Autor: Mr. Bashkim Aliu
E mėrkure 5 Janar 2011 22:23 PM




Nė historinė e njerėzimit jo rrallė herė gjenden ndodhi qė flasin se palė tė caktuara me mish e me shpirt janė munduar qė tė diktojnė nė masė njė opinion tė caktuar pėr njė popull dhe pėr evenimentet e tij mė tė rėndėsishme, gjegjėsisht kanė plasuar dyshimet pėr atė qė mund tė quhet “teatėr kukullash” ku lėvizja e gjymtyrėve tė kukullave nuk bėhet nga vetė kukullat, por bėhet nga persona tė cilėt qėndrojnė nė prapaskenė, pas perdeve, dhe pėrmes perit i lėvizin pjesėt e kukullave. Logjika e “teatrit tė kukullave” nuk ėshtė ndalur sė vepruari nė botė, jo vetėm nė kuptim tė zhvillimit tė kėtij arti dhe teatrit, por edhe nė kuptim tė angazhimit tė megatrafikantėve tė shpifjeve dhe manipulimeve me opinionet publike pėr ta thyer kurrizin e lavdisė sė popujve dhe nėpėrkėmbjes sė historisė dhe ndodhive qė ndryshuan historinė dhe pozitėn e popujve pėrkatės nė arenėn ndėrkombėtare.

Megalomanėt qė mundohen tė bėjnė aventura me historinė dhe dinjitetin e popujve, pėr qėllime tė caktuara, qė sido qė tė cilėsohen nuk dalin nga vlerėsimi se janė tė pista, nuk kanė pushuar sė gjurmuari pas kukullave tė cilave do t’u vejnė penjė dhe pėrmes tyre do tė demonstrojnė lojė sa tė turpshme aq edhe tė rrezikshme pėr historinė dhe lavdinė e njė populli, duke formuar nė kėtė mėnyrė njė teatėr tė mbrapshtė ku gjejnė prehje vetėm shtrigat dhe plangprishėsit qė paaftėsinė e tyre nuk pritojnė ta mbulojnė me ēfardo ēfaqje komprometuese, edhe nėse ua prek dinjitetin si pjestar tė njė populli.

Ēdo popull ka historinė e vet tė lavdishme, datat dhe ngjarjet qė e kanė shėnuar ekzistimin dhe mbijetesėn e tij nėpėr periudha historike plot me stuhi e rreziqe, dhe me kėtė memorje dhe ēantė tė historisė ata dalin para brezave tė rinj pėr t’i hapur para tyre momentet e rėndėsishme tė etėrve e katragjyshėrve tė tyre, tė cilėt dhanė ēdo gjė qė kėta sot tė mund tė kultivojnė ndjenja pėr njė tė ardhme tė ndritshme, tė dėgjojnė pėr ta, pėr trimėrinė, nderin, burrėrinė dhe menēurin e tyre qė e vunė nė shėrbim tė mbrojtjes sė kauzės sė drejtė tė popullit tė tyre. Por, nga ana tjetėr, dorėt e zgjatura tė ēobanėve tė ngelur pa kope dhe pa fyell, vazhdojnė tė zgjaten pėr tė hudhur baltė mbi ato fletė tė bardha tė historisė qė duhet tė jenė simbol krenarie e burim guximi dhe fuqie, e jo shenjė turpi dhe pesimizmi.

Nė hapėsirat ballkanike, pa mos pėrjashtuar hapėsirat tjera, nė tė gjitha periudhat, e nė veēanti pas luftės sė dytė botėrore, si rezultat i laramanisė etnike, religjioze, politike dhe rėndėsisė gjeopolitike tė rajonit dhe gėrshetimit tė interesave tė fuqive tė mėdha, kanė qenė mjaft aktive shėrbimet sekrete tė spiunimit, dhe kėtė gjė e kanė ditur bile edhe fėmijėt, ngase prindėrit sizakonisht i kanė porositur qė tė jenė tė kujdesshėm ēka flasin nga shkaku se ka shumė spiunė dhe argat tė huaj tė cilėt u ēojnė informata tjerėve. Dhimbjen e kėtyre shėrbimeve tė spiunazhit mė sė tepėrmi e kanė ndier shqiptarėt, tė cilėt kanė qenė cak numėr nji i pushteteve komuniste, shumica sllave, nė hapėsirat ballkanike.

Ndoshta aktivizimi i shėrbimeve tė kėtilla nė dėm tė popullit shqiptar mund tė kuptohet kur flitet pėr periudhėn e monizmit, por, aktivizimi i shėrbimeve tė kėtilla edhe nė dekadėn e parė tė shekullit XXI, pėrmes argatėve shqipfolės nė planin historik, ėshtė dukuri qė do qasje mė serioze.

Ėshtė e vėrtetė se shėrbimet kanė patur argatė ēdo herė, por ajo qė ndodh sot ėshtė shumė mė e tmerrshme se ajo qė ka ndodhur nė tė kaluarėn.

Mė herėt, kukullat e teatrit tė spiunimit kanė patur detyrė qė tė spiunojnė njerėz nė kuptimin klasik qė t’i ndjekin se ēka bėjnė dhe pastaj tė raportojnė nė polici, edhe pse nuk mohohen edhe format tjera tė sofistikuara tė spiunimit, ndėrkaq sot, jemi pėrballė shėrbimeve tė cilat duan ta thejnė lavdinė dhe krenarinė e njė populli, ta njollosin historinė dhe tė arriturat e tij dhe tė futin dyshim nė ēdo figurė qė ka lėnė gjurmė nė historinė e tij.

Funksionarėt e lartė tė shėrbimeve tė huaja sekrete nė ditėt e sotme mundohen tė futin dyshim te pjestarėt e njė populli pėr historinė dhe tė arriturat e tij, pėrmes duarve tė atyre qė janė tė gjakut po tė kėtij populli duke nxjerrur nė opinion letra me shkronja qė disa herė janė tė fotokopjuara e disa herė me ngjyra, pėr tė treguar se tė parėt tuaj qė ju u keni shkuar pas, nė fakt kanė qenė njerėzit tanė dhe kanė vepruar me insturksione nga ne. Kėto letra opinioni i njeh me emrin dosje.

Edhe pse nė shiqim tė parė duket biznis dhe pėrfitim material, kjo dukuri i tejkalon kėto kufij dhe shkon shumė mė larg se kaq. Nė fakt, nė kėtė mėnyrė palė tė caktuara mundohen ta mposhtin njė popull, tė tregojnė se ju nuk keni histori tuajėn autoktone tė pastėr, por ēdo gjė qė e keni arritur ėshtė bėrė nga ne. Duan tė tregojnė se ky popull nuk ka burra tė menēur tė bėjnė punė, por ata i kanė trajnuar pėr tė bėrė diēka; se historia e kėtij populli dhe ngjarjet mė tė lavdishme tė tij, nė fakt janė tė gatuara nė kuzhinat e huaja, nė kėtė rast tė armiqve mė tė mėdhej tė kėtij populli, sllavėve tė jugut. Ēdo gjė qė e paskemi bėrė, e kemi bėrė sipas skenarit tė shėrbimeve sekrete qė mė sė tepėrmi na kanė dhunuar, dhe figurat qė ngritėn penėn pėr t’u shkruar historia e moderne e kėtij populli nė njė faqe tė re, qenkan tė gdhendur nė puntori tė huaja. Thėnė ndryshe, me kėtė tentohet tė na thuhet neve se nuk vlejmė kurgjė dhe nuk kemi kurgjė, por ato gjėra qė ne i konsiderojmė tė arritura, nė fakt tjerėt na i kanė planifikuar dhe menaxhuar, gjegjėsisht shėrbimet sekrete sllave.

Nuk mund tė mohohet kategorikisht se shėrbimet sekrete nuk kanė argat tė tyre edhe tė gjakut tonė. Por, assesi kėta shėrbime nuk janė hartues tė historisė tonė dhe nuk janė mbėshtetės tė kauzės tonė dhe skenar tė ngjarjeve mė tė rėndėsishme tė kėtij populli. Ky popull, gjysh i Ballkanit, ka patur dhe ka koka tė menēura qė tė mendojnė pėr tė ardhmen e tij dhe tė brezave tė ardhshėm, ta zgjedhin atė qė ėshtė ma e drejtė pėr ta dhe tė punojnė nė drejtim tė ngritjes dhe favorizimit tė tij nė rajon dhe mė gjėrė nė botė.

Ėshtė ēmenduri tė mendosh se shėrbimet qė kanė punuar ta shuajnė edhe zėrin mė tė ulėt tė bijve tė kėtij populli, kanė punuar pėr ta ngritur dhe faktorizuar kėtė popull nė rajon. Luftėrat ēlirimtare nė trojet shqiptare nė Ballkan, nuk u planifikuan nga qendrat sllave, por u nisėn nga bijtė e kėtij populli qė u shtyp nga dora sllave me vite.

Ata qė kanė pranuar tė luajnė nė kėto teatre tė turpshme, le ta venė gishtin nė mende dhe le tė mendohen mirė, se pėr qėllime meskine nuk i bėhet shėrbim armikut pėr ta njollosur historinė dhe ngjarjet e lavdishme tė popullit tėnd.