Shoqata anti-komuniste "16 qershori"
-- nga Beqir Sina, New York
Nga Shkdora fillon demokracia : "Poshte Ramiz Alija, Poshte Nexhmije Hoxha. Rrofte Presidenti Amerikan George Bush. "
BRONX NY : Kur ulesh te shkruash per Shkodren dhe Nju Jork-un, ne mendje te ē'donjerit ka nje kompleksitet mendimesh e ndjenjash te perziera. Dy qytete te ndryshme, njeri metropoli i botes dhe tjetri "qyteti i civilizmimit shqiptare".
Mendimet nga me te ndryshmet, "dashje pa dashje" rrjedhin vete natyrshem ne mendjet tona per te mos harruar kurr tragjedin e ketyre dy qyteteve te medha, njeri per Shqiperine e tjetri per SHBA, e gjith boten. Kur vjen 16 qershori mua me shkon ndermend menjehere se ēfare e lidh "Shkodren - time" me Nju-Jork-un ku banoje, duke u nisur nga nje ndjenje e thelle qe mendoje se i afron edhe me shume keto dy qytet, eshte ajo qe i lidhe forte me dhimbjen e 16 qershorit dhe 11 shtatorit.
Se pari per hir te se vertetes duhet pranuar se Shqiperia, nje vend i vogel - ne zemer te Eurpoes, me vuajtjen dhe presekutimin me te gjate dhe me te madh, gjate rregjimit komunist, ka disa qytete, si Shkodra, Tirana, Kavaja, Durresi, Korēa, Vlora, Elbasani te cilat sot, pas 20 vjet demokraci dhe renjes se komunizmit jane bere simbole kombetare te qendreses anti -komuniste dhe qytet qe luajten nje role historik ne rrezimin e komunizmit ne Shqiperi.
Nga kryeqendra e veriut Shkodra, rezistenca ndaj komunizmit gjate viteve te sundimit gjysmeshekullor ka qene e madhe aqsa edhe presekutimi i ndaj ketij qyteti ka qene me i madhi ne te gjithe Shqiperine. Dhe endrra e pavdekshme per liri dhe demokraci, ne kete qytet ka qene me e madhja ne gjithe Shqiperine.
Andaj Shkodra eshte i vetmi qytet deri tash ne Shqiperi, i cili ka ne mes te qytetit qe permendore qe shenon 16 qershorin si simboli i presekutimit simbol te qendreses anti-komuniste shkodrane.
Shkodra qyteti simbolit te demokracise "pershendetet" ē'do dite me Nju Jorkun e simbolit te lirise. Shkodra, bastioni anti-komuniste, qe i dha kombit mijera deshmore te demokracise, luftes se eger anti-komuniste. Ajo(Shkodra), eshte i vetemi qytete shqiptare qe ka Shoqaten Anti-Komuniste "16 Qershori", dhe e perkujton ēdo vite kete date, si dita e vrasjve mizore ne kufi. Date kjo, qe pikon ende gjake dhe dhimbje ne zemret e nenave,baballarve,motrave, vellezerve,familjve e te gjithe shqiptarve. Per martiret, e demokracise qe vdiqen ne lulen e jetes me endrren e lirise e demokracise. Ne mes te Shkoders eshte ngritur dhe memoriali i demokracise, e cila, emnton nga ana figurative statujen e gjigande te lirise, por qe te dyja mbajne larte ne doren e saj njera simbolin e demokracise, e tjetra ne Nju Jork, ate te pishtarit te paqes.
Shkodra, eshte nje qytet qe beri perpjekjet e para per Demokraci ne Shqiperi, thote Nikoll Pellumbaj, babai i viktimes qe u masakrua barabrishte nga dora vrastare e rregjimit komunist. Ai para disa viteve ne Nju Jork, do te sillte kujtimet e levizjes anti - komuniste ne Shkoder. "Ne shkurt te vitit 1989, tregonte Nikoll Pellumbi, u zhvillua kremtimi fetar, ne Shkoder - pasi Komunizmi kishte mbyllur Kisha e Xhamija, kishte prishur varreza. Duke sjellur ne kete 16 qershor, kujtimet e tij thuhet se "Kremtimi fetar, u be me iniciativen e rinise dhe te popullit shkodran, ku sipas tij te gatshem qene Pater Zef Simon Jubani dhe Hoxha Sabri Koēi, te cilet e kane kaluar te gjithe jeten e tyre neper burgje komuniste. Me pas me 11 janar 1990, u bene perpjekjet per heqjen e bustit te diktatorit nderkombetar Stalinit.
Deshmitari okular i asaj kohe rrefej se "Ne kete kuader presidenti Komunist Ramiz Alija, mendoi per te mashtruar Ameriken, ate shtet qe eshte i pari ne bote qe zhduku komunizmin dhe shteti simbol i luftes kundra bishes se eger komuniste. Shpalli heqjen e ligjit per vrasjet ne kufi, dhe dekretoi Ligjin e ri. Nr. 7380, me dt. 8 Maj 1990 sipas te cilit, kalimi i paligjshem denohej me gjobe ose disa muaj burg. Ko ishte tradhetia me e madhe qe iu be Kombit Shqiptar per 50 vjet te Komunizmit. Kesaj rinie qe ishte ne lulen e jetes. Kjo kurdisje politike, u be ne bashkepunim me Kryetarin e Partise Komuniste te Shqiperise zgjedhur ne Kongresin e 10 te P. P. Sh. , pra Presidenti Ramiz Alija e Kryetari i Partise Fatos Nano, e me vone Kryeminister e bashke me ta Ministri i Brendshem Simon Stefani, Hekuran Isaj, Gramoz Ruēi... "
Duke iu rikthyer kujtimeve , Pellumbi , tha se "12 Qershori i vitit 1990, eshte dita qe perkujton Demostraten e Pare antikomuniste e pergatitur nga Rinia dhe populli Shkodran te cilet duke pare kerdine qe bente Kulēedra Komunizem, duke i marre jeten 500 te rinjve e te rejave me vrasjet ne kufi, organizuan demostraten e pare ne kujtim te viktimave te kufirit shqiptar. Simbol i kesaj demostrate u be i riu 17 vjeēar Pellumb Pellumbaj nga Shkodra."
Ai vijoje duke thene se "Shkodra eshte e para ne Shqiperi qe i doli per zot kesaj shtrese. Me kufomen e te riut te masakruar ne supe populli dhe rinia shkodrane beri nje marshim qe zgjati per dy ore me thirrjet Poshte komunizmi, poshte socializmi, poshte Presidenti Komunist Ramiz Alija, ja shikoni se ēfare ka bere e ēfare po vazhdon te beje kulēedra e kuqe, duke vrare djemte tane ne kufi vetem e vetem se kerkojne liri. Poshte Ramiz Alija, Poshte Nexhmije Hoxha. Rrofte Presidenti Amerikan George Bush. "
Me te mbaruar kjo demostrate, ka treguar per gazeten tone Nikoll Pellumbi, ku moren pjese me mijera qytetare shkodrane. Kryetari i Deges se Shkodres, Ēapajev Taēi, me sigurimin e shtetit per te nxjerre ne pah pjesemarresit, bene filmimin e demostrates, dhe filluan arrestimet, pasi vrasjet ishin te pamundura sepse ne te moren pjese me mijera vete. Aty rreth ores 12 te nates po te kesaj date, u arrestuan me shume se 50 vete, me akuze politike per permbysjen e pushtetit popullor me dhune, denimi shkon deri ne pushkatim. Ne kete torturim te ketyre demostruesve, moren pjese kryesore ata qe sot drejtojne SHIK - un e Shkodres.
Sipas rrefimeve te Nikoll Pellumbit : Demostrata ishte nen kontrollin e Kryetarit te Deges se Puneve te Brendshme Ēapajev Taēit.
-Aq i forte pat qene reaksioni dhe ndikimi qe pat ushtruar ne opinionin publik kjo ngjarje, saqe, menjehere pas varrimit te adoleshentit Pellumb Pellumbi, nje pjese e mire e te rinjve qe kishin hedhur haptazi parulla kunder sistemit te kohes dhe ish-Presidentit Ramiz Alia, u paten larguar nga qyteti per tāiu larguar ekspozimit ndaj agjenteve te ish-Deges se Puneve te Brendeshme te cilet paten filluar menjehere marrjen ne pyetje te personave pjesemarres ne kete varrim.
Ky mbante lidhje direkte telefonike me ministrin e brendshem Simon Stefani, ishte njoftuar edhe sekretari i pare Xhemal Dymylja, mbi kete demostrate antikomuniste. Gjithashtu u njoftua edhe Presidenti i Republikes Ramiz Alija si dhe Kryetari i Partise Komuniste te Shqiperise Fatos Nano me 1991, Kryeminister po Fatos Nano. Kryetari i Deges se Shkodres Ēapajev Taēi, i kishte derguar me daten 17, 06, 1990 nje shkrese zyrtare urgjente Ministrit te Brendshem mbi zhvillimin e kesaj demostrate. Pergjigja e Ministrit ishte urgjente. Kufomat e te vrareve ne kufirin shqiptar, mos t'u dorezohen familjeve, se po na nxjerrin shqetesime politike, por te groposen ne gropa te perbashketa, te pa ditura. Keto kriminelet e sotem komuniste, qe qeverisin shtetin shqiptar, ju moren jeten mbi 500 te rinjve e te rejave.
Presidenti Komunist Ramiz Alija, i cili sot eshte ne pension, pension i cili u aprovua nga Parlamenti, i dale qe ne 1997, i cili liroi nen akuze te gjithe te akuzuarit per krime kunder njerezimit, qe nga Presidenti Komunist Ramiz Alija, Kryeministri e Kryetari i Partise Fatos Nano, Ministrat e Brendshem Simon Stefani, Hekuran Isaj e Gramoz Ruēi, qe sot drejtojne Parlamentin dhe qeverisjen e shtetit shqiptar, nen drejtimin e Kryekrimineleve dhe mashtruesit Fatos Nano, Skender Gjinushit, kryeparlamentari e shfuqizoi me anen e ketij Parlamenti krimet ose ligjin per krime, duke thene se per 50 vjet ne Shqiperi nuk ka pasur krime kundra njerezimit. Keta ishin vete te implikuar ne keto krime kunder njerezimit. Ministri i Arsimit gjate kohes se Diktatures se Enver Hoxhes Z. Skender Gjinushi, pati urdheruar te perdorej Forca ushtarake me arme kunder studenteve te dhjetorit, te cilet permbysen bustin e diktatorit Enver Hoxha. Ne bashkeveprim me drejtuesit e Komunizmit - Ramiz Alija, Fatos Nano, Skender Gjinushi, Gramoz Ruēi, Kryetaret e Degeve te Brendshme, me Komandante e Komisare te Postave kufitare. Ky dekret ligj 7380 behet me qellime politike per vrasjet ne kufi.
I vrane, i perdhunuan, te rinj e te reja, siē ishte rasti i Pellumbit me 14 Qershor 1990, i cili, u pushkatua nga ushtaret pasi ishte dorezuar dhe pas ekzekutimit te bere nga ushtaret u qellua me plumb ne balle nga Komisari i Postes, pastaj trupi i tij u lidh me tela me gjemba e u vendos ne makinen e deges se puneve te brendshme e u shetit neper qytetin e Shkodres. E shetiten neper te gjithe Shkodren per te frikesuar popullin qe te mos ēoheshin ne demostrate, ka thene Nikoll Pellumbi, babai i deshmorit te demokarcise.
Edhe nje vajze me te fejuarin, dorezohen ne Poste e Kufirit Belaj, te fejuarin e vrane ndresa vajzen e perdhunuan, e zhveshen siē kishte lindur, pastaj e pushkatuan dhe e groposen ne nje grope te pa ditur, e cila pas ardhjes se demokracise u be e ditur.
Familja i pat kerkuar Presidentit Ramiz Alija, marrjen e kufomes, por ky ia refuzoi. Atehere me ke krahasohet ky kriminel?, pyet ai " Po keshtu ka ndodhur me tri femra te tjera, te cilat jane dorezuar ne posten kufitare Belaj, te cilat i kane vrare dhe me pas i kane hedhur ne Bune. Komshinjte pertej kufirit, i kane gjetur keto kufoma ne Bune, lakuriq, i kane veshur, pastaj i kane varrosur te quajturat Zade dhe Liljana Palma, ndersa ajo e para quhej Dhurata Sokoli. E sa e sa te rinj jane gjetur te vrare ne Liqenin e Shkodres, e me pas te lidhur e te masakruar me tela me gjemba, e duke i shetitur neper rruget e qytetit, per te frikesuar popullin. Por kjo rini dhe populli shkodran nuk u frikesua, beri demostrate pas demostrate. Si demostrate 16 Qershori, kunder Presidentit Komunist Ramiz Alija dhe te vejes se Diktatorit Nexhmije Hoxha qe u moren jeten qindra te rinjve e ēka eshte me poshteruese, eshte perdhunimi i kufomave. Demostrata te tjera si ajo e 13 Dhjetorit, 2 Prillit, ku rinia dhe populli kerkojne me kembengulje dhenien e rezultateve te zgjedhjeve.
Nderkohe Shoqata Antikomuniste "16 qershori 1990" Shkoder, se bashku me shoqaten e saje anti-komuniste ne Nju Jork, pese vjete me pare i bene thirrje te gjithe patritotve e demokratve shqiptare ne SHBA, duke ju drejtuar atyre me thirrje:
Ku thuhej se : Ju bejme thirrje, te gjithve atyreve familjeve qe diktatura komuniste me se 50 vjeēare i vrau djemet e tyre dhe bijat ne kufi qe nga vitet 1944-1991. Familje keto qe sot ndodhen ne Amerike, te marrin kontakte me keto shoqata. Sepse, kjo shoqate perfasqesoin te gjithe te veraret ne kufi, idealet dhe amanetin e tyre, gjithashtu duke kerkuar kontakte dhe me shqiptaret tjer te Amerikes, te gjithe te behemi deshmitar te kesaj tragjedie.
Krijoni Kontakt