrisë”.
    Nga historia kosovare ka pasur në kohë variante mbi numrin e përgjithshëm të të vrarëve në këtë udhëtim tragjik por asnjëherë nuk ka qenë i saktësuar numri pasi historiografia serbo-shqiptare është përkujdesur të fshehë të vërtetën. Është e turpshme dhe vazhdon tradhtia dhe një gjë e tillë shihet në vitin 1999 kur Akademia e Shkencave të Shqipërisë në librin e botuar nga “Toena” me titull: “Kosova, në vështrimin enciklopedik”, kësaj ngjarje dhe genocidi të pastër i kushton vetëm një rresht të vetëm në mesin e faqes 118 dhe shprehimisht: “Më pas 1200 veta që mbetën, u vranë në Tivar”. Pra historiografia edhe në fund shekullin që lamë pas, përkujdeset të fshehë jo vetëm ngjarjen në detaje por edhe numrin e të vrarëve që sipas dëshmive të gjalla i kalon 4700 vetë. Kjo vëllavrasje e pabese dhe e padëgjuar, kishte synim jo vetëm të vriste sa më shumë shqiptarë nacionalistë të Kosovës por edhe ti vinte vulën një hasmërimi jo të vogël ndërshqiptar mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ç’ka ishte e paraparë deri në qarqet akademike serbe. Maska e shërbimeve sekrete serbe u bë Ramiz Alia, Fadil Hoxha, Ali Shukria, Shefqet Peci, Manush Myftiu etj lakej besnikë të vijës serb-titiste. Mjafton një bisedë sekrete e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë me z. Lik Seiti më 19/09/1970. Lik Seiti ishte i ngarkuari me punë i Shqipërisë në Beograd (ish-Jugosllavi). Enver Hoxha instrukton ambasadorin shqiptar dhe përmes tij mikun agjenturor në Kosovë, Fadil Hoxha, të mos kërkojnë statusin e Republikës për Kosovën por status krahine nën Serbi. Po ashtu haptas Enver Hoxha e Ramiz Alia insistojnë në mesazhin që i dërgohej Fadil Hoxhës në nënshtrimin dhe besimin e shqiptarëve ndaj Titos. Pra nuk kemi të bëjmë me një hedhje të qeverise jugosllave të kohës ndaj Enver Hoxhës e Ramiz Alisë por me një veprim të mirakorduar të qeverisë serbo-sllave dhe asaj të Tiranës për eliminimin me dhunë të frymës nacionaliste në Kosovë.Nuk është aspak rastësi që ndërkohë që në veri të Shqipërisë vriteshin me mijëra shqiptarë të Kosovës tradhtisht në jug të Shqipërisë në zonën e Çamërisë paralelisht kishte filluar genocidi ndaj popullatës çame (shqiptare) nga fashisto-monarkistët grekë.

    Pra boshti Moskë-Beograd-Athinë po vepronte me shpejtësi dhe akord të plotë kundër shqiptarëve, jetës dhe trojeve të tyre në prag përfundimin e Luftës së Dytë Botërore ndërkaq që qeveria e atëhershme e Tiranës bëhej palë e rëndësishme në këtë genocid të pashembullt dhe të tmerrshëm. Sot edhe mbas më shumë se gjashtë dekadash shpirtrat e dëlirë dhe të pafajshëm të shqiptarëve kërkojnë drejtësi dhe gjykim për kriminelët që shkaktuan genocidet e herëpashershme. Lumi i gjakut që nisi prej Drenicës e që përfundon në bregun Adriatik në brigjet e Tivarit kërkon fajtorët ku më i madhi dhe më i rëndësishmi është Ramiz Alia. Kjo monstër pa të dytë, është fajtor ligjor e njerëzor jo vetëm për masakrën e Tivarit por edhe për dhjetëra të tjera që i paraprinë si ajo e Drenicës, Rrafshit të Dukagjinit, Malësisë së Gjakovës, Vushtrisë, Ferizajt, Gllogovcit, Podujevës, Prizrenit etj.
    Është paradoksale dhe ironike që ky diktator gjakatar, ky kriminel i pabesë i Luftës së Dytë Botërore dhe në vijim të endet rrugëve të Tiranës në liri dhe të na servirë momente mashtrimi në libraritë e Tiranës dhe Prishtinës.Komisione analoge parlamentare të krijohen edhe në Prishtinë për ti formuluar diktatorit të fundit të Evropës akuzën e vërtetuar të krimit kundër njerëzimit dhe genocidit kundër popullsisë shqiptare. Kjo akuzë, ndonëse pritet të shqiptohet juridikisht nga organet kompetente në mbarë Kosovën dhe Shqipërinë, është e qartë.
    Asnjë truk e mister, asnjë dredhë e mashtrim s’mund ta mbajë më eficente maskën në fytyrën e Ramiz Alisë. Para pak ditësh, në mënyrë demonstrative në libraritë ambulante të Prishtinës u grisën të gjitha librat e Ramiz Alisë. Kjo s’ka ndodhur ndonjëherë por gjithsesi është revoltë që buron nga ndërgjegjja e kombit kundër diktaturës dhe diktatorëve. Vënia para ligjit, e Ramiz Alisë, përbën ndërkohë dhe prerjen e një kablli të rëndësishëm të shërbimeve serbe të cilat kanë qenë sisitematikisht autorë të nëndheshëm të shumë kohëve të zeza në trojet tona.Masakrat e Drenicës dhe Tivarit, dhe të tjera aksesorë në Kosovë në fundvitet 1944-1945 përpos genocidit njerëzor patën dhe një pasojë të rëndë, shumë të dhimbshme mbi popullin e Kosovës. Klika e Beogradit për mbi 5 dekada e justifikoi terrorin e saj mbi nacionalizmin shqiptar duke u justifikuar se popullata e kësaj zone na paska ndihmuar pushtuesit gjatë luftës së dytë botërore (bëhet fjale për nazi-fashistët ).Ky fakt s’është i vërtetë pasi nacionalistët e Kosovës dhe Shqipërisë kanë dëshmuar se nuk janë pajtuar me asnjë pushtues. Pjesëmarrja aktive e Ramiz Alisë në formulimin e kësaj akuze sllave ndaj shqiptarëve e penalizon rëndë atë pasi pas asaj janë fshehur 60 vite masakra që rrallë ka njohur historia e Evropës dhe më gjerë.

  3. #33
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    E kam pare nje film qe titullohej "Viktimat e Tivarit" shume e dhembshme me sa e kuptova ata kan qen te tradhetuar nga shqiptaret!
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  4. #34
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë
    Si u dorëzuan nga Enver Hoxha tek brigadat serbe mijëra shqiptarë të Kosovës
    Mbi 5000 shqiptarë të vrarë është bilanci i masakrës më të tmerrshme në historinë e kombit shqiptar. Më e tmerrshme dhe pa u dënuar asnjëherë nga pushtetarët e asaj kohe si nga pala jugosllave po ashtu edhe ajo shqiptare. E përmendim shtetin dhe udhëheqësit e saj shqiptar pasi kjo masakër në një farë mënyre, megjithëse janë fshehur shumë të dhëna që faktojnë bashkautorësinë e tyre në vrasjen e mbi 5000 mijë shqiptarëve, përsëri historia i nxjerr zbuluar ata. Po cili është roli i udhëheqësve shqiptarë të vitit 1945 në ekzekutimin makabër të vëllezërve tanë kosovarë? Nëpërmjet disa fakteve duhet të ndezim një shkëndijë të vogël, e cila do të ndezi përgjithnjë dritën e madhe të së vërtetës së genocidit shqiptar të muajve mars-prill 1945.

    Si nisi kjo ngjarje

    Shtabi Operativ i "Kosmetit" i urdhëruar nga Shërbimi Sekret i Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Jugosllavisë, me qëllim të shpërbërjes së bërthamës së qëndresës shqiptare në Kosovë, gjatë muajve mars-prill, por edhe më tej të vitit 1945, mobilizon me dhunë shqiptarët për t'i dërguar në frontin e dytë të ashtuquajtur të "Adriatikut" në veriperëndim të Jugosllavisë. Skenaristët e Masakrës së Tivarit, për dërgimin e mobilizuesve shqiptarë në pjesët veriperëndimore të Jugosllavisë, kishin zgjedhur rrugën Prizren - Kukës - Shkodër - Tivar - Dubrovnik - Rijekë. Për këtë front mobilizuan shqiptarët nga Vushtrria, Besiana (ish-Podujeva), Prishtina, Kaçaniku, Ferizaji, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Theranda, Burimi, Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni. Intervali i mobilizimit do të prekte edhe territorin e Shqipërisë dhe për këtë forcat e UNÇJ duhet të bashkpunonin me UNÇ shqiptare, të cilat do të lejonin kordonin e gjatë të "kosovarëve fatkeqë" nën drejtimin e udhëheqësve jugosllavë, pa u cenuar në territorin shqiptar. Deri në këtë moment historia tregon se udhëheqësit shqiptarë me në krye Enver Hoxhën, nuk do të ishin drejtpërdrejtë bashkautorë në masakrën e shfarosjes së burrave të rezistencës kosovare. Por marrëveshja e bërë midis UNÇJ me ushtrinë e kuqe ruse, me forcat bullgare dhe me Shtabin e Përgjithshëm të UNÇ të Shqipërisë në 2 shtator të vitit 1944 do të faktojnë të kundërtën.

    Çfarë synonte marrëveshja?

    Në vjeshtën e vitit 1944, Shtabi Suprem i UNÇJ-së i drejtuar nga Josip Broz Tito, në emër të internacionalizmit, do të bëjë marrëveshje me ushtrinë e kuqe ruse, pastaj me forcat bullgare dhe më 2 shtator 1944 edhe me SHP të UNÇ të Shqipërisë, për të zhvilluar operacione të përbashkëta ushtarake kundër forcave gjermane në Jugosllavi. Kjo marrëveshje, e cila kishte synimin parësor luftën kundër fashizmit, devijoi në një plan tjetër ku do të eliminoheshin të gjithë kosovarët, të cilët do t'i bënin rezistencë forcave jugosllave. Luftimet më të ashpra në Kosovë brigadat sllavokomuniste, do t'i zhvillojnë gjoja "kundër Forcave të Mbrojtjes Kombëtare të Shqipërisë Etnike dhe bandave shqiptare që po mbretërojnë në Kosovë". Për të argumentuar këtë qëndrim, letra e Miladin Popoviçit, të cilën në emër të KK të PKJ-së ua dërgoi të gjithë komisarëve politikë në Kosovë, e shpjegon më së miri qëllimin e marrëveshjes së 2 shtatorit 1944. Në letër ndër të tjera, M.Popoviç shkruan: "Edhe pse Kosovë-Metohia janë pa pushtues, ne nuk sundojmë në gjithë terrenin. Pengesa janë bandat e armatosura që përhapin shovinizëm. Tash kemi detyrë të patjetërsueshme spastrimin e Kosovës dhe të Metohisë nga këto banda. Bandat duhen likuiduar energjikisht dhe pa mëshirë. Tokat e atyre që nuk dorëzohen deri në afatin e caktuar do të konsiderohen të shtetit e këtë (konfiskim - vërejtja ime Sh.B) do ta bëjnë shtabet (e UNÇJ-së-vërejtja ime Sh.B). Në fshatrat që është bërë rezistencë duhen gjetur organizatorët dhe duhet dorëzuar gjyqit ushtarak, që do t'i gjykojë menjëherë e fshatarët t'i çarmatosë…". Sipas marrëveshjes, UNÇJ-UNÇSH, në fillim të tetorit 1944 në Kosovë do të futen Brigadat III dhe V të Korparmatës I të UNÇ të Shqipërisë. Marrëveshja UNÇ jugosllave-UNÇ shqiptare: Brigada e III dhe e V nga Shqipëria për spastrimin e Kosovës nga çetat që bëjnë rezistencë. Këtu do të dilte fare hapur emri i më të përfolurit për pjesëmarrje në genocidin kundër shqiptarëve, Ramiz Alisë.

    Si e mori urdhrin Ramiz Alia për të qenë pjesë e forcave të UNCSH në mobilizimin e shqiptarëve që do të bënin rezistencë kundër pushtimit jugosllav në Kosovë

    Për shumë vite me radhë Ramiz Alia e ka mohuar prezencën e tij në mobilizimin dhe ekzekutimin e mijëra shqiptarëve, të cilët u bënë pengesë e ushtrisë jugosllave në pushtimin e Kosovës. Kjo për shkak të regjimit 50-vjeçar të diktaturës më të egër në historinë komuniste botërore. Duke u mbrojtur nga komoditeti që jepte regjimi komunist në fshehjen e shumë krimeve makabre të bëra nga udhëheqësit politikë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe eleminimin e dokumenteve, Ramiz Alia nuk është prononcuar asnjëherë për çka ndodhi netët e fundit të marsit 1945. Komisari politik Ramiz Alia, i dyshuari kryesor në vrasjen e mijëra shqiptarëve në librin e tij të botuar së fundmi është munduar të shtrembërojë të vërtetën, por gjithsesi në mes rreshtash ku Alia tregon për momentet e caktimit të tij në krye të Divizionit V nga komisari i Shtabit të Përgjithshëm, Enver Hoxha, shumë njerëz do të zbulojnë misionin e fshehtë që do të kishte Divizioni V dhe VI në mobilizimin dhe ekzekutimin e kryengritësve kosovarë. Ndër të tjera, në librin e tij "Jeta ime", Alia shkruan se urdhri i erdhi nga Enver Hoxha, ku i kërkoi që të kryente më së miri këtë detyrë pasi ky mision kishte një rëndësi të veçantë politike. Çfarë ka dashur të nënkuptonte Enver Hoxha me "rëndësinë e veçantë politike"? A mos vallë ky mision ishte një ndër nderet e diktatorit Hoxha në shërbimin ndaj Jugosllavisë? Këto përgjigje duhet t'i japë Ramiz Alia, i cili refuzon gjithmonë të hedhë dritë në prapaskenat e miqësisë së udhëheqësve shqiptarë dhe atyre jugosllavë.

    Një pjesë e bisedës midis Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë e shkruar nga ky i fundit në librin "Jeta ime"

    Enver Hoxha:

    Ti je caktuar si Komisar Politik i Divizionit V, që bashkë me divizionin VI do të vazhdojnë ndjekjen e ushtrisë fashiste në territorin jugosllav.

    Ramiz Alia:

    Puna si Komisar Politik më trembte për mungesë përvoje dhe për moshën e re që kisha në atë kohë.

    Enver Hoxha:

    Partia ka besim tek ti se do ta kryesh më së miri këtë detyrë. Mbështetu tek shokët dhe bashkë me to, që komandat dhe shtabet të kryejnë me nder misionin e madh që u është besuar. Vendimi për dërgimin e dy divizioneve tona për të ndjekur ushtrinë gjermane edhe në Jugosllavi ka rëndësi të veçantë politike. Kështu ne ndihmojmë popujt vëllezër të Jugosllavisë për çlirimin e tyre nga fashizmi.

    Pse u zgjodh Ramiz Alia?

    Shumë pikëpyetje janë ngritur se përse Ramiz Alia do të ishte njeriu adapt për kryerjen e këtij misioni. Pa asnjë hamendësim, por bazuar në të vërteta historike, Ramiz Alia nuk është shqiptar në gjak. Nga pema gjenealogjike atërore konstatohet se Ramiz Alia ka atësi serbo-boshnjake. E ëma erdhi në Shkodër në fillim dekadën e dytë të shekullit të kaluar. Gjithashtu, Ramiz Alia kurrë në jetë nuk përmend origjinën e vet, të familjes, farefisit në kujtimet e shumta. Pra, as ardhja dhe as hapat sistematike të Ramiz Alisë në jetë nuk janë një okazion human, por një program i cipuar i shërbimeve jugosllave të asaj kohe. Si pinjoll besnik i gatuar që në embrion me antishqiptari, agjenti serb Alia i infiltruar përmes lëvizjes komuniste, antinazifashiste u bë promotor i deshqiptarizmit të Kosovës dhe ndihmëtar i instalimit të kolonëve serbo-boshnjak.

    Faktet që dëshmojnë se Ramiz Alia ka qenë bashkautor i ngjarjeve të marsit 1945

    Ramiz Alia mohon të ketë dijeni se ç'ka ndodhur natën e 31 marsit 1945, duke mohuar kështu edhe se ishte në dijeni që kosovarët e mobilizuar nga çetat partizane shqiptare iu dorëzoheshin atyre jugosllave, ku i priste fundi i hidhur i eliminimit fizik. Duke kërkuar në arkivën qendrore të Shqipërisë rreth ngjarjeve të vitit 1945 vihet re eliminimi i dokumenteve zyrtare që kompromentonin udhëheqësit shqiptarë të kohës përgjatë regjimit komunist. Në arkivën qendrore të Shqipërisë është një terr informacioni përsa i përket periudhës shkurt-qershor të vitit 1945 për letërkëmbimet midis Shtabit të Përgjithshëm dhe dy divizioneve V dhe VI të forcave UNÇSH të dërguara në Kosovë. Nga kërkimi i gjatë në këto arkiva, Gazeta "Rilindja Demokratike" ka bërë të mundur gjetjen e disa dokumenteve ku tregojnë urdhrat që vinin nga Shqipëria për në Kosovë dhe anasjelltas.

    Menjëherë pas marrjes së detyrës si Komisar Politik i Divizionit V, i cili u çua me misionin "politik" të Enver Hoxhës, Ramiz Alia filloi të kërkonte mendime nga Shtabi i Përgjithshëm për mënyrën e kryerjes në përpikmëri të detyrave të ngarkuara në kryerjen e misionit si dhe të jepte informacione për ngjarjet e ditës gjatë qëndrimit të tij në Kosovë. Në letrën drejtuar Shtabit të Përgjithshëm në datën 3 mars 1945, Alia informon udhëheqësin e UNÇSH, Enver Hoxhën se në datën 7 të po këtij muaji, ai dhe forcat e divizionit të tij do të niseshin drejt Novi Pazar-it dhe Mitrovicës. Por ai nuk shkruan se sa do të zgjasë misioni i tij në Mitrovicë. Kjo mbetet e vetmja letër që ekziston në arkivat e shtetit për muajin mars të vitit 1945 nga të tjerat që janë eliminuar nga regjimi komunist për të zhdukur çdo provë që konpromenton lidhjen e Masakrës së Tivarit me udhëheqësit e Partisë Komuniste shqiptare.

    Letra dërguar Shtabit të Përgjithshëm nga Ramiz Alia dhe Rahman Parllaku (Komandant i Divizionit V) 3 mars 1945

    Komandës së Përgjithshme

    Sipas urdhërit të Komandës së Përgjithshme jugosllave përcjellë me anë të korpusit të II jugosllav, forcat e divizionit tonë po lëvizin në drejtim Novi Pazar, Mitrovicë. Lëvizja do të fillojë në datën 7.3.1945 në mëngjes. Për lëvizjen e forcave tona u morëm vesh me mjekët dhe ramë dakord me qenë se nuk lëvizjen Tonë??, jemi marë vesh edhe me Divizionin VI, i cili do të vendoset në Vuçiternë e rrethe.

    Nga divizioni i V Rahman e Ramis. (vijon)
    Bota Sot

    Thuani Muahmet Pirrakut e Akif Bajramit, ti kryen detyrat e shpis.
    perndryshe ngelin para faketeve dhe memoarejes popullit Shqyptar.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •