Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Krenar si Shqiptar Maska e Alvlora
    Anëtarësuar
    17-12-2004
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    92

    Zgjedhjet për kryesinë e shoqatës Shqiptaro - Kanadeze

    Pas gati 2 vjetesh pune e perpjekjesh, hyme serish ne fazen e zgjedhjeve
    te reja per kryesine e shoqates shqiptaro-kanadeze te Torontos. Eshte koha
    e nderrimit te stafetes me synimin per ta cuar akoma me perpara punen e
    shoqates dhe komunitetin shqiptar.

    Gjate ketyre dy vjeteve interesi e kontributi i komunitetit shqiptar ne te
    gjitha ngjarjet e aktivitetet e organizuara eshte rritur ndjeshem e
    njekohesisht edhe puna e shoqates i eshte pergjigjur ritmeve te reja te
    kohes duke permiresuar dukshem edhe imazhin e shoqates shqiptaro-kanadeze
    por edhe ate te komunitetit shqiptar perpara autoriteteve kanadeze dhe
    komunitetit multietnik te Torontos.

    Duke ju falenderuar per mbeshtetjen tuaj, i bejme thirrje te gjithe
    komunitetit shqiptar te marre pjese ne zgjedhjet e reja per kryesine e
    shoqates qe do te zhvillohen:

    Diten e diel, me 27 Qershor 2010; Ora: 13:00
    Adresa: 909 Kipling Avenue, Etobicoke ON M8Z5H3
    Kryqezimi: Bloor/Kipling (South of Bloor in Kipling)

    Gjithashtu, cilido nga juve zonja e zoterinj qe ndjen ne vetvete se ka
    kualifikimin, deshiren dhe mundesine te kontribuoje per komunitetin e tij
    ne rolin e anetarit te kryesise apo te kryetarit eshte i mirepritur te
    paraqese kerkesen e tij prane kryesise ekzistuese per tu perfshire ne
    listen zgjedhore.

    Sa me e madhe pjesemarrja juaj aq me demokratike e legjitime do te jene
    zgjedhjet dhe te zgjedhurit tuaj.

    Ju lutem merrni masa te mos mungoni me 27 Qershor 2010.
    Parkingu eshte nga mbrapa nderteses dhe pa pages.

    Keto jane rruget si te vini
    Me kerr:
    http://sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-..._4251410_n.jpg

    Me tren/ TTC:
    http://sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-..._3506494_n.jpg
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 08-10-2010 më 12:44 Arsyeja: nje shtes

  2. #2
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anëtarësuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    aman o me qafsh,sa bukur i ke tregu rruget...lol
    A ke nder men me u be krietar keshtu aaaa?
    Wild and crazy can't be lazy

  3. #3
    Krenar si Shqiptar Maska e Alvlora
    Anëtarësuar
    17-12-2004
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    92
    Citim Postuar më parë nga jessi89 Lexo Postimin
    aman o me qafsh,sa bukur i ke tregu rruget...lol
    A ke nder men me u be krietar keshtu aaaa?
    Tungjatjeta Jesi.
    E bera per ta pasur te lehte ata qe do vine ne zgjedhje.
    Me ndihmen e Cupes e bera.
    Ju keni then qe me njihni Gezohem.
    Leonard Zoga.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-07-2007
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    65
    po mire qe njoftuat cfare do behet ne kete date,por,cfar u be,kush u zgjodh.Thoni ndonje llaf,cfar ndodhi nga ndermarja ore amani.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    toronto
    Postime
    75

    RE: Zgjedhjet për kryesinë e shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Toronto

    Përshëndetje Trucker,

    Meqë Alvlora ka qenë i zënë me punët e shumta në zyrën e Shoqatës dhe në komunitetin shqiptar po përpiqem që të përmbledh me pak fjalë ecurinë dhe rezultatet e zgjedhjeve të fundit. Këto dhe shumë informacione të tjera do të shtohen dita ditës edhe në faqet elektronike të Shoqatës www.albcan.org

    Sipas traditës dhe në bazë të statutit të Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze në Toronto, të dielën me datë 27 qershor 2010, u kryen zgjedhjet e reja për kryesinë e kësaj shoqate.

    E veçanta e këtyre zgjedhjeve ishte pjesëmarrja e madhe e bashkëatdhetarëve që votuan për kryesinë e re dhe larmia e kanditaturave të reja për anëtarë të kryesisë. Nga votimet u zgjodhën 11 anëtarë të cilët do të drejtojnë e organizojnë veprimtaritë gjatë dyvjeçarit 2010-2012.

    Për tu përmendur është fakti që për herë të parë kjo shoqatë, e themeluar më 11 Gusht 1989, do të drejtohet nga një zonjë, Ruki Kondaj, Doktoreshë e Shkencave Farmaceutike. Përfaqësimi për herë të parë i rinisë studentore shqiptaro-kanadeze në kryesi si dhe numri i lartë i grave, është një aspekt tjetër pozitiv i këtyre zgjedhjeve të fundit.

    Me këtë mesazh grupi i ri drejtues fton mbarë komunitetin shqiptar në Toronto dhe GTA që të bashkëpunojë e të marrë pjesë aktive për suksese të mëtejshme në mbajtjen dhe ruajtjen e vlerave më të qenësishme të traditës e kulturës shqiptare në mërgim; për rritjen e vlerave dhe reputacionit të shqiptarëve në Kanada dhe për integrimin sa më të mirë e dinjitoz të shqiptarëve në jetën e shoqërisë multikulturore kanadeze.

    Së shpejti, më 29 gusht 2010, do të organizohet në Sunnybrook Park (Eglinton Ave East & Leslie Street) pikniku veror familjar ku ftohen të marrin pjesë të gjithë.

    Për më shumë informacione: tel. 416-503-4704, info@albcan.org
    Ndryshuar për herë të fundit nga landleli : 27-07-2010 më 22:57
    :j

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-07-2007
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    65
    Faleminderit per informacionin.Cdo paragraf ka gjera pozitive.Zgjedhjet e sukseshme,prania e te rinjve,elementi femer e me shkolle jane arritje pozitive qe do ti japin gjalleri jetes se komunitetit tone jo shume aktiv.Urime...urime.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-10-2010
    Postime
    56
    hi LANDLELI si mundet tet shkruaj personalisht ty,per arsye se gjitha shkrimet tua i kam lexuar,dhe kam disa pyetje me ty be sa i perket kanadas,shpresoj se nuk priton pasi qe edhe ty me heret ke qene ne situaten tone,flm ju jeni 1-shi i forumit ju lumt.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •