Ndahet nga jeta aktori Bekim Fehmiu

Fahri Musliu
BBC Beograd





Roli kryesor nė filmin Odisea e bėri Fehmiun tė njohur nė botė
Njoftohet se aktori i njohur shqiptar i filmit dhe teatrit Bekim Fehmiu ėshtė gjetur pasdite tė martėn i vdekur nė banesėn vet, nė lagjen Zvezdara tė Beogradit.
Kėtė lajm e ka konfirmuar ministri serb i Policisė Ivica Daēiq, i cili ka thėnė se "supozohet se fjala ėshtė pėr vetėvrasje, sepse ėshtė shtėnė nga pistoleta e regjistruar nė emrin e Fehmiut."

74-vjeēari Bekim Fehmiu ka qenė yll i madh i kinematografisė jugosllave e botėrore.

Ka lindur nė Sarajevė mė 1 qershor tė vitit 1936, nga i ati Ibrahim Fehmiu patriot dhe punėtor i shquar i arsimit shqip, kurse fėmijėrinė dhe rininė e ka kaluar nė Prizren ku e ka mbaruar edhe gjimnazin.

Fakultetin e arteve dramatike e ka kryer nė Beograd ku edhe e ka kaluar jetėn me bashkėshorten Branka Petiq, po ashtu aktore, me tė cilėn ka djemtė Uliksin dhe Hedonin.

Bekimi u bė i famshėm me filmin "Mbledhėsit e Puplave", nė vitin 1966, kur nė festivalin e Kanės mori Palmėn e Artė.

Deri nė atė kohė, ai kishte studiuar dhe ishte bėrė i njohur nga shumė shtėpi filmi nėpėr botė.

Ai ėshtė aktori i parė shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses nė filmat dhe skenat e gjithė hapėsirės sė ish-Jugosllavisė.

Ka qenė njė nga personalitetet qė ka lėnė gjurmė nė kinematografinė ballkanike, por mbi tė gjitha, ai ėshtė i njohur pėr kontributin artistik nė kinematografinė botėrore.

Rolet e tij nė filmat "Edukata speciale", "Odiseja", apo "Aventurieri", pėrmenden si kryevepra tė kinematografisė botėrore.

Bekim Fehmiu ka bashkėpunuar me shumė aktorė tė njohur botėrore si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Show, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, apo Claudia Cardinale.

Ka interpretuar nė shqip, serbisht, maqedonisht, turqisht, nė gjuhėn rome, nė spanjisht, anglisht, frėngjisht dhe italisht.

Shkrimtari dhe producenti dhe italian, Franēesko Skardamalja ka thėnė se "Bekim Fehmiu ėshtė i vemti aktor ndėrkombėtar nga vendet lindore, komuniste i cili ka filmuar nė perėndim gati plot njėzetė vjet, duke shpėrthyer perden e hekurt gjithnjė deri nė paraqitjen e Gorbaēovit dhe rėnies sė Murit tė Berlinit".

Bekim Fehmiu ėshtė njė nga artistėt mė tė mėdhenj qė kanė dalė prej kėtyre anėve.

Nga viti 1987, kur nė mėnyrė demonstrative braktisi shfaqjen "Madame Kolontine" tė Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, nė teatrin jugosllav tė dramės, ai i dha lamtumirėn aktivitetit artistik nė Jugosllavi.

Pas disa kohėsh mori dhe vendimin pėr t'i dhėnė fund karrierės edhe nė aktivitetet artistike botėrore.

Nė vitin 2002 nė Beograd u botua libri autobiografik i Bekim Fehmiut, "Shkėlqimi dhe trishtimi", nė tė cilin pėrshkruhet periudha qė nga lindja e tij nė Sarajevė e deri nė regjistrimin nė fakultetin e arteve dramatike nė Beograd.

Mirėpo libri ende nuk ėshtė botuar nė shqip. Kėto ditė e ka pėrfunduar edhe pjesėn e dytė tė dorėshkrimit tė librit nė fjalė nė serbisht, dhe kap periudhėn prej vitit 1956 e deri mė sot.